Blog

  • ​Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike, BE-ja u njoftua para vendimit të Qeverisë

    ​Rizvanolli: Serbia nuk i liroi linjat energjetike, BE-ja u njoftua para vendimit të Qeverisë

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe është marrë pas përpjekjeve disavjeçare për zgjidhjen e çështjes së bllokimit të linjave energjetike nga Serbia.

    Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Rizvanolli tha se kjo çështje është ngritur që nga viti 2021, kur KOSTT kishte paraqitur ankesë zyrtare lidhur me moslirimin e linjave të transmetimit.

    Ajo theksoi se në vitin 2025, Këshilli i Ministrave i Komunitetit të Energjisë kishte konstatuar shkeljen ligjore nga Serbia, duke i dhënë afat deri më 1 korrik 2026 për lirimin e linjave.

    “Veprimet kanë filluar të ndërmerren dhe kjo çështje ka filluar të ngrihet që nga viti 2021. KOSTT-i zyrtarisht ka bërë një ankesë. Kronologjia e vendimmarrjes ka qenë e tillë që tek në vitin 2025 është miratuar nga Këshilli i Ministrave të komunitetit të energjisë një vendim, i cili ka konstatuar shkeljen ligjore të Serbisë në rastin e moslirimit të linjave. Vendimi i ka dhënë afat Serbisë deri më 1 korrik 2026 për të liruar linjat. Kjo nuk ka ndodhur. Me këtë rast, BE-ja ka propozuar një zgjidhje me ndërmjetësimin e tyre, ne i kemi dhënë edhe disa muaj kohë për të realizuar këtë zgjidhje. Pasi kjo nuk ka ndodhur ne kemi lajmëruar paraprakisht BE-në disa ditë më herët dhe kemi marrë këtë vendim”, tha Rizvanolli.

    Ministrja shtoi se pavarësisht ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian dhe kohës shtesë të dhënë për zgjidhjen e çështjes, Serbia nuk e ka përmbushur obligimin për lirimin e linjave./kp/

  • Sunderlandi me probleme para Aston Villas, Xhaka ende larg rikthimit

    Sunderlandi me probleme para Aston Villas, Xhaka ende larg rikthimit

    Sunderland do të ketë një mungesë të rëndësishme në ndeshjen e radhës ndaj Aston Villas, pasi Granit Xhaka nuk do të jetë ende i gatshëm për shkak të lëndimit në pulpë.

    Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, ka konfirmuar se mesfushori shqiptar do të vazhdojë të qëndrojë jashtë fushave edhe për një periudhë tjetër, por nuk ka dhënë një datë të saktë për rikthimin e tij.

    Mungesa e Xhakës përbën një goditje për skuadrën angleze, duke pasur parasysh rëndësinë e tij në mesfushë dhe ndikimin që ka në organizimin e lojës së Sunderlandit.

    Ndërkohë, shqetësime ka edhe për sulmuesin Brian Brobbey, i cili ka pësuar një lëndim të ri.

    Le Bris ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për përsëritje të dëmtimit të mëparshëm, por për një problem tjetër fizik.

    Gjendja e Brobbeyt do të vlerësohet javë pas jave, ndërsa ende nuk dihet se kur mund të rikthehet në dispozicion të trajnerit.

    Kështu, Sunderlandi përballet me dy mungesa të mundshme në një periudhë të rëndësishme të sezonit, teksa përgatitet për përballjen me Aston Villan./Telegrafi/

  • Shqiptarët në Austri festojnë Ditën e Flamurit, organizohet festë me muzikë e valle

    Shqiptarët në Austri festojnë Ditën e Flamurit, organizohet festë me muzikë e valle

    Komuniteti shqiptar në Austri ka festuar Ditën e Flamurit në një atmosferë festive në Halle B, ku u mblodhën shumë bashkatdhetarë për të shënuar festën kombëtare shqiptare.

    Sipas mediumit austriak Austria.com, festa u karakterizua nga muzika shqiptare, vallet dhe ushqimet tradicionale, ndërsa pjesëmarrësit shprehën edhe një herë lidhjen e tyre me traditat dhe kulturën shqiptare, pavarësisht se jetojnë larg atdheut.

    Organizimi i këtij aktiviteti u bë nga shoqata shqiptare „17 Shkurti“, e cila mblodhi bashkë bashkatdhetarë të shumtë për të festuar Ditën e Flamurit, transmeton Telegrafi.

    Në mesin e të pranishmëve ishte edhe nënkryetari i qytetit, Markus Riedmayer, i cili përgëzoi shoqatën për organizimin e aktivitetit.

    Në festë morën pjesë gjithashtu eurodeputeti Lukas Mandl dhe përfaqësues të tjerë lokalë.

    Ngjarja dëshmoi edhe një herë rëndësinë e organizimeve kulturore të diasporës shqiptare në Austri, të cilat shërbejnë për ruajtjen e identitetit kombëtar, traditave dhe lidhjeve mes bashkatdhetarëve./Telegrafi/

  • LEX led for his uncle’s work, man slapped his wife in the face with a prison year.

    The Foundation Court in Ferizaj has sentenced the defendant S.K. to an effective year in prison after being convicted of slight bodily injury against his wife, J.K., following a family dispute over their son’s employment at his uncle.

    According to the Court’s official communiqué, the condemnation was announced on November 19th 2026 by Judge Mimoza Maloku Shabani, at the General Department of the Criminal Division.

    The event took place on July 13, 2026, about 8:00, at the couple’s home in a village in Ferizaj County.

    According to the case description, the defendant had returned from work and had initially offended his wife with grave words.

    The situation had escalated after the woman said:

    Our son shouldn’t have gone to work at his uncle.

    After that, the S.K. He had physically assaulted his wife, grasping her and clutching her right arm, then slaping her in the face.

    As a result, the victim had suffered minor bodily injuries and temporary health injuries, which were found through forensic expertise of August 31, 2026.

    Court Sends him into custody after sentence

    In addition to being sentenced to an effective year’s imprisonment, the Court has also made a special decision on appointing S.K.

    The measure will be valid until the indictment takes a formal form, but no longer than the length of the sentence pronounced.

    According to the Court’s reasoning, the defendant’s former conduct, personal characteristics, and conditions in which he lives demonstrate the danger of repeating criminal acts.

    The defendant has been convicted of the criminal offense of a slight bodily assassination by Article 185, paragraph 1, subparagraph 1.4. of the Penal Code of the Republic of Kosovo.

    The sides are entitled to a complaint within 30 days of accepting written judgment by the Foundation Court in Ferizaj, addressed to the Court of Appeals.

    Note: The atrophy are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s decision of a formal form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | Nuk u pajtuan për punën e djalit te axha i tij, burri e goditi gruan me shuplakë në fytyrë – dënohet me një vit burgim

    LEX | Nuk u pajtuan për punën e djalit te axha i tij, burri e goditi gruan me shuplakë në fytyrë – dënohet me një vit burgim

    LEX | Nuk u pajtuan për punën e djalit te axha i tij, burri e goditi gruan me shuplakë në fytyrë – dënohet me një vit burgim

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një vit burgim efektiv të pandehurin S.K., pasi u shpall fajtor për lëndim të lehtë trupor ndaj bashkëshortes së tij, Xh.K., pas një mosmarrëveshjeje familjare lidhur me punësimin e djalit të tyre te axha i tij.

    Sipas komunikatës zyrtare të Gjykatës, aktgjykimi dënues është shpallur më 19 nëntor 2026 nga gjyqtarja Mimoza Maloku Shabani, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizionin Penal.

    Ngjarja kishte ndodhur më 13 korrik 2026, rreth orës 20:00, në shtëpinë e çiftit, në një fshat të Komunës së Ferizajt.

    Sipas përshkrimit të rastit, i pandehuri ishte kthyer nga puna dhe fillimisht kishte ofenduar bashkëshorten me fjalë të rënda.

    Situata kishte përshkallëzuar pasi gruaja i kishte thënë:

    “Nuk duhet djali ynë me shku me punu te axha i tij”.

    Pas këtyre fjalëve, S.K. e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten, duke e kapur dhe shtrënguar në krahun e djathtë, e më pas duke e goditur me shuplakë në fytyrë.

    Si pasojë, viktima kishte pësuar lëndime të lehta trupore dhe dëmtime të përkohshme të shëndetit, të cilat janë konstatuar përmes ekspertizës mjekoligjore të datës 31 gusht 2026.

    Gjykata e dërgon në paraburgim pas dënimit

    Përveç dënimit me një vit burgim efektiv, Gjykata ka marrë edhe një vendim të veçantë për caktimin e paraburgimit ndaj S.K.

    Masa do të vlejë derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar.

    Sipas arsyetimit të Gjykatës, sjellja e mëparshme e të pandehurit, karakteristikat personale dhe kushtet në të cilat jeton tregojnë se ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale.

    I pandehuri është dënuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditëve nga pranimi i aktgjykimit në formë të shkruar, përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj, drejtuar Gjykatës së Apelit.

    Shënim: Personat e apostrofuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kilaj after her release from The Hague: When you leave your friends behind who are the history of Kosovo itself, it’s a very good feeling.

    Former Kosovo Liberation Army member Isni Kilaj has told Kosovo Preress that it is not a good feeling that has returned to Kosovo without former President Hashim Thaci and other former KLA leaders who continue to stay at The Hague.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kilaj pas lirimit nga Haga: Kur lë shokët mbrapa që janë vetë historia e Kosovës, s'është fare ndjenjë e mirë

    Kilaj pas lirimit nga Haga: Kur lë shokët mbrapa që janë vetë historia e Kosovës, s’është fare ndjenjë e mirë

    Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ka thënë për KosovaPress se nuk është ndjenjë e mirë që është kthyer në Kosovë pa ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në Hagë.

    Burimi: Dukagjini

  • BIK-u kërkon ndryshime në Kodin Civil: Mbështesim miratimin, por jo dispozitat kontestuese

    BIK-u kërkon ndryshime në Kodin Civil: Mbështesim miratimin, por jo dispozitat kontestuese

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka rikonfirmuar qëndrimin e saj lidhur me Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës, duke shprehur mbështetjen për miratimin e tij, por me kusht që paraprakisht të rishikohen dhe të hiqen dispozitat që, sipas saj, bien ndesh me konceptin tradicional të familjes.

    Kjo çështje është diskutuar në mbledhjen e rregullt të Kryesisë së BIK-ut, e cila po udhëhiqet nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava.

    Në njoftimin e Bashkësisë Islame thuhet se pas një diskutimi të gjerë, është rikonfirmuar qëndrimi i mëparshëm për Projektkodin Civil.

    “Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës rikonfirmoi qëndrimin e saj të mëparshëm, duke shprehur mbështetjen për miratimin e Kodit Civil, por vetëm pasi të rishikohen dhe të hiqen nga përmbajtja e tij dispozitat që cenojnë konceptin tradicional të familjes, natyrshmërinë njerëzore dhe parimet themelore mbi të cilat është ndërtuar familja në shoqërinë tonë”, thuhet në njoftim.

    BIK-u thekson se nuk është kundër miratimit të Kodit Civil, por kundërshton përfshirjen e dispozitave që, sipas saj, bien ndesh me bindjet fetare dhe vlerat tradicionale.

    “Bashkësia Islame e Kosovës rithekson se nuk është kundër miratimit të Kodit Civil si një nevojë e rëndësishme për sistemin juridik të vendit, por kundërshton përfshirjen e dispozitave që bien ndesh me bindjet e saj fetare, mësimet hyjnore, natyrshmërinë njerëzore dhe vlerat tradicionale të popullit tonë”, thuhet më tej në komunikatë.

    Në këtë drejtim, Kryesia e BIK-ut u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse, përfshirë Qeverinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe Kuvendin e Kosovës, që gjatë shqyrtimit të projektkodit të marrin parasysh shqetësimet e tyre dhe të rishikojnë dispozitat kontestuese.

    Sipas BIK-ut, Kodi Civil duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të reflektojë vlerat e traditat e shoqërisë, pa cenuar parimet fetare dhe morale.

    Përveç çështjes së Kodit Civil, në mbledhjen e Kryesisë po diskutohen edhe përgatitjet dhe planifikimi i aktiviteteve fetare për muajin e Ramazanit, si dhe Projektbuxhetet e Këshillave të BI-së dhe të Kryesisë për vitin 2027. /Telegrafi/

  • Rindërtohet bunkeri i Pikës 6 të UÇK-së në Jezerc, ishte shkatërruar rreth një vit më parë

    Rindërtohet bunkeri i Pikës 6 të UÇK-së në Jezerc, ishte shkatërruar rreth një vit më parë

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMMKM), ka përfunduar projektin e rindërtimit të bunkerit në Pikën 6 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc.

    Sipas njoftimit të OVL-UÇK-së në Ferizaj, bunkeri është rikthyer në vendin e tij rreth një vit pasi ishte shkatërruar.

    Projekti është realizuar në dy faza. Në fazën e parë, punimet u kryen nga OVL-UÇK dega në Ferizaj, ku u realizuan punimet e brendshme, ndërtimi i pllakës së betonit dhe mureve me gurë.

    Ndërsa faza e dytë u realizua me mbështetjen e AMMKM-së dhe përfshiu rindërtimin e elementeve prej druri dhe vendosjen e elementeve të tjera përcjellëse.

    Në këtë projekt kontribuuan edhe biznese, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë, të cilët ofruan mbështetje materiale dhe punë vullnetare.

    Nga OVL-UÇK dega në Ferizaj kanë theksuar se Pika 6 në Jezerc përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë së luftës çlirimtare dhe kujtesës kombëtare.

    “Bunkeri i Pikës 6 në Jezerc është simbol i kujtesës historike, i qëndresës dhe i sakrificës për liri. Rikthimi i tij në vendin e vet është dëshmi konkrete e përgjegjësisë sonë për të ruajtur dhe mbrojtur gjurmët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Organizata ka shprehur mirënjohje për të gjithë kontribuuesit, duke veçuar edhe kryetarin e degës në Ferizaj, Afrim Mehmeti, për angazhimin në realizimin e projektit. /Telegrafi/

  • Kuptimet e fshehura në “Valën e Madhe” të Hokusait

    Kuptimet e fshehura në “Valën e Madhe” të Hokusait

    Kryevepra e Katsushika Hokusait e vitit 1831, Vala e Madhe, është shndërruar në simbol të fuqishëm global – megjithatë, ka edhe një “fuqi të veçantë për të të hutuar”. Teksa një ekspozitë e re në Londër paraqet variantet e saj të ndryshme, cilat janë të dhënat që ndihmojnë për ta deshifruar këtë imazh të jashtëzakonshëm?

    Nga: Kelly Grovier / BBC (titulli: ‘Mystically elusive’: The hidden meanings in Hokusai’s iconic Great Wave)
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Ajo që mbërthen imagjinatën janë kthetrat që përdridhen nga shtypi dramatik në dru i Katsushika Hokusait nga viti 1831, Nën valën pranë Kanagavës – e njohur sot më mirë vetëm si Vala e Madhe. Pikërisht këto kthetra kërcënuese tërhoqën vëmendjen si të Vincent Van Goghut ashtu edhe të vëllait të tij Theo, kur të dy ata diskutuan për printimin në një shkëmbim letrash në vitet 1880. “Këto valë janë kthetra”, ia përsëritën Vincenti dhe Theo njëri-tjetrit në shtator 1888, “anija është zënë në to, mund ta ndiesh”.

    Për gati dy shekuj, bota ka vazhduar ta ndiejë më shumë sesa ta shohë imazhin e jashtëzakonshëm, relativisht të vogël dhe të kursyer të Hokusait, të dominuar nga e kaltërta prusiane. Krahas Mona Lizës së Leonardos, Vajzës me vath perle të Vermeerit dhe vetë Natës me yje të Van Goghut, ai është një nga imazhet më shpejt të dalluar në historinë kulturore. Ajo që bie në sy në reagimin e përbashkët të vëllezërve Van Gogh, ndaj imazhit, është pasaktësia në kujtesën e tyre për atë që Vala e Madhe paraqet në të vërtetë.

    Shikojeni përsëri dhe, në fakt, nuk është vetëm një anije e zënë në kthetrat e valëve. Janë tri. Këto barka të gjata dhe aerodinamike të transportit (ose oshiokuri-bune, siç quhen në Japoni), nuk janë detaje të vogla për të cilat duhet t’i picërrosh sytë për t’i gjetur. Prania e tyre dhe gjendja e tyre e pezulluar janë thelbësore për historinë që tregon Vala e Madhe. Dhe, padukshmëria e tyre e çuditshme është treguese e fuqisë së veçantë të printimit për të hutuar edhe vëzhguesit më të vëmendshëm.

    Lexo po ashtu:
    –
    Periudha Edo në dhjetë fjalë dhe katër shkolla të pikturës
    – “Kalorësit legjendarë të së kaluarës”: Historia e vërtetë e samurajëve misteriozë të Japonisë
    – Gravurat e famshme (të censuruara) japoneze
    – Arti i posterëve japonezë gjatë shekullit XX
    – Van Goghu dhe Japonia: Printimet që ndikuan në artin e gjeniut fatkeq

    Vala e Madhe përbëhet nga jashtëzakonisht pak elemente – tri barkat, valët që ngrihen me vrull, qielli i zymtë dhe, shumë larg, mali i vogël Fuxhi me majë të mbuluar me dëborë. Megjithatë, kuptimi i asaj që paraqitet në shtypin e famshëm mbetet pothuajse mistikisht i pakapshëm.

    A është ky një imazh i fuqisë sublime të natyrës dhe i dobësisë së përpjekjeve njerëzore, apo është portret i qëndresës së papërmbajtshme të njerëzimit përballë një katastrofe të afërt? A është Vala e Madhe një studim që vë në kontrast kalueshmërinë e jetës (të simbolizuar nga vala) përballë qëndrueshmërisë së shpirtit (të mishëruar nga mali)? Apo është një alegori e vështrimit hyjnor nga lart, teksa mali mbrojtës Fuxhi na vështron pa u lëkundur përmes hapjes si vorbull të rrezikut të përplasjes?

    “Vala e Madhe” (1831) është imazh i njohur në mbarë botën

    Sot Vala e Madhe mund të gjendet në gjithçka, nga emoxhit, memet dhe kompletet Lego deri te kartëmonedha japoneze prej një mijë jenësh. Ndoshta duke e parandier jehonën e saj të jashtëzakonshme, artisti krijoi një seri shoqëruese. Kjo seri ndihmon për t’i zbërthyer kuptimet pas Valës së Madhe origjinale – dhe ndihmon të shpjegohet fuqia e saj depërtuese. Tridhjetë e gjashtë pamje të malit Fuxhi është ekspozuar në Londër [Dulwich Picture Gallery], hera e parë që e gjithë seria (si edhe 10 printimet e shtuara më pas) është paraqitur në Mbretërinë e Bashkuar.

    Në kohën kur Hokusai krijoi serinë, ai po kalonte nëpër një rishpikje të jashtëzakonshme të identitetit. Pasi kishte mbijetuar një goditje të rëndë në tru në fund të të 60-ave, u preokupua me malin më të lartë të Japonisë, malin Fuxhi, i cili prej kohësh lidhej me pavdekësinë. Mori përsipër të kapte nga shumë kënde temperamentet e ndryshueshme të këtij objekti adhurimi dhe pelegrinazhi. Megjithëse asnjë nga 45 imazhet e tjera që krijoi Hokusai nuk është ngulitur në vetëdijen kulturore aq fort sa Vala e Madhe, secili shtyp hedh dritë mbi veprën më të famshme, duke na tërhequr vëmendjen te detajet dhe temat intriguese që përndryshe mund të na shpëtonin.

    Brishtësia e një peshkatari

    Keni parasysh Kaxhikazava në provincën Kai, ku paraqitet një figurë e përkulur në mënyrë të pasigurt mbi një dalje shkëmbore në qendër të imazhit, teksa hedhë fildispanja

    në lumin e trazuar Fuxhi. Këtu, Hokusai, i cili në serinë e tij u nis për të shënuar të përjetshmen brenda së përkohshmes, e ktheu vëmendjen te përpjekjet e një peshkatari të vetëm për të gjetur diçka të përjetshme dhe arketipike në rropatjen e vet. Ato fildispanja pothuajse të padukshme që figura hedh në rrjedhën e dhunshme, të lidhur me karabullakët, e vendosin atë brenda një gjeometrie delikate tangjentesh që i japin jehonë formës trekëndore të malit të fuqishëm pas tij.

    Peshkatari i vetëm në “Kaxhikazava në provincën Kai”

    Papritur, dhjetëra pjesëtarë anonimë të ekuipazheve që lëvizin barkat në Valën e Madhe dhe prania individuale e të cilëve mezi sugjerohet nga Hokusai në atë printim, bëhen më intimë dhe ngarkohen me peshë më të madhe emocionale. Vendosini ato pranë njëri-tjetrit dhe konturi fantazmë që ato fildispanja të peshkimit vizatojnë në Kaxhikazava në provincën Kai, teksa bashkohen në grushtin e peshkatarit, të kujton formën e zhdukur të njërës prej atyre barkave në Valën e Madhe. Duket sikur paralajmëron një sprovë që ende nuk ka ndodhur, ose sikur kujton në mënyrë të frikshme një tragjedi që tashmë ka ndodhur.

    Botët e brendshme dhe të jashtme

    Ose shikojeni printimin në dukje të thjeshtë Fuxhimigahara në provincën Ovari, qetësia me diell e të cilit, në shikim të parë, mund të duket sa më larg trazimit të Valës së Madhe. Një shembull mjeshtëror i kompozimit, shtypi e redukton malin Fuxhi – i cili prej kohësh nderohej si simbol i pavdekësisë – në një copëz pothuajse të padallueshme druri të gdhendur, nga vozaxhi, i cili është i zënë duke punuar një fuçi të madhe të rrumbullakët në planin e parë të shtypit. Pa pjesën e poshtme, fuçia ende e papërfunduar bëhet një lloj objektivi stërmadh përmes të cilit mali Fuxhi njëkohësisht shihet dhe mbulohet, kornizohet dhe harrohet.

    “Fuxhimigahara në provincën Ovari” është një shembull mjeshtëror i kompozimit

    Nëse e lëmë atë fuçi të rrokulliset prapa drejt fillimit të serisë dhe e vendosim pranë Valës së Madhe, mund të shohim lakimin e fuqishëm, ndonëse të çastit, të ujit rreth malit në largësi. Ai është njëkohësisht një mjet që e drejton syrin tonë te prania e largët e malit Fuxhi dhe një shpërqendrim sundues që e zhduk atë krejtësisht. Vala është njëkohësisht më e frikshme se mali dhe një kontrast për pafundësinë e tij. Rezultati është një vepër që pa pushim i fokuson dhe i rifokuson sytë tanë tek ajo që shohim dhe mënyra se si e shohim – te kufiri i rrjedhshëm midis botës së brendshme dhe asaj të jashtme.

    Gjithçka është në rrjedhje

    Efekti i grumbulluar i këtyre pamjeve të ndryshueshme të malit Fuxhi është ndjesi e natyrës iluzore të ekzistencës. Është temë që u lidh me shtypet ksilografike ukiyo-e (ose “bota lundruese”) të periudhës Edo. Ndoshta asnjë vepër tjetër në seri nuk e përforcon këtë aspekt të Valës së Madhe në mënyrë më intriguese sesa Pasqyrimi në liqen në Misaka, në provincën Kai, që paraqet një peshkatar të vetëm të shtrirë në barkën e tij, të rrethuar nga uji i lëmuar si qelq, nën vështrimin e malit të theksuar dhe të zhveshur Fuxhi.

    “Pasqyrimi në liqen në Misaka, në provincën Kai”, thekson natyrën iluzore të ekzistencës

    Ka një qetësi ëndërrimtare në skenën e palëvizshme, të rrethuar nga kodra të gjelbra dhe pemë me gjethe. Por, ajo trazohet çuditërisht nga kuptimi i papritur se pasqyrimi i përmbysur i malit që mban liqeni – dhe që mbizotëron gjysmën e poshtme të printimit – e përfytyron Fuxhin jo siç është në gjelbërimin me begati të pranverës ose fillimit të verës, por siç ishte ose do të jetë, me majë të mbuluar me borë në mes të dimrit. Kthehuni te Vala e Madhe dhe e kemi Hokusain duke bërë lojëra të ngjashme me madhështinë e palëvizshme të malit, i cili në dukje është i lakueshëm.

    Po të mos ishte titulli më i gjerë i serisë, Tridhjetë e gjashtë pamje të malit Fuxhi, fare lehtë mund të mos e vërenim malin e vogël dhe ta ngatërronim mbulesën e tij prej bore me një valë më të vogël e të trazuar uji me shkumë. Në rrëfimin e Hokusait, gjithçka është në rrjedhje. Mali Fuxhi nuk është kurrë një gjë apo një tjetër, por një forcë e rëndësishme që ndryshon formë, fuqia elastike e së cilës qëndron në aftësinë për t’u pasqyruar në gjithçka që ndiejmë dhe për t’u ndier në gjithçka që shohim. /Telegrafi/