Blog

  • Tre kompani i importonin në Kosovë, 11 analiza zbuluan E. coli në produktet e prodhuesit nga Tetova

    Tre kompani i importonin në Kosovë, 11 analiza zbuluan E. coli në produktet e prodhuesit nga Tetova

    Tre kompani i importonin në Kosovë, 11 analiza zbuluan E. coli në produktet e prodhuesit nga Tetova

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka marrë vendim për ndalimin e importit të produkteve ushqimore nga stabilimenti AD Mlekarna Tetovo, Maqedonia e Veriut, si dhe largimin e tij nga lista e stabilimenteve të aprovuara për import në Republikën e Kosovës.Vendimi i datës 6 nëntor 2026 është marrë pas kontrolleve të vazhdueshme zyrtare dhe analizave laboratorike që kanë evidentuar në mënyrë të përsëritur praninë e bakterit Escherichia coli (E. coli) në produktet e këtij stabilimenti, me rezultate mikrobiologjike të klasifikuara si të pakënaqshme.

    Gjatë periudhës prill–tetor 2026, AUV ka raportuar 11 testime me rezultate mikrobiologjike të pakënaqshme. Analizat janë kryer nga laboratorët e AUV-së, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe laboratori Food Lab në Maqedoninë e Veriut. Produktet e testuara përfshijnë krem të bardhë, produkte të tipit urda dhe përgatitje ushqimore me yndyrë bimore, përfshirë produktet Natura Sharplaninska, Olios dhe Bianco Vacuum.

    Produktet e këtij stabilimenti janë importuar në Kosovë përmes operatorëve ekonomikë Vizioni M.Z.I, Dauti Komerc dhe Delfini L.T.D, të identifikuar në dokumentacionin e kontrolleve zyrtare. Të gjitha dërgesat për të cilat kontrollet dhe analizat laboratorike kanë konstatuar rezultate të pakënaqshme janë refuzuar në pikat e kontrollit kufitar dhe nuk janë lejuar të vendosen në tregun e Republikës së Kosovës.

    Në industrinë ushqimore, E. coli përdoret si tregues i rëndësishëm i higjienës së prodhimit. Prania e tij mbi kriteret mikrobiologjike të zbatueshme mund të tregojë mangësi në trajtimin e lëndës së parë, higjienën e pajisjeve, përpunimin ose kushtet sanitare të prodhimit.

    Largimi i AD Mlekarna Tetovo nga lista e stabilimenteve të aprovuara nënkupton se produktet e prodhuara nga ky stabiliment nuk mund të importohen më ligjërisht në Republikën e Kosovës për sa kohë që vendimi mbetet në fuqi. Kjo masë nuk kufizohet vetëm në produktet apo lotet ku janë konstatuar mospërputhje, por zbatohet ndaj të gjithë stabilimentit prodhues, pavarësisht se cili operator ekonomik kërkon t’i importojë produktet e tij. Për konsumatorët e Kosovës, kjo përbën një masë parandaluese shtesë, e cila synon të ndalojë hyrjen e produkteve nga një stabiliment që ka shfaqur probleme të përsëritura mikrobiologjike, deri në plotësimin dhe verifikimin e kërkesave ligjore për sigurinë ushqimore.

    AUV do të vazhdojë me kontrolle dhe analiza shtesë laboratorike, si dhe me verifikimin e gjurmueshmërisë së produkteve të këtij stabilimenti, për të përcaktuar nëse produkte të importuara më parë vazhdojnë të gjenden në depot e operatorëve, në rrjetin e shpërndarjes apo në pikat e shitjes në Kosovë. Kontrollet do të përfshijnë identifikimin e loteve, sasitë e importuara dhe të shpërndara, dokumentacionin e furnizimit, datat e prodhimit dhe skadencës, gjendjen e stoqeve dhe marrjen e mostrave për analiza shtesë. Në rast të konstatimit të produkteve që nuk përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore, AUV do të ndërmarrë masat përkatëse ligjore, përfshirë ndalimin e qarkullimit, tërheqjen nga tregu, njoftimin e konsumatorëve dhe, sipas rastit, kthimin ose asgjësimin e produkteve.

    Vendimi është marrë në zbatim të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim dhe kërkesave për higjienën dhe kriteret mikrobiologjike të produkteve ushqimore. Për ndalimin e importit dhe largimin e stabilimentit nga lista e subjekteve të aprovuara është njoftuar zyrtarisht edhe autoriteti kompetent i Maqedonisë së Veriut.

    Burimi: Insajderi

  • Konjufca rally MPs for appeal strategy in The Hague

    The first meeting of the task force for drafting and co-ordinating the state strategy over the appeal of the first degree act of prejudice against former KLA leaders in The Hague has started.

    The meeting is being held at the Kosovo Government building, closed to the media, while being led by Foreign Affairs Minister Glauk Konjufca.

    PDK deputy and AAK deputy Berisha, Vlora Citaku, LDK deputy Jehona Lushaku-Sariru, deputy deputy Berisha, and Adnan Rrustemi from the Vetevendosje Movement have arrived at the meeting.

    The processing group is founded by the Government of Kosovo for the drafting and co-ordination of the state strategy in terms of the appeal procedure of the first degree act of prejudice against Hashim Thaci, Kadri Veselini, Jakup Krasniqi and Rexhep Selimi.

    Minister Konjufca had warned that the meeting will last several hours and that the working group’s engagement will continue throughout the day. / KP

    Source Layer: Dukeagini

  • Konjufca mbledh deputetët për strategjinë e apelimit në Hagë

    Konjufca mbledh deputetët për strategjinë e apelimit në Hagë

    Ka nisur takimi i parë i grupit punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Takimi po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me dyer të mbyllura për mediat, ndërsa udhëhiqet nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

    Në takim kanë mbërritur deputetja e PDK-së dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, si dhe Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Grupi punues është themeluar nga Qeveria e Kosovës për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Ministri Konjufca kishte paralajmëruar se takimi do të zgjasë disa orë dhe se angazhimi i grupit punues do të vazhdojë gjatë gjithë ditës./KP

    Burimi: Dukagjini

  • BDI kërkon përgjegjësi politike dhe penale për Alta Bankën

    BDI kërkon përgjegjësi politike dhe penale për Alta Bankën

    Bashkimi Demokratik për Integrim do të kërkojë përgjegjësi politike dhe penale për marrjen në pronësi të ish-Bankës Ekonomike të Manastirit nga banka serbe „Alta Banka“. Kështu deklaroi nënkryetarja e partisë, Arta Bilalli Zendeli, në një intervistë për emisionin „Triling“.

    Ajo vlerësoi se ky rast nuk duhet të jetë vetëm objekt i një seance mbikëqyrëse në Kuvend, por duhet të hetohet edhe nga Prokuroria, Policia Financiare dhe institucionet e tjera kompetente.

    “Unë, si juriste dhe si specialiste e së drejtës penale, mendoj se mbikëqyrja e këtij rasti duhet të shkojë përtej seancave mbikëqyrëse. Ne kemi gjykata, prokurori dhe Polici Financiare, të cilat duhet ta verifikojnë rastin dhe të zhvillojnë procedurë”, deklaroi Bilalli Zendeli.

    E pyetur nëse BDI do të kërkojë përgjegjësi politike dhe penale, ajo u përgjigj pozitivisht.

    Kërkesat e saj vijnë pas vendosjes së administrimit të përkohshëm në „Alta Banka“ SHA Manastir, pasi pronarit shumicë të saj, „Alta Banka“ SHA Beograd, iu revokua licenca për punë në Serbi.

    Bilalli Zendeli konsideron se institucionet kompetente duhet të japin përgjigje se si është miratuar transaksioni përmes të cilit banka serbe u bë pronare shumicë e bankës në Manastir.

    Ajo përmendi guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, kryetaren e Komisionit për Letra me Vlerë dhe Qeverinë e udhëhequr nga OBRM-PDUKM dhe VLEN-i, si aktorë institucionalë dhe politikë prej të cilëve pret përgjegjësi.

    Sipas saj, marrja në pronësi nuk mund të ishte realizuar pa dijeninë dhe mbështetjen e strukturave më të larta shtetërore.

    Ajo e lidhi hyrjen e bankës serbe në tregun maqedonas me atë që e cilësoi si aleancë politike mes Viktor Orbanit, Aleksandar Vuçiqit dhe Hristijan Mickoskit.

  • ​Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët

    ​Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët

    Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ka shfuqizuar dispozitën që mundësonte mbajtjen fizike të patentë-shoferit, dokumenti nuk mund të mbahet nga Policia për më shumë se tetë ditë.

    Megjithatë, sipas Policisë, vendimi i Gjykatës Supreme nuk nënkupton anulimin e masave mbrojtëse për ndalimin e drejtimit të automjetit.

    Këto masa vazhdojnë të jenë në fuqi edhe në rastet kur patentë-shoferi i kthehet qytetarit.

    Policia ka sqaruar se patentë-shoferët të cilët janë mbajtur përtej afatit të përcaktuar do t’u kthehen qytetarëve. Por, kthimi i dokumentit nuk nënkupton automatikisht edhe të drejtën për të drejtuar automjetin.

    Sipas Policisë, personat ndaj të cilëve vazhdon të jetë aktive masa e ndalimit të vozitjes do të vazhdojnë të jenë subjekt i kësaj mase. Në rast se një shofer drejton automjetin gjatë periudhës së ndalimit, ndaj tij mund të ndërmerren masat e parapara me ligj.

    Kjo situatë, sipas avokatit Tomë Gashi, mund ta komplikojë zbatimin në praktikë, pasi qytetari mund ta ketë patentë-shoferin fizikisht në posedim, por të mos ketë të drejtë të drejtojë automjetin.

    “Policia e Kosovës gjithmonë i ka zbatuar dhe duhet t’i zbatojë vendimet e cilësdo gjykatë. Në këtë rast kemi të bëjmë me Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, e cila kohë më parë ka dhënë një sqarim se si duhet të veprojë Policia në rastet e konfiskimit të patentë-shoferëve për kundërvajtje të caktuara, ku është paraparë një masë, që është konfiskimi fizik i patentë-shoferëve.”

    Gashi vlerëson se problemi kryesor nuk qëndron vetëm te kthimi i dokumentit, por te fakti se pas kthimit të patentës duhet të verifikohet nëse ndaj shoferit vazhdon të jetë aktive ndonjë masë ndalimi.

    “Persona të caktuar mund të japin shpjegime çfarë ata mendojnë që janë më të mira, por tash problemi është pak më ndryshe, sepse ndoshta dikush ka nevojë, ka dëshirë, ka mundësi që ta drejtojë automjetin duke pretenduar që, në rast se e ndalin, nuk bëhet verifikimi që a ka ndonjë ndalesë apo jo. Për këtë arsye po e them se efekti është i njëjtë, vetëm se fizikisht do ta ketë patentë-shoferin personi të cilit i është konfiskuar. Policia do t’ia kthejë brenda 8 ditësh, mirëpo ajo ndalesa vlen dhe, prapë po e them, komplikimi është më i madh për shkak se duhet të verifikohet secili që ndalohet për të parë a ka ndonjë ndalesë.”

    Sipas Gashit, kthimi i patentës mund të krijojë një situatë ku shoferi e ka dokumentin me vete, por ligjërisht vazhdon të jetë i ndaluar nga drejtimi i automjetit. Për këtë arsye, ai e sheh si të rëndësishme verifikimin e masave gjatë kontrolleve në trafik.

    “Mendoj që i logjikshëm është vetëm aspekti vizual apo fizik për me pas patentë-shoferin, për me ruajt. Është çështje e natyrës njerëzore që, nëse ti e ke patentë-shoferin, se a do me vozit edhe pse e di që e ke një ndalesë apo jo, dhe mendimi im është që shumica do ta përdorin patentë-shoferin si mos me pas fare ndalesë.”

    Ndërsa, eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, thotë se vendimi i Gjykatës Supreme nuk e heq masën e ndalimit të vozitjes, por mund të krijojë paqartësi për qytetarët nëse kjo nuk sqarohet mjaftueshëm.

    “Gjykata Supreme e ka shfuqizuar dispozitën për mbajtjen e patentë-shoferit, megjithatë masat për ndalimin dhe drejtimin vazhdojnë të jenë në fuqi.”

    Ahmeti e sheh si problem të mundshëm faktin që një shofer mund ta ketë patentën fizikisht me vete, por të mos ketë të drejtë të drejtojë automjetin. Sipas tij, siguria rrugore nuk duhet të ndikohet domosdoshmërish nga vendimi për sa kohë që Policia vazhdon kontrollet dhe verifikimin e masave përmes sistemeve elektronike.

    “Shoferi mund ta ketë patentën në xhep, por të mos e ketë të drejtën që ta drejtojë automjetin. Kjo duhet të sqarohet më mirë nga institucionet apo nga ata të cilët e kanë marrë këtë vendim. Vendimi nuk e dobëson domosdoshmërisht sigurinë rrugore. Policia duhet të vazhdojë kontrollet dhe zbatimin e masave mbrojtëse përmes sistemit elektronik. Duhet që, herë pas here, të bëhen kontrolle. Atëherë kur e ndal qytetarin, parimisht duhet ta verifikojë nëse ka gjoba në bazë të sistemit elektronik apo jo. Nëse ka gjoba dhe shoferi nuk ka të drejtë ta ngasë automjetin, atëherë merren masat e duhura.”

    Ahmeti paralajmëron se një nga problemet kryesore mund të jetë keqinterpretimi i vendimit nga shoferët. Sipas tij, fakti që qytetari e ka patentë-shoferin në xhep nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai ka të drejtë të drejtojë automjetin.

    “Mund të ketë ndikim nëse shoferët e keqinterpretojnë vendimin. Në shumicën e rasteve, qytetarët bëhen një lloj vetëgjykatësi, ku i interpretojnë ligjet ashtu siç duan. Megjithatë, kontrollet e vazhdueshme dhe zbatimi i ligjit janë faktorët kryesorë për ndalimin e kundërvajtjeve. Patenta në xhep nuk do të thotë që qytetari mund ta ngasë automjetin në rast se ka shkelur ligjet e komunikacionit apo thjesht ka bërë kundërvajtje. Siguria rrugore garantohet nga respektimi dhe zbatimi i ligjit.”

    KosovaPress ka tentuar të kontaktojë edhe Policinë e Kosovës për të marrë sqarime lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, ndërsa Policia i është referuar komunikatës së publikuar për këtë çështje.

  • From Raiffeisen after the scandal, the TEB holds a leadership position who verified Albion Ferati’s past and what guarantee do clients have?

    What should happen if a bank questions an employee’s credibility? And what should customers know when a person whose name is mentioned in an alleged bank privacy breach scandal exercises executive function in another bank? These questions take weight after Gazeta’s discovery the signal that Albion Ferati, former Raiffeisen Bank employee, currently holds the Head of Accounting position at TEB Bank.

    The case relates to allegations of unauthorized access and distribution of Pristina chairman Progress Rama’s bank records, for which the State Prosecutor has already authorised preliminary actions.

    According to the Pristina municipality, an employee of Raiffeisen Bank had entered Rama’s account without authorization and had distributed data on his financial situation and transactions.

    The municipality has declared that the bank had identified the officer responsible and fired him. Raiffeisen has confirmed the review of the complaint and announcement of competent authorities, but has not made public the identity of employees or the details of the taken measures.

    Meanwhile, the Signal newspaper has discovered that Albion Ferati, whose name has been linked to the case, currently operates the Head of Accounting at TEB Bank.

    And that’s where the questions the public deserves answers to begin.

    Was TEB aware of the circumstances of Ferat’s departure from Raiffeisen? Has his professional references been verified and the case ever assessed within the bank’s internal procedures?

    It is equally important to explain the chronology of his employment – when he is engaged in TEB, and what have been the circumstances of his commitment?

    These are not questions that violate an individual’s right to work. They are questions about standards of integrity and control in a sector where citizens trust institutions not only with money but also with the most private financial information.

    If it happened with Pristina chairman, who protects ordinary citizens?

    Rama’s case of progress has highlighted a concern that goes beyond one name and two banks.

    If the bank records of a senior public official can become the object of an unauthorized suspect approach, what guarantees does a common citizen have that transactions, savings, and personal information remain confidential?

    Banks cannot seek customer confidence only through security and professionalism advertising. Faith is also built through verifiable standards, internal controls, and responsibility when serious doubts arise about privacy.

    The TEB Bank remains to clarify the procedures followed for Ferat’s engagement, the eventual verification of the professional past and mechanisms guaranteeing respect for information safety standards.

    So far, there is no confirmed evidence that Ferati committed any violations during the work at TEB. Also, his criminal responsibility for the case in Raiffeisen has not been proven, and it is unknown whether the TEB was aware of claims before his employment.

    However, the lack of proven criminal responsibility does not rule out public interest in transparency on the standards of recruiting and internal control in commercial banks.

    The question remains: If banks require citizens to trust their savings and privacy, do they not at least owe them clear answers to how they defend this belief?

    Source Layer: Signal

  • Nga Raiffeisen u largua pas skandalit, në TEB mban pozitë drejtuese – kush e verifikoi të kaluarën e Albion Feratit dhe çfarë garancie kanë klientët?

    Nga Raiffeisen u largua pas skandalit, në TEB mban pozitë drejtuese – kush e verifikoi të kaluarën e Albion Feratit dhe çfarë garancie kanë klientët?

    Nga Raiffeisen u largua pas skandalit, në TEB mban pozitë drejtuese – kush e verifikoi të kaluarën e Albion Feratit dhe çfarë garancie kanë klientët?

    Çfarë duhet të ndodhë që një bankë ta vërë në pikëpyetje besueshmërinë e një punonjësi? Dhe çfarë duhet të dinë klientët kur një person, emri i të cilit përmendet në një skandal të dyshuar të cenimit të privatësisë bankare, ushtron funksion drejtues në një bankë tjetër? Këto pyetje marrin peshë pas zbulimit të Gazetës Sinjali se Albion Ferati, ish-punonjës i Raiffeisen Bank, aktualisht mban pozitën Head of Accounting në TEB Bank.

    Rasti lidhet me dyshimet për qasje dhe shpërndarje të paautorizuar të të dhënave bankare të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, për të cilat Prokuroria e Shtetit tashmë ka autorizuar veprime parahetimore.

    Sipas Komunës së Prishtinës, një punonjës i Raiffeisen Bank kishte hyrë pa autorizim në llogarinë e Ramës dhe kishte shpërndarë të dhëna për gjendjen dhe transaksionet e tij financiare.

    Komuna ka deklaruar se banka e kishte identifikuar punonjësin përgjegjës dhe e kishte larguar nga puna. Raiffeisen ka konfirmuar shqyrtimin e ankesës dhe njoftimin e autoriteteve kompetente, por nuk ka bërë publik identitetin e punonjësit apo hollësitë e masave të ndërmarra.

    Ndërkohë, Gazeta Sinjali ka zbuluar se Albion Ferati, emri i të cilit është lidhur me këtë rast, aktualisht ushtron funksionin Head of Accounting në TEB Bank.

    Dhe pikërisht këtu fillojnë pyetjet për të cilat publiku meriton përgjigje.

    A ishte TEB në dijeni të rrethanave të largimit të Feratit nga Raiffeisen? A janë verifikuar referencat e tij profesionale dhe a është vlerësuar ndonjëherë ky rast në kuadër të procedurave të brendshme të bankës?

    Po aq e rëndësishme është të sqarohet edhe kronologjia e punësimit të tij: kur është angazhuar në TEB dhe cilat kanë qenë rrethanat e këtij angazhimi?

    Këto nuk janë pyetje që cenojnë të drejtën e një individi për të punuar. Janë pyetje për standardet e integritetit dhe kontrollit në një sektor ku qytetarët ua besojnë institucioneve jo vetëm paratë, por edhe informacionet më private financiare.

    Nëse ndodhi me kryetarin e Prishtinës, kush i mbron qytetarët e zakonshëm?

    Rasti i Përparim Ramës ka nxjerrë në pah një shqetësim që shkon përtej një emri dhe dy bankave.

    Nëse të dhënat bankare të një zyrtari të lartë publik mund të bëhen objekt i qasjes së dyshuar të paautorizuar, çfarë garancish ka një qytetar i zakonshëm se transaksionet, kursimet dhe informacionet e tij personale mbeten konfidenciale?

    Bankat nuk mund të kërkojnë besimin e klientëve vetëm përmes reklamave për sigurinë dhe profesionalizmin. Besimi ndërtohet edhe përmes standardeve të verifikueshme, kontrolleve të brendshme dhe përgjegjësisë kur lindin dyshime serioze për cenimin e konfidencialitetit.

    Nga TEB Bank mbeten për t’u sqaruar procedurat e ndjekura për angazhimin e Feratit, verifikimi eventual i të kaluarës profesionale dhe mekanizmat që garantojnë respektimin e standardeve të sigurisë së informacionit.

    Deri më tani, nuk ka të dhëna të konfirmuara se Ferati ka kryer ndonjë shkelje gjatë punës në TEB. Po ashtu, nuk është provuar përgjegjësia e tij penale për rastin në Raiffeisen dhe nuk dihet nëse TEB kishte dijeni për pretendimet përpara punësimit të tij.

    Megjithatë, mungesa e një përgjegjësie penale të provuar nuk e përjashton interesin publik për transparencë mbi standardet e rekrutimit dhe të kontrollit të brendshëm në bankat komerciale.

    Pyetja që mbetet është e thjeshtë: nëse bankat kërkojnë që qytetarët t’u besojnë kursimet dhe privatësinë, a nuk u detyrohen atyre të paktën përgjigje të qarta për mënyrën se si e mbrojnë këtë besim?

    Burimi: Sinjali

  • Ukë Mehmeti që dhitë i trajton si fëmijë: Habit me jetesën në fshat bashkë me gruan e tij (VIDEO)

    Ukë Mehmeti që dhitë i trajton si fëmijë: Habit me jetesën në fshat bashkë me gruan e tij (VIDEO)

    Ukë Mehmeti që dhitë i trajton si fëmijë: Habit me jetesën në fshat bashkë me gruan e tij (VIDEO)

    Sipas statistikave, në Kosovë janë rreth 27 mijë krerë dhi.

    Kështu u shprehën autorët e emisionit “Weekend”, të cilët në Ashlan të Vushtrrisë vizituan fermerin Ukë Mehmeti.

    Mehmeti tha se kultivon 40 krerë dhi qumështore, në mesin e të cilave janë rreth 10 që nuk milen.

    Ai potencoi se ka 9 vite që merret me kultivimin e tyre, për çka thotë se mjaftojnë të mirat materiale për familjen e tij.

    Sipas tij, qumështi i dhive është ndoshta edhe më i shëndetshëm se mjalti i bletëve, pasi thotë se ato ushqehen me mbi 100 lloje të bimëve brenda ditës në fushë të hapur.

    Ai thotë se nuk ka zemër që t’i pres asnjëri nga ta.

    “Me m’i dhanë 1000 euro, një kec nuk e prej. Sepse i kemi rendit si nana bebën, edhe me cucëll kur shfaqet nevoja. Mos e bo Zot, ku me dit sa me mi dhanë, nuk i prej”, deklaroi Mehmeti.

    Ndër të tjera, fermeri Mehmeti foli edhe për familjen e tij, për gruan dhe djemtë.

    Por, çka i thonë gratë atij në treg për djemtë e tij?

    Ndiqeni rrëfimin e tij të plotë:

  • Pse Zelensky është kundër diskutimeve për një rend të ri të sigurisë në Evropë?

    Pse Zelensky është kundër diskutimeve për një rend të ri të sigurisë në Evropë?

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur shqetësimin për një propozim amerikan për diskutimin e krijimit të një infrastrukture të re të sigurisë në Evropë, e cila do të përfshinte edhe Rusinë.

    Zelensky tha se një ide e tillë mund të paraqesë rrezik për Ukrainën, por edhe më të madh për Bashkimin Evropian.

    “Për mua, kjo nuk është çështje e thjeshtë dhe mund të jetë e rrezikshme për ne. Prandaj, ua kam bërë shumë të qartë qëndrimin tim të gjithë partnerëve tanë”, deklaroi ai.

    Sipas presidentit ukrainas, prioriteti duhet të jetë përfundimi i luftës, e jo nisja e diskutimeve për një arkitekturë të re të sigurisë në Evropë.

    “Unë mendoj se fillimisht duhet të diskutojmë se si t’i japim fund kësaj lufte. Ata duan t’ia nisin me një infrastrukturë të re të sigurisë në Evropë”, tha Zelensky.

    Ai paralajmëroi se një qasje e tillë mund të ketë pasoja më të mëdha për BE-në sesa për Ukrainën, duke theksuar se vendi i tij nuk është anëtar i këtij unioni.

    Ndryshe, Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe negociator i tij për luftën në Ukrainë, ka prezantuar pesë objektiva për krijimin e një kornize më të gjerë të sigurisë evropiane, me synimin për të parandaluar konfliktet e ardhshme dhe për të siguruar paqe afatgjatë. /Telegrafi/

  • “Fadil Vokrri” gati për ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit

    “Fadil Vokrri” gati për ndeshjen e Kosovës ndaj Izraelit

    Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe është e gatshme për përballjen Kosovë-Izrael, e cila zhvillohet më 14 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë sërish nikoqir i Dardanëve, pasi fusha e tij ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe tashmë është në gjendje të mirë për të pritur ndeshjen e radhës së Përfaqësueses së Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), përmes një postimi në faqen zyrtare, të cilin e ka shoqëruar edhe me disa fotografi nga gjendja e fushës.

    Sipas njoftimit të FFK-së, Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor, në orën 15:00, në ndeshjen e fundit që Dardanët do ta zhvillojnë në shtëpi për këtë vit.

    Pas kësaj përballjeje, skuadra e drejtuar nga Franco Foda do të udhëtojë drejt Dublinit, ku do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Irlandës, duke e përmbyllur kështu këtë cikël të Ligës së Kombeve.

    Rikuperimi i fushës së “Fadil Vokrrit” vjen në prag të një ndeshjeje të rëndësishme për Kosovën, e cila do të kërkojë të shfrytëzojë përkrahjen e tifozëve për të marrë rezultat pozitiv para publikut vendas. /Telegrafi/