Blog

  • Itali, arrestohet 32-vjeçari shqiptar nën dyshimet për vjedhje në banesa

    Itali, arrestohet 32-vjeçari shqiptar nën dyshimet për vjedhje në banesa

    Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në provincën e Bergamos, në Itali, nën dyshimet për përfshirje në dy vjedhje në banesa. Dy persona të tjerë, që ndodheshin me të në veturë, arritën të largoheshin nëpër fusha gjatë ndërhyrjes së policisë.

    Sipas mediumit italian Prima Bergamo, arrestimi ndodhi në mbrëmjen e 29 tetorit, pas një ndjekjeje nga karabinierët në zonën mes Albano Sant’Alessandro dhe Torre de’ Roveri.

    32-vjeçari dyshohet se ishte njëri nga personat e përfshirë në dy vjedhje të kryera në këto dy lokalitete.

    Vetura e dyshimtë u përcoll nga karabinierët

    Ndërhyrja nisi gjatë një shërbimi kontrolli të territorit, të organizuar për të parandaluar vjedhjet në banesa. Ushtarët e Seksionit Operativ, të cilët ishin në rroba civile, vunë re një veturë të dyshimtë në Albano Sant’Alessandro dhe më pas përcollën lëvizjet e saj në drejtim të Torre de’ Roveri.

    Pas një ndalese pranë fushës sportive, drejtuesi i veturës u ndal në rrugën “San Francesco d’Assisi”, ku në automjet hipën dy persona që vinin nga fushat bujqësore përreth.

    Kjo situatë ngjalli dyshime te karabinierët, të cilët kërkuan mbështetjen e një patrulle të Njësisë së Radiomobilit, transmeton Telegrafi.

    Kur panë karabinierët, tre personat që ndodheshin në veturë e braktisën atë dhe u larguan me vrap nëpër fusha. Dy prej tyre arritën t’u shmangeshin autoriteteve, ndërsa i treti u kap pas një përleshjeje.

    Një karabinier u lëndua gjatë arrestimit

    Sipas raportimit të Prima Bergamo, 32-vjeçari kishte ende të veshura doreza të zeza pune në momentin kur u ndalua.

    Gjatë përpjekjes për t’u shmangur arrestimit, ai bëri rezistencë dhe, duke u përpëlitur, shkaktoi rrëzimin dhe lëndimin e një karabinieri.

    Sekuestrohen para, stoli ari dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për vjedhje

    Gjatë kontrollit të mëvonshëm, karabinierët gjetën dhe sekuestruan mbi 1.000 euro para të gatshme, shumë stoli ari dhe sende të tjera me vlerë.

    Po ashtu, u sekuestruan disa mjete që dyshohet se mund të përdoreshin për vjedhje në banesa. Në mesin e tyre kishte kaçavida, një prerëse teli, një majë të modifikuar të trapanit, dy llamba dore, një fleks dhe një radio-komunikues.

    Gjykata i cakton arrest shtëpiak me byzylyk elektronik

    Pas arrestimit, 32-vjeçari u dërgua në burgun e Bergamos. Gjatë seancës për vërtetimin e arrestimit, gjyqtari për hetime paraprake në Gjykatën e Bergamos vendosi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak me byzylyk elektronik.

    Ndërkohë, sipas Prima Bergamo, hetimet për rastin po vazhdojnë, ndërsa autoritetet janë në kërkim të dy personave të tjerë që arritën të largoheshin gjatë ndërhyrjes së karabinierëve./Telegrafi/

  • Before the prime minister, Rama calls the newest tourist destination

    Even on the morning of this Saturday, Albanian government head Edi Rama has placed letters on top of the Prime Minister’s building on which they have signed letters with the inscription DISOGUS.

    But that’s more than that, because on Facebook Rama has also published several images where passersby were detained before the stone watch to take photographs.

    ) MAKING and with Tirana’s newest tourist destination, I wish you a smiley weekend, has written the prime minister along with photos posted on social networks.

    The head of the government has repeatedly expressed readiness to hear the protesters’ concerns, but so far have rejected his invitation, insisting on his request for his resignation.

    At 2: 00 p.m., national protests are expected to begin in front of the Ministry of Education.

    Source Layer: Insander

  • “Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik”

    “Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik”

    “Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik”

    Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka vendosur përpara godinës së Kryeministrisë “sofrën e gurtë”, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “DIALOG”.

    Por jo vetëm kaq, pasi në “Facebook” Rama ka publikuar edhe disa imazhe ku kalimtarët janë ndaluar para “sofrës së gurtë” për të bërë fotografi.

    “MIRËMËNGJES dhe me destinacionin më të ri turistik të Tiranës, ju uroj fundjavë të buzëqeshur ”, ka shkruar kryeministri krahas fotove të postuara në rrjetet sociale.

    Kreu i qeverisë herë pas here ka shprehur gatishmërinë që të dëgjojë shqetësimet e protestuesve, por deri më tani nuk e kanë pranuar ftesën e tij, duke këmbëngulur në kërkesën për dorëheqjen e tij.

    Ndërkohë në orën 14:00 pritet që të nisë protesta kombëtare para Ministrisë së Arsimit.

    Burimi: Insajderi

  • Proposal Against Childicide in Pristina

    The Movement for Religious Thoughts and Action has called nationwide protests against the murder of women.

    The protest begins at 12: 00 a.m., from the cathedral of Mother Teresa, following the assassination of the Prote against childicide in Pristina, Vitomirica of Pec.

    Organisers seek justice for him, institutional responsibility and the proclamation of childicide as national emergency.

    Before she was killed, Zekiaj had turned to institutions for protection, warning that her life was in danger. You heard me.

    Source Layer: RTKLive

  • Protestë kundër femicidit në Prishtinë

    Protestë kundër femicidit në Prishtinë

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka thirrur protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave.

    Protesta nis në orën 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, pas vrasjes së Protestë kundër femicidit në Prishtinënë Vitomiricë të Pejës.

    Organizatorët kërkojnë drejtësi për të, përgjegjësi institucionale dhe shpalljen e femicidit si urgjencë kombëtare.

    Para se të vritej, Zekaj u ishte drejtuar institucioneve për mbrojtje, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.Ma be lajm

    Burimi: RTKLive

  • Probleme të përsëritura me “Escherichia Coli”, AUV ndalon importin e produkteve nga “AD Mlekarna Tetovo”

    Probleme të përsëritura me “Escherichia Coli”, AUV ndalon importin e produkteve nga “AD Mlekarna Tetovo”

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka marrë vendim për ndalimin e importit të produkteve ushqimore nga stabilimenti “AD Mlekarna Tetovo”, Maqedonia e Veriut, si dhe largimin e tij nga lista e stabilimenteve të aprovuara për import në Republikën e Kosovës.

    AUV njofton se vendimi i datës 6 nëntor 2026 është marrë pas kontrolleve të vazhdueshme zyrtare dhe analizave laboratorike që kanë evidentuar në mënyrë të përsëritur praninë e bakterit Escherichia coli (E. coli) në produktet e këtij stabilimenti, me rezultate mikrobiologjike të klasifikuara si të pakënaqshme.

    “Gjatë periudhës prill–tetor 2026, AUV ka raportuar 11 testime me rezultate mikrobiologjike të pakënaqshme. Analizat janë kryer nga laboratorët e AUV-së, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe laboratori Food Lab në Maqedoninë e Veriut. Produktet e testuara përfshijnë krem të bardhë, produkte të tipit urda dhe përgatitje ushqimore me yndyrë bimore, përfshirë produktet Natura Sharplaninska, Olios dhe Bianco Vacuum.

    Produktet e këtij stabilimenti janë importuar në Kosovë përmes operatorëve ekonomikë Vizioni M.Z.I, Dauti Komerc dhe Delfini L.T.D, të identifikuar në dokumentacionin e kontrolleve zyrtare. Të gjitha dërgesat për të cilat kontrollet dhe analizat laboratorike kanë konstatuar rezultate të pakënaqshme janë refuzuar në pikat e kontrollit kufitar dhe nuk janë lejuar të vendosen në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    AUV njofton se në industrinë ushqimore, E. coli përdoret si tregues i rëndësishëm i higjienës së prodhimit dhe se prania e tij mbi kriteret mikrobiologjike të zbatueshme mund të tregojë mangësi në trajtimin e lëndës së parë, higjienën e pajisjeve, përpunimin ose kushtet sanitare të prodhimit.

    “Largimi i AD Mlekarna Tetovo nga lista e stabilimenteve të aprovuara nënkupton se produktet e prodhuara nga ky stabiliment nuk mund të importohen më ligjërisht në Republikën e Kosovës për sa kohë që vendimi mbetet në fuqi. Kjo masë nuk kufizohet vetëm në produktet apo lotet ku janë konstatuar mospërputhje, por zbatohet ndaj të gjithë stabilimentit prodhues, pavarësisht se cili operator ekonomik kërkon t’i importojë produktet e tij.

    Për konsumatorët e Kosovës, kjo përbën një masë parandaluese shtesë, e cila synon të ndalojë hyrjen e produkteve nga një stabiliment që ka shfaqur probleme të përsëritura mikrobiologjike, deri në plotësimin dhe verifikimin e kërkesave ligjore për sigurinë ushqimore”, thuhet në njoftim.

    AUV njofton se do të vazhdojë me kontrolle dhe analiza shtesë laboratorike, si dhe me verifikimin e gjurmueshmërisë së produkteve të këtij stabilimenti, për të përcaktuar nëse produkte të importuara më parë vazhdojnë të gjenden në depot e operatorëve, në rrjetin e shpërndarjes apo në pikat e shitjes në Kosovë. Kontrollet do të përfshijnë identifikimin e loteve, sasitë e importuara dhe të shpërndara, dokumentacionin e furnizimit, datat e prodhimit dhe skadencës, gjendjen e stoqeve dhe marrjen e mostrave për analiza shtesë.

    “Në rast të konstatimit të produkteve që nuk përmbushin kërkesat e sigurisë ushqimore, AUV do të ndërmarrë masat përkatëse ligjore, përfshirë ndalimin e qarkullimit, tërheqjen nga tregu, njoftimin e konsumatorëve dhe, sipas rastit, kthimin ose asgjësimin e produkteve.

    Vendimi është marrë në zbatim të Ligjit Nr. 08/L-120 për Ushqim dhe kërkesave për higjienën dhe kriteret mikrobiologjike të produkteve ushqimore. Për ndalimin e importit dhe largimin e stabilimentit nga lista e subjekteve të aprovuara është njoftuar zyrtarisht edhe autoriteti kompetent i Maqedonisë së Veriut”, thuhet tutje.

    Më tej bëhet e ditur se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe AUV do të vazhdojnë kontrollet e intensifikuara në kufi dhe në tregun e brendshëm, për të garantuar respektimin e standardeve të sigurisë ushqimore nga të gjithë operatorët, vendorë dhe të huaj.

    “Mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve mbetet prioritet dhe asnjë produkt që nuk përmbush kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore nuk do të lejohet të hyjë apo të mbetet në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

  • Stocks continue to evacuate illegal warehouses in Pec

    According to Minister Pacolli’s announcement, the second phase of this action is under way in the villages of Fic and Loxha, with the aim of improving the environmental situation and creating cleaner and healthier spaces for citizens.

    Pacolli has called on citizens not to throw trash in public spaces and contribute to conservation.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Vazhdojnë aksionet për largimin e deponive ilegale në Pejë

    Vazhdojnë aksionet për largimin e deponive ilegale në Pejë

    Sipas njoftimit të ministres Pacolli, në fshatrat Qyshk dhe Loxhë po realizohet faza e dytë e këtij aksioni, me qëllim të përmirësimit të gjendjes mjedisore dhe krijimit të hapësirave më të pastra e më të shëndetshme për qytetarët.

    Pacolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit.

     

    Burimi: RTKLive

  • Prattipati meets with KFOR commander, talk security in Kosovo

    Charged with the work of the United States Embassy in Kosovo, Annu Prattipati, has met with KFOR Commander Major General Roberto Vergori.

    As the American Embassy suggests, during the meeting it has been discussed the importance of maintaining a safe and stable environment for all communities in Kosovo, Dukajni reports.

    Source Layer: Dukeagini

  • Prattipati takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë

    Prattipati takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë

    E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.

    Siç bën të ditur Ambasada Amerikane, gjatë takimit është diskutuar për rëndësinë e ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë, njofton Dukagjini.

    Burimi: Dukagjini