Blog

  • Presidentja e Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

    Presidentja e Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

    Në letrën e tij, Milatović i ka përcjellë urimet më të mira presidentes Shiroka Pula, duke shprehur bindjen se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë të thellohen.

    Ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha me interes të ndërsjellë.

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka Pula takon Besiana Kadarenë, flasin për trashëgiminë e Ismail Kadaresë

    Shiroka Pula takon Besiana Kadarenë, flasin për trashëgiminë e Ismail Kadaresë

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana Kadarenë, me të cilën ka diskutuar për trashëgiminë letrare dhe kulturore të shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

    Takimi është zhvilluar në kuadër të hapjes së ekspozitës “Kosova e Kadaresë”, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, e organizuar me rastin e 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.

    Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar rëndësinë e ekspozitës për ruajtjen e kujtimit të veprës së Kadaresë, njohjen e lidhjeve të tij me Kosovën dhe ndikimin e letërsisë së tij në kulturën shqiptare dhe më gjerë.

     

    Burimi: RTKLive

  • “Fadil Vokrri” gati për ndeshjen e fundit të Dardanëve në shtëpi për sivjet

    “Fadil Vokrri” gati për ndeshjen e fundit të Dardanëve në shtëpi për sivjet

    “Fadil Vokrri” gati për ndeshjen e fundit të Dardanëve në shtëpi për sivjet

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe tashmë është e gatshme për të pritur ndeshjen e fundit të Kombëtares së Kosovës në shtëpi për këtë vit.

    Dardanët do të përballen me Izraelin më 14 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve, derisa më pas do të udhëtojnë në Dublin për duelin me Irlandën.

    Kosovë – Izrael luhet më 14 nëntor nga ora 15:00 në “Fadil Vokrri”. /Klankosova.tv

  • Drejtësi për Arlindën, nis protesta në Prishtinë

    Drejtësi për Arlindën, nis protesta në Prishtinë

    Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë, nga ish-kunati i saj.

    Protesta ka nis në ora 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente kundër vrasjes së grave.

    Protesta organizohet nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.

  • Helmohen disa fëmijë në një kopsht në Shqipëri, shtatë prej tyre përfundojnë në spital

    Helmohen disa fëmijë në një kopsht në Shqipëri, shtatë prej tyre përfundojnë në spital

    Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pas dyshimeve për helmim nga ushqimi, pasi kanë shfaqur simptoma si dhimbje barku dhe të vjella të vazhdueshme.

    Sipas raportimit të Top Channel, gjashtë prej fëmijëve po marrin trajtim në repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa një rast tjetër është raportuar gjithashtu se ka kërkuar shërbim mjekësor.

    Simptomat janë shfaqur mbrëmjen e kaluar. Ndërkohë, disa prindër kanë konfirmuar se edhe fëmijët e tyre kanë pasur shqetësime të ngjashme, por u kanë ofruar trajtim në shtëpi, transmeton Telegrafi.

    Sipas informacioneve, dyshimet janë për helmim të shkaktuar nga ushqimi i konsumuar në kopsht.

    Pas paraqitjes së rasteve në spital, është njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, përfaqësuesit e të cilit kanë marrë mostrat për analiza. Rezultatet pritet të përcaktojnë shkakun e problemeve shëndetësore.

    Ndërkohë, në ambientet e Pediatrisë janë paraqitur edhe efektivë të Policisë, të cilët janë interesuar për gjendjen e fëmijëve.

    Mjekët po përcjellin gjendjen shëndetësore të të miturve, ndërsa shkaku i dyshuar i helmimit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht./TCH/

  • Renault zhvillon një automjet ushtarak pa ekuipazh

    Renault zhvillon një automjet ushtarak pa ekuipazh

    Kompania franceze Renault, në bashkëpunim me kompaninë belge John Cockerill, po zhvillon një automjet elektrik ushtarak pa ekuipazh, i cili mund të kontrollohet nga distanca dhe të kryejë misione në terrene të rrezikshme.

    I quajtur Forefront, automjeti është projektuar për të mbështetur operacionet ushtarake, transportin e pajisjeve, mbikëqyrjen, zbulimin dhe evakuimin, pa rrezikuar drejtpërdrejt jetën e ushtarëve.

    Platforma elektrike ka tërheqje në të katër rrotat, mund të bartë ngarkesë deri në një ton dhe ka autonomi të parashikuar prej rreth 400 kilometrash. Gjithashtu, është projektuar për të përballuar terrene të vështira dhe pjerrësi deri në 60 për qind.

    Përveç përdorimit ushtarak, Forefront mund të shërbejë edhe në operacionet e shpëtimit, ndërhyrjet në zona të rrezikshme dhe logjistikë.

    Projekti përfshin edhe zhvillimin e funksioneve autonome, të cilat në të ardhmen do t’i mundësonin automjetit të lëvizte pa ndërhyrjen e një operatori.

    Testimet e para në terren pritet të zhvillohen gjatë javëve të ardhshme, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura të Francës. Ende nuk është bërë e ditur se kur mund të nisë prodhimi serik i automjetit. /Telegrafi/

  • Nis takimi i Grupit punues, Konjufca mbledh përfaqësuesit e partive për strategjinë e apelimit në Hagë

    Nis takimi i Grupit punues, Konjufca mbledh përfaqësuesit e partive për strategjinë e apelimit në Hagë

    Ka nisur takimi i parë i grupit punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

    Takimi po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me dyer të mbyllura për mediat, ndërsa udhëhiqet nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

    Në takim kanë mbërritur deputetja e PDK-së dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, si dhe Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton KP.

    Grupi punues është themeluar nga Qeveria e Kosovës për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Ministri Konjufca kishte paralajmëruar se takimi do të zgjasë disa orë dhe se angazhimi i grupit punues do të vazhdojë gjatë gjithë ditës.

  • Protests begin in Pristina against killing women

    Citizens have started gathering in Pristina for the protest against women’s murder, where justice is required for victims and institutional responsibility for cases of violence against women in Kosovo.

    The protest is organised by the Council of Thoughts and Religious Action, which has called for a nationwide protest, with a special request for justice for Arlinda Zekaj.

    Through this protest, participants aim to seek accountability from responsible institutions, more effective measures for preventing domestic violence and better protection for women facing violence.

    The recent cases of women’s murder in Kosovo have prompted numerous public reactions and have brought about demands for institutional responsibility and concrete actions to ensure their safety.

    Source Layer: Dukeagini

  • Nis protesta në Prishtinë kundër vrasjes së grave

    Nis protesta në Prishtinë kundër vrasjes së grave

    Qytetarët kanë nisur të mblidhen në Prishtinë për protestën kundër vrasjes së grave, ku kërkohet drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi institucionale për rastet e dhunës ndaj grave në Kosovë.

    Protesta organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili ka bërë thirrje për një protestë gjithëkombëtare, me kërkesë të veçantë për drejtësi për Arlinda Zekajn.

    Përmes kësaj proteste, pjesëmarrësit synojnë të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse, masa më efektive për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtje më të mirë për gratë që përballen me dhunë.

    Rastet e fundit të vrasjes së grave në Kosovë kanë nxitur reagime të shumta publike dhe kanë rikthyer në vëmendje kërkesat për përgjegjësi institucionale dhe veprime konkrete për garantimin e sigurisë së tyre.

    Burimi: Dukagjini

  • Three companies imported them to Kosovo, 11 tests found E. coli in the producers’ products from Tetovo

    Food and Veterinary Agency ( The AUV has taken the decision to ban import of food products from the AD Mlecarna Tetovo stabilisation, northern Macedonia, as well as its removal from the list of imports approved for the Republic of Kosovo. The decision on November 6th 2026 has been made following continued official checks and laboratory tests that have repeatedly recorded the presence of bacteria Escheria coli (E. coli) in the products of this stabilisation, with microbiological results classified as disappointing.

    During April 2026, AUV reported 11 tests with disappointing microbiological results. Tests were conducted by AUV labs, the National Institute of Public Health in Kosovo ( IK KPS) and Food Lab laboratory in northern Macedonia. Tested products include white cream, Urda-type products and plant fat preparation, including products Natura Sharplaninska, Olios and Bianco Vacuum.

    The products of this stabilisation have been imported to Kosovo through economic operators Vision M.Z. I, Dauti Komerc and Delfin L.T. DAs identified in the records of official checks. All shipments for which laboratory checks and analyses have outlined disappointing results have been rejected at border checkpoints and are not allowed to be placed on the Kosovo Republic market.

    In the food industry, E. The coli is used as an important indicator of production hygiene. His presence on microbiological criteria can indicate shortcomings in the treatment of raw materials, equipment hygiene, processing, or sanitation.

    The removal of AD Mlecarna Tetovo from the list of approved stabilizers means that products produced by this stabilisation can no longer be imported legally to the Republic of Kosovo as long as the decision remains in force. This measure is not limited to products or tears where differences have been found, but applies to all production stabilisation, regardless of which economic operators seek to import its products. For Kosovo consumers, this represents an additional precautionary measure, which aims to prevent the introduction of products from a stabilisation that has manifested repeated microbiological problems, until the completion and verification of legal requirements for food safety.

    The AUV will continue with additional laboratory checks and analyses, as well as with the verification of the productions of this plant, to determine whether previously imported products continue to be found in the stores of operators, in the distribution network, or at retail stations in Kosovo. The controls will include identification of tears, imported and distributed quantities, supply documentation, production and expiration dates, stock status and the taking of samples for additional analysis. In the event of meeting products that fail to meet food safety requirements, The AUV will take relevant legal measures, including the ban on circulation, market withdrawal, consumer reporting, and, in case, the return or annihilation of products.

    The Decision Was Made in Action of Law No. 08/L-120 for food and hygiene requirements and microbiological criteria for food products. The ban on import and the removal of stabilisation from the list of approved subjects has also been officially announced by the competent authority of Northern Macedonia.

    Source Layer: Insander