Blog

  • Strategjia për apelin mblodhi deputetët, gazetarja Bellagoshi jep detajet (VIDEO)

    Strategjia për apelin mblodhi deputetët, gazetarja Bellagoshi jep detajet (VIDEO)

    Strategjia për apelin mblodhi deputetët, gazetarja Bellagoshi jep detajet (VIDEO)

    Takimi i grupit punues për strategjinë shtetërore për apelimin e aktgjykimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka nisur në orën 10:00 në ndërtesën e Qeverisë.

    Ky grup kryesohet nga ministri i Jashtëm Glauk Konjufca.

    Gazetarja e Klan Kosova, Qendresa Bellagoshi, ka dhënë informacione për këtë takim që pritet të jetë gjithditor.

    “Që nga ora 10:00 ka nisur takimi i grupit punues për të hartuar strategjinë shtetërore, e cila do të shërbejë për të gjitha institucionet e vendit se si të veprojnë dhe të përballen në procesin gjyqësor në apelin në Hagë për katër krerët e UÇK-së të dënuar në shkallën e parë”, tha Bellagoshi.

    Ajo potencoi se takimi është paralajmëruar të jetë i gjatë, disa orësh ose gjithëditor.

    Ndër të parët në objektin e qeverisë ka arritur kryesuesi i këtij grupi, ministri i Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministri, Glauk Konjufca.

    Sipas gazetares, Konjufca nuk ka dhënë deklaratë në hyrje, pasi është paralajmëruar se do të jenë shumë të rezervuar për shkak të konfidencialitetit, të dhënave të ndjeshme dhe rëndësisë që ka kjo çështje në aspektin vendor dhe ndërkombëtar.

    Në këtë grup pjesëmarrës janë parë edhe Vlora Çitaku e PDK-së, Bekë Berisha nga Aleanca, Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje, si dhe pjesëtarë nga komuniteti jo-serb dhe jo-shumicë.

    “Asnjëri prej pjesëmarrësve (as nga pozita e as nga opozita) nuk kanë pranuar të deklarohet në hyrje; disa u arsyetuan se mbërritën me vonesë, kurse të tjerë thanë se deklarimet mund t’i bëjnë pas përfundimit të takimit”, u shpreh Bellagoshi.

    Qëllimi i dokumentit/strategjisë është shqyrtimi se çfarë duhet të bëjë secili institucion veç e veç dhe cili do të jetë roli i tyre në këtë gjykim apo përballjen në apel.

    “Të gjitha idetë që vlerësohen se duhet të jenë pjesë e kësaj strategjie do të shndërrohen në një dokument të vetëm (strategji), i cili më pas do të bëhet obligativ për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet përkatëse”, deklaroi gazetarja e Klan Kosova.

    Ndiqeni raportimin e Qendresa Bellagoshit:

  • Ruajtja e eposit shqiptar, Kurti takohet me albanologun Zymer Ujkan Neziri në 80-vjetorin e lindjes

    Ruajtja e eposit shqiptar, Kurti takohet me albanologun Zymer Ujkan Neziri në 80-vjetorin e lindjes

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit albanologun dhe studiuesin e eposit shqiptar, prof. dr. Zymer Ujkan Neziri, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij, shkruan Telegrafi.

    Në këtë takim, të mbajtur mbrëmjen e së premtes, Neziri është shoqëruar nga studiuesja prof. dr. Ina Arapi dhe studiuesi prof. dr. Ardian Ahmedaja nga Universiteti i Vjenës, si dhe studiuesi arbëresh prof. dr. Nicola Scaldaferri nga Universiteti i Milanos. E pranishme ishte edhe e bija e profesorit, Shqipe Neziri Vela.

    Përmes një postimi, Kurti ka vlerësuar punën shumëvjeçare të Nezirit në mbledhjen, regjistrimin dhe studimin e këngëve të lahutarëve shqiptarë, si dhe hulumtimet e tij në arkiva të rëndësishëm ndërkombëtarë, përfshirë ato të Universitetit të Vjenës dhe Universitetit të Harvardit.

    Sipas Kurtit, falë punës së studiuesit, trashëgimia kulturore shqiptare është pasuruar me një korpus prej më shumë se 100 mijë vargjesh të këngëve kreshnike, të botuara në 15 vëllime.

    Kryeministri ka theksuar se puna e Nezirit ka ndihmuar në ruajtjen e një pjese të çmuar të trashëgimisë gojore shqiptare nga harresa.

    “Në këtë përvjetor të shënuar, profesor Zymer Ujkan Nezirit i shprehëm mirënjohjen dhe respektin tonë të thellë për veprën e tij jetësore dhe kontributin e vyer në ruajtjen e trashëgimisë sonë kombëtare”, ka shkruar Kurti.

    Në fund, ai i ka uruar studiuesit shëndet, jetë të gjatë dhe vite të tjera pune në shërbim të shkencës, kulturës dhe identitetit kombëtar./Telegrafi/


  • Police in Vushtrri arrest two wanted men with active court orders

    In addition to continuing commitments in maintaining order and public security, police in Vushtrri are successfully continuing to implement court commands for arresting wanted persons.

    Under these commitments, on November 6, 2026, with the aim of tracking down and arresting wanted persons with active court orders, police units in Vushtrri have carried out raids at two different locations, with cases able to locate and arrest two wanted persons.

    After completing the necessary police procedures, the two persons arrested have been handed over to competent justice authorities for the suffering of sentences pronounced by the tribunal, one with a sentence of three (3) years respectively, while the other with a sentence of (1) year and two (2) months.

    Source Layer: Insander

  • Policia në Vushtrri arreston dy persona të kërkuar me urdhëresa aktive të gjykatës

    Policia në Vushtrri arreston dy persona të kërkuar me urdhëresa aktive të gjykatës

    Policia në Vushtrri arreston dy persona të kërkuar me urdhëresa aktive të gjykatës

    Përveç angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, Policia ne Vushtrri po vazhdon me sukses edhe realizimin e urdhëresave të gjykatave për arrestimin e personave të kërkuar.

    Në kuadër të këtyre angazhimeve, më 6 nëntor 2026, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të personave të kërkuar me urdhëresa aktive të gjykatës, njësitet policore në Vushtrri kanë realizuar bastisje në dy lokacione të ndryshme, me ç’rast kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojnë dy persona të kërkuar.

    Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, të dy personat e arrestuar u janë dorëzuar autoriteteve kompetente të drejtësisë për vuajtjen e dënimeve të shqiptuara nga gjykata, përkatësisht njëri me dënim prej tre (3) vjetësh, ndërsa tjetri me dënim prej një (1) viti e dy (2) muajsh.

    Burimi: Insajderi

  • A common blood test can detect liver damage, scientists present the new test that can replace costly testing!

    The liver damage can develop for years without notice, while accurate diagnosis often requires specialized examinations. But a new experimental test that uses artificial intelligence to analyze DNA in the blood can change the way this organ is exposed. The results presented in the United States have shown comparable accuracy with one of the most advanced methods of medical imaging.

    Scientists have introduced a new method of valuing chronic liver diseases that can facilitate diagnostic patients without the need for complex testing.

    According to Reuters agency, the results were presented on November 5th at the annual conference of the American Association for the Study of Mercy Diseases, in Denver, U.S.A.

    Experimental technology, called LiquidTransformer, has been developed by the biotechnology company Hepta and analyzes DNA fragments that circulate into the blood.

    Through artificial intelligence, the system aims to identify biological changes that indicate whether the liver is affected by inflammation and fibronation, the process in which normal tissues are gradually replaced by internal tissue.

    What has attracted the attention of researchers is that the test has shown comparable performance with magnetic resonar elastography, a very precise method, but not easily available in any health institution.

    In an independent group of 229 patients with a diagnosis confirmed through biopsy, the method showed promising results in identifying the liver fibrosis that may require treatment.

    According to data presented, the test has surpassed the performance of several other noninvasive methods in the comparisons developed during the study.

    Why is this discovery important?

    One of the diseases intended to identify this technology is KAS, a more serious form of obese liver disease associated with inflammation and progressive organ damage.

    If not identified and treated in time, the disease can progress toward cirrhosis and serious complications.

    The possible advantage of the new method is that information about the extent of the damage can be obtained from a blood sample without the use of advanced devices or the taking of tissues for biopsy always being used.

    Researchers have also reported that technology can help distinguish certain forms of liver disease, including those related to metabolic disorders and alcohol consumption.

    Can patients do this analysis now?

    Despite promising results, the test is not yet a routine analysis approved for widespread clinical use.

    Technology continues to develop, and further assessments are needed before its use is determined in daily medical practice.

    This means that patients should not replace existing tests, recommended examinations, or medical consultation by relying solely on the results of this study.

    However, if the results are confirmed in further studies, a blood sample can become a much more powerful tool for early liver damage detection and assessment.

    The signal where the truth speaks before the news!

    Source Layer: Signal

  • Një analizë e zakonshme gjaku mund të zbulojë dëmtimin e mëlçisë – shkencëtarët prezantojnë testin e ri që mund të zëvendësojë ekzaminime të kushtueshme!

    Një analizë e zakonshme gjaku mund të zbulojë dëmtimin e mëlçisë – shkencëtarët prezantojnë testin e ri që mund të zëvendësojë ekzaminime të kushtueshme!

    Një analizë e zakonshme gjaku mund të zbulojë dëmtimin e mëlçisë – shkencëtarët prezantojnë testin e ri që mund të zëvendësojë ekzaminime të kushtueshme!

    Dëmtimi i mëlçisë mund të zhvillohet për vite të tëra pa u vërejtur, ndërsa diagnostikimi i saktë shpesh kërkon ekzaminime të specializuara. Por një test i ri eksperimental, që përdor inteligjencën artificiale për të analizuar ADN-në në gjak, mund ta ndryshojë mënyrën si zbulohet shkalla e dëmtimit të këtij organi. Rezultatet e prezantuara në Shtetet e Bashkuara kanë treguar saktësi të krahasueshme me një nga metodat më të avancuara të imazherisë mjekësore.

    Shkencëtarët kanë prezantuar një metodë të re për vlerësimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë, e cila mund t’ua lehtësojë pacientëve diagnostikimin pa pasur nevojë për ekzaminime të ndërlikuara.

    Sipas agjencisë Reuters, rezultatet janë prezantuar më 5 nëntor në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane për Studimin e Sëmundjeve të Mëlçisë, në Denver të SHBA-së.

    Teknologjia eksperimentale, e quajtur LiquidTransformer, është zhvilluar nga kompania bioteknologjike Hepta dhe analizon fragmente të ADN-së që qarkullojnë në gjak.

    Përmes inteligjencës artificiale, sistemi synon të identifikojë ndryshimet biologjike që tregojnë nëse mëlçia është prekur nga inflamacioni dhe fibrozimi, proces gjatë të cilit indet normale zëvendësohen gradualisht nga inde mbresore.

    Ajo që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve është se testi ka treguar performancë të krahasueshme me elastografinë me rezonancë magnetike, një metodë shumë e saktë, por që nuk është lehtësisht e disponueshme në çdo institucion shëndetësor.

    Në një grup të pavarur prej 229 pacientësh, me diagnozë të konfirmuar përmes biopsisë, metoda tregoi rezultate premtuese për identifikimin e fibrozës së mëlçisë që mund të kërkojë trajtim.

    Sipas të dhënave të prezantuara, testi ka tejkaluar performancën e disa metodave të tjera joinvazive në krahasimet e zhvilluara gjatë studimit.

    Pse është i rëndësishëm ky zbulim?

    Një nga sëmundjet që synon të identifikojë kjo teknologji është MASH, një formë më e rëndë e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur, e shoqëruar me inflamacion dhe dëmtim progresiv të organit.

    Nëse nuk identifikohet dhe trajtohet në kohë, sëmundja mund të përparojë drejt cirrozës dhe komplikimeve serioze.

    Përparësia e mundshme e metodës së re është se informacionet për shkallën e dëmtimit mund të merren nga një mostër gjaku, pa qenë gjithmonë e nevojshme përdorimi i aparaturave të avancuara ose marrja e indeve për biopsi.

    Studiuesit kanë raportuar gjithashtu se teknologjia mund të ndihmojë në dallimin e disa formave të sëmundjes së mëlçisë, përfshirë ato që lidhen me çrregullimet metabolike dhe konsumimin e alkoolit.

    A mund ta bëjnë pacientët këtë analizë tani?

    Pavarësisht rezultateve premtuese, testi nuk është ende një analizë rutinë e miratuar për përdorim të gjerë klinik.

    Teknologjia vazhdon të jetë në zhvillim dhe nevojiten vlerësime të mëtejshme përpara se të përcaktohet përdorimi i saj në praktikën e përditshme mjekësore.

    Kjo do të thotë se pacientët nuk duhet t’i zëvendësojnë analizat ekzistuese, ekzaminimet e rekomanduara apo konsultat me mjekun duke u mbështetur vetëm në rezultatet e këtij studimi.

    Megjithatë, nëse rezultatet konfirmohen në studime të mëtejshme, një mostër gjaku mund të bëhet një mjet shumë më i fuqishëm për zbulimin dhe vlerësimin e hershëm të dëmtimit të mëlçisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali

  • Feronikeli ’74 dhe Ballkani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

    Feronikeli ’74 dhe Ballkani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

    Feronikeli ’74 dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Drenicasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi nga ora 13:00.

    Ekipi i Elon Berishës vjen në këtë ndeshje pas një fitoreje ndaj Dukagjinit dhe një barazimi ndaj Malishevës, kështu që dëshiron të vazhdojë formën e mirë me një rezultat pozitiv para tifozëve të vetë.

    Në anën tjetër, ekipi i Sami Sermaxhajt ka dy fitore radhazi dhe gjithashtu dëshiron të vazhdoj serinë pozitive të rezultateve për t’u ngjitur edhe më tutje në tabelë.

    Feronikeli ’74: Në pritje..

    Ballkani: Selmani; Diene, Jashanica, Batarelo, Dosso; Sabanhadzovic, Domgjoni; Klinaku, Giovanni, Hamidi; Berisha;

    /Telegrafi/

  • Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti "dashnore të Adi Hilës"

    Eli Fara kundërpërgjigjet në komentin ku një ndjekëse në rrjetet sociale e quajti “dashnore të Adi Hilës”

    Këngëtarja e njohur Eli Fara ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një prom o të emisionit të ri të Manjola Nallbanit, të titulluar “Miqësia”, ku ajo do të jetë e ftuar së bashku me këngëtaren Aurela Gaçe.

    Publikimi ka marrë komente të shumta nga ndjekësit, ku nuk kanë munguar as komplimentet për tri artistet. Megjithatë, vëmendje ka tërhequr edhe një koment i një përdoruesi, i cili i është drejtuar Eli Farës me një etiketim personal, duke e quajtur “dashnore të Adi Hilës”.

    Në të njëjtin koment, ndjekësi ka shprehur bindjen se emisioni është realizuar shumë kohë përpara se të shpërthente skandali i publikimit të materialeve intime që përfshinin këngëtaren dhe kompozitorin e njohur.

    Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është reagimi i Eli Farës ndaj këtij komenti. Këngëtarja i është përgjigjur përmes opsionit “reply”, duke vendosur vetëm një emoji me duar të bashkuara në lutje.

    Mbetet e paqartë nëse ky reagim ishte i qëllimshëm apo thjesht një përgjigje pa ndonjë mesazh të veçantë, por ai ka marrë vëmendjen e përdoruesve të tjerë në atë postim.

    Kujtojmë se Eli Fara, sikurse edhe disa personazhe të tjerë të njohur, u përmend në skandalin që shpërtheu muajin e kaluar, pas publikimit dhe shpërndarjes së pretenduar të materialeve intime që dyshohet se e përfshijnë atë dhe kompozitorin Adi Hila.

    Rasti ka nxitur reagime të shumta publike, ndërsa disa prej personazheve të përfshirë kanë ndërmarrë edhe veprime ligjore ndaj kompozitorit. /Telegrafi/

  • Shiroka Pula meets Besiana Kadare, talks about Ismail Kadare’s legacy

    Kosovo President Justina Shiroka Pula has hosted today’s Besiana Kadare meeting, with which she has discussed the literary and cultural heritage of the renowned Albanian writer Ismail Kadare.

    The meeting is held under the opening of the Kosovo and Kadare exhibition at the National Library of Kosovo, Peter Bogdanião, organised on the occasion of the writer’s 90th birthday.

    President Shiroka Pula has praised the importance of the exhibition for preserving the memory of Kadare’s work, recognition of its ties with Kosovo and the impact of its literature on Albanian culture and beyond.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Montenegro’s president sends congratulations to President Shiroka Pula

    In his letter, Milatovovic has conveyed the best wishes to President Shiroka Pula, expressing confidence that good neighbourly relations between Kosovo and Montenegro will continue to deepen.

    He has stressed the importance of continuing co-operation between the two countries in areas of mutual interest.

    Source Layer: RTKLive