Blog

  • Katër ndeshje në Serie A gjatë ditës, të gjitha në ArtMotion

    Katër ndeshje në Serie A gjatë ditës, të gjitha në ArtMotion

    Katër ndeshje në Serie A gjatë ditës, të gjitha në ArtMotion

    Serie A vazhdon sot me katër ndeshje interesante në kuadër të javës së 11-të, ku skuadrat kërkojnë pikë të rëndësishme për objektivat e tyre në kampionat.

    Roma synon të vazhdojë garën në kreun e tabelës, ndërsa Bologna kërkon të afrohet me zonën evropiane.

    Cagliari – Frosinone (15:00)

    Cagliari e pret Frosinonen në një përballje ku vendasit kërkojnë pikë për t’u ngjitur më lart në tabelë. Frosinone po kalon një sezon pozitiv dhe renditet në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Cagliari është i 12-ti me 13 pikë.

    Torino – Lecce (15:00)

    Torino synon t’i rikthehet rezultateve pozitive përballë Lecces, që po kalon një periudhë të vështirë. Vendasit renditen në vendin e dhjetë me 13 pikë, kurse Lecce zë vendin e 14-të me nëntë pikë dhe kërkon të largohet nga pjesa e poshtme e tabelës.

    Parma – Bologna (18.00)

    Derbi rajonal mes Parmës dhe Bolognës pritet të sjellë rivalitet në stadiumin Ennio Tardini. Bologna vjen në këtë takim me 14 pikë në vendin e nëntë dhe synon t’i afrohet zonës evropiane, ndërsa Parma është e 15-ta me tetë pikë dhe kërkon reagim para tifozëve të saj.

    Roma – Sassuolo (20:45)

    Roma kërkon fitoren për të vazhduar presionin ndaj skuadrave të kreut dhe për të ruajtur pozitën në garën për titull. Skuadra kryeqytetase renditet e treta me 24 pikë, ndërsa Sassuolo është në vendin e 17-të me tetë pikë dhe do të kërkojë një rezultat pozitiv në udhëtim.

    Pas 10 xhirove, Lazio kryeson tabelën me 28 pikë, e ndjekur nga Interi me 25 dhe Roma me 24 pikë. /Klankosova.tv

  • Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U-21 për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Spanjës

    Alban Bushi publikon listën e Shqipërisë U-21 për ndeshjet ndaj Luksemburgut dhe Spanjës

    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor ndaj Luksemburgut dhe Spanjës.

    Bushi ka përzgjedhur 23 lojtarë, nëntë prej të cilëve aktivizohen në klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa pjesa tjetër luan në kampionatet jashtë vendit.

    Këto dy takime janë pjesë e përgatitjeve të Shqipërisë U-21 në kuadër të Kampionatit Evropian U-21 EURO 2027.

    Si një nga vendet organizatore, Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e fazës finale të turneut, ndërsa këto miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vijuar punën me grupin dhe për të vlerësuar futbollistët.

    Kuqezinjtë do të përballen fillimisht me Luksemburgun, më 13 nëntor, në orën 19:00, ndërsa më 17 nëntor do të luajnë ndaj Spanjës, po në orën 19:00. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.

    LISTA E FUTBOLLISTËVE TË FTUAR

    Portierë: Simon Simoni, Aron Jukaj, Alain Taho.

    Mbrojtës: Arlind Kurti, Ervin Bashi, Omer Bajraktari, Aurel Marku, Maldin Kacurri, Fabjan Përndreca, Numan Ajetovikj, Zylyf Muça, Gabriel Ramaj.

    Mesfushorë: Etnik Brruti, Ammar Asani, Ergis Arifi, Luan Simnica, Ledjo Tresa, Mattia Huqi, Dario Daka.

    Sulmues: Ermir Rashica, Kevin Dodaj, Erald Maksuti, Rrok Toma.

    /Telegrafi/

  • 22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, e kishte të fshehur në hapësirën e airbag-ut në veturë

    22-vjeçari shqiptar kapet me kokainë në Itali, e kishte të fshehur në hapësirën e airbag-ut në veturë

    Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi Policia e Shtetit ka zbuluar 5.860 gramë kokainë të fshehur në një ndarje të posaçme në veturën me të cilën po udhëtonte në autostradën A4.

    Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, zbulimi është bërë pranë komunës së Sonës, gjatë një kontrolli të kryer nga zyrtarët e Nënseksionit të Policisë së Autostradave Verona Sud, shkruan Telegrafi.

    I riu, i cili banon në rajonin e Toskanës dhe posedon leje të vlefshme qëndrimi, po udhëtonte i vetëm në drejtim të Milanos kur u ndalua nga patrulla policore për një kontroll rutinë.

    Gjatë kontrollit, nervozizmi i tij dhe përgjigjet e paqarta lidhur me origjinën dhe destinacionin e udhëtimit bënë që zyrtarët të kryenin verifikime të mëtejshme.

    Kokaina ishte fshehur në hapësirën e airbag-ut të pasagjerit

    Gjatë kontrollit të automjetit, përvoja e zyrtarëve policorë ndihmoi në zbulimin e një ndarjeje të fshehur në hapësirën e dedikuar për airbag-un e pasagjerit.

    Aty u gjetën pesë pako të mbështjella me shirit ngjitës. Secila prej tyre ishte e shënuar me logon e një prodhuesi të njohur të veturave, ndërsa pesha e përgjithshme bruto e substancës ishte 5.860 gramë.

    Analizat e kryera më pas nga Policia Shkencore e Shtabit të Policisë së Veronës konfirmuan se substanca e gjetur ishte kokainë.

    I riu dërgohet në burgun e Montorios

    Droga është sekuestruar, ndërsa 22-vjeçari është arrestuar nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen.

    Pas arrestimit, ai është dërguar në burgun e Montorios, në dispozicion të autoritetit gjyqësor. Ky i fundit, pasi e vlerësoi arrestimin, urdhëroi masën e paraburgimit.

    Në njoftimin e Policisë së Shtetit theksohet se, në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë, përgjegjësia penale e personit të arrestuar mund të konsiderohet e vërtetuar vetëm pas një vendimi penal të formës së prerë./Telegrafi/

  • Trump: We’ve had attacks on the laughing island of Iran.

    US President Donald Trump has confirmed that US forces have carried out military attacks on the Iranian island of Smile, claiming Washington has made a lot of progress in talks with Iran.

    Trump said Friday that US forces had carried out what he described as minor attacks on Iranian air defence systems.

    We conduct minor attacks, Trump declared in front of reporters in West Palm Beach, Florida. They built some anti-aircraft equipment and we destroyed them in about 15 minutes, maybe 5. )

    The US president’s statement came shortly after reports of Iranian state media, which reported two missile strikes in the island’s smiling Suza area, located on the Strait of Hormuz ʹ a key route to oil transport.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

    Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

    Trump: Kemi kryer sulme në ishullin Qeshm të Iranit

    Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se forcat e SHBA-së kanë kryer sulme ushtarake në ishullin iranian Qeshm, duke pretenduari se Uashingtoni ka bërë “shumë përparim” në bisedimet me Iranin.

    Trump tha të premten se forcat amerikane kishin kryer atë që ai e përshkroi si sulme të vogla kundër sistemeve iranianë të mbrojtjes ajrore.

    “Ne kryejmë sulme të vogla,” deklaroi Trump para gazetarëve në West Palm Beach, Florida. “Ata ndërtuan pak pajisje anti-ajrore dhe ne i shkatërruam ato për rreth 15 minuta, ndoshta 5.”

    Deklarata e presidentit amerikan erdhi pak pas raportimeve të mediave shtetërore iraniane, të cilat njoftuan për dy goditje me raketa në zonën Suza të ishullit Qeshm, të ndodhur në Ngushticën e Hormuzit – një rrugë kyçe për transportin e naftës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Protests continue in Tirana, students, opposition in the square for Rama’s resignation

    Students are again in protest today, at 2: 00 a.m., in front of the Ministry of Education in Tirana.

    After more than 150 days of protest and resistance, the student movement has decided to intensify its action, moving to a new organisation strategy with two national protests a week.

    According to the announcement published by organisers, the protests will take place every Wednesday and Saturday at the same hour, 2:00.

    This decision aims to keep student mobilization alive and increase pressure on the government to meet their demands. At the heart of the student’s stance, there is the demand for Prime Minister Edi Rama’s resignation.

    In support of the student protest, the prime minister is expected to hold her rally, as well as the opposition, turning today into another moment of political confrontation and protest against the government. / A2 CNN

    Source Layer: Dukeagini

  • Vazhdon protesta në Tiranë, studentët dhe opozita në shesh për dorëheqjen e Ramës

    Vazhdon protesta në Tiranë, studentët dhe opozita në shesh për dorëheqjen e Ramës

    Studentët janë sërish sot në protestë, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

    Pas më shumë se 150 ditësh protestë dhe rezistencë, lëvizja studentore ka vendosur të intensifikojë aksionin e saj, duke kaluar në një strategji të re organizimi me dy protesta kombëtare në javë.

    Sipas njoftimit të publikuar nga organizatorët, protestat do të zhvillohen çdo të mërkurë dhe të shtunë, në të njëjtën orë, 14:00.

    Ky vendim synon të mbajë gjallë mobilizimin studentor dhe të rrisë presionin ndaj qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre. Në qendër të qëndrimit të studentëve vijon të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Në mbështetje të protestës studentore, para Kryeministrisë pritet të zhvillojë tubimin e saj edhe opozita, duke e kthyer ditën e sotme në një tjetër moment përballjeje politike dhe proteste kundër qeverisë./A2CNN

    Burimi: Dukagjini

  • The difficulty of driving at night and changing distance? Gin Bay warns of Queratokonius

    The difficulty of driving at night and changing distance? Gin Bay warns of Queratokonius

    The difficulties of watching at night, obstacles from car lights, and frequent changes in distance may be warning signs of an eye – health problem.

    Offtalmologist Rrona Gjinni-Bytyqi, invited to the podcastin Health in the first place, supported by Eye Laseric Center i n United Hospital has explained that these symptoms can also be associated with the queratokonus, a disease that affects the horn of the eye.

    During the interview, Djindy-Bytyqi has shown that some patients begin to notice changes in vision just as they drive at night, when traffic lights and street lighting become more disturbing than usual.

    According to her, these changes may arise gradually, even among those who have not had such difficulties before.

    Patients may in some cases complain only of night vision barriers from light, the ophthalmologist explained.

    She has set the example of a patient who has previously driven smoothly at night but who has begun to experience difficulties within months.

    Until two or three months ago, I could barely drive at night. I recently started having difficulty driving at night, a typical patient complaint has been quoted by Djind-Bythi.

    In addition to the difficulty of driving at night, ophthalmologist also mentioned frequent changes in dioptary as a reason to request more detailed examinations.

    She has explained that a patient who has wore glasses for years may notice that dioptery is changing them more than usual, especially during adolescence.

    In such cases, she feels that it is important to appreciate whether any other eye problem is behind these changes.

    Then we must prove there is something else that is causing the patient this major change of dioptary, she stressed.

    Genie-Bytyqi has mentioned yet another symptom that can be shown in patients with Queatokonus: viewing objects as distorted or lights as extended.

    Today I see objects as distorted, or I see the lights as extended. I haven’t had this problem before, she illustrated complaints that patients might present.

    For more look at the complete podcaster.


    YouTube www.youtube.com

  • Vështirësi gjatë vozitjes natën dhe ndryshime të dioptrisë? Rrona Gjini paralajmëron për keratokonusin

    Vështirësi gjatë vozitjes natën dhe ndryshime të dioptrisë? Rrona Gjini paralajmëron për keratokonusin

    Vështirësitë në shikim gjatë vozitjes natën, pengesat nga dritat e automjeteve dhe ndryshimet e shpeshta të dioptrisë mund të jenë shenja paralajmëruese të një problemi me shëndetin e syve.

    Oftalmologia Rrona Gjini-Bytyqi, e ftuar në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga Qendra Laserike e Syrit dhe United Hospital ka shpjeguar se këto simptoma mund të lidhen edhe me keratokonusin, një sëmundje që prek kornenë e syrit.

    Gjatë intervistës, Gjini-Bytyqi ka treguar se disa pacientë fillojnë të vërejnë ndryshime në shikim pikërisht gjatë vozitjes natën, kur dritat e automjeteve dhe ndriçimi i rrugëve bëhen më shqetësues se zakonisht.

    Sipas saj, këto ndryshime mund të shfaqen gradualisht, edhe te personat që më parë nuk kanë pasur vështirësi të tilla.

    “Pacientët në disa raste mund të ankohen vetëm për pengesa në shikim natën nga dritat”, ka shpjeguar oftalmologia.

    Ajo ka sjellë shembullin e një pacienti që më parë ka vozitur pa probleme gjatë natës, por që brenda disa muajve ka filluar të përjetojë vështirësi.

    “Deri para dy-tre muajve kam mundur shumë mirë të vozis natën. Kohëve të fundit kam filluar të kem vështirësi gjatë vozitjes natën”, ka cituar Gjini-Bytyqi një ankesë tipike të pacientëve.

    Përveç vështirësive gjatë vozitjes natën, oftalmologia ka përmendur edhe ndryshimet e shpeshta të dioptrisë si një arsye për të kërkuar ekzaminime më të hollësishme.

    Ajo ka shpjeguar se një pacient që ka mbajtur syze për vite me radhë mund të vërejë se dioptria po i ndryshon më shumë se zakonisht, veçanërisht gjatë adoleshencës.

    Në raste të tilla, sipas saj, është e rëndësishme të vlerësohet nëse pas këtyre ndryshimeve qëndron ndonjë problem tjetër i syrit.

    “Atëherë duhet të vërtetojmë mos ka diçka tjetër që është duke ia shkaktuar pacientit këtë ndryshim të madh të dioptrisë”, ka theksuar ajo.

    Gjini-Bytyqi ka përmendur edhe një simptomë tjetër që mund të shfaqet te pacientët me keratokonus: shikimin e objekteve si të shtrembëruara ose të dritave si të zgjatura.

    “Sot po i shoh si të shtrembëruara objektet, ose po i shoh dritat si të zgjatura. Këtë problem nuk e kam pasur më herët”, ka ilustruar ajo ankesat që mund të paraqesin pacientët.

    Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:


    – YouTube www.youtube.com

  • Dimitrievski: Nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në shqip, ZNAM do të largohet nga qeveria

    Dimitrievski: Nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në shqip, ZNAM do të largohet nga qeveria

    Kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, tha se Lëvizja ZNAM nuk do të pranojë që provimi i jurisprudencës të mbahet në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

    “Nëse Qeveria merr një vendim ndryshe, partia është e gatshme të largohet nga koalicioni qeveritar”, deklaroi ai.

    Dimitrievski tha se qëndrimet e ZNAM-it për këtë çështje janë të njohura për kryeministrin Hristijan Mickoski, por shtoi se partia është e gatshme të zhvillojë bisedime brenda koalicionit qeveritar.

    “Në takimin e ardhshëm me kryeministrin do të kërkoj një takim të liderëve, sepse ne asnjëherë nuk kemi diskutuar hapur për këtë çështje me partnerët tanë në Qeveri, në mënyrë që të përcaktojmë të gjitha vijat e kuqe dhe çfarë do të nënkuptojë kjo në të ardhmen për shtetin dhe për të gjithë sistemin tonë të drejtësisë”, tha kryetari i Lëvizjes ZNAM.

    Sipas tij, çështja e provimit të jurisprudencës nuk është e izoluar, por prek edhe aspekte më të gjera të funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe të rregullimit shtetëror. Ai pretendon se pas kërkesave për zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në këtë fushë qëndrojnë qëllime më të gjera politike. Në këtë kontekst, ai vlerësoi se në vend ekzistojnë forca që dëshirojnë që një ditë shteti të shndërrohet në konfederatë.

    “Maqedonia është republikë, por për fat të keq në vend ekzistojnë forca që një ditë dëshirojnë ta shohin atë si konfederatë. Vazhdimisht shfaqen individë të caktuar që bëjnë thirrje për më shumë të drejta dhe bashkimin e komuniteteve lokale, por mbi baza etnike e jo territoriale. Për më tepër, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë, doli njëri nga ish-liderët e partive shqiptare dhe tha: ‘Është koha ta shpallim Iliridën’. Maqedonia nuk mund të jetë thjesht një formë e shtetit – republikë – nëse avancimin e të drejtave të caktuara të komuniteteve të tjera etnike, të cilat e shfrytëzojnë këtë të drejtë, e konsiderojnë si të drejtë kushtetuese që duhet ta komplikojë më tej shtetin. Kjo e thjeshton çështjen vetëm për një grup të vogël qytetarësh që janë pjesë përbërëse e shtetit, por njëkohësisht e ndërlikon edhe më shumë të gjithë procesin për të gjithë të tjerët”, tha Dimitrievski.

    Kërkesat që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe, të cilat sipas Dimitrievskit “po imponohen në mënyrë shumë naive në opinionin publik”, janë në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias të vitit 2019 për përdorimin e një gjuhe tjetër përveç maqedonishtes në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, pasojat do të jenë të mëdha në vetë funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend.

    Edhe pse deklaroi se nuk është kundër përdorimit të gjuhëve të komuniteteve etnike joshumicë, duke përmendur Kumanovën si shembull të zbatimit të shumëgjuhësisë në punën e Këshillit të Komunës, Dimitrievski shtoi se as ai dhe as partia që drejton nuk do të lejojnë “komplikimin e mëtejshëm të shtetit”.