Blog

  • 12-year-old attacked by dogs in Podujevo, a woman allegedly attacked the police

    According to the Police report, during the handling of the case, police officials have gone to a house where dogs were suspected of staying, but there they have encountered resistance from two suspected women.

    One of them allegedly attacked the police officer. During the interview, suspects have denied that dogs are owned by them, claiming it’s about stray dogs.

    In consultation with the prosecutor, the case has been initiated for obstructing the official person and causing general danger, while both have been released.

    Source Layer: RTKLive

  • 12-vjeçari sulmohet nga qentë në Podujevë, një grua dyshohet se sulmoi policen

    12-vjeçari sulmohet nga qentë në Podujevë, një grua dyshohet se sulmoi policen

    Sipas raportit të Policisë, gjatë trajtimit të rastit, zyrtarët policorë kanë shkuar në një shtëpi ku dyshohej se qëndronin qentë, por aty kanë hasur në rezistencë nga dy gra të dyshuara.

    Njëra prej tyre dyshohet se ka sulmuar zyrtaren policore. Gjatë intervistimit, të dyshuarat kanë mohuar se qentë janë në pronësi të tyre, duke deklaruar se bëhet fjalë për qen endacakë.

    Në konsultim me prokurorin, ndaj tyre është iniciuar rast për pengim të personit zyrtar dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, ndërsa të dyja janë liruar.

    Burimi: RTKLive

  • Kurtishi: Mbi 85 për qind e barnave esenciale në Onkologji janë në dispozicion, mungesat ishin të përkohshme

    Kurtishi: Mbi 85 për qind e barnave esenciale në Onkologji janë në dispozicion, mungesat ishin të përkohshme

    Mbi 85 deri në 90 për qind e barnave nga lista esenciale janë në dispozicion në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa mungesat e disa medikamenteve gjatë këtij viti kanë qenë të përkohshme dhe të menaxhueshme, ka deklaruar drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi.

    Në një intervistë për Ekonomia Online, Kurtishi ka thënë se në periudha të caktuara ka pasur mungesa të disa barnave, kryesisht të atyre që janë futur për herë të parë në listën esenciale dhe për të cilat kërkesa ka qenë më e madhe sesa planifikimet fillestare.

    Ai ka bërë të ditur se në raste të caktuara pacientët kanë pasur vonesa në marrjen e terapisë prej shtatë deri në nëntë javësh, ndërsa furnizimi me disa medikamente është vonuar edhe për dy deri në tri javë ose një muaj.

    “Kur sot flasim, ne kemi shumicën e barnave do të thotë në klinikë, mos të themi më shumë se 85-90% të asaj që është pjesë e listës esenciale, prejashtim te barnave që nuk kanë pasur autorizim marketing, dhe është e vërtetë do të në periudha të caktuara me këtë këtë vit, pra kemi pasur mungesa të parakohshme të disa medikamenteve, po ne vazhdimisht i kemi përcjellë shumë afër pacientët dhe e kemi vlerësuar situatën korrekte të pacientit dhe mbas asaj edhe e kemi rekomanduar dhe udhëzuar trajtimin e mëtejmë. Dhe në rastet kur është ka qenë e nevojshme që kjo ndërprerje pastaj të kompensohet ose të merret nga vetë pacienti të sigurojë barnë, ne i kemi udhëzuar, po ka pasur raste edhe kur ka pasur mundësi që ata të kenë do të thotë shtyrje të terapisë për një periudhë të caktuar kohore, por gjithmonë duke qenë në kontakt të ngushtë, duke i përcjellë pacientit dhe duke dhënë rekomandimet e duura sipas gjendjes aktuale të pacientit në mënyrë që situata dhe trajtimi të jetë i sëmundjes korrekte dhe sipas protokolleve dhe udhëzimeve çfarë e duhet të jenë”, tha ai.

    Kurtishi ka shpjeguar se mungesat janë paraqitur kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës për disa barna të reja, ndërsa ka thënë se klinika ka përshtatur trajtimin e pacientëve sipas gjendjes së tyre dhe protokolleve mjekësore.

    “Mungesat herë pas here janë bërë me disa barna të cilat ne i kemi futur për herë të parë në listë esenciale dhe barna të cilat do të kanë pasur një frekuencë ose një prevalencë ndoshta më të madhe dhe kërkesë më të madhe për këto barna, meqë se janë futur për herë të parë dhe ne sadoqë kemi bërë ato planifikimet dhe rekomandimet e listës esenciale të barnave, me qëllim që të gjithë pacientët që kanë nevojë të marrin terapi, ne pastaj kemi rritur numrin e pacientëve dhe të gjithë ata pacientë që kanë pasur nevojë për këto barna i kanë marrë për dhjetë muaj, jo për dymbëdhjetë, por për dhjetë muaj, shumica nga ata, varësisht periudhës kur janë futur ata në trajtim, dhe do të një periudhë prej shtatë-tetë javë, nëntë javë, por ka pasur një vonësë, por gjithmonë duke pasur parasysh do të thotë si ilaç i cili merret, ka dhe kohën e gjysmëeliminimit, ka dhe dozimin se çfarë është në raste të caktuara, mund të zvogëlojmë dozën me qëllim të menaxhimit të sëmundjes dhe pastaj prapë ta normalizojmë, kemi me bërë menaxhim sipas situatës”, theksoi Kurtishi.

    Ai ka shtuar se vonesa në furnizim ka pasur edhe nga operatorët ekonomikë që sjellin barnat në klinikë, por ka vlerësuar se situata e përgjithshme është e menaxhueshme.

    “Dhe ajo që mund të themi do të thotë ka pasur raste edhe kur furnizimi me këto barna është vonuar ndoshta për një periudhë dy-tre javë ose një muaj dhe nga vetë operatorët të cilët e kanë sjellë me një vonësi barin në klinikë. Por marrë përgjithësisht situata është normale, situata është e menaxhueshme dhe pacientët marrin, me mijëra pacientë trajtohen në klinikën e onkologjisë gjatë një jave, me kapacitet të plotë dhe më shumë ndoshta se 1200 pacientë ndoshta ndonjë javë marrin trajtim onkologjik, vetëm në shërbimin e radioterapisë dhe më shumë se 130 deri 150 pacientë në ditë marrin shërbimet radioterapeutike që janë shumë të sofistikuara, të veçanta, dhe shërbime të braiterapisë, më shumë se 15 pacientë në javë, që është një, të themi një gjë shumë pozitive dhe një trajtim mjaft modern i sëmundjeve malinje të organeve gjenitale, po në një kohë, do të thotë për hir të korrektsisë, ne i marrim edhe me rastet paliative”, tha ai.

    Sa i përket numrit të rasteve të reja me kancer, drejtori i Onkologjisë ka thënë se deri në tetor të vitit 2026 klinika ka regjistruar rreth 1 mijë e 700 raste, shifër e përafërt me dy vitet paraprake.

    Sipas tij, të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për vitin 2025 tregojnë mbi 3 mijë e 600 raste, ndërsa ai ka sqaruar se bëhet fjalë për të dhënat e Kancer Regjistrit Nacional, të cilat dallojnë nga ato të regjistrit klinik të Onkologjisë.

    “Vitin 2026, pra deri në tetor të këtij viti, ne kemi regjistruar në Kancer Regjistrin Klinik një numër të njëjtë të rasteve të reja në krahasim me vitin 2025 dhe 2024, dhe është një trend stabil, që e mendojmë që deri në fund të vitit do të kemi përafërsisht numër të njëjtë, dhe kjo është gjë shumë pozitive, pasi që kemi një kontroll të sëmundjeve malinje. Por të dhënat e klinikës së onkologjisë, normalisht, janë ato të cilat ne i raportojmë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, të cilët janë zyrtare, dhe të cilat janë të nxjerra prej Kancer Regjistrit Nacional, edhe aty kemi të dhëna, shifra të cilat janë prezantuar, do të thotë, javëve të kaluara, që vitin 2025, ne ose Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar më shumë se 3600 raste, kurse ne në Kancer Regjistrin Klinik, deri në këto momente kur flasim, kemi regjistruar rreth 1700 raste, që është përafërsisht e njëjtë me vitin 2025, dhe është incidenca më e ulët në rajon, në krahasim, nëse marrim për bazë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut ose Malin e Zi, pra kemi shumë më pak sa ato vende”, potencoi ai.

    Megjithatë, Kurtishi ka shprehur shqetësim për paraqitjen e rasteve të reja me kancer edhe te grup moshat më të reja, përfshirë personat e moshës 30 deri në 50 vjeç. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të mos neglizhojnë shqetësimet shëndetësore dhe t’i kryejnë kontrollet sipas rekomandimeve të mjekëve.

    “Por ajo që neve na brengos një farë forme është ai grupacioni i veçantë i pacientëve të moshës ndërmjet 50 vjet ose një trageti i ri ndërmjet moshës 30-40, 40-50, kur ka tendencë që të regjistrojmë ose të lajmërojmë raste të reja me kancer në këto mosha, dhe kjo tregon për një sjellje tjetër të tumoreve, një gjenezë, një biologji tjetër, e cila është diçka e re jo në Kosovë, po në vende të rajonit dhe në Evropë, botë, dhe kjo duhet të ketë kujdes më shumë, të kemi më shumë kujdes, më shumë vëmendje, të kemi edukatë më të mirë dhe të mos neglizhojmë do të thotë rastet kur lajmërohen ndryshimet, ose kur kemi shqetësime të cilat nuk na lënë rehat dhe ne nuk mos të lajmërohemi te mjeku, po të vazhdojmë dhe të bëjmë kontrollet e duura, e ajo më e rëndësishmja pra është të bëjmë ekzaminimet sipas rekomandimeve të mjekëve në mosha të caktuara, dhe kjo do të bëjë pastaj edhe zbulimin e sëmundjeve më herët, kur nuk ka shenja dhe simptome sëmundja dhe kur është trajtimi, nëse eventualisht diagnostikohet, është më i lehtë”, tha ai.

    Duke folur për llojet më të shpeshta të sëmundjeve malinje, ai ka thënë se te gratë dominon kanceri i gjirit, ndërsa te burrat kanceri i mushkërive. Pas tyre renditen kanceret e zorrës së trashë dhe tumoret e organeve gjenitale, veçanërisht te gratë.

    “Dominon në Kosovë si në vende të tjera, kanceri i gjirit te femrat, por edhe si grupacion i veçantë në grupin e gjithë tumoreve. Pastaj te meshkujt, rendi i parë është kanceri i mushkërive, edhe pas këtyre dy llojeve të tumoreve, tumore shumë të shpeshta do të thotë janë kanceret e zorrës së trashë, pra rektumit dhe kolorektal, kolonit, pastaj si një në përqindje të konsiderueshme vijnë edhe tumoret e organeve gjenitale, sidomos te femrat, kanceri i qafës së mitrës, mitrës, vezoreve”, tha ai.

    Ai ka përmendur edhe disa lloje të tjera të tumoreve që, sipas të dhënave të klinikës, kanë shënuar tendencë rritjeje.

    “Edhe këtu do të thotë do të kemi një grupacion të veçantë të tumoreve, të cilët kohëve të fundit kanë tendencë në rritje, si janë tumoret e pankreasit, lukthit, pastaj tumoret te djemtë e rinj, tumoret e testiseve, apo tumoret e trurit, kokëqafës, dhe në këtë mënyrë në përgjithësi, pra kemi një shpërndarje të tillë të sëmundjeve malinje në bazë të Kancer Regjistrit të Klinikës së Onkologjisë, edhe kjo mbetet të jetë e njëjtë, pra një trend stabil dhe e njëjtë në përqindje me vitet paraprake, që neve tash na vënë në një situatë kur ne mund të kemi pra një informatë dhe një hartëzim më të mirë të këtyre sëmundjeve, si dhe përqindje të këtyre sëmundjeve në lokacione të ndryshme të Republikës”, potencoi ai./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Sekuestrohen 77 kilogramë kanabis në Shkodër, Policia e Shtetit publikon pamjet nga aksioni

    Sekuestrohen 77 kilogramë kanabis në Shkodër, Policia e Shtetit publikon pamjet nga aksioni

    Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga operacioni “Polinomi 2”, i zhvilluar në Shkodër, ku janë sekuestruar rreth 77 kilogramë kanabis, armë zjarri dhe municion, ndërsa dy persona janë arrestuar dhe një 24-vjeçar është shpallur në kërkim.

    Operacioni është finalizuar pas katër muajsh hetime me metoda proaktive nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë.

    Në pranga kanë rënë dy vëllezër, një 49-vjeçar nga fshati Abat dhe një 57-vjeçar nga fshati Grudë e Re. Ndërkaq, në kërkim është shpallur djali i 57-vjeçarit, 24 vjeç.

    Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

    Ndërsa në banesën e 57-vjeçarit janë sekuestruar rreth 66.8 kilogramë kanabis, një pistoletë me krehër dhe fishekë, një pushkë pneumatike, municion për armë zjarri dhe armë gjahu, si dhe aksesorë armësh.

    Policia ka sekuestruar gjithashtu një shkop metalik, dy radio marrëse-dhënëse, një peshore elektronike, dy kamera dhe një monokular.

    Sipas Policisë së Shtetit, operacioni “Polinomi 2” është vazhdim i operacionit “Polinomi”, ndërsa vijon puna për kapjen e 24-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të veprimtarive të dyshuara kriminale. /Telegrafi/

  • Njihuni me Cedric, macen që ha pothuajse gjithçka

    Njihuni me Cedric, macen që ha pothuajse gjithçka

    Cedric është një mace që duket se nuk ka aspak teka kur bëhet fjalë për ushqimin.

    Ndryshe nga shumë mace që njihen për përzgjedhjen e kujdesshme të ushqimit, Cedric duket se nuk refuzon pothuajse asgjë që i ofrohet.

    Me oreksin e tij të pazakontë, ai ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale, duke dëshmuar se të qenit nazeli me ushqimin nuk është aspak në natyrën e tij. /Telegrafi/

  • 10 cases of domestic violence within 24 hours

    10 cases of domestic violence are recorded in the latest 24-hour Kosovo Police report.

    The cases include psychic and physical violence, beatings on family members, and damage to property. Police have arrested and detained several people from various municipalities in the country.

    Family violence police report:

    DHU WRITER IN FAMILY

    oh Fushe Kosova 06.11.2026 05:00. It has been reported that the parent-in-chief of Kosovo’s male suspect, who has psychic problems, has ruined family members. At the prosecutor’s decision, the suspect is sent to the holding.

    – Pristina 06.11.2026 – 12:55. The Kosovo male suspect has reportedly been exercising psychic violence against the Kosovo female victim. The victim and suspect had been living together before and have two children in common. The suspect has been arrested and after interviewing with the prosecutor’s decision has been sent to the detention.

    No. The Kosovo male suspect has been arrested because after a disagreement he had exercised psychic violence against his wife. At the prosecutor’s decision, the suspect after the initialisation of the case has been sent to maintenance.

    KANOSIA

    NN. It has been reported that the Kosovo female complainer, after a disagreement, has been filed and offended over the phone by her Bosnian Kosovo male husband. The suspect has been arrested, and with the prosecutor’s decision following the initialisation of the case has been sent to the maintenance.

    Pristina 06.11.2026 é 22:30. The Kosovo male suspect has been arrested because he had owned his sister and father. Suspect after interview with the prosecutor’s decision has been sent to the detention.

    DHU WRITER IN FAMILY & TRUPOR ENJOY & APO MINATION OF APURCE

    Kacanic 06.11.2026 . 22:15. The Kosovo male suspect has reportedly caused domestic violence. The same has been arrested, and after interviewing with the prosecutor’s decision it has been sent to the detention for 24 hours.

    EARLY HIGHTTRUPOR & FAMILY CHOOD

    Payback 06.11,2026 A Kosovo male and three women have been arrested because after a dispute they have clashed among themselves. As a result of injuries suffered by one of the suspects involved has accepted medical treatment. At the prosecutor’s decision the male suspect has been sent to the detention, while suspects have been released in regular procedure.

    DHU WRITER IN FAMILY

    Payback 06.11,2026 Police have reported that the Kosovo male suspect has been exercising psychic violence against family members, as well as damaging some household furniture. The suspect has been arrested, and with the prosecutor’s decision he has been sent to the detention.

    DHU WRITER IN FAMILY

    Rahovec 06.11.2026 4 o’clock. The Kosovo male suspect has been arrested, since the same man physically assaulted and had his parents victimed Kosovo male. At the prosecutor’s decision, the suspect has been taken to custody.

    DHU WRITER IN FAMILY

    He’s out in05.11.2026 21:40. In the case, on 06.11.26, the Kosovo male suspect has been arrested, and the same with the prosecutor’s decision is submitted to restraint.

    Source Layer: Insander

  • 10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    10 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

    10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Rastet përfshijnë dhunë psikike dhe fizike, kanosje ndaj familjarëve, si dhe dëmtim të pronës. Policia ka arrestuar e ndaluar disa persona nga komuna të ndryshme të vendit.

    Raporti i policisë për dhunë në familje:

    DHUNË NË FAMILJE

    ·         Fushë Kosovë  06.11.2026 – 05:00. Është raportuar se prindi- i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka probleme psikike, ka kanosur familjarët. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    ·         Prishtinë 06.11.2026 – 12:55. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima dhe i dyshuari kishin bashkëjetuar më parë dhe kanë dy fëmijë të përbashkët. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    ·         Gllogoc  06.11.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

    KANOSJE

    ·         Fushë Kosovë 06.11.2026 – NN. Është raportuar se ankuesja femër kosovare, se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe ofenduar përmes telefonit nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

    ·         Prishtinë  06.11.2026 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte kanosur motrën dhe babanë e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE & LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ASGJËSIM APO DËMTIM I PASURISË

    Kaçanik 06.11.2026 – 22:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë në familje. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

    LËNDIM I LEHTË TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE

    Pejë  06.11.2026 – 17:30. Një mashkull dhe tri femra kosovarë, janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Si pasojë e lëndimeve të pësuara njëra nga të dyshuarat e përfshira ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.

    DHUNË NË FAMILJE

    Pejë  06.11.2026 – 13:28. Policia është njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes si dhe ka dëmtuar disa orendi shtëpiake. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Rahovec  06.11.2026 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Vushtrri  05.11.2026 – 21:40. Lidhur me rastin, më 06.11.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    Burimi: Insajderi

  • Nothing përgatit një pajisje misterioze me inteligjencë artificiale

    Nothing përgatit një pajisje misterioze me inteligjencë artificiale

    Kompania Nothing po përgatit një pajisje të re të bazuar në inteligjencën artificiale (AI), e cila pritet të prezantohet në muajin dhjetor, por detajet rreth saj mbeten ende mister.

    Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Carl Pei, ka njoftuar se bëhet fjalë për produktin e parë të Nothing të krijuar posaçërisht rreth inteligjencës artificiale.

    Në një postim në platformën X, Pei ka zbuluar se pajisja do të jetë një mjet për produktivitet, por nuk do të ketë ekran dhe as nuk do të jetë një aplikacion i zakonshëm.

    Ai ka thënë se produkti do të ruajë identitetin karakteristik të Nothing, duke pasur një qasje të veçantë në dizajn dhe funksionalitet.

    Pei prej kohësh ka lënë të kuptohet se kompania po punon në një pajisje të re të orientuar drejt AI-së. Nothing ka konfirmuar gjithashtu planet për zhvillimin e syzeve inteligjente dhe kufjeve me inteligjencë artificiale të integruar.

    Megjithatë, drejtori i kompanisë ka lënë të kuptohet se pajisja e re nuk do të jetë domosdoshmërisht një pajisje që mbahet në trup, siç janë syzet apo pajisjet e tjera të këtij lloji.

    Sipas tij, industria teknologjike po kërkon një produkt që do të shënonte një moment të ngjashëm me prezantimin e iPhone-it, por ai beson se e ardhmja e pajisjeve me AI mund të marrë një drejtim tjetër.

    Nothing ende nuk ka bërë të ditur datën e saktë të prezantimit. /Telegrafi/

  • Rusia sulmon Kievin tri ditë para negociatave të paqes

    Rusia sulmon Kievin tri ditë para negociatave të paqes

    Rusia ka kryer një sulm me raketa ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, në orët e para të së shtunës, duke dëmtuar disa ndërtesa banimi dhe një kopsht fëmijësh. Si pasojë e sulmit, dy persona kanë mbetur të plagosur.

    Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, njoftoi se shpërthime janë dëgjuar në periferi të qytetit, ndërsa forcat ruse kanë përdorur raketa balistike.

    Sipas autoriteteve lokale, mbetjet e raketave kanë goditur një ndërtesë banimi pesëkatëshe në pjesën perëndimore të kryeqytetit. Dëme janë shkaktuar edhe në fasadën e një ndërtese tjetër, si dhe në një objekt ku funksionon një kopsht fëmijësh.

    Administrata Ushtarake e Kievit konfirmoi se dy persona janë plagosur nga sulmi, ndërsa banorëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në strehimore për shkak të rrezikut nga goditjet e tjera.

    Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte paralajmëruar se Rusia po përgatit sulme të reja ndaj infrastrukturës energjetike, urave dhe objekteve të tjera strategjike.

    Sulmi vjen në prag të negociatave të planifikuara në Abu Dhabi, ku përfaqësues të Ukrainës dhe Rusisë pritet të zhvillojnë bisedime nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës që po vazhdon prej më shumë se katër vjetësh. /Telegrafi/

  • Një 12 vjeçar u sulmua nga qentë, Policia has në rezistencë nga dy gra në Podujevë që dyshohet se i mbanin

    Një 12 vjeçar u sulmua nga qentë, Policia has në rezistencë nga dy gra në Podujevë që dyshohet se i mbanin

    Një 12 vjeçar është sulmuar të premten nga disa qen në Podujevë.

    Rasti ka ndodhur të premten në ora 16:20, ndërsa sipas raportit policor gjatë trajtimit të rastit njësia policore ka shkuar te shtëpia ku dyshohet se ishin qentë, por kanë hasur në hasur në rezistencë nga dy të dyshuara kosovare, ku njëra prej tyre thuhet se ka sulmuar zyrtaren policore.

    Dy të dyshuarat gjatë intervistimit kanë mohuar pronësinë ndaj qenve, duke deklaruar se janë endacaë.

    Raporti i plotë policor:

    Pengim i personit zyrtar & shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

    Podujevë 06.11.2026 – 16:20. Është raportuar se një fëmijë 12 vjeçar, është sulmuar nga disa qenë dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Gjatë trajtimit të rastit njësia policore ka shkuar te shtëpia ku dyshohet se ishin qentë.

    Aty zyrtarët policorë kanë hasur në rezistencë nga dy të dyshuara femra kosovare ku njëra prej tyre e ka sulmuar zyrtaren policore.

    Të dyshuarat gjatë intervistimit kanë mohuar pronësinë ndaj qenve duke deklaruar se janë qenë endacak. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe të dyshuarat janë liruar. /Telegrafi/