Iliriana Gjoni, analiste hulumtuese në Carnegie Europe, me prejardhje nga Ulqini, ka marrë pjesë në një diskutim në Bruksel me drejtorin e përgjithshëm për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore në Komisionin Evropian, Gert-Jan Koopman, dhe studiuesin Stefan Lehne, ku në fokus ishte politika e brendshme e Bashkimit Evropian për procesin e zgjerimit.
Diskutimi u organizua nga Carnegie Europe më 5 nëntor 2026, ndërsa u moderua nga drejtoresha e këtij institucioni, Rosa Balfour, shkruan Telegrafi.
Gjoni ka bërë të ditur përmes një postimi se diskutimi u mbështet në artikullin e saj të fundit për Carnegie Europe, të titulluar “Member States Must Make Enlargement Their Own” (Shtetet anëtare duhet ta bëjnë procesin e zgjerimit pjesë të agjendës së tyre), të publikuar më 3 nëntor.
Gjatë diskutimit, ajo paraqiti tri çështje kryesore që, sipas saj, duhet të merren parasysh në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Pika e parë lidhet me demokratizimin e procesit të zgjerimit, e jo vetëm me përshpejtimin e tij. Gjoni vlerësoi se mobilizimi demokratik që po zhvillohet në Serbi dhe Shqipëri duhet të shihet si mundësi për forcimin e reformave, e jo si pengesë për proceset e anëtarësimit të udhëhequra nga qeveritë.
Ajo theksoi se mbështetja e qytetarëve dhe njohja e arritjeve institucionale mund të ecin paralelisht.
Si çështje të dytë, Gjoni propozoi që Mali i Zi të shërbejë si model për përgatitjen demokratike në prag të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sipas saj, përparimi institucional duhet të shoqërohet me pjesëmarrje më të madhe qytetare, kohezion shoqëror dhe qëndrueshmëri demokratike.
Ndërkaq, pika e tretë kishte të bënte me përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në formësimin e procesit të zgjerimit.
Ajo propozoi krijimin e asambleve të përbashkëta qytetare, zgjerimin e diskutimeve përtej qarqeve politike dhe institucionale, në nivel rajonal e komunal, si dhe shtimin e shkëmbimeve të drejtpërdrejta mes qytetarëve të vendeve kandidate dhe atyre anëtare të BE-së.
Në përfundim të mesazhit të saj, Gjoni theksoi se procesi i zgjerimit nuk duhet të kufizohet vetëm në pranimin e shteteve të reja në Bashkimin Evropian, por duhet të përfshijë edhe qytetarët në ndërtimin e projektit evropian.
“Komisioni Evropian po e bën zgjerimin institucionalisht të mundur. Shtetet anëtare duhet ta bëjnë atë politikisht të qëndrueshëm. Ndërsa qytetarët në të dyja anët duhet të kenë një rol domethënës në formësimin e tij”, ka shkruar ajo.
Iliriana Gjoni është analiste hulumtuese në Carnegie Europe, ku merret me zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe politikën e Ballkanit Perëndimor. Ajo ka përfunduar studimet master në Studime Evropiane në KU Leuven të Belgjikës dhe mban edhe dy diploma master në interpretim pianist në Hochschule für Musik Karlsruhe të Gjermanisë.
Gjoni është gjithashtu e angazhuar në fushën e diplomacisë kulturore dhe karrierën e saj si pianiste koncertale e ka ndërthurur me punën në analizat e politikave evropiane./Telegrafi/
Derisa qytetet po hynin në një tjetër natë, Policia dhe ekipet emergjente u përballën me një varg rastesh të rënda në pjesë të ndryshme të Kosovës. Aksidente me pasoja tragjike, kërcënime me vrasje, dhunë në familje, drogë, para të dyshuara të falsifikuara dhe persona të kërkuar nga drejtësia – këto janë vetëm disa nga ngjarjet që u regjistruan gjatë orëve të fundit.
Nga Prishtina në Prizren, nga Peja në Vushtrri, Rahovec, Fushë Kosovë e Malishevë, bilanci i natës dhe i ditës së fundit është i rëndë.
Një 73-vjeçare ndërroi jetë pasi u godit nga autobusi. Një 22-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se ra nga një lartësi me motoçikletën katërrotëshe. Një fëmijë dyvjeçar dyshohet se u vu në rrezik nga gjyshi, ndërsa në disa familje u raportuan sulme fizike dhe kërcënime me vrasje.
Policia arrestoi persona të dyshuar për dhunë, ndaloi të kërkuar nga gjykata dhe sekuestroi materiale që po trajtohen si prova në hetime të ndryshme.
Sinjali ju sjell përmbledhjen e ngjarjeve.
Prishtinë – 73-vjeçarja goditet nga autobusi, ndërron jetë disa orë më vonë
Një aksident i rëndë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë përfundoi me fatalitet për Nexhmije Krasniqin, 73-vjeçare.
Ajo u godit nga një autobus që drejtohej nga Florent Gjoshi (48), më 6 nëntor, rreth orës 08:00.
Fillimisht, e moshuara u dërgua në QKUK në gjendje stabile dhe me vetëdije. Por rreth orës 11:00 gjendja e saj u përkeqësua, ndërsa në orën 12:30 mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen.
Me vendim të Prokurorisë, shoferi i autobusit u ndalua, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Prizren – 22-vjeçari humb jetën pasi bie nga lartësia me ATV
Një tjetër ngjarje tragjike u regjistrua në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku jetën e humbi Argent Hodaj, 22-vjeçar.
Ai dyshohet se humbi kontrollin mbi motoçikletën katërrotëshe (ATV) dhe ra nga një lartësi, duke përfunduar në rrëzë të malit.
Kur ekipet emergjente mbërritën në vendngjarje, u konstatua se i riu kishte ndërruar jetë. Pranë tij u gjet edhe ATV-ja e dëmtuar.
Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë u dërgua në IML, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. Shkaku i saktë i aksidentit ende nuk është përcaktuar.
Fushë Kosovë – Gjyshi dyshohet se rrezikoi jetën e nipit 2-vjeçar në ballkon
Një rast tejet shqetësues u raportua në rrugën “17 Shkurti” në Fushë Kosovë, ku një 53-vjeçar dyshohet se kërcënoi familjarët dhe e nxori nipin e tij dyvjeçar në ballkon, në rrethana që mund t’ia rrezikonin jetën.
Rastin e denoncuan familjaret, të cilat deklaruan para Policisë se F.K. kishte kërcënuar familjen dhe kishte ndërmarrë veprimin e rrezikshëm ndaj fëmijës.
Nuk është bërë e ditur nëse vogëlushi pësoi ndonjë lëndim. Me vendim të Prokurorisë, 53-vjeçari u ndalua për 48 orë, nën dyshimin për dhunë në familje dhe kanosje.
Rahovec – “Kam me ju vra krejt”, 43-vjeçari dyshohet se rrahu babanë 76-vjeçar për tokën
Një mosmarrëveshje për shitjen e tokës përfundoi me dhunë dhe kërcënime në një familje në Rahovec.
Një 76-vjeçar denoncoi djalin e tij, M.J. (43), duke deklaruar se e kishte sulmuar fizikisht në dhomën e tij, pasi ai nuk pranonte ta shiste tokën.
Përveç sulmit, i moshuari pretendoi se i biri e kishte kërcënuar me fjalët: “Kam me ju vra krejt!”
Policia e arrestoi 43-vjeçarin rreth orës 05:40. Gjatë testimit me alkoolmatës, atij iu regjistruan 0.61 mg/L alkool. Me vendim të Prokurorisë, u ndalua për 48 orë.
Prishtinë – Djali kërcënon me vrasje babanë dhe motrën, ndalohet për 48 orë
Kërcënime të rënda u raportuan edhe në rrugën “Aleks Buda” në Prishtinë.
Një 31-vjeçar, P.H., dyshohet se kërcënoi me vrasje babanë 68-vjeçar, ndërsa motra e tij deklaroi se e kishte dëgjuar duke folur në telefon se do ta mbyste edhe atë.
Pas denoncimit, familjarët u shoqëruan në stacion policor, ndërsa 31-vjeçari u intervistua në praninë e avokatit.
Me vendim të Prokurorisë, ai u ndalua për 48 orë nën dyshimin për kanosje.
Pejë – Nëna denoncon djalin, ai shkatërron krevatin me sëpatë dhe kamerën me shkop
Një tjetër rast i dhunës në familje u raportua në Vitomiricë të Pejës, ku një 51-vjeçare denoncoi djalin e saj 28-vjeçar për dhunë psikologjike dhe presion të vazhdueshëm për para.
Kur policët mbërritën në shtëpi, gjetën një krevat të nxjerrë në oborr e të dëmtuar me sëpatë, një dritare të thyer dhe një kamerë sigurie të shkatërruar me shkop druri.
I dyshuari pranoi se e kishte dëmtuar krevatin dhe kamerën, ndërsa për krevatin deklaroi se e kishte larguar me kërkesën e nënës.
Sipas informacioneve të rastit, një ditë më parë ai kishte dëmtuar edhe xhamin e derës hyrëse. Prokuroria urdhëroi ndalimin e tij për 48 orë.
Vushtrri – Babai ia hapi derën Policisë, të birin e gjetën të fshehur në tavan
Një operacion për arrestimin e një personi të kërkuar nga drejtësia përfundoi me një zbulim të pazakontë në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.
Policia kishte shkuar në shtëpinë e Arion Isufit, por ai nuk ua hapte derën. Për shkak të dyshimeve se ndodhej brenda, u kërkuan përforcime policore dhe asistenca e zjarrfikësve.
Situata ndryshoi kur babai i të kërkuarit mbërriti dhe ua hapi derën zyrtarëve policorë. Gjatë kontrollit, Arion Isufi u gjet i fshehur në tavanin e shtëpisë.
Ndaj tij ishin lëshuar tri urdhëresa gjyqësore për ekzekutimin e dënimeve, me një kohëzgjatje të përgjithshme prej 480 ditësh burgim. Pas arrestimit, ai u dërgua në institucionin korrektues.
Vushtrri – Gruaja denoncon burrin për grushte e kapje për fyti, ai paraqitet vetë në Polici
Një 33-vjeçare nga Vushtrria denoncoi bashkëshortin e saj 44-vjeçar, duke pretenduar se ai e kishte goditur me grushte e shuplaka, e kishte tërhequr për flokësh dhe e kishte kapur për fyti.
Pas incidentit, gruaja ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar te familjarët në Prishtinë.
Rreth orës 13:00, Hasani u paraqit vetë dhe iu dorëzua autoriteteve për të vuajtur dënimin prej tre vjetësh burgim. Ai u dërgua në institucionin korrektues.
Pejë – Katër të rinj pranë veturës, 22-vjeçarit i gjenden dy qese marihuanë dhe një xhoint
Një kontroll policor në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë përfundoi me gjetjen e substancave të dyshuara narkotike te një 22-vjeçar.
Patrulla kishte hasur katër të rinj pranë një veture dhe, gjatë kontrollit të Adriatik Kadrisë, gjeti dy qese me marihuanë, një cigare të dyshuar si xhoint dhe letër për mbështjelljen e cigareve.
Peshimi evidentoi 1.6 dhe 9.7 gramë në dy qeset, ndërsa cigarja kishte peshë bruto prej 0.9 gramësh.
Rasti iu kalua njësisë së antidrogës, ndërsa me vendim të Prokurorisë, 22-vjeçari u lirua në procedurë të rregullt.
Prishtinë – 27 euro të dyshuara të falsifikuara zbulohen gjatë depozitimit të parave të Viva Fresh-it
Një kartëmonedhë prej 20 eurosh dhe monedha metalike në vlerë prej shtatë eurosh kanë ngritur dyshime për falsifikim të parasë gjatë një depozitimi në TEB Bank.
Paratë ishin identifikuar nga pajisjet bankare gjatë përpunimit të një depozitimi të bërë nga rrjeti tregtar “Viva Fresh Store”.
Njësia e forenzikës i sekuestroi 27 eurot për ekzaminim, ndërsa Prokuroria urdhëroi inicimin e rastit për falsifikim të parasë.
Deri më tani nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar dhe nuk ka të dhëna se kompania apo punonjësit e saj kishin dijeni për dyshimet.
Dubravë – Kartolina dhe kartela VALA nën dyshimin për drogë, zbulohen edhe dy raste të tjera
Një korrespondencë mes të burgosurve të Dubravës dhe Lipjanit ka ngritur dyshime për një mënyrë të pazakontë të bartjes së substancave narkotike në institucionet korrektuese.
Gjatë një kontrolli më 31 korrik, zyrtarët korrektues gjetën në një zarf një kartolinë të shkruar dhe një kartelë mbushëse të VALA-s, të cilat dyshohej se mund të ishin spërkatur me narkotikë.
Në qendër të rastit është Fiton Spahiu, i burgosur në Dubravë, i cili mbante korrespondencë me një të burgosur në Lipjan.
Pas rastit të parë, zyrtarët evidentuan edhe dy raste të tjera të ngjashme. Megjithatë, ende nuk është konfirmuar nëse materialet përmbajnë substanca narkotike.
Prokuroria ka urdhëruar inicimin e procedurës penale, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësia e antidrogës në Pejë.
Malishevë – E kishte urdhrin mbrojtës, ish-kunati e telefonon dhe e pranon kontaktin
Një 38-vjeçare nga fshati Turjakë i Malishevës denoncoi ish-kunatin e saj, A.R. (40), pasi pretendoi se ai e kishte telefonuar, ndonëse ndaj saj kishte një urdhër mbrojtës aktiv.
Gjatë intervistimit nga Policia, 40-vjeçari pranoi se e kishte kontaktuar përmes telefonit.
Rasti u raportua rreth orës 19:50, kur Emergjenca njoftoi Policinë. Personeli mjekësor konstatoi vdekjen e 39-vjeçarit.
Hetuesit dhe krimteknikët ekzaminuan vendin e ngjarjes, ndërsa një dëshmitar u intervistua. Dy miq të viktimës, po ashtu shtetas të huaj, pritet të japin deklaratat e tyre.
Me urdhër të Prokurorisë, trupi i pajetë u dërgua në IML për autopsi. Rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për përfshirje kriminale.
Podujevë – Qentë sulmojnë 12-vjeçarin, ndërsa një grua dyshohet se godet policen
Një 12-vjeçar ka përfunduar te mjeku pasi është sulmuar nga disa qen në lagjen “Dëshmorët” në Podujevë. Por ndërhyrja e Policisë për këtë rast është shoqëruar me incident, pasi një zyrtare policore dyshohet se është goditur me shuplakë nga njëra prej dy grave të përfshira në rast.
Sipas burimeve të Sinjalit, Nazmie Dudi dhe Enxhellushe Dudi, të dyshuara si pronare të qenve, kanë rezistuar ndaj Policisë dhe kanë mohuar se kafshët u përkisnin atyre, duke pretenduar se ishin qen endacakë.
Pas konsultimit me Prokurorinë, ndaj 58-vjeçares është iniciuar rast për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa ndaj 26-vjeçares për “Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.
Këto janë ngjarjet që shënuan orët e fundit në Kosovë: dy jetë të humbura në aksidente, një vdekje ende e paqartë, një fëmijë dyvjeçar i përfshirë në një rast shqetësues, dhunë e kërcënime brenda familjeve, drogë, para të dyshuara të falsifikuara dhe persona të kërkuar nga drejtësia.
Nga një aksident që përfundoi me fatalitet, te kërcënimet me vrasje brenda familjeve, deri te rastet që po hetohen në burgje e institucione bankare, ngjarjet dëshmojnë një ditë të ngarkuar për organet e rendit.
SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata
Një këmbësore ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë, aksidenti ka ndodhur më 6 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima, pas lëndimeve të marra, ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, shoferi i autobusit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është nën hetime.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Rasti ka ndodhur më 6 nëntor 2026, rreth orës 21:20, në rrugën “Afrim Zhitia”.
Sipas njoftimit policor, gjatë kontrollit të pesë të dyshuarve, në dy vetura dhe në një banesë që ata e kishin në shfrytëzim, janë gjetur dhe sekuestruar 52.93 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 517.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Po ashtu, policia ka sekuestruar një peshore për matjen e narkotikëve, dy paketime me folje që dyshohet se shërbenin për paketimin e substancave narkotike, 440 euro para të gatshme që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe tre telefona celularë.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Duke filluar nga java e ardhshme, limiti javor për tërheqjet e parave të gatshme dhe pagesat me karta në ALTA Banka do të rritet nga 10,000 në 15,000 denarë, njoftoi Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.
Ndihmë e veçantë ofrohet për hyrjet e ardhshme të pagave, pensioneve dhe transfertave sociale të paguara nga institucione ose kompani me llogari në banka të tjera.
Sipas Sllaveskit, klientët do të jenë në gjendje t’i tërheqin këto fonde plotësisht, pa asnjë kufizim në shumë.
Ata nuk do të kenë nevojë të hapin një llogari në një bankë tjetër: ata do të jenë në gjendje t’i përdorin paratë me kartën e tyre ekzistuese ose t’i tërheqin ato në një sportel.
Duke filluar nga e hëna, 9 nëntor, sportelet do të hapen edhe në Tetovë dhe Strumicë, ku klientët pa karta pagese do të jenë në gjendje të tërheqin deri në 20,000 denarë. Kështu, banorët e këtyre qyteteve dhe vendbanimeve përreth do të jenë në gjendje të tërheqin fonde pa udhëtuar në Manastir.
Për përfituesit nga Prilepi, Resnja dhe Ohri, Banka Popullore njoftoi transport të organizuar me autobus deri në degën e Manastirit për të mbledhur pensionet dhe ndihmën sociale. Sllaveski përsëriti se banka është likuide dhe shumë e kapitalizuar.
PKosovo’s olicia has arrested five persons suspected of possession of narcotics substances.
According to the police report, the case occurred at around 21:20 last night on the St.
Five Kosovo suspects have been arrested, because during their search of the same two cars and one residence they had at use have been found and seized: 52.93 grams of suspected cocaine substance, 517.5 grams of suspected narcotics-type narcotics-cautic substance, 2-packages of verbs that serve to package narcotics.
In quality of material evidence, as well as 440 euros allegedly benefited from narcotics sales and three mobile phones, police have said.
Meanwhile, it was stressed that after the interview, with the prosecutor’s decision, four of the suspects have been sent to maintenance, while one has been released in regular procedure. /I did. tv
PKosovo’s olicia has reported five cases of domestic violence and rowing in the last 24 hours, in Fushe Kosovo, Pristina and Drenas.
According to the 24-hour Police report, in Fushe Kosovo, on November 6th, around 0500 a.m., it has been reported that a Kosovo man who has psychic problems has ruined his family. At the prosecutor’s decision, the suspect has been taken to custody.
Another case of domestic violence has been reported in Pristina around 12:55. According to police, a Kosovo man has exercised psychic violence against a woman with whom he had been living before and with whom he has two children in common. The suspect has been arrested and, after the interview, by the prosecutor’s decision has been taken to maintenance.
Meanwhile, at Drenas, about 9:00 p.m., a Kosovo man has been arrested who, after a disagreement, had committed psychic violence against his wife. At the prosecutor’s decision, after the initialization of the case, he was sent to the maintenance.
Police have reported two cases of rowing. In Fushesh-Kosovo, a Kosovo woman has reported that after a dispute, she has been hurt by her husband over the phone. The suspect has been arrested and, by the prosecutor’s decision, has been sent to the hold after the case was initiated.
The second case was reported to have occurred yesterday in Pristina, about 10:30, where a man was arrested after having owned his sister and father. After the interview, at the prosecutor’s decision, he too was sent to keep it.
All five cases were reported on November 6, 2026. /I did. tv
Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit, në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Drenas.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Fushë Kosovë, më 6 nëntor, rreth orës 05:00, është raportuar se një burrë kosovar, i cili ka probleme psikike, ka kanosur familjarët e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, rreth orës 12:55. Sipas policisë, një burrë kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje me të cilën kishte bashkëjetuar më parë dhe me të cilën ka dy fëmijë të përbashkët. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, në Drenas, rreth orës 21:00, është arrestuar një burrë kosovar, i cili pas një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, ai është dërguar në mbajtje.
Policia ka raportuar edhe për dy raste të kanosjes. Në Fushë-Kosovë, një grua kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është kanosur dhe ofenduar përmes telefonit nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.
Rasti i dytë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 22:30, ku një burrë është arrestuar pasi kishte kanosur motrën dhe babanë e tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, edhe ai është dërguar në mbajtje.
Të pesë rastet janë raportuar më 6 nëntor 2026. /Klankosova.tv
Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20 në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit në dy vetura dhe një banese që i kishin në shfrytëzim janë gjetur dhe sekuestruar: 52.93 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 517.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore për matjen e narkotikëve, 2 paketime me folje që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike”.
“Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 440 euro para që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve dhe tre telefona celularë”, ka thënë Policia.
Ndërkaq, u theksua se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv
Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, dekoroi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë.
Kështu bëhet e ditur në një postim në Facebook nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, dekoroi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/