Blog

  • Dokumentet tregonin një gjë, peshorja tjetër – zbulohen 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë në vlerë mbi 150 mijë dollarë

    Dokumentet tregonin një gjë, peshorja tjetër – zbulohen 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë në vlerë mbi 150 mijë dollarë

    Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve transportuese në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Vërmicë, ka zbuluar një sasi prej rreth 10 tonësh mallra të padeklaruara.

    Në njoftim thuhet se kamioni në fjalë, i cili sipas dokumentacionit kishte përfunduar procedurat doganore përmes deklaratës së para-arritjes, është përzgjedhur për kontroll shtesë bazuar në parametrat e menaxhimit të riskut. Me këtë rast, zyrtari doganor ka kërkuar që automjeti t’i nënshtrohet kontrollit me skaner dhe matjes së peshës.

    “Gjatë verifikimit në peshore janë evidentuar mospërputhje në peshën e deklaruar, përkatësisht një diferencë prej rreth 10 tonësh mallra të padeklaruara. Për këtë arsye, është kërkuar kontroll më i detajuar i ngarkesës.

    Vlera e mallrave të padeklaruara, pa përfshirë detyrimet e importit, vlerësohet të jetë rreth 154,000 dollarë amerikanë”, thuhet në raport.

    Rasti është duke vazhduar me procedurat përkatëse administrative, në përputhje me dispozitat e Kodit Nr. 08/L-247 për Doganat dhe Akcizën. /Telegrafi/

  • He was playing when the dogs attacked, 12-year-old ends up with the doctor in Podujevo, and the police that intervened, two women end up in the police station.

    A 12-year-old has been attacked by several dogs while playing in the neighborhood Witnesses in Podujevo, but police intervention in this case has ended with another incident. A police official has allegedly been slapped by a woman, while two suspects have faced criminal investigations.

    Signal Journal sources suggest that the event took place Friday, November 6th, around 16:20, when police have reportedly been attacked by several dogs while playing in the neighborhood.

    The 12-year-old has been offered medical treatment, while the rate of his injuries has not been disclosed.

    But the situation has escalated when police officials have begun handling the case.

    According to signal sources, Nazmie Dudi, about 58-year-old and Engelluze Dudi, about 26-year-olds, suspected dog owners, have not collaborated with police and have shown resistance.

    During the crash, Engellush Duddy allegedly slapped a police officer.

    Both were interviewed and denied that dogs belonged to them, claiming that it was a wandering dog.

    After consulting with the State Attorney, the case has been initiated against Nazmie Dudu for the criminal work of general risk, while against Engelluse Dud for égéing the official person in carrying out official duty.

    Investigations are continuing to clarify responsibility for the attack on the child and the incident with the police official.

    Note: The person who adhered to this article is deemed innocent until his guilt is proven by court’s decision of form

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • I’m gonna kill you. My son allegedly threatened his father, my sister heard she was also talking about her murder.

    A family in Pristina has faced a serious situation Friday evening, when a 31-year-old person allegedly threatened to murder his father and sister. The sister has claimed to hear her brother speak on the phone about her being killed, while 68-year-old father has denounced her son as directly threatening her with murder. The case has ended with police intervention and the arrest of the suspect.

    Signal Journal sources suggest that the event took place on November 6th 2026, about 10:30, on the Alex Buddha Street in Pristina.

    According to information from the signal, M.H. 36 years old has declared before police officials that she heard her brother, P.H. 31-year-old, talking on the phone and saying he’d kill her.

    But the denouncing is not over.

    Their father too, A.H. 68 years old, he claimed to have been threatened by his son, who allegedly told him he was going to kill him.

    After the report, those involved have been escorted to the North Police Station, where necessary investigative actions have been taken.

    The 31-year-old has been interviewed in the presence of the defence attorney, while the State Prosecutor has reported on the case.

    By the prosecution’s decision, a 48-hour ban has been imposed on him, under suspicion of criminal activity ãoskaya.

    Investigations are continuing to clarify circumstances and verify family claims.

    The suspect enjoys presumption of innocence until a formal form judicial decision.

    Note: The person who adhered to this article is deemed innocent until his guilt is proven by court’s decision of form

    Source Layer: Signal

  • “Kam me të vra” – djali dyshohet se kërcënoi babanë, motra dëgjoi se po fliste edhe për vrasjen e saj, 31-vjeçari përfundon në pranga

    “Kam me të vra” – djali dyshohet se kërcënoi babanë, motra dëgjoi se po fliste edhe për vrasjen e saj, 31-vjeçari përfundon në pranga

    “Kam me të vra” – djali dyshohet se kërcënoi babanë, motra dëgjoi se po fliste edhe për vrasjen e saj, 31-vjeçari përfundon në pranga

    Një familje në Prishtinë është përballur me një situatë të rëndë mbrëmjen e së premtes, kur një 31-vjeçar dyshohet se kërcënoi me vrasje babanë dhe motrën e tij. Motra ka deklaruar se e kishte dëgjuar vëllain duke folur në telefon se do ta mbyste, ndërsa babai 68-vjeçar ka denoncuar se i biri e kishte kërcënuar drejtpërdrejt me vrasje. Rasti ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e të dyshuarit.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 6 nëntor 2026, rreth orës 22:30, në rrugën “Aleks Buda” në Prishtinë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, M.H. 36 vjeçare ka deklaruar para zyrtarëve policorë se e kishte dëgjuar vëllain e saj, P.H. 31 vjeçar, duke biseduar në telefon dhe duke thënë se do ta mbyste atë.

    Por denoncimi nuk ka përfunduar me kaq.

    Edhe babai i tyre, A.H. 68 vjeçar, ka deklaruar se ishte kërcënuar nga i biri, i cili dyshohet se i kishte thënë se do ta vriste.

    Pas raportimit, të përfshirët janë shoqëruar në Stacionin Policor Veriu, ku janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

    31-vjeçari është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, ndërsa për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit.

    Me vendim të Prokurorisë, ndaj tij është caktuar ndalimi për 48 orë, nën dyshimin për veprën penale “Kanosja”.

    Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e rrethanave dhe verifikimin e pretendimeve të familjarëve.

    I dyshuari gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

    Burimi: Sinjali

  • Po luante kur e sulmuan qentë, 12-vjeçari përfundon te mjeku – në Podujevë goditet edhe policja që ndërhyri, dy gra përfundojnë në Polici

    Po luante kur e sulmuan qentë, 12-vjeçari përfundon te mjeku – në Podujevë goditet edhe policja që ndërhyri, dy gra përfundojnë në Polici

    Po luante kur e sulmuan qentë, 12-vjeçari përfundon te mjeku – në Podujevë goditet edhe policja që ndërhyri, dy gra përfundojnë në Polici

    Një 12-vjeçar është sulmuar nga disa qen teksa po luante në lagjen “Dëshmorët” në Podujevë, por ndërhyrja e Policisë për këtë rast ka përfunduar me një tjetër incident. Një zyrtare policore dyshohet se është goditur me shuplakë nga një grua, ndërsa dy të dyshuara janë përballur me hetime penale.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të premten, më 6 nëntor, rreth orës 16:20, kur Policia është njoftuar se një fëmijë ishte sulmuar nga disa qen derisa po luante në lagje.

    12-vjeçarit i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa shkalla e lëndimeve të tij nuk është bërë e ditur.

    Por situata është përshkallëzuar kur zyrtarët policorë kanë nisur trajtimin e rastit.

    Sipas burimeve të Sinjalit, Nazmie Dudi, rreth 58-vjeçare dhe Enxhellushe Dudi, rreth 26-vjeçare, të dyshuara si pronare të qenve, nuk kanë bashkëpunuar me Policinë dhe kanë shfaqur rezistencë.

    Gjatë përplasjes, Enxhellushe Dudi dyshohet se ka goditur me shuplakë një zyrtare policore.

    Të dyja janë intervistuar dhe kanë mohuar se qentë u përkisnin atyre, duke deklaruar se bëhej fjalë për qen endacakë.

    Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, ndaj Nazmie Dudit është iniciuar rasti për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa ndaj Enxhellushe Dudit për “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

    Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e përgjegjësisë për sulmin ndaj fëmijës dhe incidentin me zyrtaren policore.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • I famshmi Gentian Sula rikthehet te milionat e rrymës në Kosovë përmes kompanise sekrete “Sole 24”

    I famshmi Gentian Sula rikthehet te milionat e rrymës në Kosovë përmes kompanise sekrete “Sole 24”

    I famshmi Gentian Sula rikthehet te milionat e rrymës në Kosovë përmes kompanise sekrete “Sole 24”

    Derisa Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ende nuk ka marrë vendim për raportin e hetimeve mbi importin e energjisë elektrike, në qendër të të cilit është kompania “NOA Energy Trade”, një kompani tjetër me pronarin e njëjtë, Gentian Sula, ka marrë përsipër importin e rrymës për Kosovën. ZRrE nuk është përgjigjur nëse janë gjurmuar pronarët fundor të “SOLE 24” para se të bëhet agjent i KESCO-s për import.

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka gati një vit që po e mban në sirtar raportin monitorues mbi importin e energjisë elektrike për Kosovën.

    Në qendër të këtij raporti, ku të dhënat preliminare flasin për manipulim të çmimit të rrymës nga importi, është Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike – KESCO dhe kompania nga Tirana – Noa Energy Trade.

    Në kohën kur pritet që ZRrE-ja ta shqyrtojë këtë raport në Bord dhe të marrë një vendim mbi gjetjet e tij, pronari i NOA Energy Trade, Gentian Sula, është rikthyer sërish në krye të importit të energjisë elektrike për Kosovën – tash përmes kompanisë “Sole 24”, e cila ka pronar fundor Gentian Sula-n, ndonëse në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) pronësia është në emër të dikujt tjetër.

    Nga dëshmitë që ka siguruar Buletini Ekonomik, “Sole 24”, dega në Kosovë, është angazhuar si agjent i KESCO-s për import të energjisë elektrike, me datën 20 gusht të këtij viti.

    Angazhimi i saj është bërë me tender, një procedurë kjo që është hetuar më parë nga ZRrE, ku janë konstatuar edhe shkelje.

    Gjatë këtij viti, KESCO ka ndërruar edhe dy agjentë të tjerë për importin e energjisë elektrike. Fillimisht, kishte angazhuar kompaninë “ETMT”, po ashtu me seli në Tiranë, ndërsa më pas, për një periudhë më të shkurtër, kishte kontraktuar kompaninë “Fuente Dynamics”. Buletini Ekonomik mëson se kontrata me këtë të fundit është ndërprerë për shkak të problemeve me likuiditetin financiar, me të cilat ishte përballur kompania.

    Sa i përket angazhimit të kompanisë “Sole 24”, KESCO nuk u është përgjigjur pyetjeve të Buletinit Ekonomik lidhur me procedurat e ndjekura për përzgjedhjen dhe kontraktimin e saj.

    Përgjigje nuk ka dhënë as ZRrE-ja lidhur me atë nëse ishin gjurmuar pronarët fundorë të “Sole24” para se kjo kompani të bëhej agjent i KESCO-s për import.

    ‘Gjurmët’ e pronësisë së “Sole 24” çojnë te Gentian Sula

    Në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), “Sole 24”, dega në Kosovë, është regjistruar si biznes më 22 maj të vitit 2023.

    Pronësia e kësaj kompanie, e regjistruar në ARBK, figuron në emër të kompanisë amë “Sole 24 DOOEL”, me seli në Shkup. Në Maqedoninë e Veriut, kompania amë drejtohet nga Tina Manoleva.

    Mirëpo, një detaj tjetër në dokumentet e regjistrimit të degës së “Sole 24” në Shqipëri e lidh këtë kompani me Gentian Sulën.

    Përshkrimi i “Sole 24” në Shqipëri në Qendrën për Regjistrim të Bizneseve

    Në Qendrën për Regjistrim të Bizneseve në Shqipëri, në të dhënat e regjistrimit të “Sole 24” thuhet se ortak i vetëm i kompanisë është “Gen Energy Swiss AG”. Kjo e fundit është kompani e regjistruar në Zvicër, ku si pronar figuron Gentian Sula.

    Në uebfaqen e kësaj kompanie, Sula figuron aty edhe si Drejtor ekzekutiv.

    Raporti i hetimeve për rastin KESCO-NOA “në sirtar”

    Angazhimi i kësaj kompanie vjen në kohën kur ZRrE-ja ende nuk ka marrë vendim për raportin e hetimeve mbi importin e energjisë elektrike, në qendër të të cilit është kompania “NOA Energy Trade”, me pronarin e njëjtë si të “Sole 24”, Gentian Sula-n.

    Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në Kosovë (ZRrE) po synon t’ua vazhdojë licencat kompanive “Noa Energy Trade” dhe “EFT”, pa e shqyrtuar fare në Bord raportin e hetimeve për importin e energjisë elektrike, i cili është gati që nga muaji mars i këtij viti.

    Në mbledhjen e fundit të Bordit, emrat e këtyre dy kompanive të cilat dyshohet se e manipuluan çmimin e energjisë elektrike të importuar në Kosovë, dolën në rend dite për vazhdimin e licencave.

    Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Driton Gojani, kur erdhi radha për shqyrtimin e aplikacioneve të këtyre dy kompanive, e mbylli mbledhjen, duke e shtyrë shqyrtimin për mbledhjen e radhës.

    Shqyrtimi i vazhdimit të licencave po synohet të bëhet duke shmangur paraprakisht vendimmarrjen e Bordit mbi raportin e hetimeve, në të cilin u konstatua se kishte pasur manipulim të çmimit të energjisë elektrike të importuar.

    Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të ZRrE-së, Astrit Saraqini, tha në fund të mbledhjes se vazhdimi i licencave është çështje administrative dhe se, sipas tij, hetimet e Prokurorisë nuk ndikojnë në këtë çështje pa një vendim nga organet e drejtësisë.

    “Ne respektojmë vetëm njoftimin zyrtar nga Prokuroria”, tha Saraqini, i pyetur nëse hetimet ndaj këtyre kompanive do të ndikojnë në vendimin për vazhdimin e licencave të tyre.

    Sa i përket raportit të hetimeve, stafi i ZRrE-së e ka finalizuar atë që në muajin mars të këtij viti. Sipas këtij raporti, konsumatorët e rrymës në Kosovë, gjatë viteve 2024–2025, e paguan energjinë elektrike të importuar me çmime shumë më të larta krahasuar me çmimet në bursat ndërkombëtare. Kjo erdhi si rezultat i manipulimit të çmimeve të importit nga tregtarët e energjisë dhe i bllokimit të linjës së interkoneksionit me Kosovën nga Serbia.

    Sapo një raport monitorues i ZRrE-së bëhet gati, rregullativa ligjore kërkon që ai të dalë për shqyrtim në mbledhjet e Bordit. Por ky raport ende nuk po publikohet nga ZRrE-ja, me arsyetimin se duhet të priten hetimet nga organet e drejtësisë, ndonëse vendimmarrja e ZRrE-së është e karakterit administrativ, ndërsa hetimet e organeve të drejtësisë janë të karakterit penal.

    Burimi: Insajderi

  • 53 aksidente dhe 2088 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

    53 aksidente dhe 2088 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë

    Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 22 aksidente me të lënduar dhe 30 të tjera me dëme materiale. Policia brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2088 gjoba trafiku.

    Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 25 persona, 16 i ka dërguar në mbajtje.

    Burimi: RTKLive

  • Nisi pastrimi dhe dezinfektimi i parkingut nëntokësor në Vushtrri

    Nisi pastrimi dhe dezinfektimi i parkingut nëntokësor në Vushtrri

    NPL “Përparimi” në Vushtrri ka njoftuar se ka filluar pastrimi dhe dezinfektimi i parkingut nëntokësor, punë të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

    Përveç këtyre aktiviteteve, punëtorët e kësaj ndërmarrjeje po vazhdojnë edhe pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.

    Njëkohësisht, sipas njoftimit, po vazhdon edhe sanimi i problemeve në ndriçimin publik, duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve, të cilat po trajtohen me prioritet.

    Nga NPL “Përparimi” kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë. /Telegrafi/

  • They had long faced sexual harassment, 14-year-olds and a woman denounced the same man in Lipjan, 60-year-old ends up in handcuffs

    A 14-year-old girl has confessed to the police that she was long being sexually harassed by a 60-year-old man. But she wasn’t the only one who denounced her. Even a 40-year-old woman has claimed that she has repeatedly faced similar behavior by the same person. Denoncing has ended with police intervention and the arrest of the suspect.

    The event was reported Friday, November 6, 2026, around 7:50 in the village of Medvec, Lipjan.

    Signal Journal sources suggest that the minor has issued its statement in the presence of representatives of the Centre for Social Affairs, claiming that verbal sexual harassment had been going on for a while.

    The same person has denounced a 40-year-old woman who has claimed that harassment against her was constant.

    Following these statements, police have interviewed the suspect, A.M., about 60 years old, who has denied the claims of both complainers.

    The State Prosecution has been announced in the case, with the decision to initiate criminal procedures for the work “sexual harassment,” while 60-year-old has been sent to maintenance.

    Investigations are continuing to verify claims and clarify the circumstances of the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Prej kohësh përballeshin me ngacmime seksuale – 14-vjeçarja dhe një grua denoncojnë të njëjtin burrë në Lipjan, 60-vjeçari përfundon në pranga

    Prej kohësh përballeshin me ngacmime seksuale – 14-vjeçarja dhe një grua denoncojnë të njëjtin burrë në Lipjan, 60-vjeçari përfundon në pranga

    Prej kohësh përballeshin me ngacmime seksuale – 14-vjeçarja dhe një grua denoncojnë të njëjtin burrë në Lipjan, 60-vjeçari përfundon në pranga

    Një vajzë vetëm 14-vjeçare ka rrëfyer para Policisë se prej kohësh po ngacmohej seksualisht me fjalë nga një 60-vjeçar. Por ajo nuk ishte e vetmja që e denoncoi. Edhe një grua 40-vjeçare ka deklaruar se ishte përballur vazhdimisht me sjellje të ngjashme nga i njëjti person. Denoncimet kanë përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e të dyshuarit.

    Ngjarja është raportuar të premten, më 6 nëntor 2026, rreth orës 19:50, në fshatin Medvec të Lipjanit.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se e mitura ka dhënë deklaratën e saj në praninë e përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, duke pretenduar se ngacmimet verbale me natyrë seksuale kishin vazhduar prej një kohe.

    Të njëjtin person e ka denoncuar edhe një grua 40-vjeçare, e cila ka pohuar se ngacmimet ndaj saj ishin të vazhdueshme.

    Pas këtyre deklarimeve, Policia ka intervistuar të dyshuarin, A.M., rreth 60-vjeçar, i cili i ka mohuar pretendimet e të dyja ankuesve.

    Për rastin është njoftuar Prokuroria e Shtetit, me vendim të së cilës është iniciuar procedura penale për veprën “Ngacmimi seksual”, ndërsa 60-vjeçari është dërguar në mbajtje.

    Hetimet po vazhdojnë për verifikimin e pretendimeve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali