Blog

  • Sot mblidhet Grupi punues për strategjinë e apelimit të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Sot mblidhet Grupi punues për strategjinë e apelimit të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Grupi Punues i themeluar nga Qeveria e Kosovës për hartimin dhe bashkërendimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të mblidhet sot.

    Takimi do të fokusohet në çështjet që lidhen me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

    Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar të enjten ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, i cili njëherësh udhëheq këtë grup.

    Në një konferencë për media, Konjufca ka bërë të ditur se mbledhja do të zgjasë disa orë, ndërsa anëtarët e grupit do të angazhohen gjatë gjithë ditës për trajtimin e kësaj çështjeje.

    Grupi Punues është themeluar nga Qeveria me qëllim të hartimit dhe bashkërendimit të një strategjie shtetërore lidhur me procesin e apelimit.

  • Fermin Lopez zbulon dy trajnerët e Barcelonës që i dhanë formë ngritjes së tij

    Fermin Lopez zbulon dy trajnerët e Barcelonës që i dhanë formë ngritjes së tij

    Fermin Lopez i ka dhënë meritat ish-trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, dhe trajnerit aktual Hansi Flick për rolet e rëndësishme në zhvillimin e tij.

    23-vjeçari u bë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës në vitin 2023 nën drejtimin e Xavit, i cili i dha atij besimin për të shprehur cilësitë e tij të natyrshme sulmuese. Nën drejtimin e Flick, ai beson se ka përmirësuar kuptimin e tij të lojës, veçanërisht aftësinë e tij për të dalluar momentet e duhura për të marrë vendime.

    Duke folur për gazetën Mundo Deportivo, Fermin shpjegoi se si dy trajnerët e ndihmuan atë në faza të ndryshme të zhvillimit të tij. Fermin ishte veçanërisht mirënjohës ndaj Xavit që i lejoi të vendosej në ekipin e parë dhe që i lejoi të luante sipas instinkteve të tij natyrore.

    “Gjithmonë kam thënë se jam shumë mirënjohës ndaj Xavit sepse më dha mundësinë të luaja për ekipin e parë dhe, mbi të gjitha, më ndihmoi të fitoj vetëbesimin për të luajtur lojën time, për të zhvilluar stilin tim. Mendoj se në periudhën time të parë me të isha pak i papërvojë, por ai më dha vetëbesimin për të zhvilluar atë stil dhe për të treguar cilësitë e mia në fushë”, ka thënë fillimisht Fermin.

    Mesfushori sulmues beson se Flick e ka ndihmuar të bëjë një hap tjetër përpara, veçanërisht në aspektin e pjekurisë dhe situatave të leximit gjatë ndeshjeve.

    “Mendoj se jam përmirësuar shumë në aspektin e pjekurisë në fushë me Hansin. Më parë, isha paksa i përqendruar, ndonjëherë nxitohesha, por me të, dhe gjithashtu me kalimin e kohës dhe duke luajtur ndeshje, gradualisht e mëson këtë”.

    “Mendoj se me Flick kam arritur të fitoj atë pjekuri për të lexuar lojën, momentet, lojërat, duke ditur kur të veproj dhe kur jo. Ai më ka dhënë këtë, shumë pjekuri në të gjitha aspektet e lojës”.

    Fermin diskutoi gjithashtu rëndësinë e vendimmarrjes, një fushë që trajnerët e identifikuan si diçka që ai duhej ta përmirësonte kur ishte më i ri. Ai shpjegoi se kjo përfshin të kuptuarit se kur duhet të gjuash, të pasosh, të marrësh rreziqe dhe të matësh kohën e vrapimeve të tij në zonën e penalltisë.

    “Vendimmarrja përfshin gjithçka: kur të rrezikosh, kur të gjuash, kur të mos e bësh, kur të pasosh, kohën e mbërritjes në zonë, gjë që është gjithashtu shumë e rëndësishme”.

    “Në fund të fundit, isha shumë i ri dhe mezi kisha përjetuar nivelin më të lartë. Natyrisht, këto janë gjëra që gjithmonë mund të përmirësohen dhe mendoj se me praktikë të përditshme, duke i analizuar këto gjëra me trajnerin, mund të piqesh. E kam provuar dhe mendoj se jam në një pozicion të mirë në këtë drejtim tani”.

    Mesfushori ka ruajtur gjithashtu qasjen e tij agresive, të cilën e konsideron një pjesë përcaktuese të identitetit të tij futbollistik.

    “Më mirë të kesh shumë sesa pak, apo jo? Edhe unë e kuptoj se si duket nga jashtë ndonjëherë, por e shoh edhe si mënyrën time të të kuptuarit të futbollit, dhe gjithashtu di kur të përmbahem”.

    “Sigurisht, shpresoj të mos lëndohem kurrë në atë mënyrë në një lojë ose të përjashtohem për ta vënë ekipin në disavantazh. Mundohem ta kontrolloj, por loja ime është pasion i pastër dhe përpiqem t’i jap gjithçka. Është diçka që më përcakton, por përpiqem ta mbaj nën kontroll edhe unë”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/

  • Dorëzohen tri armë dhe 171 fishekë në Prishtinë, dy persona arrestohen

    Dorëzohen tri armë dhe 171 fishekë në Prishtinë, dy persona arrestohen

    Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi në posedim të tyre janë gjetur tri armë dhe gjithsej 171 fishekë.

    Rasti ka ndodhur më 6 nëntor 2026, rreth orës 18:00, në rrugën “Sejdi Sejdiu”.

    Sipas njoftimit policor, një mashkull kosovar është paraqitur në stacionin policor, ku ka dorëzuar një kasafortë të vogël metalike, në të cilën ndodheshin 54 fishekë.

    Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se në shtëpinë e tij posedonte edhe tri armë. Pas kësaj, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku i dyshuari së bashku me bashkëshorten e tij kanë dorëzuar dy pushkë, një pistoletë me gaz, 117 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një leje për armë.

    Të dy personat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, ata janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

  • A woman changes lives during treatment at Mitrovica Hospital, police launch investigations

    Police have announced that a woman has died while being treated at the Mitrovica Hospital.

    Her body has been sent for production, while police said they have launched investigations into the case.

    ) SUCH OF DEATH: R. Ademi, Mitrovica north 06.11.2026 — 7.00. Information has been accepted from Regional Hospital that the Kosovo female victim, who had been treated at the hospital, has died. In consultation with the prosecutor, the case has been initiated and the lifeless body has been sent to the IML for organisation, the police report reported.

    Source Layer: Insander

  • Një grua ndërron jetë gjatë trajtimit në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

    Një grua ndërron jetë gjatë trajtimit në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

    Një grua ndërron jetë gjatë trajtimit në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

    Policia ka njoftuar se një grua ka vdekur derisa po trajtohej në Spitalin e Mitrovicës.

    Trupi i saj është dërguar për obduksion, ndërsa policia tha se ka nisur hetimet për këtë rast.

    “HETIM I VDEKJES: Rr. Adem Ademi, Mitrovicë veri 06.11.2026 – 19:00. Nga Spitali Rajonal është pranuar informata se viktima femër kosovare, e cila kishte qenë duke u trajtuar në spital ka vdekur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

    Burimi: Insajderi

  • Shumë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

    Shumë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

    Shumë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

    Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar për disa raste të dhunës në familjes që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.

    Derisa në rajonin e Prishtinës janë raportuar tri raste të tilla, edhe në rajonet tjera gjendja nuk është më e mirë.

    Në rast i dhunës në familje, lëndimit të lehtë trupor dhe asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Kaçanik.

    “Kaçanik 06.11.2026 – 22:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë në familje. I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, njoftoi Policia.

    Ndërkaq, në Pejë është raportuar një rast i Lëndimit të lehtë trupor dhe dhunës në familje.

    Kjo pasi, sipas raportit, dje në orët e pasdites, një mashkull dhe tri femra, të gjithë shtetas të Kosovës, janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete.

    “Si pasojë e lëndimeve të pësuara njëra nga të dyshuarat e përfshira ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia.

    Në Pejë është regjistruar edhe një rast i dhunës në familje, ku Policia është njoftuar se dje, rreth orës 13:00, i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes si dhe ka dëmtuar disa orendi shtëpiake.

    “I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëri me dije Policia në raport.

    Dhunë në familje është regjistruar edhe në Rahovec, ku, sipas Policisë, të premten në orën 04:00 të mëngjesit, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur prindin e tij, viktimën mashkull kosovar.

    “Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha Policia në raport.

    Edhe në Vushtrri është regjistruar një rast i dhunës në familje, rast ky i ndodhur të enjten më 5 nëntor rreth orës 21:40.

    “Lidhur me rastin, më 06.11.2026, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njoftoi Policia.

    Kurse në Malishevë, policia ka raportuar për një rast të mospërfilljes së urdhrit të gjykatës.

    “Malishevë 04.11.2026 – 21:00. Më 06.11.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte kontaktuar përmes telefonit ish-kunatën e tij duke mos e përfillur urdhrin mbrojtës aktiv që e posedonte viktima. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, tha Policia në raportin 24-orësh. /Klankosova.tv

  • Apeli në Hagë: Mblidhen deputetët për takimin e grupit punues për strategjinë shtetërore

    Apeli në Hagë: Mblidhen deputetët për takimin e grupit punues për strategjinë shtetërore

    Apeli në Hagë: Mblidhen deputetët për takimin e grupit punues për strategjinë shtetërore

    Takimi i parë i grupit punues për strategjinë shtetërore për të apeluar aktgjykimin e shkallës së parë në Gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka mbledhur deputetët në ndërtesën e qeverisë.

    Ky grup punues udhëhiqet nga ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.  

    Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, është te Qeveria, teksa ka njoftuar se deri më tani kanë mbërritur deputetja e PDK-së, njëherësh U.D. e kryetares së partisë, Vlora Çitaku, Bekë Berisha i Aleancës dhe Adnan Rrustemi i Lëvizjes Vetëvendosje.

  • Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

    Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

    Pas debatit të ashpër mes vajzave në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova 5, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi.

    Ish-opinionistja e edicionit të kaluar të këtij formati ka bërë dy reagime përmes llogarisë së saj në Instagram, duke shprehur qëndrimin lidhur me ngjarjet e fundit në shtëpinë e BBVK-së.

    “Me m’dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi”, ka shkruar Leonora në një postim në InstaStory.

    Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

    Në një reagim të dytë, këngëtarja ka shtuar edhe një koment për mënyrën se si kuptohet feminizmi.

    “Dhe për fund, shumë gra nuk e kuptojnë çka është feminizmi”, ka shkruar ajo.

    Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

    Reagimet e Leonorës vijnë pas përballjes së influencueses së TikTok-ut, Jona Krasniqi, me disa vajza nga diaspora, të cilat e akuzuan se i kishte bullizuar në një grup të mbyllur në Facebook.

    Gjatë spektaklit, Jona u përball me akuza të shumta lidhur me komentet dhe sjelljen e pretenduar në atë grup, për të cilat ajo kërkoi falje publike, megjithëse jo të gjitha palët i përfshiu në kërkimfaljen e saj. /Telegrafi/

  • He suspected that the man was cheating, ended up denouncing him at the police station… threatening messages on Facebook, bringing 38-year-old in handcuffs.

    Allegations of adultery have led to a clash between a couple in Fushe Kosovo, which has ended with punishment for domestic violence. A 29-year-old reported that her husband had threatened and offended her through voice mail on Facebook. After the police and Prosecution intervention, the 38-year-old has been detained for 48 hours.

    Signal Journal sources suggest that the case was reported on Friday, November 6, 2026, about 8:00, on the Jemajil Mustafa’s street in Fushe Kosovo.

    According to information from the signal, L.N. (29) She had suspected that her husband, A.I. (38), was betraying her, causing a disagreement between them.

    But conflict was not limited to marital confrontation.

    The woman said she had received voice messages via Facebook, in which her husband allegedly threatened and offended her.

    Concerned by the content of the messages, she has denounced the case in the police, where actions have been taken to treat him.

    After consulting with the State Prosecutor, the case has been initiated for the criminal work ãozya, under the treatment of domestic violence cases.

    Under the Prosecutor’s decision, the 38-year-old has been detained for 48 hours, while investigations will clarify the content of messages and circumstances of conflict.

    The suspect enjoys presumption of innocence until a formal form judicial decision.

    Note: The person who adhered to this article is deemed innocent until his guilt is proven by court’s decision of form

    The signal where the truth speaks before the news!

    Source Layer: Signal

  • Dyshoi se burri po e tradhtonte, përfundoi duke e denoncuar në Polici – mesazhet kërcënuese në Facebook çojnë 38-vjeçarin në pranga

    Dyshoi se burri po e tradhtonte, përfundoi duke e denoncuar në Polici – mesazhet kërcënuese në Facebook çojnë 38-vjeçarin në pranga

    Dyshoi se burri po e tradhtonte, përfundoi duke e denoncuar në Polici – mesazhet kërcënuese në Facebook çojnë 38-vjeçarin në pranga

    Dyshimet për tradhti bashkëshortore kanë çuar në një përplasje mes një çifti në Fushë Kosovë, e cila ka përfunduar me denoncim për dhunë në familje. Një 29-vjeçare ka raportuar se bashkëshorti i saj e kishte kërcënuar dhe ofenduar përmes mesazheve zanore në Facebook. Pas ndërhyrjes së Policisë dhe Prokurorisë, 38-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është raportuar të premten, më 6 nëntor 2026, rreth orës 20:00, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, L.N. (29) kishte dyshuar se bashkëshorti i saj, A.I. (38), po e tradhtonte, çka kishte shkaktuar mosmarrëveshje mes tyre.

    Por konflikti nuk kishte mbetur vetëm te përplasjet bashkëshortore.

    Gruaja ka deklaruar se kishte pranuar mesazhe zanore përmes Facebook-ut, në të cilat i shoqi dyshohet se e kërcënonte dhe e ofendonte.

    E shqetësuar nga përmbajtja e mesazheve, ajo e ka denoncuar rastin në Polici, ku janë ndërmarrë veprimet për trajtimin e tij.

    Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, rasti është iniciuar për veprën penale “Kanosja”, në kuadër të trajtimit të rasteve të dhunës në familje.

    Me vendim të Prokurorisë, 38-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet do të sqarojnë përmbajtjen e mesazheve dhe rrethanat e konfliktit.

    I dyshuari gëzon prezumimin e pafajësisë deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    Burimi: Sinjali