Blog

  • Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin

    Apeli lë në fuqi masën “arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin

    Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni.

    Vendimi u dha këtë të mërkurë, duke hedhur poshtë kërkesën e saj për një masë më të lehtë sigurie.

    Ajo akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për dy vepra penale, konkretisht për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

    Vlora Hyseni dyshohet se ka ndihmuar nga arratia me informacionet sekrete shtetërore biznesmenin Ergys Agasi.

    Ky i fundit u arrestua më 26 gusht i dyshuar si kreu një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t. Vetë SPAK e thekson se ish-drejtuesja e SHISH ka shërbyer në ndihmë të krimit të organizuar.

    Në kuadër të hetimit, janë dhënë masat e sigurisë “arrest me burg” edhe për shefin e laboratorit shkencor të policisë në Tiranë Fatjon Kalluci dhe punonjësin e një biznesi në Durrës.

    Kush është Vlora Hyseni?

    Vlora Hyseni ka punuar për disa vite në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ku fillimisht kishte mbajtur postin e drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe më pas, nga viti 2019, atë të zëvendësdrejtoreshës. Në mesin e vitit 2021, ajo u shkarkua nga detyra nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Rruga drejt SHISH

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, njoftonte se më 17 mars 2023, i kishte propozuar Kreut të Shtetit, Bajram Begajt emrin e Vlora Hysenit, ish-zëvendësdrejtuese e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, për postin e drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

    Propozimi i kryeministrit u shoqërua me debate dhe kundërshti nga ana e opozitës, e cila i kërkonte në atë kohë Kreut të Shtetit që para dekretimit të merrte informacione të plota rreth saj dhe arsyet e shkarkimit nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

    Pavarësisht kundërshtimeve, Presidenti Bajram Begaj e dekretoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it më 3 prill 2023, rreth dy javë pas propozimit të kryeministrit.

    Por, pas më shumë se tre vitesh në krye të SHISH, Vlora Hyseni do duhet të përballet me akuzat e Prokurorisë së Posaçme për dosjen e “AKSHI”./tvklan

    Burimi: Dukagjini

  • EU’s Kosovo report cites Kurti for harsh language to journalists

    The European Commission has recorded in the Kosovo Report for 2026 the use of harsh language and accusations against journalists by senior government officials, including Prime Minister Albin Kurti. According to the report, Kosovo has legal guarantees for freedom of expression, but the conditions under which media work must improve.

    During the period covered by the report have been recorded 35 cases of physical assault, verbal attacks or threats against journalists, a significant decline compared to the previous year. The report cites the prevention of journalists’ work by security officials, cyber harassment and the publication of personal journalists’ data.

    The commission urges public officials to refrain from statements targeting or discrediting journalists and calls for attacks and intimidation to be punished.

    Media ownership and access to public documents

    The Commission states lack of transparency in ownership and media financing. The registry covers only licensed radios and televisions, while the market share data that each medium owns is not public.

    The report also cites delays and obstacles facing journalists when searching for public documents, as well as the difficulties of the Serbian language media to obtain information in that language. Low wages and short-term contracts continue to affect the working conditions of journalists.

    The signal where the truth speaks before the news!
    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Raporti i BE-së për Kosovën përmend Kurtin për gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve

    Raporti i BE-së për Kosovën përmend Kurtin për gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve

    Raporti i BE-së për Kosovën përmend Kurtin për gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve

    Komisioni Evropian ka evidentuar në Raportin për Kosovën për vitin 2026 përdorimin e gjuhës së ashpër dhe akuzave ndaj gazetarëve nga zyrtarë të lartë qeveritarë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti. Sipas raportit, Kosova ka garanci ligjore për lirinë e shprehjes, por kushtet në të cilat punojnë mediat duhet të përmirësohen.

    Gjatë periudhës së mbuluar nga raporti janë regjistruar 35 raste të sulmeve fizike, sulmeve verbale ose kërcënimeve ndaj gazetarëve, një rënie e konsiderueshme krahasuar me vitin paraprak. Raporti përmend pengimin e punës së gazetarëve nga zyrtarë të sigurisë, ngacmimet në internet dhe publikimin e të dhënave personale të gazetarëve.

    Komisioni u kërkon zyrtarëve publikë të përmbahen nga deklaratat që shënjestrojnë ose diskreditojnë gazetarët dhe bën thirrje që sulmet dhe frikësimi i tyre të dënohen.

    Pronësia e mediave dhe qasja në dokumente publike

    Komisioni evidenton mungesë transparence në pronësinë dhe financimin e mediave. Regjistri mbulon vetëm radiot dhe televizionet e licencuara, ndërsa të dhënat për pjesën e tregut që zotëron secili medium nuk janë publike.

    Raporti përmend gjithashtu vonesat dhe pengesat me të cilat përballen gazetarët kur kërkojnë dokumente publike, si dhe vështirësitë e mediave në gjuhën serbe për të marrë informacione në atë gjuhë. Pagat e ulëta dhe kontratat afatshkurtra vazhdojnë të ndikojnë në kushtet e punës së gazetarëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The loss of Trump swings markets/ Increases increase, U.S. dollar declines

    Donald Trump suffered one of the worst losses of his political career, as the Democrats both won the rooms of the United States Congress in the middle-class elections. High prices appear to influence voters, as according to a poll conducted on Election Day, about two-thirds of respondents said President Donald Trump’s tariffs had damaged the economy.

    But what does the loss of Trump and a largely democratic Congress mean for Europe and markets?

    One of the main issues is that of commercial tariffs. Although the Democrats took control of the two chambers of Congress, it seems that this will not stop Trump from continuing with tariffs, since they no longer depend on Congress.

    After the Supreme Court brought down its emergency tariffs in February, the administration shifted them under the 301 section of US trade law. This road allows the president to act without the lawmakers’ vote.

    Economists say, like foreign policy, trade is another power the president can unilaterally exercise without Congress. They do not rule out new tariffs against Europe, which would have an impact on US inflation, but also on the Federal Reserve decision making.

    The Democrats will head the Senate commissions and decide which of Trump’s nominated ones will be confirmed when the new Congress takes office in January. Many also want to approve new funds for Ukraine.

    The hardest part is spending this money. Over the past two years, the White House has canceled the funds already approved by Congress, holding them until the end of the fiscal year when they expire.

    In practice, according to experts, this means that a Congress dominated by the majority democrats may draft the law on spending and helping Ukraine and the president not spend it.

    The result of the US Muslim elections affected markets. The American stock contracts were recovered, as the increase also marked European ones. The defence shares, on the other hand, followed the opposite direction, as investors fear that Congress could already slow down the rise in American military expenditures Trump has promoted. The American dollar was already weakened in proportion to other major currencies, while the euro increased by 0.5%.

    Even bitumen rose 1.3% by climbing $78 300, while crude oil Brant was traded near $1 104 per barrel.

    Source Layer: Insander

  • Humbja e Trump luhat tregjet/ Rriten aksionet, bie dollari amerikan

    Humbja e Trump luhat tregjet/ Rriten aksionet, bie dollari amerikan

    Humbja e Trump luhat tregjet/ Rriten aksionet, bie dollari amerikan

    Donald Trump pësoi një nga humbjet më të këqija të karrierës së tij politike, pasi demokratët fituan të dyja dhomat e Kongresit të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e mesmandatit. Çmimet e larta duket se ndikuan mbi votuesit, pasi sipas një ankete të zhvilluar ditën e zgjedhjeve, rreth dy të tretat e të anketuarve thanë se tarifat e presidentit Donald Trump kishin dëmtuar ekonominë.

    Por, çfarë do të thotë humbja e Trump dhe një Kongres me shumicë demokratësh për Europën dhe tregjet?

    Një nga çështjet kryesore është ajo e tarifave tregtare. Pavarësisht se demokratët morën kontrollin e dy dhomave të Kongresit, duket se kjo nuk do të ndalojë Trump të vazhdojë me tarifat, pasi nuk varen më nga Kongresi.

    Pasi Gjykata e Lartë i rrëzoi tarifat e tij të emergjencës në shkurt, administrata i zhvendosi ato sipas Seksionit 301 të ligjit tregtar të SHBA-së. Kjo rrugë e lejon presidentin të veprojë pa votën e ligjvënësve.

    Edhe ekonomistët thonë se, ashtu si politika e jashtme, edhe tregtia është një tjetër fuqi që presidenti mund ta ushtrojë në mënyrë të njëanshme pa Kongresin. Ata nuk përjashtojnë tarifa të reja ndaj Europës, të cilat do të kishin ndikim në inflacionin e SHBA-së, por dhe në vendimmarrjen e Rezervës Federale.

    Demokratët do të kryesojnë komisionet e Senatit dhe do të vendosin se cilët nga të nominuarit e Trump do të konfirmohen kur Kongresi i ri të marrë detyrën në janar. Shumë prej tyre duan gjithashtu të miratojnë fonde të reja për Ukrainën.

    Pjesa më e vështirë është shpenzimi i këtyre parave. Gjatë dy viteve të fundit, Shtëpia e Bardhë ka anuluar fondet e miratuara tashmë nga Kongresi duke i mbajtur ato deri në fund të vitit fiskal, kur ato skadojnë.

    Në praktikë, sipas ekspertëve, kjo do të thotë që një Kongres i dominuar nga shumica demokrate mund të hartojë ligjin për shpenzimet dhe ndihmën për Ukrainën dhe presidenti të mos i shpenzojë ato.

    Rezultati i zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA ndikoi tregjet. Kontratat e aksioneve amerikane u rikuperuan, teksa rritje shënuan edhe ato europiane. Aksionet e mbrojtjes, nga ana tjetër, ndoqën drejtim të kundërt, pasi investitorët kanë frikë se tashmë Kongresi mund të ngadalësojë rritjen e shpenzimeve ushtarake amerikane që Trump ka nxitur. Dollari amerikan u dobësua ndërkohë në raport me monedhat e tjera kryesore, teksa euro u rrit me 0.5%.

    Edhe bitcoin u rrit me 1.3% duke u ngjitur në 78 300 dollarë, teksa nafta e papërpunuar Brent u tregtua pranë 104 dollarëve për fuçi.

    Burimi: Insajderi

  • Shqiptari në qendër të vrasjes mafioze në Itali, arrestohet personi i katërt për ekzekutimin që tronditi Barlettën

    Shqiptari në qendër të vrasjes mafioze në Itali, arrestohet personi i katërt për ekzekutimin që tronditi Barlettën

    Një shqiptar 41-vjeçar dyshohet se organizoi dhe kreu vrasjen e 26-vjeçarit Francesco Diviesti në Barletta, në kuadër të një lufte për kontrollin e trafikut të drogës. Në pranga ka rënë edhe një 56-vjeçar italian, i dyshuar për mbështetje logjistike dhe përfshirje në fshehjen e krimit.

    Një tjetër arrestim është regjistruar në kuadër të hetimeve për vrasjen me tipare mafioze të 26-vjeçarit Francesco Diviesti, ngjarje që tronditi zonën e Barlettës në Itali në prill të vitit 2025, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

    Në pranga ka rënë një 56-vjeçar italian nga Minervino Murge, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorët e krimit, duke u siguruar mbështetje logjistike për ekzekutimin dhe fshehjen e gjurmëve.

    Në qendër të hetimeve është shqiptari 41-vjeçar Igli Kamberi, i cili dyshohet nga autoritetet italiane si personi që drejtoi vrasjen, me qëllim forcimin e kontrollit mbi aktivitetet e trafikut të drogës në Barletta.

    Sipas hetimeve të koordinuara nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Barit, Kamberi dyshohet se kreu vrasjen në bashkëpunim me Antonio Lanotte, 25 vjeç, dhe Nicola Dibenedetto, 21 vjeç. Të tre ishin arrestuar në maj të vitit të kaluar.

    I arrestuari i fundit, Francesco Sassi, akuzohet për bashkëpunim në vrasje me paramendim, shkatërrim dhe fshehje të kufomës, si dhe posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit.

    Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet se ka siguruar gomat që u përdorën për t’i vënë flakën trupit të viktimës, si dhe ka ndihmuar në fshehjen e armëve dhe shkatërrimin e kufomës, transmeton Telegrafi.

    Si ndodhi ekzekutimi

    Francesco Diviesti u zhduk mbrëmjen e 25 prillit 2025, pas një konflikti jashtë një lokali në Barletta. Katër ditë më vonë, trupi i tij u gjet në një banesë të braktisur në fshat, në territorin e Canosa di Puglia.

    Sipas rindërtimit të hetuesve, 26-vjeçari u dërgua në një zonë të izoluar të Alta Murgia, ku u qëllua pesë herë me dy pistoleta. Më pas, trupi i tij u dogj me goma, në një përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit.

    Hetimi ka zbardhur gjithashtu se vrasja dyshohet të ketë qenë pjesë e një përplasjeje për kontrollin e tregut të drogës në Barletta, ku shqiptari Igli Kamberi dyshohet se kërkonte të konsolidonte supremacinë e tij kriminale.

    Për zbardhjen e ngjarjes kanë qenë të rëndësishme edhe deklaratat e një personi që dyshohet se ka bashkëpunuar me drejtësinë.

    Arrestimi i fundit u krye nga efektivët e Drejtorisë Anti-Mafia në Bari, në bashkëpunim me Skuadrën Fluturuese të Andrias./Telegrafi/

  • Komiteti spanjoll i gjyqtarëve pranon një gabim serioz në favor të Real Madridit

    Komiteti spanjoll i gjyqtarëve pranon një gabim serioz në favor të Real Madridit

    Komiteti teknik i gjyqtarëve të Spanjës ka pranuar se penalltia që iu dha Kylian Mbappes kundër Racing Santander nuk duhej të ishte dhënë kurrë. Incidenti ndodhi në ndeshjen e xhiros së 11-të të La Ligës.

    Gazeta spanjolle AS raportoi se komiteti pranoi një gabim serioz të gjyqtarit të mërkurën në një ndeshje që Real Madridi e fitoi 3-0. Kontakti midis Mbappe dhe mbrojtësit Mateo Prati, konfirmuan ata, nuk meritonte një penallti.

    Gjyqtari tregoi me gisht nga penalltia pasi Mbappe goditi topin brenda zonës. Sulmuesi francez ishte përpjekur të kalonte me shpejtësi Pratin, i cili e goditi me dorë ndërsa ai nisej me topin.

    Duke folur në programin “Tiempo de Revisar”, komiteti shpjegoi se Prati e vuri krahun përpara Mbappes pa ushtruar asnjë forcë mbi të. Sipas tyre, asgjë në lidhje me incidentin nuk justifikonte një penalizim.

    “Mbappe kontrollon topin brenda zonës së penalltisë dhe përpiqet të niset shpejt, dhe Prati e vendos krahun përpara sulmuesit pa ushtruar asnjë forcë mbi të”.

    “Ekziston një mungesë e qartë e një lidhjeje shkakësore midis kontaktit dhe rënies, nuk ka penalizim. Një gabim i qartë dhe serioz nga gjyqtari, dhe teknologjia e VAR-it duhet të kishte ndërhyrë”, thuhej në njoftimin e analizës së komitetit.

    Racing Santander ishte i tërbuar. Lojtarët e tyre protestuan kundër vendimit gjatë vetë ndeshjes dhe vendimi i komitetit tani ka konfirmuar se ata kishin të drejtë ta bënin këtë. /Telegrafi/

  • Could the murder of Arlinda Zekaj have been prevented? Special Prosecution Examines Document for Inaction

    The special prosecutor has considered the case for allegations that police officials, prosecutors and judges may not have acted properly in dealing with the Arlinda Zekij case before she was killed in Vitomirica in Pec.

    Special Prosecutor Dren Paca’s chief prosecutor, deputy, said at a news conference that the file was accepted about three days ago. According to him, the Special is considering whether there has been inaction or neglect by officials and whether this may have affected the following event.

    Paca explained that the special prosecutor’s review is limited to the official’s possible responsibility. Other parts of the case are being handled by the Constitutional Prosecutor in Pristina.

    Prior to the assassination, Arlinda Zekiaj had reported domestic violence and sought protection from institutions. Her brother-in-law is suspected of murder.

    After the assassination, citizens protested in Pristina, seeking justice for Arlinda and accountability from institutions that had handled the case. Police officials were suspended and measures were taken against the chief prosecutor and a prosecutor in Pec. Kosovo Police Director Gazmend Hoxha resigned.

    The signal where the truth speaks before the news!
    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • A mund të ishte parandaluar vrasja e Arlinda Zekajt? Prokuroria Speciale shqyrton dosjen për mosveprim

    A mund të ishte parandaluar vrasja e Arlinda Zekajt? Prokuroria Speciale shqyrton dosjen për mosveprim

    A mund të ishte parandaluar vrasja e Arlinda Zekajt? Prokuroria Speciale shqyrton dosjen për mosveprim

    Prokuroria Speciale ka marrë në shqyrtim dosjen për dyshimet se zyrtarë policorë, prokurorë dhe gjyqtarë mund të mos kenë vepruar siç duhej në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt para se ajo të vritej në Vitomiricë të Pejës.

    Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, tha në një konferencë për media se dosja ishte pranuar rreth tri ditë më parë. Sipas tij, Specialja po shqyrton nëse ka pasur mosveprim ose neglizhencë nga zyrtarët dhe nëse kjo mund të ketë ndikuar në ngjarjen që pasoi.

    Paca sqaroi se shqyrtimi nga Prokuroria Speciale kufizohet te përgjegjësia e mundshme e zyrtarëve. Pjesët e tjera të rastit po trajtohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Para vrasjes, Arlinda Zekaj kishte raportuar dhunë në familje dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet. Kunati i saj dyshohet për vrasjen.

    Pas vrasjes, qytetarët protestuan në Prishtinë duke kërkuar drejtësi për Arlindën dhe llogaridhënie nga institucionet që kishin trajtuar rastin. U suspenduan zyrtarë policorë dhe u ndërmorën masa ndaj kryeprokurores dhe një prokuroreje në Pejë. Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Trump dështoi

    Trump dështoi

    Për të kuptuar plotësisht rëndësinë e përmbysjes së madhe elektorale që sapo pësuan republikanët, duhet të kthehemi 12 muaj prapa, kur presidenti Donald Trump dukej se ishte në një pozitë të favorshme për të realizuar një agjendë ambicioze dhe ende të mbështetur nga një pjesë e madhe e opinionit publik.

    Në atë kohë, Trump drejtonte një vend në paqe dhe me një ekonomi që po rritej, ndonëse jo në mënyrë të barabartë për të gjithë. Përmes metodave të ligjshme dhe të paligjshme, ai kishte dobësuar burokracinë e të ashtuquajturit “shtet i thellë”, e cila gjatë mandatit të tij të parë kishte zvarritur dhe penguar zbatimin e politikave të tij tregtare dhe të imigracionit.

    Ai kishte spastruar Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), për të cilën dyshonte se po promovonte jashtë vendit prioritetet e Partisë Demokratike. Departamenti i Drejtësisë kishte neutralizuar aktivistët për të drejtat civile që kundërshtonin përpjekjet e tij për t’i dhënë fund politikave të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes. Madje, ai kishte arritur të depërtonte edhe në elitën kulturore të vendit, veçanërisht në Silicon Valley, ku njerëzit flisnin për një “ndryshim të frymës”.

    Është e vërtetë se Trump kishte larguar nga vetja kundërshtarët brenda vendit dhe aleatët jashtë tij. Ai kishte frikësuar investitorët me njoftimet e tij të paparashikueshme për tarifat doganore. Megjithatë, në zgjedhjet e vitit 2024, ai kishte qenë shumë pranë fitimit të shumicës absolute të votave popullore. Pothuajse një vit pas fillimit të mandatit të dytë, administrata e tij, nëse jo e dashur për publikun, të paktën gëzonte një mbështetje relativisht të qëndrueshme. Në fund të tetorit 2025, disa sondazhe ende e nxirrnin atë me një miratim pranë 50 për qind.

    Kjo do të thotë se disfata që republikanët pësuan të martën nuk ishte aspak e pashmangshme. Trump e shkatërroi vetë këtë mundësi. Në vitet 2024 dhe 2025, ai kishte në duar një pozitë të favorshme, por këtë vit, përmes një përzierjeje vaniteti, paqëndrueshmërie dhe marrëzish, arriti ta kthente fitoren e mundshme në humbje.

    Disa nga politikat që Trump i kishte premtuar gjatë fushatës dhe më pas i kishte zbatuar, siç është forcimi i kontrollit kufitar, vazhdojnë të jenë të popullarizuara. Qendra për Progresin Amerikan, e cila mbështet zgjerimin e imigracionit të ligjshëm dhe krijimin e rrugëve të qarta drejt shtetësisë, konstatoi në një sondazh të pranverës së kaluar se forcimi i sigurisë kufitare mbetej politika e imigracionit që gëzonte mbështetjen më të madhe të votuesve.

    Gjatë mandatit të tij të parë, Trump gjithashtu arriti ta fitonte në masë të madhe debatin disavjeçar me establishmentin politik lidhur me ndikimin e imigracionit masiv te klasa punëtore. Ndryshe nga qëndrimet e politikëbërësve para ardhjes së Trumpit në pushtet, imigracioni në Shtetet e Bashkuara rrallëherë është një proces nga i cili përfitojnë të gjithë. Ai mund t’u ndihmojë bizneseve, por shpesh këtë e bën duke dobësuar pozitën negociuese të punëtorëve vendas. Madje, edhe ekonomisti fitues i Çmimit Nobel, Angus Deaton, e kishte ndryshuar qëndrimin e tij. Në mars të vitit 2024, ai shkroi se nuk pajtohej më me “konsensusin pothuajse të përgjithshëm të ekonomistëve se imigracioni në SHBA është gjë e mirë”.

    Pse atëherë sondazhet tregojnë se Trump ka vlerësime të ulëta për çështjen e imigracionit? Sepse ai zgjodhi arrogancën në vend të argumentimit racional. Në vend që t’u lejonte politikave të tij të jepnin rezultatet e pritshme, ai e shpërdoroi energjinë duke i poshtëruar kundërshtarët.

    Ai mund ta kishte argumentuar në mënyrë bindëse arsyen e bastisjeve të urdhëruara në Minesota. Ashtu siç kishte logjikë forcimi i kontrollit kufitar, kishte logjikë edhe zbatimi i kësaj politike në qytete përmes Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE). Por kjo kërkonte shpjegim, ndërsa shpjegimi është diçka në të cilën Trump nuk ka qenë kurrë i zoti.

    Ai duket pothuajse alergjik ndaj lidhjes logjike mes veprimeve dhe pasojave dhe shpesh flet përmes deklaratave të shkëputura nga njëra-tjetra. Ndoshta kjo ndodh sepse e konsideron veten mjeshtër të negociatave, ku pranimi i një lidhjeje mes dy fakteve shpesh mund të shihet si lëshim ndaj palës tjetër.

    Trump dhe zyrtarët e administratës së tij pretendonin vazhdimisht se në mesin e komunitetit somalez në Minesota kishte mashtrime të përhapura me ndihmat sociale. Ky ishte një justifikim që tërhiqte vëmendjen për bastisjet, por jo një argument i matur dhe bindës, i cili ishte i nevojshëm. Kur zyrtarë të trajnuar dobët e trajtuan operacionin si një mundësi për të terrorizuar njerëzit, në vend se për të zgjidhur problemet, Trump humbi mbështetjen e publikut.

    E njëjta gjë ndodhi edhe me sulmet e tij ndaj politikave të diversitetit, barazisë dhe përfshirjes (DEI), si dhe ndaj korrektësisë politike, çështje për të cilat fillimisht kishte mbështetje të konsiderueshme.

    Pasi ndryshoi politikat e Departamentit të Drejtësisë, Trump mund ta kishte lënë procesin të zhvillohej gradualisht, derisa publiku të mësohej me një vend pa zbatim ndërhyrës të politikave të diskriminimit pozitiv, kufizimeve të të folurit dhe normave të reja gjinore. Por ai nuk arriti të ndalej. U soll si një fëmijë që luan me ushqimin e tij. Ai u përpoq të impononte rregullat e veta edhe mbi të folurit në kampuset universitare, duke krijuar një sistem që, megjithëse ndryshonte në përmbajtje, nuk ndryshonte në strukturë nga regjimi censurues që kishte ekzistuar në kulmin e kulturës “woke”.

    Kjo paaftësi për të qëndruar i përmbajtur pati pasoja katastrofike edhe në politikën e jashtme. Idetë e Trumpit shpesh ishin të arsyeshme: Grenlanda ishte vërtet një zonë me rëndësi strategjike, e cenueshme ndaj ndikimit të fuqive armiqësore; demokratët vërtet gabonin kur shqetësoheshin më shumë për Rusinë sesa për Kinën; kundërvënia ndaj ndikimit të Kinës në hemisferën tonë ishte një prioritet strategjik; ndërsa pavarësia industriale, qoftë përmes tarifave doganore apo mënyrave të tjera, ishte e domosdoshme.

    Por, sërish, këmbëngulja e tij për t’i poshtëruar bashkëbiseduesit krijoi probleme aty ku më parë nuk kishte pasur.

    Konservatori kanadez Pierre Poilievre dukej se ishte në rrugë të sigurt për t’u bërë kryeministër, derisa Trump filloi të fliste pa menduar për aneksimin e Kanadasë dhe shndërrimin e saj në shtetin e 51-të amerikan. Kjo i siguroi fitoren Mark Carneyt, një prej kundërshtarëve më të vendosur të Trumpit në arenën ndërkombëtare.

    Këmbëngulja e Trumpit për të denigruar Danimarkën çoi në dislokimin e trupave të NATO-s nga vende të tjera, jo nga SHBA-ja, në Grenlandë. Më pas, në shtator, u arrit një marrëveshje sigurie që nuk ofronte asgjë më shumë sesa ajo që Trump mund ta kishte siguruar që në fillim, po të kishte kërkuar thjesht atë që dëshironte.

    Dy idetë më të këqija të Trumpit ishin dy luftërat që ai nisi kundër Iranit. Shifrat e tij në sondazhe nuk janë rikthyer kurrë në nivelin që kishin në qershor të vitit 2025, para se ai t’i bashkohej Izraelit në një fushatë bombardimesh që synonte shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit.

    Kur Trump njoftoi armëpushimin disa ditë më vonë, dukej sikur kishte treguar një aftësi mbresëlënëse për t’u shkëputur nga një bindje e gabuar. Por më pas erdhi Operacioni “Epic Fury”, më 28 shkurt.

    Kjo luftë ka depërtuar në çdo cep të administratës Trump, duke e diskredituar atë në tërësi. Ajo e ka poshtëruar Shtetet e Bashkuara jo vetëm ushtarakisht, por edhe diplomatikisht. Ka dobësuar aleancën SHBA-Izrael dhe, si pasojë, edhe vetë Izraelin. Gjithashtu, ka shkaktuar rritje të menjëhershme të çmimeve të benzinës dhe naftës, duke bërë që mbështetësit e Trumpit të përballen drejtpërdrejt me barrën e inflacionit.

    Distriktet dhe shtetet që në vitin 2024 e kishin mbështetur Trumpin me shumicë të madhe votash, këtë herë u larguan nga republikanët në të gjithë vendin.

    Vaniteti i Trumpit e ka shkatërruar mandatin e tij të dytë. Një nga arsyet pse kjo disfatë duket më domethënëse sesa ajo që pësoi në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2018 është se këtë herë ai kishte pasur më shumë pushtet për ta shfaqur pa kufizime këtë vanitet.

    Trump kishte arritur të spastronte degën ekzekutive nga kundërshtarët ideologjikë dhe t’i zëvendësonte ata me besnikët e tij. Ai u ndihmua edhe nga vendimi i Gjykatës Supreme i qershorit, në çështjen Trump kundër Slaughter, i cili mbështeti një konceptim më të fuqishëm të presidencës, duke dobësuar ndjeshëm pavarësinë e pothuajse të gjitha agjencive rregullatore.

    Sa i përket respektimit të idesë së presidencës të përcaktuar në Kushtetutë, Gjykata Supreme mund të ketë pasur të drejtë me vendimin e saj. Por duket se ky vendim e ka bërë publikun të reflektojë.

    Që këtej e tutje, nëse presidencës do t’i jepen kompetencat që kishte paraparë George Washington, atëherë publiku do të kërkojë nga presidentët edhe diçka tjetër: të kenë një karakter më të ngjashëm me atë të vetë George Washingtonit.

    Christopher Caldwell është kolumnist i ftuar i opinionit në gazetën The New York Times dhe autor i librit “The Age of Entitlement: America Since the Sixties”.

    Burimi: Dukagjini