Blog

  • Të afërmit deklarohen pas ngjarjes tronditëse ku i mituri shqiptar vrau nënë e tij: Ajo e rriti e vetme, ai ka bërë një veprim të pafalshëm

    Të afërmit deklarohen pas ngjarjes tronditëse ku i mituri shqiptar vrau nënë e tij: Ajo e rriti e vetme, ai ka bërë një veprim të pafalshëm

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xh dyshohet se ka vrarë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe L, duke e goditur disa herë me thikë.

    Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa në orët e para të mëngjesit është paraqitur vetë në komandën provinciale të Karabinierëve në Cremona, ku ka rrëfyer ngjarjen dhe ka pranuar autorësinë.

    Pas dëshmisë së tij, efektivët kanë shkuar në banesën ku jetonin nënë e bir, në rrugën Via Tagliata Traversa II, ku kanë gjetur trupin e pajetë të 39-vjeçares.

    Xhani është arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje, ndërsa motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë. Hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të kuptuar nëse mes nënës dhe të birit kishte pasur konflikte apo tensione familjare.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin shqiptar të zonës, ku familja ishte e njohur dhe e integruar në jetën sociale të qytetit.

    Denis Beqiri, president i Shoqatës Shqiptare në Chiari, është shprehur i tronditur nga ajo që ka ndodhur, duke e përshkruar 21-vjeçarin si një djalë të sjellshëm dhe të përkushtuar.

    “Eduarti ishte një shembull për komunitetin. Nuk do ta kishim imagjinuar kurrë një ngjarje të tillë. Ka bërë një veprim të pafalshëm. Nuk arrijmë ta kuptojmë”, është shprehur Beqiri për mediat italiane.

    Ai ka treguar se i riu kishte kryer një praktikë në agjencinë e tij imobiliare, pas përfundimit të studimeve në institutin “Einaudi” në Chiari.

    “Ishte shumë i zoti, përdorte pa vështirësi programet CAD, ishte modest dhe i përkushtuar. I kisha dhënë vlerësimin maksimal”, ka rrëfyer Beqiri.

    Më pas, Eduart Xhani kishte nisur të punonte me të afërmit e tij në ndërtim dhe më vonë kishte gjetur punë në një kompani të zonës, ku aktualisht nuk rezultonte më i punësuar.

    Ndërkohë, nëna e tij, Meleqe Lusha, punonte në një kooperativë që administronte shërbimin e mensës në Spitalin Civil të Brescias.

    Sipas mediave italiane, nënë e bir jetonin vetëm në banesën ku ndodhi krimi. 39-vjeçarja e kishte rritur të birin me ndihmën e katër vëllezërve të saj. Eduarti ishte rritur pa praninë e babait dhe përshkruhej si një person i rezervuar, që frekuentonte shpesh palestrën.

    Kryebashkiaku i Chiari-t, Gabriele Zotti, ka deklaruar se familja ishte e njohur në komunitet dhe se më parë nuk kishte pasur asnjë shenjë që të paralajmëronte një situatë problematike.

    “Askush nuk kishte vënë re ndonjëherë diçka që të na bënte të mendonim se kishte probleme”, është shprehur ai.

    Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe motivin që çoi në këtë krim të rëndë./Telegrafi/

  • Rainfall expected tomorrow in Kosovo, temperatures drop to 1 degree

    Tomorrow in our country, it is expected to hold mostly killed weather, with the possibility of low rainfall in certain areas.

    According to the Kosovo Hydromethorological Institute ( IHMK), minimal temperatures will range from 1 to 3 degrees Celsius, while maximum temperatures from 5 to 9 degrees Celsius.

    The wind will blow from the northwest, at speeds of 1 to 5 meters per second.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nesër në Kosovë priten reshje shiu, temperaturat zbresin deri në 1 gradë

    Nesër në Kosovë priten reshje shiu, temperaturat zbresin deri në 1 gradë

    Nesër në Kosovë priten reshje shiu, temperaturat zbresin deri në 1 gradë

    Nesër në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta shiu në disa zona.

    Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 9 gradë Celsius.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Students continue protests in Tirana, call for Rama’s resignation

    Students and citizens in Tirana have continued the protest Tuesday, demanding Prime Minister Edi Rama’s resignation and changing the political class in Albania.

    As media reports in Tirana report, the protest has started with student march through several faculty in the capital, where students have been called on for a boycott of learning.

    Protesters have also passed by the Ministry of Education and the headquarters of the Democratic Party, where calls against the opposition have been heard to end next to the prime minister.

    Protest has entered on the 22nd day, while the situation during the evening has been calm, without incident or confrontation with police.

    The number of protesters has been smaller compared to previous gatherings, some of which have been associated with clashes with law forces.

    Prime Minister Rama has called on protesters for dialogue several times, but his invitations have been rejected.

    Source Layer: RTKLive

  • Studentët vijojnë protestat në Tiranë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

    Studentët vijojnë protestat në Tiranë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

    Studentët dhe qytetarët në Tiranë kanë vazhduar edhe të martën protestën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e klasës politike në Shqipëri.

    Siç raportojnë mediat në Tiranë, protesta ka nisur me marshimin e studentëve nëpër disa fakultete të kryeqytetit, ku u është bërë thirrje studentëve për bojkotimin e mësimit.

    Protestuesit kanë kaluar edhe pranë Ministrisë së Arsimit dhe selisë së Partisë Demokratike, ku janë dëgjuar thirrje kundër opozitës, për të përfunduar më pas para Kryeministrisë.

    Protesta ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa situata gjatë mbrëmjes ka qenë e qetë, pa incidente apo përplasje me policinë.

    Numri i protestuesve ka qenë më i vogël krahasuar me tubimet e mëparshme, disa prej të cilave janë shoqëruar me përplasje me forcat e rendit.

    Kryeministri Rama u ka bërë disa herë thirrje protestuesve për dialog, por ftesat e tij janë refuzuar.

    Burimi: RTKLive

  • Anjeza: Nichi tutet, ndërsa Fuego është nën krahët e Bejtës (VIDEO)

    Anjeza: Nichi tutet, ndërsa Fuego është nën krahët e Bejtës (VIDEO)

    Anjeza: Nichi tutet, ndërsa Fuego është nën krahët e Bejtës (VIDEO)

    Banorja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova, Anjeza ka komentuar për sjelljen e disa banorëve brenda shtëpisë.

    Ajo ka shprehur zhgënjimin e saj për dy prej tyre, Nichin dhe Fuegon.

    Anjeza tha se Nichin e kishte njohur si burrë dhe reper të fortë, duke pritur që sipas saj, ai të ishte një nga banorët më të zëshëm të këtij edicioni.

    “Nichin e kam njoftë për burrë, e kam njoftë për reper të fortë. Kam thanë, Nichi nëse hyn në Big Brother ka me kallë…Çka bën Nichi? Tutet…”, u shpreh Anjeza.

    Kritika e saj nuk u ndal me kaq. Anjeza foli edhe për Fuegon, për të cilin tha se e njeh prej shumë kohësh.

    “Fuegon e kam njoftë shumë moti, po ashtu kogja burrë. Çka bën Fuego? Nën krahët e Bejtës”, deklaroi ajo.

  • Parisi shkëlqen - Barça, Bayerni e Interi fitojnë pastër

    Parisi shkëlqen – Barça, Bayerni e Interi fitojnë pastër

    Parisi shkëlqen - Barça, Bayerni e Interi fitojnë pastër

    Ndeshjet e para të xhiros së katërt të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve kanë përfunduar, ku ekipet favorite edhe performuan mirë.

    Parisi ishte ekipi që shkëlqeu në këtë xhiro, duke mposhtur Villarrealin bindshëm si mysafir, 0-6.

    Francezët shënuan katër herë në pjesën e parë, dhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, duke mos u lënë aspak hapësirë spanjollëve.

    Fitore bindëse realizuan edhe ekipet tjera të mëdha, si Barça, Bayerni e Interi.

    Barcelona mposhti Aston Villan 3-0, ekip ky që deri më sot mbante kreun në ligë.

    Bavarezët ndërkaq patën një ndeshje të vështirë në udhëtim te Atletico Madridi, por që arritën të kthehen me fitore prej 0-2, me dy golat që u shënuan në pjesën e dytë.

    Interi, i cili nuk është se pati paraqitje të mira në këtë pjesë të parë të fazës së ligës, arriti të mposhtte në udhëtim Feyenoordin e Holandës me rezultat 0-3.

    Ndërkaq, skuadra austriake LASK mposhti 4-0 Slovan Bratislavan.

    E vetmja ndeshje që përfundoi pa fola ishte ajo mes Bodo/Glimt dhe Lille.

    Ligën aktualisht e kryeson Parisi me 12 pikë nga katër ndeshje.

    Nesër vazhdon edhe pjesa e dytë e ndeshjeve të kësaj xhiroje, e të cilat do të keni mundësi t’i ndiqni ekskluzivisht në platformën televizive Artmotion.  /Klankosova.tv

  • Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

    Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

    Ndodh “çmenduria”, Manchester United rikthehet në fund dhe përmbys rezultatin ndaj Romës

    Manchester United ka arritur të bëjë një nga rikthimet më të mëdha, duke përmbyrsur rezultatin ndaj Romës dhe duke fituar në fund në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

    Nga rezultati 0:2 në pjesën e parë në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”, ekipi i drejtuar nga shumë i kritikuari Michael Carrick, ka arritur që në pjesën e dytë të shfaqë komplet lojë dhe ambicie tjera, duke i mposhtur romakët në fund 3:2.

    Fillimisht, Bruno Fernandes shënoi nga pika e bardhë në minutën e 58-të, ndërsa dy gola në minutat e 83-ë dhe 86-të i shnëoi braziliani Cunha, duke bërë që tifozët të “çmenden” nga festa.

    Kjo fitore e Man Utd vjen në një moment krize, pasi edhe në Ligën e Kampionëve, por edhe në Premier Ligë, gjendet në një pozitë të vështirë me rezultate të dobëta.

  • Desire Doue barazon rekodin e famshëm të Karim Benzemas në Ligën e Kampionëve

    Desire Doue barazon rekodin e famshëm të Karim Benzemas në Ligën e Kampionëve

    Ylli i Paris Saint-Germainit, Desire Doue, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, duke barazuar një rekord të Karim Benzemas në Ligën e Kampionëve.

    Në moshën 21-vjeçare e 153-ditëshe, talenti francez ka regjistruar 13 gola në garën më prestigjioze evropiane për klube, para se të mbushë 22 vjet.

    Me këtë arritje, Doue ka barazuar numrin e golave që legjenda franceze Karim Benzema kishte realizuar në Ligën e Kampionëve para moshës 22-vjeçare.

    Në renditjen e futbollistëve francezë me më së shumti gola në këtë garë para moshës 22-vjeçare, para tij gjendet vetëm Kylian Mbappe, me 21 realizime.

    Kështu, sulmuesi i PSG-së po vazhdon të dëshmojë potencialin e jashtëzakonshëm, duke u shndërruar në njërin prej talenteve më premtues të futbollit evropian.

    Nëse vazhdon me këtë ritëm, Doue ka mundësi reale për ta sfiduar edhe rekordin e Mbappes në vitet e ardhshme./Telegrafi/

  • Iran refuses American ceasefire bid, refuses reopening Hormuz Strait without meeting conditions

    Iran has rejected the United States’ response to the recent ceasefire proposal, calling it unacceptable to leadership in Tehran. Meanwhile, reopening Hormuz’ strategic Strait has conditioned it on meeting its requirements from Washington.

    Iran’s Supreme Council of National Security Secretary Mohsen Rezaei has indicated through a response to the X platform that the American response has not met Iranian side expectations regarding its fundamental rights and requirements.

    Resaei has demanded that Washington respond fully and directly to all conditions presented by Tehran, as well as take concrete steps to implement them.

    According to the Iranian official’s stance, only after meeting these requirements can the possibility of reopening the Hormuz Strait, one of the most important sea routes for global oil transport, be considered.

    The conditions presented by Iran include the immediate and permanent interruption of the armed conflict, as well as the ban on Israel’s military operations against Hamas and Hezbollah groups.

    The list of requests includes the removal of the US-led naval and military blockade to Iran, the withdrawal of American troops from the region, and the annulment of all economic sanctions against Tehran.

    Iran also demands financial compensation for the damages caused by war.

    Another important condition relates to the Strait of Hormuz. Tehran requires international recognition of new regulations and agreements for navigation in this maritime corridor, which, under the Iranian proposal, will be determined by the country’s own authorities.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal