Blog

  • Irani refuzon ofertën amerikane për armëpushim, nuk pranon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit pa plotësimin e kushteve

    Irani refuzon ofertën amerikane për armëpushim, nuk pranon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit pa plotësimin e kushteve

    Irani refuzon ofertën amerikane për armëpushim, nuk pranon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit pa plotësimin e kushteve

    Irani ka refuzuar përgjigjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj propozimit të fundit për armëpushim, duke e cilësuar atë të papranueshme për udhëheqjen në Teheran. Ndërkaq, rihapjen e Ngushticës strategjike të Hormuzit e ka kushtëzuar me përmbushjen e kërkesave të tij nga Uashingtoni.

    Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, ka bërë të ditur përmes një reagimi në platformën X se përgjigjja amerikane nuk i ka përmbushur pritshmëritë e palës iraniane lidhur me të drejtat dhe kërkesat e saj themelore.

    Rezaei ka kërkuar që Uashingtoni t’u përgjigjet plotësisht dhe drejtpërdrejt të gjitha kushteve të paraqitura nga Teherani, si dhe të ndërmarrë hapa konkretë për zbatimin e tyre.

    Sipas qëndrimit të zyrtarit iranian, vetëm pas përmbushjes së këtyre kërkesave mund të shqyrtohet mundësia e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.

    Kushtet e paraqitura nga Irani përfshijnë ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të konfliktit të armatosur, si dhe ndalimin e operacioneve ushtarake të Izraelit kundër grupeve Hamas dhe Hezbollah.

    Në listën e kërkesave përfshihet edhe heqja e bllokadës detare dhe ushtarake të vendosur nga SHBA-ja ndaj Iranit, tërheqja e trupave amerikane nga rajoni dhe anulimi i të gjitha sanksioneve ekonomike kundër Teheranit.

    Po ashtu, Irani kërkon dëmshpërblime financiare për dëmet e shkaktuara nga lufta.

    Një tjetër kusht i rëndësishëm lidhet me Ngushticën e Hormuzit. Teherani kërkon njohjen ndërkombëtare të rregullave dhe marrëveshjeve të reja për lundrimin në këtë korridor detar, të cilat, sipas propozimit iranian, do të përcaktohen nga vetë autoritetet e vendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Albanian caught with over 2.5kg of drugs in Italy, hidden marijuana in his car and basement

    An Albanian national has ended up in handcuffs in Ciampino, near Rome, after Italian authorities discovered over 2.5kg of narcotics, hidden in his vehicle and in an underground environment near a residence.

    The arrest took place during a Guardia di Finanza operation against drug trafficking, as the Albanian had fallen in sight of the effectives coming out of an underground space built below the steps of a residence.

    According to the Italian media media, after leaving this facility, the suspect had entered a vehicle that authorities decided to stop for detailed control.

    During the car’s search, the effectives discovered a double space hidden in the passenger airbag part. Some 300 grams of marijuana were hidden there.

    This discovery also allowed controls to expand into the underground environment from which the Albanian was seen.

    Within a refrigerator in this area, police also found 1.3 kilograms of hashish and a kilogram of marijuana. In addition to narcotics, precise scales and materials allegedly used in preparing and packing drug doses for sale were seized.

    Authorities also seized the vehicle, which resulted in modified for hiding and transporting narcotics.

    At the order of Velletr’s Prosecutor’s Prosecutor, Albanian national was arrested and sent to prison, where judicial authorities remain available.

    Meanwhile, investigations are continuing to uncover the origin of drugs and verify whether the detainee had links to any wider drug distribution network.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Shqiptari kapet me mbi 2.5 kilogramë drogë në Itali, kishte fshehur marihuanën në veturë dhe bodrum

    Shqiptari kapet me mbi 2.5 kilogramë drogë në Itali, kishte fshehur marihuanën në veturë dhe bodrum

    Shqiptari kapet me mbi 2.5 kilogramë drogë në Itali, kishte fshehur marihuanën në veturë dhe bodrum

    Një shtetas shqiptar ka përfunduar në pranga në Ciampino, pranë Romës, pasi autoritetet italiane zbuluan mbi 2.5 kilogramë lëndë narkotike, të fshehura në automjetin e tij dhe në një ambient nëntokësor pranë një banese.

    Arrestimi u bë gjatë një operacioni të Guardia di Finanza-s kundër trafikut të drogës, pasi shqiptari kishte rënë në sy të efektivëve duke dalë nga një hapësirë nëntokësore, e ndërtuar poshtë shkallëve të një banese.

    Sipas medias italiane L’Identità, pas daljes nga ky ambient, i dyshuari ishte futur në një automjet, të cilin autoritetet vendosën ta ndalonin për kontroll të detajuar.

    Gjatë kontrollit të veturës, efektivët zbuluan një hapësirë të dyfishtë të fshehur në pjesën e airbag-ut të pasagjerit. Aty ishin fshehur rreth 300 gramë marijuanë.

    Ky zbulim bëri që kontrollet të zgjeroheshin edhe në ambientin nëntokësor nga ku ishte parë të dilte shqiptari.

    Brenda një frigoriferi në këtë hapësirë, policia gjeti edhe 1.3 kilogramë hashash dhe një kilogram marijuanë. Përveç lëndëve narkotike, u sekuestruan edhe peshore precize dhe materiale që dyshohet se përdoreshin për përgatitjen dhe paketimin e dozave të drogës për shitje.

    Autoritetet sekuestruan gjithashtu edhe automjetin, i cili rezultoi i modifikuar për fshehjen dhe transportimin e lëndëve narkotike.

    Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë së Velletrit, shtetasi shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burg, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

    Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë për të zbuluar origjinën e drogës dhe për të verifikuar nëse i arrestuari kishte lidhje me ndonjë rrjet më të gjerë të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Wyeer urged her to beat me, the woman confessed 20 years of violence by her ex-husband, who killed her two brothers.

    A woman from Gjakova has for the first time confessed systematic violence, which she says has experienced for 28 years in marriage to her former husband, Astrit Isufi, who is currently in custody under suspicion of killing her two brothers.

    In an interview with the show, she has shown that violence had begun since the start of her marriage and that, according to her, was also encouraged by her ex-husband’s family, especially by her father – in – law.

    Because of her request, the show has decided not to reveal her identity and cover her face.

    The woman has said the violence had become part of her everydayity and that her ex-wife’s family saw to it that she was kept secret from others.

    I’ve been married for 20 years. This has lasted long because every day I’ve had violence. Her father – in – law started her first. And his father-in-law was a rebel from his husband. Familyly, they had that violence. They even liked violence to keep it more secret, not by day, she confessed.

    According to her, the father-in-law urged the former husband to beat him, but in parts of the body where the marks would not appear.

    When my father – in – law threw him at me and beat me, he would say: Beat the woman where she can’t see anything. On the face, no, but on the body, where there’s no signs, the woman showed.

    She said that violence usually occurred when men returned from work, and her father – in – law urged sons against women.

    Despite violence, she has remained in that marriage for years, saying that her five children were the main reason.

    In the interview, she has shown that she had first decided to report violence to the police after about 20 years of marriage.

    Her story took tragic proportions last year, when the former husband, who had been sentenced to three months in prison for his deeds against her, allegedly killed her two brothers. In this case, Astrit Isufi is currently in custody.

    The woman says that even after this tragedy, her suffering has not ended. She claims she continues to face threats and pressures from family members of the former husband, who, according to her, aim at taking five children.

    However, child custody is entrusted to her by the court.

    In her confession, she has sought justice and protection from institutions, raising concern about how the case of violence she had reported many years earlier.

    Source Layer: Insander

  • “Vjehrri e nxiste të më rrihte”, gruaja rrëfen 20 vjet dhunë nga ish-bashkëshorti, që ia vrau dy vëllezërit

    “Vjehrri e nxiste të më rrihte”, gruaja rrëfen 20 vjet dhunë nga ish-bashkëshorti, që ia vrau dy vëllezërit

    “Vjehrri e nxiste të më rrihte”, gruaja rrëfen 20 vjet dhunë nga ish-bashkëshorti, që ia vrau dy vëllezërit

    Një grua nga Gjakova ka rrëfyer për herë të parë dhunën sistematike që thotë se e ka përjetuar për 28 vjet në martesën me ish-bashkëshortin, Astrit Isufi, i cili aktualisht gjendet në paraburgim nën dyshimin për vrasjen e dy vëllezërve të saj.

    Në një intervistë për emisionin “Debat Plus”, ajo ka treguar se dhuna kishte nisur që në fillim të martesës dhe se, sipas saj, nxitej edhe nga familjarët e ish-bashkëshortit, veçanërisht nga vjehrri.

    Për shkak të kërkesës së saj, emisioni ka vendosur të mos ia zbulojë identitetin dhe t’ia mbulojë fytyrën.

    Gruaja ka thënë se dhuna ishte bërë pjesë e përditshmërisë së saj dhe se familja e ish-bashkëshortit kujdesej që ajo të mbahej e fshehtë nga të tjerët.

    “Unë 20 vjet martesë kam pas me të. Kjo ka zgjatur gjatë, sepse çdo ditë dhunë kam pasur. Më së pari vjehrri e ka nisur. Edhe vjehrri ka pasur dhunë prej burrit të vet. Familjarisht atë dhunë e kanë pasur. Edhe kanë pasur qejf dhunën me e mbajtë më fshehtë, mos me ditë askush”, ka rrëfyer ajo.

    Sipas saj, vjehrri e nxiste ish-bashkëshortin që ta rrihte, por në pjesë të trupit ku shenjat nuk do të dukeshin.

    “Kur e shtinte vjehrri me më rrahë mua, i thoshte: rrahe gruan aty ku nuk shihet hiç. Në fytyrë jo, por në trup, ku nuk shihen shenjat”, ka treguar gruaja.

    Ajo ka thënë se dhuna zakonisht ndodhte kur burrat ktheheshin nga puna, ndërsa vjehrri, sipas saj, i nxiste djemtë kundër grave.

    Pavarësisht dhunës, ajo ka qëndruar për vite në atë martesë, duke thënë se arsyeja kryesore ishin pesë fëmijët e saj.

    Në intervistë, ajo ka treguar se për herë të parë kishte vendosur ta raportonte dhunën në polici pas rreth 20 vjetësh martesë.

    Historia e saj mori përmasa tragjike vitin e kaluar, kur ish-bashkëshorti, i cili ishte dënuar me tre muaj burgim për veprat e kryera ndaj saj, dyshohet se vrau dy vëllezërit e saj. Për këtë rast, Astrit Isufi aktualisht ndodhet në paraburgim.

    Gruaja thotë se as pas kësaj tragjedie nuk kanë përfunduar vuajtjet e saj. Ajo pretendon se vazhdon të përballet me kërcënime dhe presione nga familjarët e ish-bashkëshortit, të cilët, sipas saj, synojnë t’ia marrin pesë fëmijët.

    Megjithatë, kujdestaria e fëmijëve, , i është besuar asaj nga gjykata.

    Në rrëfimin e saj, ajo ka kërkuar drejtësi dhe mbrojtje nga institucionet, duke ngritur shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar rasti i dhunës që kishte raportuar shumë vite më parë.

    Burimi: Insajderi

  • SEE Western Balkans’ future lies in the EU, Costa mentions Kosovo and urges acceleration of reforms

    European Council President Antonio Costa has reiterated that the future of Western Balkan countries is within the European Union, stressing that Kosovo, Northern Macedonia and Bosnia and Herzegovina still have the opportunity to speed up reforms and mark progress on the road to membership.

    His statements were made under the European Union’s 2026 Enlargement Summit, organised by Euronews, where Costa praised that the enlargement process constitutes one of Europe’s most important geopolitical investments for peace, security, democracy, stability and prosperity.

    According to Costa, enlargement has helped overcome historical divisions and, in current international circumstances, remains essential for strengthening Europe as geopolitical actor, economic power and peace factors.

    He stressed that integration means not only strengthening the European Union but also fulfilling the aspirations of millions of European citizens who have chosen democracy, freedom and co-operation.

    The head of the European Council underlined that the membership process should be fair, stable and merit-based, while the European Union should be prepared institutionally for the admission of new members.

    Speaking of the European perspective of the Western Balkans, Costa indicated that these issues would also discuss with regional leaders at the 4th EU-Western Balkans Summit, expected to be held in three weeks.

    He also spoke of the Development Plan and other European Union initiatives, which, according to him, are contributing to increased investments, economic approach and the region’s closer integration into the Common European Market.

    As examples of progress, Costa cited involvement in the Self Paying Zone at Euro ( SEPAs, improvements at border points, strengthening transport connections, digital initiatives and lowering the costs of roaming services.

    Meanwhile, he recalled that during October, the European Union has held intergovernmental conferences for membership with Montenegro, Albania, Ukraine and Moldova.

    According to him, Montenegro and Albania have temporarily closed other negotiating chapters, while Ukraine and Moldova have opened negotiations for new groups.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, Costa përmend Kosovën dhe kërkon përshpejtimin e reformave

    “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, Costa përmend Kosovën dhe kërkon përshpejtimin e reformave

    “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, Costa përmend Kosovën dhe kërkon përshpejtimin e reformave

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka përsëritur se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina kanë ende mundësi të përshpejtojnë reformat dhe të shënojnë përparim në rrugën drejt anëtarësimit.

    Deklaratat e tij u bënë në kuadër të Samitit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian 2026, të organizuar nga Euronews, ku Costa vlerësoi se procesi i zgjerimit përbën një nga investimet më të rëndësishme gjeopolitike të Evropës për paqen, sigurinë, demokracinë, stabilitetin dhe prosperitetin.

    Sipas Costas, zgjerimi ka ndihmuar në tejkalimin e ndarjeve historike dhe, në rrethanat aktuale ndërkombëtare, mbetet thelbësor për forcimin e Evropës si aktor gjeopolitik, fuqi ekonomike dhe faktor paqeje.

    Ai theksoi se integrimi nuk nënkupton vetëm forcimin e Bashkimit Evropian, por edhe përmbushjen e aspiratave të miliona qytetarëve evropianë që kanë zgjedhur demokracinë, lirinë dhe bashkëpunimin.

    Kreu i Këshillit Evropian nënvizoi se procesi i anëtarësimit duhet të jetë i drejtë, i qëndrueshëm dhe i bazuar në merita, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të përgatitet institucionalisht për pranimin e anëtarëve të rinj.

    Duke folur për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Costa bëri të ditur se këto çështje do t’i diskutojë edhe me liderët e rajonit në Samitin e katërt BE-Ballkani Perëndimor, që pritet të mbahet pas tri javësh.

    Ai foli edhe për Planin e Rritjes dhe iniciativat e tjera të Bashkimit Evropian, të cilat, sipas tij, po kontribuojnë në shtimin e investimeve, përafrimin ekonomik dhe integrimin më të afërt të vendeve të rajonit në Tregun e Përbashkët Evropian.

    Si shembuj të përparimit, Costa përmendi përfshirjen në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), përmirësimet në pikat kufitare, forcimin e lidhjeve të transportit, iniciativat digjitale dhe uljen e kostove të shërbimeve të roamingut.

    Ndërkaq, ai rikujtoi se gjatë tetorit, Bashkimi Evropian ka zhvilluar konferenca ndërqeveritare për anëtarësim me Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë.

    Sipas tij, Mali i Zi dhe Shqipëria kanë mbyllur përkohësisht kapituj të tjerë të negociatave, ndërsa Ukraina dhe Moldavia kanë hapur negociata për grupkapituj të rinj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kosovo will not find it easy to negotiate with Student List in Serbia, they are almost all academics

    Political changes in Serbia should not create the illusion that Kosovo would be easier to process dialogue and negotiations with Belgrade. On the contrary, if we analyse the professional and academic composition of the Student List, we can find that Kosovo can face a new political elite, with high level of professional and scientific preparation.

    It says: Kadriu Conversion

    Researching the structure of the first 140 student list candidates, notes a considerable representation of professionals from different fields. According to the classification of declared professions, 64 candidates, or 45.7%, come from education and academy; 17, or 12.1%, from health, pharmacies and veterinatry; 12, or 8.6%, from legal fields; 9, or 6.4%, from engineering, architecture and technology; while 7, or 5%, from the economy, management and political sciences. The rest includes culture professionals, natural sciences, agriculture, sports and other areas.

    These statistics prove a great concentration of professionals, especially academics, in the structure of this list. However, academic training should not be confused with political orientation. A university professor, a lawyer or an economist with high scientific preparation is not necessarily more willing to make political compromises, especially when it comes to sensitive issues such as relations between Kosovo and Serbia.

    That’s my concern. In Kosovo, the impression may be given that changing the political elite in Serbia will automatically bring a more constructive approach to Kosovo. But such an assumption would be hasty. The change of political figures does not necessarily imply changing state positions, especially in relation to Kosovo’s independence and sovereignty.

    In fact, a political team with high professional preparation may be more systematic in arguing, more organised in the negotiating process and more capable of using legal, economic and diplomatic instruments to protect its state interests. This does not mean that such an approach is inevitable, but it is an opportunity that Kosovo should seriously analyse.

    Therefore, for Kosovo it should not only be crucial who leads Serbia, but what are the concrete positions of those taking responsibility for its governance. Before positive expectations are created, political programme, attitudes towards Kosovo and real readiness for normalisation of relations must be analysed.

    Kosovo should not confuse political change in Serbia with changing Serbia’s policy towards Kosovo. Facing a potentially well prepared elite, the best answer is to strengthen our professional, diplomatic and negotiator capacities. Because it is not enough in diplomacy to be just; there is also a need for preparation, arguments, and strategy to protect it.

    Source Layer: Insander

  • Kosova nuk do ta ketë të lehtë të negociojë me Listën Studentore në Serbi, ata janë pothuajse të gjithë akademikë

    Kosova nuk do ta ketë të lehtë të negociojë me Listën Studentore në Serbi, ata janë pothuajse të gjithë akademikë

    Kosova nuk do ta ketë të lehtë të negociojë me Listën Studentore në Serbi, ata janë pothuajse të gjithë akademikë

    Ndryshimet politike në Serbi nuk duhet të krijojnë iluzionin se Kosova do ta ketë më të lehtë procesin e dialogut dhe të negociatave me Beogradin. Përkundrazi, nëse analizojmë përbërjen profesionale dhe akademike të Listës Studentore, mund të konstatojmë se Kosova mund të përballet me një elitë të re politike, me nivel të lartë përgatitjeje profesionale dhe shkencore.

    Shkruan: Kushtrim Kadriu

    Duke hulumtuar strukturën e 140 kandidatëve të parë të Listës Studentore, vërehet një përfaqësim i konsiderueshëm i profesionistëve nga fusha të ndryshme. Sipas klasifikimit të profesioneve të deklaruara, 64 kandidatë, ose 45.7%, vijnë nga arsimi dhe akademia; 17, ose 12.1%, nga shëndetësia, farmacia dhe veterinaria; 12, ose 8.6%, nga fusha juridike; 9, ose 6.4%, nga inxhinieria, arkitektura dhe teknologjia; ndërsa 7, ose 5%, nga ekonomia, menaxhimi dhe shkencat politike. Pjesa tjetër përfshin profesionistë të kulturës, shkencave natyrore, bujqësisë, sportit dhe fushave të tjera.

    Këto statistika dëshmojnë një përqendrim të madh të profesionistëve, veçanërisht të akademikëve, në strukturën e kësaj liste. Megjithatë, përgatitja akademike nuk duhet ngatërruar me orientimin politik. Një profesor universitar, një jurist apo një ekonomist me përgatitje të lartë shkencore nuk është domosdoshmërisht më i gatshëm të bëjë kompromise politike, veçanërisht kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme si marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Pikërisht këtu qëndron shqetësimi im. Në Kosovë mund të krijohet përshtypja se ndryshimi i elitës politike në Serbi do të sjellë automatikisht një qasje më konstruktive ndaj Kosovës. Por një supozim i tillë do të ishte i nxituar. Ndryshimi i figurave politike nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshimin e qëndrimeve shtetërore, veçanërisht në raport me pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

    Madje, një ekip politik me përgatitje të lartë profesionale mund të jetë më sistematik në argumentim, më i organizuar në procesin negociator dhe më i aftë në përdorimin e instrumenteve juridike, ekonomike dhe diplomatike për mbrojtjen e interesave të veta shtetërore. Kjo nuk do të thotë se një qasje e tillë është e pashmangshme, por është një mundësi që Kosova duhet ta analizojë me seriozitet.

    Prandaj, për Kosovën nuk duhet të jetë vendimtare vetëm se kush e udhëheq Serbinë, por cilat janë qëndrimet konkrete të atyre që marrin përgjegjësinë për qeverisjen e saj. Përpara se të krijohen pritshmëri pozitive, duhet të analizohen programi politik, qëndrimet ndaj Kosovës dhe gatishmëria reale për normalizimin e marrëdhënieve.

    Kosova nuk duhet ta ngatërrojë ndryshimin politik në Serbi me ndryshimin e politikës së Serbisë ndaj Kosovës. Përballë një elite potencialisht të mirëpërgatitur, përgjigjja më e mirë është forcimi i kapaciteteve tona profesionale, diplomatike dhe negociatore. Sepse në diplomaci nuk mjafton vetëm të kesh të drejtë; duhet të kesh edhe përgatitjen, argumentet dhe strategjinë për ta mbrojtur atë.

    Burimi: Insajderi

  • Fitojnë PSG, Barcelona e Bayern Munich

    Fitojnë PSG, Barcelona e Bayern Munich

    PSG ka shënuar fitore të thellë 6:0 në udhëtim ndaj Villarreal, në një ndeshje ku skuadra franceze ka vendosur praktikisht gjithçka që në pjesën e parë.

    Joao Neves ka shënuar në minutën e nëntë, ndërsa Desire Doue e ka dyfishuar epërsinë tri minuta më vonë. Senny Mayulu ka realizuar për 3:0 në minutën e trembëdhjetë, kurse Fabian Ruiz ka shënuar golin e katërt në minutën e shtatëmbëdhjetë.

    Ruiz ka realizuar edhe golin e tij të dytë personal në minutën e dyzet e nëntë, ndërsa fitoren e thellë të kampionit në fuqi të Evropës e ka vulosur David Boly, i cili ka shënuar në paraqitjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve.

    Me këtë fitore, PSG barazoi rekordin për serinë më të gjatë pa humbje në garat evropiane për klube nga një skuadër franceze, me katërmbëdhjetë ndeshje radhazi.

    Fitore në këtë xhiro ka regjistruar edhe Barcelona, e cila në stadiumin “Camp Nou” e ka mposhtur 3:0 Aston Villa.

    Lamine Yamal ka kaluar katalunasit në epërsi në minutën e shtatë, pas një gabimi në pasim të kundërshtarit.

    Aston Villa ka pasur disa mundësi për të barazuar, por nuk ka arritur të konkretizojë rastet e krijuara.

    Në pjesën e dytë, Barcelona e ka siguruar fitoren me dy gola të tjerë. Raphinha ka shënuar në minutën e pesëdhjetë e dytë, ndërsa braziliani ka realizuar edhe golin e dytë personal në minutën e pesëdhjetë e nëntë, pas asistimit të Joao Cancelo.

    Me këtë rezultat, Barcelona i ka dhënë fund serisë prej gjashtë ndeshjeve pa humbje të Aston Villa në fazat e ligës së garave evropiane.

    Për Barcelonën, kjo ka qenë edhe ndeshja e parë pa gol të pranuar në nëntëmbëdhjetë paraqitjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

    Ndërkohë, Bayern Munich ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj Atletico Madrid, duke fituar 2:0.

    Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, ndërsa bavarezët kanë kaluar në epërsi në minutën e gjashtëdhjetë e pestë me anë të Lennart Karl.

    Mesfushori gjerman ka realizuar, duke u bërë futbollisti i katërt më i ri në histori që arrin pesë gola në Ligën e Kampionëve. Para tij në këtë listë janë Lamine Yamal, Kylian Mbappe dhe Raul.

    Fitoren e Bayern e ka vulosur Konrad Laimer në minutën e shtatëdhjetë e tetë.

    Kjo ka qenë fitorja e parë në histori e Bayern Munich në udhëtim ndaj Atletico Madrid.

    Në anën tjetër, skuadra e Diego Simeones i dha fund serisë prej nëntë ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat.

    REZULTATET E NDESHJEVE: 

    Burimi: RTKLive