Blog

  • Çfarë diskutuan Zoja dhe Vjollca për protestën e fundit në Prishtinë?

    Çfarë diskutuan Zoja dhe Vjollca për protestën e fundit në Prishtinë?

    Çfarë diskutuan Zoja dhe Vjollca për protestën e fundit në Prishtinë?

    Zoja dhe Vjollca në Big Brother VIP Kosova, kanë diskutuar për një çështje mjaft të ndjeshme, duke rikthyer në vëmendje protestën e fundit në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave.

    Gjatë bisedës, ato ngritën një pyetje që prek thelbin e problemit: A është sjellja e njëjtë e njerëzve në shtëpi dhe në publik?

    “ A je i njëjtë edhe n’shpi, se protesta mundet me u mbush… Qe mas qatij rasti që u bo, që dul protesta, prap dulen në të njëjtin qytet prap dhunë në familje. Kaniherë sa ma shumë dalin e thonë stop, qaq ma shumë dhezen”, u shpreh Zoja.

    Ndërsa Vjollca theksoi rëndësinë e edukimit dhe vetëdijesimit të shoqërisë për këto tema, duke nënvizuar se dhuna nuk duhet të normalizohet apo të heshtet.

    “Këto janë tema që ja duhet me u mësu ky popull, ja s’duhet me u ndal. Nuk mundet me u shtyp ajo që po t’man, që gjithçka vjen prej saj…”, tha Vjollca.

    Për më shumë, ndiqni videon:

  • Carrick zbulon tri momentet kryesore që i kushtuan me humbje Man Unitedit ndaj Chelseat

    Carrick zbulon tri momentet kryesore që i kushtuan me humbje Man Unitedit ndaj Chelseat

    Michael Carrick beson se disa momente vendimtare ndikuan në humbjen 2-0 të Manchester Unitedit ndaj Chelseat në Ligën Premier, ndërsa trajneri ishte veçanërisht i zhgënjyer me mënyrën se si skuadra e tij pranoi golin e parë.

    Unitedi kishte konkurruar mirë në pjesën e parë dhe krijoi disa raste për të kaluar në epërsi. Megjithatë, Morgan Rogers shënoi për Chelsean në minutën e 50-të, ndërsa kartoni i kuq i Lisandro Martínezit dhe penalltia e realizuar nga Cole Palmer e vështirësuan edhe më shumë misionin e mysafirëve.

    Duke folur për emisionin “Match of the Day”, Carrick tha se skuadra e tij e humbi kontrollin e ndeshjes pas një fillimi të dobët të pjesës së dytë.

    “Ne ishim më mirë në pjesën e parë. Mendoj se duhej të ishim në epërsi. Por ndeshja përfundoi duke na ikur nga duart. Goli i parë ishte shumë i lehtë për t’u pranuar. Pas tij, nuk arritëm më ta kthenim ndeshjen në nivelin që kishim në pjesën e parë. Nga këndvështrimi ynë, nuk ishte aspak një gol i mirë për t’u pësuar”, deklaroi Carrick.

    Kartoni i kuq i Martinez ishte një tjetër goditje e madhe për Manchester Unitedin. Mbrojtësi u përjashtua në minutën e 63-të, pasi mori kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrën e Carrickut me dhjetë lojtarë, në momentin kur ishte në disavantazh prej një goli.

    Trajneri e pranoi se ky episod pati ndikim të madh në rrjedhën e takimit.

    “Ka rëndësi të jashtëzakonshme për ndeshjen. Ishte një moment shumë i rëndësishëm. Mendoj se kjo është mjaft e qartë”, u shpreh ai.

    Pavarësisht se luante me një lojtar më pak, Unitedi pati një mundësi të artë për t’u rikthyer në lojë, kur Bryan Mbeumo goditi traversën.

    Carrick beson se ky rast përmbledh më së miri zhgënjimin e skuadrës së tij, e cila ishte shumë pranë rikthimit në ndeshje.

    “Ndoshta ky rast e përmbledh më së miri gjithçka. Ishte një goditje fantastike nga Bryani në atë moment. Do të ishim sërish plotësisht në lojë. Ju besoni te lojtarët për të shënuar dhe për të krijuar raste. Bryan ishte një prej atyre që mishëroi mënyrën se si shkoi kjo ndeshje”, shtoi trajneri.

    Në fund, Carrick vlerësoi disiplinën dhe cilësinë e lojës që skuadra e tij tregoi në pjesën e parë, duke veçuar edhe kontributin e Bruno Fernandesit.

    “Jam i kënaqur me skuadrën në pjesën e parë, veçanërisht me paraqitjet individuale. Disiplina, zbatimi i detyrave dhe cilësia e futbollit ishin të gjitha në nivelin e duhur”, përfundoi ai./Telegrafi/

  • Kush e vrau arkitektin?

    Kush e vrau arkitektin?

    Mbi shfaqjen «Prishtina» të Jeton Nezirajt në teatrin Bühne Aarau të Zvicrës: publiku zviceran pati rastin të përballet me një pjesë të dhimbshme të historisë së Kosovës – vrasjen e arkitektit të Prishtinës, Rexhep Luci.

    Aarau është kryeqyteti i kantonit Aargau. Mund të ngatërrohen nganjëherë këto toponime, por jashtë tyre, e sidomos në Zürich, përdoren si sinonime për kultivimin e stereotipeve. Banorët e Aargaut, sipas paragjykimit, bartin pa dallim çorape të bardha (domethënë: janë katundarë), nuk dinë të drejtojnë automjetin (ose e drejtojnë duke rrezikuar të tjerët). Prandaj, shkronjat «AG» në targat e kantonit interpretohen me shaka si «Achtung Gefahr» – «Kujdes, rrezik!» Dhe, sipas një paragjykimi tjetër, Aargau është kantoni i karotave, pasi ato mbillen me shumicë në këtë trevë.

    T’i lëmë anash paragjykimet. Aarau ka dy hapësira teatrore, të cilat funksionojnë nën të njëjtin institucion, të quajtur Bühne Aarau: Tuchlaube, në qytetin e vjetër, dhe Alte Reithalle, pranë stacionit të trenit. Kjo e fundit është një hapësirë fleksibile për teatër, vallëzim, cirk bashkëkohor dhe muzikë, me konfigurime nga 120 deri në 520 vende.

    Pikërisht këtu, në Alte Reithalle, të premten u shfaq drama «Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre». Për publikun shqiptar, përmbajtja e saj është e njohur: bëhet fjalë për vrasjen e arkitektit Rexhep Luci më 11 shtator 2000 në Prishtinë. Atëbotë, gazeta zvicerane «Tages-Anzeiger» e dha kështu lajmin për vrasjen e Lucit: «Drejtori për Zhvillim dhe Planifikim Urban në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, u qëllua për vdekje nga persona të panjohur. Deri tani atentatorët nuk janë kapur. Sipas gazetës lokale Koha Ditore, Rexhep Luci u vra përpara shtëpisë së tij nga persona të panjohur. Zyrtari i kishte treguar më parë një reporteri se po kërcënohej për shkak se kishte ndaluar aktivitetet ilegale ndërtimore në qytet. Vrasja e tij vjen pas një serie sulmesh ndaj politikanëve dhe partive».

    Fjalia «deri tani atentatorët nuk janë kapur» është ende aktuale. Drama e Nezirajt e sjell atmosferën e pasluftës në Prishtinë, një qytet mes euforisë dhe etjes për të fituar sa më shumë nga mafia e ndërtimit, shpesh e lidhur me figura të fuqishme parapolitike, të cilave fuqinë ua jepte arma. Një duhmë korrupsioni, cinizmi e poshtërsie kalon nëpër skenë dhe në mes të saj qëndron një arkitekt, i cili e kishte marrë drejtimin e planifikimit hapësinor të kryeqytetit të Kosovës nga fundi i viteve 1970. Adrian Morina e luan rolin e Rexhep Lucit me një shkathtësi që e bën të kapshëm edhe dallimin kulturor mes një profesionisti, siç ishte Rexhep Luci, dhe bosit lokal të mafies së ndërtimit, të luajtur nga Kushtrim Qerimi. Ky i fundit arrin të nxjerrë në sipërfaqe tërë kapadaillëkun që e karakterizon një pasanik, i cili pasurohet mbi kurrizin e të tjerëve, duke i eksploatuar punëtorët dhe duke korruptuar sindikalistët. Skena kur bosi i mafies së ndërtimit e korrupton përfaqësuesin e sindikatës (të cilin e luan Afrim Muçaj), duke ia «dhuruar» një banesë, është ilustrative për mënyrën se si funksionon korrupsioni. Nuk është një njeri fajtor, por një sistem.

    Jeton Neziraj

    Rexhep Luci e njihte Prishtinën si xhepin e tij. Ishte i vetëdijshëm për dobësitë e saj arkitektonike, por edhe për disa rregulla që i kishte vendosur për të penguar shkatërrimin dhe për të mbajtur rend e rregull, aq sa ishte e mundur. Por ai nuk gjeti mbështetje për angazhimin e tij në mbrojtje të qytetit. Ai ishte vetëm kundër betonit – betonit që bartej me kamionë dhe kokave të betonit. Përballë e kishte edhe hipokrizinë e administratorëve të OKB-së. Në shfaqje, një i tillë është «francezi» i UNMIK-ut, i cili – i lëpirë e i pispillosur dhe i luajtur me një marifet të paharrueshëm nga Shpëtim Selmani – flet për rëndësinë e respektimit të ligjit, por ka vetëm një ëndërr: ta shijojë jetën në Prishtinë. Një jetë që më shumë është «party», ndonëse vazhdimisht flitet për projekte.

    Shfaqja u prit mirë. Kishte, natyrisht, disa shqiptarë nga mërgata, por shumica e publikut ishte zvicerane. Për ta kuptuar dialogun, mbi kokat e aktorëve qarkullonte një sallatë shkronjash – përkthimi në gjermanisht dhe anglisht. Pas çdo batute, shqiptarët, në avantazh gjuhësor, qeshnin të parët. Zviceranët prisnin përkthimin, pastaj qeshnin edhe ata. Por, në përgjithësi, të gjithë ishin të tronditur nga kjo ngjarje e vërtetë dhe e vënë në skenë. Ishin të tronditur nga paaftësia e një shoqërie për t’u ballafaquar me të keqen. Nga dështimi i institucioneve për t’i kapur vrasësit. Nga «normalizimi» i vrasjeve. Nga tabuizimi i tyre. Nga harresa.

    «Deri tani atentatorët nuk janë kapur» – kjo fjali do të ishte po ashtu një titull i përshtatshëm për këtë dramë, e cila është edhe dramë për një qytet – me pak parqe e shumë ajër të ndotur, me grumbuj bërlloku që dominojnë peizazhin, me kanalizime që dalin në rrugë pas çdo shiu. Dhe pa teatër. Është në renovim. Nga një qeveri e paaftë.

    Një shikues zviceran mund të pyesë: nëse nuk ishte e mundur të parandalohej një vrasje në kaosin e pasluftës, si nuk u arrit të hiqej bërlloku 27 vjet më vonë? Apo të ndërtohej a sanohej një teatër brenda një kohe të arsyeshme? Këto nuk janë pyetjet e vetme e rëndësishme që shfaqja e Jeton Nezirajt lë pezull në skenën e teatrit në Aarau. Kjo është detyra e artit.

  • Heidi Klum e intrigoi sërish publikun për Halloween: Fotot e një proteze të pazakontë nxitën spekulime rreth kostumit të saj për këtë vit

    Heidi Klum e intrigoi sërish publikun për Halloween: Fotot e një proteze të pazakontë nxitën spekulime rreth kostumit të saj për këtë vit

    Heidi Klum ka arritur edhe një herë të intrigojë publikun me njoftimet e kostumit të saj të Halloween-it. Modelja, e njohur për maskat dhe transformimet e saj të hollësishme, publikoi të dhënën e fundit përpara festës së saj tradicionale në New York, por nuk zbuloi se në çfarë do të shndërrohet këtë vit.

    Konkretisht, mbrëmë ajo ndau në Instagram dy foto të një proteze në formën e një goje me dhëmbë të çrregullt. Pranë tyre shkroi: “E dhëna jote e fundit… Shihemi nesër”.

    Edhe pse tregoi një pjesë të asaj që po përgatiste me këto postime, pamja përfundimtare e kostumit është ende e panjohur. Supozime të ndryshme janë bërë në komente për ditë të tëra, dhe frymëzimet e mundshme përfshijnë Monstro Elisau nga filmi horror “The Substance”, personazhin Clicker nga seriali “The Last of Us” dhe Vecna nga “Stranger Things”. Protezat me dhëmbë u bënë kështu detaji i fundit në një seri të dhënash që Klum postoi përpara se t’ia besonte përsëri pamjen e saj ekipit të artistëve të grimit.

    Ajo filloi të ndante njoftime gjatë javës. Më 24 tetor, ajo tregoi pjesë protetike që ngjajnë me organe dhe inde, pastaj elementë të shndritshëm me ngjyrë lëkure dhe një kukull me një kornizë të madhe të zezë dhe një rrip kafe në shpinë. Pastaj tha: “Edhe dy ditë deri në zbulimin e madh”.

    Megjithatë, edhe në festën përpara eventit kryesor, të mbajtur të enjten në Nju Jork, ajo nuk donte të zbulonte shumë. Në një intervistë me USA Today, ajo vetëm sa la të kuptohej për llojin e transformimit që po përgatit: “Trupi im do të marrë një formë që trupi i njeriut nuk mund ta marrë ndryshe”.

    Grimeri i saj prej kohësh, Mike Marino, i tha NBC-së se ishte një nga kostumet më të ndërlikuara që kishin punuar ndonjëherë. Klum e nxiti më tej pritjen duke i premtuar revistës Parade se maska e këtij viti do të ishte “e përgjakshme”.

    Modelja, duke folur për USA Today, hodhi poshtë mundësinë që dikush tjetër të shfaqej në festë me të njëjtin kostum. “Dikush me të njëjtin kostum si unë? Kjo nuk do të ndodhë”, tha ajo. Ajo gjithashtu e kritikoi ashpër bashkëshortin Tom Kaulitz, duke theksuar se ai nuk merr pjesë në zgjedhjen e maskave të saj.

    “Tom definitivisht nuk vë në dyshim asgjë në lidhje me një kostum të përbashkët, apo fare për kostumet. Mendoj se është më mirë kështu,” tha ajo.

    Klum pranoi se përgatitjet për Halloween zgjasin shumë më tepër sesa vetë festa, por gjithashtu se ka një kostum që do të donte ta përsëriste. “Sidomos kur ke atë kostumin e mrekullueshëm të krimbit në dollapin tënd”, tha ajo, duke kujtuar një nga transformimet e saj më të famshme.

    Për të, anulimi i festës pothuajse nuk është një mundësi. Kur u pyet për një pushim të mundshëm, ajo u përgjigj shkurt: “Je çmendur?”. Ajo tregoi se sa seriozisht e merr këtë ngjarje në vitin 2013, kur vetëm tre ditë para festës përfundoi në spital, ku pothuajse i duhej një transfuzion gjaku.

    Pasi doli nga spitali, ajo udhëtoi menjëherë për në Nju Jork, ku u maskua si një grua e moshuar dhe u shfaq në një festë. “Erdha direkt nga spitali, por shkova në festë gjithsesi”, kujtoi ajo.

    Pushimi i saj i vetëm i zgjatur ishte gjatë pandemisë së koronavirusit, kur në vend që të organizonte festa, ajo filmoi filma të shkurtër horror për fansat e saj. Ky vit shënon 25-vjetorin e festimeve të saj të Halloween-it.

    Vitin e kaluar, ajo u transformua në Meduzë me gjarpërinj në kokë, ndërsa burri i saj ishte maskuar si një ushtar i ngurtësuar. Shfaqjet e saj të mëparshme kanë përfshirë një krimb gjigant, një pallua dhe një personazh ET. /Telegrafi/

  • Shtatë ditë hetime, 281 të arrestuar për krime seksuale ndaj të miturve – operacioni që tronditi Floridan!

    Shtatë ditë hetime, 281 të arrestuar për krime seksuale ndaj të miturve – operacioni që tronditi Floridan!

    Një operacion shtatëditor i policisë në Polk County, Florida, ka përfunduar me 281 persona të arrestuar, mes tyre punonjës të Disney World dhe Universal Orlando, një efektiv policie dhe persona të dyshuar për krime seksuale ndaj të miturve.

    Operacioni, i quajtur “Polk Around and Find Out II”, u cilësua nga sherifi Grady Judd si më i madhi i këtij lloji në historinë e institucionit.

    Sipas autoriteteve, 239 persona u arrestuan për vepra që lidhen me prostitucionin, 31 për dyshime për krime seksuale ndaj të miturve, ndërsa 11 të tjerë për vepra të ndryshme.

    Gjatë hetimeve u identifikuan edhe 11 viktima të trafikimit njerëzor.

    Mes të arrestuarve ishte edhe Collin Klaco, 24 vjeç, ish-punonjës i Walt Disney World, i cili më parë kishte interpretuar personazhin e Mickey Mouse.

    Sipas policisë, ai kishte komunikuar online me një detektiv që paraqitej si kujdestari i një djali 13-vjeçar dhe kishte udhëtuar për t’u takuar me të. Ai përballet me disa akuza që lidhen me tentativën për të kryer vepra seksuale ndaj një të mituri.

    Sherifi Judd bëri të ditur gjithashtu se Disney kishte larguar nga puna të 13 punonjësit e kompanisë të arrestuar gjatë operacionit.

    Në mesin e të dyshuarve ishte edhe Eric Raymond, një efektiv i Sherifit të Orange County, i cili akuzohet se kishte pranuar të paguante për shërbime seksuale pas komunikimit me një detektiv të infiltruar.

    Ai është pezulluar nga detyrat policore dhe është transferuar në detyra administrative deri në përfundimin e çështjes.

    Një tjetër rast përfshinte trajnerin e një ekipi futbolli për të rinj, Rashawn Crayton, 31 vjeç, i cili dyshohet se kishte udhëtuar për t’u takuar me një person që besonte se ishte një vajzë 14-vjeçare.

    Mes të arrestuarve ishte edhe një pjesëtar aktiv i Marinës Amerikane.

    Autoritetet theksuan se hetimi synonte jo vetëm arrestimin e personave të përfshirë në prostitucion, por edhe identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit dhe shfrytëzimit njerëzor. /Telegrafi/

  • After the break from Elijona, Claude publishes a stinging message: You don’t even like yourself.

    Karen and Elijona romance, which began during their stay at the Big Brother V IP Kosova, finished several weeks ago, but the former owner continues to be the focus of public attention.

    Recently, Claude has published an expression on social networks that has prompted reactions and speculation among his followers.

    I don’t care if I don’t like it. You don’t even like yourself, says the message published by him.

    Some followers have suspected that this expression could be a sting for his former partner, Elijona, however, has not disclosed whether the message is addressed to him or is simply a publication without any particular background.

    We remember that the two met during their participation in the Big Brother. V IP Kosova, where they even started their relationship.

    Screenshot

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pas ndarjes nga Elijona, Klodi publikon një mesazh thumbues: Ti as veten nuk e pëlqen

    Pas ndarjes nga Elijona, Klodi publikon një mesazh thumbues: Ti as veten nuk e pëlqen

    Pas ndarjes nga Elijona, Klodi publikon një mesazh thumbues: Ti as veten nuk e pëlqen

    Romanca e Klodit dhe Elijonës, e cila nisi gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova, ka përfunduar disa javë më parë, por ish-çifti vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut.

    Së fundmi, Klodi ka publikuar një shprehje në rrjetet sociale, e cila ka nxitur reagime dhe spekulime te ndjekësit e tij.

    “Nuk më intereson nëse nuk më pëlqen. Ti as veten nuk e pëlqen”, thuhet në mesazhin e publikuar prej tij.

    Disa ndjekës kanë dyshuar se kjo shprehje mund të jetë një thumb për ish-partneren e tij, Elijonën, megjithatë Klodi nuk ka bërë të ditur nëse mesazhi i drejtohet asaj apo është thjesht një publikim pa ndonjë prapavijë të veçantë.

    Kujtojmë se dyshja u njohën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova, ku edhe nisën lidhjen e tyre.

    Screenshot

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Turkey, Northern Macedonia Sign Health Co-operation Agreement

    Turkey and Northern Macedonia have signed a memorandum of understanding in the field of health and medical science, aimed at strengthening co-operation in healthcare, Turkish Health Minister Kemal Memisoglu announced on Saturday.

    In a statement on the Turkish social platform NSosyal, Memisoglu said Türkiye is continuing to enhance international co-operation in the health sector.

    He said he met with his counterpart from Northern Macedonia, Sasho Klekovski, in the margins of the 12th World Turkic Congress of Medicine, where the two countries have signed the memorandum.

    We aim to develop our joint efforts in many areas, especially in public health, pharmaceuticals and medical equipment, health investment and digitalisation of health services, Memisoglu said.

    The Turkish minister voiced confidence that the agreement would further strengthen bilateral co-operation in the field of health.

    I sincerely believe that our co-operation in the field of health will be strengthened even more in the coming period, and I hope that the agreement we have signed will bring positive results to our countries, he added.

  • Turqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

    Turqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi

    Turqia dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në kujdesin shëndetësor, njoftoi të shtunën ministri turk i Shëndetësisë, Kemal Memisoglu.

    Në një deklaratë në platformën sociale turke NSosyal, Memisoglu tha se Türkiye po vazhdon ta zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e shëndetësisë.

    Ai tha se është takuar me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Sasho Klekovski, në margjinat e Kongresit të 12-të Botëror Turkik të Mjekësisë, ku të dy vendet kanë nënshkruar memorandumin.

    “Synojmë t’i zhvillojmë përpjekjet tona të përbashkëta në shumë fusha, veçanërisht në shëndetin publik, farmaceutikë dhe pajisje mjekësore, investime në shëndetësi dhe digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore”, tha Memisoglu.

    Ministri turk shprehu besimin se marrëveshja do ta forcojë më tej bashkëpunimin dypalësh në fushën e shëndetësisë.

    “Besoj sinqerisht se bashkëpunimi ynë në fushën e shëndetësisë do të forcohet edhe më shumë në periudhën e ardhshme dhe shpresoj që marrëveshja që kemi nënshkruar të sjellë rezultate pozitive për vendet tona”, shtoi ai.

  • Flick has chosen the next reinforcement, Barcelona prepares the bid for Juvenus’ star.

    Flick has chosen the next reinforcement, Barcelona prepares the bid for Juvenus’ star.

    Barcelona is preparing a 25m-euro bid for the transfer of Andrea Cambisos from Juventu, as coach Hansi Flick and sports director Deco see Italian as the necessary reinforcement for the left-hand wing of defence.

    According to journalist Ekrem Konur, the Catalan club aims to transfer the Italian defender to replace Alejandro Balden, who is expected to leave Barcelona in the transitional term of January, after losing the country to Flick’s plans.

    However, Juvenus is not willing to allow Cambiasos’ removal for less than 40m euros, creating a significant gap between the assessment of the two clubs.

    Barcelona particularly appreciates the range of Italian footballer, who can play in some positions in defence arms. For this reason, Catalan leaders are considering the possibility that Balden will be included in the deal as part of the exchange in order to reduce the financial gap between the two clubs.

    Flick has chosen the next reinforcement, Barcelona prepares the bid for Juvenus’ star.

    Balde, 23, has fallen into the hierarchy of the left-hand defenders at Barcelona, and has recently taken minutes mainly because of his fellow players’ injuries.

    According to the report, during the summer he was told that he was not among the priority election of technical staff, so the parties had discussed the possibility of an escape in the middle of the season, provided the club secured a decent replacement.

    On the other hand, Juvenus ‘ leaders rely on the contract by Cambiasos, which is valid until June 2029.

    The club from Turin has no reason to rush for the sale of a football player, which is an important part of the formation, unless it receives an offer allowing it to invest in a suitable replacement. /Telegraph/