Blog

  • Vjedhja prej 6,3 miliardë dollarësh në Binance alarmon platformat e kriptovalutave

    Vjedhja prej 6,3 miliardë dollarësh në Binance alarmon platformat e kriptovalutave

    Platformat e tregtimit të kriptovalutave po forcojnë sigurinë dhe po kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë pas sulmit ndaj Binance, ku u vodhën rreth 6,3 miliardë dollarë, raporton Reuters përcjell Dukagjini.

    Coinbase ka ndërhyrë në sistemet që ruajnë çelësat digjitalë jashtë internetit, si masë paraprake. Kraken po shqyrton incidentin për të identifikuar përmirësime të mundshme në mbrojtjen e vet.

    Binance pezulloi tërheqjet dhe u zotua t’i mbulojë humbjet me fondet e kompanisë. Sipas bashkëdrejtorit Richard Teng, sulmi mund të ketë nisur nga komprometimi i laptopit të një inxhinieri, përmes të cilit hakerët depërtuan në sistemet e përpunimit të tërheqjeve.

    Kompanitë analitike TRM Labs dhe Chainalysis evidentuan ngjashmëri me sulme të mëparshme që i janë atribuar Koresë së Veriut. Pheniani i mohon vazhdimisht akuzat për vjedhje kriptovalutash.

    Ndërkohë, Tether njoftoi ngrirjen e afro 1,57 miliardë dollarëve të lidhur me incidentin, ndërsa Circle bllokoi 800 milionë dollarë.

    Drejtues të sektorit kërkuan krijimin e një sistemi alarmi në kohë reale, që do të mundësonte shkëmbimin e menjëhershëm të informacionit, reagimin e koordinuar dhe ngrirjen e përkohshme të fondeve të dyshuara si të vjedhura.

    Burimi: Dukagjini

  • Çfarë i bën veturat kineze shumë më të lira?

    Çfarë i bën veturat kineze shumë më të lira?

    Shteti kinez subvencionon prodhuesit vendas të automjeteve në disa mënyra. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme pse veturat kineze janë më të lira se ato evropiane, japoneze dhe koreane.

    Sipas kompanisë konsulente AlixPartners, një avantazh të madh për prodhuesit kinezë përbën edhe qasja më e lehtë në lëndët e para.

    Prodhimi i një veture elektrike kineze kushton mesatarisht rreth 20 mijë e 100 euro, ndërsa prodhimi i një veture të krahasueshme në Evropë kushton rreth 30 mijë e 700 euro. Diferenca prej më shumë se 10 mijë eurosh është e vështirë të kompensohet nga prodhuesit evropianë.

    AlixPartners thekson se 80 deri në 85 për qind e kapaciteteve botërore për rafinimin dhe përpunimin e lëndëve të para kryesore ndodhen jashtë Evropës, ndërsa një pjesë e madhe e tyre është e përqendruar pikërisht në Kinë.

    Kjo vlen veçanërisht për materialet që nevojiten për prodhimin e baterive të veturave elektrike.

    Falë këtij avantazhi, prodhuesit kinezë mund të prodhojnë qelizat e baterive me një kosto rreth 40 euro më të ulët për kilovat-orë, krahasuar me prodhuesit evropianë.

    Një tjetër avantazh i prodhuesve kinezë është shpejtësia e zhvillimit të modeleve të reja. Shumë marka kineze arrijnë të zhvillojnë dhe të prezantojnë një model të ri për më pak se 24 muaj.

    Kjo shpejtësi reflektohet edhe në rezultatet e shitjeve. Rreth 76 deri në 80 për qind e shitjeve të markave kineze të veturave përbëhen nga modelet që kanë më pak se tre vjet në treg.

    Për krahasim, te prodhuesi gjerman Volkswagen, kjo përqindje është vetëm 34 për qind.

    Kështu, përparësia e Kinës në tregun e veturave nuk lidhet vetëm me subvencionet shtetërore, por edhe me kontrollin më të madh mbi zinxhirin e furnizimit, kostot më të ulëta të baterive dhe aftësinë për të sjellë më shpejt modele të reja në treg. /Telegrafi/

  • Zelensky i bën thirrje Trumpit të mos i japë Putinit sinjale të gabuara

    Zelensky i bën thirrje Trumpit të mos i japë Putinit sinjale të gabuara

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk mund të qëndrojnë në anën e presidentit rus, Vladimir Putin, pasi Rusia është agresore në luftën kundër Ukrainës.

    Zelensky theksoi se SHBA-ja dhe presidenti i saj nuk duhet të mbështesin një agresor, pavarësisht se për cilin shtet bëhet fjalë, duke nënvizuar se ato përfaqësojnë demokracinë.

    Ai kritikoi presidentin amerikan, Donald Trump, për demonstrimin publik të marrëdhënieve të mira me Putinin, duke paralajmëruar se kjo mund t’i japë presidentit rus përshtypjen se gjithçka po shkon mirë dhe se nuk po përballet me presion të mjaftueshëm.

    “Nuk e di se çfarë nuk shkon me Putinin. A është krejtësisht i çmendur, gjysmë i çmendur apo 10 për qind i çmendur?”, tha Zelensky.

    Ai shprehu shpresën se Putini e kupton atë që po bën, ndërsa theksoi se mungesa e sinjaleve të forta nga Uashingtoni mund ta bindë atë se veprimet e tij po japin rezultat.

    Në fund, Zelensky nënvizoi se Ukraina ka nevojë për dënime më të shpeshta dhe më të qarta të agresionit rus.

    Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

  • Chelsea sinks Manchester United, triumphs 2-0 and leaves 16th place at Premier League

    Chelsea has won a significant victory over Manchester United, triumphing 2-0 under Premier League, and deepening the team crisis from Manchester.

    Londoners managed to provide the three points thanks to Rogers and Palmer’s goals, which sealed the locals’ victory in this confrontation.

    With this triumph, Chelsea ascends to the fourth position of the 16-point table, continuing the race for leadership positions.

    On the other hand, Manchester United is going through a difficult time, as after this loss remains in 16th place with only seven points.

    Poor results are increasing pressure on the English team, which continues to be far from expecting fans and club targets.

    In the next lap, Chelsea will play the trip to Sunderland, while Manchester United will host Aston Willan in Old Tuffford, where she will seek a return to positive results.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • They stole Bugattin 2m euros, the owner chases the thief with the Porsche to Austria

    An unusual event has occurred near Zagreb, where a luxury Bugatti Chiron car, worth about two million euros, has been stolen from an object of the luxury carmaker Bugatti’s company.

    The vehicle belongs to the company’s executive director, Mate Rimac, who showed through a video published in Instagram how the theft happened and how the vehicle was recovered.

    According to him, the thief had managed to take the car after he had left the keys inside – a practice he had been following for years.

    After realizing that the car had been stolen, Rimac was chased after the thief with a 911 Porsche while using Bugatt’s tracking system to convey his movements.

    He announced the police that the car was moving towards Slovenia. Thanks to information shared by Rimac with authorities, Austrian police managed to locate the car and arrest the suspect.

    Standing near the restored Bugatt, Rimac acknowledged that he will now change his habit of leaving the keys inside the cars.

    He explained that he did so for practical reasons so that company workers could move vehicles without having to contact him.

    I’ve been doing this for years and nothing’s happened until now. I’m not gonna do this anymore and don’t try your luck anymore, said Rimac.

    The event ended with the recovery of a luxury car, while the theft suspect ended up in Austrian police handcuffs.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndjek hajdutin me Porsche deri në Austri

    I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndjek hajdutin me Porsche deri në Austri

    I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndjek hajdutin me Porsche deri në Austri

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pranë Zagrebit, ku një veturë luksoze Bugatti Chiron, në vlerë prej rreth dy milionë eurosh, është vjedhur nga një objekt i kompanisë së prodhuesit të veturave luksoze Bugatti.

    Vetura i përket drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Mate Rimac, i cili ka treguar përmes një videoje të publikuar në Instagram se si ndodhi vjedhja dhe si arriti të rikuperohej automjeti.

    Sipas tij, hajduti kishte arritur ta merrte veturën pasi ai kishte lënë çelësat brenda, një praktikë që e kishte ndjekur për vite me radhë.

    Pasi e kuptoi se vetura ishte vjedhur, Rimac u vu në ndjekje të hajdutit me një Porsche 911, ndërsa përdori edhe sistemin e gjurmimit të Bugattit për të përcjellë lëvizjet e tij.

    Ai njoftoi policinë se vetura po lëvizte në drejtim të Sllovenisë. Falë informacioneve të ndara nga Rimac me autoritetet, policia austriake arriti ta lokalizonte veturën dhe ta arrestonte të dyshuarin.

    Duke qëndruar pranë Bugattit të rikuperuar, Rimac pranoi se tashmë do të ndryshojë zakonin e tij për t’i lënë çelësat brenda veturave.

    Ai shpjegoi se këtë e bënte për arsye praktike, në mënyrë që punëtorët e kompanisë të mund t’i lëviznin automjetet pa pasur nevojë ta kontaktonin.

    “E bëj këtë prej vitesh dhe nuk kishte ndodhur asgjë, deri tani. Nuk do ta bëj më këtë dhe mos e provoni fatin tuaj”, deklaroi Rimac.

    Ngjarja përfundoi me rikuperimin e veturës luksoze, ndërsa i dyshuari për vjedhjen përfundoi në prangat e policisë austriake.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndjek hajdutin me Porsche deri në Austri

    Chelsea fundos Manchester Unitedin, triumfon 2-0 dhe e lë në vendin e 16-të në Premier League

    I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndjek hajdutin me Porsche deri në Austri

    Chelsea ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Manchester Unitedit, duke triumfuar me rezultat 2-0 në kuadër të Premier League dhe duke ia thelluar edhe më shumë krizën skuadrës nga Manchesteri.

    Londinezët arritën të sigurojnë tri pikët falë golave të Rogers dhe Palmer, të cilët vulosën fitoren e vendasve në këtë përballje.

    Me këtë triumf, Chelsea ngjitet në pozitën e katërt të tabelës me 16 pikë të grumbulluara, duke vazhduar garën për pozitat e kreut.

    Në anën tjetër, Manchester United po kalon një periudhë të vështirë, pasi pas kësaj humbjeje mbetet në vendin e 16-të me vetëm shtatë pikë.

    Rezultatet e dobëta po shtojnë presionin mbi skuadrën angleze, e cila vazhdon të jetë larg pritshmërive të tifozëve dhe objektivave të klubit.

    Në xhiron e ardhshme, Chelsea do të luajë në udhëtim ndaj Sunderlandit, ndërsa Manchester United do ta presë Aston Villan në Old Trafford, ku do të kërkojë rikthimin te rezultatet pozitive.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndoqi hajdutin me Porsche deri në Austri

    I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndoqi hajdutin me Porsche deri në Austri

    I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndoqi hajdutin me Porsche deri në Austri

    Drejtori ekzekutiv i prodhuesit të veturave luksoze Bugatti, Mate Rimac, ka treguar se si vetura e tij Bugatti Chiron, në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh, u vodh nga një objekt i kompanisë pranë Zagrebit, por u gjet më pas në Austri.

    Rimac, përmes një videoje të publikuar në Instagram, tregoi se vetura ishte vjedhur të mërkurën, pasi ai kishte lënë çelësat brenda saj, siç kishte bërë për vite me radhë.

    Pasi e kuptoi vjedhjen, ai u vu në ndjekje të hajdutit me një Porsche 911, ndërsa përdori edhe sistemin e gjurmimit të Bugattit për të përcjellë lëvizjet e veturës.

    Ai njoftoi policinë se vetura po drejtohej në drejtim të Sllovenisë. Policia austriake arriti ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin, falë edhe informacioneve që Rimac ndau me autoritetet në një grup komunikimi, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

    Duke qëndruar pranë veturës së rikuperuar, Rimac tha se kishte vendosur të mos i linte më çelësat brenda veturave të tij.

    “Jam shumë krenar që Kroacia është kaq e sigurt, saqë jam shumë i relaksuar dhe gjithmonë i lë çelësat brenda veturave të mia, përfshirë Chiron dhe Nevera. E bëj këtë prej vitesh dhe nuk kishte ndodhur asgjë, deri tani. Nuk do ta bëj më këtë dhe mos e provoni fatin tuaj”, tha ai.

    Rimac shpjegoi se zakonisht i linte çelësat brenda për arsye praktike, në mënyrë që punëtorët të mund ta lëviznin veturën pa pasur nevojë ta kontaktonin atë.

  • Ditë me shi, si reagon trupi ynë ndaj ndryshimeve të motit?

    Ditë me shi, si reagon trupi ynë ndaj ndryshimeve të motit?

    Ditë me shi, si reagon trupi ynë ndaj ndryshimeve të motit?

    Ditët me shi dhe ndryshimet e motit mund të ndikojnë jo vetëm në disponimin tonë, por edhe në mënyrën se si ndihet trupi.

    Gjatë ditëve me lagështi dhe presion të ulët atmosferik, disa persona mund të përjetojnë dhimbje koke, lodhje, përgjumje dhe dhimbje të kyçeve, veçanërisht ata që vuajnë nga probleme të mëparshme shëndetësore.

    Mungesa e dritës së diellit mund të ndikojë gjithashtu në humor dhe energji, duke shkaktuar ndjenjë plogështie dhe ulje të motivimit.

    Megjithatë, reagimi ndaj motit ndryshon nga personi në person. Për të përballuar më lehtë ditët me shi, rekomandohet gjumë i mjaftueshëm, ushqim i rregullt, hidratim dhe aktivitet fizik, edhe në ambiente të mbyllura./Klankosova.tv

  • A e dini se? Mbi 2 mijë palë të brendshme u “varrosën” në Zvicër për një studim shkencor

    A e dini se? Mbi 2 mijë palë të brendshme u “varrosën” në Zvicër për një studim shkencor

    Më shumë se 2 mijë palë të brendshme u varrosën në vende të ndryshme të Zvicrës, jo për ndonjë arsye të pazakontë, por për një qëllim shkencor: të studiohej shëndeti dhe aktiviteti biologjik i tokës.

    Në vitin 2021, studiues nga Universiteti i Cyrihut dhe Agroscope, qendra federale zvicerane për kërkime bujqësore, përfshinë rreth një mijë vullnetarë në një projekt të pazakontë shkencor. Pjesëmarrësit varrosën të brendshme prej pambuku dhe qese çaji në kopshte, fusha, livadhe dhe zona urbane.

    Por pse pikërisht të brendshme?

    Përgjigjja lidhet me pambukun, i cili përmban celulozë dhe shpërbëhet nga organizmat që jetojnë në tokë. Pas rreth dy muajsh nën tokë, studiuesit i nxorën ato dhe analizuan se sa shumë ishte dekompozuar materiali. Sa më i madh të ishte shpërbërimi, aq më i lartë konsiderohej aktiviteti biologjik i tokës. Projekti ishte një shembull i shkencës qytetare, ku publiku merr pjesë drejtpërdrejt në kërkime.

    Rezultatet e studimit, të publikuara në vitin 2026, treguan se mënyra e përdorimit të tokës ishte një nga faktorët kryesorë që ndikonte në aktivitetin e saj biologjik. Aktiviteti më i lartë u vu re në kopshtet private, ndërsa më i ulëti në sipërfaqet me bar, transmeton Telegrafi.

    Sipas Franz Bender, drejtuesit të projektit, përmbajtja e lëndës organike në tokë luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Sa më shumë material organik të ketë toka, aq më shumë lëndë ushqyese janë në dispozicion të organizmave të saj dhe aq më i shpejtë është dekompozimi i materialeve prej pambuku.

    Kopshtet private rezultuan se kishin përmbajtjen më të lartë të humusit, kryesisht për shkak të përdorimit më të madh të plehut organik dhe kompostit. Këto materiale çlirojnë lëndë ushqyese të vlefshme, të cilat shërbejnë si ushqim për organizmat e tokës.

    Në krahasim me kopshtet private, toka bujqësore kishte mesatarisht 23 për qind më pak humus. Kjo ndikonte edhe në shpejtësinë e dekompozimit të të brendshmeve.

    Studimi vuri në pah edhe një tjetër funksion të rëndësishëm të humusit: aftësinë e tokës për të ruajtur ujin. Sipas Bender, sa më e lartë të jetë përmbajtja e humusit, aq më shumë ujë mund të mbajë toka.

    Edhe Marcel van der Heijden, drejtor i studimit në Agroscope dhe Universitetin e Cyrihut, theksoi rëndësinë e humusit për bujqësinë, veçanërisht në kushtet e thatësirave gjithnjë e më të shpeshta.

    Ai e përshkroi humusin si motorin e rrjetit ushqimor të tokës, pasi ndihmon në funksionimin e ekosistemit dhe në ruajtjen e ujit. Sipas tij, rritja e përmbajtjes së humusit është një pikënisje e rëndësishme për të mbrojtur bujqësinë nga thatësirat, për të ruajtur rendimentet dhe për të prodhuar në mënyrë më të qëndrueshme.

    Ndër masat që ndihmojnë në rritjen e humusit përfshihen mbajtja e tokës vazhdimisht të mbuluar me bimësi, reduktimi i punimit të saj dhe përdorimi i plehut organik ose materialeve mbuluese organike, të njohura si mulch.

    Përveç kësaj, studiuesit identifikuan mbi 18.900 lloje bakteresh dhe rreth 6.500 lloje kërpudhash, duke dëshmuar biodiversitetin e jashtëzakonshëm të organizmave që jetojnë në tokë.

    Projekti tregoi gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në kërkimin shkencor. Sipas Bender, pa bashkëpunimin e vullnetarëve, studiuesit nuk do të kishin mundur të mblidhnin një sasi kaq të madhe të dhënash. Ai e cilësoi atë si projektin më të madh të këtij lloji të realizuar në Zvicër deri më sot.

    Rreth 240 qytetarë u përfshinë si bashkautorë të studimit, ndërsa projekti fitoi edhe Çmimin Ig Nobel për Shkencën e Tokës në shtator 2026, një vlerësim që nderon kërkimet shkencore që fillimisht të bëjnë të qeshësh, por më pas edhe të mendosh./Telegrafi/