Blog

  • Flick e ka zgjedhur përforcimin e radhës, Barcelona përgatit ofertën për yllin e Juventusit

    Flick e ka zgjedhur përforcimin e radhës, Barcelona përgatit ofertën për yllin e Juventusit

    Barcelona po përgatit një ofertë prej 25 milionë eurosh për transferimin e Andrea Cambiasos nga Juventusi, pasi trajneri Hansi Flick dhe drejtori sportiv Deco e shohin italianin si përforcimin e duhur për krahun e majtë të mbrojtjes.

    Sipas gazetarit Ekrem Konur, klubi katalanas synon ta transferojë mbrojtësin italian për të zëvendësuar Alejandro Balden, i cili pritet të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit, pasi ka humbur vendin në planet e Flickut.

    Megjithatë, Juventusi nuk është i gatshëm ta lejojë largimin e Cambiasos për më pak se 40 milionë euro, duke krijuar një diferencë të konsiderueshme mes vlerësimit të dy klubeve.

    Barcelona e vlerëson veçanërisht polivalencën e futbollistit italian, i cili mund të luajë në disa pozita në krahët e mbrojtjes. Për këtë arsye, drejtuesit katalanas po shqyrtojnë mundësinë që Balden ta përfshijnë në marrëveshje si pjesë të shkëmbimit, në mënyrë që të zvogëlojnë diferencën financiare mes dy klubeve.

    Balde, 23 vjeç, ka rënë në hierarkinë e mbrojtësve të majtë te Barcelona dhe së fundmi ka marrë minuta kryesisht për shkak të lëndimeve të bashkëlojtarëve.

    Sipas raportimit, gjatë verës atij i ishte bërë e ditur se nuk ishte ndër zgjedhjet prioritare të stafit teknik, ndaj palët kishin diskutuar mundësinë e një largimi në mes të sezonit, me kusht që klubi të siguronte një zëvendësues të denjë.

    Nga ana tjetër, drejtuesit e Juventusit mbështeten te kontrata e Cambiasos, e cila është e vlefshme deri në qershor të vitit 2029.

    Klubi nga Torino nuk ka arsye të nxitojë për shitjen e një futbollisti që është pjesë e rëndësishme e formacionit, përveç nëse merr një ofertë që i mundëson të investojë në një zëvendësues të përshtatshëm./Telegrafi/

  • Tirana, tensions in student protest, police use water under pressure

    Two protests are under way in the Albanian capital — one organised by students, professors and young people before the Ministry of Education — while the other called by the Democratic Party before the prime minister.

    The student protest has been held for 19 days, while the Democratic Party has organised its second national gathering, expressing support for students’ demands.

    However, efforts to bring two protests together have been accompanied by tensions, as students have not allowed Democratic Party protesters to join their rally.

    During the afternoon, the situation before the Ministry of Education has escalated. According to Albanian media reports, some masked protesters have thrown Molotovs, stones and other means towards police. In the past, trash cans and cartons have been burned, while capsolas have been dumped and mortars used against law forces.

    Police have intervened with water pressure to disperse protesters and prevent further escalation of the situation.

    After the intervention of police and rainfall, part of the protesters have left the area before the Ministry of Education, in the direction of the Nation’s Witnesses.

    Meanwhile, Democratic Party deputy Luciano Boci has declared that protesters should focus on the common political goal. He has said the DP solidifies with students and that the aim of the opposition protest is to oust Prime Minister Edi Rama and establish a technical government.

    On Saturday, Democratic Party protesters have gathered in front of the prime minister, while students have continued their protest before the Ministry of Education.

    Source Layer: RTKLive

  • Tiranë, tensione në protestën e studentëve, policia përdor ujë me presion

    Tiranë, tensione në protestën e studentëve, policia përdor ujë me presion

    Në kryeqytetin shqiptar po zhvillohen dy protesta: njëra e organizuar nga studentët, pedagogët dhe të rinjtë para Ministrisë së Arsimit, ndërsa tjetra e thirrur nga Partia Demokratike para Kryeministrisë.

    Protesta studentore po mbahet prej 19 ditësh, ndërsa Partia Demokratike ka organizuar tubimin e saj të dytë kombëtar, duke shprehur mbështetje për kërkesat e studentëve.

    Megjithatë, përpjekjet për bashkimin e dy protestave janë shoqëruar me tensione, pasi studentët nuk kanë lejuar që protestuesit e Partisë Demokratike t’i bashkohen tubimit të tyre.

    Gjatë pasdites, situata para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar. Sipas raportimeve të mediave shqiptare, disa protestues të maskuar kanë hedhur molotovë, gurë dhe mjete të tjera në drejtim të policisë. Më herët, janë djegur kosha mbeturinash dhe kartonë, ndërsa janë hedhur edhe kapsolla e janë përdorur llastiqe kundër forcave të rendit.

    Policia ka ndërhyrë me ujë me presion për të shpërndarë protestuesit dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

    Pas ndërhyrjes së policisë dhe reshjeve të shiut, një pjesë e protestuesve janë larguar nga zona para Ministrisë së Arsimit, në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

    Ndërkohë, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka deklaruar se protestuesit duhet të përqendrohen te qëllimi i përbashkët politik. Ai ka thënë se PD-ja solidarizohet me studentët dhe se synimi i protestës së opozitës është largimi i kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.

    Të shtunën, protestuesit e Partisë Demokratike janë mbledhur para Kryeministrisë, ndërsa studentët kanë vazhduar protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit.

    Burimi: RTKLive

  • Geneva Protests Also reach Germany, planned in 34 cities

    MIts islets of people all over Germany joined protests today, as a youth-led movement inspired by protests in other European countries took to the streets to seek better education and lower living costs broadcast I did. tv.

    Protests come after a wave of demonstrations led by Geneva Z across Europe this year. In Serbia, student-led activism helped bring down the leader, while protests in France have degenerated into riots and plunder.

    By Reuters, German protests organised by campaign group Gen Z regelt Uste Genesis Z is planned in 34 cities, including Berlin, Frankfurt and Munich. The group says it opposes mandatory military service and wants greater investment in education, as many German youths face rising costs.

  • Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

    Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

    Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

    Mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë u bashkuan me protestat sot, ndërsa një lëvizje e udhëhequr nga të rinjtë, e frymëzuar nga protestat në vende të tjera të Evropës, doli në rrugë për të kërkuar arsim më të mirë dhe kosto më të ulëta jetese, transmeton Klankosova.tv.

    Protestat vijnë pas një vale demonstratash të udhëhequra nga Gjenerata Z në të gjithë Evropën këtë vit. Në Serbi, aktivizmi i udhëhequr nga studentët ndihmoi në rrëzimin e udhëheqësit, ndërsa protestat në Francë kanë degjeneruar në trazira dhe plaçkitje.

    Sipas Reuters, protestat gjermane të organizuara nga grupi i fushatës “Gen Z regelt” – Gjenerata Z janë planifikuar në 34 qytete, duke përfshirë Berlinin, Frankfurtin dhe Mynihun. Grupi thotë se kundërshton shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe dëshiron investime më të mëdha në arsim, pasi shumë të rinj gjermanë përballen me rritjen e kostove.

  • Diego Simeone touches the tops, becomes coach with mostly victory in La League

    Diego Simeone has entered Spanish football history, having equalled the record for the largest number of victories by a coach in La League.

    The Argentinian coach, known as El Cholo, has recorded a total of 344 victories in the Spanish football elite, thus equalizing legend record Luis Aragonés.

    This success comes as evidence of Simeon’s continuation at the helm of Atlético Madrid, which he leads since 2011.

    With this achievement, Simeones joins a major Spanish football name in La League record books.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

    Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

    Diego Simeone prek majat, bëhet trajneri me më së shumti fitore në La Liga

    Diego Simeone ka hyrë në historinë e futbollit spanjoll, pasi ka barazuar rekordin për numrin më të madh të fitoreve nga një trajner në La Liga.

    Trajneri argjentinas, i njohur me nofkën “El Cholo”, ka regjistruar plot 344 fitore në elitën e futbollit spanjoll, duke barazuar kështu rekordin e legjendës Luis Aragonés.

    Ky sukses vjen si dëshmi e vazhdimësisë së Simeones në krye të Atlético Madridit, skuadër të cilën e drejton prej vitit 2011.

    Me këtë arritje, Simeone i bashkohet një emri të madh të futbollit spanjoll në librat e rekordeve të La Ligës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The financial crisis in the European giant deepens, players refuse to cut salaries

    The financial crisis in the European giant deepens, players refuse to cut salaries

    The Marseille team reportedly has rejected the club’s new demand for pay cuts at a time when the French giant is facing heavy financial pressure.

    According to medium Foot Mercato, the club has asked some footballers to accept another financial sacrifice, but all have refused, causing the parties to fail to reach pay reduction agreements.

    Marseille is under the supervision of the French board of financial control of clubs, DNCG.

    On June 26th, this institution imposed restrictions on the salary fund and club spending on transfers, following serious financial violations and extraordinary income losses.

    The financial crisis in the European giant deepens, players refuse to cut salaries

    The club had taken major savings measures over the past summer, when significant footballers left and no new transfer was made.

    President Stephanie Richard had stated that the aim was to cut the wage fund by 30 to 35 percent compared to the preliminary season.

    However, the situation has been complicated by the fact that football players’ contracts have been negotiated individually, limiting the leadership’s chances of imposing unilateral changes in salaries.

    Under such circumstances, Marseille may be forced to consider other options to ease financial pressure, including the removal of football players or the restructuring of contracts through new agreements. /Telegraph/

  • Thellohet kriza financiare te gjiganti evropian, lojtarët refuzojnë të ulin pagat

    Thellohet kriza financiare te gjiganti evropian, lojtarët refuzojnë të ulin pagat

    Skuadra e Marseille raportohet se ka refuzuar kërkesën e re të drejtuesve të klubit për uljen e pagave, në një kohë kur gjiganti francez po përballet me presion të madh financiar.

    Sipas mediumit Foot Mercato, klubi ka kërkuar nga disa futbollistë që të pranojnë një tjetër sakrificë financiare, por të gjithë kanë refuzuar, duke bërë që palët të mos arrijnë marrëveshje për uljen e pagave.

    Marseille ndodhet nën mbikëqyrjen e organit francez të kontrollit financiar të klubeve, DNCG.

    Më 26 qershor, ky institucion vendosi kufizime për fondin e pagave dhe shpenzimet e klubit për transferime, pas shkeljeve të rënda financiare dhe humbjeve të jashtëzakonshme të të ardhurave.

    The financial crisis in the European giant deepens, players refuse to cut salaries

    Klubi kishte ndërmarrë masa të mëdha kursimi edhe gjatë verës së kaluar, kur u larguan disa futbollistë të rëndësishëm dhe nuk u realizua asnjë transferim i ri.

    Presidenti Stephane Richard kishte deklaruar se synimi ishte ulja e fondit të pagave me 30 deri në 35 për qind, krahasuar me sezonin paraprak.

    Megjithatë, situata është komplikuar nga fakti se kontratat e futbollistëve janë negociuar individualisht, duke kufizuar mundësitë e drejtuesve për të imponuar ndryshime të njëanshme në paga.

    Në këto rrethana, Marseille mund të detyrohet të shqyrtojë alternativa të tjera për të lehtësuar presionin financiar, përfshirë largimin e futbollistëve ose ristrukturimin e kontratave përmes marrëveshjeve të reja./Telegrafi/

  • Nicki Minaj, zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë? Trump zbulon se çfarë mendon për idenë

    Nicki Minaj, zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë? Trump zbulon se çfarë mendon për idenë

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se po mendon mundësinë që reperja Nicki Minaj të bëhet zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë. Të dy kanë krijuar papritur një raport të afërt, ndërsa Minaj së fundmi, në një tubim të mbajtur në Michigan, shprehu mbështetjen e saj për Trumpin dhe u bëri thirrje votuesve që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë për republikanët, shkruan Unilad.

    Një koment i pakëndshëm gjatë tubimit.

    Reperja u shfaq në tubimin e javës së kaluar, pasi Trumpi, i cili kohët e fundit po komenton gjithnjë e më shpesh pamjen fizike të të tjerëve, kishte lavdëruar paraqitjen e senatorit republikan nga Ohio, Jon Husted. Më pas, ai iu referua edhe Minajt, duke komentuar të pasmet e saj dhe duke thënë se ajo ka “një të pasme të mrekullueshme”. “Shpresoj që Nicki të mos jetë ofenduar, por ne e duam Nickin. Ajo na ka mbështetur prej kohësh”, shtoi Trumpi.

    Ideja u hodh nga drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë.

    Për shkak të afërsisë së tyre, kanë nisur spekulimet se Minaj mund ta zëvendësojë Katie Zacharia, e cila qëndroi në detyrën e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë për më pak se një javë. Duket se ideja u propozua fillimisht nga drejtori i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung. Ai publikoi një fotografi me reperen, të realizuar në aeroplanin presidencial Air Force One, krahas së cilës shkroi: “Zonja dhe zotërinj, mendoj se kemi gjetur zëdhënësen e re të Shtëpisë së Bardhë!”.

    Foto: Alex Wong/Getty Images

    Për mundësinë që Minaj të marrë këtë detyrë është deklaruar tashmë edhe Trumpi, i cili e cilësoi si “një ide të mirë”. I pyetur nga Benny Johnson nëse Minaj do ta zëvendësojë Zacharian, presidenti amerikan u përgjigj: “Do të më duhet ta mendoj këtë”. Më pas, ai iu drejtua Johnsonit me një propozim tjetër: “Po ti, çfarë mendon nëse e merr ti këtë detyrë? Edhe ti do të ishe mjaft i mirë”. Johnson dukej se e priti me kënaqësi këtë kompliment.

    Përdoruesit e rrjetit social X nuk vonuan të reagojnë ndaj mundësisë që Nicki Minaj të bëhet zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

    “Administrata është në kaos të plotë. Pikërisht ashtu siç i ka hije këtij cirku”, shkroi një kritik. Një tjetër shtoi: “Shtëpia e Bardhë vazhdon ta trajtojë politikën si një spektakël televiziv. Amerikanët kërkuan deportime dhe çmime më të ulëta, jo emërimin e personazheve të famshëm në poste shtetërore”.

    Megjithatë, pati edhe nga ata që e mirëpritën këtë ide.

    “Duke marrë parasysh se sa shumë promovon republikanët dhe sa vëmendje mediatike u sjell atyre, do të ishte marrëzi të mos e angazhonin”, shkroi një përdorues.

    “Bëjeni që të hënën! Ajo mund t’u bëjë thirrje amerikanëve të votojnë”, komentoi një tjetër.

    Ndërsa një përdorues i tretë përfundoi: “Njerëzit po tallen, por Nicki Minaj tashmë prej gati dy dekadash po përballet me sukses me polemikat publike dhe skandalet mediatike. Madje, ndoshta është edhe më shumë se e kualifikuar për këtë detyrë”. /Telegrafi/