Blog

  • Skandal financiar në Serbi, mbyllet banka e afërt me Vuçiqin

    Skandal financiar në Serbi, mbyllet banka e afërt me Vuçiqin

    Bordi Ekzekutiv i Bankës Popullore të Serbisë ka marrë vendim për revokimin e licencës së punës së ALTA Bankës a.d. në Beograd.

    “Bordi Ekzekutiv ka konstatuar se revokimit të licencës i kanë paraprirë aktivitetet mbikëqyrëse, të cilat kishin për qëllim rritjen e nivelit të likuiditetit të bankës. Është konstatuar se gjendja financiare e bankës është përkeqësuar ndjeshëm gjatë periudhës së kaluar dhe se ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të gjendjes financiare ose të likuiditetit të saj. Për pasojë, janë vënë në rrezik interesat e depozituesve të bankës. Duke pasur parasysh se janë plotësuar kushtet ligjore për revokimin e licencës së punës së bankës, në përputhje me Ligjin për Bankat, Banka Popullore e Serbisë ka marrë këtë vendim me qëllim të mbrojtjes së interesave të depozituesve dhe ruajtjes së stabilitetit të sistemit financiar. Agjencia për Sigurimin e Depozitave do të mundësojë, brenda shtatë ditëve të punës, pagesën e shumave të siguruara dhe qasjen e depozituesve në mjetet e tyre, në përputhje me Ligjin për Sigurimin e Depozitave”, njofton Banka Popullore të Serbisë.

    Ndryshe vendimi për mbylljen e bankës vjen pas disa ditësh polemikash për operacionet e saj financiare.

    Sipas raportimeve, në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut janë ngritur dyshime për transferimin e mbi 50 milionë eurove nga Alta Banka drejt Maqedonisë së Veriut, me pretendime se Shkupi mund të shërbente si pikë kalimi për transferimin e mëtejshëm të parave drejt Moskës.

    N1 raportoi se avokati serb Ivan Niniç kishte ngritur dyshime për transferime të përshpejtuara të kapitalit likuid drejt llogarive dhe subjekteve juridike në Moskë dhe Shkup, duke filluar nga 26 tetori. Niniç nuk e kishte identifikuar fillimisht bankën, ndërsa emri i Alta Bankës u përmend më vonë në raportimet mediatike.

     

    Burimi: RTKLive

  • EU expects constructive engagement by Serbia’s election winner in dialogue with Kosovo

    The European Union has declared that the results of parliamentary elections in Serbia do not change the basis of dialogue between Kosovo and Serbia, mediated by the EU, as well as the obligations the parties have taken over under this process.

    In an answer to Kalxo.com, a European Union spokesman has stressed that dialogue does not depend on individual political leaders and that all commitments thus far remain in force.

    The results of parliamentary elections in Serbia do not change the foundations of the EU-launched dialogue or obligations undertaken by parties in the EU’s answer to Calxo. com

    The EU has recalled that these obligations include those stemming from the Road to the Normalisation of Relations in 2023, as well as its Implementation Annex, known as the Ohrid Agreement.

    The dialogue, relieved by the EU, does not depend on individual political leaders. All existing pledges remain valid, including those stemming from the 2023 Agreement on the Road to Normalisation and its Implementation Annex (The Ohrid Agreement) are further said in response.

    As for the possibility of changing Serbia’s negotiating stance after the elections, the EU spokesman has praised that it is still early to draw conclusions.

    At this stage, it would be premature to speculate about possible changes to Serbia’s negotiating position or their implications in dialogue- it is said in response.

    The EU expects Serbia to continue constructive engagement in dialogue, to honour existing pledges and contribute to progress towards normalising relations.

    We expect Serbia to continue to engage constructively, to honour its existing pledges and contribute to progress towards normalising relations. The EU is ready to engage with the new leadership to ensure continuity and preserve the dynamics of the process. The spokesman said.

    The Student List’s victory in Serbia’s parliamentary elections has opened discussions on the future of Kosovo-Serbia dialogue and the possible impact on the political representation of Serbs in Kosovo.

    Source Layer: Dukeagini

  • BE-ja pret angazhim konstruktiv nga fituesi i zgjedhjeve në Serbi në dialogun me Kosovën

    BE-ja pret angazhim konstruktiv nga fituesi i zgjedhjeve në Serbi në dialogun me Kosovën

    Bashkimi Evropian ka deklaruar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi nuk ndryshojnë bazat e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe obligimet që palët kanë marrë përsipër në kuadër të këtij procesi.

    Në një përgjigje për Kallxo.com, një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka theksuar se dialogu nuk varet nga liderët individualë politikë dhe se të gjitha zotimet e deritanishme mbeten në fuqi.

    “Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi nuk i ndryshojnë bazat e dialogut të lehtësuar nga BE-ja apo obligimet e ndërmarra nga palët”- thuhet në përgjigjen e BE-së për Kallxo.com

    BE-ja ka rikujtuar se këto obligime përfshijnë edhe ato që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve, e vitit 2023, si dhe Aneksi i Zbatimit të saj, i njohur si Marrëveshja e Ohrit.

    “Dialogu, i lehtësuar nga BE-ja, nuk varet nga liderët individualë politikë. Të gjitha zotimet ekzistuese mbeten të vlefshme, përfshirë ato që burojnë nga Marrëveshja e vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i saj i Zbatimit (Marrëveshja e Ohrit)”- thuhet më tej në përgjigje.

    Sa i përket mundësisë së ndryshimit të qëndrimit negociues të Serbisë pas zgjedhjeve, zëdhënësi i BE-së ka vlerësuar se është ende herët për të nxjerrë përfundime.

    “Në këtë fazë, do të ishte e parakohshme të spekulohej për ndryshime të mundshme në qëndrimin negociues të Serbisë apo për implikimet e tyre në dialog”- thuhet në përgjigje.

    BE-ja pret që Serbia të vazhdojë angazhimin konstruktiv në dialog, të respektojë zotimet ekzistuese dhe të kontribuojë në përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve.

    “Presim që Serbia të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive, t’i respektojë zotimet e saj ekzistuese dhe të kontribuojë në përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve. BE-ja është e gatshme të angazhohet me udhëheqjen e re për të siguruar vazhdimësinë dhe për të ruajtur dinamikën e procesit”- tha zëdhënësi.

    Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur diskutime për të ardhmen e dialogut Kosovë- Serbi dhe ndikimin e mundshëm në përfaqësimin politik të serbëve në Kosovë.

    Burimi: Dukagjini

  • VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

    VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

    VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

    Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, tha se mbledhja po mbahet në një moment të rëndësishëm politik, pas përmbylljes së procesit të konstituimit të institucioneve të Kosovës.

    “Mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje po mbahet në një moment të rëndësishëm, kur kemi përmbyllur me sukses procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës, Kuvendit, Qeverisë dhe zgjedhjen e presidentes”, ka deklaruar Nagavci, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo theksoi se, pavarësisht këtyre zhvillimeve, Kosova vazhdon të përballet me sfida serioze, duke përmendur edhe rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    “Vazhdojmë të përballemi me sfida serioze, siç është rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekajt, krim që kërkon veprime urgjente e serioze institucionale”, u shpreh ajo.

    Nagavci kërkoi gjithashtu angazhim institucional për adresimin e çdo veprimi apo mosveprimi dhe angazhim të gjithë shoqërisë për ndryshimin e gjendjes.

    “Nevojitet angazhim për adresimin e çdo veprimi apo mosveprimi institucional dhe angazhim gjithëshoqëror deri në ndryshimin e plotë të kësaj gjendjeje”, ka thënë Nagavci./Klankosova.tv

  • Ministri i Jashtëm polak 'fajëson' presidentin për krizën në Gjykatën Kushtetuese

    Ministri i Jashtëm polak ‘fajëson’ presidentin për krizën në Gjykatën Kushtetuese

    Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radosław Sikorski, ka reaguar lidhur me përplasjet e fundit rreth Gjykatës Kushtetuese në Varshavë, duke thënë se çështja kryesore është rikthimi i sundimit të ligjit në një institucion që, sipas tij, ishte politizuar nga qeveria e mëparshme.

    Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Sikorski theksoi se qeveria populiste, e cila humbi pushtetin në zgjedhjet e vitit 2023, kishte politizuar Gjykatën Kushtetuese.

    Ai pretendoi se kryetari i institucionit kishte shkelur vazhdimisht ligjin, duke ua kaluar çështjet me ndjeshmëri politike gjyqtarëve të përzgjedhur prej tij.

    Sipas Sikorskit, gjykata madje kishte dështuar të miratonte edhe buxhetin e saj.

    Duke komentuar ngjarjet e mbrëmshme në Gjykatën Kushtetuese, ministri pranoi se zhvillimet në Varshavë nuk ishin elegante, por argumentoi se alternativa do të ishte pranimi i një transformimi antikushtetues të Polonisë në republikë presidenciale.

    Sikorski theksoi se Polonia vazhdon të qeveriset nga një koalicion qeveritar i dalë nga zgjedhjet parlamentare.

    Polonia është përfshirë në një përplasje të ashpër politike dhe institucionale mes qeverisë së kryeministrit Donald Tusk dhe presidentit Karol Nawrocki, për kontrollin dhe drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Për ta kuptuar krizën e fundit, duhet të kthehemi në vitin 2015, kur partia nacional-konservatore Ligj dhe Drejtësi (PiS) erdhi në pushtet dhe nisi ndryshimet në sistemin gjyqësor.

    1. Si nisi konflikti?

    Në vitin 2015, qeveria e PiS-it emëroi gjyqtarë në vende që konsideroheshin tashmë të plotësuara. Më pas, gjatë viteve në pushtet, ajo ndërmori ndryshime në sistemin e drejtësisë, duke shkaktuar përplasje me institucionet evropiane, të cilat e akuzuan për cenimin e pavarësisë së gjyqësorit.

    PiS humbi zgjedhjet parlamentare në vitin 2023, ndërsa pushtetin e mori koalicioni i udhëhequr nga Donald Tusk.

    Qeveria e re nisi përpjekjet për të reformuar institucionet e drejtësisë dhe për të ndryshuar përbërjen e Gjykatës Kushtetuese, duke argumentuar se ajo ishte politizuar nga pushteti i mëparshëm.

    Megjithatë, këto përpjekje u penguan nga presidenti Karol Nawrocki, aleat politik i PiS-it, i cili kundërshtoi disa emërime të gjyqtarëve.

    2. Çfarë ndodhi më 30 tetor 2026?

    Kriza u përshkallëzua të premten, kur shtatë gjyqtarë të zgjedhur nga parlamenti hynë në selinë e Gjykatës Kushtetuese në Varshavë.

    Më pas, gjyqtarja Anna Korwin-Piotrowska njoftoi se po merrte drejtimin e institucionit dhe pezulloi nga detyra kryetarin Bogdan Swięczkowski dhe zëvendëskryetarin Bartlomiej Sochanski.

    Ky vendim u kundërshtua nga drejtuesit ekzistues të gjykatës, të cilët e cilësuan veprimin të paligjshëm dhe pretenduan se po tentohej marrja e kontrollit të institucionit.

    Në të njëjtën kohë, ministri i Drejtësisë dhe prokurori i përgjithshëm, Waldemar Zurek, kishte kërkuar heqjen e imunitetit të dy drejtuesve të gjykatës, me qëllim që të mund të përballeshin me akuza penale. Kërkesat lidhen me pretendimet për shkelje gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. /Telegrafi/

  • Kosovo’s 32-year-old prisoner at the German border, remaining 1,138 days in prison

    A 32-year-old from Kosovo has been arrested by German Federal Police during a border check on the A8 highway, near Freilassing.

    By Official notification The Federal Police in Munich, the arrest was carried out on October 28th, while two warrants were issued by the Würzburg Prosecutor.

    During the raid, police officials concluded that Kosovo was required for the execution of sentences related to criminal acts of dangerous bodily injury and violent extortion, Telegraphy broadcast.

    According to German authorities, 32-year-olds had yet to serve 1,138 days in prison.

    After the arrest, he has been sent to a correctional institution for continuing to suffer punishment.

    German Federal Police have announced the case in its official report published on October 29, 2026./Telegraphy/

  • Arrestohet 32-vjeçari kosovar në kufirin gjerman, i kishin mbetur edhe 1.138 ditë burgim

    Arrestohet 32-vjeçari kosovar në kufirin gjerman, i kishin mbetur edhe 1.138 ditë burgim

    Një 32-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia Federale Gjermane gjatë një kontrolli kufitar në autostradën A8, pranë Freilassingut.

    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë Federale në Mynih, arrestimi është kryer më 28 tetor, ndërsa ndaj tij ishin lëshuar dy urdhër-arreste nga Prokuroria e Würzburgut.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë konstatuan se kosovari kërkohej për ekzekutimin e dënimeve lidhur me veprat penale të lëndimit të rrezikshëm trupor dhe zhvatjes me dhunë, transmeton Telegrafi.

    Sipas autoriteteve gjermane, 32-vjeçarit i kishin mbetur edhe 1.138 ditë burgim për të vuajtur.

    Pas arrestimit, ai është dërguar në një institucion korrektues për vazhdimin e vuajtjes së dënimit.

    Policia Federale Gjermane e ka bërë të ditur rastin në raportin e saj zyrtar të publikuar më 29 tetor 2026./Telegrafi/

  • The Hemdi Kurteshi Street in Gjilan towards completion, investment of 2.36m euros

    Minister of Infrastructure and Transport Dimal Basha has announced that works on the street of Hemdi Kurteshi in Gjilan are on the run.

    According to Basha, the project is being realised in co-operation with the Gjilan municipality and includes a 900m road segment, with four lanes.

    Works include building cholera, the wall along the KSF area, sidewalks, as well as bike and pedestrian paths.

    Basha has announced that the contract’s value is 2.36m euros, of which 2.3m euros are financed by the Kosovo Government.

    According to him, this project aims to improve road infrastructure and facilitate circulation for the citizens of Gjilan. /Telegraphy/

  • Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan drejt përfundimit, investim prej 2.36 milionë eurosh

    Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan drejt përfundimit, investim prej 2.36 milionë eurosh

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi” në Gjilan janë drejt përfundimit.

    Sipas Bashës, projekti po realizohet në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe përfshin një segment rrugor prej 900 metrash, me katër korsi.

    Punimet përfshijnë ndërtimin e kolektorit, murit përgjatë zonës së FSK-së, trotuareve, si dhe shtigjeve për biçiklistë dhe këmbësorë.

    Basha ka bërë të ditur se vlera e kontratës është 2.36 milionë euro, prej të cilave 2.3 milionë euro financohen nga Qeveria e Kosovës.

    Sipas tij, ky projekt synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët e Gjilanit. /Telegrafi/

  • Ben-Meir reacts to Arlinda’s murder: What a disgrace to a country that struggled for freedom

    The murder of Arlinda Zekiaj, who was killed with ax by her brother-in-law after repeatedly seeking protection from institutions, has prompted reactions in the international arena as well.

    American International Relations Professor, analyst and expert on Western Balkan issues, Dr. Alon Ben-Meir has reacted to this case, naming it a national clip for Kosovo.

    In his reaction, Ben-Meir has recalled the suffering the people of Kosovo experienced during the war and has stressed that women were among the ones who paid the highest price. He has criticised institutions for failing to protect women, linking Arlinda Zekiaj’s case to a wider problem of domestic violence.

    The American professor also mentioned reports of eight women killed as a result of domestic violence this year alone, while stressing that Arlinda had sought help from authorities and had warned them that her life was in danger.

    Alon Ben-Meir’s full response:

    What a disgrace to a country that fought so hard for freedom!

    Kosovo went through war, persecution and unimaginable suffering in its quest for freedom. Women were among the ones who paid the highest price. Yet, today women are being killed in their homes, while the very institutions they would have to protect are failing constantly.

    Eight women are reportedly killed by domestic violence this year alone. Arlinda Zekaj prayed to the authorities for protection. She warned them that her life was in danger. Three days after her last appeal, she was killed with an axe by her brother – in – law simply because she was fighting to take her son back after being taken from her husband’s family.

    This is a national failure. A country that fought for its freedom should never accept a reality in which women are denied the most fundamental freedom of all – the right to live.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal