Blog

  • 4 vjet pa mandate, Këshilli ekonomik bëhet vet për “social”

    4 vjet pa mandate, Këshilli ekonomik bëhet vet për “social”

    4 vjet pa mandate, Këshilli ekonomik bëhet vet për “social”

    Këshilli Ekonomik Social është pa mandat tash e katër vjet.

    Mekanizmi i dialogut mes Qeverisë e Sindikatave, sipas shoqërisë civile, ka mbetur pa transparencë.

    Naim Dakaj nga IKD sqaron se edhe një konkurs i Ministrisë së Financave më 2024, cilësohet i kundërligjshëm, madje nuk dihet se cili është rezultati i tij, nuk dihet kush është në përbërje aktualisht, sikurse pse nuk eshtë konstituar.

    Ai thotë se nevojiten veprime të menjëhershme, pasi shumë çështje kanë mbetur pezull, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë edhe sindikatat kanë kërkuar vazhdimisht, që nga viti 2023, riaktivizimin e këtij mekanizmi.

    Këtë e pohoi për Klanin, Ali Gashi nga Sindikata e Administratës Publike, i cili bëri të ditur se është drejtu edhe te kryministrit i vendit, Albin Kurti.

    Për më shumë, ndiqeni materialin e përgatitur nga gazetarja e Klan Kosovës, Sala Gashi.

  • Lushaku: Kur e pashë djalin e Arlindës në varrim, bota m’u shemb e shpirti më hyri në dhe

    Lushaku: Kur e pashë djalin e Arlindës në varrim, bota m’u shemb e shpirti më hyri në dhe

    Lushaku: Kur e pashë djalin e Arlindës në varrim, bota m’u shemb e shpirti më hyri në dhe

    Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të Arlinda Zekajt, duke kërkuar përgjegjësi politike nga drejtuesit e institucioneve për dështimin në mbrojtjen e jetës së saj.

    Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu ka shprehur dhimbjen për humbjen e Arlindës, duke veçuar gjendjen e djalit të saj, i cili e përcolli nënën për herë të fundit.

    “Teksa e pashë djalin e Arlindës në varrim, bota m’u shemb e shpirti më hyri në dhe. Një fëmijë që sot e përcolli nanën për herë të fundit dhe ka me jetu pa të përjetë”, ka shkruar ajo.

    Lushaku-Sadriu ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme dhe ministren e Drejtësisë, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë e tyre lidhur me dështimet e mundshme institucionale në parandalimin e rastit, transmeton Klankosova.tv.

    “Kur merr besimin e qytetarëve për ta udhëhequr shtetin, merr përgjegjësi edhe për dështimet e sistemit. Nuk mund ta pranosh pushtetin e ta refuzosh përgjegjësinë!”, ka deklaruar ajo.

    Sipas nënkryetares së LDK-së, dorëheqja e zyrtarëve përgjegjës do të përbënte një akt ndërgjegjeje dhe përgjegjësie morale përballë një tragjedie të tillë.

    “Dorëheqja është akt ndërgjegjeje. Është përgjegjësi morale përtej asaj ligjore”, ka shkruar Lushaku-Sadriu, duke kritikuar ministrat për mungesën e marrjes së përgjegjësisë politike.

    Mes tjerash, ajo ka rikujtuar dhimbjen e fëmijës që mbeti pa nënën dhe ka kërkuar reflektim nga drejtuesit institucionalë për rastin e rëndë./Klankosova.tv

  • Rastet e rënda në vendet e punës, 17 punëtorë humbën jetën sivjet në Kosovë

    Rastet e rënda në vendet e punës, 17 punëtorë humbën jetën sivjet në Kosovë

    Rastet e rënda në vendet e punës, 17 punëtorë humbën jetën sivjet në Kosovë

    17 persona e kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në Kosovë, vetëm gjatë vitit 2026.

    Rasti i fundit që një punëtor përfundoi tragjikisht, ndodhi të martën në Istog, teksa po sanonte një ashensor.

    Ekspertët vlerësojnë se faji qëndron tek edukimi i punëdhënësve në raport me sigurinë në punë.

    Kështu shprehet Naim Beqiraj, sipas të cilit s’ka as interesim për trajnimin e punëmarrësve, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë juristi Qendrim Zogaj vlerëson se problemi nuk qëndron te ligji, por zbatimi i tij, duke vënë theksin edhe te mungesa e inspektorëve për inspektimin e vendeve të punës.

    Ndërkohë, në përgjigjen për Klanin, Inspektorat thotë se përgjatë këtij viti u regjistruan 527 aksidente në vendin e punës. E për inspektime janë të angazhuar veç 53 inspektorë.

    Më shumë detaje, kronika e Altiana Zogajt.

  • Kurti: Arlinda, dëshmore në betejën për drejtësi

    Kurti: Arlinda, dëshmore në betejën për drejtësi

    Kurti: Arlinda, dëshmore në betejën për drejtësi

    Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe asaj të Drejtësisë po i kalon afati për dorëzimin e raportit tek kryeministri, për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Albin Kurti ia kujtoi sot këtyre dikastereve edhe sa orë i kanë mbetur, që t’ia sjellin pasqyrën fillestare për ta ndriçuar këtë rast.

    Kreu i qeverisë, tha se bazuar në këtë raport, përgjegjësit që e neglizhuan rastin e gruas nga Vitomirica e Pejës, do të kenë pasoja ligjore.

    49-vjeçaren që u vra në mënyrë makabare, me sëpatë nga ish-kunati i saj që ndodhet në arrati, i pari i ekzekutivit e cilësoi si dëshmore të betejës për drejtësi në Kosovë.

    Kurti u pyet nga gazetarja e Klan Kosovës, edhe për sigurinë e grave.

    Çfarë tha shefi i ekzekutivit rreth deklaratës së vartëses së tij, Donika Gërvalla, e cila tha se po ta njoftonte tashmë viktima qeverinë, mbase gjëra do të ishin ndryshe, si dhe ku mund ta kontaktojnë qytetarët, raporton Arbëreshë Uka.

  • Inspector Vrenese concluded about the collapse but did not execute it

    Investors, despite having been equipped with construction permits for the sixth floor and placehouse, had not respected it.

    In the inspection of February 20, 2023, the zone’s responsible inspector, Vrenese, had arranged disrespect for the sealed project.

    For this on February 28, 2023, he had made a decision by which he forced the investor to tear down in the 15-day term and restore the actual situation under the project.

    )investor Fatmir Berisha is ordered.. respect the decision and the project issued by the Urbanism Directorate of 28.10,2022. Return the object’s actual status under the project sealed in the 15-day deadline, from the day of this AccessionIt’s a decision.

    Despite having given him a 15 – day deadline, however, the inspector had again not inspected him for another five months.

    As a result of its inactions, Vrenese allegedly enabled investors to complete harsh works.

    On July 19, 2023, she had concluded that the investor had not respected the decision and thus reached the end of hard work, the setting up of the facade.

    During the inspection the investor has not yet started with work on returning the object under the sealed project under the above-recognition order. Works are under way during inspection in the establishment of the stadium and the facade.

    But all of this was not being done out of sight.

    Until Vrenese inspected the first object, based on the subject paperwork, it turns out that during this five – month period, it had appeared twice in inspection of the other object that had begun to take place, exactly on April 13th and June 1, 2023.

    While only after investors had completed the harsh construction, Inspector Vrenese had re-evaluated the first object, even this time making a decision on collapse.

    On August 8, 2023, Vrenese had concluded by means of September 11, 2023, the date on which he would destroy construction permits.

    That’s why, uh…FileBut he refused to answer.

    There is no other document in the subject papers, through which the same reason is not to follow the conclusion.

    That’s why, uh…FileBut he refused to answer.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Inspektorja Vrenezi nxori konkluzion për rrënim por nuk e ekzekutoi

    Inspektorja Vrenezi nxori konkluzion për rrënim por nuk e ekzekutoi

    Inspektorja Vrenezi nxori konkluzion për rrënim por nuk e ekzekutoi

    Investitorët përkundër se ishin pajisur me leje ndërtimore për katin e gjashtë dhe penthouse, nuk e kishin respektuar atë.

    Në inspektimin e 20 shkurtit 2023, inspektorja përgjegjëse e zonës, Vrenezi, kishte konstatuar mosrespektimin e projektit të vulosur.

    Për këtë më 28 shkurt 2023 kishte marrë aktvendim përmes së cilit e detyronte investitorin që në afat prej 15 ditësh të bënte rrënimet dhe të kthente gjendjen faktike sipas projektit.

    “Urdhërohet investitori Fatmir Berisha .. të respektoj vendimin dhe projektin e vulosur të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit të datës 28.10.2022. Të kthej gjendjen faktike të objektit sipas projektit të vulosur në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij Aktvendimi”, thuhet në aktvendim.

    Por, përkundër se i kishte dhënë afat prej 15 ditësh, inspektorja sërish nuk e kishte inspektuar më për afër pesë muaj të tjerë.

    Si pasojë e mosveprimeve të saj, Vrenezi dyshohet se i kishte mundësuar investitorëve përfundimin e punimeve të vrazhda.

    Më 19 korrik 2023 ajo kishte konstatuar se investitori nuk kishte respektuar aktvendimin dhe kësisoj kishte arritur drejt fundit të punimeve të vrazhda, vendosjen e fasadës.

    “Gjatë inspektimit investitori nuk ka filluar ende me punime për kthimin e objektit sipas projektit të vulosur sipas urdhrit me aktvendim të cekur më lart. Gjatë inspektimit janë duke u zhvilluar punimet në vendosjen e stiroporit dhe fasadës”

    Por, gjithë kjo nuk po bëhej larg syve të saj.

    Derisa Vrenezi nuk e inspektonte objektin e parë, bazuar në shkresat e lëndës rezulton se gjatë kësaj periudhe pesë mujore, ajo kishte dalë dy herë në inspektimin e objekti tjetër që kishte fillua të zinte vend krah tij, më saktë më 13 prill dhe 1 qershor 2023.

    Ndërsa, vetëm pasi investitorët kishin përfunduar ndërtimin e vrazhdë, inspektorja Vrenezi kishte inspektuar sërish objektin e parë, madje kësaj radhe edhe duke marrë vendim për rrënim.

    Më 8 gusht 2023, Vrenezi kishte nxjerr konkluzion përmes së cilit caktonte 11 shtatorin 2023 datën në të cilën do t’i rrënonte tejkalimet e lejes ndërtimore.

    Për këtë, “Dosja” ka tentuar të marrë një përgjigje nga Vrenezi, mirëpo ka refuzuar të përgjigjet.

    Në shkresat e lëndës nuk ekziston ndonjë dokument tjetër, përmes së cilit e njëjta e arsyeton mosekzekutimin e konkluzionit.

    Për këtë, “Dosja” ka tentuar të marrë një përgjigje nga Vrenezi, mirëpo ka refuzuar të përgjigjet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Haxhiu: Our task is to preserve and strengthen ties with Albanians

    Haxhiu has said that in these municipalities, ties with Kosovo are part of everyday life.

    The students go and come between universities in Pristina and Tetovo, while many families have relatives on both sides of the border, she has written.

    She has also remembered the spring of 1999, when many families in these municipalities opened the doors to their homes for forced exiles from Kosovo during the war and shared with them what they had.

    Even today, those who took refuge that spring gratefully remember the house he received, Haxhi wrote.

    According to her, the mayors have talked about the services that residents expect from the municipalities every day and opportunities for young people to get educated and work in their homeland.

    She has said they have also discussed co-operation with Kosovo municipalities, through improved common cross-border services and projects, as well as opportunities for young people from both countries to meet more frequently through schools and cultural organisations.

    These ties have built Albanians themselves, generation after generation. Our task as institutions is to preserve and strengthen, Haxhi wrote.

    Source Layer: RTKLive

  • Haxhiu: Detyra jonë është t’i ruajmë dhe forcojmë lidhjet me shqiptarët

    Haxhiu: Detyra jonë është t’i ruajmë dhe forcojmë lidhjet me shqiptarët

    Haxhiu ka thënë se në këto komuna, lidhjet me Kosovën janë pjesë e jetës së përditshme.

    “Studentët shkojnë e vijnë ndërmjet universiteteve në Prishtinë dhe në Tetovë, ndërsa shumë familje kanë të afërm në të dyja anët e kufirit”, ka shkruar ajo.

    Ajo ka kujtuar edhe pranverën e vitit 1999, kur shumë familje në këto komuna i hapën dyert e shtëpive të tyre për të dëbuarit me dhunë nga Kosova gjatë luftës dhe ndanë me ta atë që kishin.

    “Edhe sot, ata që gjetën strehë atë pranverë e kujtojnë me mirënjohje shtëpinë që i priti”, ka shkruar Haxhiu.

    Sipas saj, me kryetarët kanë biseduar për shërbimet që banorët i presin çdo ditë nga komuna dhe për mundësitë që të rinjtë të shkollohen e të punojnë në vendlindje.

    Ajo ka thënë se kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin me komunat e Kosovës, përmes përmirësimit të shërbimeve dhe projekteve të përbashkëta ndërkufitare, si dhe për mundësitë që të rinjtë nga komunat e të dyja vendeve të takohen më shpesh përmes shkollave dhe organizatave kulturore.

    “Këto lidhje i kanë ndërtuar vetë shqiptarët, brez pas brezi. Detyra jonë si institucione është t’i ruajmë dhe t’i forcojmë”, ka shkruar Haxhiu.

    Burimi: RTKLive

  • Messy, Kane and the endless debate on Golden Ball: Who determines the best football player in the world?

    Messy, Kane and the endless debate on Golden Ball: Who determines the best football player in the world?

    70 years of controversy: Iniesta’s apology continues to question Golden Ball justice. Harry Kane’s triumph at the 2026 Golden Ball ceremony on Monday evening in London did not end the usual debate about this award.

    Rather, he turned to the center a sensitive question: does the voting system really determine the best football system, or is the result influenced by criteria that can be interpreted differently, team trophies, personal impressions and media attention?

    England’s captain and Bayern Munichu’s assailant triumphed in front of Kylian Mbppes and Lamine Yamali. Kane scored 73 goals for the Bavarez club and for the English representative during the 2025/26 season, helped Bayern win the local trophy tripleta and achieved 14 goals in the Champions League.

    These figures constitute a strong argument in his favor. However, they do not conclude the debate over how statistics translate into votes and weight given to each criterion when compared to football players with different positions, roles and circumstances.

    Messy, Kane and the endless debate on Golden Ball: Who determines the best football player in the world? The telegraph. com

    Spain’s representative paves the way for controversy

    After the ceremony, Jose Felix Diaz, director of the AS newspaper and Spain’s sole representative in the voting jury, discovered that Kane, Mbppe and Yamal were in the first three places on his list, but in a different order from the final one.

    Speaking on El Goruero Radio Cadena SER, he said: I expected the winner to be Mbpe or Lamine Yamal, because Harry Kane lacks something.

    Díaz also disclosed that nine of the ten footballers he had selected ended up in the first ten of the final ranking. However, he did not find out the full ranking of his vote, nor had he placed Mbhape or Yamal in the first position.

    A journalist’s opinion does not testify that Kane’s triumph was undeserved. But it points out one of the main problems: voters don’t always agree on what it means to be the best, and this cannot be determined only through a statistical formula.

    If the price depended solely on numbers, the ranking could be built on goals, assistances and offensive contributions. If only trophies were valued, then their number would solve the debate.

    In reality, rules combine crucial individual presentations, collective successes and sports behavior. However, it is difficult to explain exactly how each journalist interprets these criteria when deciding his vote.

    2010: Messing and Iniesta Research

    One of the most controversial episodes in the history of Golden Ball dates back to 2010, when Lionel Messi won the prize in a year when Spain was proclaimed world champion in South Africa.

    Andrés Iniesta, author of the decisive goal in the final against the Netherlands, finished in second place, while Xavi Hernández placed third.

    The messiahs certainly did not lack the arguments to win the prize. He was one of the biggest world football stars. However, the result returned questions about the justice of the voting system and how individual excellence should be weighed in the face of a collective historical success.

    The debate did not remain only at the level of public discussion. In April 2018, Pascal Ferree, then editor – in – law of France Football magazine, published a text dedicated to Iniesta, in which he apologized for never having won the Golden Ball.

    Sorry, Andrés, wrote Ferree, describing Iniesta’s absence on the list of winners as one of the most painful injustices. He referred to what he called a democratic effect and hoped that Inista could correct this with an extraordinary presentation at the World Cup in Russia.

    In 2010, Inista finished second after Mess, and in 2012 she came in third, after Mess and Cristiano Ronaldo. This happened despite his winning the European Championship with Spain and having been declared the best tournament player.

    If France Football itself had accepted a democratic effect in the case of Iniesta, then it is reasonable to ask whether later changes of the system have been sufficient to prevent similar controversy.

    The lack of Mess on the podium promotes new debate

    Kane’s case shows how complicated this is. The English striker achieved an extraordinary number of goals and led Bayern towards a brilliant season in local competitions. Meanwhile, Mbpe and Yamal had their own arguments based on individual splendor and the impact they had on Real Madrid, Barcelona and representatives of France and Spain.

    Then it’s Messy. The winner of the Golden Ball after the World Cup triumph in Qatar was ranked fifth this time, despite leading Argentina towards another world final and having significant performances with Inter Miami.

    This shows that debate is related not only to sports criteria but also to media influence, how confessions are built about football players, and how attention can focus on one name at the expense of another.

    The irony is this: Both Mess and Ronaldo have benefited in the past from this media attention. In other cases, their presentations have been questioned compared to those of rivals.

    None of these circumstances prove that the Messi ranking this year was unfair. However, they ask a fundamental question: Is the competition determined only by what a footballer does in the field, or does it influence his ability to become part of the story that media choose to promote?

    The telegraph. com

    The controversy will not end: Who determines the best?

    Reforming the Golden Ball does not mean changing rules whenever a debate arises about the winners. No voting system can guarantee full reconciliation in a collective sport.

    What is required is more clarity in implementing the criteria, a serious discussion on the margins of voting by journalists, the manner of selecting candidates and balancing between individual excellence and collective success.

    The problem is not that Kane or Messie won the prize. The problem is that each result brings back a question that successive reforms have failed to finally resolve: what makes a football player the best in the world? Who has the authority to determine this, and on what basis?

    Today’s jury includes journalists from different countries, with different football cultures and different interpretations of the criteria. As long as these differences exist, the Golden Ball will remain not only a prestigious prize, but one of the world’s largest football debates. /Telegraphy/

  • Messi, Kane dhe debati i pafund për Topin e Artë: Kush e përcakton futbollistin më të mirë në botë?

    Messi, Kane dhe debati i pafund për Topin e Artë: Kush e përcakton futbollistin më të mirë në botë?

    70 vjet polemika: Kërkimfalja ndaj Iniestas vazhdon ta vërë në pikëpyetje drejtësinë e Topit të Artë. Triumfi i Harry Kane në ceremoninë e Topit të Artë 2026, të hënën në mbrëmje në Londër, nuk i dha fund debatit të zakonshëm rreth këtij çmimi.

    Përkundrazi, e riktheu në qendër një pyetje të ndjeshme: a arrin sistemi i votimit ta përcaktojë vërtet futbollistin më të mirë, apo rezultati ndikohet nga kriteret që mund të interpretohen ndryshe, trofetë e skuadrës, përshtypjet personale dhe vëmendja mediatike?

    Kapiteni i Anglisë dhe sulmuesi i Bayern Munichut triumfoi përballë Kylian Mbappes dhe Lamine Yamalit. Kane shënoi 73 gola për klubin bavarez dhe për përfaqësuesen angleze gjatë sezonit 2025/26, ndihmoi Bayernin të fitonte tripletën e trofeve vendore dhe realizoi 14 gola në Ligën e Kampionëve.

    Këto shifra përbëjnë një argument të fortë në favor të tij. Megjithatë, ato nuk e mbyllin debatin për mënyrën se si statistikat përkthehen në vota dhe për peshën që i jepet secilit kriter kur krahasohen futbollistë me pozita, role dhe rrethana të ndryshme.

    Messy, Kane and the endless debate on Golden Ball: Who determines the best football player in the world? telegrafi.com

    Përfaqësuesi i Spanjës hap rrugën për polemika

    Pas ceremonisë, Jose Felix Diaz, drejtori i gazetës AS dhe përfaqësuesi i vetëm i Spanjës në jurinë e votimit, zbuloi se në tri vendet e para të listës së tij ishin Kane, Mbappe dhe Yamal, por në një renditje të ndryshme nga ajo përfundimtare.

    Duke folur në emisionin El Larguero të radios Cadena SER, ai deklaroi: “Prisja që fitues të ishte Mbappe ose Lamine Yamal, sepse Harry Kane i mungon diçka”.

    Díaz bëri të ditur gjithashtu se nëntë nga dhjetë futbollistët që kishte përzgjedhur përfunduan në dhjetëshen e parë të renditjes përfundimtare. Megjithatë, ai nuk e zbuloi renditjen e plotë të votimit të tij dhe as nëse kishte vendosur Mbappen apo Yamal në pozitën e parë.

    Mendimi i një gazetari nuk dëshmon se triumfi i Kane ishte i pamerituar. Por ai nxjerr në pah një nga problemet kryesore: votuesit nuk pajtohen gjithmonë se çfarë nënkupton të jesh “më i miri”, dhe kjo nuk mund të përcaktohet vetëm përmes një formule statistikore.

    Nëse çmimi do të varej vetëm nga numrat, renditja mund të ndërtohej mbi golat, asistimet dhe kontributin ofensiv. Nëse do të vlerësoheshin vetëm trofetë, atëherë numri i tyre do ta zgjidhte debatin.

    Në realitet, rregullat ndërthurin paraqitjet individuale vendimtare, sukseset kolektive dhe sjelljen sportive. Megjithatë, është e vështirë të shpjegohet saktësisht se si secili gazetar i interpreton këto kritere kur vendos votën e tij.

    2010: Shkëlqimi i Messit dhe kërkimfalja ndaj Iniestas

    Një nga episodet më të diskutueshme në historinë e Topit të Artë daton nga viti 2010, kur Lionel Messi e fitoi çmimin në një vit kur Spanja u shpall kampione e botës në Afrikën e Jugut.

    Andrés Iniesta, autori i golit vendimtar në finalen kundër Holandës, përfundoi në vendin e dytë, ndërsa Xavi Hernández u rendit i treti.

    Messit sigurisht që nuk i mungonin argumentet për ta fituar çmimin. Ai ishte një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror. Megjithatë, rezultati riktheu pikëpyetjet për drejtësinë e sistemit të votimit dhe për mënyrën se si duhet të peshohet shkëlqimi individual përballë një suksesi historik kolektiv.

    Debati nuk mbeti vetëm në nivelin e diskutimeve publike. Në prill të vitit 2018, Pascal Ferre, atëherë kryeredaktor i revistës France Football, publikoi një tekst kushtuar Iniestas, në të cilin kërkoi falje që mesfushori spanjoll nuk e kishte fituar asnjëherë Topin e Artë.

    “Na fal, Andrés”, shkroi Ferré, duke e përshkruar mungesën e Iniestas në listën e fituesve si një nga padrejtësitë më të dhimbshme. Ai iu referua asaj që e quajti një “defekt demokratik” dhe shpresonte që Iniesta të mund ta korrigjonte këtë me një paraqitje të jashtëzakonshme në Kupën e Botës në Rusi.

    Në vitin 2010, Iniesta përfundoi i dyti pas Messit, ndërsa në vitin 2012 u rendit i treti, pas Messit dhe Cristiano Ronaldos. Kjo ndodhi pavarësisht se ai kishte fituar Kampionatin Evropian me Spanjën dhe ishte shpallur lojtari më i mirë i turneut.

    Nëse vetë France Football kishte pranuar një “defekt demokratik” në rastin e Iniestas, atëherë është e arsyeshme të shtrohet pyetja nëse ndryshimet e mëvonshme të sistemit kanë qenë të mjaftueshme për të parandaluar polemika të ngjashme.

    Mungesa e Messit në podium nxit debat të ri

    Rasti i Kane tregon se sa e ndërlikuar është kjo çështje. Sulmuesi anglez realizoi një numër të jashtëzakonshëm golash dhe e udhëhoqi Bayernin drejt një sezoni të shkëlqyer në garat vendore. Ndërkohë, Mbappe dhe Yamal kishin argumentet e tyre, të bazuara në shkëlqimin individual dhe ndikimin që patën te Real Madridi, Barcelona dhe përfaqësueset e Francës e Spanjës.

    Pastaj është Messi. Fituesi i Topit të Artë pas triumfit në Kupën e Botës në Katar u rendit këtë herë në vendin e pestë, pavarësisht se e udhëhoqi Argjentinën drejt një tjetër finaleje botërore dhe pati paraqitje të rëndësishme me Inter Miamin.

    Kjo tregon se debati nuk lidhet vetëm me kriteret sportive, por edhe me ndikimin e mediave, mënyrën se si ndërtohen rrëfimet rreth futbollistëve dhe se si vëmendja mund të përqendrohet te një emër në dëm të një tjetri.

    Këtu qëndron edhe ironia: si Messi, ashtu edhe Ronaldo, kanë përfituar në të kaluarën nga kjo vëmendje mediatike. Në raste të tjera, paraqitjet e tyre janë vënë në pikëpyetje krahasuar me ato të rivalëve.

    Asnjëra prej këtyre rrethanave nuk dëshmon se renditja e Messit këtë vit ishte e padrejtë. Megjithatë, ato ngrenë një pyetje thelbësore: a vendoset gara vetëm nga ajo që një futbollist bën në fushë, apo ndikon edhe aftësia e tij për t’u bërë pjesë e rrëfimit që mediat zgjedhin të promovojnë?

    telegrafi.com

    Polemikat nuk do të përfundojnë: Kush e përcakton më të mirin?

    Reformimi i Topit të Artë nuk nënkupton ndryshimin e rregullave sa herë që lind një debat rreth fituesit. Asnjë sistem votimi nuk mund të garantojë pajtim të plotë në një sport kolektiv.

    Ajo që kërkohet është më shumë qartësi në zbatimin e kritereve, një diskutim serioz për kufijtë e votimit nga gazetarët, mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe balancimin mes shkëlqimit individual e suksesit kolektiv.

    Problemi nuk është se Kane apo Messi e kanë fituar çmimin. Problemi është se çdo rezultat e rikthen një pyetje që reformat e njëpasnjëshme nuk kanë arritur ta zgjidhin përfundimisht: çfarë e bën një futbollist më të mirin në botë? Kush ka autoritetin për ta përcaktuar këtë dhe mbi çfarë baze?

    Juria e sotme përfshin gazetarë nga vende të ndryshme, me kultura të ndryshme futbollistike dhe interpretime të ndryshme të kritereve. Për sa kohë që këto dallime ekzistojnë, Topi i Artë do të mbetet jo vetëm një çmim prestigjioz, por edhe një nga debatet më të mëdha të futbollit botëror. /Telegrafi/