Blog

  • E ardhmja e Carrick te Manchester United në pikëpyetje

    E ardhmja e Carrick te Manchester United në pikëpyetje

    E ardhmja e Carrick te Manchester United në pikëpyetje

    E ardhmja e Michael Carrick si trajner i Manchester United është seriozisht në rrezik pas humbjes në shtëpi ndaj Bournemouthit të dielën.

    “Djajtë e Kuq” pësuan humbje 3-0, duke vazhduar me një fillim të dobët të sezonit. Ata kanë fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Premierligë dhe renditen në vendin e 16-të, plot 14 pikë larg kreut të tabelës, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

    Carrick, mori drejtimin e përkohshëm të skuadrës në janar, pas largimit të Ruben Amorimit. Në maj, ai u shpërblye me pozitën e trajnerit të përhershëm, pasi siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve falë një serie mbresëlënëse rezultatesh, që e ndihmuan Manchester Unitedin ta përfundonte sezonin në vendin e tretë.

    Megjithatë, United nuk ka fituar në elitën e futbollit anglez që nga 30 gushti, kur mposhti Ipswichin, skuadrën e sapongjitur në Premierligë, me rezultatin 5-2.

    I pyetur nga BBC Sport nëse pret bisedime lidhur me të ardhmen e tij, Carrick u përgjigj:

    “Ta shohim se çfarë do të ndodhë.Nuk po pres asgjë. Tani duhet ta përtypim atë që ndodhi sot. E dinim se ishte një ditë e rëndësishme për të bërë përpara, por nuk ia dolëm.”

    “Për mua, tani është çështje e përballimit të kësaj situate. Emocionet që përjetova në fund të ndeshjes janë diçka që nuk e kam përjetuar më parë”, deklaroi Carrick.

    Një nga vendimet më të rëndësishme të Carrickut në ndeshjen e së dielës ishte lënia në bankën rezervë e kapitenit të skuadrës, Bruno Fernandes.

  • Nora Istrefi dhe Bujar Mustafa publikojnë duetin e ri “DU DU”

    Nora Istrefi dhe Bujar Mustafa publikojnë duetin e ri “DU DU”

    Nora Istrefi dhe Bujar Mustafa publikojnë duetin e ri “DU DU”

    Këngëtarja e njohur Nora Istrefi vjen me një bashkëpunim të ri muzikor me këngëtarin Bujar Mustafa. Dy artistët kanë publikuar këngën e tyre të përbashkët, të titulluar “DU DU”, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.

    Projekti i ri sjell një atmosferë ritmike dhe energjike, duke bashkuar dy artistët në një bashkëpunim që synon të tërheqë vëmendjen e publikut dhe adhuruesve të muzikës shqiptare, transmeton Klankosova.tv.

    Me paraqitjet dhe stilin e tyre, Nora Istrefi dhe Bujar Mustafa sjellin një tjetër projekt në skenën muzikore shqiptare, duke i dhënë publikut një këngë të re për t’u shijuar.

  • Pacolli: E ndaluar gjuetia në Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”

    Pacolli: E ndaluar gjuetia në Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”

    Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka rikujtuar se gjuetia është e ndaluar me ligj në territorin e Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”, me rastin e hapjes së sezonit të gjuetisë.

    Sipas njoftimit të pacollit, për parandalimin e gjuetisë së kundërligjshme do të shtohen masat e monitorimit dhe kontrollit në të dy parqet kombëtare.

    Për këtë qëllim, do të angazhohen rojet e parqeve, dronët dhe kamerat kurth, si dhe do të zhvillohen patrullime në terren në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe organet kompetente.

    Pacolli ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së biodiversitetit dhe të kafshëve të egra, duke bërë thirrje për respektimin e ligjit dhe ruajtjen e natyrës.

    Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në mbrojtjen e këtyre zonave të mbrojtura dhe të raportojnë rastet e gjuetisë së kundërligjshme./Telegrafi/

  • How much are oil derivatives in Kosovo costing today?

    Oil derivative prices in Kosovo continue to be high.

    Today, at gas stations in Pristina, a litre of oil is being sold for 1.90 euros, gasoline for 1.63 euros, while diesel plus costs 1.92 euros per litre.

    The increase in derivative prices began in February 2026, following the outbreak of war in the Middle East.

    In early March, oil cost between 1.15 and 1.25 euros per litre, while in April the price reached 1.89 euros. During this period, the Ministry of Industry, Undertaking and Trade had set ceiling prices for fuels, a move that was removed in early September.

    After several fluctuations over the following months, in September the price of oil reached between 1.95 and 1.97 euros per litre, while gasoline cost about 1.65 euros.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sa po kushtojnë sot derivatet e naftës në Kosovë?

    Sa po kushtojnë sot derivatet e naftës në Kosovë?

    Sa po kushtojnë sot derivatet e naftës në Kosovë?

    Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë vazhdojnë të jenë të larta.

    Sot, në pikat e karburanteve në Prishtinë, një litër naftë po shitet për 1.90 euro, benzina për 1.63 euro, ndërsa dizel plus kushton 1.92 euro për litër.

    Rritja e çmimeve të derivateve nisi në shkurt të vitit 2026, pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme.

    Në fillim të marsit, nafta kushtonte nga 1.15 deri në 1.25 euro për litër, ndërsa në prill çmimi arriti në 1.89 euro. Gjatë kësaj periudhe, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kishte vendosur çmime tavan për karburantet, masë që u hoq në fillim të shtatorit.

    Pas disa luhatjeve gjatë muajve në vijim, në shtator çmimi i naftës arriti nga 1.95 deri në 1.97 euro për litër, ndërsa benzina kushtonte rreth 1.65 euro.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Isaac after winning Brighton: We could have scored more goals

    Liverpool triumphed Saturday in England, recording the fourth round victory in all races. For Isaac, this was an important victory over an opponent who had won four consecutive games in Premierliga without a goal.

    Florian Wirtz contributed to the first goal of the locals, when his blow went astray from Pascal Gross and ended up in the net. Just four minutes later, Isaac doubled the supremacy of Bradley Barcola’s assistance.

    For the Swedish assailant, this was the sixth goal in the current edition of Premierliga.

    It’s been a long time since the last victory at home in Premierliga and I think that was the right way to achieve it, to a team in good shape and to develop such a goalless performance. I’m very pleased, he said Isaac said about Sky Sports.

    The attacker particularly praised Liverpool’s appearance in the first half, when the team created several good cases for marking through pressure and quick counterattacks.

    We had many cases in the first half when we won the ball and launched a counterattack. We could have scored more goals. Bradley did a great job and for me it was only important to be in the right place to complete the action, he said.

    Isaac stressed that this very style of play should be the model for Liverpool’s future presentations.

    By all means today, the appearance was very good and solid for a strong team. The first part was exactly what we want to represent as a team: intensity, ball profit and quick counterattacks. I am very pleased, especially with the first part, the attacker ended.

    Liverpool is looking forward to the ongoing significant challenges, initially towards Chelsea at the English League Cup, while next week he will face Arsenal, the incumbent Premierliga champion. 

    Source Layer: RTKLive

  • Isak pas fitores ndaj Brightonit: Mund të kishim shënuar edhe më shumë gola

    Isak pas fitores ndaj Brightonit: Mund të kishim shënuar edhe më shumë gola

    Liverpooli triumfoi të shtunën në “Anfield”, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në të gjitha garat. Për Isakun, kjo ishte një fitore e rëndësishme ndaj një kundërshtari që kishte fituar katër ndeshje radhazi në Premierligë pa pësuar gol.

    Florian Wirtz kontribuoi në golin e parë të vendasve, kur goditja e tij u devijua nga Pascal Gross dhe përfundoi në rrjetë. Vetëm katër minuta më vonë, Isak dyfishoi epërsinë pas asistimit të Bradley Barcolas.

    Për sulmuesin suedez, ky ishte goli i gjashtë në edicionin aktual të Premierligës.

    “Ka kaluar shumë kohë që nga fitorja e fundit në shtëpi në Premierligë dhe mendoj se kjo ishte mënyra e duhur për ta arritur, ndaj një skuadre në formë të mirë dhe duke zhvilluar një paraqitje të tillë, pa pësuar gol. Jam shumë i kënaqur”, ka thënë Isak për “Sky Sports”.

    Sulmuesi vlerësoi veçanërisht paraqitjen e Liverpoolit në pjesën e parë, kur skuadra krijoi disa raste të mira për shënim përmes presionit dhe kundërsulmeve të shpejta.

    “Kishim shumë raste në pjesën e parë, kur fitonim topin dhe niseshim në kundërsulm. Mund të kishim shënuar edhe më shumë gola. Bradley bëri një punë të shkëlqyer dhe për mua ishte e rëndësishme vetëm të isha në vendin e duhur për ta përfunduar aksionin”, u shpreh ai.

    Isak theksoi se pikërisht ky stil loje duhet të jetë modeli për paraqitjet e ardhshme të Liverpoolit.

    “Sidomos sot, paraqitja ishte shumë e mirë dhe solide ndaj një skuadre të fortë. Pjesa e parë ishte pikërisht ajo që duam të përfaqësojmë si ekip: intensitet, fitim të topit dhe kundërsulme të shpejta. Jam shumë i kënaqur, veçanërisht me pjesën e parë”, përfundoi sulmuesi.

    Liverpoolin e presin sfida të rëndësishme në vazhdim, fillimisht ndaj Chelseat në Kupën e Ligës angleze, ndërsa javën e ardhshme do të përballet me Arsenalin, kampionin në fuqi të Premierligës. 

    Burimi: RTKLive

  • Në Preshevë deri në orën 18:00 kanë votuar 34.24 për qind e qytetarëve

    Në Preshevë deri në orën 18:00 kanë votuar 34.24 për qind e qytetarëve

    Deri në orën 18:00, në Komunën e Preshevës kanë votuar mbi 15 mijë qytetarë, apo 34.24 për qind e votuesve, ka njoftuar “Presheva.al”.

    Në zgjedhjet parlamentare në Serbi, shqiptarët e Luginës së Preshevës po garojnë me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”.

    Ndërkohë, në Medvegjë dalja në votime ka arritur në rreth 30 për qind, ndërsa në Bujanoc, deri në orën 16:00, kishin votuar rreth 28 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

    Vendvotimet në Serbi mbyllen në orën 20:00.

    Pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi mbi 56 për qind deri në orën 16:00

    Burimi: Dukagjini

  • Apple po shqyrton zgjidhjen për hapësirën e kufizuar në Safari në ekranin e jashtëm të iPhone Duo

    Apple po shqyrton zgjidhjen për hapësirën e kufizuar në Safari në ekranin e jashtëm të iPhone Duo

    Apple po shqyrton mënyra për t’u mundësuar faqeve të internetit të shfrytëzojnë më mirë ekranin e jashtëm të iPhone Duo, pasi përdoruesit kanë vënë në dukje kufizimet e shfletuesit Safari në këtë pajisje të palosshme.

    Në një publikim në blogun WebKit, ku prezantohen risitë e Safari 27.1, Jen Simmons nga Apple pranoi se faqet e internetit aktualisht nuk mund të shtrihen pas kontrolleve të shfletuesit në ekranin e jashtëm të pajisjes. Sipas saj, kompania po shqyrton mundësi për ta zgjidhur këtë kufizim, transmeton Telegrafi.

    Problemi është përmendur në disa vlerësime të iPhone Duo. Ekrani i jashtëm prej 5.4 inçësh ka hapësirë të kufizuar, ndërsa kontrollet e Safari-t, të vendosura në anën e djathtë, zënë një pjesë të konsiderueshme të saj. Si rezultat, faqet e internetit kanë më pak hapësirë për të shfaqur përmbajtjen dhe duken më të ngushta se zakonisht.

    Në një vlerësim të publikuar më herët gjatë javës, Chance Miller theksoi se faqet e internetit nuk janë optimizuar ende për këtë format ekrani. Ai shtoi se kontrollet në anën e djathtë ndikojnë ndjeshëm në hapësirën e përdorshme gjatë shfletimit.

    Miller vlerësoi se vendosja e kontrolleve mbi përmbajtjen e faqeve mund të mos kishte qenë zgjidhje e përshtatshme, por theksoi se përvoja e lëvizjes nëpër faqet e internetit është dukshëm më e mirë në ekranin e brendshëm të pajisjes.

    Në publikimin për Safari 27.1, Apple trajtoi edhe mënyrën se si faqet e internetit përshtaten me madhësitë e ndryshme të ekranit dhe pozicionet e palosjes së iPhone Duo. Megjithatë, kompania nuk ka bërë të ditur ende se si do të funksionojë zgjidhja e mundshme apo kur mund të jetë e disponueshme.

    Nëse Apple e realizon këtë ndryshim, përdoruesit mund të përfitojnë nga një hapësirë më e madhe për përmbajtjen në ekranin e jashtëm, duke e bërë shfletimin me Safari më praktik. /Telegrafi/

  • Mourinho ka gati një befasi për El Clasicon, ylli i Real Madridit mund të jetë titullar ndaj Barcelonës

    Mourinho ka gati një befasi për El Clasicon, ylli i Real Madridit mund të jetë titullar ndaj Barcelonës

    Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, mund të përgatisë një befasi në formacionin titullar për përballjen e madhe ndaj Barcelonës, pasi mesfushori portugez Bernardo Silva ka fituar gjithnjë e më shumë besimin e tij pas paraqitjes së mirë në Ligën e Kampionëve.

    Bernardo Silva ka rritur ndjeshëm mundësitë për të qenë titullar në El Clasico, pasi shënoi një gol dhe zhvilloi të gjitha 90 minutat në fitoren 4-1 të Real Madridit ndaj RB Leipzig, të mërkurën (21 tetor).

    Mesfushori portugez shfrytëzoi mundësinë e dhënë nga Mourinho, duke realizuar golin e tij të parë me fanellën e Real Madridit.

    Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 43-të, pasi portieri kundërshtar ndali fillimisht goditjen e Arda Guler, ndërsa Silva reagoi shpejt për ta dërguar topin në rrjetë.

    Paraqitja e tij erdhi në një moment të rëndësishëm për madrilenët, vetëm pak ditë përpara përballjes me Barcelonën. Fakti që Mourinho e mbajti në fushë gjatë gjithë takimit shihet si një tregues se portugezi mund të ketë një rol të rëndësishëm edhe në ndeshjen e së dielës.

    Pas përfundimit të takimit, Mourinho vlerësoi paraqitjen e bashkëkombësit të tij, duke pranuar se mesfushorit i nevojiteshin më shumë minuta për të rikthyer formën më të mirë, pas një fillimi jo të kënaqshëm të sezonit.

    Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, paraqitja ndaj Leipzigut ka bërë që Bernardo Silva të konsiderohet seriozisht si një alternativë për formacionin titullar në El Clasico, megjithëse vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

    Prania e tij në mesfushë do t’i ofronte Mourinhos mundësi të tjera taktike, veçanërisht në organizimin e lojës dhe lidhjen ndërmjet mesfushës dhe repartit ofensiv. Megjithatë, konkurrenca mbetet e madhe, pasi për pozitat në këtë repart garojnë edhe Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Jude Bellingham dhe Arda Guler.

    Trajneri portugez do të duhet të vendosë nëse do t’i japë përparësi një mesfushe që kontrollon më shumë topin apo një formacioni me karakteristika më fizike dhe me përqendrim më të madh në detyrat mbrojtëse.

    Real Madridi vjen në këtë përballje pas fitores bindëse ndaj Leipzigut, ku përveç Bernardo Silvës, në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Arda Guler, Kylian Mbappe dhe Yan Diomande.

    El Clasico do të zhvillohet sot (e diel) nga ora 21:00, në stadiumin ‘Spotify Camp Nou’, në kuadër të javës së dhjetë të La Ligës.

    Barcelona hyn në këtë përballje si kryesuese e kampionatit me 27 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi, i cili ka grumbulluar 21 pikë.

    Mbetet të shihet nëse Mourinho do t’i besojë Bernardo Silvës një vend nga minuta e parë, por paraqitja e fundit ndaj Leipzigut ka bërë që mesfushori portugez të jetë një nga kandidatët për të befasuar në formacionin e madrilenëve për përballjen më të madhe të futbollit spanjoll. /Telegrafi/