Blog

  • ChatGPT prezanton “Bisedat e kyçura”, qasja mbrohet me PIN ose identifikim biometrik

    ChatGPT prezanton “Bisedat e kyçura”, qasja mbrohet me PIN ose identifikim biometrik

    OpenAI ka prezantuar funksionin “Locked Chats” në ChatGPT, i cili u mundëson përdoruesve të mbrojnë biseda të caktuara me një kod PIN katërshifror ose përmes autentifikimit biometrik në telefon.

    Bisedat e kyçura do të vendosen në një hapësirë të veçantë dhe nuk do të shfaqen në historikun e zakonshëm, në listën e bisedave të fiksuara apo në rezultatet e kërkimit.

    Funksioni synon të kufizojë qasjen e personave të tjerë në përmbajtjet private, veçanërisht kur përdoruesit ndajnë pajisjen me dikë ose e përdorin atë në ambiente publike.

    Megjithatë, kyçja nuk ofron enkriptim nga skaji në skaj dhe nuk i ndryshon detyrimet ligjore të OpenAI-t për të dhënat. Gjithashtu, ajo nuk ndryshon automatikisht cilësimet për përdorimin e bisedave në trajnimin e modeleve apo afatet e ruajtjes së tyre.

    Kompania paralajmëron se rivendosja e kodit të qasjes do të sjellë fshirjen e përhershme të të gjitha bisedave të kyçura dhe skedarëve të ngarkuar në atë hapësirë. Këto përmbajtje nuk do të mund të rikthehen as nga shërbimi i mbështetjes.

    Veçoria po shpërndahet gradualisht për përdoruesit e versionit falas dhe abonentët e planeve Go, Plus dhe Pro. Në Android dhe iOS, ajo do të mbështesë edhe bisedat me zë, ndërsa bisedat në Codex nuk do të mund të kyçen.

    Burimi: Dukagjini

  • Kurti calls on Albanians in the Presevo Valley to vote for Albanian coalation

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has called on the Albanians of Presevo, Bujanovac and Medvedja to participate in parliamentary elections in Serbia and vote for the Albanian coalition, number 17 on the ballot.

    Through a Facebook post, Kurti has stressed that Albanians from these three municipalities have the right to build life in their homeland and have equal opportunities.

    He has estimated that discrimination, exclusion and oppression require a democratic response, urging citizens to express their will through vote.

    All of you who are in Kosovo and are eligible to vote in Presevo, Bujanoc and Medvedja must be in the country tomorrow to vote, Kurti wrote.

    The head of the Government of Kosovo has also called on fellow countrymen living in the Presevo Valley to come to the polls and support the joint list of Albanian political subjects.

    Kurti has announced that he had been waiting in his office for leaders of Albanian political subjects, who, according to him, concluded with a mutual racing agreement on the Albanian co-ordination list.

    The exercise weighs a little in hand, but the decision weighs on the future, it’s over, Kurt. /Telegraphy/

  • Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”

    Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe të votojnë për “Koalicionin Shqiptar”, me numër 17 në fletëvotim.

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar se shqiptarët e këtyre tri komunave kanë të drejtë të ndërtojnë jetën në vendlindje dhe të kenë mundësi të barabarta.

    Ai ka vlerësuar se diskriminimi, përjashtimi dhe shtypja kërkojnë një përgjigje demokratike, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e tyre përmes votës.

    “Gjithë ju që ndodheni në Kosovë dhe keni të drejtë vote në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të jeni nesër në vendlindje për të votuar”, ka shkruar Kurti.

    Kreu i Qeverisë së Kosovës u ka bërë thirrje edhe bashkëkombësve që jetojnë në Luginën e Preshevës të dalin në votime dhe të mbështesin listën e përbashkët të subjekteve politike shqiptare.

    Kurti ka bërë të ditur se më 29 shtator kishte pritur në zyrën e tij drejtuesit e subjekteve politike shqiptare, takim që, sipas tij, përfundoi me marrëveshjen për garim të përbashkët në listën “Koalicioni Shqiptar”.

    “Fletëvotimi peshon pak në dorë, por vendimi peshon mbi të ardhmen”, ka përfunduar Kurti./Telegrafi/

  • Humbën ndaj Estonisë, por festojnë kualifikimin – hendbollistet e Kosovës vazhdojnë ëndrrën e Botërorit

    Humbën ndaj Estonisë, por festojnë kualifikimin – hendbollistet e Kosovës vazhdojnë ëndrrën e Botërorit

    Hendbollistet e Kosovës kanë bërë një tjetër hap të rëndësishëm drejt Kampionatit Botëror 2027, duke siguruar për herë të tretë radhazi kualifikimin në raundin e fundit të kualifikimeve për ngjarjen më të madhe të hendbollit botëror.

    Pavarësisht humbjes në ndeshjen e kthimit ndaj Estonisë, të zhvilluar të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, “Dardanet” arritën ta sigurojnë avancimin falë fitores bindëse të së premtes, me rezultat 39:22.

    Në ndeshjen e dytë, Kosova pësoi humbje me rezultat 27:25, por epërsia prej 17 golash nga përballja e parë rezultoi vendimtare për kualifikimin.

    Pjesa e parë e takimit të së shtunës përfundoi baras, 14:14, ndërsa edhe në minutat e para të pjesës së dytë zhvillimi i lojës ishte i ekuilibruar. Megjithatë, Estonia arriti të krijonte epërsi deri në pesë gola rreth minutës së 50-të.

    “Dardanet” reaguan në vazhdim, duke përmirësuar lojën në mbrojtje dhe duke qenë më efikase në sulm. Kosova ngushtoi diferencën, por nuk arriti ta shmangte humbjen. Megjithatë, rezultati i ndeshjes së parë bëri që kombëtarja kosovare të mos rrezikonte kualifikimin.

    Ky është një sukses i rëndësishëm edhe për përzgjedhësin kroat Nenad Shoshtaric, i cili e ka udhëhequr Kosovën edhe në Lojërat Mesdhetare, ku kombëtarja ishte paraqitur kryesisht me lojtare të reja.

    Për të, ndeshjet ndaj Estonisë ishin dy sfidat e para të rëndësishme në këtë rrugëtim, të cilat Kosova i kaloi me sukses./Telegrafi/

  • A protester appears in Trauma with serious facial injuries

    Another incident has been recorded during this Saturday’s protest in Tirana. About 6: 15 a.m., a television vehicle in the capital has transported a person injured in the eye to Trauma Hospital.

    According to preliminary information, the person was urgently taken to protest, allegedly being injured in the eye by a rubber bullet. However, the exact cause of the damage has not yet been confirmed and is expected to be verified, Euronews writes.

    The protester has been sent to the hospital in severe condition, unconscious and bleeding in the eye.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Një protestues paraqitet në Traumë me dëmtime të rënda në fytyrë

    Një protestues paraqitet në Traumë me dëmtime të rënda në fytyrë

    Një protestues paraqitet në Traumë me dëmtime të rënda në fytyrë

    Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës së kësaj të shtune në Tiranë. Rreth orës 18:15, një automjet i një televizioni në kryeqytet ka transportuar drejt Spitalit të Traumës një person të dëmtuar në sy.

    Sipas informacioneve paraprake, personi është marrë me urgjencë në protestë, pasi dyshohet se është dëmtuar në sy nga një plumb gome. Megjithatë, shkaku i saktë i dëmtimit ende nuk është konfirmuar dhe pritet të verifikohet, shkruan Euronews.

    Protestuesi është dërguar në spital në gjendje të rëndë, pa ndjenja dhe me gjakderdhje të madhe në pjesën e syrit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The 14th edition of the Liberal Circle of next door is held at Corca’s End

    The 14th edition of the Evresse Liberal Circle, organised by the Liberal Pashko Institute, is being held on the topic of 2026 geopolitical: The impact on liberal order and Albanians in the Balkans.

    The event, which takes place from October 23rd to October 25th, focuses on geopolitical developments, security, trade, energy and investment in a global transformation order.

    Albanian researchers, entrepreneurs, professors, researchers and publicists from Albania, Kosovo, Northern Macedonia and Presevo Valley are participating in the event. The meeting aims to create room for discussion and exchange of ideas on political, economic and social challenges, as well as the prospect of Albanians in the region.

    The programme includes discussions on new geopoliticality and the global economy, the impact of artificial intelligence on the economy, technology and economic freedom, as well as the report between free trade and protectionism. A special part is dedicated to the Western Balkans, European integration, competitiveness of the Albanian economy and strategic investments.

    On the final day of the event, on October 25th, a discussion on a policy document (Police Paper) has also been envisioned, addressing the importance of economic freedom and the future of Albanian society in the Balkans.

    Djerezi’s Liberal Circle is an intellectual and academic forum founded in 2014, with the aim of promoting debate on individual freedom, democracy, free market economy and the role of state in society. Through annual meetings and discussions, the forum aims to contribute to the development of critical thought and to promoting liberal ideas in Albania.

    Source Layer: Dukeagini

  • Në Dardhë të Korçës mbahet edicioni i 14-të i “Rrethit Liberal të Dardhës”

    Në Dardhë të Korçës po mbahet edicioni i 14-të i “Rrethit Liberal të Dardhës”, i organizuar nga Instituti Liberal Pashko, me temën “Gjeopolitika 2026: Impakti në rendin liberal dhe shqiptarët në Ballkan”.

    Aktiviteti, i cili zhvillohet nga 23 deri më 25 tetor, ka në fokus zhvillimet gjeopolitike, sigurinë, tregtinë, energjinë dhe investimet në një rend botëror në transformim.

    Në këtë aktivitet po marrin pjesë studiues shqiptarë, sipërmarrës, profesorë, hulumtues dhe publicistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës. Takimi synon të krijojë hapësirë për diskutim dhe shkëmbim idesh mbi sfidat politike, ekonomike dhe shoqërore, si dhe mbi perspektivën e shqiptarëve në rajon.

    Programi përfshin diskutime mbi gjeopolitikën e re dhe ekonominë globale, ndikimin e inteligjencës artificiale në ekonomi, teknologjinë dhe lirinë ekonomike, si dhe raportin mes tregtisë së lirë dhe proteksionizmit. Një pjesë e veçantë i kushtohet Ballkanit Perëndimor, integrimit evropian, konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare dhe investimeve strategjike.

    Në ditën e fundit të aktivitetit, më 25 tetor, është paraparë edhe një diskutim mbi një dokument politikash (Policy Paper), që trajton rëndësinë e lirisë ekonomike dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare në Ballkan.

    “Rrethi Liberal i Dardhës” është një forum intelektual dhe akademik i themeluar në vitin 2014, me synimin për të nxitur debatin mbi lirinë individuale, demokracinë, ekonominë e tregut të lirë dhe rolin e shtetit në shoqëri. Përmes takimeve dhe diskutimeve të përvitshme, forumi synon të kontribuojë në zhvillimin e mendimit kritik dhe në promovimin e ideve liberale në Shqipëri.

    Burimi: Dukagjini

  • Protestat nuk ndalen te Franca - edhe vende të tjera evropiane trazohen

    Protestat nuk ndalen te Franca – edhe vende të tjera evropiane trazohen

    Ushtarët janë vendosur në Itali, zjarret janë ndezur në Shqipëri dhe pensionistët po bëhen gati të dalin në rrugë në Spanjë.

    Franca nuk është e vetmja që proteston.

    Ndërsa vëmendja mund të jetë te Franca dhe kryeqyteti i saj, protesta po zhvillohen edhe në Itali, Shqipëri, Spanjë, Portugali dhe Shqipëri.

    Italia

    Në Milano, 500 ushtarë shtesë janë vendosur, ndërsa kryeqyteti i modës pret protesta sot.

    Kjo vjen një javë pas plaçkitjeve dhe përleshjeve me policinë.

    Giorgia Meloni njoftoi një sërë masash, duke përfshirë ushtarët, si dhe dënime më të ashpra për të miturit, të cilët policia tha se “shkaktonin” një pjesë të madhe të trazirave.

    Siguria u rrit gjithashtu në Romë, me demonstrata të thirrura në të paktën shtatë qytete të tjera.

    “Lëvizja e 17 Tetorit” e sapoformuar ka qenë nxitësi kryesor së bashku me grupet studentore, sindikatat dhe koalicionet kundër luftës.

    Shqipëria

    Protestat po vazhdojnë edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

    Për më shumë se një javë, protestuesit kanë hedhur gurë, flakë dhe bomba zjarri ndaj policisë, e cila ka përdorur shkopinj gome, topa uji dhe gaz lotsjellës.

    Studentët po kërkojnë tarifa më të ulëta shkollimi, investime më të mëdha në arsim dhe po protestojnë kundër korrupsionit.

    Ata i janë bashkuar një lëvizjeje më të gjerë antiqeveritare që bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Spanja

    Pensionistët dhe të tjerë në Spanjë do të protestojnë sot kundër ndryshimeve në pensionet publike, përpara zgjedhjeve të parakohshme të muajit të ardhshëm.

    Në mënyrë të ngjashme, Spanja është përfshirë nga protesta kohët e fundit rreth strehimit, i cili është gjithnjë e më i papërballueshëm për shumë njerëz.

    Portugalia

    Duke marrë shembull nga fqinjët, njerëzit në Lisbonë po protestojnë gjithashtu për të kërkuar strehim të përballueshëm – një problem gjithnjë e më i zakonshëm për shumë njerëz në Evropë.

    Ata gjithashtu kanë synuar masat e fundit nga qeveria që përfshijnë lehtësimin e rritjes vjetore të qirasë.

    Mali i Zi

    Edhe në Mal të Zi janë zhvilluar protesta për çështjen e banimit. /Telegrafi/

  • Bulgarian police arrest 19-year-old Skopje after they found counterfeit money

    Bulgarian police have arrested 19-year-old H.D. from Skopje on allegations that an estimated 100,000 euros have been found.

    Before the Dardisht investigation, he claimed he didn’t know the money was forged.

    From the prosecution, they have indicated that he had briefly entered Turkey, where he wore his jacket in the asset whose forged euro bills were sewn up.

    During the search at the border, he had seemed anxious, leaned firmly behind the seat and looked toward the ceiling of the vehicle.

    After his arrest, a considerable number of photographs of similar forged bills, carried out earlier in the year, were found on his mobile phone.

    In some of the photos, he himself appeared.

    His lawyer requested a softer security measure on financial guarantees based on the fact that the young man had no criminal precedents and at his new age.

    However, the court decided to keep him in custody because of the suspicion that he had committed the criminal work he was accused of, as well as the danger of running away if a more mild measure was implemented.