Blog

  • Ligji për Specialen, Haradinaj: Kthimi prapa do të ishte ofendim, lojë e ndytë dhe turp

    Ligji për Specialen, Haradinaj: Kthimi prapa do të ishte ofendim, lojë e ndytë dhe turp

    Ligji për Specialen, Haradinaj: Kthimi prapa do të ishte ofendim, lojë e ndytë dhe turp

    Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si “lojë të ndytë” mundësinë që presidentja Justina Shiroka-Pula ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    Haradinaj ka theksuar se ligji është miratuar me më shumë se dy të tretat e votave të deputetëve, ndërsa ka kritikuar mundësinë e kthimit të tij, duke e cilësuar si tallje me Kuvendin dhe qytetarët e Kosovës.

    “Ligji tani është i Kosovës, e kanë votuar mbi dy të tretat e deputetëve të Kuvendit. Nuk kemi ndonjë informatë që kthehet ligji prapa. Unë mendoj se kjo është një lojë e ndytë. Nga kushdo që e bën këtë lojë, është një lojë e ndytë edhe është turp për ata që janë përfshirë në këtë lojë, kush do qofshin. Për shkak se koha po ecë, sikurse e dini, proceset rreth hapelimit vazhdojnë me shpejtësinë e vet”, tha ai.

    Ai ka vlerësuar se kthimi i mundshëm i ligjit do të përbënte ofendim, pas përpjekjeve dhe përplasjeve që, sipas tij, e kanë shoqëruar këtë çështje.

    “Po edhe loja me ligjin, pra është një ofendim tani kthimi prapa i ligjit, nuk e kuptoj këtë. Pse duhet me na ndodh kjo? Pra, pas gjithë atyre përpjekjeve, përplasjeve, vërtet është një ofendim i radhës kthimi i ligjit prapa. Nuk e kuptoj prapë pse duhet me ja bë Kosovës, vendit, pse duhet me kaluar tema të tjera, pse duhet ende me vazhduar kjo tallje me ne, me parlamentin, me qytetarë”, tha ai.

    Haradinaj ka ngritur shqetësime edhe për mungesën e komunikimit dhe dialogut strategjik, si dhe për ngecjet në proceset e integrimit euroatlantik të Kosovës, të cilat i ka cilësuar si rrezik për vendin.

    “Kjo po e shpjegon edhe atë se çka po ndodh Kosovës, po edhe te ligji, është një sinkronizim me lëshuar Kosovën më poshtë sesa që është. Edhe mungesa e komunikimit strategjik të Kosovës, mungesa e dialogut strategjik, mungesa e përparimit në proces për anëtarësim Këshillit të Evropës, qoftë në BE, por në NATO, gjitha këto janë rrezik për Kosovën”, tha Haradinaj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Alliance MP does not leave the Parliament’s speech after his time for speech ends

    The Alliance’s MP, Teuta Haxhiu, has not left the Kosovo Parliament folk after having completed the scheduled time for speech.

    Haxhiu has asked that time be continued to complete the word, but Parliament Speaker Albulen Haxhiu has not allowed the speech to continue and has given the word to Vetevendosje MP Sylejman Meholli.

    Go to a news conference, or use another moment, the chief speaker, deputy Haxhiu.

    Despite the Parliament Speaker’s continued work, the Alliance’s deputy has insisted on taking extra time and staying in the folklore.

    Source Layer: Dukeagini

  • Deputetja e Aleancës nuk largohet nga foltorja e Kuvendit pasi i përfundon koha për fjalim

    Deputetja e Aleancës nuk largohet nga foltorja e Kuvendit pasi i përfundon koha për fjalim

    Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, nuk është larguar nga foltorja e Kuvendit të Kosovës pasi i ka përfunduar koha e caktuar për fjalim.

    Haxhiu ka kërkuar që t’i vazhdohet koha për ta përfunduar fjalën, por kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk ia ka lejuar vazhdimin e fjalimit dhe ia ka dhënë fjalën deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.

    “Dil në një konferencë për media, ose shfrytëzoje një moment tjetër”, iu drejtua kryeparlamentarja, deputetes Haxhiu.

    Pavarësisht se kryetarja e Kuvendit vazhdoi me punimet, deputetja e Aleancës ka insistuar të marrë kohë shtesë dhe ka qëndruar në foltore.

    Burimi: Dukagjini

  • Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren, përplaset me kryetaren Albulena Haxhiu

    Teuta Haxhiu nuk e lëshon foltoren, përplaset me kryetaren Albulena Haxhiu

    Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka refuzuar ta lëshojë foltoren e Kuvendit të Kosovës edhe pasi i ka përfunduar koha e paraparë për fjalim.

    Teuta Haxhiu ka kërkuar që t’i vazhdohet koha për ta përfunduar fjalën e saj, por kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk ia ka lejuar vazhdimin e fjalimit.

    Pavarësisht përfundimit të kohës së caktuar, deputetja e Aleancës ka insistuar të vazhdojë fjalën dhe nuk është larguar nga foltorja, edhe pasi kryetarja e Kuvendit ia ka dhënë fjalën deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli.

    Gjatë debatit, Teuta Haxhiu i është drejtuar kryetares së Kuvendit duke pretenduar se ajo ka bërë lëshime edhe në raste të tjera.

    “Kryetare, ke bo lëshime vazhdimisht. Pse përmenda Albanin a?”, ka thënë Haxhiu.

    Në anën tjetër, Albulena Haxhiu i ka kërkuar deputetes që të ulet në vendin e saj dhe të mos pengojë vazhdimin e seancës.

    “Ju lutem të mos pengoni zhvillimet e kësaj seance, që të zini vendin tuaj, deputete Haxhiu”, ka thënë kryetarja e Kuvendit.

    Ajo i ka sugjeruar Teuta Haxhiut që shqetësimet e saj t’i shprehë në një konferencë për media ose në një moment tjetër.

    Ndërkohë, Albulena Haxhiu i ka dhënë mundësinë deputetit Sylejman Meholli të vazhdojë fjalën nga vendi i tij, duke theksuar se ai mund të dëgjohet pa qenë e nevojshme që deputetja Haxhiu të qëndrojë në foltore. /Telegrafi/

  • Pacolli: Përfundon pastrimi i deponisë së dytë ilegale në Cërrcë të Istogut

    Pacolli: Përfundon pastrimi i deponisë së dytë ilegale në Cërrcë të Istogut

    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se ka përfunduar pastrimi i deponisë së dytë ilegale të mbeturinave në Cërrcë të Istogut.

    Përmes një postimi, Pacolli-Dalipi ka bërë të ditur se aksioni i pastrimit do të vazhdojë edhe me fazën e tretë, me qëllim të largimit të deponive ilegale nga kjo zonë.

    “Pas deponisë së parë, përfunduam edhe pastrimin e deponisë së dytë në Cërrcë të Istogut. Me fazën e tretë, do ta pastrojmë Cërrcën nga deponitë ilegale të mbeturinave”, ka shkruar Pacolli-Dalipi.

    Ajo ka theksuar se aksioni për largimin e deponive ilegale të mbeturinave do të vazhdojë. /Telegrafi/

  • ESHR: Janë konstatuar mangësi serioze në sigurinë kibernetike të Fondit Pensional, rrezikohen të dhënat e qytetarëve

    ESHR: Janë konstatuar mangësi serioze në sigurinë kibernetike të Fondit Pensional, rrezikohen të dhënat e qytetarëve

    Enti shtetëror për revizion (ESHR) konstatoi dobësi në vendosjen dhe zbatimin e masave parandaluese për sigurinë informatike në Fondin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, me ç’rast bëri me dije për nevojën e avancimit të kontrolleve për mbrojtje të informatave dhe resurseve të Ti-së si dhe sigurimin e realizimin e papengueshëm të shërbimeve të qytetarëve.

    Siç thekson ESHR, revizioni i suksesit me temë “Zbatimi i masave parandaluese për sigurinë e informacionit në sistemin e TI-së të Fondit për sigurimin pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut”, tregoi se ekzistojnë dobësi të cilat ndikojnë ndaj nivelit të përgjithshëm të mbrojtjes së informatave dhe resurseve të TI-së me të cilat menaxhohen të dhënat e shfrytëzuesve të të drejtave pensionale dhe invalidore.

    “Me revizionin e kryer është konkluduar se zbatimi i masave parandaluese për sigurinë e informacionit në sistemin e TI-së të Fondit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor paraqet dobësi që ndikojnë në nivelin e përgjithshëm të mbrojtjes efektive të informacionit dhe burimeve të TI-së, përmes të cilave menaxhohen të dhënat e përfituesve, të drejtat e të cilëve realizohen ekskluzivisht përmes Fondit”, qëndron në kumtesën e ESHR-së.

    Gjendjet e konstatuara tregojnë mungesën e një qasjeje gjithëpërfshirëse strategjike ndaj sigurisë së TI-së, mosmiratimi i strategjisë së TI-së, procedura të papërditësuara ose të pamiratuara, si dhe moskryerjen e vlerësimeve të rreziqeve të detyrueshme me ligj. Për më tepër, janë konstatuar dobësi në kapacitetet njerëzore, planifikimin dhe sigurimin e burimeve të TI-së, zbatimin e kontrolleve të sigurisë, si dhe në gatishmërinë e Fondit për t’u përballur me incidentet dhe ndërprerjet në funksionim.

    Revizioni konstatoi kapacitete të pamjaftueshme njerëzore në Sektorin e Informatikës të Fondit, ku nga 57 vende pune të sistematizuara janë plotësuar vetëm 17, përkatësisht 30%. Veçanërisht e pafavorshme është gjendja në Njësinë për Infrastrukturë dhe Mbështetje të TI-së, ku është plotësuar vetëm një nga 13 vendet e punës dhe nuk ka asnjë punonjës të ngarkuar me përgjegjësi për sigurinë e informacionit.

    Mungesa e kuadrit dhe e njohurive profesionale i kufizon mundësitë për menaxhim efikas të sistemit të TI-së, eliminimin në kohë të problemeve dhe zbatimin e kontrolleve të sigurisë.

    Sa i përket trajnimeve, revizioni konstatoi se trajnimi i fundit për aftësitë në fushën e TI-së ishte realizuar në vitin 2022. Në vitin 2023, në faqen e internetit të MKD-CIRT ishte publikuar një trajnim online për ngritjen e vetëdijes për sigurinë e informacionit. Pas këtij aktiviteti nuk ishin realizuar aktivitete të tjera për ngritjen e vetëdijes, e as testime praktike të gatishmërisë së punonjësve për njohjen dhe përballimin e kërcënimeve të sigurisë. Prokurimet e planifikuara për trajnimet për aftësitë në fushën e TI-së për vitet 2024 dhe 2025 nuk ishin realizuar.

    Revizioni konstatoi dobësi në planifikimin dhe sigurimin e mjeteve financiare për infrastrukturën e TI-së dhe sigurinë e informacionit. Në vitin 2024, vlera e përgjithshme e kontratave të lidhura për prokurimet publike në fushën e TI-së ishte 12.393 mijë denarë, që përbën 2,04% të shpenzimeve të përgjithshme të Fondit, pa përfshirë përfitimet sociale.

    Njëkohësisht, prokurimi i planifikuar i një qendre të të dhënave për ruajtjen e të dhënave, i një sistemi të disqeve dhe i komutatorëve optikë nuk është realizuar për shkak të mjeteve të kufizuara financiare. Analiza ka treguar se mjetet përdoren kryesisht për mirëmbajtjen e rregullt të sistemeve, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e aktiviteteve që lidhen me sigurinë e informacionit nuk janë përfshirë në investimet e planifikuara.

    Me revizion është konstatuar se mjetet financiare për sigurinë e informacionit në vitin 2024 përbënin vetëm 1 denar për çdo 10.000 denarë pensione të përllogaritura dhe të paguara.

    Prokurimet e parealizuara ndikojnë në mundësitë për zëvendësimin e infrastrukturës së vjetruar dhe kontribuojnë në krijimin e periudhave pa mirëmbajtje të pajisjeve kryesore. Revizioni konstatoi se janë në përdorim serverë dhe stacione pune me sisteme operative për të cilat prodhuesi nuk ofron më mbështetje, si dhe stacione pune pa mbrojtje antivirusore të përditësuar. Janë konstatuar gjithashtu dobësi në zbatimin e mekanizmave të sigurisë për qasjen në sistemin e TI-së.

    Revizioni konstatoi dobësi në menaxhimin e qasjeve të përdoruesve dhe përditësimeve të sigurisë, si dhe në mbrojtjen e rrjetit dhe menaxhimin e burimeve të TI-së. Nuk zbatohet një shtresë shtesë e mbrojtjes për llogaritë e përdoruesve, ndërsa nuk është vendosur as segmentimi përkatës i rrjetit. Për më tepër, përditësimi i arnimeve të sigurisë nuk është kryer që nga viti 2023.

    Këto gjendje paraqesin rrezik për humbjen e të dhënave, pamundësinë e rikthimit në kohë të informacionit dhe ndërprerje më të gjata në funksionimin e sistemit informativ.

  • Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi më 1 nëntor në Zvicër

    Këto ndryshime do të hyjnë në fuqi më 1 nëntor në Zvicër

    Një sërë ndryshimesh ligjore do të hyjnë në fuqi në Zvicër më 1 nëntor, duke përfshirë rregullat për transferimin e të dhënave personale të pasagjerëve ajrorë, përpunimin e të dhënave në kuadër të Sistemit të Informacionit Shengen, modernizimin e dokumenteve të identitetit dhe një regjim të ri për luftimin e diarresë virale të gjedhit (BVD).

    Siguria e fluturimeve

    Me hyrjen në fuqi të Urdhëresës për të Dhënat e Pasagjerëve Ajrorë më 1 nëntor, linjat ajrore në Zvicër do të detyrohen që, nga shkurti i vitit 2027, të transmetojnë të dhëna të detajuara të pasagjerëve te Njësia e Informacionit të Pasagjerëve (PIU), e cila funksionon në kuadër të Zyrës Federale të Policisë (Fedpol), raporton Watson.

    Urdhëresa e re përcakton formatet dhe afatet e transmetimit të këtyre të dhënave, me qëllim të luftimit më efektiv të terrorizmit dhe krimeve të rënda.

    Pasagjerët do të informohen për mbledhjen e të dhënave para rezervimit të biletave. Kjo masë konkretizon Aktin për të Dhënat e Pasagjerëve Ajrorë, të miratuar nga Parlamenti, dhe synon të rrisë sigurinë në trafikun ajror, duke garantuar njëkohësisht respektimin e rregullave për mbrojtjen e të dhënave.

    Rregulla të reja për sistemin Shengen

    Një rregullore e re, që hyn në fuqi më 1 nëntor, përcakton më hollësisht funksionimin e komponentit kombëtar të Sistemit të Informacionit Shengen (N-SIS) dhe përgjegjësitë e zyrës SIRENE në Zvicër.

    SIRENE, e vendosur në Zyrën Federale të Policisë (Fedpol), shërben si pikë kombëtare e kontaktit dhe koordinimit për Sistemin e Informacionit Shengen (SIS).

    Rregullorja përcakton mënyrën se si autoritetet zvicerane i menaxhojnë dhe i shkëmbejnë të dhënat personale në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

    Qëllimi është forcimi i sigurisë së brendshme dhe rritja e efikasitetit të kontrolleve kufitare përmes standardizimit të përpunimit të të dhënave. Ndryshimet synojnë gjithashtu zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare të Shengenit dhe lehtësimin e bashkëpunimit me shtetet e tjera anëtare në luftën kundër krimit.

    Modernizohen dokumentet e identitetit zviceran

    Nga 1 nëntori, Zvicra do të zbatojë ndryshime në rregulloret për dokumentet e identitetit, tramsmeton Telegrafi.

    Pasaporta e përkohshme do të riemërtohet pasaportë emergjente, me qëllim të ofrimit të një emërtimi më të qartë. Ndërkohë, kartat e identitetit do të përcaktohen shprehimisht në dy versione: me çip dhe pa çip të të dhënave.

    Rregullat për mbledhjen e të dhënave biometrike, përfshirë gjurmët e gishtërinjve për pasaportat dhe kartat e identitetit me çip, do të përcaktohen më saktë, duke marrë parasysh edhe standardet ndërkombëtare.

    Gjithashtu, janë rishikuar tarifat për llojet e ndryshme të dokumenteve, për të reflektuar rritjen e kostove administrative dhe risitë teknike.

    Ndryshimet prekin të gjithë shtetasit zviceranë që aplikojnë për pasaportë ose kartë të re identiteti.

    Ndryshon regjimi për luftimin e diarresë virale të gjedhit

    Nga 1 nëntori, në fermat zvicerane të bagëtive do të hyjë në fuqi një regjim i ri për trajtimin e diarresë virale të gjedhit (BVD).

    Sipas Zyrës Federale për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë (FSVO), klasifikimet e mëparshme të fermave si “jo të karantinuara”, “të karantinuara” dhe “kafshë individuale të karantinuara” do të hiqen.

    Në vend të tyre, do të zbatohen vetëm dy kategori: “pa BVD” dhe “jo pa BVD”.

    Fermat që kanë statusin “pa BVD” do të mund t’i lëvizin kafshët pa kufizime nga 1 nëntori. Ndërkaq, fermat që nuk e kanë këtë status do t’u nënshtrohen kërkesave të caktuara.

    Regjimi i ri shënon përfundimin e periudhës dyvjeçare të tranzicionit drejt statusit “pa BVD” në Zvicër. Qëllimi i FSVO-së është zhdukja e kësaj sëmundjeje të kafshëve në vend.

    Sipas të dhënave të kësaj zyre, më shumë se 99 për qind e fermave zvicerane të bagëtive aktualisht janë pa BVD./Telegrafi/

  • “U thashë të ngadalësonin pas 4-0”, Fabregas flet pas fitores së madhe ndaj Man Utd

    “U thashë të ngadalësonin pas 4-0”, Fabregas flet pas fitores së madhe ndaj Man Utd

    Cesc Fabregas, i gëzuar, shprehu lëvdata për performancën e Comos në fitoren 4-1 ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve të mërkurën në mbrëmje, duke pohuar se “të fitosh në këtë mënyrë është shumë e kënaqshme”, edhe nëse United nuk është më gjiganti evropian që ishte dikur.

    Como bëri një paraqitje të shkëlqyer, të udhëhequr nga Nico Paz, për të marrë një fitore 4-1 në shtëpi kundër United në Ligën e Kampionëve të mërkurën në mbrëmje. Argjentinasi shënoi dy gola dhe dha një asistim për Tasos Douvikas, ndërsa Jacobo Ramon dhe Joshua Zirkzee gjithashtu shënuan më vonë në pjesën e dytë.

    “Është një natë e veçantë, por ne jemi ende në fillim për gjithçka që kemi në mendje”, ka thënë fillimisht Fabregas për Sky Sport Italia pas ndeshjes.

    “Ekipi luajti mirë sonte, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të kujtojmë se na pret një ndeshje tjetër të shtunën”.

    “Dua t’ia dedikoj fitoren njërit prej stafit tonë, ai e di pse.”

    Fabregas këmbënguli gjithashtu se problemet aktuale të Manchester United nuk duhet ta zvogëlojnë rëndësinë e rezultatit, duke theksuar se disa nga lojtarët e tij kanë shumë pak përvojë në këtë nivel.

    “Ky ishte Manchester Unitedi kundër të cilit luajtëm sonte, nuk ka rëndësi nëse po vuajnë për momentin, nuk duhet të harrojmë kurrë se disa nga lojtarët tanë po luanin ndeshjen e tretë të Ligës së Kampionëve në të gjithë karrierën e tyre”.

    “Kjo është arsyeja pse besimi i këtyre djemve dhe mënyra e tyre e të bërit të gjërave më jep jetë. Të fitosh në këtë mënyrë është shumë e kënaqshme, por këtu bëhet e vështirë, duke luajtur në të njëjtën mënyrë të shtunën në Serie A”.

    “Më vjen keq për 10 minutat e fundit sepse unë isha ai që i thashë ekipit të ngadalësonte ritmin sepse kishte një ndeshje tjetër dhe në 4-0 mund t’i menaxhonim pak gjërat. U thashë lojtarëve të ndalonin së vrapuari dhe të qëndronin në mes dhe kjo është diçka që më vjen keq sepse jam i pari që i shtyj gjithmonë të luftojnë deri në fund. Goli i tyre më lëndoi sepse ne ulëm intensitetin dhe bllokun tonë mbrojtës, por ishte faji im”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

  • Kosova shënon rënie në sundimin e ligjit, renditet e 59-ta në botë

    Kosova shënon rënie në sundimin e ligjit, renditet e 59-ta në botë

    Kosova shënon rënie në sundimin e ligjit, renditet e 59-ta në botë

    Kosova ka shënuar rënie në treguesin e sundimit të ligjit, sipas raportit të organizatës ndërkombëtare World Justice Project, të publikuar më 21 tetor.

    Sipas raportit, Kosova ka marrë 0.56 pikë nga maksimumi prej 1.00 dhe është renditur në vendin e 59-të, nga gjithsej 143 vende dhe juridiksione të përfshira në vlerësim.

    Krahasuar me vitin 2025, rezultati i Kosovës ka rënë për 0.3 për qind, ndërsa pozita e saj në renditjen globale ka mbetur e pandryshuar.

    Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova renditet më mirë se Shqipëria, e cila ka marrë 0.48 pikë dhe është pozicionuar në vendin e 91-të, Serbia me 0.46 pikë në vendin e 95-të, si dhe Maqedonia e Veriut me 0.54 pikë në vendin e 65-të.

    Ndërkaq, Mali i Zi ka shënuar rezultat më të lartë se Kosova, me 0.57 pikë, duke u renditur në vendin e 57-të.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nga nevoja e tregut te trajnimi profesional – aftësitë në CNC hapin mundësi të reja

    Nga nevoja e tregut te trajnimi profesional – aftësitë në CNC hapin mundësi të reja

    Në episodin e radhës të podcastit “Gati për Tregun e Punës”, të ftuar ishin Ylber Gjocaj, QA Coordinator në Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional “SHEHU Academy”, dhe Aleksandër Bllagiq, bashkëthemelues dhe drejtor i Gracanica Innovation Centre (GIC), të cilët folën për rëndësinë e trajnimeve profesionale, aftësimin në teknologjinë CNC dhe krijimin e më shumë mundësive për komunitetet joshumicë.

    Në partneritet me projektin Matching Skills to Jobs – MSJ, SHEHU Academy dhe Gracanica Innovation Centre kanë bashkuar ekspertizën e tyre për të ofruar trajnime profesionale që lidhen drejtpërdrejt me kërkesat e tregut të punës, me fokus të veçantë në përfshirjen e komuniteteve joshumicë.

    Programi nuk është ndërtuar rastësisht. Para fillimit të trajnimeve, Gracanica Innovation Centre kishte analizuar nevojat e komunitetit dhe kishte identifikuar nevojën për ngritje profesionale dhe më shumë mundësi punësimi për të rinjtë. Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi me kompanitë kishte treguar se tregut i nevojiteshin persona të aftësuar për vende konkrete të punës.

    Sipas Gjocajt, pikërisht rezultatet e këtij hulumtimi kanë përcaktuar edhe drejtimin e bashkëpunimit.

    “Kjo vjen si rezultat i një hulumtimi paraprak të cilin e ka bërë Gracanica Innovation Centre. Duke e analizuar mikroregionin ku kandidatët jetojnë, është vërejtur se kandidatët që vijnë nga ato zona kanë një mungesë të theksuar të kompetencave dhe shkathtësive në këtë drejtim. Andaj, Aleksandri me stafin e vet na ka propozu që do të ishte shumë e dobishme për komunitetin e tyre që ne të ofrojmë shërbimet tona, sidomos në sferën e programimit dhe operimit me makineri CNC.”

    CNC, apo Computer Numerical Control, është teknologji që mundëson kontrollimin e makinerive përmes programeve kompjuterike.

    Në sektorin e përpunimit të drurit, përdorimi i këtyre sistemeve po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Gjocaj shpjegon se kompanitë që duan të konkurrojnë në tregun vendor, rajonal apo evropian po përdorin linja moderne të prodhimit, të udhëhequra në mënyrë numerike. Për këtë arsye, krahas investimit në teknologji, nevojiten edhe punëtorë që dinë ta programojnë dhe operojnë atë.

    Për Aleksandër Bllagiq, bashkëpunimi ka nisur pikërisht nga lidhja mes dy nevojave: të rinjve që kërkojnë aftësim dhe punësim dhe kompanive që kërkojnë staf me shkathtësi profesionale. GIC ka siguruar hapësirën dhe qasjen te të rinjtë e komunitetit, ndërsa SHEHU Academy ka kontribuar në pjesën profesionale të trajnimit. Swisscontact, sipas tij, ka mundësuar lidhjen e këtyre hallkave dhe funksionimin e iniciativës.

    Bllagiq thekson se organizimi i trajnimeve brenda komunitetit ka qenë veçanërisht i rëndësishëm, pasi shumë programe të aftësimit profesional zhvillohen në qytete më të mëdha, duke krijuar pengesa për pjesëmarrësit e komuniteteve joshumicë për shkak të transportit dhe gjuhës.

    “Shumica e trajnimeve profesionale mbahen në qytete më të mëdha, gjë që ua vështirëson pjesëmarrjen pjesëtarëve të komunitetit tonë joshumicë, veçanërisht për shkak të pengesave gjuhësore dhe transportit. Ne e pamë këtë si një mundësi për t’ua ofruar të rinjve këtë rast dhe për ta organizuar të gjithë trajnimin brenda komunitetit të tyre.”

    Programi ka ndikuar edhe në ndryshimin e perceptimit për industrinë e drurit. Gjatë vizitave në kompani, pjesëmarrësit kanë parë nga afër se sektori sot është shumë më i automatizuar dhe teknologjik sesa perceptimi tradicional për të.

    Sipas Bllagiq, kjo ka ndihmuar në thyerjen e paragjykimit se industria e drurit lidhet vetëm me punën fizike dhe mjetet tradicionale. Një tjetër rezultat që ai veçon është pjesëmarrja e grave: rreth 30 për qind e pjesëmarrësve në trajnimin e parë ishin gra, duke sfiduar edhe perceptimin se ky sektor është vetëm për burrat.

    Grupi i parë që ka kaluar nëpër program nuk kishte njohuri të avancuara paraprake për programimin dhe operimin me CNC. Kjo bëri që programi të përshtatej me nivelin e kandidatëve dhe të ndërtohej hap pas hapi.

    Për Gjocajn, pikërisht progresi i arritur nga ky grup është një prej rezultateve më të rëndësishme të projektit.

    “Për një kohë relativisht të shkurtër kemi arritur t’i aftësojmë kandidatët. Ne e kemi ditur prej ditës së parë dhe javës së parë se në çfarë niveli kanë qenë, ndërsa pas disa muajve, duke kaluar nëpër projektin tonë, kemi vërejtur një avancim të jashtëzakonshëm të të gjithë kandidatëve.”

    Programi ka synuar edhe që njohuritë të mbeten brenda komunitetit. Për këtë arsye, dy prej pjesëmarrësve janë aftësuar më tej për të zhvilluar të njëjtin trajnim në të ardhmen. Kjo krijon mundësi që programi të mos përfundojë me një grup të vetëm, por që ekspertiza e fituar të vazhdojë të përcillet edhe te kandidatët e ardhshëm.

    Në këtë rast, bashkëpunimi mes një institucioni të aftësimit profesional, një organizate që njeh nga afër nevojat e komunitetit dhe një projekti që mbështet zhvillimin e aftësive tregon se trajnimi profesional është më efektiv kur nis nga një nevojë konkrete dhe përfundon me aftësi që mund të përdoren drejtpërdrejt në tregun e punës.

    Matching Skills to Jobs është projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i implementuar nga Swisscontact.

    youtu.be