Blog

  • Kos: Muajt e ardhshëm, përcaktues për Kosovën dhe vendet e rajonit

    Kos: Muajt e ardhshëm, përcaktues për Kosovën dhe vendet e rajonit

    Kos: Muajt e ardhshëm, përcaktues për Kosovën dhe vendet e rajonit

    Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar në Samitin e Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi, se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë përcaktues për procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    “Do të kemi javë dhe muaj që do të jenë përcaktues, sidomos për Malin e Zi, drejt përmbylljes së proceseve të integrimit”, u shpreh Kos para mediave.

    Ajo theksoi se kjo periudhë do të jetë vendimtare edhe për Shqipërinë dhe Kosovën, duke veçuar për Kosovën rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe të obligimeve që ka marrë përsipër.

    Për Kosovën, Kos nënvizoi se rëndësi të veçantë kanë “përmbajtja kundrejt të drejtës ndërkombëtare dhe obligimeve ndërkombëtare që ka marrë përsipër”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Përplasje të ashpra në Kuvend, Noka i shkul mikrofonin Ballës - deputetë e opozitës përmbysin karriget

    Përplasje të ashpra në Kuvend, Noka i shkul mikrofonin Ballës – deputetë e opozitës përmbysin karriget

    Ka nisur me tensione dhe përplasje të ashpra deri në fizike seanca plenare e së enjtes në Shqipëri.

    Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka i ka shkulur mikrofonin kreut të grupit parlamentar Taulant Balla në momentin që ky i fundit mori fjalën për t’iu përgjigjur deputetëve të opozitës pas fjalës së tyre lidhur me protestën në Tiranë.

    Më pas deputetët e opozitës rrotulluan karriget, njofton euronews.al

  • Kane i afrohet rekordit historik të Ronaldos në Ligën e Kampionëve

    Kane i afrohet rekordit historik të Ronaldos në Ligën e Kampionëve

    Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, është shumë pranë barazimit të një rekordi të jashtëzakonshëm të Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve.

    Kapiteni i Anglisë i duhet vetëm edhe një paraqitje me gol për të barazuar rekordin e portugezit, i cili ka shënuar në 11 ndeshje radhazi në këtë kompeticion.

    Ronaldo e vendosi këtë rekord gjatë periudhës së tij te Real Madridi, duke regjistruar një seri të jashtëzakonshme që mbetet ndër arritjet më të spikatura individuale në historinë e garës më prestigjioze evropiane për klube.

    Kane po ndjek këtë rekord në një formë mbresëlënëse, teksa ka nisur në mënyrë fantastike sezonin 2026/27. Sulmuesi anglez ka realizuar 16 gola dhe ka dhënë tetë asistime në 15 paraqitje, në të gjitha garat.

    Nëse arrin të shënojë edhe në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, Kane do të barazojë rekordin e Ronaldos dhe do të vazhdojë të konfirmojë formën e tij të jashtëzakonshme në fanellën e bavarezëve. /Telegrafi/

  • Tesla nis prodhimin e robotëve humanoidë Optimus

    Tesla nis prodhimin e robotëve humanoidë Optimus

    Tesla ka nisur prodhimin e robotëve humanoidë Optimus në fabrikën e saj në Fremont të Kalifornisë, në hapësirat që më parë përdoreshin për prodhimin e veturave elektrike.

    Drejtori ekzekutiv, Elon Musk, tha se prodhimi fillestar do të jetë gradual, por kompania synon të arrijë 20 mijë robotë në javë deri në fund të vitit 2027.

    Megjithatë, robotët kanë ende nevojë për përmirësime në siguri, qëndrueshmëri dhe Al.

    Ndërkohë, Tesla raportoi fitim neto prej 787 milionë dollarësh në tremujorin e tretë, një rënie prej 43% krahasuar me një vit më parë.

    Të ardhurat mbetën pothuajse të pandryshuara, në 28.04 miliardë dollarë, mes investimeve të larta në Al, robotikë dhe drejtim autonom.

    Kompania po punon gjithashtu për versionin e sistemit Full Self-Driving që do të mundësojë drejtimin pa mbikëqyrje njerëzore, por lansimi i tij është shtyrë sërish. /Telegrafi/

  • Marta Kos: Next Months Determine for Kosovo, Region Countries

    We will have weeks and months that will be determining, especially for Montenegro, towards completing integration processes, Kos said in front of the media.

    She stressed that the upcoming period will be crucial for Albania and Kosovo as well, adding that special importance for Kosovo is maintaining international law and international obligations it has taken over.

    Source Layer: RTKLive

  • Marta Kos: Muajt e ardhshëm, përcaktues për Kosovën dhe vendet e rajonit

    Marta Kos: Muajt e ardhshëm, përcaktues për Kosovën dhe vendet e rajonit

    “Do të kemi javë dhe muaj që do të jenë përcaktues, sidomos për Malin e Zi, drejt përmbylljes së proceseve të integrimit”, u shpreh Kos para mediave.

    Ajo theksoi se periudha e ardhshme do të jetë vendimtare edhe për Shqipërinë dhe Kosovën, duke shtuar se për Kosovën rëndësi të veçantë kanë “përmbajtja kundrejt të drejtës ndërkombëtare dhe obligimeve ndërkombëtare që ka marrë përsipër”.

    Burimi: RTKLive

  • Lusshak for the return of Special Law from the President: Requesting Official Attitude Information

    The head of the Democratic League of Kosovo Parliamentary Group, Jehona Lushaku Sadriu, has said the LDK is awaiting official information concerning the possibility that President Justina Shiroka Pula will return the Law on Specialised Chambers to the Parliament,

    She has stressed that the party will decide on its position only after it understands the possible reasons for the return and changes that may be required in the law.

    Before, we have no official information that the law will be returned; we are waiting for official information to see why, what’s the reason, what needs to change, who’s returning it and what’s behind that. So when we know these things, we can get to know you too about the decision you make. The LDK was nursed, she said.

    Lushaku Sadriu has said the LDK considers the process at the Court of Appeals as the main challenge in cases related to former Kosovo Liberation Army leaders, expressing support for Kosovo’s institutional engagement in defence of the liberation war.

    Before, we have said that appeal is the main challenge and the main battle for cases in question. That is, we support our institutional and Kosovo commitment as institutions to fight, to protect the liberation war at official levels. Judiciarys, but otherwise the way by law we don’t even know what changes are; we can’t give a stand as long as we don’t know what the changes in the law are, she said.

    Source Layer: Dukeagini

  • Lushaku për kthimin e ligjit të Speciales nga Presidentja: Presim informacione zyrtare për qëndrim

    Lushaku për kthimin e ligjit të Speciales nga Presidentja: Presim informacione zyrtare për qëndrim

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, ka thënë se LDK-ja është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me mundësinë që presidentja Justina Shiroka Pula ta kthejë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara,

    Ajo ka theksuar se partia do të vendosë për qëndrimin e saj vetëm pasi të kuptojë arsyet e mundshme të kthimit dhe ndryshimet që mund të kërkohen në ligj.

    “E para, nuk kemi asnjë informacion zyrtar se do të kthehet ligji; po presim informacione zyrtare të shohim pse, çka është arsyeja, çka duhet me ndryshu, kush po e kthen dhe çka janë arsyet mbrapa kësaj. Atëherë, kur t’i dimë këto, mundemi me ju njoftu edhe për vendimin që e merr LDK-ja tashi”, tha ajo.

    Lushaku Sadriu ka thënë se LDK-ja e konsideron procesin në Gjykatën e Apelit si sfidën kryesore në rastet që lidhen me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur mbështetjen për angazhimin institucional të Kosovës në mbrojtje të luftës çlirimtare.

    “E para, ne kemi thënë që apeli është sfida kryesore dhe beteja kryesore për rastet në fjalë. Ashtu, domethënë, e përkrahim angazhimin tonë institucional dhe të Kosovës si institucione për të luftuar, për ta mbrojtur luftën çlirimtare në nivelet zyrtare. Gjyqësore, por përndryshe rruga me ligj as nuk e dimë se çka janë ndryshimet; nuk mundemi me jep një qëndrim për aq kohë sa nuk e dimë se cilat janë ndryshimet në ligj”, tha ajo.

    Burimi: Dukagjini

  • Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian

    Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian

    Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka vlerësuar se javët dhe muajt në vijim do të jenë vendimtarë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt integrimit evropian, duke veçuar për Kosovën rëndësinë e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit.

    Para fillimit të Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, Kos ka përmendur sfidat kryesore me të cilat përballen vendet e rajonit, duke thënë se për Kosovën nevojiten vendime vendimtare për të vazhduar në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    Ajo ka theksuar se për Malin e Zi moment vendimtar është përfundimi i negociatave të anëtarësimit, për Serbinë zgjedhjet e ardhshme, ndërsa për Shqipërinë ruajtja e ritmit të integrimit evropian.

    Deklarata e Kos vjen në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    “Jam gjithmonë e lumtur të kthehem në këtë shtet, i cili është i vendosur të bëhet anëtar i BE-së. Kemi përpara javë dhe muaj me momente vendimtare. Për Malin e Zi, do të jetë vendimtare arritja në vijën e ‘finishit’ të procesit të anëtarësimit në BE; për Serbinë, zgjedhjet e së dielës së ardhshme; për Shqipërinë, ruajtja e ritmit në rrugën drejt integrimit evropian; ndërsa për Kosovën, zgjedhja vendimtare për të vazhduar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit. Prandaj, mendoj se është shumë mirë që liderët e rajonit dhe të gjithë procesit të zgjerimit janë mbledhur sot në Mal të Zi”, tha ajo.

    Kosova aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, mirëpo ende nuk e ka statusin e vendit kandidat dhe nuk ka nisur negociatat formale për anëtarësim.
    Përveç reformave institucionale dhe forcimit të sundimit të ligjit, rruga evropiane e Kosovës ndërlidhet edhe me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./KP

    Burimi: Dukagjini

  • Morën kredi prej 12 milionë denarë në emër të disa personave, kallëzim penal ndaj dy kumanovareve dhe pesë punonjësve bankarë

    Morën kredi prej 12 milionë denarë në emër të disa personave, kallëzim penal ndaj dy kumanovareve dhe pesë punonjësve bankarë

    SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.S.D. (23) dhe M.V. (35), të dyja nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”, si dhe ndaj M.P. (34), S.M. (27), N.N. (34), D.M. (48) dhe S.O. (36), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”.

    “E kallëzuara e parë, gjatë periudhës nga janari deri në korrik të vitit 2026, në 18 raste, duke shfrytëzuar të dhënat personale të disa personave, në emër të tyre dhe pa pëlqimin e tyre, ka aplikuar për kredi të shpejta konsumatore, ndërsa pas miratimit dhe pagesës së mjeteve financiare, ato janë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme nga e të kallëzuarës së parë dhe të dytë.

    “Ndërkaq, të kallëzuarit e tjerë, të punësuar si nëpunës bankarë në një filial të një banke, kanë mundësuar realizimin e mashtrimit dhe dispozicionin e mjeteve financiare, duke i mundësuar kështu të kallëzuarës së parë dhe të dytë të përfitojnë kundërligjshëm pasuri në vlerë të përgjithshme prej 12.221.500 denarë”, thonë nga MPB./Telegrafi/