Blog

  • Vlora Çitaku caktohet ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së

    Vlora Çitaku caktohet ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka konfirmuar se Vlora Çitaku është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së partisë.

    Sipas burimeve brenda PDK-së për Dukagjinin, Çitaku tashmë është ushtruese e detyrës së kryetares së partisë, pas dorëheqjes së parevokueshme të Bedri Hamzës.

    Gjatë kësaj periudhe, PDK-ja pritet të organizojë zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet e partisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Rafuna paralajmëron rritje të inflacionit në Kosovë, kërkon masa nga Qeveria

    Rafuna paralajmëron rritje të inflacionit në Kosovë, kërkon masa nga Qeveria

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se inflacioni në Kosovë mund të vazhdojë të rritet, duke kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin masa për të lehtësuar barrën e çmimeve mbi qytetarët dhe bizneset.

    Në emisionin FIVE, Rafuna ka thënë se Oda Ekonomike ka kërkuar nga Qeveria një paketë masash për zbutjen e inflacionit, veçanërisht pas rritjes së çmimeve të derivateve të naftës.

    Ai ka përmendur si mundësi uljen e akcizës dhe të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), duke theksuar se masa të tilla janë ndërmarrë edhe nga disa vende të Bashkimit Evropian.

    “Te inflacioni na si Odë Ekonomike, qysh me lëvizjen e çmimeve të derivateve, kemi kërku nga Qeveria që të ndërmerrë një paketë që do ta ndihmon zbutjen e inflacionit. Nuk është një zbulim që e kemi bo ne si Odë, ose si Kosovë. Shumë vende të Bashkimit Evropian kanë ndërmarrë veprime për uljen e tatimit akcizës, ose lëvizjen e tatimit të vlerës së shtuar”, ka theksuar ai.

    Sipas Rafunës, nëse nuk ka mundësi që masat të zbatohen në të gjithë ekonominë, së paku duhet të ndihmohen sektorë të caktuar, si transporti dhe ujësjellësi, me qëllim të zbutjes së ndikimit të rritjes së çmimeve.

    Rafuna ka thënë se shqetësimi i Odës Ekonomike lidhet edhe me mundësinë e rritjes së mëtejshme të inflacionit.

    Ai ka përmendur gjithashtu pritjet për rritjen e kërkesës për energji elektrike dhe gaz gjatë vjeshtës dhe dimrit, që sipas tij mund të shtojnë presionin mbi çmimet.

    Për këtë arsye, Rafuna ka kërkuar që institucionet të veprojnë sa më shpejt dhe të mblidhet Këshilli Kombëtar Ekonomik, për të shqyrtuar masat që mund të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset të përballojnë rritjen e kostos së jetesës.

    Burimi: Dukagjini

  • Rrëzohet një aeroplan luftarak rus

    Rrëzohet një aeroplan luftarak rus

    Rrëzohet një aeroplan luftarak rus në rajonin e Kaliningradit.

    Një aeroplan luftarak rus i tipit Su-30SM është rrëzuar në rajonin e Kaliningradit, ndërsa të dy pilotët kanë mbijetuar, por kanë pësuar lëndime.

    Sipas raportimeve paraprake, incidenti ka ndodhur në enklavën ruse të Kaliningradit, e cila ndodhet mes Polonisë dhe Lituanisë, në brigjet e Detit Baltik.

    Nuk janë bërë të ditura ende rrethanat e sakta të rrëzimit dhe as shkalla e lëndimeve të pilotëve.

    Su-30SM është një aeroplan luftarak shumëfunksional i prodhimit rus, i projektuar për realizimin e misioneve ajrore dhe sulmeve ndaj objektivave tokësore e detare.

    Autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende hollësi të plota për incidentin, ndërsa mbetet e paqartë nëse rrëzimi është shkaktuar nga një defekt teknik apo nga faktorë të tjerë. /Telegrafi/

  • 4,410 diamante, 1,000 orë punë dhe 50 milionë dollarë, historia pas Sytjenave Fantasy më të shtrenjta në histori - dhe pse i veshi Kylie Jenner

    4,410 diamante, 1,000 orë punë dhe 50 milionë dollarë, historia pas Sytjenave Fantasy më të shtrenjta në histori – dhe pse i veshi Kylie Jenner

    Victoria’s Secret kishte rezervuar një surprizë të madhe për sfilatën e këtij viti dhe nuk vonoi shumë që kjo të bëhej momenti më i përfolur.

    Pas një ndërprerjeje tetëvjeçare, sytjena legjendare Fantasy Bra u rikthye në pasarelë , një veshje që për dekada të tëra përfaqësonte nderin më të lartë që mund të merrte një modele e Victoria’s Secret. U vesh nga Gisele Bundchen, Heidi Klum, Tyra Banks, Adriana Lima, Alessandra Ambrosio dhe Candice Swanepoel.

    Megjithatë, këtë herë nuk i përkiste asnjërit prej engjëjve që shënuan historinë e markës.

    Kylie Jenner u shfaq në pistë me të.

    Ishte paraqitja e saj e parë në sfilatën e modës të Victoria’s Secret dhe ajo u bë gjithashtu gruaja e parë që nuk ishte një engjëll i Victoria’s Secret që veshi sytjena Fantasy.

    Vetë Sytjenat Fantasy ishin një spektakël


    Nëse Victoria’s Secret donte që rikthimi i sytjenave pas tetë vitesh të ishte i vështirë për t’u mposhtur, ia doli mbanë.

    Sytjena Fantasy e këtij viti u krijua në bashkëpunim me Jacob & Co. dhe vlerësohet në një shifër marramendëse prej 50 milionë dollarësh, duke e bërë atë sytjenën Fantasy më të shtrenjtë të prodhuar ndonjëherë nga Victoria’s Secret.

    Reçipetat përmbajnë 4,410 diamante natyrale, të rregulluara rreth një diamanti të madh të verdhë prej 75.54 karatësh.

    Edhe më e pazakontë – nuk ka pëlhurë në sytjena.

    E gjithë struktura është bërë prej ari dhe diamantesh, dhe bizhuteritë me forma të ndryshme janë vendosur në mënyrë që pjesa të lëvizë me trupin, në vend që të duket si një strukturë e ngurtë bizhuterie.

    U deshën më shumë se 1,000 orë punë nga 15 artizanë për ta prodhuar atë, dhe pjesa e përfunduar peshon pak më pak se katër paund, ose rreth 1.8 kilogramë.

    Pse pikërisht Kylie Jenner?

    Kjo ishte pyetja që ndoshta u kaloi në mendje shumë njerëzve ndërsa ajo ecte në pistë.

    Tradicionalisht, Sytjenat Fantasy kanë qenë një lloj kurorëzimi i karrierës së një engjëlli të Victoria’s Secret. Kjo është arsyeja pse vendimi për t’u mbajtur nga dikush që nuk kishte ecur kurrë më parë në sfilatën e tyre të modës, pas një pushimi kaq të gjatë, ishte qëllimisht i papritur.

    Drejtori kreativ i Victoria’s Secret, Adam Selman, shpjegoi se tema e shfaqjes së këtij viti ishte një lloj “fandomanie” dhe se ata donin një person, ndikimi i të cilit shkon përtej modës.

    Ai tha për Kylie-n se ajo ka ndërtuar kulturën e saj dhe se popullariteti i saj përfshin modën, televizionin, industrinë e bukurisë dhe kulturën pop – prandaj kombinimi i saj dhe një prej simboleve më të famshme të Victoria’s Secret dukej mjaft i papritur që Fantasy Bra të bënte një rikthim të madh.

    Dhe është e vështirë të argumentohet se arriti efektin e dëshiruar.

  • Saudi Arabia facilitates tourist visa procedures for Kosovo citizens, MPJD gives details

    Saudi Arabia has facilitated procedures for tourism visa equipment for Kosovo citizens, passing the country from Group B to Group A of states benefiting from simplified visa procedures.

    The news has been made known by the Kosovo Ministry of Foreign Affairs and Diaspora, which has announced that this change enables Kosovo citizens to apply for electronic visas or to be provided with visas after arriving in Saudi Arabia.

    Easeing procedures applies to tourist tours.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave turistike për qytetarët e Kosovës, MPJD-ja jep detaje

    Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave turistike për qytetarët e Kosovës, MPJD-ja jep detaje

    Arabia Saudite lehtëson procedurat e vizave turistike për qytetarët e Kosovës, MPJD-ja jep detaje

    Arabia Saudite ka lehtësuar procedurat për pajisjen me viza turistike për qytetarët e Kosovës, duke e kaluar vendin nga Grupi B në Grupin A të shteteve që përfitojnë nga procedurat e thjeshtuara të vizave.

    Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, e cila ka njoftuar se ky ndryshim u mundëson shtetasve kosovarë të aplikojnë për vizë elektronike ose të pajisen me vizë pas mbërritjes në Arabinë Saudite.

    Lehtësimi i procedurave vlen për udhëtimet me qëllime turistike.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Lamine Yamal arrives with goals and assisting

    Lamine Yamal is continuing to shine on Barcelona, reaching the 10 goals and 10 assistings in all competitions this season.

    However, this individual achievement was not enough to save Barcelona from losing 4:2 to Paris Saint-Germain in the Champions League.

    The match, held at the Parc des Princes, ended the team’s 11 successive winnings led by Hansie Flick.

    According to sports media reports, Yamal has become the first player of the top five European leagues to score at least 10 goals and record 10 assets this season.

    Despite the loss, the Spanish talent is witnessing his importance in Barcelona’s offensive department.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime

    Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime

    Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime

    Lamine Yamal po vazhdon të shkëlqejë me Barcelonën, duke arritur shifrën e 10 golave dhe 10 asistimeve në të gjitha garat këtë sezon.

    Megjithatë, kjo arritje individuale nuk ishte e mjaftueshme për ta shpëtuar Barcelonën nga humbja 4:2 ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

    Ndeshja e zhvilluar në “Parc des Princes” i dha fund serisë prej 11 fitoreve radhazi të skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.

    Sipas raportimeve të mediave sportive, Yamal është bërë lojtari i parë nga pesë ligat kryesore evropiane që arrin të shënojë të paktën 10 gola dhe të regjistrojë 10 asistime këtë sezon.

    Pavarësisht humbjes, talenti spanjoll po dëshmon rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Barcelonës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Inspectorate bans works on four construction facilities in Gjakova, Ferizaj and Gjilan

    Central Labour Inspectorate has temporarily banned work on four construction facilities in Gjakova, Ferizaj and Gjilan, as there have been irregularities in the field of security and health at work during field inspections.

    According to the Inspectorate’s announcement, two of the sites where violations are recorded are located in Gjakova, one in Ferizaj and one in Gjilan.

    Decisions for the temporary ban on the works have been taken due to the lack of necessary measures to ensure the safety of workers. The efforts will not be allowed to continue until the elimination of consistent shortcomings and the creation of safe working conditions.

    The inspector has indicated that he will continue the search on the ground and will take measures against subjects that do not respect legal requirements for security and health at the workplace.

    He has also called on all employers to observe safety standards carefully, with the aim of preventing accidents and protecting workers ‘ lives and health.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Inspektorati ndalon punimet në katër objekte ndërtimi në Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në katër objekte ndërtimi në Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan, pasi gjatë inspektimeve në terren ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, dy nga objektet ku janë evidentuar shkeljet ndodhen në Gjakovë, një në Ferizaj dhe një në Gjilan.

    Vendimet për ndalimin e përkohshëm të punimeve janë marrë për shkak të mungesës së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve. Punimet nuk do të lejohen të vazhdojnë deri në eliminimin e mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë kontrollet në terren dhe do të ndërmarrë masa ndaj subjekteve që nuk i respektojnë kërkesat ligjore për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

    Po ashtu, u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që t’i zbatojnë me përpikëri standardet e sigurisë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali