Blog

  • Shiroka Pula takon drejtuesit e drejtësisë, diskuton për sundimin e ligjit

    Shiroka Pula takon drejtuesit e drejtësisë, diskuton për sundimin e ligjit

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim Kryeprokurorin e Shtetit, Zejnulla Gashi, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, dhe Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, me të cilët ka diskutuar për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

    Sipas komunikatës së Presidencës, drejtuesit e institucioneve të sistemit prokurorial dhe gjyqësor e uruan Shiroka Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke i dëshiruar sukses në përmbushjen e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe institucionale.

    Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e funksionimit të pavarur dhe efikas të sistemit të drejtësisë, si dhe për rolin e institucioneve në forcimin e sundimit të ligjit.

    Presidentja Shiroka Pula theksoi se një sistem i drejtësisë i pavarur, profesional dhe i paanshëm është thelbësor për zbatimin e ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.

    “Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e një sistemi të drejtësisë të pavarur, profesional dhe të paanshëm, i cili garanton zbatimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve në institucione”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

    Po ashtu, ajo shprehu mbështetjen institucionale për forcimin e sundimit të ligjit dhe për përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese të institucioneve të drejtësisë, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të pavarësisë së tyre.

    “Ajo shprehu mbështetjen e saj institucionale për forcimin e sundimit të ligjit dhe për përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese të institucioneve të drejtësisë, duke respektuar pavarësinë e tyre”, bëhet e ditur në komunikatë.

    Burimi: Dukagjini

  • Erblin Osmani marks goal towards Arsenal in U EFA Youth League

    Bayern Munich U19 is defeating Arsenal U19 by 3:1, within the U EFA Youth League.

    Kosovo talent Erblin Osmani, who scored in the 30th minute of the meeting, has also realised in this match.

    Lambbe and Delle Rover have also scored for the German team.

    Meanwhile, another Albanian footballer, Yll Gashi, is in Bayern’s reserve bank for the match.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Erblin Osmani shënon gol ndaj Arsenalit në UEFA Youth League

    Erblin Osmani shënon gol ndaj Arsenalit në UEFA Youth League

    Erblin Osmani shënon gol ndaj Arsenalit në UEFA Youth League

    Bayern Munich U19 është duke e mposhtur Arsenalin U19 me rezultat 3:1, në kuadër të UEFA Youth League.

    Në këtë ndeshje ka realizuar edhe talenti kosovar, Erblin Osmani, i cili shënoi në minutën e 30-të të takimit.

    Për skuadrën gjermane kanë shënuar edhe Lambe dhe Della Rovere.

    Ndërkohë, një tjetër futbollist shqiptar, Yll Gashi, është në bankën rezervë të Bayernit për këtë ndeshje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gashi: Agreement on electing president could be one of the reasons for Hamza’s resignation

    The executive director of Sbonkerı, Fitim Gashi, has praised that agreement between the Democratic Party of Kosovo ( The PDK) and Vetevendosje Movement for the election of Justina Shiroka-Pula as president may be one of the reasons for Bedri Hamza’s resignation from the post of PDK chairman.

    Commenting on Hamza’s decision on the show FIVE) Gashi said his resignation is reasonable in the current circumstances within the party, citing developments and internal disagreements in the PDK.

    According to him, one of the issues that may have influenced this decision is the party’s rejection of co-operation and dialogue with the Vetevendosje Movement, especially regarding the president’s election.

    Gashi did not rule out the possibility that resignation has been influenced by other factors, beyond what Hamza made public.

    He estimated that, under the circumstances created, the agreement on electing the president has been beneficial for both sides, as for PDK, as well as Vetevendosje Movement.

    I completely agree that this could be one of the reasons why there has been opposition within the Democratic Party. As for its eventual co-operation with the Vetevendosje Movement for electing the president, but I think we should be reasonable and in those circumstances, the way the president came to the last moment. I think it was beneficial for both sides, whether for the Vetevendosje Movement or for the Democratic Party, he declared.

    Hamza announced he has resigned irrevocable from the post of PDK chairman, less than a year after taking the lead in the party.

    He said the decision was well thought out and expressed confidence that domestic party elections would give more room to young people to contribute to the party.

    Bedri Hamza resigns from chairman PDK

    Source Layer: Dukeagini

  • Gashi: Marrëveshja për zgjedhjen e presidentes mund të jetë njëra nga arsyet e dorëheqjes së Hamzës

    Gashi: Marrëveshja për zgjedhjen e presidentes mund të jetë njëra nga arsyet e dorëheqjes së Hamzës

    Drejtori ekzekutiv i “Sbunker”, Fitim Gashi, ka vlerësuar se marrëveshja mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente mund të jetë njëra nga arsyet e dorëheqjes së Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të PDK-së.

    Duke komentuar vendimin e Hamzës në emisionin “FIVE”, Gashi tha se dorëheqja e tij është e arsyeshme në rrethanat aktuale brenda partisë, duke përmendur zhvillimet dhe mosmarrëveshjet e brendshme në PDK.

    Sipas tij, një nga çështjet që mund të ketë ndikuar në këtë vendim është kundërshtimi i një pjese të partisë ndaj bashkëpunimit dhe dialogut me Lëvizjen Vetëvendosje, veçanërisht në lidhje me zgjedhjen e presidentes.

    Gashi nuk përjashtoi mundësinë që dorëheqja të jetë ndikuar edhe nga faktorë të tjerë, përtej atyre që Hamza i bëri publikë.

    Ai vlerësoi se, në rrethanat e krijuara, marrëveshja për zgjedhjen e presidentes ka qenë e dobishme për të dyja palët, si për PDK-në, ashtu edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

    “Po plotësisht pajtohem që mund të jetë edhe kjo njëra prej arsyeve për shkak që ka pasur kundërshtime brenda Partisë Demokratike. Sa i përket bashkëpunimit të saj eventual me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit, por mendoj se duhet të jemi të arsyeshëm dhe në ato rrethana, se mënyrës se si erdhën deri tek momenti i fundit për zgjedhjen e presidentit. Mendoj se ka qenë benefit për të dyja anët, qoftë për Lëvizjen Vetëvendosje, qoftë për Partinë Demokratike”, ka deklaruar ai.

    Hamza njoftoi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të PDK-së, më pak se një vit pasi mori drejtimin e partisë.

    Ai tha se vendimi ishte i menduar mirë dhe shprehu bindjen se zgjedhjet e brendshme partiake do t’u japin më shumë hapësirë të rinjve për të kontribuar në parti.

    Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

    Burimi: Dukagjini

  • Tensions increase between Croatia and Serbia &#82/11; two Croatians are arrested with &#82106 false interpretations’

    Croatia has reacted after the arrests in Serbia of several people suspected of preparing riots during the parliamentary elections, while recommending its citizens to delay trips that are not necessary towards this country because of the political and security situation.

    Croatia’s Ministry of Foreign and European Affairs has declared it has not received official announcements from Serbian authorities on the arrests. According to her, the recent charges against Croatia are part of a series of groundless claims related to domestic political developments in Serbia.

    The arrests were carried out in Novi Sad, Vrnjacka Bajnja and Belgrade. According to Serbian media reports, suspects are accused of preparing violent riots during early parliamentary elections, scheduled for 25 October.

    Serbian media have claimed that two of those arrested have Croatian passports. So far, however, no independent evidence has been made public that would confirm claims of their involvement in the plans due to violence.

    The Croatian Ministry has stressed that neither its embassy in Belgrade has received official reports of the case, voicing concern over repeated accusations against Zagreb, writes Ix.hr.

    Meanwhile, Croatian authorities have called on citizens to show increased care if they travel towards Serbia and, when possible, delay travel that is not necessary.

    The recommendation does not constitute a ban on travel, but reflects concerns about potential political and security tensions during the election period.

    The arrests have added to tensions between the two countries, which have long exchanged accusations of political interference. Serbian President Aleksandar Vuciq has repeatedly claimed that Croatia tries to influence Serbia’s domestic developments, while Croatian officials have dismissed those charges.

    The situation takes place on the eve of parliamentary elections, in a tense political climate, where Vuciqi’s power is facing opposition from the student movement and other opposition forces. /Telegraphy/

  • Rriten tensionet mes Kroacisë dhe Serbisë - arrestohen dy kroatë me 'pretendime të rreme'

    Rriten tensionet mes Kroacisë dhe Serbisë – arrestohen dy kroatë me ‘pretendime të rreme’

    Kroacia ka reaguar pas arrestimeve në Serbi të disa personave të dyshuar për përgatitjen e trazirave gjatë zgjedhjeve parlamentare, ndërsa u ka rekomanduar qytetarëve të saj t’i shtyjnë udhëtimet që nuk janë të domosdoshme drejt këtij vendi, për shkak të situatës politike dhe të sigurisë.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë ka deklaruar se nuk ka marrë njoftim zyrtar nga autoritetet serbe për arrestimet. Sipas saj, akuzat e fundit ndaj Kroacisë janë pjesë e një vargu pretendimesh të pabazuara, të cilat lidhen me zhvillimet e brendshme politike në Serbi.

    Arrestimet u kryen në Novi Sad, Vrnjaçka Banjë dhe Beograd. Sipas raportimeve të mediave serbe, të dyshuarit akuzohen se po përgatitnin trazira të dhunshme gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të planifikuara për 25 tetor.

    Mediat serbe kanë pretenduar se dy prej të arrestuarve kanë pasaporta kroate. Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë publike prova të pavarura që do të vërtetonin pretendimet për përfshirjen e tyre në planet për shkaktimin e dhunës.

    Ministria kroate ka theksuar se as ambasada e saj në Beograd nuk ka marrë njoftim zyrtar për rastin, duke shprehur shqetësim për akuzat e përsëritura ndaj Zagrebit, shkruan index.hr.

    Ndërkohë, autoritetet kroate u kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar nëse udhëtojnë drejt Serbisë dhe, kur është e mundur, t’i shtyjnë udhëtimet që nuk janë të domosdoshme.

    Rekomandimi nuk përbën ndalim të udhëtimeve, por pasqyron shqetësimet për tensionet e mundshme politike dhe të sigurisë gjatë periudhës zgjedhore.

    Arrestimet kanë shtuar tensionet mes dy vendeve, të cilat prej kohësh shkëmbejnë akuza për ndërhyrje politike. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar vazhdimisht se Kroacia përpiqet të ndikojë në zhvillimet e brendshme të Serbisë, ndërsa zyrtarët kroatë i kanë hedhur poshtë këto akuza.

    Situata zhvillohet në prag të zgjedhjeve parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, ku pushteti i Vuçiqit po përballet me kundërshtim nga lëvizja studentore dhe forca të tjera opozitare. /Telegrafi/

  • Klekovski vaksinohet kundër gripit sezonal: Vaksinimi është masa më e mirë për parandalimin e kësaj sëmundje

    Klekovski vaksinohet kundër gripit sezonal: Vaksinimi është masa më e mirë për parandalimin e kësaj sëmundje

    Në Institutin e Shëndetit Publik, i cili është një nga pikat për imunizim kundër gripit sezonal, sot midis qytetarëve që morën vaksinën ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

    Ai tha se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më e mirë dhe më efektive për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

    “Prandaj sot, me një shembull personal, theksova rëndësinë e mbrojtjes në kohë të shëndetit, veçanërisht tek grupet e rrezikut të popullsisë. Vaksinimi është vërtetuar se parandalon shfaqjen e formave më të rënda, komplikacionet dhe vdekjen nga kjo sëmundje. Është inkurajuese që vetëm për një javë, mbi 55,000 qytetarë janë regjistruar për vaksinim. Vaksinimi filloi sot në të gjitha pikat në të gjithë vendin, prandaj u bëj thirrje qytetarëve nga grupet e rrezikut që ende nuk janë regjistruar për vaksinim falas në faqen e internetit vakcinacija.mk, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi ministri.

    Që nga 14 tetori, kur u hap formulari i regjistrimit, 55,535 qytetarë janë regjistruar për vaksinim falas kundër gripit sezonal.
    Mbi 60% e të regjistruarve janë persona mbi 65 vjeç, dhe rreth një e treta janë qytetarë me sëmundje kronike. Aplikimet u regjistruan në të gjitha 31 pikat e vaksinimit në të gjithë vendin, dhe shumica e qytetarëve u regjistruan në Shkup, Manastir, Prilep, Strumicë dhe Tetovë. Vaksinimi filloi këtë mëngjes, dhe deri në mesditë, 368 qytetarë ishin vaksinuar.

    “Qytetarët e interesuar nga grupet e rrezikut mund të regjistrohen për vaksinim falas kundër gripit sezonal në lidhjen e mëposhtme: https://vakcinacija.mk/mk/registration-flu. Duke plotësuar formularin në faqe, qytetarët regjistrohen për vaksinim direkt në sistemin Moj Termin. Pastaj, sipas orarit të dhënë në planin e vaksinimit, ata do të marrin një mesazh SMS me informacion në lidhje me datën dhe orën e saktë kur duhet të vaksinohen në pikën që zgjedhin gjatë regjistrimit”.

    “Vaksinimi falas kundër gripit sezonal është i destinuar për grupet e mëposhtme të rrezikut: persona mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, si dhe fëmijë të moshës 6 muaj deri në 5 vjeç”, njoftoi ministria.

  • KFOR Commander at American Embassy US reaffirms support for Kosovo

    Loaded with adage interview of the US Embassy in Kosovo, Wylita Bell, has met with the newly appointed commander of KFOR, Major General Roberto Vergori.

    The American Embassy in a Facebook post has announced that during the meeting, the importance of preserving peace and stability was stressed in Kosovo and the region.

    The United States remains committed to supporting KFOR’s mission to maintaining stability in Kosovo and in the region, the report is highlighted.

    Source Layer: Dukeagini

  • Komandanti i KFOR-it në ambasadën amerikane, SHBA-ja riafirmon mbështetjen për Kosovën

    Komandanti i KFOR-it në ambasadën amerikane, SHBA-ja riafirmon mbështetjen për Kosovën

    E ngarkuara me punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell, është takuar me komandantin e sapoemëruar të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori.

    Ambasada amerikane në një postim në Facebook ka njoftuar se gjatë takimit u theksua rëndësia e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

    “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur misionin e KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, theksohet në njoftim.

    Burimi: Dukagjini