Blog

  • Ndalohet një 24-vjeçare nga Resnja, voziti 142 km/h në vend ku shpejtësia maksimale ishte 50

    Ndalohet një 24-vjeçare nga Resnja, voziti 142 km/h në vend ku shpejtësia maksimale ishte 50

    MPB Maqedoni njofton se dje 19.10.2026, në orën 14:30, në një rrugë rajonale pranë fshatit Rajcë, rrethina e Resnjës, nëpunës policorë të NJPB Resnjë e kanë privuar nga liria E.N. (24) nga fsh. Podmoçan, rrethina e Resnjës.

    “Gjatë kontrollit rrugor me radar, nëpunësit policorë kanë konstatuar se ajo drejtonte një automjet udhëtarësh „Audi” me targa të Resnjës, me shpejtësi prej 142 kilometrash në orë në vend ku me shenjë rrugore shpejtësia e lëvizjes është e kufizuar në 50 kilometra në orë”.

    “Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike Resnjë, me udhëzimet e të cilit automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër saj do të paraqitet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a, për veprën penale „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik””, thonë nga MPB.

  • "Besoj në suksese të madha këtë vit” - Muçi pas fitores ndaj Besiktasit

    “Besoj në suksese të madha këtë vit” – Muçi pas fitores ndaj Besiktasit

    Ernest Muçi është shprehur i kënaqur pas fitores së rëndësishme të Trabzonsporit ndaj Besiktasit, duke vlerësuar suksesin para tifozëve vendas dhe shprehur besimin për vazhdimin e sezonit.

    Trabzonspori triumfoi të hënën mbrëma me rezultat 2-0 ndaj Besiktasit, në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Turqisë.

    Sulmuesi shqiptar e ka cilësuar këtë fitore si të rëndësishme, duke theksuar kënaqësinë për suksesin e arritur në shtëpi.

    “Jam i lumtur që fituam këtë ndeshje në shtëpi, para tifozëve tanë”, u shpreh Muçi.

    25-vjeçari beson se Trabzonspori ka potencialin për të arritur objektiva të mëdha këtë edicion, por nënvizon rëndësinë e përqendrimit në ndeshjet e ardhshme.

    “Çdo ndeshje është një mundësi e veçantë për ne. Megjithatë, besoj se kemi një ekip që do të arrijë suksese të madha këtë vit”, ka deklaruar Muçi, raportojnë mediumet turke.

    Muçi është një nga futbollistët e rëndësishëm të Trabzonsporit, ku sipas raportimit luan edhe ylli egjiptian Mohamed Salah.

    Në dhjetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, shqiptari ka realizuar dy gola dhe ka dhënë tri asistime. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Udhëheqësit e Procesit të Berlinit mblidhen në Budva, të ftuar edhe Kurti e Rama

    Udhëheqësit e Procesit të Berlinit mblidhen në Budva, të ftuar edhe Kurti e Rama

    Liderët dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve evropiane dhe institucioneve ndërkombëtare do të mblidhen pasnesër në Miloçer të Budvës, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

    Sipas listës së publikuar nga Qeveria e Malit të Zi, në mesin e pjesëmarrësve do të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

    Në samit do të marrë pjesë edhe komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila do të qëndrojë në Mal të Zi të mërkurën dhe të enjten, ku krahas pjesëmarrjes në samit do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve malazeze dhe rajonale.

    Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, Kos do të takohet të mërkurën me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, për të diskutuar përparimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Më pas, ajo do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, me të cilin do të diskutojë agjendën evropiane të vendit dhe rëndësinë e dialogut politik për avancimin e reformave.

    Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, komisionarja evropiane do të zhvillojë bisedime edhe me përfaqësues të partive opozitare, ndërsa pasdite do të takohet me kryeministrin Milojko Spajiq për të shqyrtuar përparimin e reformave që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE.

    Të enjten, Kos do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, ku në fokus do të jenë bashkëpunimi rajonal, ndërlidhja dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Mediat malazeze raportojnë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me Kosin për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

    Në kuadër të samitit, ajo do të takohet edhe me zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot, për të diskutuar investimet dhe mbështetjen për zhvillimin rajonal dhe integrimin evropian.

    Sipas listës së publikuar nga Qeveria e Malit të Zi, në mesin e pjesëmarrësve janë edhe kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, si dhe përfaqësues të tjerë të vendeve të rajonit dhe institucioneve ndërkombëtare.

    Në listë përfshihen gjithashtu përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe organizatave të tjera rajonale e ndërkombëtare.

    Lista e pjesëmarrësve në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit

    Sipas informacioneve të fundit, në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit do të marrin pjesë:

    – Dimitrios Karabalis, drejtor i përgjithshëm për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

    – Djuro Macut, kryeministër i Serbisë.

    – Friedrich Merz, kancelar i Gjermanisë.

    – Thomas Byrne, ministër i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen.

    – Tone Kajzer, ministër i Punëve të Jashtme.

    – Steëart Martin Ëood, Lord i Anfieldit, nënsekretar parlamentar i Shtetit.

    – Benjamin Haddad, ministër i deleguar për Evropën.

    – Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.

    – Antonio Tajani, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme.

    – Borjana Krishto, kryetare e Këshillit të Ministrave.

    – Hristijan Mickoski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

    – Atanas Pekanov, zëvendëskryeministër.

    – Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

    – Christian Stocker, kancelar i Austrisë.

    – Marcin Bosacki, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

    – Andrej Plenkovic, kryeministër i Kroacisë.

    – Marta Kos, komisionare evropiane për Zgjerim.

    – Odile Renaud-Basso, presidente e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

    – Frantisek Ruzicka, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

    – Xiaoqing Yu, drejtor i divizionit për Ballkanin Perëndimor në Grupin e Bankës Botërore.

    – Amer Kapetanoviq, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

    – Vladimir Obradović, sekretar i përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

    – Pranvera Kastrati, drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s.

    – Robert de Groot, zëvendëspresident i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI).

    – Artur Lorkoëski, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

    – Talis Linkaits, drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit.

    – Feridun H. Sinirlioğlu, sekretar i përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

    – Johanne Boehmer, zëvendësguvernatore e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës.

    – Albert Hani, drejtor i Sekretariatit të Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit.

    – Boban Ilic, sekretar i përgjithshëm i Grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural në Evropën Juglindore.

    – Gjergj Murra, drejtor ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor.

    – David Piegazki, sekretar i përgjithshëm i Forumit të Investimeve të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor 6.

  • Pse kolona e presidentit izraelit në Hungari po lëviz pa flamuj shtetëror?

    Pse kolona e presidentit izraelit në Hungari po lëviz pa flamuj shtetëror?

    Kolona e automjeteve të presidentit izraelit, Isaac Herzog, gjatë vizitës së tij në Hungari është detyruar të lëvizë pa flamuj të Izraelit, për arsye sigurie.

    Vendimi për të mos vendosur simbolet kombëtare izraelite në automjetet e eskortës presidenciale lidhet me masat e sigurisë të ndërmarra gjatë lëvizjes së delegacionit në territorin hungarez.

    Flamujt kombëtarë zakonisht përdoren për të identifikuar automjetet zyrtare dhe për të shënuar praninë e përfaqësuesve shtetërorë gjatë vizitave jashtë vendit. Megjithatë, në situata të caktuara, autoritetet mund të vendosin kufizime në përdorimin e simboleve të dukshme, në kuadër të masave për mbrojtjen e zyrtarëve të lartë.

    Në rastin e Herzogut, nuk janë bërë publike hollësi të mëtejshme për rreziqet konkrete që kanë çuar në këtë vendim, ndërsa nuk është sqaruar nëse masa është marrë me kërkesë të autoriteteve izraelite, hungareze apo në koordinim mes tyre.

    Presidenti izraelit shoqërohet gjatë udhëtimeve zyrtare nga masa të posaçme sigurie, të cilat përshtaten sipas vendit ku zhvillohet vizita dhe vlerësimeve përkatëse të rrezikut.

    Mungesa e flamujve në automjetet e eskortës është një masë e pazakontë për vizitat presidenciale, por vetëm ky veprim nuk dëshmon se ndaj delegacionit ka pasur një kërcënim të drejtpërdrejtë.

    Deri më tani, nuk janë dhënë informacione shtesë që do të sqaronin arsyet e plota të këtij vendimi. /Telegrafi/

  • 271 të arrestuar në shtatë ditë protesta në Shqipëri, mes tyre edhe të mitur

    271 të arrestuar në shtatë ditë protesta në Shqipëri, mes tyre edhe të mitur

    271 të arrestuar në shtatë ditë protesta në Shqipëri, mes tyre edhe të mitur

    Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 271 persona janë arrestuar gjatë shtatë ditëve të protestave në Shqipëri, të cilat i ka cilësuar si të dhunshme. Sipas policisë, 51 prej të arrestuarve kanë precedentë penalë për vepra të ndryshme, ndërsa në mesin e tyre ka edhe të mitur.

    Vetëm të hënën, autoritetet njoftuan për arrestimin e 33 personave, përfshirë gjashtë të mitur të moshave 15 deri në 17 vjeç.

    Sipas Policisë, të arrestuarit dyshohen se gjatë protestës kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta punonjësit dhe automjetet policore, si dhe kanë dëmtuar pronën publike.

    “Policia tha se këta shtetas dyshohet se, gjatë tubimit, kanë qëlluar me gurë dhe me sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve dhe automjeteve të Policisë, si dhe kanë dëmtuar me sende të forta dhe me zjarr koshat e mbeturinave dhe tabelat e sinjalistikës rrugore. Si pasojë e sulmit dhe dhunës nga ana e personave të maskuar dhe të dhunshëm gjatë tubimit të djeshëm, janë dëmtuar 7 punonjës policie”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Në njoftim, Policia e Tiranës ka bërë të ditur se 51 nga 271 personat e arrestuar gjatë kësaj jave protestash kanë precedentë penalë për vepra të ndryshme, përfshirë vrasjen, plagosjen, armëmbajtjen pa leje dhe veprat që lidhen me narkotikët.

    “Ndërkohë, theksojmë se gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme janë arrestuar 271 shtetas, nga të cilët 51 me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, prostitucionit, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vjedhjes, mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditjes/kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, si dhe në fushën e mjedisit dhe të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shpërthen konflikti: Real Madridi iu kërkon 80 milionë euro gjashtë klubeve të Ligës Premier për largimin e Superligës Evropiane

    Shpërthen konflikti: Real Madridi iu kërkon 80 milionë euro gjashtë klubeve të Ligës Premier për largimin e Superligës Evropiane

    Real Madridi beson se gjashtë klubet angleze të Ligës Premier, Arsenali, Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Manchester United dhe Tottenhami, duhet të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve për krijimin e Superligës Evropiane, raporton “The Athletic”.

    Nga 12 klubet themeluese të këtij projekti, nëntë u tërhoqën vetëm pak ditë pas njoftimit për krijimin e tij, në prill të vitit 2021. Përveç gjashtë klubeve angleze, nga projekti u larguan edhe Atletico Madridi, Milani dhe Interi.

    Juventusi u tërhoq në vitin 2023, ndërsa në shkurt të vitit 2026, Barcelona dhe Real Madridi iu bashkuan zyrtarisht klubit italian.

    Shpenzimet totale për përgatitjen dhe promovimin e projektit mund të arrijnë në 80 milionë euro. Aktualisht, këto kosto po mbulohen nga Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi.

    Megjithatë, drejtuesit e Real Madridit besojnë se klubet angleze vazhdojnë të kenë përgjegjësi ligjore për shpenzimet fillestare.

    Argumenti i klubit madrilen bazohet në marrëveshjen e klubeve themeluese për pronësinë dhe menaxhimin e përbashkët të projektit.

    Në anën tjetër, klubet angleze nuk pajtohen me këtë qëndrim. Ato besojnë se detyrimet e tyre përfunduan pas largimit nga Superliga Evropiane dhe kërkimfaljeve publike që bënë në atë kohë./Telegrafi/

  • Ferma didaktike hapet në Fakultetin e Bujqësisë në UP, reagon Ambasada e Zvicrës në Kosovë

    Ferma didaktike hapet në Fakultetin e Bujqësisë në UP, reagon Ambasada e Zvicrës në Kosovë

    Në një ceremoni solemne që u zhvillua sot në hapësirat e Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë së UP-së, është përuruar ferma didaktike që do t’u ofrojë punë praktike studentëve të këtij fakulteti dhe bashkëpunim fermerëve kosovarë dhe sektorit të industrisë së produkteve bujqësore.

    Ferma e financuar dhe ndërtuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në kuadër të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, nëpërmjet programit Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore, një nisme të përbashkët me Qeverinë e Kosovës, u përurua nga rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, përfaqësuesja e SDC-së, znj. Ardiana Efendiu-Zhuri dhe dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, prof. Arben Musliu, shkruan Telegrafi.

    E për këtë përurim ka reaguar edhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke thënë se përurimi i Fermës Didaktike shënon një hap të rëndësishëm në lidhjen e arsimit me përvojën praktike dhe inovacionin.

    “Zvicra është krenare që mbështet këtë iniciativë, duke investuar në njerëz dhe ide që formësojnë një të ardhme më të qëndrueshme për bujqësinë, burimet ujore, sistemet ushqimore, mjedisin dhe shkencat veterinare të Kosovës” thuhet në njoftim./Telegrafi/

  • UBT rangohet i pari në Kosovë nga GreenMetric 2026

    UBT rangohet i pari në Kosovë nga GreenMetric 2026

    UBT është ranguar i pari në Kosovë nga UI GreenMetric World University Rankings 2026, duke konfirmuar sërish lidershipin në implementimin e praktikave të qëndrueshme institucionale dhe në zhvillimin e modelit universitar që ndërthur arsimin, inovacionin, teknologjinë dhe përgjegjësinë ndaj mjedisit.

    Ky rezultat dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të UBT-së për të shndërruar qëndrueshmërinë nga një objektiv strategjik në praktika konkrete, të cilat reflektohen në infrastrukturën, menaxhimin e resurseve, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative për të ardhmen.

    Në këtë edicion, UBT ka arritur 5,122 pikë nga 10,000 pikë të mundshme, duke u vlerësuar në disa kategori. Ndër rezultatet më të spikatura është kategoria Energjia dhe Ndryshimet Klimatike, ku UBT ka siguruar 80% të pikëve të mundshme, duke dëshmuar rëndësinë që këto fusha kanë në vlerësimin e performancës së tij institucionale.

    Rangimi vlerëson institucionet e arsimit të lartë përmes kritereve që përfshijnë infrastrukturën dhe hapësirat universitare, energjinë, menaxhimin e mbeturinave, burimet ujore, transportin, si dhe arsimin, kërkimin shkencor, qeverisjen dhe digjitalizimin.

    Në përputhje me vizionin dhe misionin e tij për të avancuar arsimin, kërkimin shkencor, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm, UBT ka ndërtuar një model universitar që ndërthur dijen, teknologjinë dhe përgjegjësinë ndaj mjedisit.

    Në këtë kontekst, UBT Smart City dhe modeli i qytetit 10-minutësh përfaqësojnë një qasje që synon t’i afrojë shërbimet kryesore, hapësirat publike, gjelbërimin dhe nevojat e përditshme të qytetarëve, duke krijuar mjedise më të qasshme, më funksionale dhe më miqësore ndaj mjedisit.

    Përmes ndërthurjes së planifikimit hapësinor, arkitekturës, teknologjisë digjitale, inteligjencës artificiale dhe inovacionit, kjo qasje synon të kontribuojë në qytete që shfrytëzojnë më mirë resurset, nxisin mobilitetin e qëndrueshëm dhe përmirësojnë cilësinë e jetës.

    Kështu, qëndrueshmëria bëhet pjesë e një vizioni më të gjerë për zhvillimin e kampuseve moderne dhe krijimin e zgjidhjeve inovative për sfidat e së ardhmes./Telegrafi/

  • Trazirat në Milano detyrojnë ndërhyrjen e qeverisë, 500 ushtarë në rrugë

    Trazirat në Milano detyrojnë ndërhyrjen e qeverisë, 500 ushtarë në rrugë

    Në kuadër të një dekreti të ri mbi sigurinë urbane, ekzekutivi italian po finalizon masat për forcimin e rendit publik, ku përfshihet dërgimi i trupave ushtarake në terren dhe ashpërsimi i përgjegjësisë penale e financiare.

    Si pjesë e këtij plani veprimi, Mbrojtja italiane ka konfirmuar angazhimin e drejtpërdrejtë të ushtrisë për të mbështetur forcat e rendit. Nënsekretarja e Mbrojtjes, Isabella Rauti, bëri me dije se masa parashikon “vendosjen e menjëhershme të 500 personelit ushtarak në kryeqytetin e Lombardisë për të mbështetur iniciativën ‘Rrugë të Sigurta’”, duke saktësuar se ky propozim do të jetë pjesë përbërëse e dekretit të ri që do të shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave.

    Mbledhjet teknike të kryesuara nga Nënsekretari i Kryeministrit, Alfredo Mantovano, kanë vijuar intensive për finalizimin e tekstit ligjor. Teksa po shqyrtohen dispozita që lidhen me dëmin e rënduar, konspiracionin kriminal për protestuesit e dhunshëm dhe përgjegjësinë e të miturve, zëvendëskryeministri Matteo Salvini theksoi se “sot do të ketë përgjigje të menjëhershme”, duke këmbëngulur se edhe prindërit duhet të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre. Nga ana e tij, kreu i Noi Moderati, Maurizio Lupi, u shpreh prerazi se “shteti duhet të jetë aty dhe do të jetë aty”.

    Dimensioni i këtyre ngjarjeve po interpretohet nga ekzekutivi përtej protestave konvencionale. Ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto, e cilësoi situatën aktuale si pjellë të ndërhyrjeve me mjete jo-tradicionale, duke nëvizuar se ngjarjet në Milano “janë fryti, kulmi i një lufte hibride që dikush po zhvillon kundër kombeve tona duke përdorur mjete jokonvencionale, të tilla si mediat sociale, TikTok ose YouTube”.

    Nga ana tjetër, masat e paralajmëruara kanë nxitur reagime të ashpra nga opozita e qendrës së majtë. Kreu i Lëvizjes Pesë Yje, Giuseppe Conte, e akuzoi ekzekutivin për shmangie të përgjegjësisë, duke deklaruar se “ne e dënojmë shkatërrimin, por qeveria po e zhvendos përgjegjësinë e saj tek të tjerët”. Kritika të ngjashme erdhen edhe nga Enrico Borghi i partisë Italia Viva, i cili e cilësoi nismën si “një dekret joefektiv dhe shqetësues”, ndërkohë që opozita ka kërkuar praninë e menjëhershme të Ministrit të Brendshëm, Matteo Piantedosi, në Parlament.

    Në krahun tjetër, figura të shumicës dhe eksponentë të tjerë kanë kërkuar reagim pa kompromis. Ish-gjenerali Roberto Vannacci u shpreh se “për ne, ky është terrorizëm në rrugë dhe përgjigja duhet të jetë e ashpër”. Megjithatë, përballë kritikave të opozitës, mazhoranca ka hedhur poshtë akuzat, duke kërkuar një qëndrim unanim parlamentar për dënimin e prerë të dhunës.

    Burimi: RTKLive

  • Gjykata Kushtetuese shënon 17-vjetorin me konferencë ndërkombëtare

    Gjykata Kushtetuese shënon 17-vjetorin me konferencë ndërkombëtare

    Konferenca do të mbahet të enjten, më 22 tetor, në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:30. Para fillimit të punimeve, fjalë rasti do të mbajnë kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, si dhe kryetari i Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth, i cili do të jetë folësi kryesor i konferencës.

    Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, në konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës, akademikë, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe delegacione të nivelit të lartë nga gjykatat kushtetuese dhe supreme të disa vendeve evropiane.

    Në mesin e institucioneve pjesëmarrëse janë gjykatat kushtetuese të Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Letonisë, Lituanisë, Bullgarisë, Turqisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe Gjykata Supreme e Holandës dhe ajo e Estonisë.

    Në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit të Venecias dhe të Asociacionit të Gjykatave Kushtetuese Frankofone. Konferenca synon të vërë në fokus rolin e gjykatave kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë dhe garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve.

    Burimi: RTKLive