Blog

  • Peshkaqeni shfaqet papritur – dhe dhuron spektakël – teksa dikush po bënte video në një plazh të Kalifornisë

    Peshkaqeni shfaqet papritur – dhe dhuron spektakël – teksa dikush po bënte video në një plazh të Kalifornisë

    Një grua që po filmonte në një plazh në Kaliforni ka kapur rastësisht një pamje të pazakontë.

    Bëhet fjalë për një moment kur një peshkaqen u hodh papritur mbi sipërfaqen e ujit, përcjell Telegrafi.

    Kafsha detare u shfaq në sfondin e videos, duke e kthyer xhirimin e zakonshëm në një moment spektakolar.

    Kërcimi i peshkaqenit ishte i papritur dhe tërhoqi vëmendjen për shkak të pamjeve të rralla që ofron.

    Videoja tregon se sa të paparashikueshme mund të jenë surprizat që fshihen në det. /Telegrafi/

  • AKK: Mbi 26 komuna paditën Qeverinë për kontratat kolektive

    AKK: Mbi 26 komuna paditën Qeverinë për kontratat kolektive

    Në Gjykatën Komerciale është mbajtur seanca e parë përgatitore për padinë e Komunës së Gjakovës ndaj Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), lidhur me detyrimet financiare që burojnë nga kontratat kolektive në arsim.

    Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), mbi 26 komuna i kanë ngritur këto padi në gusht të vitit 2022, nën koordinimin e këtij asociacioni. Shqyrtimi gjyqësor ka nisur pas më shumë se katër vitesh.

    AKK-ja ka bërë të ditur se vetëm Komuna e Gjakovës pretendon se ka pësuar dëme në vlerë mbi 14 milionë euro, ndërsa dëmet e pretenduara nga të gjitha komunat arrijnë në qindra miliona euro.

    Sipas Asociacionit, këto detyrime financiare ndikojnë drejtpërdrejt në mundësitë e komunave për të realizuar investime dhe për të ofruar shërbime për qytetarët.

    AKK-ja ka kërkuar që obligimet që burojnë nga kontratat e nënshkruara në nivel qendror të shoqërohen me financimin përkatës, duke theksuar se komunat nuk duhet ta bartin këtë barrë në dëm të projekteve dhe nevojave të qytetarëve.

    Asociacioni ka kërkuar përgjegjësi institucionale, kompensimin e dëmeve të pretenduara nga komunat dhe shqyrtimin e padive pa vonesa të mëtejshme. /Telegrafi/

  • Haxhiu pas takimit me përfaqësuesen amerikane: SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik

    Haxhiu pas takimit me përfaqësuesen amerikane: SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë a.i. të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell.

    Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për prioritetet dhe punën që e pret Kuvendin në legjislaturën e njëmbëdhjetë, tashmë që institucionet e Kosovës janë kompletuar.

    Po ashtu, në takim është biseduar për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet amerikane.

    Kryetarja Haxhiu e ka falënderuar Bellin për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës ndër vite.

    “SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik, ndërsa partneriteti ynë me të është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu.

    Takimi vjen në kuadër të kontakteve ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve amerikanë, me fokus në bashkëpunimin dhe prioritetet e legjislaturës së re. /Telegrafi/

  • Autobusi u nda në dy pjesë, të paktën 13 të vdekur pas përplasjes së tij me një kamion në Egjipt

    Autobusi u nda në dy pjesë, të paktën 13 të vdekur pas përplasjes së tij me një kamion në Egjipt

    Të paktën 13 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan të martën, kur një autobus pasagjerësh u përplas me një automjet të rëndë transporti në rrugën e shkretëtirës perëndimore Kajro–Asiut në Egjipt, sipas raportimeve të mediave lokale.

    Aksidenti ndodhi në kilometrin e 55-të, pranë nyjës së unazës rajonale në drejtim të Gizës, kur autobusi goditi pjesën e pasme të një kamioni.

    Raportimet fillestare e vendosnin numrin e të plagosurve në 33, por njoftime të mëvonshme nga gazetat egjiptiane flasin për 34 deri në 40 të plagosur.

    Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Egjiptit konfirmoi një bilanc paraprak prej 12 viktimash dhe 30 personash të plagosur që janë dërguar në spital, duke shtuar se shifrat janë ende në përditësim e sipër.

    Sipas ministrisë, në përplasje u përfshinë një autobus i një kompanie private dhe një automjet i rëndë transporti, pranë pikës së pagesës në Dahshur.

    Ministri i Shëndetësisë, Khaled Abdel Ghaffar, urdhëroi ofrimin e ndihmës mjekësore urgjente për viktimat dhe udhëzoi spitalet në zonë që të rrisin nivelin e gatishmërisë.

    Autobusi, i cili vinte nga Egjipti i Sipërm, goditi një kamion që ndodhej i ndaluar në rrugë. Goditja ishte aq e fortë saqë autobusi u nda në dy pjesë, bënë të ditur mediat lokale.

    Hetimet paraprake të trafikut ngrenë mundësinë që shoferi i autobusit të ketë rënë në gjumë gjatë drejtimit të mjetit, megjithëse autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes.

    Raportime të tjera të hershme sugjerojnë se shpejtësia e tepërt mund të ketë qenë gjithashtu një faktor.

    Rruga e shkretëtirës perëndimore drejt Asiutit është një aks kryesor rrugor në Egjipt, që lidh kryeqytetin Kajro me provincën e Asiutit, në Egjiptin e Sipërm. /Telegrafi/

  • Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

    Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

    Komisioni kërkon raportim nga Vitia, Reshitaj: Të tregojë ku kanë shkuar mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësi

    Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi nga LDK-ja, Albena Reshitaj, kundërshtoi vlerësimin se është herët për të ftuar ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësuesit e SHSKUK-së për raportim në këtë komision, duke thënë se një gjë e tillë është dashur të bëhet më herët.

    Ajo theksoi rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e shëndetësisë, duke rikujtuar se gjatë pesë vjetëve të fundit janë ndarë mbi 1.8 miliardë euro për këtë sektor.

    Sipas saj, duhet të sqarohet nëse investimet kanë sjellë përmirësim të shërbimeve për pacientët.

    “Nuk pajtohem me idenë që është herët me i ftu në raportim ministrin dhe përfaqësuesit e SHSKUK-së. Mendoj që jemi vonë. Unë kam fol për punën e transparencës dhe llogaridhënies në këtë institucion shëndetësor. Konsideroj që është shumë e rëndësishme. Janë mbi 1.8 miliardë euro që janë dedikuar për shëndetësi këto pesë vjet dhe është shumë me rëndësi nëse ato kanë arritur në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët”, tha Reshitaj.

    Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, deklaroi se programi qeveritar ishte prezantuar disa herë në Kuvend, por zbatimi i tij ishte penguar nga zgjedhjet e njëpasnjëshme.

    Ai tha se tashmë institucionet janë funksionale dhe secila ministri e ka të qartë planin që duhet të zbatojë.

    “Tri herë kryeministri e ka paraqitur programin e qeverisë, mirëpo fatkeqësisht për shkak të zgjedhjeve që shkaktoheshin një pas një, asnjëherë nuk mund të implementohej deri tash. Fatmirësisht i kemi të gjitha institucionet dhe secila ministri e din planin dhe planprogramin që duhet ta zbatojë”, tha Azemi.

    Ndaj deklaratës së tij reagoi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila tha se diskutimi nuk duhet të përqendrohet te programet elektorale, por te vizioni i qeverisë dhe qartësia e objektivave për sektorin e shëndetësisë.

    Deliu kërkoi që qeveria të paraqesë një program të qartë qeverisës, të shoqëruar me agjendë parlamentare, duke theksuar se premtimet e fushatave zgjedhore nuk janë në fokus të diskutimit.

    “Z. Azemi, unë e tash ne nuk po flasim për programe elektorale, por po flasim për vizion dhe qartësi të qeverisë. Ne kemi pas shumë shpesh zgjedhje, kemi dëgjuar çfarë kanë thënë ministrat, kryeministri gjatë fushatave zgjedhore. Por sot, meqë kemi qeveri dhe institucione dhe Kuvend, është e domosdoshme që ne të flasim për një program qeverisës, me agjendë të qartë parlamentare, të cilën nuk e kemi. Nuk po flas për premtime që janë dhënë gjatë fushatave, e kemi parë sa janë përmbushur”, tha ajo.

    Ndërkaq, kryetari i komisionit, Uran Ismaili, vlerësoi se raportimi i ministrit të Shëndetësisë është i nevojshëm për të shqyrtuar punën e deritashme dhe planet për të ardhmen.

    Ai ngriti edhe shqetësimet e qytetarëve për furnizimin me insulinë, duke theksuar se ministrit duhet t’i jepet mundësia të raportojë para komisionit dhe të japë llogari për veprimet e tij.

    Ismaili theksoi se ministri Arben Vitia nuk është i ri në këtë pozitë dhe se duhet të sqarojë para deputetëve se çfarë është bërë deri më tani dhe cilat janë masat e planifikuara për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • 33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas protestës së djeshme në Tiranë

    33 të arrestuar dhe 41 të proceduar penalisht pas protestës së djeshme në Tiranë

    33 persona janë arrestuar dhe 41 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar të hënën në Tiranë, ka njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

    Sipas Policisë, në mesin e të arrestuarve janë edhe gjashtë të mitur, të moshave 15 dhe 17 vjeç.

    Të arrestuarit dyshohet se gjatë tubimit kanë hedhur gurë dhe sende të tjera të forta në drejtim të efektivëve dhe automjeteve të Policisë. Po ashtu, ata dyshohet se kanë dëmtuar koshat e mbeturinave dhe tabelat e sinjalistikës rrugore, duke përdorur sende të forta dhe zjarr.

    Si pasojë e incidenteve gjatë protestës, shtatë punonjës policie kanë pësuar lëndime, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Ndërkohë, sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion, gjatë shtatë ditëve të protestave janë arrestuar gjithsej 271 persona.

    Nga ta, 51 persona rezultojnë me precedentë penalë për vepra të ndryshme, përfshirë vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje të narkotikëve, prostitucion, vjedhje, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

    Në listën e veprave të përmendura nga Policia përfshihen edhe kanosja për dhënien e pasurisë, mbajtja pa leje e armëve të ftohta, pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, si dhe veprat penale kundër punonjësve të Policisë dhe shkeljet në fushën e mjedisit e të qarkullimit rrugor.

    Burimi: Dukagjini

  • Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

    Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

    Rama për kandidaturën për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

    “Këtu e di që kemi demokraci, a po. Zgjedhje demokratike”, ka deklaruar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kur është pyetur se si e ka pritur partia shpalljen e kandidaturës së tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    I pyetur nga Ekonomia Online nëse kandidaturën e tij e ka diskutuar më herët me strukturat e partisë, Rama tha se kjo çështje është diskutuar në janar.

    “Kemi pas moti në janar”, tha ai për Ekonomia Online.

    Më 30 korrik, kryetari aktual Lumir Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Zelensky në Oslo për bisedime me SHBA-në, Rubio mohon ndalimin e inteligjencës për Ukrainën

    Zelensky në Oslo për bisedime me SHBA-në, Rubio mohon ndalimin e inteligjencës për Ukrainën

    I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, ka mbërritur në Norvegji përpara bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në një kohë kur marrëdhëniet mes udhëheqësit ukrainas dhe presidentit amerikan Donald Trump janë përkeqësuar.

    Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Støre, bëri të ditur se Zelensky i kishte kërkuar Norvegjisë dhe Finlandës fqinje të organizonin takimin me përfaqësuesit amerikanë dhe aleatët evropianë, në një moment kritik për Ukrainën.

    Para takimit, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cilësoi si “skandaloze” dhe “të papranueshme” akuzat se ukrainasit po humbnin jetën për shkak se SHBA-ja po i mohonte Kievit informacionet e inteligjencës, raporton BBC.

    Reagimi i tij erdhi pasi këshilltari teknik ushtarak i Zelenskyt, Serhii “Flash” Beskrestnov, i tha BBC-së se mungesa e paralajmërimeve të besueshme nga SHBA-ja po shkaktonte humbje jetësh.

    “Kjo duket shumë e çuditshme. Ndonjëherë e marrim këtë informacion përpara sulmit, ndërsa herë të tjera jo”, deklaroi Beskrestnov.

    Marrëdhëniet mes Kievit dhe Uashingtonit janë përkeqësuar javët e fundit. Trump ka deklaruar se Ukraina duhet të ketë një president të ri dhe, së fundmi, ka thënë se është koha që “dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës”.

    Kryeministri norvegjez Støre theksoi se qëllimi i bisedimeve në Oslo është që marrëdhëniet të orientohen drejt një rruge më konstruktive. Ai shtoi se synimi është përfundimi diplomatik i luftës dhe arritja e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë.

    Ndërkohë, Zelensky bëri të ditur se kishte zhvilluar një diskutim konstruktiv me Rubion, ku ishin trajtuar nevoja për paralajmërime të hershme amerikane, raketa për interceptimin e sulmeve dhe rrjeti satelitor i internetit Starlink i kompanisë SpaceX.

    Burimi: Dukagjini

  • Rrjedhja e të dhënave nga Publica, në rrezik identitetet e agjentëve sekretë zviceranë

    Rrjedhja e të dhënave nga Publica, në rrezik identitetet e agjentëve sekretë zviceranë

    Shërbimi Federal i Inteligjencës (NDB) ka pezulluar përkohësisht operacionet jashtë vendit, pasi dyshohet se janë komprometuar të dhënat e agjentëve që veprojnë me identitete të mbuluara. Ndërkohë, Shërbimi Federal i Sigurisë ka shtuar masat e mbikëqyrjes për anëtarët e qeverisë, ndërsa autoritetet po krijojnë një grup të posaçëm pune për të trajtuar pasojat e sulmit kibernetik.

    Një sulm kibernetik ndaj kompanisë Publica, furnizuese e shërbimeve softuerike për fondet e pensioneve në Zvicër, ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë kombëtare. Sipas gazetës zvicerane Tages-Anzeiger, pas sulmit qëndron grupi i hakerëve Akira, i cili dyshohet se ka vjedhur rreth 100 gigabajt të dhëna, shkruan 20 minuten.

    Informacionet e komprometuara mund t’u përkasin më shumë se 100 mijë punonjësve aktualë dhe ish-punonjësve të administratës federale dhe agjencive shtetërore. Mes tyre dyshohet se ka edhe të dhëna të ish-anëtarëve të Këshillit Federal, agjentëve sekretë, hetuesve të krimit të organizuar dhe pjesëtarëve të njësive elitare ushtarake.

    Rrezik për agjentët me identitete të mbuluara

    Shqetësimi më i madh lidhet me mundësinë që në të dhënat e vjedhura të përfshihen informacione për punonjës të Zyrës Federale të Policisë (Fedpol) dhe Shërbimit Federal të Inteligjencës, të cilët operojnë nën identitete të fshehta.

    Sipas raportimeve, një vlerësim i brendshëm paralajmëron se zbulimi i këtyre të dhënave mund të rrezikojë drejtpërdrejt jetën e personave të prekur. Informacionet mund të përfundojnë në duart e shërbimeve të huaja të inteligjencës ose të organizatave kriminale.

    Për këtë arsye, NDB thuhet se po përmbahet aktualisht nga operacionet jashtë vendit, ndërsa autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë për zyrtarët e lartë shtetërorë.

    Të dhëna personale dhe financiare të ekspozuara

    Informacionet e vjedhura mund të përfshijnë emra, data lindjeje, numra të sigurimeve shoqërore AHV, adresa, numra telefoni, adresa elektronike, të dhëna për pensionet, gjendjen civile dhe llogaritë bankare.

    Ekspozimi i këtyre të dhënave krijon rrezik për mashtrime financiare, vjedhje identiteti dhe shantazh. Sipas Tages-Anzeiger, autoritetet zvicerane kanë identifikuar tashmë raste të dyshuara mashtrimi që lidhen me incidentin, transmeton Telegrafi.

    Qeveria federale po përgatit një grup pune për të koordinuar reagimin ndaj sulmit dhe për të vlerësuar pasojat e tij për sigurinë kombëtare.

    Akira, grupi i dyshuar pas sulmit

    Grupi i hakerëve Akira, aktiv që nga viti 2023, njihet për sulme me programe shpërblimi (ransomware) dhe për metodën e zhvatjes së dyfishtë: fillimisht vjedh të dhënat dhe më pas i enkripton, duke kërcënuar se do t’i publikojë nëse viktima nuk paguan.

    Në rastin e Publica-s, grupi dyshohet se po kërkon shpërblim financiar. Deri më tani, sipas raportimeve, të dhënat e vjedhura nuk janë publikuar në rrjetin e errët.

    Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar më herët për aktivitetin e Akira-s, e cila dyshohet se ka goditur rreth 200 kompani. Sulme të ngjashme kanë prekur edhe kompaninë shtetërore të armëve Ruag.

    Hetimet pritet të përcaktojnë shtrirjen e plotë të rrjedhjes së të dhënave dhe nëse informacionet e komprometuara kanë përfunduar në duart e aktorëve të huaj ose të grupeve kriminale./Telegrafi/

  • Protestuesit godasin me gurë Ministrinë e Arsimit - policia i shpërndan ata me ujë e sprej

    Protestuesit godasin me gurë Ministrinë e Arsimit – policia i shpërndan ata me ujë e sprej

    Protestuesit janë mbledhur para ambienteve të Ministrisë së Arsimit.

    Në fillim, protestuesit kanë hedhur gurë drejt Ministrisë, më pas këta të fundit kanë tentuar të hyjnë brenda instiucionit.

    Përpara Ministrisë së Arsimit është vënë re një prani e shtuar e forcave të FNSH të pajisur me skafandra dhe mbrojtësi si edhe një autobot me ujë.

    Deri më tani nuk ka pasur përplasje fizike mes protestuesve apo efektivëve të policisë. /Telegrafi/