Blog

  • Gjakovë: Arrestohet i dyshuari për grabitje, i gjenden para që dyshohet se u morën gjatë vjedhjes

    Gjakovë: Arrestohet i dyshuari për grabitje, i gjenden para që dyshohet se u morën gjatë vjedhjes

    Gjakovë: Arrestohet i dyshuari për grabitje, i gjenden para që dyshohet se u morën gjatë vjedhjes

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitjen e raportuar më 10 tetor në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë.

    Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është identifikuar dhe arrestuar më 15 tetor 2026, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të grabitjes.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një shumë parash që dyshohet se rrjedhin nga grabitja.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Rr. Anton Çeta, Gjakovë  10.10.2026 – 15:10. Lidhur me rastin me 15.10.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kruar veprën penal të lartcekur. Gjatë kontrollit, në shtëpinë tij, i janë gjetur dhe konfiskuar një shumë e parash që dyshohet të jenë para të grabitjes. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

  • Ligji për Gjykatën Speciale, Krasniqi: Test shumë i rëndësishëm për Kuvendin (VIDEO)

    Ligji për Gjykatën Speciale, Krasniqi: Test shumë i rëndësishëm për Kuvendin (VIDEO)

    Ligji për Gjykatën Speciale, Krasniqi: Test shumë i rëndësishëm për Kuvendin (VIDEO)

    Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Ora Shtatë” është shprehur i bindur që presidentja Justina Shiroka-Pula do ta dekretojë Projektligjin për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Megjithatë, sipas tij, beteja e vërtetë fillon pas dekretimit të këtij ligji, transmeton Klankosova.tv.

    “Puna me dekretin e presidentes nuk besoj se ka me qenë problem, kjo ka me kry sepse besoj se ka qenë pjesë e marrëveshjes. Besoj se ajo do ta dekretojë. Beteja nis pasi ajo e dekreton. Unë nuk jam fort i sigurt nëse kësaj beteje qysh kemi me iu qasë dhe sa kemi me mujt me mbrojt”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.

    Ai thekson se Ligji për Specialen është po ashtu një test tejet i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës.

    “Mos të harrojmë që ky është një test shumë i rëndësishëm për Kuvendin e Kosovës, për një arsye të vetme. Nëse arrijnë me mbrojt këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese të Dhomave të Specializuara do të ishte një fitore shumë e madhe e Kuvendit, përndryshe nëse neve dhe përfaqësuesve të këtij populli ia rrëzon kjo Gjykatë Kushtetuese brenda një Dhome të Specializuar që është e përbërë me gjyqtarë ndërkombëtarë, edhe pak a shumë është një sistem paralel i kësaj gjykate që vetë e kemi krijuar, ka me fillu një betejë politike, që do të jetë koha e LDK-së. Unë pres që kjo betejë të jetë shumë e ashpër politike në Kosovë, për shkak që LDK ka një kartë politike për këtë ligj”, tha Krasniqi.

  • Sa të sigurta janë të dhënat digjitale në Kosovë?

    Sa të sigurta janë të dhënat digjitale në Kosovë?

    Nga 8 deri më 11 tetor, sulmet me dronë ukrainas goditën tri qendra të të dhënave të gjigantit rus Yandex, duke ndërprerë shërbime digjitale dhe duke prekur kompani që mbështeteshin në infrastrukturën e tij.

    Si mundet dëmtimi i disa ndërtesave të shkaktojë ndërprerje kaq të gjera dhe sa e përgatitur është Kosova për një incident të tillë? Dy ekspertë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë ngrenë shqetësime për aftësinë e institucioneve që t’i rikthejnë shërbimet digjitale pas dëmtimeve serioze.

    Çfarë janë qendrat e të dhënave?

    Imagjinoni një ndërtesë plot me kompjuterë të fuqishëm, të quajtur serverë, që ruajnë informacione dhe mundësojnë funksionimin e shërbimeve digjitale. Kjo është, thënë thjesht, një qendër e të dhënave.

    Në Kosovë, shumica e të dhënave institucionale ruhen në Qendrën e të Dhënave Shtetërore, ndërsa disa edhe në serverët e institucioneve të veçanta, thotë ish-drejtori i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit (ASHI), Kujtim Gashi. Sipas një rregulloreje të vitit 2016, kopjet rezervë të regjistrave elektronikë shtetërorë duhet të ruhen në qendrën shtetërore.

    Këto të dhëna përfshijnë informacione personale të qytetarëve dhe mundësojnë edhe funksionimin e shërbimeve digjitale, si portali e-Kosova, përmes të cilit qytetarët aplikojnë për dokumente dhe përfitime të ndryshme.

    Nëse kjo qendër dëmtohet nga një sulm kibernetik, zjarr ose ndërprerje e energjisë elektrike, ekzistojnë dy rreziqe: ndërprerja e shërbimeve digjitale, si ato që ofrohen përmes e-Kosova, dhe humbja e të dhënave, nëse nuk ekzistojnë kopje rezervë të përdorshme.

    Për këtë nevojiten kopje rezervë të informacioneve dhe një qendër tjetër, fizikisht e ndarë, që mund të rikthejë funksionimin e sistemeve. Ajo njihet si Qendra për Rikuperim nga Fatkeqësitë (DRC).

    Çfarë gjetën auditorët?

    Në shtator 2025, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) konstatoi se ASHI nuk ishte e përgatitur për rikthimin e shërbimeve elektronike të platformës e-Kosova në raste emergjente.

    Sipas ZKA, mungonte një plan i dokumentuar dhe i testuar për rikuperimin e sistemeve, nuk kishte qendra rezervë funksionale dhe kopjet ekzistuese rezervë ishin të pamjaftueshme për rikuperim të sigurt dhe në kohë.

    Auditorët evidentuan edhe politika të vjetruara sigurie, mungesë procedurash për kufizimin e qasjes në sisteme dhe dobësi në kontrollin e aplikimeve e pagesave. Ata dhanë gjithsej 15 rekomandime.

    Gashi thotë se projekti për ndërtimin e një qendre DRC, së bashku me lokacionin dhe fondet, ishte finalizuar gjatë mandatit të tij, më 2020, por më pas ishte pezulluar.

    “Pa një DRC të standardizuar, rikthimi i shërbimeve pas një incidenti serioz mbetet i pasigurt”, thotë ai. Sipas tij, ekzistojnë disa kapacitete të kufizuara për kopje rezervë në lokacione të ndara, por ato janë zgjidhje të improvizuara, që nuk përmbushin standardet e kërkuara.

    REL i ka dërguar pyetje Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike për projektin për DRC, por deri në përgatitjen e këtij newsletter nuk ka marrë përgjigje.

    Megjithatë, auditimi shqyrtoi e-Kosova dhe sistemet e ndërlidhura me shërbimet e saj, jo sigurinë e plotë të Qendrës së të Dhënave Shtetërore. Raporti nuk dëshmon se të dhënat e qytetarëve janë komprometuar.

    A është Kosova e gatshme për më shumë digjitalizim?

    Ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, ka paralajmëruar modernizimin e infrastrukturës qeveritare, zhvillimin e teknologjisë cloud, për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave në infrastrukturë të përbashkët, dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.

    Eksperti i sigurisë kibernetike, Atdhe Lila, paralajmëron se zgjerimi i shërbimeve duhet të shoqërohet me forcimin e mbrojtjes.

    “Nuk mjafton që të kemi ligje, strategji dhe politika të sigurisë vetëm në letër”, thotë ai.

    Sipas Lilës, cloud-i mund ta rrisë efikasitetin, por përqendrimi i shumë shërbimeve në të njëjtën infrastrukturë do të thotë se një incident mund të prekë disa institucione njëherësh.

    Edhe Gashi thotë se rasti i Yandex-it tregon se nuk mjafton të vendosim ku ruhen të dhënat: duhet të garantohet mundësia e rikuperimit të tyre dhe vazhdimit të shërbimeve pas një incidenti.

    REL e pyeti Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, për dhe adresimin e gjetjeve të auditimit, por nuk mori përgjigje deri në përgatitjen e këtij newsletter.

    Prandaj, mbetet e paqartë nëse mangësitë janë adresuar dhe sa shpejt do të mund t’i rikthente Kosova shërbimet digjitale pas një incidenti serioz.

    Burimi: Dukagjini

  • Rama pas protestës: Është dora e vjetër që e ka ndjekur Shqipërinë prej shekujsh

    Rama pas protestës: Është dora e vjetër që e ka ndjekur Shqipërinë prej shekujsh

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së së enjtes në Tiranë, duke u ndalur te një prej kioskave të djegura në kryeqytet.

    Nga vendi i ngjarjes, Rama tha se pas bizneseve të vogla që janë dëmtuar qëndrojnë mundi, djersa dhe sakrifica e familjeve që përpiqen të sigurojnë të ardhurat për jetesë.

    “Kjo është gërmadha e jetës, e punës, e mundit, djersës, ëndrrave e shpresës së një familjeje të zakonshme”, u shpreh Rama.

    Kreu i Qeverisë u dërgoi mesazh sipërmarrësve të vegjël që kanë pësuar dëme nga protesta, duke u premtuar mbështetje pas përfundimit të situatës së tensionuar.

    “Dua t’u them atyre që sot janë me lot në sy para gërmadhave të ngjashme dhe që jetojnë me një sipërmarrje të vogël në Tiranë se nuk janë vetëm. Sapo kjo flakë të kalojë, do të jemi aty të gjithë bashkë”, deklaroi ai.

    Rama përmendi edhe tërmetin e rëndë që goditi Shqipërinë, duke thënë se vendi arriti të përballonte pasojat dhe të rindërtonte shtëpitë e dëmtuara përmes bashkëpunimit.

    Ai kundërshtoi gjithashtu lidhjen e protestës me studentët, duke argumentuar se djegia e bizneseve dhe dëmtimi i pronës nuk përfaqësojnë shqetësimet e tyre.

    “Kjo s’ka lidhje fare me studentët. Kjo flakë nuk është flakë studentore”, tha Rama.

    Kryeministri e cilësoi situatën si një “pengmarrje të qytetit me maska”, ndërsa akuzoi opozitën se qëndron pas kësaj mënyre të protestimit dhe se po e përdor atë për qëllime politike.

    Protesta e së enjtes në Tiranë u shoqërua me dëmtime të pronës publike dhe private, djegie të kioskave e koshave të mbeturinave, si dhe përplasje ndërmjet protestuesve dhe policisë, e cila përdori ujë dhe gaz lotsjellës.

    Burimi: Dukagjini

  • 29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, luftëtarit të parë të UÇK-së të rënë me uniformë

    29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, luftëtarit të parë të UÇK-së të rënë me uniformë

    29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, luftëtarit të parë të UÇK-së të rënë me uniformë

    Sot shënohen 29 vjet nga rënia e dëshmorit të kombit, gjeneralmajor Adrian Krasniqi, i cili u vra më 1997 gjatë një aksioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër stacionit të policisë serbe në Kliçinë, afër Pejës.

    Krasniqi, i lindur më 11 tetor 1972, njihet si luftëtari i parë i rënë me uniformë të UÇK-së. Ai ishte student i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe pjesë e celulave të para të organizimit të UÇK-së.

    Gjatë angazhimit të tij, ai mbajti detyrën e komandantit të logjistikës në nivel të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ndërsa gradën gjeneralmajor e mori pas vdekjes.

    Aksioni në stacionin policor serb në Kliçinë ishte një nga sulmet ndaj strukturave të forcave serbe gjatë periudhës së okupimit të Kosovës.

    Adrian Krasniqi kujtohet për kontributin e tij në luftën për çlirimin e Kosovës dhe për sakrificën në shërbim të lirisë së vendit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 29 vjet nga rënia e Adrian Krasniqit, luftëtarit të parë të UÇK-së të rënë me uniformë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • S’ndalet Getafe, pas Carvajalit synojnë edhe ish-yllin e Unitedit

    S’ndalet Getafe, pas Carvajalit synojnë edhe ish-yllin e Unitedit

    S’ndalet Getafe, pas Carvajalit synojnë edhe ish-yllin e Unitedit

    Getafe po synon të përforcohet me emra të njohur të futbollit evropian.

    Pas interesimit për Dani Carvajalin, klubi madrilen i ka dërguar një ofertë zyrtare edhe Jadon Sanchos, ish-futbollistit të Manchester Unitedit dhe Borussia Dortmundit.

    Sancho aktualisht është pa klub, pas shkëputjes së kontratës me “Djajtë e Kuq”.

    Getafe synon ta përsërisë formulën e përdorur në rastin e Mason Greenwoodit, ish-bashkëlojtarit të Sanchos.

    Futbollisti anglez së fundmi ishte pjesë e Aston Villës, ku luajti si i huazuar.

    Mbetet të shihet nëse Sancho do ta pranojë ofertën e klubit madrilen dhe do ta vazhdojë karrierën në La Liga.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post S’ndalet Getafe, pas Carvajalit synojnë edhe ish-yllin e Unitedit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia e Shqipërisë reagon pas pretendimeve se në protestën e 15 tetorit kishte policë nga Serbia

    Policia e Shqipërisë reagon pas pretendimeve se në protestën e 15 tetorit kishte policë nga Serbia

    Policia e Shqipërisë reagon pas pretendimeve se në protestën e 15 tetorit kishte policë nga Serbia

    Policia e Shtetit në Shqipëri ka reaguar ndaj pretendimeve të shpërndara në rrjetet sociale se në mesin e zyrtarëve policorë të angazhuar në protestën e 15 tetorit në Tiranë kishte edhe punonjës policie nga Serbia.

    Në reagimin zyrtar, këto pretendime janë cilësuar si tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe, me qëllim të shfrytëzimit të ndjenjave nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të dëmtuar besimin e qytetarëve në institucion.

    Sipas Policisë së Shtetit, në protestën e 15 tetorit, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të policisë shqiptare, të caktuar në shërbim në bazë të planit të masave.

    “Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë”, thuhet në reagimin e institucionit.

    Policia ka shprehur keqardhje për përhapjen e këtyre informacioneve në rrjetet sociale, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos u besojnë pretendimeve të pavërtetuara që qarkullojnë në internet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Policia e Shqipërisë reagon pas pretendimeve se në protestën e 15 tetorit kishte policë nga Serbia appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Vrasja në Pogragjë, i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati

    Vrasja në Pogragjë, i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati

    Vrasja në Pogragjë, i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati

    Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik ku një 29 vjeçar u vra në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Dorasi i dyshuar nga Policia e Kosovës ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në arrati.

    Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani tha për klankosova.tv se i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati dhe se njësitet policore po punojnë rreth kapjes së tij.

  • Avokati: Ligji për Specialen mund të hyjë në fuqi edhe pa dekretimin e presidentes (VIDEO)

    Avokati: Ligji për Specialen mund të hyjë në fuqi edhe pa dekretimin e presidentes (VIDEO)

    Avokati: Ligji për Specialen mund të hyjë në fuqi edhe pa dekretimin e presidentes (VIDEO)

    Ligji për Gjykatën Speciale ka hyrë në një fazë vendimtare institucionale.

    Pas miratimit në Kuvendin e Kosovës më 6 tetor, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka nënshkruar dje atë, dhe ia ka përcjell për dekretim presidentes Justina Shiroka-Pula, transmeton Klankosova.tv.

    Avokati Asdren Bytyqi, në emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se afati kushtetues për dekretimin e ligjit është i qartë, teksa tha se presidentja ka kohë tetë ditë.

    Por, sipas tij, ligji mund të hyjë në fuqi edhe pa dekretimin e të pares së shtetit.

    “Pas kalimit të këtij afati 8-ditor, nga momenti i dekretimit në mënyrë automatike apo nga dekretimi nga ana e presidentes, brenda 15 ditëve ai hyn në fuqi, pas shpalljes në gazetar zyrtare”, u shpreh avokati.

    Megjithatë, sipas Bytyqit kjo nuk do të thotë që Ligji nuk mund të kontestohet në të ardhmen.

    “Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ose i Dhomës së Specializuar ka afat që brenda 2 muajve nga momenti i hyrjes në fuqi të një ligji që ndërlidhet, ka të bëjë me kompetencat, juridiksionet apo me të gjitha çështjet qe ndërlidhen me Dhomën e Specializuar ka të drejtë që ta referojë çështjen mbi kontrollin e kushtetueshmërisë së dispozitave apo ligjit në tërësi pranë Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Bytyqi.

  • Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik sot në protestë, kërkojnë pagën minimale

    Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik sot në protestë, kërkojnë pagën minimale

    Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik sot në protestë, kërkojnë pagën minimale

    Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë protestë për shkak të mospagesës në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale.

    Sipas njoftimit, protesta do të nisë në orën 11:00 nga zyrat e kësaj federate dhe do të vazhdojë deri në oborrin e Komunës së Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.

    Në protestë do të marrin pjesë punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës, si dhe punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

    Sindikata ka bërë të ditur se protesta organizohet për shkak të mospagesës së pagave në përputhje me vendimin e Qeverisë për pagën minimale dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve.