Blog

  • Mbyllja e kapitullit 20, Kos përgëzon Shqipërinë: Përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme

    Mbyllja e kapitullit 20, Kos përgëzon Shqipërinë: Përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme

    Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzuar Shqipërinë për përparimin në procesin e negociatave dhe vlerësoi reformat e ndërmarra nga vendi. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama ajo tha se mbyllja e kapitullit 20 sjell përfitime për bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri.

    “Shqipëria është një nga kryesuesit e këtij progresi mbresëlënës që po arrijmë sot falë punës së madhe të Shqipërisë dhe mbështetjes së vendeve anëtarëve, po mbyllim një kapitull tjetër negociues. Bizneset e vogla dhe të mesme janë shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare, reformave dhe kapitulli 20 sjell përfitime reale për ta. Shqipëria po sjell politikat e saj industriale më afër BE, sidomos teknologjive të reja. Këto janë thelbësore për të ndërtuar një ekonomi më të fortë, shqiptare që është e gatshme të zhvillohet në tregun e përbashkët të BE”, deklaroi Kos.

    Sipas saj ambicia e Shqipërisë për të mbyllur reformat deri në fund të vitit 2027, duhet të përfshijë të gjithë, se anëtarësimi në BE është objektiv kombëtar.

    “Dua të përgëzoj Shqipërinë për një tjetër arritje dhe ju zonja ministre, e dashur Delina kjo është arritja juaj. Shqipëria i ka vënë vetes objektivin ambicioz për të mbyllur reformat deri në fund të 2027, ne e mbështesim këtë ambicie, por për ta arritur këtë Shqipëria duhet të japë rezultate sidomos për themeloret dhe kjo duhet të përfshijë të gjithë se anëtarësimi në BE është objektiv kombëtar. E ardhmja e Shqipërisë është në BE së bashku me ju kryeministër po e bëjmë realitet” theksoi ajo./A2CNN

    Burimi: Dukagjini

  • Mbyllja e kapitullit 20, Rama në Luksemburg: Një tjetër hap vendimtar drejt BE

    Mbyllja e kapitullit 20, Rama në Luksemburg: Një tjetër hap vendimtar drejt BE

    Një tjetër hap vendimtar drejt Bashkimit Europian e ka cilësuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbylljen e kapitullit 20 “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale” me Shqipërinë.

    Në një konferencë të përbashkët me komisioneren për zgjerimin Marta Kos dhe Ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh shpresëplotë që deri në samitin e ardhshëm të planit të rritjes, Shqipëria do të ketë bërë më shumë progres.

    “Sot Shqipëria ka hedhur një tjetër hap vendimtar drejt vendit të saj të drejtë në Bashkimin Eruopian në rrugën e integrimit europian. Mbyllja e Kapitulli 20 për sipërmarrjen dhe industrinë, është njohje që ka realizuar Shqipëria dhe transformimit. Kapitulli 20 bëhet bëhet kapitulli i katërt që mbyllet brenda pak muajsh. Të punojmë së bashku shqiptarët e irlandezët dhe ta bëjmë realitet këtë shtëpi. Jemi të vetëdijshëm që progresi nuk matet me kapitujt e mbyllur, janë gurë kilometrikë të rëndësishëm por progresi matet me reformat e realizuara, fuqizimin e institucioneve dhe rezultate e prekshme që janë arritur. Falënderime për Presidencën irlandeze dhe për Martën dhe ekipin e saj. Së fundmi, në radhë, por jo nga rëndësia, falënderoj të gjitha vendet anëtare për besimin, mbështetjen dhe angazhimin gjatë gjithë procesit. Kemi ende rrugë të gjatë për të bërë, por jemi gati dhe të përgatitur për t’ia dalë. Pres me padurim për samitin e radhës të planit të rritjes dhe forumi i investimeve në Tiranë dhe jam shpresëplotë që do kemi bërë më shumë progres dhe më shumë njohje të progresit”, deklaroi Rama./A2CNN

    Burimi: Dukagjini

  • Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: S'jeni vetëm në këtë rrugëtim

    Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: S’jeni vetëm në këtë rrugëtim

    Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së: S'jeni vetëm në këtë rrugëtim

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, sot ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Në komunikatën për media të Presidencës thuhet se gjatë këtyre vizitave, Shiroka-Pula shprehu solidaritetin me familjet, duke theksuar se kjo është një periudhë e vështirë për to dhe për Republikën e Kosovës.

    “Presidentja Shiroka Pula ritheksoi se e drejta e apelit është pjesë e procesit gjyqësor dhe se Republika e Kosovës do të vazhdojë t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë, në përputhje me përgjegjësitë dhe mundësitë institucionale”.

    “Sipas presidentes Shiroka Pula, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri, e zhvilluar përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës, dhe se mbrojtja e së vërtetës historike dhe dinjitetit të të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit mbetet e rëndësishme”.

    Në këto takime, Presidentja i informoi familjet se, në përputhje me afatet ligjore, do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    “Familjet nuk janë vetëm në këtë rrugëtim dhe se Presidenca e Republikës së Kosovës do të mbetet e hapur për to, duke vepruar brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi”, është shprehur Presidentja.

  • Fruthi rikthehet në Kosovë, Vitia u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

    Fruthi rikthehet në Kosovë, Vitia u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

    Fruthi rikthehet në Kosovë, Vitia u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, u ka bërë thirrje prindërve që të kontrollojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurohen që ata të jenë të mbrojtur nga fruthi, pas rritjes së rasteve të kësaj sëmundjeje në Kosovë.

    Përmes një video-adresimi të publikuar në Facebook, Vitia ka paralajmëruar se fruthi është rikthyer në vend dhe ka theksuar rëndësinë e vaksinimit për parandalimin e përhapjes së mëtejshme.

    “Të dashur prindër, fruthi është rikthyer në vendin tonë, sëmundje që mund të shkaktojë komplikime dhe shumë telashe shëndetësore. Kjo situatë kërkon vëmendjen, përgjegjësinë dhe angazhimin e përbashkët të të gjithëve për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të kësaj sëmundjeje, lehtë të parandalueshme me vaksinim të rregullt, siç e kemi bërë me gjenerata. Institucionet tona shëndetësore tash e sa muaj janë duke monitoruar nga afër situatën epidemiologjike. Po ashtu po merren të gjitha masat e nevojshme duke u kujdesur për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, e veçanërisht të fëmijëve tanë. Vaksinimi është mënyra më e sigurt dhe më efektive për mbrojtjen nga fruthi. Prandaj, të dashur prindër, ju lutem që të kontrolloni statusin e vaksinimit të fëmijëve tanë dhe të sigurohemi që ata të jenë të vaksinuar”, ka thënë Vitia.

    Sipas përditësimit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), nga 16 prilli deri më 11 tetor janë regjistruar gjithsej 203 raste me fruth. Prej tyre, 17 raste janë evidentuar vetëm gjatë javës së fundit.

    Instituti ka bërë të ditur se 95 për qind e rasteve të regjistruara janë te personat e pavaksinuar, duke vënë në pah rëndësinë e imunizimit për parandalimin e kësaj sëmundjeje dhe kufizimin e përhapjes së saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Fruthi rikthehet në Kosovë, Vitia u bën thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Armenisë në Forumin në Varshavë

    Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Armenisë në Forumin në Varshavë

    Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me ministrin e Jashtëm të Armenisë, Ararat Mirzoyan, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë.

    Përmes një postimi në platformën X, Konjufca bëri të ditur se me homologun armen diskutoi zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sigurinë rajonale. Ata shqyrtuan gjithashtu mundësitë për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e angazhimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Armenisë.

    “Diskutuam zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sigurinë rajonale, duke shqyrtuar mundësitë për rritjen e bashkëpunimit dhe forcimin e angazhimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Armenisë”, tha ai.

     

    Burimi: RTKLive

  • Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, u shpreh mbështetjen institucionale

    Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, u shpreh mbështetjen institucionale

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka vizituar familjet e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit pak ditë pas marrjes së detyrës.

    Siç njofton Presidenca, gjatë takimeve Shiroka-Pula ka shprehur solidaritetin me familjet, duke theksuar se kjo është një periudhë e vështirë për to dhe për Republikën e Kosovës, njofton Dukagjini.

    Shiroka-Pula ka ritheksuar se e drejta e apelit është pjesë e procesit gjyqësor dhe se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë t’i mbështesin ish-krerët e UÇK-së në këtë fazë, në përputhje me përgjegjësitë dhe mundësitë institucionale.

    Ajo ka deklaruar se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri, e zhvilluar përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

    Sipas njoftimit, presidentja ka theksuar se mbrojtja e së vërtetës historike dhe e dinjitetit të të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit mbetet e rëndësishme.

    Gjatë takimeve, Shiroka-Pula i ka informuar familjet se, në përputhje me afatet ligjore, do të veprojë lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara.

    “Familjet nuk janë vetëm në këtë rrugëtim dhe Presidenca e Republikës së Kosovës do të mbetet e hapur për to, duke vepruar brenda kompetencave të saj kushtetuese dhe ligjore në mbështetje të përpjekjeve për drejtësi”, thuhet në deklaratën e presidentes.

    Burimi: Dukagjini

  • RUBIKON sonte: Çfarë pushteti dhe çfarë opozite kemi tash?

    RUBIKON sonte: Çfarë pushteti dhe çfarë opozite kemi tash?

    RUBIKON sonte: Çfarë pushteti dhe çfarë opozite kemi tash?

    Në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, sonte do të diskutohet për pushtetin dhe opozitën.

    – Kush e përcakton agjendën politike dhe kush e sfidon pushtetin?

    – Çka u shty përpara në 30 ditët e para të Qeverisë Kurti 4?

    – Çfarë alternative ofrojnë partitë opozitare?

    – Cilat tema e dominojnë debatin publik?

    Këto dhe të tjera, sonte me Ardiana Thaçin, Vehbi Kajtazin, Labinot Balajn, Rrahman Paçarizin dhe Bekim Çollakun.

    Klan Kosova, 20:45.

  • Limaj: Në robëri, ose i shërbeje lirisë, ose bëheshe servil i pushtuesit (VIDEO)

    Limaj: Në robëri, ose i shërbeje lirisë, ose bëheshe servil i pushtuesit (VIDEO)

    Limaj: Në robëri, ose i shërbeje lirisë, ose bëheshe servil i pushtuesit (VIDEO)

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka folur rreth angazhimit të tij dhe të bashkëluftëtarëve në shërbim të çlirimit të vendit.

    Limaj në emisionin DPT te Fidani tha se atë kohë, kanë qenë dy rrugë.

    “Është betimi që ti je futur në një rrugë me vetëdije të plotë, ia ke ofruar vetën vendit tënd, e ke kryer detyrën e një të riut. Në atë kohë, atdheu im dhe i juaj ka kërkuar shumë sakrificë”, tha Limaj.

    “Në kohën e robërisë, e ke pasur me ba rreshtimin. Doni me ia dhënë vetën tuaj në shërim të lirisë së Kosovës, apo doni të heshtni, të luani rolin e hipokritit, dyfytyrëshit, servilit e të mbijetesës, ke mundur të qëndrosh ashtu”, theksoi ai në Klan Kosova.

  • BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Radoiçiqit

    BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Radoiçiqit

    Zyrtarët evropianë kanë shprehur shqetësim lidhur me raportimet se Milan Radoiçiq është parë në një tubim parazgjedhor në Serbi.

    “Jemi të zhgënjyer që, deri më sot, Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe për të ndjekur penalisht, me akuzat e duhura, përgjegjësit për sulmin në Banjskë që ndodhen në Serbi”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, në një prononcim me shkrim.

    Ditë më parë, autori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq, u pa në shoqërinë e djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kragujevc, në tubimin parazgjedhor të partisë së Vuçiqit, SNS.

    Sipas zëdhënësit Wiegand, Bashkimi Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje që përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të vihen para përgjegjësisë.

    “Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të vendosur për ndihmë juridike reciproke. Kjo çështje është prej kohësh e pazgjidhur dhe Serbia duhet ta trajtojë pa vonesë”, ka shtuar zëdhënësi./RTK

    Interpoli e kërkon për Banjskën, Radoiçiq del me djalin e Vuçiqit në tubim zgjedhor në Kragujevc

    Burimi: Dukagjini

  • Voziti 158 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50, shoferi në Klinë gjobitet me 300 euro dhe mbetet pa patentë për tre muaj

    Voziti 158 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50, shoferi në Klinë gjobitet me 300 euro dhe mbetet pa patentë për tre muaj

    Voziti 158 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50, shoferi në Klinë gjobitet me 300 euro dhe mbetet pa patentë për tre muaj

    Një shofer në Klinë është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i automjeteve për tre muaj, pasi u kap duke vozitur me 158 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar është vetëm 50 km/h.

    Sipas njoftimit të Policisë, rasti është zbuluar pasi më 11 tetor 2026, në Stacionin Policor në Klinë, është pranuar një video-incizim i publikuar në rrjetet sociale, ku shihej automjeti duke lëvizur me shpejtësi të lartë në fshatin Klinavc.

    Pas veprimeve hetimore dhe operative, më 12 tetor është identifikuar ngasësi, ndaj të cilit janë shqiptuar masat e parapara me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

    Përveç gjobës prej 300 eurosh dhe ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj, atij i janë shqiptuar edhe tri pikë negative.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Voziti 158 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50, shoferi në Klinë gjobitet me 300 euro dhe mbetet pa patentë për tre muaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali