Blog

  • Lotina Haziri në pritje të ëmbël, hyn në javën e 38-të të shtatzënisë

    Lotina Haziri në pritje të ëmbël, hyn në javën e 38-të të shtatzënisë

    Lotina Haziri në pritje të ëmbël, hyn në javën e 38-të të shtatzënisë

    Lotina Haziri po bëhet nënë për herë të parë.

    Përmes një InstaStory, ajo ka bërë të ditur se ka hyrë në javën e 38-të të shtatzënisë.

    Në fotografinë e publikuar, Lotina ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur, duke ndarë me ndjekësit një moment nga kjo periudhë e veçantë e jetës së saj./Klankosova.tv

  • 150 km/h në zonën 80, 300 euro gjobë dhe ndalim i vozitjes për tre muaj (VIDEO)

    150 km/h në zonën 80, 300 euro gjobë dhe ndalim i vozitjes për tre muaj (VIDEO)

    150 km/h në zonën 80, 300 euro gjobë dhe ndalim i vozitjes për tre muaj (VIDEO)

    Një shofer në Klinë është ndëshkuar nga Policia e Kosovës pasi u filmua duke vozitur me 158 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50 km/h.

    Rasti ka ndodhur në fshatin Klinavc të Klinës, ndërsa shoferi është identifikuar pas një video-incizimi të publikuar në rrjetet sociale.

    Sipas njoftimit të Policisë, më 11 tetor 2026, në Stacionin Policor në Klinë është pranuar incizimi, pas të cilit janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe operative.

    Si rezultat, më 12 tetor është bërë identifikimi i ngasësit, ndaj të cilit janë shqiptuar masa ndëshkuese.

    “Në bazë të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj ngasësit janë shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe ndalimi i së drejtës së drejtimit të mjeteve motorike në kohëzgjatje prej tre muajsh”, thuhet në njoftimin e Policisë transmeton Klankosova.tv.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka apeluar te qytetarët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut rrugor.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e trafikut rrugor, duke kontribuar kështu në rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion”, thuhet në apel.

  • Trump thotë se SHBA-ja nuk e ka ndërprerë shkëmbimin e informacioneve me Ukrainën

    Trump thotë se SHBA-ja nuk e ka ndërprerë shkëmbimin e informacioneve me Ukrainën

    Trump thotë se SHBA-ja nuk e ka ndërprerë shkëmbimin e informacioneve me Ukrainën

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë ndërprerë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me Ukrainën.

    Kështu ka deklaruar gjatë së martës, presidenti amerikan, Donald Trump, pasi është pyetur nga gazetarët nëse ka ndodhur një gjë e tillë në raportet me Ukrainën.  

    “Jo, nuk e kemi bërë. Ne po i ndihmojmë dhe po shkëmbejmë informacione inteligjence”, ka deklaruar Trump, raprton BBC, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka përsëritur kërkesën për përfundimin e luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se janë duke punuar në këtë drejtim.

    “Ne duam që lufta të përfundojë. Prandaj po punojmë me ta dhe me Rusinë për t’i dhënë fund luftës”, ka thënë Trump. /Klankosova.tv

  • Ballsh: 52-vjeçari bie nga lartësia gjatë riparimit të çatisë së shtëpisë tij

    Ballsh: 52-vjeçari bie nga lartësia gjatë riparimit të çatisë së shtëpisë tij

    Ballsh: 52-vjeçari bie nga lartësia gjatë riparimit të çatisë së shtëpisë tij

    Një 52-vjeçar ka mbetur i lënduar në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh, pasi është rrëzuar nga lartësia teksa po riparonte çatinë e shtëpisë së tij.

    I lënduari dyshohet se ka humbur ekuilibrin gjatë punimeve dhe ka rënë në tokë, duke pësuar lëndime, kryesisht në pjesën e pasme të kokës.

    Ai mori ndihmën e parë në Spitalin e Ballshit dhe më pas u dërgua drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ekzaminime të mëtejshme.

    Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit./TCh

  • BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

    BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

    BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

    Bashkimi Evropian ka kritikuar Serbinë për mosndërmarrjen e hapave të nevojshëm për arrestimin dhe ndjekjen penale të Millan Radoiçiqit dhe personave të tjerë që ndodhen në Serbi e që janë akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit 2023.

    Zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, tha për REL-in se BE-ja mbetet e shqetësuar edhe nga raportimet për pjesëmarrjen e Radoiçiqit në një tubim parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), e cila udhëhiqet nga ish-presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të vendosur për ndihmë të ndërsjellë juridike”, tha ai, duke shtuar se kjo çështje është zvarritur për një kohë të gjatë dhe se Serbia duhet ta trajtojë atë pa vonesa të mëtejshme.

    Deklarata e BE-së vjen pasi Radoiçiq u shfaq më 9 tetor në një tubim të SNS-së në Kragujevc, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare në Serbi, të caktuara për 25 tetor.

    Në pamjet e publikuara nga televizioni serb N1, ai shihet pranë Danilo Vuçiqit, djalit të ish-presidentit serb, para sallës ku u mbajt tubimi.

    Radio Evropa e Lirë i është drejtuar SNS-së për koment lidhur me praninë e Radoiçiqit, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

    Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i ka thënë dje se hetimet ndaj Radoiçiqit për sulmin në Banjskë janë ende në vazhdim.

    Megjithatë, në Serbi ende nuk është ngritur aktakuzë për sulmin e 24 shtatorit 2023, kur një grup i armatosur serb sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, në veri të vendit. Gjatë sulmit u vra polici Afrim Bunjaku, ndërsa në përleshjet që pasuan u vranë edhe tre sulmues.

    Radoiçiq e pranoi përgjegjësinë për organizimin e sulmit, pas të cilit dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

    Kosova e ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit, ndërsa Beogradi zyrtar i ka mohuar këto akuza.

    Nga 45 personat e akuzuar nga drejtësia e Kosovës për sulmin në Banjskë, tre janë dënuar. Të akuzuarit e tjerë, përfshirë Radoiçiqin, vazhdojnë të jenë në arrati dhe besohet se ndodhen në Serbi.

    Kosova ka lëshuar disa fletarrestime ndaj Radoiçiqit, i cili është nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për lidhje me krimin e organizuar ndërkombëtar.

    Në gusht të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, nën dyshimet për krime lufte kundër popullsisë civile në rajonin e Gjakovës gjatë viteve 1998-1999.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Bajrami: Fjala e lirë nuk negociohet

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dalë në mbrojtje të lirisë së shprehjes, pas zhvillimeve të fundit mes ish-deputetit Gani Geci dhe gazetarit Lirim Mehmetaj.

    Përmes një postimi, Bajrami ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së fjalës së lirë, duke shkruar: “Fjala e lirë nuk negociohet!”

    Reagimi i saj vjen pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se Gani Geci është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Mehmetaj.

    Sipas Prokurorisë, dyshimet lidhen me kanosjen e gazetarit për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

    Ndërkaq, Mehmetaj ka deklaruar në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar që ta fshinte ose ta ndryshonte një postim të tij.

    Postimi në fjalë përmbante kritika ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Bajrami: Fjala e lirë nuk negociohet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Konjufca takohet me homologun norvegjez, diskutojnë sigurinë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së

    Konjufca takohet me homologun norvegjez, diskutojnë sigurinë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së

    Konjufca takohet me homologun norvegjez, diskutojnë sigurinë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së

    Në margjinat e Forumit të Sigurisë në Varshavë, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me homologun norvegjez, Espen Barth Eide, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe avancimin e raporteve mes dy vendeve.

    Sipas njoftimit për takimin, vëmendje e veçantë iu kushtua perspektivës evropiane të Kosovës dhe sfidave të sigurisë në rajon, si dhe mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Oslos.

    “Gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje për rrugën e Republikës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, thuhet në njoftim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Konjufca takohet me homologun norvegjez, diskutojnë sigurinë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • ShBA-ja riorganizon angazhimin ushtarak në Kosovë

    ShBA-ja riorganizon angazhimin ushtarak në Kosovë

    ShBA-ja riorganizon angazhimin ushtarak në Kosovë

    Ushtria amerikane do të dërgojë në Kosovë trupa nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë dhe njësi mbështetëse nga Divizioni i Parë i Këmbësorisë, në kuadër të misionit të Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), për të zëvendësuar Grupin Luftarak të Brigadës së 53-të të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Floridës.

    Në kuadër të rotacionit të planifikuar, pjesëtarë të Brigadës së Aviacionit Luftarak të Divizionit të Parë të Këmbësorisë do të zëvendësojnë gjithashtu Batalionin e 2-të të Regjimentit të 135-të të Aviacionit të Gardës Kombëtare të Kolorados, transmeton Klankosova.tv.

    Siç ka njoftuar misioni i Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ky rotacion mbështet përpjekjet e vazhdueshme të NATO-s për të optimizuar misionin e KFOR-it, pas një rishikimi nga Shtabi i Lartë i Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE).

    Theksohet se ky ndryshim pasqyron përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe mbështet një qasje graduale, të bazuar në kushtet në terren, për të siguruar që KFOR-i të mbetet i pozicionuar siç duhet për përmbushjen e misionit të tij, ndërsa aleatët evropianë marrin përgjegjësinë kryesore, në përputhje me kalimin drejt modelit NATO 3.0.

    Në njoftim thuhet gjithashtu se ky rotacion shënon gjithashtu një ndryshim në mënyrën e angazhimit të forcave amerikane në këtë mision, duke kaluar nga trupat e Gardës Kombëtare te forcat e vëna në dispozicion përmes strukturave ushtarake të angazhimit jashtë vendit, duke ruajtur mbështetjen e vazhdueshme për KFOR-in.

    Teksa Grupi Luftarak i Brigadës së 53-të të Këmbësorisë po përgatitet ta përfundojë rotacionin e tij, koloneli Samuel Sargent deklaroi:

    “Shërbimi përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s në Kosovë ka qenë një nder për ushtarët tanë. Grupi Luftarak i Brigadës së 53-të të Këmbësorisë mbetet krenar për profesionalizmin dhe përkushtimin që trupat tona kanë dëshmuar gjatë këtij misioni. Jemi të bindur se njësia që do të vijë do të vazhdojë t’i forcojë përpjekjet e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjitha komunitetet”.

    Njoftimi më tej thotë se ushtarët amerikanë do të vazhdojnë të punojnë përkrah aleatëve dhe partnerëve të NATO-s për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjitha komunitetet në Kosovë, “në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

    “Divizioni i Parë i Këmbësorisë, së bashku me kolegët tanë nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë, e konsiderojnë nder marrjen sërish përsipër të këtij misioni jetik. Ushtarët tanë janë në formë të mirë fizike, të motivuar, të disiplinuar, të trajnuar dhe të gatshëm të punojnë përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur në Kosovë”, tha koloneli Jabari M. Miller, zëvendësshef i mirëmbajtjes në Divizionin e Parë të Blinduar dhe komandant i ardhshëm i Komandës Rajonale – Lindje.

    “E falënderojmë Grupin Luftarak të Brigadës së 53-të të Këmbësorisë për shërbimin e tij të jashtëzakonshëm dhe mbetemi të përkushtuar për të siguruar mbështetje të vazhdueshme për misionin e KFOR-it”, shtoi ai, transmeton Klankosova.tv.

    ShBA-ja, thuhet në njoftimin për rotacion, mbetet e përkushtuar për mbështetjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe do të vazhdojë të bashkërendojë ngushtë me NATO-n dhe partnerët gjatë gjithë këtij tranzicioni. /Klankosova.tv

  • U godit me levë nga dy persona, 37-vjeçari përfundon në spitalin e Fierit

    U godit me levë nga dy persona, 37-vjeçari përfundon në spitalin e Fierit

    U godit me levë nga dy persona, 37-vjeçari përfundon në spitalin e Fierit

    Një 37-vjeçar është rrahur mëngjesin e sotëm në Ballsh, në Mallakastër, nga dy persona ende të paidentifikuar.

    Sipas njoftimit të policisë, M. A. është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.

    Ai ka deklaruar se në lokalin e tij në Ballsh, është goditur me një levë nga dy persona, të cilët më pas janë larguar.

    Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

  • Pse u kërkua largimi i saj nga dasma e Kushtrimit dhe Aurorës? Flet për herë të parë Benita (VIDEO)

    Pse u kërkua largimi i saj nga dasma e Kushtrimit dhe Aurorës? Flet për herë të parë Benita (VIDEO)

    Pse u kërkua largimi i saj nga dasma e Kushtrimit dhe Aurorës? Flet për herë të parë Benita (VIDEO)

    Fustani “baby blue” që ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, veshi në dasmën e Kushtrim Kelanit dhe Aurora Rrutës, u bë temë diskutimi.

    Benita foli për reagimet që ngjalli veshja e saj, duke dhënë edhe mendimin e saj
    lidhur me këtë çështje.

    Ajo theksoi se, sipas saj, gjithçka lidhet me pasigurinë dhe vetëbesimin.

    “Mendoj që është çështja e pasigurisë. Në momentin që e ke vetëbesimin, e ke sigurinë
    tek vetja, çfarëdo fustani me ia pa tjetër gocës, prapë ndihesh rehat me
    veten”
    , u shpreh Benita për Prive Klan Kosova.