Blog

  • Në javët e fundit të shtatzënisë, Dafina Zeqiri ekspozon barkun e rrumbullakosur

    Në javët e fundit të shtatzënisë, Dafina Zeqiri ekspozon barkun e rrumbullakosur

    Në javët e fundit të shtatzënisë, Dafina Zeqiri ekspozon barkun e rrumbullakosur

    Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, ku ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur.

    Në prag të ardhjes në jetë të bebit, artistja po shijon këtë periudhë të veçantë të jetës së saj.

    Fotografitë e publikuara kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë përcjellë me interes këtë etapë të rëndësishme për këngëtaren./Klankosova.tv

  • Derbi i takon Dritës, vendos goli i Besnik Krasniqit

    Derbi i takon Dritës, vendos goli i Besnik Krasniqit

    Derbi i takon Dritës, vendos goli i Besnik Krasniqit

    Kampionia në fuqi Drita, ka arritur të marrë tri pikë në një udhëtim të vështirë, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 1-0 në Suharekë, në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Superligës së Kosovës.

    Kur dukej se takimi do të përfundonte pa gola, Besnik Krasniqi shënoi në minutën e 91-të, duke i siguruar skuadrës nga Gjilani një fitore të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

    Skuadra nga Gjilani u tregua më kërkuese gjatë ndeshjes, duke pasur 52 për qind të posedimit të topit dhe duke krijuar më shumë raste shënimi sesa skuadra vendase.

    Futbollistët e këtij ekipi regjistruan 11 goditje drejt portës, pesë prej të cilave në kuadratin e saj. Në anën tjetër, Ballkani pati katër goditje gjithsej, dy prej tyre në kuadratin e portës.

    Me këtë fitore, Drita ngjitet në kuotën e 14 pikëve dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Ballkani mbetet me 13 pikë në pozitën e pestë.

  • Policia gjen armë dhe municione të ndryshme në dy lokacione në Zubin Potok

    Policia gjen armë dhe municione të ndryshme në dy lokacione në Zubin Potok

    Policia gjen armë dhe municione të ndryshme në dy lokacione në Zubin Potok

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy lokacione të ndara në në veri të vendit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të municionit.

    Sipas njoftimit, si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët kanë çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e armëve ilegale, pas një operacioni policor në dy lokacione në Komunën e Zubin Potokut.

    Në rastin e parë, sipas Policisë së Kosovës, në fshatin Paruce të Zubin Potokut, njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt te pabanuarm, përkatësisht shtallë për ushqimin e bagëtive) ku kanë gjetur dhe konfiskuar disa lloje të armatimit dhe municioneve.

    “141 fishek të armës së gjatë, 21 fishekë  të armës së gjatë me kreher, 2 fishekë të pushkës së gjuetisë, 4 granata dore, një tytë e pushkës së gjuetisë, 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë, 1 pajisje për mbushjen e fishekëve, 4 kuti me barot, sfera  për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, kapcolla dhe tampon për fishekë, 1 gazmaskë ushtarake, një Bajonet ushtarake.”, thuhet në njoftim.

    Gjithashtu, edhe në rastin dytë në fshatin Ranqiq të Zubin Potokut, njësitë policore kanë kryer kontroll në një objekt të pabanuar kanë gjetur dhe konfiskuar municione të ndryshme.

    “1 armë e shkurt (pistoletë), 4 granata dore, 2056 cop fishekë të kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.  

    Në njoftim thuhet se deri më tani nuk ka persona të arrestuar lidhur me rastin.

    “Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (IEOD), të cilat kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar. Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit  te Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

  • Ekskluzive | Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave

    Ekskluzive | Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave

    Ekskluzive | Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave

    Sinjali ka zbuluar identitetin e personit të ndaluar për 48 orë në Prishtinë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

    Sinjali mëson se bëhet fjalë për Nebi Alshiqin.

    Rasti, për të cilin Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi më 13 tetor, lidhet me dyshimet se informacione zyrtare për prona të caktuara u janë zbuluar personave të paautorizuar në këmbim të ryshfetit.

    Sipas të dhënave fillestare të hetimit, veprimet e dyshuara janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave dyshohet të jetë shumë e madhe.

    Ndalimi i të dyshuarit është bërë pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë mes Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

    Arrestimi është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë (DHKEK).

    Nebi Alshiqi dyshohet për tri vepra penale: keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

    Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërsa organet kompetente pritet të ndërmarrin veprimet e mëtejshme ligjore.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ekskluzive | Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia gjen pistoletë, granata dore dhe mijëra fishekë në dy lokacione në veri

    Policia gjen pistoletë, granata dore dhe mijëra fishekë në dy lokacione në veri

    Sipas njoftimit të Policisë, kontrollet janë realizuar të martën nga zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, pas informacioneve se në dy lokacione mund të kishte armë dhe mjete të tjera ilegale.

    Në rastin e parë, në fshatin Parucë, policia ka kontrolluar një objekt të pabanuar, që shërbente si stallë për bagëti. Aty janë gjetur dhe sekuestruar 141 fishekë të armëve të gjata, 21 fishekë të armëve të gjata me krehër, dy fishekë të pushkës së gjuetisë, katër granata dore dhe një tytë e pushkës së gjuetisë.

    Po ashtu, janë gjetur 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë, një pajisje për mbushjen e fishekëve, katër kuti me barot, sfera për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, kapsolla dhe tamponë për fishekë, një maskë gazi ushtarake dhe një bajonetë ushtarake.

    Në rastin e dytë, në fshatin Ranqiq, gjatë kontrollit në një objekt të pabanuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, katër granata dore dhe 2 mijë e 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Në të dy lokacionet kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (IEOD), të cilat i kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar.

    Policia ka bërë të ditur se deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar lidhur me këto raste.

    Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

    Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që të vazhdojnë të raportojnë informacione që ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. 

    Burimi: RTKLive

  • Policia sekuestron armë, granata e mijëra fishekë në dy objekte të pabanuara në Zubin Potok

    Policia sekuestron armë, granata e mijëra fishekë në dy objekte të pabanuara në Zubin Potok

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut.

    Sipas kumtesës së Policisë, operacioni është realizuar këtë të martë, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët, në kuadër të bashkëpunimit me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.

    “Gjatë kontrollit në një objekt të pabanuar, në fshatin Parucë, policia ka gjetur 166 fishekë të armës së gjatë, dy fishekë të pushkës së gjuetisë, katër granata dore, një tytë të pushkës së gjuetisë, 48 gëzhoja, pajisje për mbushjen e fishekëve, katër kuti me barot, sfera për fishekë të gjuetisë, kapsolla, tamponë për fishekë, një maskë ushtarake kundër gazit dhe një bajonetë ushtarake”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Ndërkaq, në një objekt tjetër të pabanuar, në fshatin Ranqiq, janë gjetur një pistoletë, katër granata dore dhe 2 mijë e 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive, të cilat i kanë tërhequr granatat në mënyrë të kontrolluar.

    Policia ka bërë të ditur se deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar lidhur me rastet.

    “Të gjitha veprimet policore i janë raportuar Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.

    Burimi: Dukagjini

  • Ndalohet për 48 orë një zyrtar në Prishtinë, dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit

    Ndalohet për 48 orë një zyrtar në Prishtinë, dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit

    Ndalohet për 48 orë një zyrtar në Prishtinë, dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë një person me inicialet N.A., i dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare, në një rast që lidhet me informacione zyrtare për prona me vlerë të dyshuar shumë të madhe.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë pas hetimeve disamujore, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

    Sipas të dhënave fillestare të hetimit, personi dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, u ka zbuluar personave të paautorizuar informacione zyrtare lidhur me prona të caktuara, në këmbim të ryshfetit.

    Këto veprime dyshohet se janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave dyshohet të jetë shumë e madhe.

    Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë (DHKEK).

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të vazhdojë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ndalohet për 48 orë një zyrtar në Prishtinë, dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Milan Radoiçiqit

    BE-ja e zhgënjyer me Serbinë për mosarrestimin e Milan Radoiçiqit

    “Jemi të zhgënjyer që, deri më sot, Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të arrestuar dhe për të ndjekur penalisht, me akuzat e duhura, përgjegjësit për sulmin në Banjskë që ndodhen në Serbi”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Christian Wiegand, në një prononcim me shkrim.

    Ditë më parë, autori i sulmit terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiq, u pa në shoqërinë e djalit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kragujevc, në tubimin parazgjedhor të partisë së Vuçiqit, SNS.

    Sipas zëdhënësit Wiegand, Bashkimi Evropian ka bërë vazhdimisht thirrje që përgjegjësit për sulmin në Banjskë, përfshirë Milan Radoiçiqin, të vihen para përgjegjësisë.

    “Presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht përmes kanalit të vendosur për ndihmë juridike reciproke. Kjo çështje është prej kohësh e pazgjidhur dhe Serbia duhet ta trajtojë pa vonesë”, ka shtuar zëdhënësi.

    Burimi: RTKLive

  • Dyshime për ryshfet dhe zbulim të informatave zyrtare, ndalohet një person në Prishtinë

    Dyshime për ryshfet dhe zbulim të informatave zyrtare, ndalohet një person në Prishtinë

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë një person, me inicialet N.A., i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, marrje ryshfeti dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë pas disa muajsh hetime, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, njofton Dukagjini.

    Siç bën të ditur Prokuroria, i dyshuari, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka zbuluar informacione zyrtare lidhur me prona të caktuara për persona të paautorizuar, në këmbim të ryshfetit teksa dyshohet se këto veprime janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave besohet të jetë shumë e madhe.

    I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

    Burimi: Dukagjini

  • Blero dhe Mimoza Shkodra publikojnë këngën “Me gjys shpirti” (VIDEO)

    Blero dhe Mimoza Shkodra publikojnë këngën “Me gjys shpirti” (VIDEO)

    Blero dhe Mimoza Shkodra publikojnë këngën “Me gjys shpirti” (VIDEO)

    Dy këngëtarët e njohur, Blero dhe Mimoza Shkodra kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

    “Me gjys shpirti”, titullohet bashkëpunimi i tyre, të cilit ia kanë realizuar edhe videoklipin.

    Për melodinë dhe tekstin e këngës është përkujdesur Nesko./Klankosova.tv