Blog

  • Ndalohet një zyrtar për zbulim të informatave lidhur me prona në këmbim të ryshfetit

    Ndalohet një zyrtar për zbulim të informatave lidhur me prona në këmbim të ryshfetit

    Ndalohet një zyrtar për zbulim të informatave lidhur me prona në këmbim të ryshfetit

    Një zyrtar ka përfunduar në pranga, i cili dyshohet për tri vepra penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’ dhe ‘’Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’’.

    Lidhur me aksionin, detaje ka dhënë Prokuroria Themelore e Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.

    I dyshuari është N.A.

    “Sipas të dhënave fillestare të hetimit, rasti ka të bëjë me dyshimet për veprat penale që lidhen me zbulimin e fshehtësisë zyrtare, apo informatave zyrtare lidhur me prona të caktuara, personave të pa autorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit. Këto veprime dyshohen se janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave dyshohet të jetë shumë e madhe”, thuhet në njoftim.

    “Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë (DHKEK). Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”.

  • Aksident i rëndë në Gjirokastër, disa persona përfundojnë në spital

    Aksident i rëndë në Gjirokastër, disa persona përfundojnë në spital

    Aksident i rëndë në Gjirokastër, disa persona përfundojnë në spital

    Një aksident rrugor është regjistruar në vendin e quajtur Gerhot, në Gjirokastër, ku janë përplasur dy automjete, ku njëri prej tyre ja dalë nga rruga.

    Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janëdërguar drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po marrin ndihmën mjekësore.

    Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit./A2Cnn

  • Nesër nëntë orë pa ujë në Obiliq dhe Milloshevë

    Nesër nëntë orë pa ujë në Obiliq dhe Milloshevë

    Nesër nëntë orë pa ujë në Obiliq dhe Milloshevë

    Banorët e Obiliqit dhe të fshatit Milloshevë do të mbesin pa furnizim me ujë të enjten, më 15 tetor, për shkak të punimeve të planifikuara në rezervuarin e qytetit.

    Sipas njoftimit të KRU “Prishtina” – Njësia Operative e Ujësjellësit në Obiliq, ndërprerja do të nisë në orën 09:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 18:00.

    Ekipet përgjegjëse do të angazhohen për përfundimin e punimeve brenda afatit të paraparë, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt.

    Ndërkohë, KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që, pas rikthimit të furnizimit, t’i lënë rubinetat hapur për disa minuta, pasi uji mund të jetë përkohësisht i turbullt.

    Konsumatorëve u rekomandohet gjithashtu të sigurojnë paraprakisht sasinë e nevojshme të ujit të pijshëm për kohën sa do të zgjasë ndërprerja.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nesër nëntë orë pa ujë në Obiliq dhe Milloshevë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gerrard kërkon heqjen e titujve të Cityt: Duhet të shërbejë si shembull

    Gerrard kërkon heqjen e titujve të Cityt: Duhet të shërbejë si shembull

    Ish-kapiteni i Liverpoolit ka përmendur në veçanti titullin e Premier League-s të vitit 2014, kur Manchester City triumfoi në garën për kampionatin anglez përpara skuadrës së tij.

    Megjithatë, Manchester City i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe e ka kundërshtuar çështjen përmes procedurave ligjore. Gerrard ka shprehur keqardhje për lojtarët që mund të preken nga një vendim i mundshëm, por ka insistuar se klubi duhet të mbajë përgjegjësi nëse shkeljet konfirmohen.

    Në një diskutim në podcastin “The Overlap”, ish-mesfushori anglez theksoi se lojtarët nuk duhet të penalizohen duke humbur medaljet apo trofetë, por se ndaj klubit duhet të ketë masa që do të shërbenin si paralajmërim për të tjerët.

    “Për sa u përket ndjenjave të mia, edhe unë mund të prekesha në njëfarë mënyre. Nuk do të doja që lojtarëve t’u merreshin trofetë apo medaljet, sepse kjo nuk do të ishte e drejtë. Por klubit duhet t’i hiqen titujt. Duhet të jepet një shembull”, deklaroi Gerrard.

    Ai gjithashtu ka krahasuar rastin e Manchester Cityt me ndëshkimet e shqiptuara ndaj Evertonit dhe Nottingham Forestit për shkelje të rregullave financiare, duke shprehur shpresën që Premier League të tregojë të njëjtën vendosmëri edhe në këtë çështje.

    Çështja ndaj Manchester Cityt mbetet një nga rastet më të mëdha disiplinore në futbollin anglez, ndërsa çdo vendim përfundimtar dhe pasojat e mundshme për klubin varen nga përfundimi i procedurave përkatëse.

    Burimi: RTKLive

  • Ky ishte postimi i fundit i aktorit të “Breaking Bad”, pak orë para vdekjes

    Ky ishte postimi i fundit i aktorit të “Breaking Bad”, pak orë para vdekjes

    Ky ishte postimi i fundit i aktorit të “Breaking Bad”, pak orë para vdekjes

    Aktori RJ Mitte, i njohur për rolin e Walter White Jr., djalit të Walter White në serialin e famshëm “Breaking Bad”, ka vdekur në moshën 35-vjeçare.

    Lajmi për vdekjen e aktorit u konfirmua nga publicisti i tij. Mitte u gjet pa ndjenja të hënën, më 12 tetor, në një adresë në Brownsville të Teksasit.

    Vetëm disa orë para se të gjendej pa ndjenja, aktori kishte publikuar në Instagram materiale promovuese për filmin e ri të pavarur “One Eye Open”, në të cilin luan. Filmi së fundmi ishte bërë i disponueshëm në platformat e transmetimit.

    Në intervistën e tij të fundit, të dhënë në fillim të tetorit në podkastin e Joe Vulpis, Mitte kishte folur për përvojën e tij në “Breaking Bad” dhe mënyrën se si e përjetonte shikimin e vetes në ekran.

    Ai kishte pranuar se rikthimi te skenat e tij dhe vërejtja e gabimeve që kishte bërë gjatë aktrimit i shkaktonin parehati, duke e shtyrë të mendonte se çfarë mund të kishte bërë ndryshe.

    “Thjesht nuk më ndihmon. Ndihem i rënduar nga kjo dhe sillem rrotull. Vazhdoj të pyes veten se çfarë mund të kisha bërë ndryshe”, kishte deklaruar aktori në atë intervistë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Ky ishte postimi i fundit i aktorit të “Breaking Bad”, pak orë para vdekjes appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosovari përfundon 7 vjet në qeli në Suedi, i konfiskohen pasuritë edhe në Kosovë

    Kosovari përfundon 7 vjet në qeli në Suedi, i konfiskohen pasuritë edhe në Kosovë

    Kosovari përfundon 7 vjet në qeli në Suedi, i konfiskohen pasuritë edhe në Kosovë

    Një hetim ndaj një figure të njohur të krimit të organizuar në Goteborg të Suedisë ka përfunduar me një dënim të rëndë me burg, konfiskimin e pasurive me vlerë miliona dhe dëbimin e përjetshëm nga vendi.

    52-vjeçari, i cili për rreth 25 vjet konsiderohej pjesë e niveleve të larta të krimit të organizuar në Goteborg, është dënuar nga Gjykata e Apelit me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim për vepra veçanërisht të rënda të narkotikëve dhe pastrim të rëndë parash.

    Sipas raportimit të mediave suedeze, vendimi përfshin edhe konfiskimin e pasurive të tij në Suedi dhe në Kosovë.

    Bëhet fjalë për dy prona të paluajtshme, një veturë luksoze të markës Audi, mjete financiare në banka, para të gatshme, ora dore dhe ari. Gjykata ka vendosur gjithashtu masa për sigurimin e pasurive në vlerë prej 6.1 milionë kronash suedeze, shkruajne mediat atje transmeton Klankosova.tv.

    Sipas aktgjykimit, 52-vjeçari ka qenë i përfshirë në trajtimin e 12 kilogramëve kokainë dhe të paktën 300 kilogramëve kanabis. Provat që kontribuuan në dënimin e tij përfshinin materiale përgjimi nga shërbime të enkriptuara të komunikimit, përfshirë EncroChat.

    Emri i tij ishte lidhur me botën e krimit të organizuar që në vitin 2001, kur ishte arrestuar pas një shkëmbimi zjarri ndaj grupit kriminal Original Gangsters, në zonën e plazhit Näset në Göteborg. Në atë kohë, ai ishte pjesë e të ashtuquajturës banda Naserligan.

    Vitet e fundit, 52-vjeçari e kishte paraqitur veten si biznesmen, por policia vazhdonte ta trajtonte si person me rol strategjik në krimin e organizuar.

    Prokurorja Hediye Kurt ka theksuar për gazetën Göteborgs-Posten rëndësinë e konfiskimit të pasurive dhe vendimit për dëbimin e tij.

    Pavarësisht se ka dy fëmijë të mitur, gjykata ka vendosur që ai të dëbohet përgjithmonë nga Suedia.

    I dënuari i mohon akuzat dhe, sipas raportimeve, planifikon ta ankimojë vendimin në Gjykatën Supreme të Suedisë.

  • Egjipti i del në krah Arabisë Saudite pas sulmeve të Houthëve: Ofrojmë çdo lloj mbështetjeje

    Egjipti i del në krah Arabisë Saudite pas sulmeve të Houthëve: Ofrojmë çdo lloj mbështetjeje

    Egjipti i del në krah Arabisë Saudite pas sulmeve të Houthëve: Ofrojmë çdo lloj mbështetjeje

    Egjipti është i gatshëm t’i ofrojë Arabisë Saudite çdo lloj mbështetjeje, përfshirë atë ushtarake, ndërsa mbretëria po përballet me sulme të intensifikuara nga rebelët Houthi në Jemen. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, duke bërë të ditur se Kajroja po shqyrton seriozisht edhe mundësinë e anëtarësimit në një marrëveshje të përbashkët të mbrojtjes me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin.

    “Çfarëdo që të kërkohet nga sauditët, sigurisht që ne do të përgjigjemi”, tha Abdelatty për televizionin Bloomberg, kur u pyet nëse Egjipti mund të ofrojë mbështetje ushtarake për Riadin.

    “Pa asnjë rezervë, ne ofrojmë të gjitha llojet e mbështetjes”, shtoi ai, në margjinat e takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bangkok.

    Ministri egjiptian konfirmoi gjithashtu se vendi i tij po shqyrton mundësinë e anëtarësimit në Marrëveshjen e Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës, e cila aktualisht përfshin Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin.

    “Çështja është nën shqyrtim serioz nga pala egjiptiane”, deklaroi Abdelatty.

    Marrëveshja u nënshkrua më 7 gusht në Mekë nga princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif. Ajo parasheh që një sulm i armatosur ndaj cilitdo prej tri vendeve të konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

    Më 5 tetor, aleanca u pajtua që të zbatonte menjëherë angazhimet e mbrojtjes kolektive, pas përshkallëzimit të sulmeve të Houthëve ndaj Arabisë Saudite, si dhe të ndërmerrte hapa për vendosjen e shpejtë të forcave dhe kapaciteteve ushtarake të dakorduara në mbretëri.

    Ndërkohë, Turqia, Egjipti, Pakistani dhe Arabia Saudite dënuan në një deklaratë të përbashkët sulmet e Houthëve, duke riafirmuar mbështetjen për masat e Riadit për t’i kundërshtuar dhe parandaluar ato.

    Në shtator, Kajroja kishte paralajmëruar se siguria kombëtare e Egjiptit dhe Arabisë Saudite është “e ndërlidhur dhe e pandashme”, duke shprehur shqetësimin se sulmet e vazhdueshme mund të nxisin një përshkallëzim më të gjerë të tensioneve në rajon.

    Jemeni është përfshirë në konflikt që nga shtatori i vitit 2014, kur Houthët morën nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa provinca të tjera. Në mars të vitit 2015, një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite ndërhyri ushtarakisht në mbështetje të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Egjipti i del në krah Arabisë Saudite pas sulmeve të Houthëve: Ofrojmë çdo lloj mbështetjeje appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “La Gazzetta dello Sport” shkruan për Zhegrovën dhe vendimin e Spallettit

    “La Gazzetta dello Sport” shkruan për Zhegrovën dhe vendimin e Spallettit

    “La Gazzetta dello Sport” shkruan për Zhegrovën dhe vendimin e Spallettit

    Edon Zhegrova ishte një nga pikat më të ndritshme të Juventusit në ndeshjen ndaj Cagliarit. Me hyrjen e tij në fushë, skuadra e Luciano Spallettit u rikthye në lojë dhe krijoi më shumë rrezik në sulm, duke dëshmuar se kosovari mund të ishte një armë e rëndësishme për bardhezinjtë.

    Paraqitja e tij ka rikthyer në vëmendje vendimin e klubit për ta lënë jashtë listës së UEFA-s për Ligën e Evropës. Pas një vere gjatë së cilës Juventusi u përpoq ta shiste lojtarin, ky vendim tashmë po duket gjithnjë e më i vështirë për t’u justifikuar, veçanërisht pas asaj që Zhegrova tregoi ndaj Cagliarit.

    Kosovari vjen nga një sezon i shoqëruar me probleme fizike. Në pjesën e parë të sezonit të kaluar, Igor Tudor e aktivizoi rrallë, ndërsa Luciano Spalletti, nga fundi i nëntorit e tutje, e përfshiu më shumë në planet e tij dhe shpesh e bëri të ndihej i rëndësishëm. Megjithatë, për shkak të gjendjes fizike, trajneri mund të mbështetej tek ai vetëm për minuta të kufizuara.

    Gjatë verës, Juventusi shqyrtoi mundësinë e largimit të tij, pjesërisht për shkak të ofertave interesante dhe pjesërisht për arsye buxhetore. Zhegrova, megjithatë, nuk pranoi propozimet që iu ofruan, duke mos qenë i gatshëm të pranonte ofertat nga Arabia Saudite apo kampionate të tjera “ekzotike”.

    Pavarësisht përjashtimit nga lista e UEFA-s, futbollisti kosovar zgjodhi të qëndronte në dispozicion të skuadrës dhe trajnerit, duke pritur mundësitë e tij në Serie A.

    Paraqitja ndaj Cagliarit dëshmoi se ky vendim mund të ishte i duhuri. Zhegrova ka treguar edhe në raste të tjera cilësitë e tij teknike dhe vizionin në lojë, ndërsa aktivizimi i tij i jep Juventusit më shumë alternativa në fazën sulmuese.

    Në planet e Spallettit, Zhegrova, të cilin trajneri e quajti “Zotëri Zeppetta” sezonin e kaluar për elegancën me të cilën vepron me topin, mund të bëjë diferencën falë aftësisë për të luajtur në hapësira të ngushta dhe për t’i dhënë më shumë ritëm sulmit.

    Megjithatë, gjendja e tij fizike dhe nevoja për menaxhim të kujdesshëm të minutave nënkuptojnë se ai nuk është në një garë të drejtpërdrejtë për një vend titullar me krahun tjetër natyral të disponueshëm, portugezin Francisco Conceiçao.

    Pikërisht këtu qëndron edhe një nga arsyet pse aktivizimi i Zhegrovës mund të jetë i dobishëm për Spallettin, pa qenë e nevojshme që ai të marrë menjëherë një rol titullari.

    Keqardhja më e madhe mbetet fakti se Juventusi nuk do të mund të përfitojë nga cilësitë e kosovarit në Ligën e Evropës. Pas paraqitjes ndaj Cagliarit, lënia e tij jashtë listës së UEFA-s po duket si një vendim që mund t’i kushtojë skuadrës një alternativë të vlefshme në sulm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post “La Gazzetta dello Sport” shkruan për Zhegrovën dhe vendimin e Spallettit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Drita triumfon në Suharekë, vendos Besnik Krasniqi

    Drita triumfon në Suharekë, vendos Besnik Krasniqi

    Kur dukej se përballja do të mbyllej pa gola, Besnik Krasniqi u shfaq në momentin vendimtar, duke realizuar në minutën e 91-të dhe duke ia siguruar skuadrës gjilanase tri pikë të vlefshme në garën për kreun e tabelës.

    Drita ishte më kërkuese gjatë takimit dhe këtë e dëshmoi edhe përmes statistikave. Skuadra mysafire e përfundoi ndeshjen me 52 për qind të posedimit të topit, ndërsa krijoi më shumë mundësi për shënim sesa vendasit.

    Gjilanasit regjistruan gjithsej 11 goditje drejt portës, përballë katër tentimeve të Ballkanit. Edhe në goditjet në kuadrin e portës, Drita ishte më e mirë, me pesë të tilla, ndërsa skuadra nga Suhareka pati vetëm dy.

    Pavarësisht se goli i fitores erdhi në çastet e fundit të takimit, Drita arriti ta konkretizonte epërsinë e treguar në lojë, duke u larguar nga Suhareka me pikë të plota.

    Pas kësaj fitoreje, Drita ngjitet në kuotën e 14 pikëve dhe renditet në vendin e tretë në tabelë. Në anën tjetër, Ballkani mbetet me 13 pikë, në pozitën e pestë.

    Burimi: RTKLive

  • Ekskluzive në RTK: Flasin senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin

    Ekskluzive në RTK: Flasin senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin

    Forcimi i partneritetit strategjik me SHBA-në, rikthimi i Dialogut Strategjik, anëtarësimi i Kosovës në NATO, kampi Bondsteel dhe Gjykata Speciale janë disa nga temat e trajtuara.

    Ndiqeni sonte, nga ora 20:05, në RTK.

    Burimi: RTKLive