Blog

  • Shërbenin alkool për të miturit – Inspektorati gjobit me 6 mijë euro një biznes në Zubin Potok, një tjetër mbyllet

    Shërbenin alkool për të miturit – Inspektorati gjobit me 6 mijë euro një biznes në Zubin Potok, një tjetër mbyllet

    Shërbenin alkool për të miturit – Inspektorati gjobit me 6 mijë euro një biznes në Zubin Potok, një tjetër mbyllet

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka zhvilluar një aksion inspektimi në Komunën e Zubin Potokut, ku janë evidentuar shkelje ligjore nga disa subjekte ekonomike.

    Si rezultat i kontrolleve, një biznes është mbyllur, janë konfiskuar produkte pa dokumentacion të prejardhjes, ndërsa një subjekt tjetër është gjobitur me 6 mijë euro për shërbimin e pijeve alkoolike personave të mitur.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimeve është konstatuar se një subjekt ekonomik ushtronte veprimtarinë pa qenë i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), për çka është marrë vendim për mbylljen e tij.

    Po ashtu, inspektorët kanë konfiskuar mallra që nuk kishin deklaracion të prejardhjes.

    Ndërkohë, ndaj një biznesi tjetër është shqiptuar gjobë në vlerë prej 6 mijë eurosh, pasi është konstatuar se u kishte shërbyer pije alkoolike personave nën moshën madhore.

    Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është bërë e ditur se këto masa janë ndërmarrë në kuadër të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të respektimit të ligjit në treg.

    Inspektorati u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të regjistrojnë veprimtarinë e tyre, të tregtojnë vetëm produkte me dokumentacion të rregullt dhe të respektojnë dispozitat ligjore.

    IQMT ka paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Kosovës, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që cenojnë të drejtat e konsumatorëve dhe sigurinë e tregut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shërbenin alkool për të miturit – Inspektorati gjobit me 6 mijë euro një biznes në Zubin Potok, një tjetër mbyllet appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • “Presidentja ta emërojë sa më shpejt” – Qalaj i bindur që PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ

    “Presidentja ta emërojë sa më shpejt” – Qalaj i bindur që PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ

    Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, pret që presidentja Justina Shiroka-Pula ta emërojë sa më shpejt anëtarin e dytë të kësaj partie në KQZ.

    “Është e vërtetë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke funksionuar pa anëtarin e 11-të tashmë një kohë të gjatë. Siç e dini, as ish-presidentja Osmani dhe as ish-ushtruesja e detyrës së presidentes, zonja Haxhiu, nuk e kanë dekretuar anëtarin e 11-të të KQZ-së. Shpresoj që presidentja e re ta emërojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Është shumë e nevojshme që KQZ-ja të kompletohet dhe të vazhdojë të funksionojë normalisht”, tha Qalaj për Ekonomia Online.

    I pyetur lidhur me ushtrimin e kompetencave kushtetuese të presidentes për emërimin e anëtarit të 11-të, për të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se i takon asaj, Qalaj është shprehur se pret që vendimi të mbështetet në praktikën e mëparshme dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

    “Unë mendoj se presidentja do t’i ushtrojë funksionet e saj dhe do të bazohet si në përvojën e së kaluarës, ashtu edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Padyshim që anëtari i 11-të, apo anëtari i dytë, do të jetë nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë ai.

    Duke folur për urgjencën e këtij procesi, Qalaj ka nënvizuar se plotësimi i përbërjes së KQZ-së duhet të bëhet pa vonesa të mëtejshme.

    “Është shumë e nevojshme. Sa më shpejt që të bëhet, aq më mirë”, ka theksuar Qalaj.

    Çështja e anëtarit të 11-të të KQZ-së ekziston si problematikë që nga koha e ish-presidentes Vjosa Osmani. Edhe asaj, VV-ja ia kishte propozuar tre kandidatë, ndërsa PDK-ja dy. Osmani i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, por Kushtetuesja e kishte shpallur të pavlefshme kërkesën e saj.

    Kushtetuta parasheh që gjashtë anëtarë emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha shqiptare që janë të përfaqësuara në Kuvend, një anëtar nga komuniteti joshumicë serb dhe tre të tjerë nga komunitetet joshumicë joserbe./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Diçka e re po vjen nga Dafina Zeqiri

    Diçka e re po vjen nga Dafina Zeqiri

    Diçka e re po vjen nga Dafina Zeqiri

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar për një projekt të ri.

    Ajo ka bërë të ditur se të enjten në ora 18:00, do të publikohet kënga më e re e saj, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas njoftimit, projekti i ri është titulluar “Për inati”.

  • Të enjten ndërpritet furnizimi me ujë në Obiliq dhe Milloshevë

    Të enjten ndërpritet furnizimi me ujë në Obiliq dhe Milloshevë

    Të enjten ndërpritet furnizimi me ujë në Obiliq dhe Milloshevë

    Banorët e Obiliqit dhe të fshatit Milloshevë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të enjten, më 15 tetor, për shkak të punimeve të planifikuara në rezervuarin e qytetit.

    Sipas njoftimit të KRU “Prishtina” – Njësia Operative e Ujësjellësit në Obiliq, ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 18:00, transmeton Klankosova.tv.

    Ekipet përgjegjëse do të angazhohen për përfundimin e punimeve brenda afatit të paraparë, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve që, pas rikthimit të furnizimit, t’i lënë rubinetat hapur për disa minuta, pasi uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt.

    Konsumatorëve u kërkohet të marrin masat e nevojshme për sigurimin e ujit të pijshëm gjatë kohës sa do të zgjasë ndërprerja.

  • Skandal financiar në FIFA? Infantino dyshohet se mori miliona euro që nuk u deklaruan në raportin vjetor

    Skandal financiar në FIFA? Infantino dyshohet se mori miliona euro që nuk u deklaruan në raportin vjetor

    Skandal financiar në FIFA? Infantino dyshohet se mori miliona euro që nuk u deklaruan në raportin vjetor

    Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, është vënë në qendër të një hetimi gazetaresk, pas zbulimit të pretendimeve se ka përfituar miliona euro pagesa shtesë, të cilat nuk ishin përfshirë në raportin vjetor financiar të FIFA-s.

    Sipas një hetimi të gazetës britanike The Times, përveç të ardhurave të deklaruara zyrtarisht, Infantino ka marrë pagesa të tjera përmes një kompanie amerikane të lidhur me organizimin e Kupës së Botës 2026.

    Miliona euro përtej pagës së deklaruar

    Sipas raportimit, FIFA kishte deklaruar se Infantino për vitin 2024 kishte përfituar 4.59 milionë euro.

    Megjithatë, dokumentet financiare të kompanisë amerikane FWC2026 US Inc tregojnë se presidentit të FIFA-s i janë paguar edhe 1.57 milionë euro shtesë.

    Nga kjo shumë, rreth 560 mijë euro raportohet se përbënin kompensime të tjera, të cilat, sipas ekspertëve të cituar në hetim, duhej të deklaroheshin krahas pagës bazë dhe bonuseve.

    Burime të gazetës britanike pretendojnë se Infantino ka marrë pagesa të ngjashme ose edhe më të larta gjatë viteve 2025 dhe 2026.

    Ish-zyrtari i FIFA-s kërkon hetim të pavarur

    Miguel Maduro, ish-drejtues i një organi të qeverisjes së FIFA-s, ka vlerësuar se mosdeklarimi i këtyre pagesave përbën shkelje të statuteve të organizatës.

    Ai ka kërkuar zhvillimin e një hetimi të pavarur, duke theksuar se të gjitha pagesat e përfituara nga drejtuesit e FIFA-s, përfshirë ato përmes kompanive të lidhura, duhet të jenë transparente.

    Sipas statuteve të FIFA-s, pagat e presidentit, anëtarëve të këshillit dhe sekretarit të përgjithshëm duhet të bëhen publike.

    Në pikëpyetje edhe vila luksoze në Miami

    Hetimi ka ngritur pyetje edhe për stilin e jetesës së Infantinos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Sipas raportimit, ai kishte marrë me qira një vilë luksoze buzë detit në Ishujt Sunset të Miamit, pronë e blerë në vitin 2023 për rreth 24.2 milionë euro nga ish-drejtuesi i Google, Eric Schmidt.

    Zëdhënësi i Infantinos ka deklaruar se vila ishte marrë me qira për tre vjet me çmimin e tregut dhe se presidenti i FIFA-s nuk jeton më në atë pronë.

    Megjithatë, mbetet e paqartë nëse ndonjë pjesë e pagesave shtesë lidhej me shpenzimet e qëndrimit në këtë vilë.

    Çfarë thotë FIFA?

    FIFA ka deklaruar se paga dhe përfitimet kontraktuale të presidentit përcaktohen nga nënkomiteti përkatës dhe se pagesat janë raportuar tek autoritetet amerikane.

    Megjithatë, sipas The Times, organizata nuk ka dhënë një shpjegim të qartë se përse këto pagesa shtesë nuk ishin përfshirë në raportin e saj vjetor.

    Pretendimet e ngritura nga hetimi gazetaresk nuk përbëjnë në vetvete konstatim të shkeljes ligjore nga Infantino.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Skandal financiar në FIFA? Infantino dyshohet se mori miliona euro që nuk u deklaruan në raportin vjetor appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Komandanti turk viziton FSK-në, diskutohet trajnimi i ushtarëve në Turqi

    Komandanti turk viziton FSK-në, diskutohet trajnimi i ushtarëve në Turqi

    Komandanti turk viziton FSK-në, diskutohet trajnimi i ushtarëve në Turqi

    Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, ka pritur në një vizitë zyrtare gjenerallejtënant Sebahattin Kilinç, komandant i Komandës së Përbashkët Strategjike Ndërkombëtare, së bashku me delegacionin e tij.

    Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin e FSK-së dhe forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake.

    Pala turke ka ndarë përvojat e saj në trajnimin dhe zhvillimin profesional të personelit, ndërsa është theksuar mundësia që pjesëtarët e FSK-së të ndjekin shkollime dhe trajnime në Turqi.

    Në fund të takimit, të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin mes dy forcave.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Komandanti turk viziton FSK-në, diskutohet trajnimi i ushtarëve në Turqi appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Konjufca nga Varshava: Kërcënimet nga Serbia dhe ndikimi rus rrezikojnë paqen në Ballkan

    Konjufca nga Varshava: Kërcënimet nga Serbia dhe ndikimi rus rrezikojnë paqen në Ballkan

    Konjufca nga Varshava: Kërcënimet nga Serbia dhe ndikimi rus rrezikojnë paqen në Ballkan

    Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Estonia, Margus Tsahkna, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë, ku është diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

    Përmes një postimi publik, Konjufca ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për integrimin evropian të Kosovës, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

    Ai ka theksuar se kërcënimet që, sipas tij, burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi rus paraqesin sfida të vazhdueshme për stabilitetin e rajonit.

    “Kërcënimet që burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus na kujtojnë se paqja nuk është një gjendje që mund të merret si e mirëqenë, por një përgjegjësi që kërkon angazhim të vazhdueshëm”, ka shkruar Konjufca.

    Sipas tij, integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian nuk është vetëm çështje e perspektivës së vendit, por lidhet drejtpërdrejt edhe me sigurinë e kontinentit evropian.

    “Integrimi evropian i Kosovës është pjesë e forcimit të kësaj paqeje dhe të sigurisë së vetë Evropës”, ka deklaruar ai.

    Konjufca ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për Kosovën, duke kujtuar se takimin e parë me ministrin Tsahkna e kishte zhvilluar në vitin 2024.

    Ai e ka cilësuar Estoninë si shembull në fushën e qeverisjes digjitale dhe sigurisë kibernetike.

    Në fund, Konjufca ka falënderuar homologun estonez për miqësinë dhe mbështetjen ndaj Kosovës, si dhe për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Konjufca nga Varshava: Kërcënimet nga Serbia dhe ndikimi rus rrezikojnë paqen në Ballkan appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kos: Zgjerimi i BE-së përshpejtohet, Shqipëria mbyll sot një kapitull negociues

    Kos: Zgjerimi i BE-së përshpejtohet, Shqipëria mbyll sot një kapitull negociues

    Kos bëri të ditur se krahas Shqipërisë, përparim në procesin e negociatave pritet edhe për Ukrainën dhe Moldavinë. Ajo përmendi gjithashtu Malin e Zi, i cili ka mbyllur edhe tre kapituj të tjerë negociues.

    “Mbrëmë, Mali i Zi mbylli edhe tre kapituj të tjerë negociatash. Sot, do të mbyllim një me Shqipërinë dhe do të hapim nga dy klasterë secili me Ukrainën dhe Moldavinë. Ndërsa zgjerimi merr hov, do të diskutojmë me Shtetet Anëtare se si të sigurohemi që Unioni ynë të forcohet ndërsa rritet. Prandaj ne propozuam masa më të forta mbrojtëse për të mbrojtur sundimin e ligjit dhe reforma për një Union më efektiv”, tha Kos.

    Sipas komisioneres, një tjetër çështje në fokus do të jetë përfshirja e vendeve kandidate në Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike. Ajo vlerësoi se përvoja e këtyre vendeve në përballjen me kërcënimet hibride mund të kontribuojë në mbrojtjen e demokracisë në Evropë.

    “Sot do të mirëpresim gjithashtu vendet kandidate në Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike. Shumë nga kandidatët tanë kanë luftuar kundër kërcënimeve hibride për vite me radhë. Përvoja e tyre mund të na ndihmojë të mbrojmë demokracinë në të gjithë Evropën. Dera ime e plotë përpara Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme”, tha Kos.

    Sot zhvillohet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, ku do të formalizohet mbyllja e Kapitullit 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”.

    Me përmbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria do të arrijë në katër kapituj të mbyllur përkohësisht në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Kapitulli 20 përfshin politikat që lidhen me zhvillimin e sipërmarrjes, mbështetjen e bizneseve, politikat industriale, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

    Qeveria shqiptare ka përcaktuar si objektiv përfundimin e negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027. Procesi vijon në kuadër të reformave dhe përmbushjes së kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Lansohet pulla postare kushtuar 80-vjetorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës

    Lansohet pulla postare kushtuar 80-vjetorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës

    Sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, aktiviteti do të mbahet në Amfiteatrin e Teatrit, duke filluar nga ora 12:00, nën organizimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, Postës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.

    Lansimi i pullës postare shënon një moment të rëndësishëm në shënimin e tetë dekadave të veprimtarisë së Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe kontributit të tij në zhvillimin e jetës artistike e kulturore në vend.

    Burimi: RTKLive

  • Shqipëria bëhet pjesë e Qendrës Evropiane për Qëndrueshmërinë Demokratike

    Shqipëria bëhet pjesë e Qendrës Evropiane për Qëndrueshmërinë Demokratike

    Vendimi u mor në Luksemburg, në kuadër të një takimi të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku mori pjesë edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Në këtë proces u përfshinë edhe partnerët e tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE.

    Takimi u bashkorganizua nga Presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së dhe Komisioni Evropian, me fokus përfshirjen e vendeve partnere në punën e Qendrës për përballimin e manipulimit dhe ndërhyrjes së huaj në informacion, si dhe kërcënimeve ndaj proceseve demokratike.

    Nga Luksemburgu, ministri Hoxha e cilësoi vendimin si një tjetër moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Sipas tij, asociimi përfaqëson një hap konkret drejt integrimit gradual, përmes sfidave, përgjegjësive dhe angazhimeve të përbashkëta me partnerët evropianë.

    “Shqipëria ka krijuar një përvojë të vlefshme në përballimin e sulmeve kibernetike dhe forcimin e qëndrueshmërisë institucionale. Jemi të gatshëm ta zhvillojmë më tej këtë ekspertizë dhe ta vëmë atë në shërbim të përpjekjeve tona të përbashkëta me partnerët evropianë”, deklaroi Hoxha.

    Ai u ndal edhe te sfidat që lidhen me manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në hapësirën informative, duke theksuar se ato nuk synojnë vetëm sistemet dhe institucionet, por edhe besimin e qytetarëve dhe vetë themelet e debatit demokratik.

    Duke iu referuar konferencës ndërkombëtare për këtë çështje dhe kontekstin e zgjerimit, të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tiranë më 27 korrik, Hoxha theksoi nevojën për një komunikim publik më të koordinuar dhe përfshirjen e gjithë shoqërisë në përballjen me këto sfida.

    “Një përgjigje që përfshin të gjithë shoqërinë mund të ketë sukses vetëm kur vetë shoqëria është e informuar, e ndërgjegjësuar dhe e angazhuar”, u shpreh ministri.

    Ai shtoi se bashkëpunimi mes vendeve anëtare dhe atyre kandidate për mbrojtjen e qëndrueshmërisë demokratike ndihmon qytetarët të kuptojnë se zgjerimi i BE-së është një investim i përbashkët për të ardhmen e Evropës.

    “Për Shqipërinë, qëndrueshmëria demokratike dhe anëtarësimi në BE janë të pandashme”, përfundoi Hoxha.

    Burimi: RTKLive