Blog

  • Erdogan uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën – Jep mesazh për bashkëpunimin mes dy shteteve

    Erdogan uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën – Jep mesazh për bashkëpunimin mes dy shteteve

    Erdogan uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën – Jep mesazh për bashkëpunimin mes dy shteteve

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një letër urimi presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me rastin e marrjes së detyrës së saj.

    Në letrën e tij, Erdogan ka përcjellë urimet më të sinqerta në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve dhe partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

    Presidenti turk ka shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet dhe të forcohet gjatë mandatit të presidentes Shiroka Pula.

    Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e këtij bashkëpunimi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke shprehur bindjen se kontributi i përbashkët i dy shteteve do të rritet edhe më tej.

    Në përfundim të letrës, Erdogan i ka uruar presidentes Shiroka Pula shëndet dhe suksese, ndërsa qytetarëve të Kosovës paqe dhe prosperitet.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Erdogan uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka Pulën – Jep mesazh për bashkëpunimin mes dy shteteve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosova zyrtarizon bashkëpunimin me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike

    Kosova zyrtarizon bashkëpunimin me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike

    Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka marrë pjesë në ministerialin e organizuar në Luksemburg, ku Kosova zyrtarizoi bashkëpunimin me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmëri Demokratike (ECDR).

    Qendra, e themeluar nga 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, synon forcimin e qëndrueshmërisë demokratike dhe përballjen me kërcënimet ndaj proceseve demokratike, përfshirë manipulimin e informacionit dhe ndërhyrjet e huaja.

    Zyrtarizimi i bashkëpunimit u bë në kuadër të ministerialit të organizuar nga Irlanda, e cila mban Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së. Në takim morën pjesë ministrat e shteteve anëtare, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, si dhe përfaqësues nga Kosova dhe vendet e tjera të rajonit.

    Gjatë fjalimit të tij, Zulfaj tha se Kosova është përballur me operacione të huaja informative që, sipas tij, kanë synuar zgjedhjet demokratike dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve. Ai përmendi ndikimin rus në rajon dhe përhapjen e narrativave përmes Serbisë.

    “Si shoqëri e lirë dhe demokratike, me mbulim e qasje të gjerë në internet, jemi dëshmitarë të operacioneve të huaja informative që kanë targetuar zgjedhjet tona demokratike dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve tona”, tha Zulfaj.

    Ai përmendi mediat ruse me bazë në Beograd, përfshirë Sputnik dhe RT Balkan, si dhe Qendrën Humanitare Ruso-Serbe në Nish, për të cilën pretendoi se shërben si bazë e inteligjencës ruse.

    Zulfaj iu referua edhe Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë, duke thënë se gjatë zgjedhjeve të vitit 2025 ishin identifikuar dezinformata të përhapura nga mediat shtetërore ruse me bazë në Beograd.

    Kryenegociatori kritikoi gjithashtu zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe veprimet e disa zyrtarëve serbë lidhur me Kosovën, duke i lidhur ato me vazhdimësinë e politikave të Beogradit nga vitet 1990.

    “Është e çuditshme që, në ditën kur i bashkohemi kësaj Qendre, duhet të ngremë çështjen e mbrojtjes së rajonit tonë nga kërcënimet hibride të një asociuari tjetër në këtë tryezë. Megjithatë, ky është realiteti”, u shpreh ai.

    Sipas Zulfajt, bashkëpunimi me ECDR-në do t’i mundësojë Kosovës të angazhohet në projekte të përbashkëta për menaxhimin e krizave, matjen e qëndrueshmërisë demokratike, shkëmbimin e metodologjive dhe standardeve, si dhe organizimin e trajnimeve.

    Ai theksoi se Kosova synon të jetë kontribuuese aktive në këtë nismë, duke shfrytëzuar përvojën e saj në përballjen me ndërhyrjet e huaja dhe fushatat dezinformuese.

    “Por ne nuk synojmë vetëm të marrim pjesë. Kosova do të propozojë dhe do të udhëheqë projekte të reja, sepse përvoja jonë nën presion të vazhdueshëm është e dobishme për të gjithë ne”, tha Zulfaj.

    Ai falënderoi Presidencën irlandeze dhe Komisionin Evropian për përfshirjen e Kosovës në këtë bashkëpunim, duke rikujtuar se kërkesa për t’u bërë pjesë e nismës ishte paraqitur gjatë takimit të qershorit në Luksemburg.

    Në qershor, Kosova ishte përfshirë në mekanizmat e Mburojës së Demokracisë Evropiane, përfshirë kanalet e paralajmërimit të hershëm, protokollet e reagimit ndaj incidenteve dhe lidhjen e verifikuesve të fakteve e studiuesve nga Kosova me Observatorin Evropian të Medieve Digjitale (EDMO).

    Përmes bashkëpunimit të ri, Kosova synon të forcojë kapacitetet institucionale për identifikimin dhe trajtimin e kërcënimeve ndaj demokracisë, si dhe të ndajë përvojën e saj me shtetet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate.

    Burimi: Dukagjini

  • Qefalija Zeka: Kosova është shumë herë më e lirë se Shqipëria për nga çmimet (VIDEO)

    Qefalija Zeka: Kosova është shumë herë më e lirë se Shqipëria për nga çmimet (VIDEO)

    Qefalija Zeka: Kosova është shumë herë më e lirë se Shqipëria për nga çmimet (VIDEO)

    Analistja Edlira Qefalija Zeka ka deklaruar se çmimet në Shqipëri janë më të larta se në Kosovë.

    Në emisionin “Kosova Today”, ajo tha se Kosova është më e lirë në disa kategori, duke filluar nga energjia elektrike dhe nafta, e deri te produktet bazike ushqimore.

    “Nëse e bëj krahasimin me Shqipërinë, që e di më së miri, Kosova është shumë herë më e lirë, duke filluar nga energjia, nga nafta, si dhe nga produktet bazike si mielli, buka, qumështi e të tjera”, tha Qefalija Zeka.

    Ndërkohë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, inflacioni ka shënuar rritje këtë vit krahasuar me vitin e kaluar.

  • Çitaku takon senatorët amerikanë: Të vërtetën e UÇK-së do ta mbrojmë gjithmonë!

    Çitaku takon senatorët amerikanë: Të vërtetën e UÇK-së do ta mbrojmë gjithmonë!

    Çitaku takon senatorët amerikanë: Të vërtetën e UÇK-së do ta mbrojmë gjithmonë!

    Sot, në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë, Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, së bashku me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin folën për raportin e veçantë dhe rëndësinë e rifillimit të Dialogut Strategjik mes dy vendeve.

    Përmes një postimi në Facebook, Çitaku thotë se ShBA-ja ka qenë pranë Kosovës në momentet vendimtare të përpjekjeve për liri dhe pavarësi.

    “Bashkë duam ta vazhdojmë rrugëtimin drejt një Kosove më të sigurt, më të zhvilluar dhe, shpresoj, së shpejti pjesë të familjes euroatlantike. UÇK-ja dhe NATO-ja u bënë bashkë për lirinë e Kosovës dhe për ta ndalur regjimin gjenocidal të Serbisë. Ky bashkim shpëtoi jetë dhe i hapi Kosovës rrugën drejt një të ardhmeje të lirë e shpresëdhënëse”, ka shkruar ajo.

    Pos tjerash, ajo tha se lufta e popullit ishte e drejtë, e pashmangshme dhe çlirimtare.

    “Paraqitja e saj si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” cenon të vërtetën e asaj që mbrojtëm bashkë. Këtë të vërtetë do ta mbrojmë gjithmonë, me krenari, vendosmëri dhe argumente. Mirënjohje SHBA-së dhe senatorëve për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, edhe në kohët kur kjo kërkon më shumë angazhim, vetëmohim e vendosmëri”.

  • Ligji për Specialen diskutohet në Komisionin Evropian: Shkon kundër obligimeve të Kosovës ndaj BE-së

    Ligji për Specialen diskutohet në Komisionin Evropian: Shkon kundër obligimeve të Kosovës ndaj BE-së

    Ligji për Specialen diskutohet në Komisionin Evropian: Shkon kundër obligimeve të Kosovës ndaj BE-së

    Miratimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është diskutuar në Komisionin Evropian.

    Ishte gazetari Ekrem Krasniqi ai që i shtroi një pyetje mjaft të gjatë dhe shpjeguese zëdhënësit të Komisionit Evropian, Christian Wigand, transmeton Klankosova.tv.

    “Ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara shkon kundër obligimeve ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së”, u shpreh zëdhënësi.

    Por sa i përket pyetjes për rolin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, derisa një e tillë ekziston edhe në Hagë, Wigand nuk pati ndonjë përgjigje.

  • Erdogan uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve

    Erdogan uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve

    Erdogan uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga homologu i saj turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e marrjes së detyrës.

    Në letrën e tij, Erdogan, në emër të popullit turk dhe në emrin e tij personal, i ka shprehur presidentes Shiroka Pula urimet më të sinqerta, duke shprehur besimin se bashkëpunimi shumëdimensional ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet edhe në periudhën e ardhshme.

    Ai ka shfaqur bindjen se kontributi i bashkëpunimit për stabilitetin dhe paqen rajonale do të vazhdojë të rritet edhe gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula.

    Në përfundim të letrës, presidenti turk i ka uruar Shiroka Pulës shëndet, ndërsa popullit të Kosovës paqe dhe prosperitet./Klankosova.tv

  • LEX | Gjashtë vjet burg dhe tri vjet pa të drejtë vozitjeje – Dënohet i akuzuari në Istog

    LEX | Gjashtë vjet burg dhe tri vjet pa të drejtë vozitjeje – Dënohet i akuzuari në Istog

    LEX | Gjashtë vjet burg dhe tri vjet pa të drejtë vozitjeje – Dënohet i akuzuari në Istog

    Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.H., i cili akuzohej për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

    Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, i pandehuri është dënuar me gjashtë vjet burgim, ndërsa ndaj tij është shqiptuar edhe dënimi plotësues prej tri vjetësh ndalim të drejtimit të automjetit.

    Aktgjykimi është shpallur më 12 tetor 2026, nga Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog.

    I pandehuri është shpallur fajtor për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370, paragrafi 9, lidhur me paragrafët 6 dhe 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjykata ka sqaruar se dënimi me burgim dhe dënimi plotësues për ndalimin e drejtimit të automjetit do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

    Në njoftimin e publikuar nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me rrethanat në të cilat është kryer vepra penale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Gjashtë vjet burg dhe tri vjet pa të drejtë vozitjeje – Dënohet i akuzuari në Istog appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Barcola po zhgënjen te Liverpooli, a po përsëritet historia e Wirtz-it?

    Barcola po zhgënjen te Liverpooli, a po përsëritet historia e Wirtz-it?

    Pas humbjes 3-0 ndaj Manchester Cityt, vëmendja e tifozëve është përqendruar te disa prej emrave që pritej të bënin diferencën, përfshirë Florian Wirtzin dhe Bradley Barcolan.

    Liverpooli ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e Premierligës pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa paraqitjet e fundit kanë ngritur pikëpyetje për ndikimin e lojtarëve të afruar gjatë verës që lamë pas.

    Barcola, i cili iu bashkua skuadrës nga Paris Saint-Germaini për rreth 123 milionë funte, po përballet me presion të madh. Përveç pritshmërive që shoqërojnë një transferim të tillë, francezi duhet të përballojë edhe krahasimet me Mohamed Salahun, të cilin Liverpooli synon ta zëvendësojë në repartin ofensiv.

    Sulmuesi anësor kishte realizuar 13 gola dhe tetë asistime sezonin e kaluar, ndërsa gjashtë kontribute në gola i kishte regjistruar në Ligën e Kampionëve, ku PSG-ja triumfoi ndaj Arsenalit në finalen e zhvilluar me penallti.

    Megjithatë, kalimi në futbollin anglez nuk ka nisur sipas pritshmërive. Pas gjashtë paraqitjeve me Liverpoolin, Barcola ende nuk ka regjistruar gol apo asistim, duke shtuar shqetësimet për përshtatjen e tij me skuadrën e re.

    Ish-sulmuesi anglez Michael Owen, në një intervistë për Flashscore, ka vlerësuar se francezit i duhet kohë për t’u përshtatur, duke theksuar se në këtë fazë kërkohet durim.

    Premierliga, sfidë e re për Barcolan dhe Wirtzin

    Vetë Barcola e ka përshkruar Premierligën si një kampionat me intensitet shumë të lartë dhe dukshëm të ndryshëm nga Ligue 1. Sipas tij, ndeshjet në Angli karakterizohen nga tranzicione të shpejta dhe lojë e vazhdueshme nga njëra portë te tjetra.

    Këto ndryshime mund të kërkojnë kohë për t’u përballuar, veçanërisht për lojtarët që vijnë nga kampionate me ritëm dhe qasje taktike të ndryshme.

    Një situatë e ngjashme po diskutohet edhe në rastin e Florian Wirtzit, i cili u transferua te Liverpooli nga Bayer Leverkuseni në verën e vitit 2025. Edhe mesfushori gjerman, përkundër cilësive të tij dhe pritshmërive të mëdha, është përballur me vështirësi për të dhënë ndikimin e pritur në futbollin anglez.

    Të dy lojtarët përfaqësojnë një investim të madh financiar për klubin, ndaj presioni për rezultate të menjëhershme është i kuptueshëm. Kjo ka nxitur debate edhe për politikën e transferimeve të Liverpoolit, i cili ka shpenzuar shuma të konsiderueshme për futbollistë që ende nuk e kanë treguar plotësisht potencialin e tyre.

    Megjithatë, paraqitjet në Ligën e Kampionëve kanë dëshmuar se Barcola dhe Wirtz kanë aftësi për të konkurruar në nivelin më të lartë evropian. Sfida për ta mbetet që këtë cilësi ta shfaqin vazhdimisht edhe në Premierligë.

    Liverpooli ka nevojë për rezultate dhe nuk mund të mbështetet vetëm te potenciali i përforcimeve të reja. Për Barcolan, hapi i radhës është që shpejtësinë, driblimet dhe aftësitë individuale t’i shndërrojë në gola dhe asistime.

    Durimi mund të jetë i nevojshëm, por presioni në Anfield do të vazhdojë të rritet nëse rezultatet nuk përmirësohen. Tani mbetet të shihet nëse Barcola do ta gjejë formën e tij apo do të vazhdojë të përballet me të njëjtat vështirësi si Wirtz.

    Burimi: RTKLive

  • Ministria e Financave fton konsulentët për projektin 49.3 milionë eurosh

    Ministria e Financave fton konsulentët për projektin 49.3 milionë eurosh

    “Përmes një financimi prej 49.3 milionë eurosh nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), projekti synon forcimin e stabilitetit financiar dhe promovimin e përfshirjes financiare në Kosovë, duke fuqizuar Fondin e Sigurimit të Depozitave, përmirësuar qasjen në financa për ndërmarrjet dhe mbështetur zhvillimin e sistemeve të pagesave më të shpejta”, thuhet në njoftim.

    Afati i fundit për dorëzimin e shprehjeve të interesimit është 22 tetor 2026, në orën 16:00.

    Burimi: RTKLive

  • Zelensky thotë se Rusia nuk e dëgjoi thirrjen e Trumpit për armëpushim

    Zelensky thotë se Rusia nuk e dëgjoi thirrjen e Trumpit për armëpushim

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se Ukraina i ka ndalur sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës për dy ditë pas thirrjes së presidentit amerikan, Donald Trump, për armëpushim, por Rusia ka vazhduar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe asaj kritike të Ukrainës.

    Zelenskyy ka thënë se Rusia nuk i është përgjigjur thirrjes së Trumpit për armëpushim, duke theksuar se gjatë këtyre dy ditëve janë sulmuar 19 rajone të Ukrainës.

    “Gjatë kësaj kohe, rusët kanë sulmuar si objektet tona energjetike, ashtu edhe infrastrukturën tonë kritike, duke dërguar sinjale krejtësisht të qarta se nuk kanë ndërmend të përmbahen nga sulmet ndaj Ukrainës”, ka deklaruar Zelenskyy.

    Ai ka bërë të ditur se qëndrimi i Ukrainës mbetet i pandryshuar dhe se vendi është i gatshëm të ndërmarrë hapa reciprokë drejt uljes së tensioneve, por ka kërkuar presion efektiv ndaj Rusisë.

    “Luftërat përfundojnë kur agresori e kupton se nuk mund ta zgjasë luftën”, ka thënë ai, duke shtuar se presioni ndërkombëtar ndaj Rusisë kontribuon në afrimin e paqes.

    Zelenskyy ka reaguar edhe për sulmet ruse gjatë natës ndaj qyteteve ukrainase, përfshirë Harkivin dhe Kievin.

    Sipas tij, Rusia ka përdorur më shumë se 100 lloje të ndryshme armësh, përfshirë dronë me motor reaktiv, municione fluturuese që qëndrojnë në ajër para se të godasin objektivin dhe raketa balistike.

    Ai ka bërë të ditur se nga një sulm ndaj një ndërtese banimi në Harkiv janë vrarë katër persona, ndërsa 41 të tjerë janë plagosur vetëm brenda një mbrëmjeje në këtë qytet.

    “Operacioni i shpëtimit vazhdoi pothuajse gjatë gjithë natës, ndërsa ekipet e emergjencës kërkonin njerëz nën rrënoja”, ka deklaruar Zelenskyy, duke shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

    Ndërkaq, lidhur me sulmin me raketa balistike ndaj Kievit, ai ka thënë se pesë raketa kanë goditur infrastrukturën civile. Zelenskyy ka theksuar se Ukraina nuk kishte marrë paralajmërim paraprak nga partnerët e saj për këtë sulm.

    “Fatkeqësisht, nuk morëm paralajmërim paraprak nga partnerët tanë për këtë sulm. Informacionet e inteligjencës për lëshimin e raketave balistike ruse ndihmojnë në shpëtimin e jetëve dhe kjo është një nga çështjet më kritike”, ka thënë ai.

    Në fund, presidenti ukrainas ka theksuar se ngadalësimi i ndihmës për Ukrainën dhe vështirësimi i mbrojtjes së popullsisë nga raketat balistike nuk kontribuojnë në arritjen e paqes.

    Ai ka bërë thirrje për një angazhim të fortë të Shteteve të Bashkuara, Evropës dhe partnerëve të tjerë në përballjen me Rusinë.

    Burimi: Dukagjini