Blog

  • Malta riafirmon mbështetjen për rrugën evropiane të Kosovës

    Malta riafirmon mbështetjen për rrugën evropiane të Kosovës

    Malta riafirmon mbështetjen për rrugën evropiane të Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Maltës, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Qeverisë.

    Në letrën e tij, Abela ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Maltës dhe Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe forcimin e mëtejmë të lidhjeve të miqësisë mes dy vendeve.

    “Malta dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, dhe mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë teksa forcojmë edhe më shumë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Abela.

    Kryeministri maltez ka riafirmuar gjithashtu mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës, duke i uruar sukses vendit në rrugën drejt integrimit evropian.

    “Dua të riafirmoj mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe t’ju uroj sukses teksa vendi juaj vazhdon të përparojë në rrugën evropiane”, thuhet në letrën e shefit të qeverisë në Maltë.

  • Vetura inteligjente e Policisë zbulon 15 automjete të paregjistruara për vetëm tri orë në Podujevë

    Vetura inteligjente e Policisë zbulon 15 automjete të paregjistruara për vetëm tri orë në Podujevë

    Vetura inteligjente e Policisë zbulon 15 automjete të paregjistruara për vetëm tri orë në Podujevë

    Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të jashtëzakonshëm në rajonin e Podujevës, ku për vetëm tri orë janë identifikuar 15 automjete të paregjistruara që qarkullonin në rrugë publike.

    Aksioni është realizuar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve.

    Gjatë kontrolleve, zyrtarët policorë kanë përdorur pajisje të avancuara dhe vetura inteligjente për monitorimin e qarkullimit rrugor.

    Vetëm në një rrugë rajonale, brenda tri orësh, teknologjia e Policisë ka identifikuar 15 automjete që po qarkullonin pa regjistrim të vlefshëm.

    Sipas Policisë, ndaj të gjithë drejtuesve të këtyre automjeteve janë ndërmarrë masat e parapara me ligj, përfshirë shqiptimin e gjobave dhe largimin e menjëhershëm të automjeteve nga trafiku.

    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kujdesen për regjistrimin me kohë të automjeteve.

    Po ashtu, është paralajmëruar se përdorimi i veturave inteligjente dhe teknologjisë për identifikimin e shkeljeve do të vazhdojë me intensitet në të gjitha rrugët e rajonit.

    Qëllimi i këtyre kontrolleve, sipas Policisë, është parandalimi i aksidenteve dhe rritja e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vetura inteligjente e Policisë zbulon 15 automjete të paregjistruara për vetëm tri orë në Podujevë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Galatasaray-Barcelona, një nga sfidat më të shtrenjtat në historinë e futbollit

    Galatasaray-Barcelona, një nga sfidat më të shtrenjtat në historinë e futbollit

    Përballja mes skuadrës katalanase dhe gjigantit turk ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm te tifozët, ndërsa mediat turke raportojnë se kërkesa e madhe për bileta e ka shndërruar këtë ndeshje në një nga më të shtrenjtat në historinë e futbollit në Turqi.

    Sipas raportimeve, disa tifozë kanë paguar deri në 1 250 dollarë për një biletë, çmim që dëshmon interesimin e madh për ta ndjekur nga afër këtë përballje evropiane.

    Prania e Barcelonës në Stamboll ka rritur edhe më shumë pritshmëritë për ndeshjen, ndërsa tifozët e Galatasarayt synojnë të krijojnë atmosferë të zjarrtë në stadium.

    Përballjet mes dy skuadrave në arenën evropiane kanë gjithmonë interes të veçantë, por kërkesa e raportuar për bileta tregon se kjo ndeshje pritet të jetë një ngjarje e madhe sportive për tifozët turq.

    Burimi: RTKLive

  • Konjufca takohet me homologun e Estonisë: Kërcënimet nga Serbia na kujtojnë se paqja kërkon angazhim të vazhdueshëm

    Konjufca takohet me homologun e Estonisë: Kërcënimet nga Serbia na kujtojnë se paqja kërkon angazhim të vazhdueshëm

    Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna.

    “Në qendër të bisedës sonë ishte perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës, e lidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Kërcënimet që burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus na kujtojnë se paqja nuk është një gjendje që mund të merret si e mirëqenë, por një përgjegjësi që kërkon angazhim të vazhdueshëm. Integrimi evropian i Kosovës është pjesë e forcimit të kësaj paqeje dhe të sigurisë së vetë Evropës”, shkroi në  Facebook, Konjufca.

    Ai shtoi se mbështetja e Estonisë për Republikën e Kosovës ka qenë dhe mbetet e qartë.

    “E falënderova ministrin Tsahkna për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për vullnetin e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona”.

    Burimi: Dukagjini

  • Qalaj për anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ: Presidentja ta emërojë sa më shpejt

    Qalaj për anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ: Presidentja ta emërojë sa më shpejt

    Qalaj për anëtarin e dytë të PDK-së në KQZ: Presidentja ta emërojë sa më shpejt

    Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj pret që presidentja Justina Shiroka-Pula ta emërojë sa më shpejt anëtarin e dytë të kësaj partie në KQZ.

    “Është e vërtetë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke funksionuar pa anëtarin e 11-të tashmë një kohë të gjatë. Siç e dini, as ish-presidentja Osmani dhe as ish-ushtruesja e detyrës së presidentes, zonja Haxhiu, nuk e kanë dekretuar anëtarin e 11-të të KQZ-së. Shpresoj që presidentja e re ta emërojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Është shumë e nevojshme që KQZ-ja të kompletohet dhe të vazhdojë të funksionojë normalisht”, tha Qalaj për Ekonomia Online, transmeton Klankosova.tv.

    I pyetur lidhur me ushtrimin e kompetencave kushtetuese të presidentes për emërimin e anëtarit të 11-të, për të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se i takon asaj, Qalaj është shprehur se pret që vendimi të mbështetet në praktikën e mëparshme dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

    “Unë mendoj se presidentja do t’i ushtrojë funksionet e saj dhe do të bazohet si në përvojën e së kaluarës, ashtu edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Padyshim që anëtari i 11-të, apo anëtari i dytë, do të jetë nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë ai.

    Duke folur për urgjencën e këtij procesi, Qalaj ka nënvizuar se plotësimi i përbërjes së KQZ-së duhet të bëhet pa vonesa të mëtejshme.

    “Është shumë e nevojshme. Sa më shpejt që të bëhet, aq më mirë”, ka theksuar Qalaj.

    Çështja e anëtarit të 11-të të KQZ-së ekziston si problematikë që nga koha e ish-presidentes Vjosa Osmani. Edhe asaj, VV-ja ia kishte propozuar tre kandidatë, ndërsa PDK-ja dy. Osmani i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, por Kushtetuesja e kishte shpallur të pavlefshme kërkesën e saj.

    Kushtetuta parasheh që gjashtë anëtarë emërohen nga gjashtë grupet më të mëdha shqiptare që janë të përfaqësuara në Kuvend, një anëtar nga komuniteti joshumicë serb dhe tre të tjerë nga komunitetet joshumicë joserbe.

  • Vetura inteligjente e Policisë zbulon 15 automjete të paregjistruara për vetëm tri orë në Podujevë

    Vetura inteligjente e Policisë zbulon 15 automjete të paregjistruara për vetëm tri orë në Podujevë – Shoferët gjobiten

    Vetura inteligjente e Policisë zbulon 15 automjete të paregjistruara për vetëm tri orë në Podujevë

    Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të jashtëzakonshëm në rajonin e Podujevës, ku për vetëm tri orë janë identifikuar 15 automjete të paregjistruara që qarkullonin në rrugë publike.

    Aksioni është realizuar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve.

    Gjatë kontrolleve, zyrtarët policorë kanë përdorur pajisje të avancuara dhe vetura inteligjente për monitorimin e qarkullimit rrugor.

    Vetëm në një rrugë rajonale, brenda tri orësh, teknologjia e Policisë ka identifikuar 15 automjete që po qarkullonin pa regjistrim të vlefshëm.

    Sipas Policisë, ndaj të gjithë drejtuesve të këtyre automjeteve janë ndërmarrë masat e parapara me ligj, përfshirë shqiptimin e gjobave dhe largimin e menjëhershëm të automjeteve nga trafiku.

    Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kujdesen për regjistrimin me kohë të automjeteve.

    Po ashtu, është paralajmëruar se përdorimi i veturave inteligjente dhe teknologjisë për identifikimin e shkeljeve do të vazhdojë me intensitet në të gjitha rrugët e rajonit.

    Qëllimi i këtyre kontrolleve, sipas Policisë, është parandalimi i aksidenteve dhe rritja e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Vetura inteligjente e Policisë zbulon 15 automjete të paregjistruara për vetëm tri orë në Podujevë – Shoferët gjobiten appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Tetë të plagosur pas një sulmi me thikë në një supermarket në Kore të Jugut

    Tetë të plagosur pas një sulmi me thikë në një supermarket në Kore të Jugut

    Tetë të plagosur pas një sulmi me thikë në një supermarket në Kore të Jugut

    Tetë persona u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një supermarket në qytetin koreano-jugor Incheon të martën, ku njëri prej tyre pësoi arrest kardiak, njoftoi policia.

    Oficerët që mbërritën në vendngjarje arrestuan një të dyshuar mashkull dhe po hetonin motivin e rrethanat e sulmit, deklaroi një zëdhënës i policisë, shkruajnë mediat e huaj.

    Një dëshmitar, i cituar nga agjencia e lajmeve Yonhap, tha se i dyshuari dukej se kishte thika në të dyja duart dhe lëvizte nëpër kate të ndryshme të kompleksit tregtar, duke sulmuar njerëzit gjatë rrugës, derisa u neutralizua nga kalimtarët dhe iu dorëzua policisë.

    Raportet e mediave koreano-jugore e përshkruanin të dyshuarin si një burrë rreth të 60-ave, i cili mbante një byzylyk elektronik monitorues në kyçin e këmbës.

    Mes viktimave ishin gjashtë gra dhe dy burra; një grua rreth të 20-ave pësoi arrest kardiak, sipas raporteve.

    Incheon, që ndodhet në perëndim të Seulit, është vendndodhja e aeroportit kryesor të Koresë së Jugut dhe bën pjesë në zonën e gjerë metropolitane të Seulit.

    Koreja e Jugut u trondit nga një sërë sulmesh masive me thikë gjatë vitit 2023, përfshirë incidente që lanë pas disa të vdekur dhe të plagosur, shkruan abcnews.al.

    Kohët e fundit, në muajin maj, një vajzë 17-vjeçare u vra me thikë dhe një adoleshent tjetër u plagos në qytetin jugperëndimor Gwangju nga një burrë rreth të 20-ave, i cili më vonë u dënua nga gjykata me burgim të përjetshëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tetë të plagosur pas një sulmi me thikë në një supermarket në Kore të Jugut appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Komandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

    Komandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

    Komandanti turk viziton Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së

    Komandanti i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, ka pritur në një vizitë zyrtare komandantin e Komandës së Përbashkët Strategjike Ndërkombëtare, gjenerallejtënant Sebahattin Kilinç, së bashku me delegacionin e tij.

    Gjatë takimit, të zhvilluar në Komandën e Forcave Tokësore, sipas një komunikate për media, është diskutuar për proceset aktuale të zhvillimit të FSK-së, me fokus të veçantë në avancimin e kapaciteteve të Komandës së Forcave Tokësore, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas njoftimit, pala turke ka ndarë përvojat e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë në fushën e zhvillimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve të personelit të FSK-së. Në këtë drejtim, është theksuar rëndësia e mundësive për shkollim dhe trajnim në Turqi.

    Në përfundim të takimit, të dyja palët kanë vlerësuar lart bashkëpunimin dhe partneritetin ndërmjet dy forcave, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bashkëpunuese.

  • Arta Bajrami rikthehet në festival në Shqipëri, garon me këngën “1000 vjet” (VIDEO)

    Arta Bajrami rikthehet në festival në Shqipëri, garon me këngën “1000 vjet” (VIDEO)

    Arta Bajrami rikthehet në festival në Shqipëri, garon me këngën “1000 vjet” (VIDEO)

    Këngëtarja Arta Bajrami po shënon një kthesë në karrierën e saj, duke marrë pjesë në festivalin shqiptar “Kënga Magjike”.

    Ndonëse ka pas vetes një karrierë të gjatë muzikore, artistja thotë se ka ndier sërish dëshirën për të qenë pjesë e një festivali, duke e konsideruar atë një mundësi për të sjellë art dhe për të dëshmuar një nivel më të lartë artistik.

    “Kam pasur qejf të shkoj në një festival, sepse mendoj që një artist i denjë duhet të marrë pjesë, të tregojë pak art dhe një nivel më të lartë artistik”, është shprehur Bajrami në “Kosova Today”.

    Ajo këtë herë po merr pjesë në “Kënga Magjike” me këngën “1000 vjet”.

    Por, a do të sjellë Arta Bajrami projekte të reja muzikore pas festivalit dhe si po i shkon jeta e saj përtej skenës?

    Ndiqeni emisionin për të kuptuar më shumë:

  • 41 milionë euro për spitalet publike në Kosovë – QKUK-ja dhe gjashtë spitale rajonale do të pajisen me teknologji moderne

    41 milionë euro për spitalet publike në Kosovë – QKUK-ja dhe gjashtë spitale rajonale do të pajisen me teknologji moderne

    41 milionë euro për spitalet publike në Kosovë – QKUK-ja dhe gjashtë spitale rajonale do të pajisen me teknologji moderne

    Spitalet publike në Kosovë pritet të pajisen me aparatura të reja mjekësore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje financimi në vlerë prej 41 milionë eurosh, e cila synon modernizimin e shërbimeve shëndetësore në vend.

    Qeveria e Kosovës, përmes Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ka nënshkruar marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës (CEB).

    Sipas njoftimit të Qeverisë, të dy institucionet financiare do të kontribuojnë me nga 20.5 milionë euro, ndërsa investimi do të përfshijë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjashtë spitale të përgjithshme rajonale.

    Çfarë pajisjesh pritet të përfitojnë spitalet?

    Në kuadër të projektit parashihet blerja e skanerëve CT, aparaturave të ultrazërit, pajisjeve për sallat e operacionit dhe teknologjisë së nevojshme për përmirësimin e njësive të kujdesit kritik.

    Sipas Qeverisë, projekti synon përmirësimin e diagnostikimit, trajtimit dhe kujdesit ndaj pacientëve, duke përfshirë rreth 1.6 milionë qytetarë.

    Përgatitja e projektit është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian, përmes një granti prej 1.25 milionë eurosh nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

    Ndërkohë, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës ka miratuar edhe një grant shtesë deri në 750 mijë euro për mbështetje profesionale gjatë zbatimit të projektit.

    Qeveria ka theksuar se investimi synon të përmirësojë kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe t’u mundësojë qytetarëve shërbime më cilësore dhe më të qasshme.

    Megjithatë, në njoftim nuk është specifikuar afati se kur pajisjet e reja mjekësore pritet të vendosen në funksion.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post 41 milionë euro për spitalet publike në Kosovë – QKUK-ja dhe gjashtë spitale rajonale do të pajisen me teknologji moderne appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali