Blog

  • Komisioni për Buxhet dështon, përplasje për projektligjin e 55 milionë eurove

    Komisioni për Buxhet dështon, përplasje për projektligjin e 55 milionë eurove

    Mbledhja e Komisionit për Buxhet, ku ishte planifikuar shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, ka dështuar për mungesë kuorumi, pas debatit mes deputetëve për mënyrën e prezantimit të tij.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, ka kundërshtuar shqyrtimin e projektligjit në mungesë të ministrit, duke kërkuar që pika të mos trajtohet pa praninë e përfaqësuesit përkatës të ministrisë.

    “Ne kemi pasur praktikë që të kemi vetëm ministrin, nuk është mirë që të ndryshojmë këtë. Përderisa nuk kemi përfaqësues nga ministria, më duket e arsyeshme që të mos mbahet kjo pikë e rendit të ditës”, ka deklaruar Lushtaku.

    Në anën tjetër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, ka propozuar që projektligji të prezantohet nga zëvendësministri ose sekretari i ministrisë, duke vënë në pah rëndësinë financiare të tij.

    “Ky projektligj ka kaluar në lexim të parë edhe në legjislaturën e kaluar. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij ligji, mundëson plotësimin e 55 milionë eurove të buxhetit të shtetit. Duke pasur parasysh ligjin, unë ju ftoj kolegë deputetë që të votojmë mundësinë që zëvendësministri, sekretari, të jetë prezent dhe ta prezantojë ligjin”, ka thënë Nagavci.

    Gjatë mbledhjes, deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar mënyrën e hartimit dhe miratimit të ligjeve, duke pretenduar se Kuvendi po përsërit shkelje procedurale që çojnë në kthimin e ligjeve nga Gjykata Kushtetuese.

    “Në praktikën e Kuvendit jo shumë ligje kanë rënë nga Gjykata Kushtetuese, po vijmë prapë në pikën se asnjëherë nuk keni bërë ligje si duhet. Po vijmë në një situatë ku shpejt e shpejt po bëhen ligje që pastaj po dërgohen në Kushtetuese. Rruga më e shkurtër shkon te Gjykata Kushtetuese dhe tregon se ju jeni shkelës të mëdhenj të Kushtetutës”, ka deklaruar Haxhiu.

    Kryetari i Komisionit, Enver Haliti nga Vetëvendosje, i ka kundërshtuar këto pretendime, duke thënë se çështjet e ngritura lidhen me afatet procedurale ndërmjet dy leximeve.

    “Janë për shkak të afatit që mes dy leximeve nuk kanë qenë 72 orë”, ka thënë Haliti.

    Edhe deputeti i LVV-së, Valon Hoti, ka insistuar se bëhet fjalë për çështje procedurale dhe jo për përmbajtjen e ligjeve.

    “Asnjë nga ligjet nuk ka qenë antikushtetues, ka qenë për shkak të kohës së shkurtër që deputetët t’i lexojnë ato ligje. Tjetër gjë është shkelje, tjetër gjë është tejkalim i procedurës”, ka deklaruar Hoti.

    Debati ka eskaluar më tej me akuza të drejtpërdrejta mes deputeteve Teuta Haxhiu dhe Arbërie Nagavci.

    “Arbërie Nagavci është shkelëse e Kushtetutës, jeni shkelës numër një të Kushtetutës”, ka deklaruar Haxhiu.

    Nagavci i është përgjigjur duke bërë të ditur se ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj Haxhiut dhe se pret që çështja të trajtohet nga gjykata.

    “Unë kam bërë padi për të, nuk do të më ndalë, pres që gjykata ta shqyrtojë rastin, tendenca e saj për shpifje do të evidentohet”, ka thënë Nagavci.

    Haxhiu më pas ka ngritur pretendime lidhur me përfshirjen e Nagavcit në çështje që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe trajnimet, duke përmendur edhe motrën e saj.

    “Për atë që kam thënë e përmendi, ka ndërhyrë në çështje të mësimdhënësve duke kërkuar të shkojë në një trajnim. Motra e saj ka qenë drejtoreshë e organizatës, i ka thirrur me shku në trajnim kjo dhe vetë motra e saj”, ka deklaruar Haxhiu.

    Pas debatit, zëvendësministri u ftua të prezantonte projektligjin, por edhe kjo mënyrë e prezantimit u kundërshtua nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, dhe deputetja Teuta Haxhiu.

    Si pasojë e mospajtimeve dhe mungesës së kuorumit, mbledhja e Komisionit për Buxhet nuk arriti të vazhdonte me shqyrtimin e projektligjit, i cili, sipas Nagavcit, lidhet me plotësimin e 55 milionë eurove në buxhetin e shtetit.

    Burimi: RTKLive

  • Një i vdekur dhe disa të plagosur pas incidentit me një rollercoaster në Six Flags

    Një i vdekur dhe disa të plagosur pas incidentit me një rollercoaster në Six Flags

    Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pas një incidenti me një rollercoaster në parkun argëtues Six Flags Over Georgia, në shtetin amerikan të Xhorxhias.

    Policia e Qarkut Cobb ka bërë të ditur se po heton rastin me fatalitet, i cili ndodhi në parkun argëtues që ndodhet rreth 24 kilometra nga Atlanta, raportoi CBS, partner mediatik i BBC-së.

    Policia nuk ka bërë të ditur se për cilën atraksion bëhet fjalë. Megjithatë, pamjet ajrore të realizuara nga helikopterët e mediave treguan slitën rul “Goliath” të ndalur në mes të trase-së, ndërsa punonjësit po i ndihmonin pasagjerët të zbrisnin.

    Përmes një deklarate, Six Flags Over Georgia tha se ishte “thellësisht e pikëlluar nga incidenti me një vizitor në parkun tonë sot”, duke shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe të afërmit e viktimës.

    Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur se si ka humbur jetën personi. BBC-ja ka kontaktuar policinë lokale, autoritetet e zjarrfikësve dhe përfaqësuesit e parkut për më shumë informacione.

    Dëshmitarë okularë i kanë thënë mediave lokale se kanë parë një burrë të fluturojë jashtë slitës gjatë lëvizjes, por BBC-ja nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto dëshmi.

    Mediumi lokal 11Alive citoi një dëshmitar, sipas të cilit burri ra nga slita rul mbi çatinë e një atraksioni të parkut, të ngjashëm me një shtëpi të përhumbur.

    Një zëdhënës i parkut deklaroi se ekipi i tij dhe autoritetet lokale reaguan menjëherë dhe se po bashkëpunojnë në hetimin e incidentit.

    Edhe kryetari i qytetit Mableton, Michael Owens, tha se drejtori i sigurisë publike të qytetit po bashkërendonte veprimet me policinë lokale dhe sigurimin e parkut.

    Atraksioni “Goliath” u hap në vitin 2006. Sipas faqes zyrtare të parkut, ai ka një lartësi prej rreth 60 metrash, një rënie prej 52 metrash, një spirale prej 540 gradësh dhe arrin shpejtësi deri në 112 kilometra në orë. Në shkallën e atraksioneve emocionuese të Six Flags, ai vlerësohet me nivelin katër nga pesë.

    Six Flags është operatori më i madh i parqeve argëtuese në Amerikën e Veriut, me 20 parqe argëtuese, 14 parqe ujore dhe nëntë resorte në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.

    Incidenti ndodh vetëm disa javë pasi njëri prej parqeve të kompanisë në Kaliforninë Jugore njoftoi se do ta mbyllte atraksionin e njohur “X2”, pasi më shumë se 100 persona pretenduan se kishin pësuar lëndime në tru nga përdorimi i tij.

    Six Flags tha se atraksioni i kishte kaluar një sërë testesh të sigurisë, por se kishte vendosur ta tërhiqte nga përdorimi, pasi ky ishte “veprimi i duhur për t’u ndërmarrë”.

    Burimi: Dukagjini

  • Varroset sot 7-vjeçarja nga Pavlani i Pejës

    Varroset sot 7-vjeçarja nga Pavlani i Pejës

    Varroset sot 7-vjeçarja nga Pavlani i Pejës

    Sot në orën 15:00 do t’i jepet lamtumira e fundit 7-vjeçares nga Pavlani i Pejës, e cila ndërroi jetë në QKUK pasi dyshohet se e kishte zënë një dollap në shtëpi.

    Varrimi i saj do të bëhet në varrezat e fshatit Pavlan.

    Vogëlushja ishte dërguar me urgjencë të dielën në QKUK, pasi fillimisht kishte marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Varroset sot 7-vjeçarja nga Pavlani i Pejës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Rast i rëndë në ShBA: 45-vjeçari privon nga jeta 8 persona - përfshirë vajzën, nipin dhe mbesën

    Rast i rëndë në ShBA: 45-vjeçari privon nga jeta 8 persona – përfshirë vajzën, nipin dhe mbesën

    Rast i rëndë në ShBA: 45-vjeçari privon nga jeta 8 persona - përfshirë vajzën, nipin dhe mbesën

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Erie të Pensilvanisë, në SHBA, ku një 45-vjeçar vrau tetë persona, përfshirë vajzën e tij shtatzënë dhe dy nipërit e mbesat, të moshës një dhe pesë vjeç. Pas krimit, ai i dha fund jetës.

    Ngjarja ndodhi të premten në shtëpinë e tij, ndërsa viktimat dhe familjarët e tyre kanë mbetur të tronditur nga tragjedia, duke kërkuar përgjigje për arsyet që çuan në këtë akt të rëndë, transmeton Klankosova.tv.

    Autoritetet në Pensilvani kanë bërë publikë emrat e autorit dhe gjashtë prej tetë personave që ai vrau të premten.

    Sipas mjekut ligjor të qarkut Erie, Lyell Cook, autori i sulmit ishte Matthew Stone Sr., 45 vjeç, i cili pas vrasjeve i dha fund jetës brenda shtëpisë. Këtë e konfirmoi edhe shefi i policisë së Erie, Rick Lorah.

    Viktimat e rritura janë identifikuar si Michelle Stone, 44 vjeçe, Angelina Stone, 24 vjeçe, e cila pritej të lindte, Jonathan Stone, 19 vjeç, Matthew Stone, 21 vjeç, si dhe Lora Roberts, 37 vjeçe, dhe Twila Tanner, 51 vjeçe, të cilat jetonin në adresa të tjera.

    Në mesin e viktimave ishin edhe dy fëmijë, një djalë pesëvjeçar dhe një vajzë njëvjeçare. Sipas mjekut ligjor, legjislacioni i shtetit nuk e lejon publikimin e emrave të tyre.

    Gjatë një ceremonie përkujtimore, Julius Windham tha se vajza e tij, Amarianna, ishte vogëlushja që humbi jetën në këtë tragjedi. Ai bëri të ditur se nëna e saj ishte Angelina Stone, e cila ishte gjithashtu nëna e djalit pesëvjeçar që u vra. Autori ishte gjyshi i fëmijëve dhe kryefamiljari, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

    Viktima shkonte në shtëpi për ta ndihmuar mbesën shtatzënë

    Nicole Eller, një mike e familjes, tha se Lora Roberts e vizitonte shpesh shtëpinë për të ndihmuar mbesën e saj dhe fqinjen, Angelina Stone, gjatë shtatzënisë.

    Sipas miqve, Roberts ishte nënë e pesë fëmijëve dhe e fejuar. Ajo ishte vullnetare dhe ish-anëtare e bordit të një organizate komunitare që ndihmonte personat e pastrehë.

    Më 15 korrik, ajo kishte publikuar një mesazh në Facebook, ku shprehte shqetësimin për të shtënat e fundit në qytetin Erie.

    “Erie, duhet të bëjmë më mirë! Jeta është e çmuar dhe është zemërthyese të shohësh kaq shumë dhimbje dhe dhunë. Interesohuni për njerëzit që doni dhe zgjidhni gjithmonë mirësinë”, kishte shkruar ajo.

    Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e motivit

    Shefi i policisë, Rick Lorah, bëri të ditur se hetuesit kanë siguruar prova filmike dhe audio, në të cilat dëgjohen të shtëna armësh nga brenda shtëpisë.

    Sipas tij, pak çaste më vonë, dy gra të tronditura mbërritën në shtëpi dhe nisën të godisnin fort derën. Autori doli jashtë dhe qëlloi ndaj tyre, ndërsa ato po vraponin në drejtim të tij. Më pas, ai u kthye brenda shtëpisë.

    Lora Roberts dhe Twila Tanner, e cila ishte e vetmja viktimë që nuk kishte lidhje familjare me autorin, u vranë jashtë ndërtesës.

    Deri më tani, policia nuk ka dhënë një shpjegim për motivin e mundshëm të sulmit. Megjithatë, shefi i policisë ka lënë të kuptohet se problemet e shëndetit mendor mund të kenë luajtur rol në ngjarje.

    Hetuesit pritet të marrin në pyetje familjarët dhe të analizojnë telefonat celularë të dy grave që u vranë jashtë shtëpisë, në përpjekje për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë tragjedi./Klankosova.tv.

  • Kurti: Janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia s'na e ka dorëzuar dokumentacionin kadastral

    Kurti: Janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia s’na e ka dorëzuar dokumentacionin kadastral

    Kurti: Janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia s'na e ka dorëzuar dokumentacionin kadastral

    Kryeministri Albin Kurti, në fjalimin që e ka mbajtur në ceremoninë përmbyllëse të projektit PIAKOS, të organizuar nga ATRC dhe Banka Botërore, ka deklaruar se Serbia nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së arritur në vitin 2011.

    Ai tha se nga kjo marrëveshje janë bërë më shumë se 15 vjet, transmeton Klankosova.tv.

    “Natyrisht që sfidë e veçantë për shtetin tonë ngelet fakti që janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia nuk na ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, edhe pse marrëveshja ndërshtetërore është nënshkruar me datë 2 shtator 2011. Pra, në muajin e kaluar janë bërë 15 vjet që Bashkimi Evropian u ka dhënë dy milionë euro donacion Beogradit zyrtar, e ata s’na e kanë dorëzuar as kopjen e dokumentacionit kadastral, se le më origjinalin. E pavarësisht kësaj vështirësie, institucionet e shtetit dhe shoqëria civile po punojnë bashkë për më të mirën e popullit tonë”, u shpreh Kurti.

  • Presidenca ende s’e ka pranuar Ligjin për Specialen

    Presidenca ende s’e ka pranuar Ligjin për Specialen

    Presidenca ende s’e ka pranuar Ligjin për Specialen

    Presidenca nuk e ka pranuar ende Ligjin për Dhomat e Specializuara, raporton Klan Kosova.

    Kështu ka konfirmuar për Klan Kosova, këshilltari për media i Zyrës së Presidentes, Bekim Kupina.

    Ai bëri të ditur se sipas procedurës, Kuvendi e dërgon te Presidentja vetëm pas mbylljes së afatit tetëditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor.

    “Sipas procedurës, Kuvendi e dërgon te Presidentja vetëm pas mbylljes së afatit 8-ditor për kontestim në Gjykatën Kushtetuese, deri më 15 tetor. Pastaj Presidentja Shiroka Pula i ka në dispozicion 8 ditë për të ndërmarrë veprime”, tha ai për Klanin.

  • SHBA përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit

    SHBA përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit

    SHBA përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit

    Ushtria amerikane po përgatit mundësi për rifillimin e operacioneve të mëdha luftarake kundër Iranit, ndërsa presidenti Donald Trump vazhdon të shfaqë hezitim për rikthimin në luftë, sipas zyrtarëve amerikanë.

    Në Lindjen e Mesme pritet të dislokohen së shpejti tri aeroplanmbajtëse amerikane, në një përqendrim të madh të forcave ushtarake. Me urdhër të Trumpit, Pentagoni ka hartuar plane për sulme ndaj arsenalit iranian të dronëve dhe raketave, objekteve energjetike dhe instalimeve të tjera ushtarake.

    Megjithatë, Trumpi disa herë ka vendosur të mos rifillojë operacionet e gjera luftarake. Edhe reagimi ushtarak amerikan ndaj Iranit është zbutur javët e fundit, pavarësisht shtimit të sulmeve iraniane ndaj cisternave të naftës.

    Në një postim në rrjetet sociale të enjten, Trumpi deklaroi se nuk do ta sulmojë Iranin para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, duke thënë se të dyja palët po zhvillojnë “diskutime produktive”, transmeton Telegrafi.

    Sipas zyrtarëve, gjatë muajve të fundit ekipi i sigurisë kombëtare të Trumpit dhe Pentagoni i kanë paraqitur atij pesë propozime për operacione të mëdha kundër Iranit ose rebelëve Huthi, të mbështetur nga Teherani dhe të vendosur në Jemen. Në secilin rast, presidenti i ka refuzuar planet.

    Megjithatë, Trumpi ka kërkuar sërish përgatitjen e alternativave për sulme. Zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare, të udhëhequr nga nënpresidenti JD Vance, diskutuan planet të premten e kaluar në Camp David. Sipas personave të informuar për propozimin, ato parashohin një fushatë të shkurtër dhe intensive, që do të zgjaste rreth tri ditë.

    Sulmet do të përqendroheshin te arsenali iranian i raketave dhe dronëve, pjesën më të madhe të të cilit Garda Revolucionare e Iranit e ka rindërtuar që nga fazat e para të luftës. Objektiva të mundshëm do të ishin edhe infrastruktura energjetike, qendrat e komandimit dhe shtabet e Gardës Revolucionare. Planet e fundit janë raportuar më herët nga Axios.

    Zyrtarët amerikanë kanë mbështetur vlerësimin e Trumpit se në negociatat diplomatike, të cilat po zhvillohen përmes ndërmjetësve, është shënuar njëfarë përparimi. Megjithatë, bisedimet vazhdojnë të bllokohen te çështja e programit bërthamor iranian. Uashingtoni kërkon që fillimisht të arrihet marrëveshje për ambiciet bërthamore të Iranit, ndërsa negociatorët iranianë këmbëngulin që kjo çështje të trajtohet në fund.

    Gjatë muajve të fundit, Irani është bërë kundërshtar më i vështirë, pasi ka përmirësuar taktikat ushtarake. Për interceptimin e raketave iraniane tani nevojiten më shumë raketa përgjuese sesa në fillim të luftës, duke ushtruar presion mbi rezervat amerikane të municioneve, të cilat tashmë janë të ngarkuara. Sipas personave të informuar për raportet e inteligjencës, Irani ka përdorur edhe imazhe satelitore nga kompani kineze për të shënjestruar më saktë bazat amerikane.

    Që nga shtatori, kur u zhvillua shkëmbimi i fundit i rëndësishëm i sulmeve hakmarrëse, Irani ka goditur të paktën 13 anije, sipas një grupi monitorues të drejtuar nga marina britanike. Raportet e inteligjencës e vlerësojnë numrin më të lartë, afër 20, sipas personave të informuar për këto të dhëna. Asnjëri prej këtyre sulmeve nuk ka nxitur një reagim të madh ushtarak amerikan.

    Megjithëse eksportet e naftës nga Lindja e Mesme janë rritur, sulmet e shtuara iraniane kanë shqetësuar kompanitë e transportit detar dhe kanë ngritur pikëpyetje mbi sigurinë e dërgesave të ardhshme të energjisë.

    Gjatë verës, ushtria amerikane kundërpërgjigjej rregullisht pas sulmeve iraniane ndaj transportit ndërkombëtar detar. Reagimi dukshëm më i kufizuar në periudhën e fundit pasqyron hezitimin e Trumpit për ta rifilluar luftën në shkallë të plotë, sipas zyrtarëve.

    Komandantët amerikanë janë gjithashtu të shqetësuar për vështirësitë në rritje për të ndalur sulmet iraniane ndaj bazave ku janë të vendosura trupat amerikane, si dhe ndaj objekteve energjetike dhe infrastrukturës tjetër civile në rajon.

    Në postimin e së enjtes, Trumpi këmbënguli se asnjë nga nafta që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit nuk vjen nga Irani. Megjithatë, kjo deklaratë vihet në pikëpyetje nga persona të informuar për raportet e inteligjencës. Irani lejon kalimin e disa anijeve që kanë paguar tarifa ose që mund të transportojnë një pjesë të naftës së tij. Sipas zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve, Irani ka gjithashtu flotën e vet të fshehtë të cisternave.

    Kompani kineze kanë paguar tarifa për të kaluar nëpër ngushticë, ndërsa Irani prej kohësh e përzien në mënyrë të fshehtë naftën e tij me atë irakiane për t’iu shmangur sanksioneve. Të enjten, Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj 17 anijeve, të cilat, sipas tij, ishin pjesë e flotës së fshehtë që kontrabandon naftën iraniane.

    Edhe disa anëtarë të rrethit të ngushtë të Trumpit po shprehin gjithnjë e më shumë dyshime se veprimet ushtarake do ta ndryshojnë qëndrimin apo planet e Iranit. Disa prej tyre besojnë se fushata e administratës për presion ekonomik po jep rezultate dhe se duhet vetëm më shumë kohë për ta detyruar Teheranin të bëjë lëshime konkrete.

    Edhe para deklaratës së Trumpit se nuk do të ketë sulme para zgjedhjeve të nëntorit, zyrtarët parashikonin se presidenti mund të priste deri pas zgjedhjeve izraelite të 27 tetorit dhe zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, javën pasuese, për të vendosur nëse do të autorizonte sulme.

    Megjithatë, komandantët amerikanë janë të gatshëm të nisin operacione më të gjera në ditët e ardhshme, nëse presidenti ndryshon sërish qëndrim.

    Grupi luftarak i aeroplanmbajtëses Theodore Roosevelt u largua nga San Diego javën e kaluar dhe pritet t’u bashkohet aeroplanmbajtëseve George H.W. Bush dhe George Washington që në fund të tetorit. Secili grup përfshin edhe anije të tjera luftarake, me helikopterë sulmues dhe marinsa. Do të jetë hera e parë që nga viti 2003 që tri aeroplanmbajtëse amerikane ndodhen në Lindjen e Mesme.

    Në fund të muajit, më shumë se 20 mijë marinarë dhe marinsa pritet të jenë në det, së bashku me qindra avionë. Megjithatë, ky përqendrim i forcave do të jetë i përkohshëm. Aeroplanmbajtësja George Washington pritet të kthehet në bazën e saj në Japoni pak pas mbërritjes së Theodore Roosevelt, muajin e ardhshëm.

    Pavarësisht shtimit të forcave, nuk është e sigurt se Trumpi do të miratojë sulme të reja edhe pas zgjedhjeve. Zyrtarët e lartë amerikanë shqetësohen se operacionet e tjera mund të pakësojnë më tej rezervat globale të armëve mbrojtëse, të nevojshme për mbrojtjen e bazave në Lindjen e Mesme dhe për interceptimin e sulmeve iraniane.

    Zyrtarë të tjerë që mbështesin rifillimin e operacioneve argumentojnë se ekonomia iraniane vazhdon të dobësohet dhe se një fushatë e shkurtër, por intensive, mund t’i thellojë vështirësitë e Teheranit, veçanërisht nëse dëmton aftësinë e tij për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit.

    SHBA-ja vazhdon të rrëzojë dronë iranianë dhe raketa lundruese, por nuk ka sulmuar flotën e fshehtë të cisternave të Iranit dhe as nuk ka kryer sulme hakmarrëse brenda territorit iranian.

    Në fillim të luftës, ushtria amerikane zakonisht lëshonte dy raketa përgjuese kundër raketave iraniane që po afroheshin, duke u përqendruar te valët më të rrezikshme të sulmeve. Tani, sipas zyrtarëve amerikanë, taktikat dhe shënjestrimi më i përparuar i Iranit i kanë detyruar SHBA-në dhe partnerët e saj rajonalë të përdorin më shumë raketa për të ndalur sulmet e drejtuara ndaj bazave amerikane, shkruan euronews.al.

    Komandantët amerikanë thonë se ende kanë rezerva të raketave përgjuese, megjithëse lufta ka pakësuar stoqet. Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme, ka transferuar gjithashtu armatime nga Evropa dhe Azia.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post SHBA përgatit plane për sulme të reja ndaj Iranit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosova përballet sot me Austrinë në play-off-in për Botërorin 2027

    Kosova përballet sot me Austrinë në play-off-in për Botërorin 2027

    Kosova përballet sot me Austrinë në play-off-in për Botërorin 2027

    Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave luan sot kundër Austrisë, në kuadër të play-off-it për kualifikimet e Botërorit 2027.

    Ndeshja zhvillohet në Vjenë, në stadiumin Sportclub-Platz Dornbach, nga ora 18:00.

    “ Forca Kosovë!”, ka shkruar Federata e Futbollit të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kosova përballet sot me Austrinë në play-off-in për Botërorin 2027 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

    Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

    Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini ka miratuar me të gjitha votat për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026, për fushat që janë në kompetencë të këtij komisioni.

    Gjatë diskutimit, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka ngritur dilema rreth përfshirjes së projektligjit në fushëveprimin e komisionit, duke thënë se nuk sheh ndërlidhje të drejtpërdrejtë me përgjegjësitë e tij.

    “Këtu po shoh që ne duhet me miratu diçka që është fushëveprim i komisionit tjetër. Nuk po shoh diçka që lidhet me komisionin tonë. Por mua më është me rëndësi me sqaruar, nëse është veç procedurë nuk kemi nevojë me diskutu”, tha ajo.

    Kryetari i komisionit, Nezir Kraki, ka sqaruar se përfshirja e kësaj pike në agjendë ishte procedurale.

    “Ky ndryshim nuk e prek fushën tonë, fakti që e kemi në agjendë është procedurale”, tha ai.

    Në mbledhje është diskutuar edhe miratuar Plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

    Në këtë kuadër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardiana Matoshi, ka propozuar që anëtarët e komisionit të vizitojnë punimet në stadiumin e Gjilanit, për të parë nga afër nëse ka probleme me realizimin e tyre, në prag të Lojërave Mesdhetare 2030./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Shtyhet për 27 tetor seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë

    Shtyhet për 27 tetor seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë

    Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për 27 tetor, për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës.

    Sipas TCH-së, gjykata ka vendosur t’i gjobisë avokatët me nga 100 mijë lekë të reja secilin, shumë kjo që tejkalon 1.000 euro.

    Në seancë nuk ishte i pranishëm asnjë nga të pandehurit dhe asnjë prej avokatëve mbrojtës.

    Gjatë seancës, prokurori i SPAK-ut, Altin Dumani, kërkoi që gjykimi ndaj Veliajt të vazhdojë pa avokatët, nëse ata nuk paraqiten. Ai argumentoi se sjellja e të pandehurve dhe e mbrojtësve të tyre mund të konsiderohet si heqje dorë nga e drejta për mbrojtje.

    “Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat. Gjykata e Apelit e ka një precedent të tillë, ku ka shqyrtuar çështje pa avokat”, deklaroi Dumani.

    Ndërkohë, gjykata caktoi avokatë nga lista e avokatëve që ofrojnë ndihmë juridike falas.

    Burimi: Dukagjini