Blog

  • Roma, një murale e re për Mourinho-n në prag të ndeshjes me Realin

    Roma, një murale e re për Mourinho-n në prag të ndeshjes me Realin

    Provë për këtë është vepra më e fundit e artistit të rrugës Drugi, kushtuar Special One, i cili së shpejti do të jetë në qytet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis verdhekuqve dhe Real Madridit të tij.

    Vepra shoqërohet me fjalë që përshkruajnë në mënyrë të përsosur ndjenjën e tifozëve të Romës: “Nuk do ta harrojmë kurrë se kush ishim. Për një natë do ta harrojmë dashurinë, por nuk do ta harrojmë kurrë se kush ishim”.

    Imazhi, Mou duke mbajtur dorën e një tifozi të ri që mban trofeun e Ligës së Konferencës 2022 dhe mesazhi përmbledhin nostalgjinë dhe krenarinë e një epoke të rëndësishme për klubin, duke e transformuar murin në një manifest mirënjohjeje ndaj trajnerit.

    Burimi: RTKLive

  • Gani Geci ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje për rastin e kanosjes ndaj Lirim Mehmetajt

    Gani Geci ndalohet për 48 orë, Prokuroria jep detaje për rastin e kanosjes ndaj Lirim Mehmetajt

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Gani Geci është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari dyshohet se e ka kanosur gazetarin për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

    Rasti është duke u hetuar për veprën penale “Kanosja”.

    Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar si gazetari Lirim Mehmetaj, në cilësinë e të dëmtuarit, ashtu edhe i dyshuari Gani Geci.

    Prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit dhe sigurimit të provave relevante për vazhdimin e procedurës.

    Në njoftimin e publikuar të martën, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ritheksuar përkushtimin për mbrojtjen e gazetarëve, garantimin e sigurisë së tyre dhe respektimin e lirisë së shprehjes.

    Përplasja ka nisur pas një postimi të Mehmetajt lidhur me deklaratat e Fatos Gecit për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Mehmetaj ka deklaruar mbrëmë në Debat Plus se nuk do ta fshinte postimin e tij kritik ndaj deputetit, pavarësisht ndërmjetësimit për pajtim mes familjes Geci dhe familjes së gazetarit.

    Ai ka treguar se, pas publikimit të postimit, familjarë të Gecit e kishin kontaktuar dhe i kishin kërkuar ta largonte ose t’ia ndryshonte përmbajtjen. Sipas Mehmetajt, pas refuzimit, ai ishte kërcënuar dhe rastin e kishte raportuar në polici.

    “Në mëngjes kam shkuar në polici, e kam raportu rastin. Unë mangup s’jam. Po me ma diktu çka shkruaj, nuk ka shansa, me u rrotullu tokë e qiell. E kam raportuar… kur kam thënë nuk e hjeku, më kanë kërcënuar”, ka deklaruar gazetari.

    Burimi: Dukagjini

  • Kungulli me peshë gati 1.5 kg po shqyrtohet për një rekord të mundshëm botëror

    Kungulli me peshë gati 1.5 kg po shqyrtohet për një rekord të mundshëm botëror

    Kungulli me peshë gati 1.5 kg po shqyrtohet për një rekord të mundshëm botëror

    Një kultivues kungujsh nga “Rhode Island” duket se ka thyer rekordin botëror për kungullin më të rëndë; kungulli i tij gjigant e tejkalon rekordin aktual me gati 300 paund (136 kilogramë).

    Sipas Associated Press, Ron Wallace nga Greene, Rhode Island, e peshoi kungullin e tij të shtunën në një konkurs dhe tani është në pritje që Libri i Rekordeve Botërore Guinness të konfirmojë se ai ka thyer rekordin e vendosur vetëm një javë më parë nga një kultivues në Angli. Wallace tha se ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e Guinness-it, të cilët thonë se rekordi i tij është në rrugën e duhur për t’u verifikuar.

    “Është vërtet gjigant; ishte kënaqësi ta rrisje,” tha Wallace të hënën përmes telefonit.

    Libri i Rekordeve Botërore Guinness aktualisht rendit si mbajtës të rekordit një kungull me peshë 2.857 paund (1.296 kilogramë), të rritur nga Ian Paton nga Lymington, Angli, rekord i vendosur më 3 tetor.

  • Rikthehet në syrin e publikut pas 60 vjetësh, radhë të gjata për pikturën e Van Goghut

    Rikthehet në syrin e publikut pas 60 vjetësh, radhë të gjata për pikturën e Van Goghut

    Rikthehet në syrin e publikut pas 60 vjetësh, radhë të gjata për pikturën e Van Goghut

    Qindra njerëz qëndruan në radhë të martën në Hong Kong për të parë një pikturë të Vincent van Gogh-ut, e cila nuk është ekspozuar kurrë publikisht në më shumë se gjashtë dekada, ku pritet të shitet për rreth 180 milionë dollarë.

    Ankandi i 18 nëntorit do të testojë qëndrueshmërinë e tregut të artit të nivelit të lartë, ku koleksionistët kanë vazhduar të konkurrojnë për vepra të rralla e të çmuara, pa u ndikuar nga pasiguria e përgjithshme ekonomike.

    Piktura pritet të vendosë një rekord të ri në ankand për një vepër të Van Goghut, tha Scott Niichel, nga departamenti i artit modern dhe bashkëkohor i “Sotheby’s” në Nju Jork.

    Piktura, e cila paraqet një gështenjë gjigante në lulëzim me një kurorë lulesh që dominon kompozicionin, do të shitet si pjesë e një koleksioni prej 12 veprash që nuk janë ekspozuar prej kohësh, përfshirë punime nga Paul Cézanne dhe Claude Monet, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Pesë prej tyre u prezantuan në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s në Londër në fund të shtatorit, duke përfshirë “Arlequin” të Cézanne-it dhe “Le Jardin des Tuileries” të Monet-it.

    Pas vdekjes së Van Gogh në korrik të vitit 1890, “Châtaigniers en fleurs” (Gështenjat në lulëzim) kaloi te vëllai i tij, Theo, dhe më pas te Johanna van Gogh-Bonger, si dhe te djali i tyre, Vincent Willem.

    Më vonë, ajo u bë pronë e botuesit gjerman Samuel Fischer, themeluesit të shtëpisë botuese “S. Fischer Verlag”, përpara se të hynte në koleksionin e George “Buddy” DeSylva-s, kantautorit dhe producentit amerikan të filmit, si dhe bashkëthemeluesit të “Capitol Records”.

    Në vitin 1953, piktura u ble nga koleksionistja Harriet Harris-Jonas; koleksioni i saj konsiderohej aq i rëndësishëm, saqë Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork organizonte vizita për dashamirësit e artit që të shihnin veprat në apartamentin e saj në Fifth Avenue.

    Piktura u ble nga familja Blaquier prej tregtarit të artit Wildenstein në vitin 1975.

  • Njoftimi i fundit i Prokurorisë për rastin Geci-Mehmetaj, merren në pyetje të dy

    Njoftimi i fundit i Prokurorisë për rastin Geci-Mehmetaj, merren në pyetje të dy

    Njoftimi i fundit i Prokurorisë për rastin Geci-Mehmetaj, merren në pyetje të dy

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, janë intervistuar ish-deputeti Gani Geci dhe gazetari Lirim Mehmetaj.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, me urdhër të prokurorit kujdestar, Gani Geci është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas dyshimeve fillestare, Gani Geci dyshohet se e ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

    “Në kuadër të veprimeve hetimore, janë intervistuar i dëmtuari L.M., dhe i dyshuari G.G. me qëllim të grumbullimit dhe mbledhjes së informatave relevante lidhur me rastin. Gjithashtu, Prokurori i çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave dhe sigurimit të provave relevante për zhvillimin e procedurës së mëtejshme”, thotë Prokuroria./Klankosova.tv

  • Dita e ndeshjes! Dardanet përballen sot me Austrinë

    Dita e ndeshjes! Dardanet përballen sot me Austrinë

    Dita e ndeshjes! Dardanet përballen sot me Austrinë

    Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave do të përballet sot me Austrinë, në kuadër të ndeshjes së play-off-it për kualifikimet e Botërorit 2027.

    Ndeshja do të zhvillohet në Vjenë, në stadiumin Sportclub-Platz Dornbach, duke filluar nga ora 18:00.

    “Forca Kosovë!”, ka shkruar Federata e Futbollit të Kosovës./Klankosova.tv

  • Mbappé pranë rekordit të Messit në Ligën e Kampionëve

    Mbappé pranë rekordit të Messit në Ligën e Kampionëve

    Mbappé pranë rekordit të Messit në Ligën e Kampionëve

    Kylian Mbappé është pranë një arritjeje historike në Ligën e Kampionëve, pasi i mungon vetëm një paraqitje për të arritur shifrën e 100 ndeshjeve në këtë garë.

    Sulmuesi francez mund të bëhet lojtari më i ri në histori që arrin këtë numër paraqitjesh, nëse luan për Real Madridin në ndeshjen e radhës kundër Romës.

    Mbappé deri më tani ka zhvilluar 99 ndeshje në Ligën e Kampionëve, prej të cilave nëntë me Monacon, 64 me Paris Saint-Germainin dhe 26 me Real Madridin.

    Nëse paraqitet në fushë në ndeshjen e ardhshme, francezi do të arrijë kuotën e 100 ndeshjeve dhe do të ketë mundësinë të vendosë një rekord të ri në garën më të rëndësishme evropiane për klube.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mbappé pranë rekordit të Messit në Ligën e Kampionëve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

    BE-ja përgjysmon importet e makinave hibride nga Kina

    BE-ja dëshiron t’u vijë në ndihmë prodhuesve të saj të automobilave dhe për këtë arsye po kufizon konkurrencën nga Kina. BE-ja ka vendosur të përgjysmojë importet e automjeteve hibride plug-in nga ky Kina. Në të ardhmen në tregun e BE-së do të lejohen të shiten në vit vetëm 350.000 automjete hibride plug-in nga Kina. “Kjo do t’i ulë me më shumë se gjysmën importet aktuale në Bashkimin Evropian”, tha një zyrtar i BE-së.

    Makinat elektrike kineze shpesh më të lira

    Që në fund të javës së kaluar Kina dhe BE-ja arritën një marrëveshje për kufizimin e importeve, por pa i bërë publike detajet. BE-ja druhet se makinat kineze mund të nxjerrin nga tregu prodhuesit evropianë, pasi ato ofrohen me çmime më të ulëta.

    Për këtë arsye në vitin 2024 Bashkimi Evropian vendosi tarifa doganore shtesë për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Si pasojë eksportuesit kinezë e zhvendosën vëmendjen te automjetet hibride plug-in, shitjet e të cilave në Evropë janë rritur ndjeshëm.

    Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian numri i automjeteve hibride plug-in kineze të shitura në BE mund të arrijë këtë vit në rreth 800.000.

    Tavan për automjetet hibride

    Në të ardhmen autoritetet doganore të Bashkimit Evropian nuk do të miratojnë më importin e automjeteve hibride nga Kina sapo të arrihet kufiri vjetor i përcaktuar. Në vitin e parë ky kufi do të jetë 350.000 automjete, ndërsa më pas do të rritet me 6 për qind në vit. Pas katër vjetësh ky kufizim do të hiqet.

    Masat e para konkrete për kufizimin e importeve të këtyre automjeteve pritet të hyjnë në fuqi në fillim të dhjetorit. Marrëveshja do të jetë e vlefshme për katër vjet.

    Kufizimi prek edhe prodhuesit evropianë të automjeteve

    Kufiri i ri do të zbatohet për të gjitha automjetet hibride plug-in të prodhuara në Kinë, pavarësisht se prej kujt prodhohen. Kjo do të thotë se masa prek edhe kompanitë evropiane që i prodhojnë ose i montojnë automjetet e tyre në Kinë.

    Nga ana tjetër prodhuesit kinezë që kanë fabrika në vende të tjera, si p.sh. Turqia, nuk do të preken nga kufizimi.

    Komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maroš Šefčovič, dhe ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, u takuan të premten e kaluar në Pekin. Sipas Šefčovičit, Kina u zotua se do të ulë edhe tarifat doganore për disa produkte që vijnë nga Bashkimi Evropian. Po ashtu Pekini ra dokord që të lehtësojë edhe procedurat për miratimin e licencave të eksportit të metaleve të rralla dhe të magnetëve me aftësi të përheshme që eksportohen në BE, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

    Mineralet dhe metalet e rralla dhe magnetët  me aftësi të përhershme janë të rëndësishëm për industri të ndryshme evropiane, veçanërisht për prodhimin e automjeteve elektrike, turbinave me erë dhe pajisjeve elektronike.

    BE-ja përgatitet për një përshkallëzim të mundshëm

    Bashkimi Evropian importon shumë më tepër mallra nga Kina sesa eksporton në Kinë. Po ashtu kompanitë evropiane varen nga lëndët e para, gjysmëpërçuesit dhe materialet për energjitë e rinovueshme që vijnë nga Kina.

    Në fund të kësaj jave liderët e vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë edhe për marrëdhëniet e tensionuara tregtare me Pekinin. Ata synojnë të jenë të përgatitur edhe për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit tregtar.

    Për këtë arsye Komisioni Evropian po përgatit disa ligje të reja. Njëri prej tyre do t’i detyrojë kompanitë në sektorë të caktuar të mos i sigurojnë lëndët e para dhe komponentët vetëm nga një furnizues i vetëm, por nga disa vende të ndryshme.

    Një projektligj tjetër synon t’i japë BE-së mundësinë që, në rast nevoje, ta përjashtojë plotësisht një shtet nga tregu evropian.

    Ndërkohë që negociatat mes Brukselit dhe Pekinit do të vazhdojnë, BE-ja shpreson të arrijë kufizime të tjera për mallrat kineze. Sipas burimeve në Bruksel komisioneri evropian për Tregtinë, Maroš Šefčovič, dhe ministri kinez i Tregtisë, Wang Wentao, do të zhvillojnë një bisedë telefonike në janar, ndërsa takimi i radhës është planifikuar për mars.

    Burimi: RTKLive

  • Dronët godasin dy anije në Detin e Zi, njëra fundoset

    Dronët godasin dy anije në Detin e Zi, njëra fundoset

    Dronët godasin dy anije në Detin e Zi, njëra fundoset

    Dronët goditën dy anije në Detin e Zi, pranë brigjeve të Bullgarisë, të martën; njëra prej tyre u fundos, duke bërë të nevojshme ndërmarrjen e operacioneve urgjente të shpëtimit, deklaroi kryeministri Rumen Radev.

    Ekipet e shpëtimit evakuan të gjithë 15 anëtarët e ekuipazhit nga njëra prej anijeve, “Chelsea 3” (që lundronte nën flamurin e Maltës), ndërsa pesë prej tyre morën trajtim për lëndime të lehta, tha Radev në një video të publikuar në rrjetet sociale.

    Ekuipazhi, i përbërë nga shtatë shtetas ukrainas dhe tetë shtetas të Azerbajxhanit, raportoi se kuverta dhe trupi i anijes ishin goditur nga tre dronë ajrorë.

    Një anëtar i ekuipazhit të anijes së fundosur u shpëtua, shtoi Radev, pa dhënë detaje për personat e tjerë që ndodheshin në bord. Goditjet ndaj dy anijeve ndodhën në një distancë prej përkatësisht 29 dhe 27,5 kilometrash nga bregdeti bullgar, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Bullgarisë të martën, Radev i cilësoi sulmet si “absolutisht të papranueshme” dhe deklaroi se Bullgaria po kërkonte ndihmë nga NATO-ja dhe Bashkimi Evropian.

    Megjithëse autoritetet nuk disponojnë prova të qarta se kush ishte përgjegjës për sulmet me dronë, “logjika, siç e kam thënë tashmë, tregon se rezultati është në favor të Federatës Ruse”, tha Radev.

    Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha, në një postim në platformën X të martën, e bëri Rusinë përgjegjëse për sulmet.

     

  • Qindra supermarkete në Francë goditen nga një sulm kibernetik

    Qindra supermarkete në Francë goditen nga një sulm kibernetik

    Qindra supermarkete në Francë goditen nga një sulm kibernetik

    Një sulm kibernetik ndaj sistemeve të ftohjes në qindra supermarkete në Francë ka rritur temperaturën e frigoriferëve dhe ngrirësve deri në 50 gradë Celsius, duke prishur ushqimin dhe duke shkaktuar zjarre në disa dyqane.

    Shitësit kryesorë me pakicë Intermarche, Cooperative U, E Leclerc dhe të tjerë konfirmuan sulmin kibernetik “të paprecedentë” të hënën.

    Të paktën 300 dyqane të Intermarche ose të markës së saj Netto u vunë në shënjestër, së bashku me më shumë se 100 pika shitjeje Cooperative U, thanë shitësit me pakicë për agjencinë e lajmeve AFP, transmeton Klankosova.tv.

    Carrefour tha se 80 supermarkete u prekën, ndërsa Monoprix tha se rreth 5 përqind e afërsisht 490 dyqaneve të saj u goditën. E Leclerc tha se disa nga dyqanet e saj u vunë në shënjestër.

    Zyra e prokurorit të Parisit tha se sulmi “në shkallë të gjerë” kishte prekur “frigoriferë të lidhur në disa shitës të mëdhenj me pakicë ushqimesh në të gjithë Francën”. Kjo çoi në humbje ushqimesh dhe zjarre, tha zyra.

    Sulmi bëri që kryeministri Sebastien Lecornu të urdhëronte Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Francës (ANSSI) të kryente hetime, siç bëri të ditur për agjencinë e lajmeve Reuters një person nga zyra e tij.