Blog

  • Kërkohet angazhim më i madh diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

    Kërkohet angazhim më i madh diplomatik për ish-krerët e UÇK-së

    Deputetë të PDK-së dhe Aleancës kërkuan angazhim më të madh përmes diplomacisë parlamentare në lidhje me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, si dhe mbrojtjen e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, tha se çështja e ish-krerëve të UÇK-së duhet të jetë ndër prioritetet kryesore të komisionit, ndërsa deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, theksoi nevojën për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Dhomat e Specializuara.

    Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, vuri në pah rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Për një qasje më të koordinuar institucionale ndaj kësaj çështjeje ka kërkuar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

    Në një postim në Facebook, ajo bëri të ditur se gjatë konstituimit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku u miratuan plani i punës dhe fushëveprimi i komisionit, ngriti nevojën për hartimin e një strategjie institucionale për çështjen e Hagës.

    Sipas saj, një strategji e tillë është e domosdoshme për të siguruar koordinim dhe veprim të mirëfilltë institucional.

    Musliu-Shoshi theksoi gjithashtu se anëtarësimi në Këshillin e Evropës, integrimi evropian dhe marrëdhëniet me aleatët strategjikë duhet të mbeten ndër prioritetet kryesore.

    E kryetarja e komisionit, Arbëreshë Kryeziu, ka bërë të ditur se plani i punës mund të rishqyrtohet në vijim.

    Burimi: RTKLive

  • Abdixhiku takon senatorët amerikanë në Prishtinë

    Abdixhiku takon senatorët amerikanë në Prishtinë

    Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka falënderuar senatorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

    Ai ka theksuar nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në, duke vlerësuar se Kosova duhet të forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm.

    “Për LDK-në, miqësia me Amerikën është pjesë e identitetit tonë. Ta ruajmë e ta forcojmë këtë miqësi është detyrë e përhershme”, ka shkruar Abdixhiku.

    Burimi: RTKLive

  • Krimi tronditës në SHBA: 45-vjeçari masakron familjen, vret vajzën shtatzënë dhe dy nipërit

    Krimi tronditës në SHBA: 45-vjeçari masakron familjen, vret vajzën shtatzënë dhe dy nipërit

    Krimi tronditës në SHBA: 45-vjeçari masakron familjen, vret vajzën shtatzënë dhe dy nipërit

    Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin Erie të Pensilvanisë, në SHBA, ku një 45-vjeçar ka vrarë tetë persona, përfshirë vajzën e tij shtatzënë dhe dy nipërit e vegjël, para se t’i japë fund jetës.

    Sipas autoriteteve, në mesin e viktimave janë vajza e tij, Angelina Stone, 24 vjeçe, e cila ishte shtatzënë, si dhe dy fëmijët e saj, një dhe pesë vjeç. Në mesin e të vrarëve janë edhe Michelle Stone, 44 vjeçe, Jonathan Stone, 19 vjeç, Matthew Stone, 21 vjeç, Lora Roberts, 37 vjeçe, dhe Twila Tanner, 51 vjeçe.

    Policia ka bërë të ditur se autori është Matthew Stone Sr. Hetuesit kanë siguruar prova filmike dhe audio nga vendi i ngjarjes, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.

    Sipas informacioneve të bëra publike, Lora Roberts kishte shkuar në shtëpi për ta ndihmuar mbesën e saj, Angelinën, gjatë shtatzënisë. Ajo dhe Twila Tanner u qëlluan për vdekje jashtë shtëpisë, pasi mbërritën në vendin e ngjarjes.

    Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur motivin e këtij krimi të rëndë. Hetimet po vazhdojnë, ndërsa policia pritet të analizojë edhe telefonat celularë të personave të përfshirë, për të kuptuar se çfarë i parapriu tragjedisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Krimi tronditës në SHBA: 45-vjeçari masakron familjen, vret vajzën shtatzënë dhe dy nipërit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • IKD kërkon hetim dhe reagim institucional për rastet ndaj gazetarëve

    IKD kërkon hetim dhe reagim institucional për rastet ndaj gazetarëve

    Në reagimin e tij, IKD thekson se institucionet kanë përgjegjësi të sigurojnë që gazetarët ta ushtrojnë profesionin pa frikë dhe pa presion për t’u tërhequr nga qëndrimet e tyre.

    Sa i përket rastit të Fidan Jupollit, IKD vlerëson se situata lidhet me qëndrimet e tij publike për zhvillimet në vend. Sipas institutit, shqetësimi i ngritur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për integritetin fizik të gazetarit dhe familjes së tij kërkon trajtim urgjent dhe serioz institucional. IKD paralajmëron se etiketimi i gazetarëve si të lidhur me interesa armiqësore për shkak të qëndrimeve të tyre mund të rrezikojë sigurinë e tyre dhe të familjarëve.

    Për rastin e Lirim Mehmetajt, IKD thekson se gazetari ka deklaruar se është kërcënuar pas refuzimit për ta larguar një postim kritik ndaj deputetit Fatos Geci. Ndalimi i Gani Gecit për 48 orë, nën dyshimin për kanosje, sipas IKD-së, duhet të pasohet nga një hetim i plotë dhe i paanshëm, duke respektuar prezumimin e pafajësisë.

    IKD rikujton se nenet 40 dhe 42 të Kushtetutës së Kosovës garantojnë lirinë e shprehjes dhe të mediave, ndërsa neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbron edhe shprehjet që shqetësojnë, kritikën e ashpër dhe satirën politike, brenda kufijve të përcaktuar nga Konventa.

    Sipas IKD-së, mospajtimi me një gazetar nuk i jep askujt të drejtën për ta kërcënuar apo për t’ia diktuar përmbajtjen. Instituti thekson se gazetarët kanë përgjegjësi profesionale dhe se puna e tyre mund të kritikohet, ndërsa pretendimet për shpifje ose cenim të reputacionit duhet të adresohen përmes mjeteve ligjore.

    IKD i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të distancohet menjëherë nga këto veprime, t’i dënojë publikisht dhe të kërkojë ndaljen e tyre. Instituti e cilëson heshtjen e Qeverisë si një qëndrim që ushqen perceptimin e tolerimit dhe mund t’u japë shtysë atyre që ushtrojnë presion ndaj gazetarëve.

    Po ashtu, IKD u ka bërë thirrje subjekteve politike të distancohen nga kërcënimet dhe fushatat linçuese të mbështetësve të tyre, pavarësisht autorëve dhe qëndrimeve të gazetarëve.

    Reagim publik dhe pa vonesë, IKD kërkon edhe nga presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Sipas institutit, duke u mbështetur në rolin e saj kushtetues, presidentja duhet t’i dënojë këto veprime dhe të kërkojë nga institucionet përgjegjëse mbrojtjen efektive të gazetarëve.

    Në fund, IKD ka kërkuar nga Policia dhe Prokurori i Shtetit që të zhvillojnë hetime të shpejta, të pavarura dhe efektive për kërcënimet, të bëjnë vlerësimin e rrezikut dhe, sipas nevojës, të ndërmarrin masa mbrojtëse, përfshirë edhe për familjarët e gazetarëve të ekspozuar.

    Burimi: RTKLive

  • Defekti në rrjetin e ujësjellësit, po punohet për sanimin e problemit

    Defekti në rrjetin e ujësjellësit, po punohet për sanimin e problemit

    Defekti në rrjetin e ujësjellësit, po punohet për sanimin e problemit

    Ekipet teknike janë duke punuar në terren për sanimin e defektit në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë në Prishtinë.

    Defekti është shkaktuar në një gyp me diametër 350 milimetra, ndërsa si pasojë e tij, një pjesë e madhe e qytetit ka mbetur pa furnizim me ujë, transmeton Klankosova.tv.

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet janë angazhuar për riparimin e gypit dhe normalizimin e furnizimit me ujë.

    Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë punën intensive të ekipeve teknike për sanimin e defektit.

    Deri në përfundimin e punimeve, furnizimi me ujë në zonat e prekura mund të mbetet i ndërprerë.

  • Punëtorët teknikë në Prishtinë pro grevës, të premten protestë para Komunës

    Punëtorët teknikë në Prishtinë pro grevës, të premten protestë para Komunës

    Punëtorët teknikë në Prishtinë pro grevës, të premten protestë para Komunës

    Kryetarët e shoqatave të punëtorëve teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Prishtinës, punëtorët e sigurimit fizik, si dhe punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare, janë duke zhvilluar një takim me kryetarin e Sindikatës.

    Siç raporton gazetari i Klan Kosova, Kastriot Tahiri, punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme kanë votuar unanimisht pro mbajtjes së grevës, e cila pritet të nisë nga dita e nesërme, transmeton Klankosova.tv.

    Po ashtu, është bërë e ditur se ditën e premte do të mbahet protestë para objektit të Komunës së Prishtinës.

  • IKD: Linçimi dhe kërcënimet ndaj gazetarëve kërkojnë reagim të shpejtë dhe të qartë institucional

    IKD: Linçimi dhe kërcënimet ndaj gazetarëve kërkojnë reagim të shpejtë dhe të qartë institucional

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), dënon linçimin publik, kërcënimet dhe presionin ndaj gazetarëve Fidan Jupolli dhe Lirim Mehmetaj.

    “Këto zhvillime cenojnë sigurinë e gazetarëve, lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar. Institucionet kanë përgjegjësi që gazetarët ta ushtrojnë profesionin pa frikë dhe pa presion për t’u tërhequr nga qëndrimet e tyre”.

    Rasti i Fidan Jupollit, vjen si rezultat i qëndrimeve të tij publike për zhvillimet në vend. Shqetësimi i ngritur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për integritetin fizik të tij dhe të familjes kërkon trajtim urgjent dhe serioz institucional. Etiketimi i gazetarit si i lidhur me interesa armiqësore, për shkak të qëndrimeve të tij, rrezikon sigurinë e tij dhe të familjes së tij.

    Ndërsa, në rastin e Lirim Mehmetajt, gazetari ka deklaruar se është kërcënuar pas refuzimit për ta larguar një postim kritik ndaj deputetit Fatos Geci. Ndalimi i Gani Gecit për 48 orë nën dyshimin për kanosje duhet të pasohet nga hetim i plotë dhe i paanshëm, duke respektuar prezumimin e pafajësisë.

    “Nenet 40 dhe 42 të Kushtetutës garantojnë lirinë e shprehjes dhe të mediave. Neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbron edhe shprehjet që shqetësojnë, kritikën e ashpër dhe satirën politike, brenda kufijve të përcaktuar nga Konventa. Mospajtimi me një gazetar nuk krijon të drejtë për ta kërcënuar apo për t’ia diktuar përmbajtjen. Gazetarët kanë përgjegjësi profesionale dhe puna e tyre mund të kritikohet. Pretendimet për shpifje ose cenim të reputacionit adresohen përmes mjeteve ligjore”.

    IKD kërkon nga Qeveria e Kosovës që të distancohet menjëherë nga këto veprime, duke i dënuar publikisht dhe të kërkojë ndaljen e tyre. IKD e vlerëson heshtjen e Qeverisë përballë një situate të tillë si qëndrim që ushqen perceptimin e tolerimit dhe u jep shtysë atyre që ushtrojnë presion ndaj gazetarëve. Qeveria duhet të japë mesazh të qartë se kërcënimi i gazetarëve është i papranueshëm, pavarësisht autorit dhe qëndrimeve të gazetarit.Kjo përgjegjësi vlen edhe për subjektet politike, të cilat duhet të distancohen nga kërcënimet dhe fushatat linçuese të mbështetësve të tyre.

    IKD kërkon edhe nga Presidentja e re e Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula, që të reagojë publikisht dhe pa vonesë ndaj kësaj situate të krijuar. Kemi të bëjmë me të drejta të njeriut të garantuara me Kushtetutë. Në ushtrimin e rolit të saj për garantimin e funksionimit kushtetues të institucioneve, sipas nenit 84.2 të Kushtetutës, Presidentja duhet të dënojë këto veprime dhe të kërkojë nga institucionet përgjegjëse mbrojtjen efektive të gazetarëve.

    IKD kërkon nga Policia dhe Prokurori i Shtetit hetim të shpejtë, të pavarur dhe efektiv të kërcënimeve, vlerësim të rrezikut dhe masa mbrojtëse sipas nevojës, përfshirë familjarët e gazetarëve të ekspozuar. Reagimi institucional duhet të parandalojë përsëritjen dhe të sigurojë përgjegjësi sipas ligjit.

    Burimi: Dukagjini

  • Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

    Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

    Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar sot në Prishtinë senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët i ka cilësuar si miq të çmuar të Kosovës.

    Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kontributin e tyre në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë takimit, kreu i LDK-së ka theksuar nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik me ShBA-në, duke vënë në pah rëndësinë e forcimit të besimit dhe bashkëpunimit me aleatin kryesor të Kosovës.

    “Kosovës i duhet ta forcojë besimin dhe bashkëpunimin me aleatin e saj më të rëndësishëm. Kjo kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai ka theksuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara është pjesë e identitetit politik të LDK-së, duke nënvizuar se ruajtja dhe forcimi i kësaj marrëdhënieje mbetet një detyrë e përhershme.

    “Për LDK-në, miqësia me Amerikën është pjesë e identitetit tonë. Ta ruajmë e ta forcojmë këtë miqësi është detyrë e përhershme”, ka deklaruar Abdixhiku.

  • ShBA: 45-vjeçari privon nga jeta 8 persona - përfshirë vajzën shtatzënë, nipin dhe mbesën

    ShBA: 45-vjeçari privon nga jeta 8 persona – përfshirë vajzën shtatzënë, nipin dhe mbesën

    ShBA: 45-vjeçari privon nga jeta 8 persona - përfshirë vajzën shtatzënë, nipin dhe mbesën

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Erie të Pensilvanisë, në SHBA, ku një 45-vjeçar vrau tetë persona, përfshirë vajzën e tij shtatzënë dhe dy nipërit e mbesat, të moshës një dhe pesë vjeç. Pas krimit, ai i dha fund jetës.

    Ngjarja ndodhi të premten në shtëpinë e tij, ndërsa viktimat dhe familjarët e tyre kanë mbetur të tronditur nga tragjedia, duke kërkuar përgjigje për arsyet që çuan në këtë akt të rëndë, transmeton Klankosova.tv.

    Autoritetet në Pensilvani kanë bërë publikë emrat e autorit dhe gjashtë prej tetë personave që ai vrau të premten.

    Sipas mjekut ligjor të qarkut Erie, Lyell Cook, autori i sulmit ishte Matthew Stone Sr., 45 vjeç, i cili pas vrasjeve i dha fund jetës brenda shtëpisë. Këtë e konfirmoi edhe shefi i policisë së Erie, Rick Lorah.

    Viktimat e rritura janë identifikuar si Michelle Stone, 44 vjeçe, Angelina Stone, 24 vjeçe, e cila pritej të lindte, Jonathan Stone, 19 vjeç, Matthew Stone, 21 vjeç, si dhe Lora Roberts, 37 vjeçe, dhe Twila Tanner, 51 vjeçe, të cilat jetonin në adresa të tjera.

    Në mesin e viktimave ishin edhe dy fëmijë, një djalë pesëvjeçar dhe një vajzë njëvjeçare. Sipas mjekut ligjor, legjislacioni i shtetit nuk e lejon publikimin e emrave të tyre.

    Gjatë një ceremonie përkujtimore, Julius Windham tha se vajza e tij, Amarianna, ishte vogëlushja që humbi jetën në këtë tragjedi. Ai bëri të ditur se nëna e saj ishte Angelina Stone, e cila ishte gjithashtu nëna e djalit pesëvjeçar që u vra. Autori ishte gjyshi i fëmijëve dhe kryefamiljari, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

    Viktima shkonte në shtëpi për ta ndihmuar mbesën shtatzënë

    Nicole Eller, një mike e familjes, tha se Lora Roberts e vizitonte shpesh shtëpinë për të ndihmuar mbesën e saj dhe fqinjen, Angelina Stone, gjatë shtatzënisë.

    Sipas miqve, Roberts ishte nënë e pesë fëmijëve dhe e fejuar. Ajo ishte vullnetare dhe ish-anëtare e bordit të një organizate komunitare që ndihmonte personat e pastrehë.

    Më 15 korrik, ajo kishte publikuar një mesazh në Facebook, ku shprehte shqetësimin për të shtënat e fundit në qytetin Erie.

    “Erie, duhet të bëjmë më mirë! Jeta është e çmuar dhe është zemërthyese të shohësh kaq shumë dhimbje dhe dhunë. Interesohuni për njerëzit që doni dhe zgjidhni gjithmonë mirësinë”, kishte shkruar ajo.

    Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e motivit

    Shefi i policisë, Rick Lorah, bëri të ditur se hetuesit kanë siguruar prova filmike dhe audio, në të cilat dëgjohen të shtëna armësh nga brenda shtëpisë.

    Sipas tij, pak çaste më vonë, dy gra të tronditura mbërritën në shtëpi dhe nisën të godisnin fort derën. Autori doli jashtë dhe qëlloi ndaj tyre, ndërsa ato po vraponin në drejtim të tij. Më pas, ai u kthye brenda shtëpisë.

    Lora Roberts dhe Twila Tanner, e cila ishte e vetmja viktimë që nuk kishte lidhje familjare me autorin, u vranë jashtë ndërtesës.

    Deri më tani, policia nuk ka dhënë një shpjegim për motivin e mundshëm të sulmit. Megjithatë, shefi i policisë ka lënë të kuptohet se problemet e shëndetit mendor mund të kenë luajtur rol në ngjarje.

    Hetuesit pritet të marrin në pyetje familjarët dhe të analizojnë telefonat celularë të dy grave që u vranë jashtë shtëpisë, në përpjekje për të zbardhur rrethanat që çuan në këtë tragjedi./Klankosova.tv.

  • Kurti: Serbia akoma s'na e ka dorëzuar dokumentacionin kadastral

    Kurti: Serbia akoma s’na e ka dorëzuar dokumentacionin kadastral

    Kurti: Serbia akoma s'na e ka dorëzuar dokumentacionin kadastral

    Kryeministri Albin Kurti, në fjalimin që e ka mbajtur në ceremoninë përmbyllëse të projektit PIAKOS, të organizuar nga ATRC dhe Banka Botërore, ka deklaruar se Serbia nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral, pavarësisht marrëveshjes së arritur në vitin 2011.

    Ai tha se nga kjo marrëveshje janë bërë më shumë se 15 vjet, transmeton Klankosova.tv.

    “Natyrisht që sfidë e veçantë për shtetin tonë ngelet fakti që janë bërë më shumë se 15 vjet që Serbia nuk na ka dorëzuar dokumentacionin kadastral, edhe pse marrëveshja ndërshtetërore është nënshkruar me datë 2 shtator 2011. Pra, në muajin e kaluar janë bërë 15 vjet që Bashkimi Evropian u ka dhënë dy milionë euro donacion Beogradit zyrtar, e ata s’na e kanë dorëzuar as kopjen e dokumentacionit kadastral, se le më origjinalin. E pavarësisht kësaj vështirësie, institucionet e shtetit dhe shoqëria civile po punojnë bashkë për më të mirën e popullit tonë”, u shpreh Kurti.