Blog

  • Flutura Kusari i bën thirrje Qeverisë të veprojë për mbrojtjen e gazetarëve

    Flutura Kusari i bën thirrje Qeverisë të veprojë për mbrojtjen e gazetarëve

    Flutura Kusari i bën thirrje Qeverisë të veprojë për mbrojtjen e gazetarëve

    Juristja e mediave, Flutura Kusari i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa konkrete për mbrojtjen e gazetarëve, duke theksuar presionin e madh me të cilin, sipas saj, po përballen gazetarët Lirim Mehmetaj dhe Fidan Jupolli.

    Përmes një reagimi publik, Kusari ka kërkuar që institucionet të reagojnë dhe të krijojnë mekanizma efektivë për garantimin e sigurisë së gazetarëve dhe mbrojtjen e lirisë së medias, transmeton Klankosova.tv.

    “Çfarë duhet të ndodhë më shumë që Qeveria e Kosovës të fillojë t’i ndryshojë ligjet dhe të krijojë mekanizma për mbrojtjen e gazetarëve?”, ka shkruar Kusari.

    Ajo ka theksuar se atmosfera në të cilën punojnë gazetarët në Kosovë ka ngjashmëri me atë në disa vende ku janë vrarë gazetarë, duke nënvizuar se kjo nuk nënkupton se një skenar i tillë do të ndodhë në Kosovë, por se situata duhet të merret seriozisht nga institucionet.

    Kusari ka propozuar dy masa konkrete që, sipas saj, duhet të ndërmerren nga Qeveria.

    E para është krijimi i një Trupi Koordinues për Sigurinë e Gazetarëve, ndërsa e dyta është ndryshimi i Kodit Penal për ashpërsimin e dënimeve për sulmet ndaj gazetarëve.

    Sipas juristes, këto propozime nuk janë ide të reja, por masa që zbatohen ose ndërmerren nga shtetet demokratike që synojnë mbrojtjen e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve.

  • Rastet e rënda në Gjilan: Çka e çon një njeri drejt veprimit ekstrem, sipas Krasniqit? (VIDEO)

    Rastet e rënda në Gjilan: Çka e çon një njeri drejt veprimit ekstrem, sipas Krasniqit? (VIDEO)

    Rastet e rënda në Gjilan: Çka e çon një njeri drejt veprimit ekstrem, sipas Krasniqit? (VIDEO)

    Gazetari Vullnet Krasniqi, ka folur për rëndësinë e analizimit të bisedave dhe rrethanave që u paraprijnë konflikteve të rënda në shoqëri.

    Ai në emisionin “Ora 7”, tha se duhet të hulumtohet më shumë se çfarë ndodh në momentet kur një grindje përfundon me pasoja të rënda.

    “Çka po e shkakton këtë lehtësi që vendimi i dytë ose i tretë pas një grindjeje ose një mosmarrëveshjeje të jetë veprimi më ekstrem?”, ka pyetur Krasniqi.

    Ai ka treguar se gjatë shqyrtimit të disa transkripteve të dëshmive në gjykata, i ka kushtuar vëmendje të veçantë asaj që ndodh në momentet para ngjarjeve të rënda.

    “Është shumë me rëndësi të kuptohet çka ndodh në kohën kur ka ndodhur ngjarja, cilat janë bisedat dhe çfarë ndodh në atë moment. Shumë pak punohet në këtë drejtim”, u shpreh ai.

    Krasniqi ka vlerësuar se këto raste shpesh trajtohen si veprime të çastit, pa u analizuar mjaftueshëm rrethanat që u paraprijnë.

    “Unë mendoj se, nëse e studiojmë këtë pjesë, kemi me pa se mosdurimi ndaj disa temave të caktuara, që në shoqërinë apo familjen tonë ende janë tabu dhe prekin çështje të moralit, mund të na tregojë shumë për atë që ndodh”, ka deklaruar Krasniqi.

  • Panamaja goditet nga një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 6.4

    Panamaja goditet nga një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 6.4

    Panamaja goditet nga një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 6.4

    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Panamanë jugore të hënën në mbrëmje, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale.

    Tërmeti ndodhi rreth orës 18:20, në një thellësi prej 10 kilometrash dhe rreth 18 kilometra në perëndim të Río Grande-s, në jug të vendit.

    Ky tërmet pason dy lëkundje të fuqishme me magnitudë 7.7 dhe 6.6, si dhe një sërë pasgoditjesh që tronditën Panamanë jugore të premten pasdite. Ato shkaktuan shembjen e ndërtesave pranë epiqendrës dhe çuan në evakuime në të gjithë vendin, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

    Autoritetet vijojnë vlerësimin e pasojave, veçanërisht në komunitetet e largëta, ku bilanci i dëmeve mund të ndryshojë.

  • Punëtori bie nga 7 metra te objekti i “Endriti EEA” dhe humb jetën – pronari i kompanisë punëkryese ndalohet për 48 orë

    Punëtori bie nga 7 metra te objekti i “Endriti EEA” dhe humb jetën – pronari i kompanisë punëkryese ndalohet për 48 orë

    Punëtori bie nga 7 metra te objekti i “Endriti EEA” dhe humb jetën – pronari i kompanisë punëkryese ndalohet për 48 orë

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e 12 tetorit në Ferizaj, ku një punëtor ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej rreth 7 metrash gjatë punimeve në një objekt në ndërtim.

    Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 15:50, Policia është njoftuar për një person të lënduar në objektin e “Endriti EEA”, në rrugën “Cen Dugolli”.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi emergjent, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e punëtorit.

    Viktima është identifikuar si Musli Musliu, punëtor i kompanisë “Hansi SHPK”, e cila ishte duke kryer punimet në objekt.

    Sipas informatave fillestare, Musliu kishte qenë duke punuar në objektin në ndërtim kur dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, të cilat kanë rezultuar fatale.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, Forenzika, Inspektori i Ndërtimit dhe ekipet relevante, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

    Gjatë hetimeve është intervistuar edhe pronari i kompanisë punëkryese “Hansi SHPK”, Besar Topalli, në cilësinë e të dyshuarit dhe në prani të avokatit mbrojtës.

    Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

    Rasti është iniciuar për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

    Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar nëse në kantier janë respektuar masat e detyrueshme të sigurisë në punë dhe të gjitha rrethanat që çuan në vdekjen e punëtorit.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Punëtori bie nga 7 metra te objekti i “Endriti EEA” dhe humb jetën – pronari i kompanisë punëkryese ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Policia gjen 26 mijë e 900 franga zvicerane në një automjet në Vërmicë

    Policia gjen 26 mijë e 900 franga zvicerane në një automjet në Vërmicë

    Sipas policisë, automjetet drejtoheshin nga dy persona meshkuj, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri i Shqipërisë.

    Gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore, policia ka gjetur një shumë prej 26 mijë e 900 frangash zvicerane, njofton policia.

    Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.

    Burimi: RTKLive

  • Ofendoi policët dhe më pas u përshkallëzua situata, në pranga gjilanasi

    Ofendoi policët dhe më pas u përshkallëzua situata, në pranga gjilanasi

    Ofendoi policët dhe më pas u përshkallëzua situata, në pranga gjilanasi

    Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Sheshin e Qytetit në Gjilan, pasi dyshohet se ka ofenduar zyrtarët policorë derisa ata ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

    Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari, për motive ende të panjohura ka fyer zyrtarët policorë. Situata është përshkallëzuar gjatë arrestimit, kur i dyshuari ka rezistuar, transmeton Klankosova.tv.

    Si pasojë e incidentit, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Eli Fara rikthehet në skenë disa ditë pas publikimit të videove intime me Adi Hilën

    Eli Fara rikthehet në skenë disa ditë pas publikimit të videove intime me Adi Hilën

    Eli Fara rikthehet në skenë disa ditë pas publikimit të videove intime me Adi Hilën

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, pritet të ngjitet në skenë vetëm disa ditë pas publikimit të videove intime që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

    Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Instagram, të cilin artistja e ka shpërndarë në profilin e saj.

    Eli Fara do të performojë në një nga klubet e Tiranës, së bashku me Luiz Ejllin dhe Altin Shirën, njofton Klankosova.tv.

    Kujtojmë se, pas publikimit të videove, këngëtarja reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh se do të vazhdojë ta mbajë kokën lart. Ajo gjithashtu falënderoi familjen, miqtë dhe kolegët që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur, si publikisht, ashtu edhe privatisht.

  • Mbeturinat ‘mbulojnë’ Nerodimen, banorët kërkojnë zgjidhje!

    Mbeturinat ‘mbulojnë’ Nerodimen, banorët kërkojnë zgjidhje!

    Mbeturinat ‘mbulojnë’ Nerodimen, banorët kërkojnë zgjidhje!

    Një banor i fshatit Nerodime të Ferizajt i është drejtuar redaksisë së Klankosova.tv me një ankesë lidhur me mosmbledhjen e rregullt të mbeturinave nga kompania “Pastrimi” në Ferizaj.

    Sipas banorit, kjo gjendje po përsëritet vazhdimisht, ndërsa mbeturinat mbesin të shpërndara në hapësira të gjelbra dhe pranë rrugëve, duke krijuar ndotje dhe shqetësim për banorët e zonës, transmeton Klankosova.tv.

    Ai thotë se në disa raste kompania nuk vjen për t’i mbledhur mbeturinat deri në dy javë, duke bërë që ato të grumbullohen dhe të shpërndahen përreth, siç shihet edhe në fotografitë e dërguara në redaksi.

    “Nuk vijnë t’i marrin mbeturinat me rregull. Nganjëherë kalojnë edhe dy javë pa ardhur fare”, tha ai për Klankosova.tv.

  • Rastet e rënda në Gjilan, Çapraz flet për mungesën e edukimit emocional (VIDEO)

    Rastet e rënda në Gjilan, Çapraz flet për mungesën e edukimit emocional (VIDEO)

    Rastet e rënda në Gjilan, Çapraz flet për mungesën e edukimit emocional (VIDEO)

    Kriminologia Dita Çapraz deklaroi se mungesa e edukimit emocional, si në familje ashtu edhe në shkolla, ndikon në mënyrën se si njerëzit përballen me refuzimin, zemërimin dhe konfliktet.

    Në emisionin “Ora 7”, ajo ka theksuar se krahas arsimit formal, rëndësi duhet t’i kushtohet edhe edukimit emocional, në mënyrë që fëmijët të mësojnë t’i zgjidhin konfliktet pa agresivitet.

    “Ne investojmë në arsimin formal, por shpesh nuk i kushtojmë shumë rëndësi edukimit emocional, qoftë në familje, qoftë në shkolla. Ne nuk i mësojmë fëmijët tanë që të përballen me refuzimin, si ta menaxhojnë zemërimin dhe si t’i zgjidhin konfliktet pa agresivitet”, tha Çapraz.

    Ajo ka vlerësuar se edhe bindjet për autoritetin dhe burrërinë mund të ndikojnë në krijimin e sjelljeve kontrolluese dhe të dhunshme.

    “Në disa raste vazhdon bindja se dikush duhet të dominojë dhe se kundërshtimi ndaj tij, qoftë ai baba apo bashkëshort, është mungesë respekti. Këto bindje mund të krijojnë terren për kontroll dhe dhunë nga personi që e konsideron veten autoritet”, ka deklaruar ajo.

    Kjo temë u trajtua në emisionin “Ora 7”, pas dy vrasjeve të fundit në vend, konkretisht në Gjilan.

  • Ndalohet një automjet në Leposaviq, dyshohet për kalim ilegal të kufirit

    Ndalohet një automjet në Leposaviq, dyshohet për kalim ilegal të kufirit

    Ndalohet një automjet në Leposaviq, dyshohet për kalim ilegal të kufirit

    Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, pasi drejtuesi i tij dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës.

    Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 12 tetor, rreth orës 23:10. Automjeti drejtohej nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Kosovës.

    I dyshuari është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt hetimore./Klankosova.tv