Blog

  • Ish-komandanti i ushtrisë ukrainase: Rusia e ka humbur aftësinë për të përparuar në ofensivë

    Ish-komandanti i ushtrisë ukrainase: Rusia e ka humbur aftësinë për të përparuar në ofensivë

    Ukraina ka stabilizuar vijën e frontit dhe ka “thyer aftësinë e Rusisë për të përparuar”, duke vrarë një numër të madh ushtarësh rusë, ka deklaruar ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, në një intervistë ekskluzive për BBC-në.

    Në intervistën e tij të parë që nga shkarkimi nga detyra gjatë verës, Syrskyi foli për largimin e tij nga posti, duke kundërshtuar kritikat se ishte tepër “i shkollës së vjetër” për të udhëhequr forcat ukrainase, të cilat po zhvillohen teknologjikisht.

    Ai gjithashtu hodhi poshtë akuzat e disa ushtarëve që kishin shërbyer nën komandën e tij. Ata i thanë BBC-së se ishin urdhëruar të qëndronin në pozicionet e tyre edhe kur pothuajse ishin rrethuar nga forcat ruse, gjë që kishte shkaktuar humbje të mëdha.

    Syrskyi deklaroi se humbjet e përgjithshme të Rusisë në luftë ishin gjashtë herë më të mëdha se ato të Ukrainës. Sipas tij, nëse llogariten vetëm të vrarët, humbjet ruse janë deri në 11 herë më të mëdha.

    As Rusia dhe as Ukraina nuk publikojnë zyrtarisht shifrat e ushtarëve të vrarë. Ushtria ukrainase pretendon se në shtator të vitit 2026 u shkaktoi forcave ruse humbje rekord, por këto shifra nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

    Shërbimet britanike të inteligjencës vlerësojnë se Rusia ka humbur rreth gjysmë milioni ushtarë të vrarë në Ukrainë që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë, në vitin 2022. Ndërkohë, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), me seli në SHBA, vlerëson se deri në qershor të vitit 2026, Ukraina kishte humbur deri në 150 mijë ushtarë të vrarë.

    Sipas Syrskyt, dallimi në numrin e të vrarëve, përparimi teknologjik dhe strategjia e sulmit ndaj pikave të dobëta të vijës ruse, duke frenuar njëkohësisht përparimin e forcave ruse në pjesë të tjera të frontit, kanë ndikuar në krijimin e ngërçit aktual në fushëbetejë.

    Gjenerali tha se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, Rusia kishte arritur të pushtonte gjithsej vetëm 61 kilometra katrorë territor ukrainas.

    “Kjo është një tregues se vija e frontit është stabilizuar”, deklaroi ai.

    Edhe Instituti për Studimin e Luftës (ISW) ka vërejtur të njëjtin trend. Sipas njërit prej raporteve të tij të fundit, në shtator të vitit 2026, Rusia humbi më shumë territor sesa arriti të pushtonte.

    Syrskyi u emërua komandant i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në vitin 2024. Ai kishte marrë vlerësime për udhëheqjen e mbrojtjes së Kievit në fillim të pushtimit rus në vitin 2022, si dhe për drejtimin e kundërofensivës së suksesshme ukrainase në lindje të Harkivit, në vjeshtën e po atij viti.

    Megjithatë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e shkarkoi atë gjatë verës, pas një mosmarrëveshjeje të thellë me ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov.

    Fedorov kishte deklaruar se ushtria nën drejtimin e Syrskyt, në vend që të përshtatej me realitetet e një lufte në ndryshim, kishte penguar nismat e tij.

    Fillimisht, Zelensky shkarkoi Fedorovin, ndërsa përplasjet mes dy zyrtarëve u bënë publike. Por, sipas BBC-së, protestat masive në rrugë e detyruan presidentin ta shkarkonte edhe Syrskyn, duke e zëvendësuar atë me gjeneralmajorin 43-vjeçar Mykhailo Drapatyi.

    Në intervistën për BBC-në, Syrskyi tha se kishte pasur “mosmarrëveshje” me Fedorovin, pasi ky i fundit, sipas tij, nuk i kishte marrë parasysh interesat e ushtrisë gjatë prokurimit të armëve dhe furnizimeve.

    Sipas Syrskyt, Fedorov kishte krijuar një “çekuilibër” në furnizime, duke u dhënë përparësi dronëve dhe duke lënë pas dore pajisje të rëndësishme për vijën e frontit, si automjetet tokësore pa pilot, kamionçinat dhe motoçikletat.

    Ai shtoi se edhe në furnizimin me dronë kishte mungesa, pasi ushtria merrte vetëm gjysmën e sasisë që i nevojitej.

    Burimi: Dukagjini

  • Arrestohet një person i dyshuar për kanosjen e një gazetari

    Arrestohet një person i dyshuar për kanosjen e një gazetari

    Sipas njoftimit të Policisë, pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

    Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.

    Burimi: RTKLive

  • Gani Geci ndalohet për 48 orë, dyshohet se kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj

    Gani Geci ndalohet për 48 orë, dyshohet se kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kanosur gazetarin e VOX Kosova, Lirim Mehmetaj.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të kanosjes ndaj një gazetari.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘kanosje’ ndaj viktimës mashkull kosovar – gazetar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Sipas policisë, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

    Burimi: Dukagjini

  • Silvinho pranë rikthimit në stol

    Silvinho pranë rikthimit në stol

    Silvinho pranë rikthimit në stol

    Silvinho mund të rikthehet shpejt në drejtimin e një kombëtareje. Trajneri brazilian raportohet se ka nisur bisedimet me Federatën Bullgare të Futbollit, e cila po kërkon një emër të ri për drejtimin e skuadrës.

    Pas largimit nga Shqipëria, Silvinho dëshiron të vazhdojë karrierën në Evropë dhe së fundmi thuhet se ka refuzuar një mundësi për t’u rikthyer në Brazil, raporton Klankosova.tv.

    Në listën e kandidatëve të Bullgarisë përmenden edhe Robert Prosinecki dhe Edward Iordanescu.

  • U nervozua në stacion, prishtinasi përplaset me dy policë

    U nervozua në stacion, prishtinasi përplaset me dy policë

    U nervozua në stacion, prishtinasi përplaset me dy policë

    Një person ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Stacionin Policor-Jugu në Prishtinë, pasi kishte shkuar për të raportuar një mosmarrëveshje me qiradhënësin e tij.

    Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:50, kur i dyshuari ka shfaqur shenja nervozizmi dhe më pas ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë, transmeton Klankosova.tv.

    I dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për trajtim në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike në QKUK, në Prishtinë.

  • Luis Enrique ka zbuluar sekretin e suksesit te PSG-ja

    Luis Enrique ka zbuluar sekretin e suksesit te PSG-ja

    Luis Enrique ka zbuluar sekretin e suksesit te PSG-ja

    Në një intervistë të fundit në mediat franceze, Luis Enrique ka theksuar se nuk dëshiron të kënaqet me trofetë e fituar.

    Pas rinovimit të kontratës me PSG-në deri në vitin 2030, trajneri spanjoll synon të vazhdojë fitoret dhe të përmirësojë vazhdimisht ekipin.

    Ai ka theksuar poashtu se lojtarët duhet ta kuptojnë lojën dhe të marrin vendimet e duhura në fushë, pa pritur vazhdimisht udhëzime nga trajneri. Gjithashtu, ai përshtat qasjen ndaj secilit futbollist, duke kombinuar afërsinë njerëzore me kërkesat e larta.

    Luis Enrique insiston se sukseset e deritanishme nuk janë arsye për vetëkënaqësi.

    Për të, çelësi është të vazhdojë përparimi, të ruhet filozofia e lojës dhe të synohen trofe të rinj me klubin parisien./Klankosova.tv

  • Greqia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga viti 2027

    Greqia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga viti 2027

    Greqia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga viti 2027

    Qeveria e Greqisë ka prezantuar një projektligj që parasheh ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15-vjeçare, me masat që pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.

    Nisma synon të rrisë mbrojtjen e të miturve nga rreziqet e hapësirës digjitale. Projektligji u prezantua nga ministri i Shtetit, Akis Skertsos, ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, dhe ministri i Qeverisjes Digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, Dimitris Papastergiou.

    Sipas propozimit, platformat e rrjeteve sociale do të jenë përgjegjëse për verifikimin e moshës së përdoruesve, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i ndalimit.

    Nga 1 janari 2027, kufizimi do të përfshijë fëmijët e lindur në vitin 2013 dhe më vonë.

    Projektligji pritet t’i paraqitet komisionit përkatës parlamentar më 13 tetor, ku do të mbahet edhe një seancë dëgjimore me palët e interesuara. Qeveria synon që ai të shqyrtohet për miratim në seancën plenare të Parlamentit më 22 tetor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Greqia planifikon ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga viti 2027 appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kosova i kërkon SHBA-së rikthim të dialogut strategjik e përkrahje për anëtarësim në NATO

    Kosova i kërkon SHBA-së rikthim të dialogut strategjik e përkrahje për anëtarësim në NATO

    Kosova i kërkon SHBA-së rikthim të dialogut strategjik e përkrahje për anëtarësim në NATO

    Kosova i ka kërkuar SHBA-së që të riktheje dialogun strategjik me të si dhe përkrahje për anëtarësim në NATO. 

    Këto kërkesa liderët e institucioneve i kanë bërë në takimet që i kanë zhvilluar me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, të cilët të hënën kanë qëndruar për vizitë në Kosovë. 

    Në takim më seantorët, presidentja Justina Shiroka-Pula, ka potencuar nevojën për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në dhe ka thënë se synimi parësor i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.

    “Presidentja ka potencuar nevojën e rikthimit të menjëhershëm të Dialogut Strategjik si instrument thelbësor për thellimin e partneritetit strategjik dhe për avancimin e prioriteteve të përbashkëta. Presidentja ka nënvizuar se synim parësor i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO”, thuhet në njoftimin e Presidencës për takimin. 

    Ndërkohë që kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga Shaheen dhe Durbin ka kërkuar përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për shndërrimin e bazës ushtarake amerikane Bondsteel-it në bazë të përhershme.

    “Paqja dhe siguria në Kosovë janë të qëndrueshme, por shqetësuese janë veprimet e deklaratat kërcënuese të Serbisë, përfshirë këtu mbrojtja e hapur dhe e ndërsjellë midis ish-presidentit autoritar Aleksandar Vuçiq dhe kryekriminelit terrorist Milan Radoiçiq”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    SHBA-ja e ka pezulluar dialogun strategjik me Kosovën më 12 shtator të vitit 2025. Ambasada amerikane në Prishtinë njoftoi se ky vendim ishte marrë për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë ndaj institucioneve serbe që funksiononin në Kosovë.

    Sipas Ambasadës këto veprime kishin rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë dhe kishin kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën për prioritetet e përbashkëta.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kosova i kërkon SHBA-së rikthim të dialogut strategjik e përkrahje për anëtarësim në NATO appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Romani i Lulzim Murselit sjell rrëfime nga vitet ’90 në Kosovë (VIDEO)

    Romani i Lulzim Murselit sjell rrëfime nga vitet ’90 në Kosovë (VIDEO)

    Romani i Lulzim Murselit sjell rrëfime nga vitet ’90 në Kosovë (VIDEO)

    Shkrimtari Lulzim Murseli ka përmbledhur në romanin e tij “Të nesërmen erdhi lufta” rrëfime dhe përjetime të trishta nga lufta në Kosovë.

    Në emisionin “Ora 7”, Murseli ka treguar se vepra nuk përqendrohet në përballjen mes dy forcave, por në përditshmërinë e njerëzve dhe vështirësitë me të cilat ata u përballën gjatë luftës.

    “Është roman për luftën, por që nuk paraqet përballjen e dy forcave me njëra-tjetrën. Flet për përditshmërinë e njerëzve dhe vështirësitë që kanë kaluar gjatë luftës. Unë kam qenë 9-10 vjeç në kohën e luftës në Kosovë dhe kam paraqitur rrugëtimin e një familjeje gjatë luftës”, tha Murseli në Klan Kosova.

  • Gani Geci ndalohet për 48-orë

    Gani Geci ndalohet për 48-orë

    Gani Geci ndalohet për 48-orë

    Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është ndaluar për 48-orë nga organet e rendit.

    Sipas raportit të policisë, ai dyshohet për veprën penale “Kanosja”, ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, transmeton Klankosova.tv.

    “Me 13.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ,,kanosje ’’ ndaj  viktimës mashkull kosovar-gazetar.  Pas intervistimit, me vendim të prokurorit,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48-orë”, thuhet në njoftim e policisë.