Blog

  • Mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen ndryshimet buxhetore për vitin 2026

    Mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen ndryshimet buxhetore për vitin 2026

    Mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen ndryshimet buxhetore për vitin 2026

    Disa komisione parlamentare të Kuvendit, do të zhvillojnë sot mbledhje, ku ndër çështjet kryesore do të jenë ndryshimet e propozuara në buxhetin e vitit 2026, planet e punës dhe temat që lidhen me përgjegjësitë e tyre.

    Në orën 10:00, Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini do të trajtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, sa u përket fushave në kompetencë të tij.

    Në të njëjtën kohë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të diskutojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026. Ndërkaq, Komisioni për Shëndetësi do të merret me miratimin e fushëveprimit të tij.

    Mbledhje në orën 11:00 do të mbajë edhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i cili do të shqyrtojë projektligjin që parasheh ndryshime dhe plotësime në ndarjet buxhetore për vitin 2026.

    Në orën 13:00, Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtojë publikimin e thirrjes publike për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    Po ashtu, në orën 13:00, edhe tri komisione të tjera do të shqyrtojnë ndryshimet e propozuara buxhetore për vitin 2026 në fushat përkatëse.

    Bëhet fjalë për Komisionin për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport; Komisionin për Arsim dhe Shkencë; si dhe Komisionin për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal./Klankosova.tv

  • Sot pritet të mblidhen nëntë komisione parlamentare

    Sot pritet të mblidhen nëntë komisione parlamentare

    Të martën, në Kuvendin e Kosovës, pritet të mbajnë mbledhje nëntë komisione parlamentare, ku do të shqyrtohen çështje të ndryshme, përfshirë ndryshimet në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Në orën 10:00, do të mblidhet Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, si dhe Komisioni për Shëndetësi.

    Në orën 11:00, do të mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ndërsa në orën 13:00 do të mblidhen Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, Komisioni për Arsim dhe Shkencë, si dhe Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

    Shumica e komisioneve do të shqyrtojnë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026, ndërsa Komisioni i Posaçëm për Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtojë publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj.

    Burimi: Dukagjini

  • Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen ndryshimet buxhetore

    Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen ndryshimet buxhetore

    Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen ndryshimet buxhetore

    Disa komisione parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje gjatë ditës së sotme, ku në fokus do të jenë shqyrtimi i ndryshimeve buxhetore për vitin 2026, planifikimi i punës dhe çështje të tjera që lidhen me fushëveprimtarinë e tyre.

    Në orën 10:00, Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini do të shqyrtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, për fushat që mbulon ky komision.

    Në të njëjtën orë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026, ndërsa Komisioni për Shëndetësi do të miratojë fushëveprimin e tij.

    Në orën 11:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të shqyrtojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore të vitit 2026.

    Ndërkaq, në orën 13:00, Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtojë publikimin e thirrjes publike për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

    Po në këtë orë, Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, Komisioni për Arsim dhe Shkencë, si dhe Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, do të shqyrtojnë ndryshimet e propozuara në ndarjet buxhetore për vitin 2026, në fushat përkatëse.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen ndryshimet buxhetore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Çka dihet për automjetin e vjedhur në Zhur? Flet korrespondenti (VIDEO)

    Çka dihet për automjetin e vjedhur në Zhur? Flet korrespondenti (VIDEO)

    Çka dihet për automjetin e vjedhur në Zhur? Flet korrespondenti (VIDEO)

    Policia e Kosovës ka arritur ta gjejë dhe ta rikthejë te pronari një automjet të vjedhur në fshatin Zhur të Prizrenit, pas disa muajsh hetimesh dhe patrullimesh në terren.

    Sipas Policisë, më 14 prill 2026, një qytetar kishte raportuar vjedhjen e automjetit të vëllait të tij, të tipit Mitsubishi Transporter, me ngjyrë hiri dhe targa vendore, nga oborri i shtëpisë.

    Automjeti është gjetur më 10 tetor 2026 nga një patrullë policore e Vushtrrisë, në një zonë të thellë malore të fshatit Oshlan. Gjatë kontrollit është vërejtur se automjetit i ishin ndërruar edhe targat.

    Me urdhër të prokurorit të shtetit, automjeti i është kthyer pronarit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në rast.

    Për këtë rast ka dhënë detaje edhe korrespondenti i Klan Kosova, Nuhi Salihu, në emisionin “Ora 7”.

    Ndiqni videon e mëposhtme për më shumë detaje:

      

  • Ish-komandanti i lartë ukrainas: Rusia e ka humbur aftësinë për të përparuar në ofensivë

    Ish-komandanti i lartë ukrainas: Rusia e ka humbur aftësinë për të përparuar në ofensivë

    Ish-komandanti i lartë ukrainas: Rusia e ka humbur aftësinë për të përparuar në ofensivë

    Ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrskyi, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për BBC-në se Ukraina ka arritur ta stabilizojë vijën e frontit dhe “ta thyejë aftësinë e Rusisë për të përparuar”, duke vrarë një numër të madh të ushtarëve rusë.

    Në intervistën e tij të parë që nga largimi i papritur nga detyra gjatë verës, Syrskyi foli edhe për shkarkimin e tij, duke kundërshtuar kritikat se ishte tepër “i shkollës së vjetër” për të udhëhequr forcat ukrainase, të cilat po bëhen gjithnjë e më të avancuara teknologjikisht.

    Ai gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e disa ushtarëve që kishin shërbyer nën komandën e tij. Ata i kishin thënë BBC-së se ishin urdhëruar të qëndronin në pozicionet e tyre edhe kur ishin pothuajse të rrethuar nga forcat ruse, gjë që kishte çuar në humbje të mëdha.

    Syrskyi pretendoi se humbjet e përgjithshme të Rusisë në luftë janë gjashtë herë më të larta se ato të Ukrainës. “Nëse llogaritni vetëm të vrarët, atëherë shifra është deri në 11 herë më e lartë”, deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv

    As Rusia dhe as Ukraina nuk publikojnë zyrtarisht shifrat e ushtarëve të vrarë. Ushtria ukrainase pretendon se në shtator ka shkaktuar humbje rekord në radhët e ushtarëve rusë, por këto shifra nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

    Sipas vlerësimeve të shefave të inteligjencës britanike, Rusia ka humbur rreth gjysmë milioni ushtarë të vrarë në Ukrainë që nga nisja e pushtimit të plotë në vitin 2022.

    Ndërkohë, Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), me seli në Shtetet e Bashkuara, vlerëson se deri në qershor të vitit 2026, Ukraina kishte humbur deri në 150 mijë ushtarë të vrarë.

    Sipas Syrskyt, dallimi në numrin e viktimave, përparimet teknologjike dhe strategjia ukrainase për të sulmuar pikat e dobëta të vijave ruse, duke frenuar përparimin e forcave të Moskës në zona të tjera, kanë ndikuar në krijimin e ngërçit aktual në vijën e frontit.

  • Irlandë, ish-trajneri dënohet me mbi 15 vjet burg për sulm seksual ndaj të miturve

    Irlandë, ish-trajneri dënohet me mbi 15 vjet burg për sulm seksual ndaj të miturve

    Irlandë, ish-trajneri dënohet me mbi 15 vjet burg për sulm seksual ndaj të miturve

    Ish-trajneri i ekipit olimpik të notit të Irlandës u dënua sot në Dublin me 15 vjet e gjashtë muaj burg, pas një çështjeje që ka shkaktuar zemërim.

    Sipas aktakuzës, ai abuzoi seksualisht me katër vajza, të moshës 8 deri në 13 vjeç, gjatë viteve 1970 dhe 1980. George Gibney, i cili u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar për t’u gjykuar, u shpall fajtor për 39 akuza për sulm seksual dhe një akuzë për tentativë përdhunimi, të kryera midis viteve 1971 dhe 1981.

    Ai ishte trajneri i ekipit irlandez të notit në Lojërat Olimpike të Seulit të vitit 1988. Ai më parë kishte stërvitur notarë në Lojërat Olimpike të Los Anxhelosit të vitit 1984. Gjykatësi e përshkroi George Gibney-n, tani 78 vjeç, si një “manipulues”. Ai tha gjithashtu se kishte shfrytëzuar pushtetin e tij si trajner për të kryer sulme “sistematike”, duke shfaqur sjellje “grabitqare seksuale”.

    George Gibney i sulmoi viktimat e tij – të cilat në atë kohë ishin midis tetë dhe trembëdhjetë vjeç – në vende të ndryshme, duke përfshirë edhe në makinën e tij ndërsa po i çonte në stërvitje noti dhe në zyrën e tij. Ai gjithashtu sulmoi dy motra në shtëpinë e tij ndërsa ato po kujdeseshin për fëmijët e tij.
    Në vitin 1993, ndaj tij kishte 27 akuza për abuzim seksual ndaj fëmijëve, por ai arriti t’i rrëzonte akuzat, duke përmendur parashkrimin. Viktimat e George Gibney kaluan dekada duke u përpjekur të merrnin drejtësi pasi ndjekja penale u rrëzua, shkruan euronews.al.

    Një transmetim i podkastit të BBC-së në vitin 2020 ndihmoi në gjurmimin e tij në Florida, duke shkaktuar akuza të reja dhe duke e shtyrë policinë irlandeze të rihapte hetimin. Ai u arrestua përfundimisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 2025, ku banonte, dhe më pas u ekstradua në Irlandë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Irlandë, ish-trajneri dënohet me mbi 15 vjet burg për sulm seksual ndaj të miturve appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gashi: Ku është Radoiçiqi, është edhe Vuçiqi - autokratët një ditë përballen me drejtësinë (VIDEO)

    Gashi: Ku është Radoiçiqi, është edhe Vuçiqi – autokratët një ditë përballen me drejtësinë (VIDEO)

    Gashi: Ku është Radoiçiqi, është edhe Vuçiqi - autokratët një ditë përballen me drejtësinë (VIDEO)

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bejtush Gashi, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi dhe ish- presidenti serb Alleksandar Vuçiq kanë lidhje të drejtpërdrejta, dhe se përgjegjësia për veprimet që kanë ndodhur në rajon duhet të shqyrtohet nga organet e drejtësisë.

    Në emisonin “Edicioni Special, ai komentoi lidhjet e Radoiçiqit me njerëzit e afërt të Vuçiqit, duke thënë se rasti i Banjskës nuk mund të shihet i shkëputur nga mbështetja që, sipas tij, i është dhënë Radoiçiqit nga strukturat në pushtet në Serbi.

    “Ku është Radoiçiqi, është edhe Vuçiqi. Të gjithë këta persona autokratë, në fund, pjesa më e madhe e tyre përfundojnë para organeve të drejtësisë për të dhënë shpjegime për të gjitha të bëmat gjatë periudhës sa kanë qenë në mandat”, ka deklaruar Gashi në Klan Kosova.

     

  • PSG, Manchester Unitedi dhe Liverpooli duan yllin e Juventusit

    PSG, Manchester Unitedi dhe Liverpooli duan yllin e Juventusit

    PSG, Manchester Unitedi dhe Liverpooli duan yllin e Juventusit

    Pierre Kalulu ka zgjuar interesimin e disa gjigantëve evropianë, ndërsa Juventusi po punon për t’ia vazhduar kontratën dhe për ta mbajtur në Torino.

    Manchester Unitedi, Liverpooli, Newcastle Unitedi dhe Paris Saint-Germaini janë vënë pas mbrojtësit të Juventusit, Pierre Kalulu, i cili është shndërruar në një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës italiane.

    Francezi 26-vjeçar iu bashkua Juventusit nga Milani dhe ka fituar një rol të rëndësishëm në ekip. Nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, ai është vendosur kryesisht në pozitën e mbrojtësit të djathtë, ndërsa paraqitjet e tij i kanë siguruar edhe një vend në kombëtaren e Francës.

    Sipas mediumit “TuttoJuve”, Manchester Unitedi ka kohë që e monitoron Kalulun, pasi e kishte përcjellë nga afër edhe gjatë sezonit të kaluar. Edhe Liverpooli dhe Newcastle Unitedi e kanë ndjekur mbrojtësin për rreth një vit, duke e mbajtur në listën e objektivave të mundshëm për përforcimin e repartit defensiv.

    Në garë së fundmi është përfshirë edhe Paris Saint-Germaini. Kampionët francezë e shohin Kalulun si një alternativë të mundshme për Achraf Hakimin në krahun e djathtë të mbrojtjes.

    Interesimi në rritje ka bërë që Juventusi të veprojë për të siguruar të ardhmen e futbollistit. Sipas raportimeve, klubi torinez synon të finalizojë vazhdimin e kontratës së tij para fundit të këtij viti, në mënyrë që të shmangë rrezikun e humbjes së tij në të ardhmen.

    Një nga arsyet pse Kalulu është bërë objektiv tërheqës për klubet e mëdha është fleksibiliteti i tij taktik. Përveç pozitës së mbrojtësit të djathtë, ai mund të luajë edhe në pozita të tjera në mbrojtje, si dhe të përshtatet në rolin e mbrojtësit të krahut në skema me tre qendërmbrojtës, shkruan telegrafi.

    Mbetet të shihet nëse Juventusi do të arrijë ta bindë francezin për të vazhduar kontratën apo nëse interesimi nga Premierliga dhe PSG-ja do ta ndryshojë të ardhmen e tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post PSG, Manchester Unitedi dhe Liverpooli duan yllin e Juventusit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • LEX | Tenderi për rrugën Prizren–Prevallë, pritet të mbahet seanca ndaj Lulzim e Naim Sallahut – Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh

    LEX | Tenderi për rrugën Prizren–Prevallë, pritet të mbahet seanca ndaj Lulzim e Naim Sallahut – Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh

    LEX | Tenderi për rrugën Prizren–Prevallë, pritet të mbahet seanca ndaj Lulzim e Naim Sallahut – Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh

    Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot, më 12 tetor 2026, pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Lulzim dhe Naim Sallahut, të cilët përballen me akuza që lidhen me tenderin për rikonstruktimin e rrugës Prizren–Prevallë.

    Seanca pritet të zhvillohet para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Violeta Namani-Hajra.

    Lulzim Sallahu, në cilësinë e pronarit dhe drejtorit të kompanisë “SA Sallahu”, së bashku me kompaninë, akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”, ndërsa Naim Sallahu akuzohet për “Falsifikim të dokumenteve”.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, rasti lidhet me aplikimin e kompanisë “SA Sallahu”, më 5 shtator 2019, në tenderin e Ministrisë së Infrastrukturës për projektin “Rikonstruimi i Rrugës Rajonale R115, Segmenti Prizren–Prevallë”.

    Prokuroria pretendon se Naim Sallahu kishte përpiluar dhe nënshkruar referenca dhe dokumente me përmbajtje të pavërtetë, përfshirë kontrata mbi vepër dhe CV të inxhinierëve, të cilat dyshohet se ishin përgatitur për t’u përdorur në procedurën e tenderimit.

    Në seancën e paralajmëruar pritet të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor lidhur me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post LEX | Tenderi për rrugën Prizren–Prevallë, pritet të mbahet seanca ndaj Lulzim e Naim Sallahut – Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • I jepet lamtumira e fundit sot 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

    I jepet lamtumira e fundit sot 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

    I jepet lamtumira e fundit sot 29-vjeçarit në Pogragjë të Gjilanit

    B. Arifi, 29-vjeçari që dyshohet se u privua nga jeta, do të varroset sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

    Ceremonia e varrimit do të mbahet në kohën e drekës, në varrezat e fshatit, sipas njoftimit të familjes, përcjell Klankosova.tv

    Lidhur me rastin, dyshohet se 29-vjeçari u vra nga babai i tij.

     Ky i fundit dyshohet se është larguar pas ngjarjes dhe po kërkohet nga organet e rendit./Klankosova.tv