Blog

  • Reagon Lirim Mehmetaj pas arrestimit të Gani Gecit: E vërteta gjithmonë

    Reagon Lirim Mehmetaj pas arrestimit të Gani Gecit: E vërteta gjithmonë

    Reagon Lirim Mehmetaj pas arrestimit të Gani Gecit: E vërteta gjithmonë

    Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas arrestimit të Gani Gecit, i cili dyshohet për veprën penale “Kanosje” ndaj tij.

    Me një mesazh të shkurtër, Mehmetaj ka shkruar: “E vërteta gjithmonë”.

    Arrestimi i Gecit vjen pas deklaratave të Mehmetajt në emisionin “Debat Plus”, ku gazetari pretendoi se ishte kontaktuar nga Geci, i cili i kishte kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte një postim lidhur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

    Mehmetaj kishte deklaruar se, pas refuzimit të kërkesës, përfaqësues të familjes Geci kishin shkuar në zyrën e tij dhe e kishin kërcënuar. Ai bëri të ditur se rastin e kishte raportuar në Policinë e Kosovës.

    Sinjali ka mësuar nga burimet se Gani Geci është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Reagon Lirim Mehmetaj pas arrestimit të Gani Gecit: E vërteta gjithmonë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shkoi pranë televizionit ku po zhvillohej debati – arrestohet nën dyshimin se kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj

    Shkoi pranë televizionit ku po zhvillohej debati – arrestohet nën dyshimin se kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj

    Shkoi pranë televizionit ku po zhvillohej debati – arrestohet nën dyshimin se kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj

    Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për arrestimin e Gani Gecit nga Policia e Kosovës.

    Sinjali ka mësuar nga burimet e saj se Gani Geci është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.

    Rasti lidhet me deklaratat e gazetarit Lirim Mehmetaj në emisionin “Debat Plus”, ku ai pretendoi se ishte kontaktuar nga Gani Geci, i cili i kishte kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte një postim lidhur me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

    Mehmetaj deklaroi se kishte refuzuar kërkesën dhe se më pas, sipas tij, përfaqësues të familjes Geci kishin shkuar në zyrën e tij dhe e kishin kërcënuar. Ai bëri të ditur se rastin e kishte raportuar në Policinë e Kosovës.

    Gjatë emisionit, moderatori Ermal Panduri deklaroi se Gani Geci ndodhej në parkingun e televizionit ku po zhvillohej debati.

    Deri në publikimin e këtij lajmi, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me arrestimin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shkoi pranë televizionit ku po zhvillohej debati – arrestohet nën dyshimin se kanosi gazetarin Lirim Mehmetaj appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim

    Shqipëria dhe Izraeli nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim

    Marrëveshja për Bashkëpunimin e Përgjithshëm u nënshkrua në Tiranë nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, dhe homologu i tij izraelit, Gideon Saar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri.

    Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, marrëveshja synon të krijojë një kuadër bashkëpunimi ndërmjet dy qeverive dhe të mundësojë zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.

    Këto fusha përfshijnë tregtinë, inovacionin dhe teknologjinë, bujqësinë, menaxhimin e ujërave, energjinë, shëndetësinë, arsimin, sigurinë, turizmin dhe kulturën.

    Ministri Hoxha tha se nënshkrimi i marrëveshjes shënon një pikë të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke veçuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

    “Shqipëria dhe Izraeli i kushtojnë rëndësi të veçantë luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, luftës kundër antisemitizmit, përballimit të kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të reja ndaj sigurisë kombëtare”, tha Hoxha.

    Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit në sigurinë kibernetike, duke falënderuar Izraelin për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë pas sulmeve kibernetike të vitit 2022.

    “I jemi thellësisht mirënjohës Izraelit për mbështetjen e çmuar që i ka dhënë Shqipërisë në forcimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes kibernetike, pas sulmeve brutale kibernetike të Iranit dhe grupeve të lidhura me të, në vitin 2022, kundër infrastrukturës sonë kryesore dixhitale”, tha ai.

    Hoxha shtoi se Shqipëria synon ta forcojë më tej bashkëpunimin me Izraelin në këtë fushë.

    Duke folur për zhvillimet në Lindjen e Mesme, ministri Hoxha dënoi sulmet e Iranit dhe të grupeve të lidhura me të, duke thënë se ato cenojnë paqen dhe sigurinë në rajon. Ai rikujtoi gjithashtu qëndrimin e Shqipërisë ndaj Teheranit, të cilin vendi e ka shpallur shtet sponsorizues të terrorizmit.

    Ministri Hoxha tha se gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, njohja e Kosovës nga Izraeli dhe marrëdhëniet mes dy vendeve janë pjesë e përpjekjeve për forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon.

    Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, vlerësoi mbrojtjen që Shqipëria u ofroi hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe qëndrimin e saj kundër Hamasit, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

    “Është koha që ta kthejmë miqësinë në vepra dhe ta zgjerojmë partneritetin tonë”, tha Saar.

    Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, në takim u diskutua edhe për sfidat e sigurisë rajonale dhe globale, si dhe për kontributin e Shqipërisë në kuadër të Bordit të Paqes.

    Burimi: RTKLive

  • “E vërteta gjithmonë”, reagon shkurt Mehmetaj

    “E vërteta gjithmonë”, reagon shkurt Mehmetaj

    Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, pas zhvillimeve të fundit lidhur me përplasjen e tij me familjen Geci.

    “E Vërteta Gjithmonë”, ka shkruar Mehmetaj në reagimin e tij të fundit.

    Reagimi vjen pas deklarimeve të gazetarit në emisionin Debat Plus, ku ai tha se ishte kërcënuar lidhur me një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, dhe tha se rastin e kishte raportuar në Policinë e Kosovës.

    Ndërkohë, në media është raportuar se Gani Geci është shoqëruar në polici, por deri më tani ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Burimi: Dukagjini

  • “E vërteta gjithmonë”, reagon shkurt Mehmetaj

    Reagon Mehmetaj: E vërteta gjithmonë

    Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, pas zhvillimeve të fundit lidhur me përplasjen e tij me familjen Geci.

    “E Vërteta Gjithmonë”, ka shkruar Mehmetaj në reagimin e tij të fundit.

    Reagimi vjen pas deklarimeve të gazetarit në emisionin Debat Plus, ku ai tha se ishte kërcënuar lidhur me një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, dhe tha se rastin e kishte raportuar në Policinë e Kosovës.

    Ndërkohë, në media është raportuar se Gani Geci është shoqëruar në polici, por deri më tani ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Burimi: Dukagjini

  • Armëpushimi Rusi-Ukrainë për energjinë, Trump: Është shkelur nga të dyja palët

    Armëpushimi Rusi-Ukrainë për energjinë, Trump: Është shkelur nga të dyja palët

    Armëpushimi Rusi-Ukrainë për energjinë, Trump: Është shkelur nga të dyja palët

    Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky duhet të bashkohen, dhe siç u shpreh, t’i japin fund luftës që ai e quajti qesharake.

    I pyetur nëse të dyja palët ia kanë dhënë dritën jeshile armëpushimit të tij për energjinë, Trump thotë se “ata ranë dakord sepse unë thashë se janë dakord”.

    Ai është pyetur gjithashtu në lidhje me pretendimet e Ukrainës se Rusia ka shkelur armëpushimin energjetik të Trumpit, raporton Sky News.

    “Do të duhet ta shqyrtoj dhe të shoh, sepse ka pasur shkelje nga të dyja palët”, u shpreh ai.

  • Legjendë, dashuri dhe histori: Çfarë fsheh Kalaja e Jerinës? (VIDEO)

    Legjendë, dashuri dhe histori: Çfarë fsheh Kalaja e Jerinës? (VIDEO)

    Legjendë, dashuri dhe histori: Çfarë fsheh Kalaja e Jerinës? (VIDEO)

    Emisioni “Krejt Kapak” në Klan Kosovës sjell një rrëfim për historinë, legjendat dhe trashëgiminë e Kalasë së Jerinës.

    Kjo kala ndodhet në zonën malore mbi fshatin Botushë të Gjakovës, përballë zonës së Koshares.

    Përmes një udhëtimi në terren, ekipi i emisionit eksploron rrënojat e kësaj fortifikate të lashtë, muret e së cilës ruhen ende nën pemët e larta dhe dushkun që e mbulon këtë pjesë.

    Një pjesë e veçantë e rrëfimit i kushtohet legjendës së Jerinës, gruas së bukur për të cilën, thuhet kishte një luftë mes dy princërve shqiptarë.

    Për të kuptuar më shumë rreth Kalasë së Jerinës, ndiqni të plotë emisionin “Krejt Kapak”:

  • Arrestohet Gani Geci

    Arrestohet Gani Geci

    Arrestohet Gani Geci

    Gani Geci është arrestuar sonte në mbrëmje nga Policia e Kosovës, mëson Gazeta Sinjali.

    Sinjali ka mësuar se Geci është arrestuar për veprën penale “Kanosje”.

    Arrestimi vjen pas përplasjes mes Gecit dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci lidhur me një postim kritik për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

    Mehmetaj ka treguar sonte në emisionin “Debat Plus” se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte postimin, por ai kishte refuzuar.

    Sipas gazetarit, pas këtij refuzimi, ndaj tij ishin bërë kërcënime, për çka kishte vendosur ta denonconte rastin në Policinë e Kosovës.

    “Në mëngjes kam shku në polici, e kam njoftu rastin”, ka deklaruar Mehmetaj.

    Ndërkohë, gjatë ditës, Gani Geci kishte njoftuar për një pajtim mes familjeve, me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadërgjonajt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Arrestohet Gani Geci appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Mehmetaj denoncon në Polici kërcënimet e pretenduara nga familja Geci

    Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Mehmetaj denoncon në Polici kërcënimet e pretenduara nga familja Geci

    Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Mehmetaj denoncon në Polici kërcënimet e pretenduara nga familja Geci

    Gazetari Lirim Mehmetaj ka treguar në emisionin “Debat Plus” rrethanat e mosmarrëveshjes me familjen Geci, duke pretenduar se është kërcënuar pas një postimi të tij për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

    Mehmetaj ka deklaruar se të dielën është kontaktuar nga ish-deputeti Gani Geci, i cili, sipas tij, i ka kërkuar ta largojë ose ta ndryshojë postimin.

    Gazetari ka thënë se ka refuzuar ta fshijë publikimin, ndërsa më pas, sipas rrëfimit të tij, përfaqësues të familjes Geci i kanë shkuar në zyrë dhe e kanë kërcënuar për të njëjtën çështje.

    “Prej familjes Geci më kanë kontaktu dje, më kanë thënë me e hjek postimin, kam thënë jo – njëherë me të mirë, pastaj kanë vazhduar me forma tjera”, ka deklaruar Mehmetaj.

    Ai ka sqaruar se mosmarrëveshja lidhet me një publikim të Fatos Gecit, në të cilin, sipas Mehmetajt, deputeti ua kishte atribuar Hashim Thaçit dhe të tjerëve 144 vrasje. Gazetari ka pretenduar se ky pohim nuk qëndron.

    Mehmetaj ka bërë të ditur se rastin e ka paraqitur në Polici dhe se nuk ka ndërmend ta largojë postimin.

    “Unë mangup nuk jam. I jam drejtuar institucioneve policore ku e kam lajmëruar rastin”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, moderatori i “Debat Plus”, Ermal Panduri, ka deklaruar gjatë emisionit se Gani Geci, të cilin Mehmetaj e ka lidhur me rastin e raportuar, ndodhej në parkingun e objektit të televizionit.

    Deri në këtë raportim, në materialin e paraqitur nuk ka një qëndrim nga Gani Geci apo familja Geci lidhur me pretendimet e gazetarit.

    injali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Mehmetaj denoncon në Polici kërcënimet e pretenduara nga familja Geci appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shpërthime të fuqishme në Riad, mbrojtja ajrore saudite intercepton raketat

    Shpërthime të fuqishme në Riad, mbrojtja ajrore saudite intercepton raketat

    Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e së hënës në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, pak minuta pasi autoritetet lëshuan një alarm përmes mesazheve telefonike, duke paralajmëruar qytetarët për rrezikun e sulmeve ajrore.

    Sipas dëshmitarëve të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, në pjesë të ndryshme të qytetit janë dëgjuar të paktën tre shpërthime. Banorët kanë raportuar gjithashtu se kanë parë raketa në qiell.

    Në mesazhin e dërguar qytetarëve, autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndronin të qetë, të strehoheshin brenda ndërtesave ose në zona të sigurta, larg dyerve dhe dritareve.

    Pak minuta pas aktivizimit të alarmit, autoritetet njoftuan se rreziku kishte kaluar. Sipas njoftimit, sistemet saudite të mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar raketat e lëshuara nga rebelët Huthi të Jemenit në drejtim të kryeqytetit.

    Ditët e fundit, Riadi është përballur me disa sulme të raportuara nga Huthit, duke rritur shqetësimet për sigurinë në kryeqytetin saudit.

    Ndërkohë, mediat raportojnë se ndeshja e Al Nassr në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë është shtyrë.

    Deri më tani, nuk ka konfirmime për vendndodhjen e zjarreve të mundshme, shkallën e dëmeve materiale apo numrin e viktimave eventuale.

    Burimi: Dukagjini