Blog

  • Reagon Blerta Deliu: Çfarë të drejte i jep vetes dikush me e pritë gazetarin te dera për me i kërku llogari?

    Reagon Blerta Deliu: Çfarë të drejte i jep vetes dikush me e pritë gazetarin te dera për me i kërku llogari?

    Reagon Blerta Deliu: Çfarë të drejte i jep vetes dikush me e pritë gazetarin te dera për me i kërku llogari?

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas rastit të gazetarit Lirim Mehmetaj, duke e cilësuar si përpjekje për frikësim lidhur me punën e tij profesionale.

    Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka kritikuar veprimet e pretenduara ndaj gazetarit, duke thënë se ai është përballur me sulme për shkak të punës së tij.

    “Me e pritë gazetarin te dera e studios për një postim, e me ia përfshi familjen për me ia ndalë zanin, deri këtu keni ra?!”, ka shkruar Deliu.

    Ajo ka theksuar se rasti duhet të marrë përgjigje nga organet e rendit, duke e cilësuar situatën si përpjekje të hapur për frikësim.

    Në fund, Deliu e ka përgëzuar Mehmetajn për qëndrimin e tij gjatë emisionit, duke vlerësuar se është treguar dinjitoz dhe profesional.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Reagon Blerta Deliu: Çfarë të drejte i jep vetes dikush me e pritë gazetarin te dera për me i kërku llogari? appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Aksident trafiku, dyshohet se shoferi u vetaksidentua në Prizren

    Aksident trafiku, dyshohet se shoferi u vetaksidentua në Prizren

    Aksident trafiku, dyshohet se shoferi u vetaksidentua në Prizren

    Një veturë është përfshirë në një aksident trafiku në Prizren, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për vetaksident.

    Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa nuk ka informacione të konfirmuara nëse ka persona të lënduar.

    Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detajet e reja lidhur me rastin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Aksident trafiku, dyshohet se shoferi u vetaksidentua në Prizren appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Djali i Gani Gecit mohon arrestimin e babait: Shkoi vullnetarisht në Polici pas telefonatës

    Djali i Gani Gecit mohon arrestimin e babait: Shkoi vullnetarisht në Polici pas telefonatës

    Djali i Gani Gecit mohon arrestimin e babait: Shkoi vullnetarisht në Polici pas telefonatës

    Valdrin Geci ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e Gani Gecit, duke mohuar se ai është arrestuar nga Policia e Kosovës.

    Në një deklaratë të publikuar nga Rilind Geci, thuhet se Valdrin Geci ka qenë me babanë dhe disa shokë duke pirë kafe në “Che Bar”, kur Gani Geci është njoftuar përmes telefonit nga policia.

    Sipas deklaratës, Gani Geci më pas ka shkuar vullnetarisht në Policinë e Kosovës për të dhënë deklaratë.

    “Pasi të intervistohet, Gani Geci do t’u përgjigjet të gjitha mediave për shpifjet e tyre se kinse është arrestuar”, thuhet në reagim.

    Familja Geci, përmes këtij reagimi, kundërshton raportimet se Gani Geci është arrestuar, ndërsa pritet që ai të deklarohet para mediave pas intervistimit në polici.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Djali i Gani Gecit mohon arrestimin e babait: Shkoi vullnetarisht në Polici pas telefonatës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Çeku: Ngritja e cilësisë në arsim kërkon fuqizimin e mësimdhënësve

    Çeku: Ngritja e cilësisë në arsim kërkon fuqizimin e mësimdhënësve

    Çeku ka bërë të ditur se gjatë këtyre bashkëbisedimeve janë trajtuar disa çështje kryesore, përfshirë autonominë e shkollës, mësimin tërëditor, provimin shtetëror për hyrje në profesion, rishikimin e teksteve shkollore dhe mbështetjen e vazhdueshme profesionale të mësimdhënësve.

    “Në këtë cikël bashkëbisedimesh çështjet dominuese janë autonomia e shkollës, mësimi tërëditor, provimi shtetëror për hyrje në profesion, rishikimi i teksteve shkollore dhe mbështetja e vazhdueshme profesionale”, ka shkruar Çeku.

    Sipas tij, përmirësimi i cilësisë së arsimit duhet të shkojë paralelisht me fuqizimin e pozitës së mësimdhënësve.

    “Parimi ynë udhëheqës është i qartë: ngritja e cilësisë në arsim duhet të shoqërohet me fuqizimin e pozitës së mësimdhënësve”, ka theksuar ministri.

    Çeku ka falënderuar mësimdhënësit e rajonit të Ferizajit për diskutimin e hapur dhe kontributin e tyre në hartimin e strategjisë.

    “Strategjinë po e hartojmë bashkë, që bashkë edhe ta zbatojmë”, ka përfunduar ai. 

    Burimi: RTKLive

  • Kelmendi reagon për rastin e Mehmetajt: Fjala e lirë mbrohet me ligj, jo me kërcënime

    Kelmendi reagon për rastin e Mehmetajt: Fjala e lirë mbrohet me ligj, jo me kërcënime

    Kelmendi reagon për rastin e Mehmetajt: Fjala e lirë mbrohet me ligj, jo me kërcënime

    Autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka reaguar lidhur me rastin e gazetarit Lirim Mehmetaj, pas përfshirjes së ish-deputetit Gani Geci.

    Përmes një postimi, Kelmendi ka theksuar se mospajtimet nuk duhet të zgjidhen përmes kërcënimeve apo duke marrë ligjin në duart e veta, transmeton Klankosova.tv.

    Ai ka vlerësuar se fjala e lirë mund të kundërshtohet vetëm përmes fjalës së lirë, ndërsa për rastet kur situata eskalon, duhet të veprojnë organet e drejtësisë.

    “Sa herë që dikush nuk na pëlqen, nuk mund ta marrim ligjin në dorë, se e minimizojmë shtetin”, ka shkruar Kelmendi.

    Gazetari ka shprehur mbështetje për Mehmetajn, duke theksuar se në këtë rast ai po e mbron fjalën e lirë.

    “Lirim Mehmetaj në këtë rast po e mbron fjalën e lirë! Luftë e drejtë”, ka përfunduar ai.

  • Djali i Gani Gecit: Babai shkoi vullnetarisht në polici

    Djali i Gani Gecit: Babai shkoi vullnetarisht në polici

    Djali i Gani Gecit: Babai shkoi vullnetarisht në polici

    Valdrin Geci ka reaguar lidhur me raportimet për arrestimin e Gani Gecit, duke deklaruar se ky i fundit ka shkuar vullnetarisht në Polici për të dhënë deklaratë.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ka qenë së bashku me babanë dhe disa shokë duke pirë kafe kur kanë marrë telefonatën nga Policia, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas tij, pas telefonatës, Gani Geci është paraqitur vullnetarisht në Policinë e Republikës së Kosovës.

  • Pamjet e kamerave ndryshojnë rrjedhën e rastit mes Edonisa Aliut dhe Liridon Lecit, Prokuroria nis hetimet për dy vepra penale

    Rasti i përplasjes mes ish-futbollistes Edonisa Aliu dhe trajnerit Liridon Leci, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ka marrë një zhvillim të ri.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se pamjet e kamerave të sigurisë paraqesin një version tjetër të incidentit nga ai që Aliu kishte dhënë fillimisht para hetuesve.

    Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka deklaruar se në regjistrimet e siguruara më 12 tetor shihet se ish-futbollistja, sipas dyshimeve të ngritura, e kishte kapur Lecin për fyti dhe e kishte goditur në fytyrë.

    “Njësia e Hetimeve ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihet se personi me inicialet E.A., duke tensionuar situatën, e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë personin me inicialet L.L.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

    Si rezultat i këtyre gjetjeve, Prokuroria ka iniciuar rast për dy vepra penale: “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Deklarim i rremë”.

    Fillimisht, Aliu ishte intervistuar në cilësinë e palës së dëmtuar, duke deklaruar se Leci e kishte fyer dhe e kishte kapur për fyti gjatë përplasjes. Ajo kishte kërkuar edhe ndihmë mjekësore në Obiliq, por sipas Prokurorisë, raporti mjekësor nuk kishte evidentuar shenja apo gërvishtje të dukshme në trupin e saj.

    Ndërkohë, Leci kishte mohuar publikisht akuzat për ushtrim të dhunës fizike ndaj ish-futbollistes.

    Incidenti kishte ndikuar edhe në bashkëpunimin e tij me RTV Dukagjinin. Drejtori i informacionit në këtë televizion, Dibran Istrefi, kishte njoftuar se mediumi kishte vendosur ta ndërpriste bashkëpunimin me trajnerin. Leci, nga ana tjetër, kishte pretenduar se vendimin për largim e kishte marrë vetë.

    Hetimet për rastin po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Pamjet e kamerave ndryshojnë rrjedhën e rastit mes Edonisa Aliut dhe Liridon Lecit, Prokuroria nis hetimet për dy vepra penale appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Reagon Lirim Mehmetaj pas raportimeve për arrestimin e Gani Gecit

    Reagon Lirim Mehmetaj pas raportimeve për arrestimin e Gani Gecit

    Reagon Lirim Mehmetaj pas raportimeve për arrestimin e Gani Gecit

    Ish-deputeti Gani Geci raportohet se është arrestuar sonte, nën dyshimin se ka kanosur gazetarin Lirim Mehmetaj, pas një postimi të këtij të fundit lidhur me Fatos Gecin.

    Pas raportimeve për rastin, gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar: “E vërteta gjithmonë”, pa dhënë detaje të tjera, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat e plota të rastit dhe vepra për të cilën dyshohet Geci.

    Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë për të marrë konfirmim dhe informacione shtesë lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

  • Postimi i Mehmetajt, Çitaku i reagon Gecit: S’marrim leje prej teje për ta mbrojtur UÇK-në

    Postimi i Mehmetajt, Çitaku i reagon Gecit: S’marrim leje prej teje për ta mbrojtur UÇK-në

    Postimi i Mehmetajt, Çitaku i reagon Gecit: S’marrim leje prej teje për ta mbrojtur UÇK-në

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratave të ish-deputetit Gani Geci ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, pasi ky i fundit me anë të një postimi, kishte bërë një reagim ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci.

    Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka theksuar se, ndonëse nuk pajtohet gjithmonë me qëndrimet e Mehmetajt, mospajtimet siç tha ajo, janë pjesë e një shoqërie demokratike

    “Lirim Mehmetaj më ka kundërshtuar me emër e mbiemër, jo një herë, por shumë herë. Nuk pajtohem me të, as me debatin e sontëm. Por kjo është krejt normale në një shoqëri demokratike. Nuk kemi pse të pajtohemi për gjithçka, as të mendojmë njësoj”.

    “Por t’i vërsulemi Lirimit për deklaratat e tij publike dhe të kërkojmë që ai të japë “besë” apo “mirëbesim” sipas kanunit, është anti demokratike, antikushtetuese dhe çnjerëzore. Liria e shprehjes nuk kushtëzohet nga leja e askujt, e aq më pak nga një gjykim sipas kanunit”, shkroi ajo.

    Ajo i është drejtuar Gani Gecit, duke i thënë se nuk marrin leje prej tij, për ta mbrojtur UÇK-në.

    “Gani Geci, po ta them qartë: nuk marrim leje prej teje, kurrë, për ta mbrojtur UÇK-në dhe luftëtarët tanë në Hagë. UÇK-ja është histori e popullit tonë. Luftëtarët tanë nuk janë pronë e askujt. Mbrojtja e tyre nuk kërkon lejen e askujt dhe as nuk mund të vihet nën kontrollin e askujt”.

    “Mund të kemi mospajtime politike, mund të debatojmë e të kundërshtojmë njëri-tjetrin. Por askush nuk ka të drejtë të vendosë se kush guxon të flasë, kush guxon të mbrojë UÇK-në dhe kush duhet të heshtë. Boll ma”, ka shkruar Çitaku./Klankosova.tv

  • Djali i Gani Gecit: Babai shkoi vullnetarisht në polici

    Raportohet për arrestimin e Gani Gecit

    Djali i Gani Gecit: Babai shkoi vullnetarisht në polici

    Në disa media është raportuar sonte për arrestimin e ish-deputetit Gani Geci.

    Deri më tani, nuk dihet se për çfarë vepre dyshohet ai.

    Klankosova.tv është duke bërë përpjekje për ta konfirmuar informacionin dhe për të siguruar më shumë detaje rreth rastit.