Blog

  • Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional

    Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional

    Përfaqësues të BE-së në Kosovë theksojnë rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional

    Zëvendësshefi i BE-së në Kosovë, Alexis Hupin ka zhvilluar një takim me Zëvendëspresidentin e Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot.

    Përmes një njoftimi në Facebook, Zyra e BE-së në Kosovë ka bërë të ditur se të dy diskutuan për rëndësinë e rikthimit të stabilitetit institucional në vend, për avancimin e investimeve të mbështetura nga BE-ja në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe nevojën për planifikim afatgjatë të investimeve, transmeton Klankosova.tv.

    Hupin gjithashtu theksoi mundësitë e mëtejshme për zhvillimin e Kosovës në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së.

    “BE-ja është ofruesja më e madhe e ndihmës financiare për Kosovën dhe partnerja e saj më e besueshme”, thuhet në njoftim.

  • Ligji për Specialen, Çitaku: E rëndësishme që të diskutojmë me BE-në, s'po ikim nga drejtësia

    Ligji për Specialen, Çitaku: E rëndësishme që të diskutojmë me BE-në, s’po ikim nga drejtësia

    Ligji për Specialen, Çitaku: E rëndësishme që të diskutojmë me BE-në, s'po ikim nga drejtësia

    Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se Kosova gjendet në dy  procese të rëndësishme, procesi i Apelit në Hagë dhe Këshilli i Evropës, raporton Klankosova.tv.

    Ajo tha se është e rëndësishme të diskutohet me partnerët e BE-së për thelbin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, transmeton Klankosova.tv.

    “Dy gjëra janë të rëndësisë së veçantë, procesi i Apelit në Hagë dhe Këshilli i Evropës. Është normale që ndonjëherë me miqtë të kemi mospajtime, por besoj që do të kemi kohë të bisedojmë edhe me përfaqësuesit e BE-së dhe t’ua sqarojmë vullnetin politik të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit. Kosova me ligj, dhe me vullnet kërkon drejtësi. Nuk po kërkojmë të i ikim drejtësisë, por po synojmë që procesin e deformuar dhe devijuar, ta kthejmë në binarë të drejtë. Kosova është partner, partnerët diskutojnë, debatojnë, por jam e bindur që në fund do të ketë pajtueshmëri”, tha Çitaku.

  • Ndahet nga jeta, doktori gjilanas Ukshin Ismajli

    Ndahet nga jeta, doktori gjilanas Ukshin Ismajli

    Ndahet nga jeta, doktori gjilanas Ukshin Ismajli

    Sot, më 12 tetor 2026, ka vdekur Dr. Ukshin Ismajli, anesteziologu i njohur dhe ish-drejtuesi i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

    Dr. Ismajli ishte një nga figurat më të rëndësishme të mjekësisë në Gjilan, ku për më shumë se katër dekada i shërbeu me përkushtim shëndetësisë dhe qytetarëve të rajonit të Anamoravës.

    Ai diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 1981, ndërsa specializimin në anesteziologji e përfundoi në Zagreb, më 1988. Ishte anesteziologu i parë në Spitalin e Gjilanit dhe për rreth dy dekada shërbeu si specialisti i vetëm i kësaj fushe në rajonin e Anamoravës.

    Gjatë karrierës së tij profesionale, Ismajli ushtroi disa funksione drejtuese. Nga viti 2000 deri në vitin 2007 ishte drejtor i Spitalit të Gjilanit.

    Në vitin 2012 mori drejtimin e Shërbimit të Anesteziologjisë dhe Reanimacionit, ndërsa nga viti 2018 deri në pensionim shërbeu si drejtor klinik i spitalit. Në vitin 2021, për disa muaj, ushtroi edhe detyrën e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni shëndetësor.

    Kontributi i tij u shtri edhe në periudhat më të vështira për Kosovën. Ismajli ishte ndër mjekët që trajtuan nxënësit e helmuar gjatë viteve 1989–1990 dhe ofroi ndihmë mjekësore gjatë luftës. Ai u angazhua edhe në përballimin e situatave të jashtëzakonshme, përfshirë tërmetin e vitit 2002 dhe pandeminë COVID-19.

    Në tetor të vitit 2022, Dr. Ukshin Ismajli u pensionua, duke përmbyllur një karrierë 41-vjeçare në shërbim të shëndetësisë dhe qytetarëve.

  • KRU “Prishtina” paralajmëron konsumatorët: Dy fatura të papaguara llogariten borxh

    KRU “Prishtina” paralajmëron konsumatorët: Dy fatura të papaguara llogariten borxh

    KRU “Prishtina” paralajmëron konsumatorët: Dy fatura të papaguara llogariten borxh

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i paguajnë faturat e ujit me kohë, duke paralajmëruar se mosshlyerja e obligimeve mund të sjellë penalizime.

    Përmes një njoftimi publik, kompania ka theksuar se dy fatura të papaguara konsiderohen borxh dhe ka kërkuar nga konsumatorët që të mos lejojnë grumbullimin e detyrimeve.

    “Mos lejo që borxhi të rritet. Shmang penalizimet duke i paguar faturat me kohë!”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

    Kompania u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që t’i kryejnë pagesat brenda afateve të përcaktuara dhe të jenë të rregullt në përmbushjen e obligimeve për shërbimet e ujësjellësit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post KRU “Prishtina” paralajmëron konsumatorët: Dy fatura të papaguara llogariten borxh appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nagelsmann drejt rikthimit në Bundesligë

    Nagelsmann drejt rikthimit në Bundesligë

    Trajneri gjerman vazhdon të ketë reputacion të lartë në futbollin vendas, falë punës së tij te RB Leipzig dhe Bayern Munich, përpara se të merrte drejtimin e kombëtares gjermane në vitin 2023.

    Pas eliminimit të Gjermanisë nga Kampionati Botëror 2026, Nagelsmann u largua nga posti i përzgjedhësit, ndërsa në drejtimin e skuadrës kombëtare e zëvendësoi ish-trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp.

    Megjithatë, emri i Nagelsmannit ka filluar të lidhet sërish me një rikthim të mundshëm në Bundesligë, veçanërisht në një kohë kur RB Leipzig po përballet me presion për shkak të rezultateve jo të qëndrueshme në edicionin 2026/27.

    Trajneri aktual i Leipzigut, Martin Demichelis, është vënë në qendër të diskutimeve, por drejtuesit e klubit nuk duket se kanë ndërmend të ndërhyjnë në stafin teknik.

    Shefi i futbollit në kompaninë Red Bull, Roger Schmidt, ka mohuar se ekziston një plan për ta zëvendësuar trajnerin argjentinas me Nagelsmannin.

    “Thashethemet janë normale në ditët e sotme. Në futboll, duhet të përballesh me çështje të tilla kur humb ndeshje”, ka deklaruar Schmidt.

    Ai ka bërë të qartë se klubi nuk është duke shqyrtuar ndryshimin e trajnerit, duke hedhur poshtë për momentin mundësinë e rikthimit të Nagelsmannit në stolin e Leipzigut.

    Nagelsmann e njeh mirë ambientin e klubit, pasi e drejtoi Leipzigun për dy sezone përpara kalimit te Bayern Munichu. Përvoja e tij në Bundesligë dhe puna me kombëtaren gjermane e mbajnë atë një emër të vlerësuar në tregun e trajnerëve.

    Megjithatë, për momentin, një rikthim te Leipzigu mbetet vetëm në kuadër të spekulimeve, pasi drejtuesit e klubit kanë shprehur mbështetje për trajnerin aktual.

    Burimi: RTKLive

  • Çitaku për reagimin e BE-së ndaj Ligjit për Specialen: Është normale të kemi mospajtime me aleatët

    Çitaku për reagimin e BE-së ndaj Ligjit për Specialen: Është normale të kemi mospajtime me aleatët

    Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova nuk po kërkon të shmangë drejtësinë përmes ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, por synon që një proces të devijuar dhe të deformuar ta kthejë në binarë të drejtë.

    Duke komentuar qëndrimin e Bashkimit Evropian, i cili i ka konsideruar të papranueshme ndryshimet e propozuara në ligj, Çitaku tha se Kosova do të diskutojë me partnerët evropianë për të sqaruar qëllimin e këtyre ndryshimeve.

    “Ne nuk po kërkojmë të ikim nga drejtësia, përkundrazi po synojmë që procesin e devijuar dhe deformuar ta kthejmë në binarët e drejtë”, deklaroi Çitaku.

    Ajo theksoi se Kosova është partnere e aleatëve dhe se mospajtimet duhet të trajtohen përmes dialogut.

    “Është shumë normale që me aleatë, me partnerë, ndonjëherë të ketë mospajtime. Është e rëndësishme të diskutojmë, të sqarojmë thelbin e këtij ligji, çfarë kërkon dhe çfarë synon”, tha ajo.

    Çitaku u shpreh e bindur se pas diskutimeve me partnerët evropianë do të ketë pajtueshmëri, duke theksuar se Kosova kërkon drejtësi me ligj dhe me vullnet politik.

    Ajo përmendi gjithashtu rëndësinë e diplomacisë parlamentare dhe të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Burimi: Dukagjini

  • Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu përjashtohen për 60 ditë nga punimet e Kuvendit

    Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu përjashtohen për 60 ditë nga punimet e Kuvendit

    Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu përjashtohen për 60 ditë nga punimet e Kuvendit

    Dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, u përjashtuan për 60 ditë nga punimet e Kuvendit, raporton A2 CNN.

    Sekretariati i Etikës i dënoi të dy deputetët për sjelljen e tyre gjatë seancës së fundit parlamentare, ku hodhën ujë dhe vezë në drejtim të deputetëve të PS, kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar.

    Incidentet ndodhën gjatë votimit në Parlament të Reformës Territoriale, që kundërshtohej nga opozita.

    Pavarësisht kundërshtimeve, ligji mori 85 vota pro. Sipas tij, vendi do të ndahet në 46 bashki, nga 61 që ishin më parë. 

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu përjashtohen për 60 ditë nga punimet e Kuvendit appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • BQK-ja merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së në Tajlandë

    BQK-ja merr pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së në Tajlandë

    Sipas komunikatës së BQK-së, gjatë këtyre takimeve delegacioni do të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bankave qendrore, ku do të diskutohen zhvillimet ekonomike, stabiliteti financiar dhe mundësitë për bashkëpunim.

    Guvernatori Ismaili do të prezantojë zhvillimet e sektorit financiar të Kosovës dhe reformat e BQK-së, me fokus në forcimin e stabilitetit financiar, modernizimin e sistemeve të pagesave dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

    Burimi: RTKLive

  • Nagavci: Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 15 tetor

    Nagavci: Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 15 tetor

    Nagavci: Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 15 tetor

    Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor.

    Nagavci ka njoftuar se në këtë seancë pritet të bëhet përzgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe formimi i komisioneve për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

    Po ashtu, në rend dite është paraparë edhe shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

    “Do të bëhet edhe përzgjedhja e dy anëtarëve të bordit të ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës. Dhe po ashtu, edhe formimi i komisioneve për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së. U pajtuam po ashtu që në këtë seancë të përfshihet edhe shqyrtimi në lexim të dytë i ligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit, apo i njohur ndryshe si një projektligj i cili është shqyrtuar edhe në legjislaturën e kaluar për shkak të rëndësisë që ka, edhe për shkak të domosdoshmërisë që të miratohet sa më shpejt, sepse përveçse kursen me dhjetëra miliona euro nga buxheti i vendit, është edhe një projektligj i rëndësishëm që ne të jemi pjesë e zonës së njëjtë vendeve të rajonit. Përveç kësaj, u njoftua edhe për shpalljen e konkursit për anëtarët e këshillit të pavarur mbikëqyrës të shërbimit civil, dhe pastaj, natyrisht, pas mbylljes së konkursit do të vazhdojë edhe me përzgjedhjen e tyre për këtë institucion të ri të rëndësishem”, tha ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Nagavci: Seanca e radhës e Kuvendit mbahet më 15 tetor appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • KPM aprovon transmetimin eksperimental të “Radio Policia”

    KPM aprovon transmetimin eksperimental të “Radio Policia”

    Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), e ka aprovuar transmetimin eksperimental të “Radio Policia”.

    Ky aprovim u bë në mbledhjen e sotme të KPM-së me gjashtë vota për dhe asnjë kundër.

    Transmetimi eksperimental u bë sipas rregullores që çka hyrë në fuqi së fundi, ndërsa anëtarët e KPM-së bënë të ditur se nuk bëhet fjalë për licencim medial por vetëm transmetim eksperimental.

    Kërkesa është bërë nga policia, dhe se u bë e ditur se kërkesa ka bazë ligjore.

    “Radio Policia” si fushëveprim ka dhënien e lajmërimeve të trafikut, ku frekuenca pritet të jetë “92”, që sipas anëtarëve të KPM-së lidhet me policinë.

    Policia e Kosovës me radio të sajën, ngjashëm mund të veprojnë edhe institucionet tjera

    Burimi: Dukagjini