Blog

  • Mbrëmja e “Duelit Sportiv” përfundon me incident në mes të Liridon Lecit dhe Edonisa Aliut

    Mbrëmja e “Duelit Sportiv” përfundon me incident në mes të Liridon Lecit dhe Edonisa Aliut

    Mbrëmja e “Duelit Sportiv” përfundon me incident në mes të Liridon Lecit dhe Edonisa Aliut

    Televizioni Dukagjini ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit me panelistin Liridon Leci, pas një incidenti që ka ndodhur të dielën mbrëma, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”.

    Sipas reagimit të televizionit, incidenti ka ndodhur mes Lecit dhe mysafires së emisionit, ish-futbollistes Edonisa Aliu.

    Drejtori i Informacionit në TV Dukagjini, Dibran Istrefi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, se vendimi është marrë pas shqyrtimit të rrethanave të rastit.

    Televizioni ka theksuar se situata të tilla janë të papranueshme, ndërsa ka bërë të ditur se me rastin po merren organet e rendit dhe të drejtësisë.

    TV Dukagjini ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me organet përkatëse, të cilat pritet të sqarojnë rrethanat e incidentit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Mbrëmja e “Duelit Sportiv” përfundon me incident në mes të Liridon Lecit dhe Edonisa Aliut appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zyra për Mbrojtjen e Viktimave trajtoi 52 raste të reja brenda një jave

    Zyra për Mbrojtjen e Viktimave trajtoi 52 raste të reja brenda një jave

    Sipas të dhënave të publikuara nga kjo zyrë, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar edhe dy raste të dhunës seksuale, një rast i sulmit seksual, një rast i trafikimit dhe dy raste të vrasjes. Tri raste të tjera janë klasifikuar në kategori të ndryshme.

    Gjatë kësaj jave, gjykatat kanë aprovuar pesë kërkesa për urdhër mbrojtjeje, gjashtë kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente dhe katër kërkesa për urdhër mbrojtjeje të përkohshme emergjente.

    Ndërkohë, nëntë kërkesa për urdhër mbrojtjeje kanë qenë në proces, ndërsa gjykatat kanë refuzuar dy kërkesa të tilla.

    Përveç trajtimit të rasteve të reja, mbrojtësit e viktimave kanë marrë pjesë në 91 seanca gjyqësore dhe 11 seanca në prokurori. Gjatë kësaj periudhe janë dhënë edhe 34 këshilla juridike.

    Sipas raportit, janë evidentuar pesë aktgjykime dënuese dhe një aktgjykim lirues, si dhe dy ankesa në shkallë të dytë dhe nëntë parashtresa.

    Po ashtu, janë paraqitur dy kërkesa për kompensim pranë komisionit të Ministrisë së Drejtësisë. Zyra ka përfaqësuar një rast në Polici, ka referuar tri raste në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas dhe një rast në Qendrën për Punë Sociale.

    Të dhënat përfshijnë aktivitetet e Mbrojtësve të Viktimave në nivel të Republikës së Kosovës për periudhën 2-9 tetor 2026.

    Burimi: RTKLive

  • Çmimet në hava: Inflacioni 7.8% këtë shtator, krahasuar me një vit më parë

    Çmimet në hava: Inflacioni 7.8% këtë shtator, krahasuar me një vit më parë

    Çmimet në hava: Inflacioni 7.8% këtë shtator, krahasuar me një vit më parë

    Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni vjetor në Kosovë në shtator të vitit 2026 arriti në 7,8%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor ishte 0,2 %.

    Sipas ASK-së, rritja vjetore e çmimeve u ndikua kryesisht nga transporti, me 23,9% si dhe nga strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët e tjera djegëse, me 11,9%, përcjell Klankosova.tv

    “Në muajin shtator 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 7,8 % krahasuar me muajin shtator 2025. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: transporti (23,9 %), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (11,9 %), pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (6,3 %), restorante dhe shërbime akomodimi (5,2 %), shëndetësi (4,5 %), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (3,8 %), mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (3,5 %), veshje dhe këpucë (3,0 %), ushqime dhe pije joalkoolike (2,4 %), rekreacion, sport dhe kulturë (1,8 %), informacion dhe komunikim (0,7 %) dhe sigurime dhe shërbime financiare (0,3 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.

    Rënie vjetore e çmimeve u shënua vetëm te shërbimet arsimore, me 0,3%.

    Ndërkaq, krahasuar me gushtin e vitit 2026, çmimet në shtator u rritën për 0,2%.

     Në këtë rritje ndikuan pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, si dhe transporti, me nga 0,9%.

    “Në muajin shtator 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur me 0,2 % krahasuar me muajin gusht 2026. Rritja është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it:pije alkoolike, duhan dhe narkotikë (0,9 %), transporti (0,9 %), shërbimet arsimore (0,5 %), sigurime dhe shërbime financiare (0,3 %), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme (0,2 %), shëndetësi (0,2 %), restorante dhe shërbime akomodimi (0,2 %), strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (0,2 %), informacion dhe komunikim (0,1 %), veshje dhe këpucë (0,1 %) dhe mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje rutinore shtëpiake (0,1 %)”.

    “Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupet: rekreacion, sport dhe kulturë (-1,8 %) dhe ushqime dhe pije joalkoolike (-0,2 %)”./Klankosova.tv

  • Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë

    Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë

    Maqedonci: Serbia ka 48 baza ushtarake pranë kufirit me Kosovën, veprime të ngjashme si të Rusisë

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Serbia ka të vendosura 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë pranë kufirit me Kosovën, duke e krahasuar këtë situatë me veprimet e Rusisë para aneksimit të Ukrainës.

    Maqedonci për ‘Talking With TVP World”, ka thënë se Serbia po mbështet grupet kriminale në Kosovë, me qëllim që të destabilizojë vendin dhe të kërcënojë sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

    “Serbia po mbështet gjithashtu grupet kriminale në Kosovë, të cilat merren me kontrabandë dhe aktivitete të tjera kriminale, me qëllim që të destabilizojë Kosovën dhe, përmes destabilizimit të saj, të kërcënojë edhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të paraqitet si një aktor i rëndësishëm dhe të ndjekë interesat e saj hegjemoniste ndaj të tjerëve”, ka thënë Maqedonci në një intervistë.

    Ai tutje ka shtuar se Serbia po e ekspozon Kosovën ndaj kërcënimeve duke pozicionuar kapacitetet e saj ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën.

    “E shohim se Serbia, përveç veprimeve hibride kundër vendit tonë, po e ekspozon Kosovën edhe ndaj kërcënimeve, duke pozicionuar kapacitetet e saj ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën. Janë 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë së forcave ushtarake dhe policore serbe të vendosura pranë vijës kufitare me Kosovën. Kjo na ngjan me atë që bëri Rusia para aneksimit të Ukrainës”, ka thënë ai. /Ksp

  • Rastet e fundit: Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Gjilan (VIDEO)

    Rastet e fundit: Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Gjilan (VIDEO)

    Rastet e fundit: Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Gjilan (VIDEO)

    Para pak minutave ka përfunduar mbledhja e Këshillit Komunal të Sigurisë në komunën e Gjilanit, e thirrur nga kryetari Alban Hyseni, pas vrasjes së tre personave në tri ditët e fundit.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda për emisionin “Kosova Today” bëri të ditur se pas përfundimit të mbledhjes, nuk pati deklarime për media, transmeton Klankosova.tv.

    “Nuk pati deklarime, duke marrë parasysh që rasti është i ndjeshëm”, tha ajo.

  • 142 lindje për një javë në Gjinekologji, në jetë vijnë më shumë vajza

    142 lindje për një javë në Gjinekologji, në jetë vijnë më shumë vajza

    142 lindje për një javë në Gjinekologji, në jetë vijnë më shumë vajza

    Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka publikuar raportin javor për periudhën 5-11 tetor 2026, ku janë regjistruar gjithsej 142 lindje.

    Sipas të dhënave të publikuara, gjatë kësaj jave janë regjistruar 84 lindje spontane dhe 58 lindje me prerje cezariane (S/C), transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, nga lindjet janë 70 meshkuj, 73 femra, si dhe 1 lindje e binjakëve.

  • Ramadani: Kushtet e zjarrfikësve në Kosovë janë thelluar në stërkeqje

    Ramadani: Kushtet e zjarrfikësve në Kosovë janë thelluar në stërkeqje

    Ramadani: Kushtet e zjarrfikësve në Kosovë janë thelluar në stërkeqje

    Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar institucionet e vendit për gjendjen e zjarrfikësve në Kosovë.

    Ai ka thënë se kushtet e tyre janë thelluar në stërkeqje, derisa ka kërkuar debat lidhur me trajtimin e kësaj kategorie.

    “Hajde flasim si po i trajtoni pamëshirshëm zjarrfikësit! Intervenuesit kryesor kur ka flakë, tym, vërshime, tërmete, aksidente të rënda trafiku apo fatkeqësi tjera. Por, kushtet e zjarrfikësve në Kosovë janë thelluar në stërkeqje. Ndërgjegja për zjarrfikësit shpëtues nuk duhet t’ju lë të fleni rehat. Zjarrfikësit janë heronj, por ju jeni dështakë!”, ka shkruar Ramadani. /Klankosova.tv  

  • BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë

    BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë

    BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë

    Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë miratuar rreth 1.600 masa të reja sanksionesh që synojnë kompleksin ushtarak-industrial të Rusisë, njoftoi sot shefja e politikës së jashtme të bllokut Kaja Kallas.

    Në një deklaratë përmes kompanisë amerikane të mediave sociale X, Kallas e përshkroi lëvizjen si “zgjerimin e vetëm më të madh” të listës së sanksioneve të BE-së që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022.

    “Më shumë se gjysma janë të lidhura me zinxhirin e prodhimit për raketat balistike. Ne po e bëjmë dukshëm më të vështirë, më të ngadaltë dhe më të shtrenjtë për Rusinë që të prodhojë armët që përdor për të vrarë ukrainasit”, tha ajo.

    Këshilli Evropian njoftoi se ka vendosur të zgjasë kornizën e sanksioneve që synojnë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike për pesë vjet, deri më 30 tetor 2031. Këshilli zgjati vlefshmërinë e listave të sanksioneve individuale sipas kornizës për një vit, deri më 30 tetor 2027.

    Sipas deklaratës, masat kufizuese zbatohen aktualisht për 31 individë dhe gjashtë subjekte. Ato të listuara i nënshtrohen ngrirjes së aseteve ndërsa qytetarëve dhe kompanive të BE-së u ndalohet të vënë në dispozicion fonde ose burime ekonomike, direkt ose indirekt.

    Individët e listuar janë gjithashtu subjekt i ndalimit të udhëtimit në BE.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post BE miraton masa të reja sanksionesh që prekin industrinë ushtarake të Rusisë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Sulmuesi i ekipit të Kiks dyshohet se ‘avulloi’ edhe pamjet e kamerave, Prokuroria e Ferizajt e la të lirë

    Sulmuesi i ekipit të Kiks dyshohet se ‘avulloi’ edhe pamjet e kamerave, Prokuroria e Ferizajt e la të lirë

    Sulmuesi i ekipit të Kiks dyshohet se ‘avulloi’ edhe pamjet e kamerave, Prokuroria e Ferizajt e la të lirë

    Prokuroria Themelore në Ferizaj është marrë tri ditë me pyetjet e ‘Kiks Kosova’, në Klan Kosova, për të dhënë disa përgjigje, lidhur me sulmin ndaj ekipit të emisionit, që ndodhi javën e kaluar, përkatësisht më 7 tetor.

    Prokurori i rastit, Ardian Emini, vendosi që ta lirojë të dyshuarin Ilir Rexhepi, duke mos bërë kërkesë për masën e paraburgimit, me arsyetimin e “vlerësimit të rrethanave dhe rolit të tij në kryerjen e verpës penale”.

    “Sa i perket te dyshuarit I.R. i cili fillimisht është ndaluar për 48-orë dhe më pas është liruar, ai është paraqitur vulllnetarisht në Polici dhe ka pranuar përfshirjen e tij në rast. Pas vlerësimit të rrethanave dhe rolit të tij në kryerjen e veprës penale, ndaj tij nuk është kërkuar caktimi i kësaj mase bazuar në vlerësimin e Prokurorit të Shtetit.”

    Në përgjigjet e dërguara në redaksinë e Kiksit, PTh i ka konfirmuar raportimet për dyshimet e ngritura kundër të dyshuarit Rexhepi, për veprat “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” – pasi ky i fundit dyshohet edhe për vjedhjen e kamerës së ekipit.

    Pikërisht autori që u la i lirë, i cili ngarkohet me dy vepra penale, sipas informacioneve të emisionit, edhe ka manipuluar me prova.

    Për këtë pjesë, Prokuroia që e la të lirë të dyshuarin, thotë se është në fazë të hetimeve.

    “Sipas raportit të Policisë në momentin kur hetuesit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, DVR-të nuk kanë qenë . Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim më Policinë, është në fazën e hetimeve për të sqaruar rrethanat e rastit, përfshirë këtu edhe atë se çfarë cka ka ndodhur me paisjet e DVR.”

    Por, përkundër të gjitha këtyre, Prokruoria Themelore në Ferizaj nuk ka ushtruar fare kërkesë për masë sigurie, edhe pse kanë siguruar se po e trajtojnë çëshjten me “seriozitetin më të madh”.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju siguron se me seriozitetin më të madh është duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen në tërësi të këtij rasti, si në aspektin e identifikimit te personave të përfshirë, po ashtu edhe të sigurimit të të gjitha provave, me theks të veçantë në rastet që përfshijnë gazetarët.”

    Personat që Prokuroria fillimisht tha se janë në arrati, e që dyshohen se kanë gisht në rast, akoma nuk janë kapur, e madje nuk është arritur as të zbulohet identiteti i tyre.

    “Aktualisht, Prokuroria Themelore në Ferizaj është në fazën e identifikimit të ktyre personave, nga dëshmitë e disa dëshmitarëve dhe vet dëshmia e gazetarës, të njëjtit nuk kanë mundur që të identifikohen deri më tani. Personat e tjerë të dyshuar që janë të përfshirë në këtë rast, vazhdojnë të jenë në arrati dhe janë duke u ndërmarre veprime hetimore për identifikimin dhe kapjen e tyre.

    Ka edhe persona tjerë të dyshuar, por që Prokuroria është në fazën e identifikimit të tyre dhe në momentin që identifikohen ndaj tyre do të merren veprimet e nevojshme ligjore, në koordinim me Policinë e Kosovës nga DKKO në Prishtinë.”

    Emini, i cili është përgjegjësi për trajtimin dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore, në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të përcaktuara me ligj, si prokuror i rastit, në kohën e denoncimit të incidentit, ka qenë prokuror kujdestar.

     “Të gjitha rastet që ndodhin në kujdestari të një prokurori dhe që kërkojnë ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore si arrestimet apo ndalimet e personave, rasti trajtohet nga Prokurori kujdestar, e që në këtë rast konkret, i njëjti është edhe koordinator për veprat penale që kryhen ndaj gazetarëve.” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

  • Dyshimet e Policisë: Remzi Arifi iku në Serbi (VIDEO)

    Dyshimet e Policisë: Remzi Arifi iku në Serbi (VIDEO)

    Dyshimet e Policisë: Remzi Arifi iku në Serbi (VIDEO)

    Të dilën, një rast i rëndë tronditi Pogragjën e Gjilanit.

    Remzi Arifi dyshohet se qëlloi për vdekje të birin, 29-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

    Burime të Klankosova.tv kanë bërë të ditur se vetura e të dyshuarit është gjetur në zonën e fshatit Sllubicë, ndërsa i njëjti është ende në arrati.

    Nga ana tjetër, gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda bëri të ditur se nga komunikimet me zyrtarë policorë, të njëjtit dyshojnë se dorasi ka ikur në Serbi.

    Kujtojmë se burime pranë familjes, kanë treguar për Klankosova.tv se nëna ka dëgjuar dy krisma, ka parë burrin e saj teksa ikte, ndërsa djalin e kishte gjetur në një dhomë të mbuluar me batanije.

    Shënim: Personi i përmendur prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.