Blog

  • Ndahet nga jeta anesteziologu i njohur Ukshin Ismajli

    Ndahet nga jeta anesteziologu i njohur Ukshin Ismajli

    Ndahet nga jeta anesteziologu i njohur Ukshin Ismajli

    Sot, më 12 tetor 2026, ka vdekur Dr. Ukshin Ismajli, anesteziologu i njohur dhe ish-drejtuesi i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

    Dr. Ismajli ishte një nga figurat më të rëndësishme të mjekësisë në Gjilan, ku për më shumë se katër dekada i shërbeu me përkushtim shëndetësisë dhe qytetarëve të rajonit të Anamoravës.

    Ai diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në vitin 1981, ndërsa specializimin në anesteziologji e përfundoi në Zagreb, më 1988. Ishte anesteziologu i parë në Spitalin e Gjilanit dhe për rreth dy dekada shërbeu si specialisti i vetëm i kësaj fushe në rajonin e Anamoravës.

    Gjatë karrierës së tij profesionale, Ismajli ushtroi disa funksione drejtuese. Nga viti 2000 deri në vitin 2007 ishte drejtor i Spitalit të Gjilanit. Në vitin 2012 mori drejtimin e Shërbimit të Anesteziologjisë dhe Reanimacionit, ndërsa nga viti 2018 deri në pensionim shërbeu si drejtor klinik i spitalit. Në vitin 2021, për disa muaj, ushtroi edhe detyrën e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni shëndetësor.

    Kontributi i tij u shtri edhe në periudhat më të vështira për Kosovën. Ismajli ishte ndër mjekët që trajtuan nxënësit e helmuar gjatë viteve 1989–1990 dhe ofroi ndihmë mjekësore gjatë luftës. Ai u angazhua edhe në përballimin e situatave të jashtëzakonshme, përfshirë tërmetin e vitit 2002 dhe pandeminë COVID-19.

    Në tetor të vitit 2022, Dr. Ukshin Ismajli u pensionua, duke përmbyllur një karrierë 41-vjeçare në shërbim të shëndetësisë dhe qytetarëve.

  • Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?

    Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?

    Bajrami kritikon ekzekutimin e investimeve kapitale: Ku shkuan paratë?

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka pasur kritika për Qeverinë, lidhur me realizimin e ulët të investimeve kapitale, duke thënë se nga rreth një miliard euro të planifikuara për vitin 2026, deri më 1 shtator janë shpenzuar vetëm 192 milionë euro nga niveli qendror.

    Në një postim në Facebook, Bajrami është thirrur në të dhënat e Ministrisë së Financave, sipas të cilave, në të njëjtën periudhë për subvencione dhe transfere janë shpenzuar 908 milionë euro, nga 1.3 miliardë euro të planifikuara./Klankosova.tv

    Postimi i plotë:

    Një miliard euro për investime kapitale në letër, por vetëm 192 milionë euro të realizuara nga niveli qendror deri më 1 shtator!

    Nëse doni ta kuptoni pse edhe pas gati gjashtë vitesh qeverisje, kjo Qeveri nuk ka arritur t’i përfundojë projektet e mëdha kapitale, shikoni të dhënat e vetë Ministrisë së Financave.

    Sipas këtyre të dhënave, nga rreth një miliard euro të planifikuara për investime kapitale në buxhetin e vitit 2026, deri më 1 shtator janë shpenzuar vetëm 192 milionë euro nga niveli qendror.

    Ndërkohë, për subvencione dhe transfere janë shpenzuar plot 908 milionë euro, nga 1.3 miliardë të planifikuara.

    Këto shifra flasin më shumë se çdo propagandë qeveritare!

    Ku janë investimet që krijojnë zhvillim ekonomik, vende pune dhe mirëqenie afatgjatë?

    Qytetarët kanë nevojë për rrugë, shkolla, çerdhe, spitale e infrastrukturë, jo vetëm për miliarda të shkruara në letër.

    Për të qenë shtet social, duhet të kesh një ekonomi të zhvilluar që mund ta financojë atë.

    Ka vite që kjo qeveri mbështetet në të hyrat që gjeneron sektori privat, ndërkohë që investimet publike mbeten shumë prapa, por pa investime publike, pa infrastrukturë dhe pa kushte për zhvillimin e bizneseve, rrezikojmë ta dobësojmë këtë sektor që krijon vende pune dhe e mbush buxhetin e shtetit.

    Dhe pyetja është shumë e thjeshtë: Nëse sot nuk investojmë në zhvillim, nesër prej nga do t’i marrim paratë për t’i financuar politikat sociale?

    Varfëria nuk luftohet vetëm duke shpërndarë para. Varfëria luftohet duke krijuar zhvillim, punësim dhe mundësi.

    P.S. Komunat, edhe pse marrin vetëm rreth 20% të buxhetit të përgjithshëm, kanë realizuar 137 milionë euro investime kapitale deri më 1 shtator.

     

  • “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë - djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje nga rasti i rëndë në Gjilan

    “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë – djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje nga rasti i rëndë në Gjilan

    “Nëna dëgjoi krismat, burrin e pa t’u ikë - djalin e gjeti të mbuluar me qebe”, detaje nga rasti i rëndë në Gjilan

    E diela ishte e kobshme për familjen Arifi në Pogragjë të Gjilanit.

    Remzi Arifi, 53-vjeçar po dyshohet se vrau të birin 29-vjeçar, për motive akoma të paqarta.

    Plumbat në drejtim të të riut u shkrepën brenda shtëpisë së tyre.

    Persona që e njohin familjen Arifi, në kushte anonimiteti, kanë dhënë detaje të rënda për rastin, por që Klankosova.tv nuk do t’i publikojë të gjitha, për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes.

    Të njëjtit kanë bërë të ditur se djali u gjet nga nëna e tij, në njërën prej dhomave të shtëpisë, pasi dëgjoi krismat në momentin kritik.

    Burrin e pa duke ikur, e trupin e fëmijës të mbuluar me qebe, raporton Klankosova.tv.

     “Nëna e viktimës i ka dëgju dy krisma, e ka pa dorasin duke ikur me veturë të tipit Suzuk, kur ka hy brenda e ka gjet djalin të vrarë dhe të mbuluar me qebe”, tha ky person për Klanin.

    Policia ka bërë të ditur se në koordinim me Prokurorinë e Shtetit po punohet intensivisht për kapjen e autorit, vetura e të cilit, sipas burimeve të Klankosova.tv është gjetur në zonën e Sllubicës, fshati që shtrihet në pjesën jug-lindore të Komunës së Gjilanit. /Klankosova.tv

    Shënim: Personi i përmendur prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

  • Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

    Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

    Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar

    Statistikat tregojnë se për të pestin vit radhazi shqiptarët renditen në vendin e parë për sa i përket numrin më të madh të të dëbuarve nga Anglia.

    Të dhënat më të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Home Office parë nga Top Channel,  tregojë se për periudhën Tetor 2025-Tetor 2026 janë dënuar 2,247 shqiptarë la leje qëndrimi.

    Sipas Home Office shqiptarët renditen të parët për numrin e dëbimeve duke lënë pas rumunët, brazilianët, indianët dhe polakët.

    Pothuajse shumica e 2,247 të dëbuarve shqiptarë,  janë persona të cilët kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale, të cilët pasi kanë kryer 40% të dënimeve të marra, me avionë të posaçëm janë kthyer në Shqipëri.

    80% e tyre thotë Home Office ishin të dënuar si të përfshirë në shitjen e Kokainës.

    Një tjetër e dhënë nga Home Office tregon se “shtetasit shqiptarë përbëjnë grupin më të madh për nga shtetësia në mesin e personave të kthyer në kuadër të procedurave të lidhura me azilin, duke zënë  një të katërtën (24% ose 2,831 persona) të të gjitha kthimeve të tilla  deri në mars 2026.

    Gjatë vitit 2022 mbërritën me gome në Angli duke kaluar Kanalin e Lamanshit mbi 12 mijë shqiptarë.

    Home Office thotë se gjatë vitit 2025,  53% e totalit të personave mbërritur me gomone tashmë të dëbuar janë shqiptarë.

    Gjatë periudhës nga 1 shkurti 2025 deri më 31 janar të këtij 2026, gjithsej 2,835 emigrantë u transportuan me avionë jashtë Mbretërisë së Bashkuar, me një kosto totale prej 13.8 milionë paundësh, ekuivalente me afro 5,000 paund për person.

    Sipas gazetës The Telegraph, dëbimi me një avion privat të tipit Airbus 321,  i 47 shqiptarëve i ka kushtuar Home Office 22.000 stërlina për secilin prej këtyre 47 personave ,shkruan tch.

    Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office) deklaroi:

    “Më shumë se 80,000 emigrantë që kanë hyrë ilegalisht dhe shtetas të huaj që kanë kryer vepra penale janë kthyer që nga zgjedhjet e korrikut 2024, një rritje prej 41%”.

    Shqipëria ishte vendi me numrin më të madh të fluturimeve çarter, me 42 avionë të marrë me qira për të kthyer në atdhe 1,810 emigrantë gjatë kësaj periudhe kohore, që kishin hyrë ilegalisht duke shkelur ligjin e emigracionit ose kishin kryer vepra penale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Zbulohet sa shqiptarë u dëbuan nga Britania e Madhe gjatë 12 muajve të fundit, kostoja 22.000 paundë për çdo të riatdhesuar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës

    Kuvendi mblidhet të enjten, Nagavci tregon pikat kryesore të seancës së radhës

    Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në këtë seancë do të trajtohen disa çështje me rëndësi institucionale dhe legjislative, raporton Ekonomia Online.

    Ndër pikat kryesore të rendit të ditës është përzgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe formimi i komisioneve për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

    Nagavci ka njoftuar se deputetët do të shqyrtojnë edhe në lexim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

    Ajo ka theksuar rëndësinë e miratimit të këtij projektligji, duke përmendur ndikimin e tij në buxhetin e vendit dhe rëndësinë për bashkëpunimin rajonal.

    “U pajtuam po ashtu që në këtë seancë të përfshihet edhe shqyrtimi në lexim të dytë i ligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit, apo i njohur ndryshe si një projektligj i cili është shqyrtuar edhe në legjislaturën e kaluar për shkak të rëndësisë që ka, edhe për shkak të domosdoshmërisë që të miratohet sa më shpejt”, ka deklaruar Nagavci.

    Ajo ka vlerësuar se miratimi i tij do të kishte rëndësi edhe në aspektin financiar dhe të integrimit rajonal.

    “Sepse përveçse kursen me dhjetëra miliona euro nga buxheti i vendit, është edhe një projektligj i rëndësishëm që ne të jemi pjesë e zonës së njëjtë vendeve të rajonit”, ka thënë ajo.

    Gjatë deklarimit të saj, Nagavci ka bërë të ditur gjithashtu se është njoftuar edhe për shpalljen e konkursit për anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

    Sipas saj, pas përfundimit të konkursit do të vijojë procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të këtij institucioni.

    “Përveç kësaj, u njoftua edhe për shpalljen e konkursit për anëtarët e këshillit të pavarur mbikëqyrës të shërbimit civil, dhe pastaj, natyrisht, pas mbylljes së konkursit do të vazhdojë edhe me përzgjedhjen e tyre për këtë institucion të ri të rëndësishëm”, ka deklaruar Nagavci.

    Burimi: RTKLive

  • Kuvendi mban seancë të enjten

    Kuvendi mban seancë të enjten

    Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 15 tetor.

    Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, para mediave.

    Nagavci ka njoftuar se në këtë seancë pritet të bëhet përzgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe formimi i komisioneve për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

    Po ashtu, në rend dite është paraparë edhe shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

    “Do të bëhet edhe përzgjedhja e dy anëtarëve të bordit të ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës. Dhe po ashtu, edhe formimi i komisioneve për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së.

    U pajtuam po ashtu që në këtë seancë të përfshihet edhe shqyrtimi në lexim të dytë i ligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit, apo i njohur ndryshe si një projektligj i cili është shqyrtuar edhe në legjislaturën e kaluar për shkak të rëndësisë që ka, edhe për shkak të domosdoshmërisë që të miratohet sa më shpejt, sepse përveçse kursen me dhjetëra miliona euro nga buxheti i vendit, është edhe një projektligj i rëndësishëm që ne të jemi pjesë e zonës së njëjtë vendeve të rajonit.

    Përveç kësaj, u njoftua edhe për shpalljen e konkursit për anëtarët e këshillit të pavarur mbikëqyrës të shërbimit civil, dhe pastaj, natyrisht, pas mbylljes së konkursit do të vazhdojë edhe me përzgjedhjen e tyre për këtë institucion të ri të rëndësishëm”, ka deklaruar Nagavci para mediave.

    Burimi: Dukagjini

  • Inflacioni në Kosovë arrin në 7,8 për qind në shtator

    Inflacioni në Kosovë arrin në 7,8 për qind në shtator

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka bërë të ditur se çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,8 për qind në shtator 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

    Ndërkaq, krahasuar me gushtin e këtij viti, çmimet janë rritur për 0,2 për qind.

    Sipas ASK-së, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i transportit, i cili ka shënuar rritje prej 23,9 për qind. Pas tij renditet grupi i strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse, me rritje prej 11,9 për qind.

    Rritje të çmimeve janë regjistruar edhe te pijet alkoolike dhe duhani, me 6,3 për qind; restorantet dhe shërbimet e akomodimit, me 5,2 për qind; si dhe shëndetësia, me 4,5 për qind.

    Sipas të dhënave të ASK-së, çmimet janë rritur edhe te kujdesi personal dhe shërbimet e ndryshme, me 3,8 për qind; mobiliet dhe pajisjet shtëpiake, me 3,5 për qind; veshjet dhe këpucët, me 3 për qind; si dhe ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 2,4 për qind.

    Rritje më të vogla janë shënuar te rekreacioni, sporti dhe kultura, me 1,8 për qind; informacioni dhe komunikimi, me 0,7 për qind; si dhe sigurimet dhe shërbimet financiare, me 0,3 për qind.

    Ndërkaq, rënie prej 0,3 për qind kanë shënuar çmimet e shërbimeve arsimore.

    Rritje mujore prej 0,2 për qind

    Krahasuar me gushtin 2026, çmimet e konsumit në shtator janë rritur për 0,2 për qind.

    Në këtë rritje kanë ndikuar pijet alkoolike dhe duhani, si dhe transporti, me nga 0,9 për qind secili. Shërbimet arsimore janë shtrenjtuar për 0,5 për qind, ndërsa sigurimet dhe shërbimet financiare për 0,3 për qind.

    Rritje prej 0,2 për qind janë regjistruar te kujdesi personal dhe shërbimet e ndryshme, shëndetësia, restorantet dhe akomodimi, si dhe strehimi, uji dhe energjia. Ndërkaq, informacioni dhe komunikimi, veshjet dhe këpucët, si dhe mobiliet dhe pajisjet shtëpiake kanë shënuar rritje prej 0,1 për qind.

    Në anën tjetër, çmimet e rekreacionit, sportit dhe kulturës kanë rënë për 1,8 për qind, ndërsa ato të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike për 0,2 për qind.

    Burimi: Dukagjini

  • Tahiri në mbledhjen e Kryesisë ngriti çështjen rreth strategjisë për mbrojtjen e çlirimtarëve

    Tahiri në mbledhjen e Kryesisë ngriti çështjen rreth strategjisë për mbrojtjen e çlirimtarëve

    Tahiri në mbledhjen e Kryesisë ngriti çështjen rreth strategjisë për mbrojtjen e çlirimtarëve

    Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës, Besnik Tahiri është deklaruar pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

    Ai bëri të ditur se në këtë mbledhje ka ngritur dy çështje, që sipas tij janë kryesore dhe do të adresohen në Parlament, transmeton Klankosova.tv.

    “Qysh ka mundësi që 60 ligje në këtë kohë, të prodhojnë një kualitet, një drejtim strategjik. Ne mendojmë se ky është një problem thelbësor që do ta adresojmë në Kuvendin e Kosovës. Çështja e dytë është që ndërlidhet me funksionalizimin e Kuvendit në raport me detyrat që i ka rreth strategjisë etnore në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë. Këtë çështje e ngritëm. Këto janë dy tema që do t’i adresojmë”, u shpreh Tahiri.

  • Suksesi i ushtarëve në ShBA, Osmani: Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!

    Suksesi i ushtarëve në ShBA, Osmani: Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!

    Suksesi i ushtarëve në ShBA, Osmani: Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!

    Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka përgëzuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për sukseset e fundit në garat ndërkombëtare, duke vlerësuar medaljen e artë në “Cambrian Patrol” dhe vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në Iowa të ShBA-së.

    Përmes një postimi në facebook, Osmani theksoi se FSK-ja ka dëshmuar edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e saj në mesin e ekipeve ushtarake nga vende të ndryshme të botës, transmeton Klankosova.tv.

    “Ari për FSK-në, krenari për Kosovën!”, ka shkruar ajo.

    Sipas saj, medalja e artë në garën “Cambrian Patrol”, e fituar para pak ditësh, përbën dëshmi të aftësive, disiplinës dhe përkushtimit të pjesëtarëve të ushtrisë së Kosovës.

    Osmani gjithashtu vlerësoi rezultatet e arritura nga pjesëtarët e FSK-së në garën “Ushtari më i mirë”, e zhvilluar në shtetin e Iowa-s në ShBA, ku ata zunë vendin e dytë.

    Ish-presidentja uroi ushtarakët për sukseset e arritura, duke shprehur krenarinë për ta dhe për Kosovën.

    “Urime ushtarakëve tanë! Krenarë me ju, krenarë me Kosovën”, ka shkruar Osmani.

    Mund të jetë një imazh i teksti

  • Caktohet për të enjten seanca e Kuvendit

    Caktohet për të enjten seanca e Kuvendit

    Caktohet për të enjten seanca e Kuvendit

    Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet të enjten, më 14 tetor.

    Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, para mediave.

    “Seanca e radhës e Kuvendit mbahet të enjten, pra më datë 14…”, ka deklaruar Nagavci./Klankosova.tv