Blog

  • Kurti: Anëtarësimi në KiE dhe Interpol, i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

    Kurti: Anëtarësimi në KiE dhe Interpol, i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se integrimi më i madh ndërkombëtar i Kosovës mbetet i rëndësishëm për qytetarët, duke theksuar përfitimet që do të sillte anëtarësimi në Këshillin e Evropës dhe në Interpol.

    Këto deklarata ai i bëri në ceremoninë e hapjes së edicionit të 12-të të Shkollës Diplomatike për diplomatë të rinj, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht Akademia Diplomatike e Kosovës.

    Kurti tha se Kosova, përmes diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut, ka kaluar nga sfidat e para të ndërtimit të shtetit në një pjesëmarrëse aktive në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.
    “Kosova është një vend i shkëlqyer për këtë shkëmbim përvojash. Shumë nga çështjet kryesore që po e formësojnë sot politikën ndërkombëtare, si paqja dhe siguria, sovraniteti dhe zhvillimi, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, e drejta ndërkombëtare dhe roli i shteteve të vogla në rendin botëror në ndryshim, kanë përcaktuar në masë të madhe përvojën e Kosovës si shtet. Përmes diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut, kemi kaluar nga sfidat fillestare të ndërtimit të shtetit drejt shtetndërtimit në një pjesëmarrës aktiv në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian po vazhdon, ndërsa tashmë dy vjet qytetarët e Kosovës po udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shengen. Sidoqoftë, nuk duhet ta humbim nga vëmendja rëndësinë që integrimi më i madh ndërkombëtar do të kishte për qytetarët e Kosovës. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, për shembull, do t’u mundësonte të gjithë qytetarëve të Kosovës qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në sistemin më të gjerë evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndërkaq, anëtarësimi në Interpol do t’u mundësonte institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë të shkëmbenin informacione dhe të bashkëpunonin në kohë reale me forcat policore në mbarë botën”, tha Kurti.

    Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, vlerësoi se rrugëtimi i Kosovës në diplomaci pasqyron transformimin e vendit nga një popull nën administrimin ndërkombëtar në një shtet të përfaqësuar në vende të ndryshme të botës përmes misioneve të tij diplomatike dhe konsullore.

    Kosova ka një marrëdhënie të veçantë me diplomacinë dhe komunitetin ndërkombëtar. Jo shumë kohë më parë, ne ishim një popull që jetonim nën administrimin e Kombeve të Bashkuara. Përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe shumë organizatave e misioneve të tjera ndërkombëtare, një pjesë e madhe e botës ishte e pranishme këtu. Sot, në vitin e 15-të pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është vetë e pranishme në mbarë botën, përmes më shumë se 50 misioneve diplomatike dhe konsullore në mbi 30 vende të botës. Ky transformim është ndoshta një nga mënyrat më të mira për ta kuptuar rrugëtimin e vendit tonë”, tha Ahmeti.
    Në anën tjetër, drejtoresha e Akademisë Diplomatike, Mirjeta Behluli, tha se Shkolla Diplomatike është shndërruar në një traditë të rëndësishme për përgatitjen profesionale të diplomatëve të rinj, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e lidhjeve të reja profesionale.

    Tema e këtij edicioni të 12-të të Shkollës Diplomatike është “Shtetet e vogla, diplomacia e zgjuar, siguria dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në kohë të pasigurisë globale”/KP

    Burimi: Dukagjini

  • Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim: Jam i pafajshëm

    Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim: Jam i pafajshëm

    Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Nika deklaroi se e ka kuptuar aktakuzën dhe se është i pafajshëm.

    Rigjykimi nisi me kërkesën e mbrojtjes për sigurimin e një përkthyesi që e njeh dialektin zviceran të gjermanishtes, me arsyetimin se përkthyesi aktual nuk i kupton plotësisht specifikat gjuhësore të të akuzuarit.

    Gjykatësi Gazmend Bahtiri tha se, sipas njoftimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përkthyesit licencohen për gjermanishten standarde, por jo për dialektin gjerman të përdorur në Zvicër.

    Pas kërkesës së Nikës dhe avokatit të tij, Tomë Gashi, gjykata vendosi të bëjë përpjekje për të gjetur një përkthyes që e njeh këtë dialekt. Për këtë arsye, seanca u ndërpre, ndërsa vazhdimi u caktua për 25 shtator, në orën 09:30.

    Prokurori Armend Hamiti deklaroi se Prokuroria synon të dëshmojë përtej dyshimit të bazuar se Nika e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Betim Shala, u shpreh se i bashkëngjitet ndjekjes penale.

    Nika ishte dënuar më herët me 18 vjet burgim për vdekjen e Maria Clara Urdangaray, e cila më 1 gusht 2023 kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit “Sonoma” në Fushë Kosovë.

    Gjykata e Apelit e ktheu rastin në rigjykim pas ankesës së mbrojtjes, duke e rikthyer çështjen për shqyrtim në shkallën e parë.

    Burimi: RTKLive

  • “Flamuri serb në Prizren”, Kurti nuk komenton deklaratën e Daçiqit

    “Flamuri serb në Prizren”, Kurti nuk komenton deklaratën e Daçiqit

    “Flamuri serb në Prizren”, Kurti nuk komenton deklaratën e Daçiqit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur të komentojë deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”.

    Kurti është pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë të Daçiqit, por ai nuk e ka komentuar një të tillë, duke thënë se është vonë me agjendë.  

    “Ka dhënë deklarimet ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më duhet të shkoj për 20 minuta”, ka thënë shkurt Kurti, kur është pyetur nga gazetarët.

    Daçiq, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, më 7 tetor, gjatë një tubimi zgjedhor në Rashkë, deklaroi se “flamuri serb do të valëvitet herët a vonë mbi Prizren.”

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili e ka cilësuar atë si dëshmi të ambicieve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i dënojë këto veprime.

    Deklarata e Daçiqit ka nxitur reagime të shumta, e cila është dënuar nga zyrtarë brenda Kosovës, krerë institucionalë të Shqipërisë, dhe zyrtarë të vendeve evropiane. /EO

  • CNN: Trump po shqyrton shkarkimin e Kimberly Guilfoyle pas raportimeve për sjellje të pahijshme, thotë një burim

    Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e shkarkimit të Kimberly Guilfoyle nga pozicioni i saj si ambasadore e SHBA-së në Greqi pas një sërë raportimesh për sjellje të keqe, tha të dielën një person i njohur me çështjen.

    Trump ka monitoruar raportet që pretendojnë se Guilfoyle, e cila ishte e fejuar me djalin e madh të Trump, Donald Trump Jr., për katër vjet, pranoi dhurata të majme si ambasadore dhe kërkoi para në këmbim të ofrimit të aksesit në figurat e administratës përpara se ajo të konfirmohej, shkruan CNN.

    Raportet kanë bezdisur zyrtarë të lartë të administratës , veçanërisht që kur ato dolën në dritë kur Sekretari i Shtetit Marco Rubio po vizitonte Athinën për një fjalim të profilit të lartë mbi demokracinë perëndimore të mbajtur nga Akropoli, transmeton Sinjali.

    Trump pritet të vendosë së shpejti nëse do ta shkarkojë Guilfoyle, tha personi. Presidenti nuk ofroi asnjë mbrojtje për Guilfoyle kur u pyet nga CNN në lidhje me akuzat të premten.

    “Sapo dëgjova për këtë. Sa keq. Dua të them, nuk e di”, tha Trump. “Sapo dëgjova pak për këtë. Nuk di shumë, por ajo ishte gjithmonë shumë e sjellshme.”

    CNN i është drejtuar Shtëpisë së Bardhë për koment.

    Eric Deters, një ish-donator i Trump, tha se Guilfoyle i kërkoi atij në një mesazh me tekst që t’i transferonte 100,000 dollarë për të shlyer një kartë American Express në ditët para konfirmimit të saj në Senat. Deters në fund nuk ia transferoi Guilfoyle paratë, duke thënë se nuk kishte asete likuide në atë kohë.

    Një avokat i ambasadorit i tha Wall Street Journal , e cila i raportoi e para mesazhet, se Guilfoyle e kundërshtoi vërtetësinë e mesazheve.

    Guilfoyle ua mohoi zyrtarëve të administratës javën e kaluar se ajo i kishte dërguar mesazhet, tha personi i njohur.

    Guilfoyle ka mbetur e lidhur me familjen Trump. Pas ndarjes nga Donald Trump Jr., ajo mori detyrën kryesore në Greqi.

    Aleatët e presidentit dhe të birit të tij i thanë CNN-së se e konsideruan episodin të turpshëm, megjithëse nuk është e qartë nëse do të ketë pasoja për Guilfoyle. Trump e ka bërë të qartë vazhdimisht se nuk është i lumtur kur aleatët përfitojnë nga marrëdhënia e tyre me të.

    Zëvendëspresidenti JD Vance të premten nuk dha asnjë vendim nëse duhet të ketë pasoja për Guilfoyle, duke thënë se ai refuzoi të “gjykonte njerëzit në gjykatën e opinionit publik”.

    Por zëvendëspresidenti tha se, në përgjithësi, nuk ndihej rehat me skemat e aksesit me pagesë. “Sigurisht që nuk më pëlqen që dikush t’ia shesë aksesin një zyrtari tjetër qeveritar, sigurisht një zyrtari të lartë qeveritar”, tha ai.

    “Le të shohim se cila është e vërteta. Dhe sigurisht, nëse ka ndodhur diçka e keqe, atëherë njerëzit duhet të vuajnë pasojat për të“, tha ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post CNN: Trump po shqyrton shkarkimin e Kimberly Guilfoyle pas raportimeve për sjellje të pahijshme, thotë një burim appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Kurti nuk komenton deklaratën e Daçiqit për flamurin serb në Prizren

    Kurti nuk komenton deklaratën e Daçiqit për flamurin serb në Prizren

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë koment për deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”.

    Kurti tha se për këtë çështje ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, duke shtuar se është vonë me agjendë.

    “Ka dhënë deklarimet ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më duhet të shkoj për 20 minuta”, tha Kurti, kur u pyet për deklaratën e Daçiqit.

    Daçiq, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, më 7 tetor, gjatë një tubimi zgjedhor në Rashkë, deklaroi se flamuri serb do të valëvitet “herët a vonë” mbi Prizren. Ai tha gjithashtu se partia e tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe pretendoi se, nëse merr besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, edhe 20 shtete të tjera do ta tërheqin njohjen e Kosovës.

    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili e ka cilësuar atë si dëshmi të ambicieve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

    Në reagimin e publikuar më 10 tetor në platformën “X”, Konjufca ka thënë se retorika e Daçiqit tregon se ambiciet territoriale të Beogradit nuk i përkasin vetëm së kaluarës.

    Ai ka ndërlidhur deklaratën e Daçiqit edhe me paraqitjen publike të Milan Radoiçiqit në një tubim të Partisë Progresive Serbe në Kragujevc, ku ishte i pranishëm edhe Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Sipas Konjufcës, këto zhvillime nuk janë provokime të izoluara, por tregojnë vazhdimësinë e një politike që, sipas tij, shfaq ekspansionizëm territorial në retorikë dhe pandëshkueshmëri për agresionin e armatosur në praktikë.

    Konjufca i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i dënojë këto veprime dhe të kërkojë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë, duke theksuar se sovraniteti i Kosovës nuk është i negociueshëm./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Punëtorët e NPB-së protestojnë për pagat e papaguara

    Punëtorët e NPB-së protestojnë për pagat e papaguara

    Ka nisur protesta e punëtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore para Gjykatës Komerciale të cilët kanë mbetur pa paga qe dy muaj.

    Në gusht, Ndërmarrja Publike Banesore njoftoi se llogaritë e saj bankare janë bllokuar për shkak të një procedure përmbarimore që lidhet me një kontest gjyqësor.

    Ndërkohë, përmes një reagimi, Gjykata Supreme ka bërë të ditur se lënda që lidhet me këtë kontest gjyqësor është pranuar dhe regjistruar më 21 gusht 2026, dhe aktualisht është në shqyrtim./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Van Dijk tregon momentin që i kushtoi Liverpoolit në humbjen ndaj Cityt

    Van Dijk tregon momentin që i kushtoi Liverpoolit në humbjen ndaj Cityt

    Van Dijk tregon momentin që i kushtoi Liverpoolit në humbjen ndaj Cityt

    Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka thënë se kartoni i kuq i Ryan Gravenberch ishte momenti vendimtar në humbjen 3-0 ndaj Manchester Cityt.

    Gravenberch u përjashtua në minutën e 62-të, pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje ndaj Jeremy Doku.

    Deri në atë moment, Liverpooli kishte zhvilluar një pjesë të parë të mirë, por Manchester City e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe shënoi dy gola brenda gjashtë minutash.

    Erling Haaland dhe Jeremy Doku realizuan për vendasit, ndërsa Rayan Cherki shënoi golin e tretë, duke vulosur fitoren e Cityt.

    Pas ndeshjes, Van Dijk tha se përjashtimi i bashkëlojtarit e vështirësoi dukshëm lojën për Liverpoolin.

    “Pjesa e dytë, kartoni i kuq e ndryshoi ndeshjen, sidomos kur pësuam gol shumë shpejt pas tij. Fakti është se mbetëm me dhjetë lojtarë dhe pësuam menjëherë, duke e bërë sërish një ndeshje të vështirë kundër tyre”, deklaroi holandezi.

    Ai shtoi se Liverpooli kishte treguar intensitet në pjesën e parë, por nuk arriti të krijonte raste të mëdha për shënim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Van Dijk tregon momentin që i kushtoi Liverpoolit në humbjen ndaj Cityt appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Filharmonia e Kosovës dhuron një mbrëmje madhështore muzikore

    Filharmonia e Kosovës dhuron një mbrëmje madhështore muzikore

    Programi koncertal u hap me veprën “Ciaccona”, nga “Rekuiemi polak” i kompozitorit Krzysztof Penderecki, kushtuar Papa Gjon Palit II. Më pas u interpretua poema simfonike “Skënderbeu” e kompozitorit shqiptar Fahri Beqiri.

    Pjesa e parë e koncertit u përmbyll me “Koncertin për violinë dhe orkestër nr. 1” të kompozitorit polak Karol Szymanowski, vepër e interpretuar për herë të parë në Kosovë. Soliste ishte violinistja polake Joanna Konarzewska.

    Në interpretimin e kësaj vepre, Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës iu bashkuan edhe pesë instrumentistë të Filharmonisë së Krakovës, në kuadër të bashkëpunimit të nisur këtë vit ndërmjet dy institucioneve.

    Pjesa e dytë e koncertit solli oratoriumin monumental “Homagium Matri Teresiae” të kompozitorit Mendi Mengjiqi, me pjesëmarrjen e Korit dhe solistëve Adelina Paloja (soprano), Ivana Hoxha (mezzosoprano), Matias Xheli (tenor) dhe Bledar Domi (bas).

    Koncerti u prit me duartrokitje të gjata nga publiku, duke shënuar një tjetër ngjarje të rëndësishme për jetën muzikore në Kosovë dhe një hap të ri në bashkëpunimin ndërkombëtar të Filharmonisë së Kosovës.

    Kjo mbrëmje shërben edhe si prelud i prezantimit të Filharmonisë së Kosovës në Filharmoninë e Krakovës, ku ajo do të paraqitet më 16 dhe 17 tetor 2026.

    Koncerti u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Kosovës, me përkrahjen e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Varshavë dhe të partnerit medial, Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

    Burimi: RTKLive

  • Kurti: Anëtarësimi në KE do t’u mundësonte qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut

    Kurti: Anëtarësimi në KE do t’u mundësonte qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut

    Kurti: Anëtarësimi në KE do t’u mundësonte qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut

    Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në Interpol do të forconte mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në luftimin e krimit, ka thënë kryeministri Albin Kurti në ceremoninë e hapjes së edicionit të 12-të të Shkollës Diplomatike për diplomatë të rinj, të organizuar nga Akademia Diplomatike e Kosovës.

    Kurti ka theksuar se integrimi më i madh ndërkombëtar mbetet i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, duke përmendur përfitimet që do të sillte anëtarësimi në këto dy organizata.

    “Sidoqoftë, nuk duhet ta humbim nga vëmendja rëndësinë që integrimi më i madh ndërkombëtar do të kishte për qytetarët e Kosovës. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, për shembull, do t’u mundësonte të gjithë qytetarëve të Kosovës qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe në sistemin më të gjerë evropian për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ndërkaq, anëtarësimi në Interpol do t’u mundësonte institucioneve të zbatimit të ligjit në Kosovë të shkëmbenin informacione dhe të bashkëpunonin në kohë reale me forcat policore në mbarë botën, duke forcuar aftësinë tonë për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur krimit ndërkufitar”, tha ai.

    Ai ka vlerësuar se, përmes diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut, Kosova ka kaluar nga sfidat e para të ndërtimit të shtetit drejt një pjesëmarrjeje më aktive në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

    “Përmes diplomacisë, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe dialogut, kemi kaluar nga sfidat fillestare të ndërtimit të shtetit drejt shndërrimit në një pjesëmarrës aktiv në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian po vazhdon, ndërsa tashmë dy vjet qytetarët e Kosovës po udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shengen”, tha ai.

    Kurti ka thënë se temat që po e formësojnë politikën ndërkombëtare, përfshirë paqen dhe sigurinë, sovranitetin, zhvillimin, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, kanë përcaktuar në masë të madhe edhe përvojën e Kosovës si shtet.

    “Fakti që ky program po organizohet tashmë prej dymbëdhjetë vjetësh pasqyron interesimin dhe përkushtimin e një gjenerate diplomatësh, të cilët janë të gatshëm të angazhohen për përballimin e sfidave globale dhe të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve për to. Kosova është një vend i shkëlqyer për këtë shkëmbim përvojash. Shumë nga çështjet kryesore që po e formësojnë sot politikën ndërkombëtare, si paqja dhe siguria, sovraniteti dhe zhvillimi, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, e drejta ndërkombëtare dhe roli i shteteve të vogla në rendin botëror në ndryshim, kanë përcaktuar në masë të madhe përvojën e Kosovës si shtet”, tha ai.

    Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka folur për transformimin e Kosovës nga një vend ku ishte i pranishëm komuniteti ndërkombëtar në një shtet që përfaqësohet në botë përmes misioneve të veta diplomatike dhe konsullore.

    “Kosova ka një marrëdhënie të veçantë me diplomacinë dhe komunitetin ndërkombëtar. Jo shumë kohë më parë, ne ishim një popull që jetonim nën administrimin e Kombeve të Bashkuara. Përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe shumë organizatave e misioneve të tjera ndërkombëtare, një pjesë e madhe e botës ishte e pranishme këtu”, tha ai.

    “Sot, në vitin e 15-të pas shpalljes së pavarësisë, Kosova është vetë e pranishme në mbarë botën, përmes më shumë se 50 misioneve diplomatike dhe konsullore në mbi 30 vende të botës. Ky transformim është ndoshta një nga mënyrat më të mira për ta kuptuar rrugëtimin e vendit tonë”, tha ai.

    Drejtoresha e Akademisë Diplomatike të Kosovës, Mirjeta Behluli, ka theksuar rëndësinë e përgatitjes profesionale të zyrtarëve të shërbimit të jashtëm, ngritjes së kapaciteteve dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

    “Akademia Diplomatike ka misionin dhe përgjegjësinë institucionale për të mbështetur përgatitjen dhe zhvillimin profesional të zyrtarëve të shërbimit të jashtëm. Në këtë drejtim, ne i kushtojmë rëndësi të veçantë ngritjes së kapaciteteve, avancimit të aftësive diplomatike dhe forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar”, tha ajo.

    Behluli ka bërë të ditur se Akademia ka nënshkruar më shumë se 45 memorandume mirëkuptimi me akademi diplomatike dhe institucione partnere në mbarë botën. Ajo ka vënë në pah rëndësinë e diplomacisë strategjike për shtetet e vogla.

    “Deri më sot, kemi nënshkruar më shumë se 45 memorandume mirëkuptimi me akademi diplomatike dhe institucione partnere në mbarë botën. Për shtetet e vogla, diplomacia është thelbësore. Madhësia nuk duhet ta përcaktojë ndikimin. Ajo që ka rëndësi është aftësia për të ndërtuar partneritete, për të kultivuar besimin dhe për ta përdorur diplomacinë në mënyrë strategjike”, tha ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Kurti: Anëtarësimi në KE do t’u mundësonte qytetarëve qasje në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Zhegrova mahnit me statistikat, hyn në historinë e Serie A

    Zhegrova mahnit me statistikat, hyn në historinë e Serie A

    Edhe pse nuk arriti të shënonte në barazimin 1:1 ndaj Cagliarit, futbollisti kosovar spikati me paraqitjen e tij, duke barazuar një rekord statistikor në elitën e futbollit italian.

    I inkuadruar në fillim të pjesës së dytë nga trajneri Luciano Spalletti, në vend të Francisco Conceiçãos, Zhegrova ndikoi menjëherë në lojën ofensive të skuadrës torineze.

    Anësori i Kosovës krijoi vazhdimisht rrezik për mbrojtjen e Cagliarit dhe regjistroi pesë goditje në kuadratin e portës. Megjithatë, portieri Elia Caprile arriti t’i ndalte të gjitha tentimet e tij.

    Një statistikë që e veçon në futbollin italian

    Paraqitja e Zhegrovës nuk kaloi pa u vërejtur as në aspektin statistikor. Sipas të dhënave të publikuara nga “Tuttomercatoweb”, që nga sezoni 2004/05, kur Serie A nisi të zhvillohej me 20 skuadra, vetëm dy futbollistë të tjerë të aktivizuar nga banka rezervë kishin regjistruar nga pesë goditje në kuadratin e portës brenda një ndeshjeje.

    Bëhet fjalë për Luis Murielin, i cili e kishte arritur këtë me Atalantën ndaj Udineses në qershor të vitit 2020, dhe Lautaro Martínezin me Interin kundër Salernitanës, në shtator të vitit 2023.

    Me pesë goditjet e tij, Zhegrova iu bashkua kësaj liste, duke konfirmuar ndikimin që mund të ketë në lojën e Juventusit edhe kur nuk e nis ndeshjen nga minuta e parë.

    Nga dy golat ndaj Sassuolos te paraqitja kundër Cagliarit

    Kjo paraqitje vjen pas një tjetër momenti pozitiv për futbollistin kosovar, i cili në përballjen ndaj Sassuolos kishte realizuar dy gola.

    Forma e treguar në këto ndeshje mund t’i japë Zhegrovës më shumë argumente për të kërkuar hapësirë në formacionin e Juventusit, ndërsa Spalletti ka një alternativë shtesë për të ndryshuar ritmin e lojës në fazën ofensive.

    Megjithatë, kosovari nuk do të jetë në dispozicion për duelin e së enjtes ndaj Celta Vigos në Ligën e Evropës, pasi nuk është përfshirë në listën e Juventusit për këtë garë.

    Pavarësisht kësaj mungese, Zhegrova po dërgon sinjale pozitive në ndeshjet ku aktivizohet, duke synuar të fitojë një rol edhe më të rëndësishëm te skuadra italiane.

    Burimi: RTKLive