Blog

  • Ambasada Amerikane: Të përkushtuar për paqe, stabilitet dhe prosperitet të përbashkët me Kosovën

    Ambasada Amerikane: Të përkushtuar për paqe, stabilitet dhe prosperitet të përbashkët me Kosovën

    Ambasada Amerikane: Të përkushtuar për paqe, stabilitet dhe prosperitet të përbashkët me Kosovën

    Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Justina Shiroka Pulën, pas zgjedhjes së saj presidente e Kosovës.

    Në një njoftim në Facebook, Ambasada Amerikane ka ritheksuar përkushtimin për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

    “Ambasada Amerikane mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

     

  • Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

    Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

    Pas takimit, Ambasada Amerikane ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me udhëheqësen e re të shtetit, duke vënë në pah rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

    Në njoftimin e publikuar, Ambasada ka theksuar se pret vazhdimin e bashkëpunimit me presidenten e sapozgjedhur.

    “Ambasada e SHBA-së mezi pret të punojë me Justina Shiroka Pulën, presidenten e sapozgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e ambasadës.

    Përfaqësia diplomatike amerikane ka ritheksuar gjithashtu përkushtimin për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në çështjet me interes të përbashkët.

    Sipas njoftimit, ndër prioritetet kryesore të këtij bashkëpunimi mbeten “paqja dhe stabiliteti rajonal”, si dhe “prosperiteti i ndërsjellë”.

    Takimi mes Wylita Bell dhe presidentes Justina Shiroka Pula vjen pas zgjedhjes së kësaj të fundit në krye të shtetit, ndërsa mesazhi i Ambasadës Amerikane nënvizon gatishmërinë për të vazhduar angazhimin me institucionet e reja të Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Ambasada e SHBA-së: Mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim me institucionet e Kosovës, përfshirë paqen e stabilitetin

    Ambasada e SHBA-së: Mbetemi të përkushtuar për bashkëpunim me institucionet e Kosovës, përfshirë paqen e stabilitetin

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Justina Shiroka Pulën, presidenten e sapozgjedhur të Kosovës.

    Në njoftimin e saj, Ambasada ka theksuar se mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

    Këto prioritete, sipas njoftimit, përfshijnë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë.

    Burimi: Dukagjini

  • Yllka Kuqi dhe Ledri Vula e “kallin” atmosferën në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës në New York

    Yllka Kuqi dhe Ledri Vula e “kallin” atmosferën në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës në New York

    Yllka Kuqi dhe Ledri Vula e “kallin” atmosferën në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës në New York

    Këngëtarja Yllka Kuqi dhe reperi Ledri Vula kanë qenë pjesë e dasmës së vëllait të këngëtares me famë botërore, Bebe Rexha, e cila është mbajtur në New York.

    Dy artistët shqiptarë kanë kontribuar në atmosferën festive, duke interpretuar muzikë shqipe për të pranishmit në këtë ngjarje familjare.

    Prania e tyre në dasmë ka sjellë një atmosferë shqiptare në festën e organizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku muzika shqipe vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e festimeve të komunitetit shqiptar jashtë vendit.

    Pjesëmarrja e Yllka Kuqit dhe Ledri Vulës në këtë dasmë ka tërhequr vëmendje, duke bërë bashkë dy emra të njohur të skenës muzikore shqiptare në një festë të veçantë familjare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Yllka Kuqi dhe Ledri Vula e “kallin” atmosferën në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës në New York appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Nis ceremonia e hapjes së edicionit të 12-të të Shkollës Diplomatike|Live

    Nis ceremonia e hapjes së edicionit të 12-të të Shkollës Diplomatike|Live

    Në ceremoni po marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, si dhe drejtoresha e Akademisë Diplomatike të Kosovës, Mirjeta Behluli.

    Shkolla Diplomatike synon përgatitjen dhe avancimin profesional të diplomatëve të rinj në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Burimi: RTKLive

  • Berisha reagon ndaj Daçiç: Deklaratë luftënxitëse

    Berisha reagon ndaj Daçiç: Deklaratë luftënxitëse

    Në një reagim në rrjetin social Facebook, Berisha e ka cilësuar deklaratën provokuese dhe luftënxitëse, duke dënuar qëndrimet që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

    Berisha e ka quajtur Daçiçin “klounin e Millosheviçit” dhe “pasardhësin direkt partiak të kasapit të Ballkanit”, duke akuzuar udhëheqjen aktuale serbe për ultranacionalizëm dhe armiqësi ndaj paqes.

    Sipas Berishës, deklarata për Prizrenin dëshmon edhe një herë rrezikun që përbëjnë qëndrimet nacionaliste serbe për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

    Burimi: RTKLive

  • Ambasada Amerikane: Të përkushtuar për paqe, stabilitet dhe prosperitet të përbashkët me Kosovën

    Ambasada Amerikane shpreh gatishmëri për bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

    Ambasada Amerikane: Të përkushtuar për paqe, stabilitet dhe prosperitet të përbashkët me Kosovën

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Justina Shiroka Pulën, pas zgjedhjes së saj presidente e Republikës së Kosovës.

    Në një njoftim, Ambasada Amerikane ka ritheksuar përkushtimin për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

    Sipas njoftimit, këto prioritete përfshijnë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e përbashkët./Klankosova.tv

     

  • Nobërda: Ronaldo është një ‘drama queen’, egoizmi po i kushton në fund të karrierës

    Nobërda: Ronaldo është një ‘drama queen’, egoizmi po i kushton në fund të karrierës

    Nobërda: Ronaldo është një ‘drama queen’, egoizmi po i kushton në fund të karrierës

    Drama e fundit me yllin botëror të futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Kombëtaren e Portugalisë, u diskutua sot në emisionin “Ora Shtatë”.

    Sipas Ferdi Nobërdës, Ronaldo është një ‘drama queen’, dhe siç potencoi ai, futbollistit po i kushton shumë egoizmi që ka, transmeton Klankosova.tv.

    “Cristiano, drama queen, si gjithmonë. Nuk e di, por Cristiano ndoshta duhet me pa që Portugalia nuk është më e njëjta Portugali. Ka rezultate pa të, është shumë më e mirë pa të, dhe më e rrezikshme. Nuk e mohoj që është ndër lojtarët më të mirë në botë, por e ka një të keqe, është shumë egoist, egoizmi është duke i kushtuar shumë, edhe në fund të karrierës”, tha Nobërda.

  • Privimi nga jeta i argjentinases, vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës

    Privimi nga jeta i argjentinases, vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës

    Privimi nga jeta i argjentinases, vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ka vazhduar procesi i rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar se në gusht të vitit 2023 ka privuar nga jeta argjentinasen, Maria Clara Urdangaray.

    Rikthimin e rastit në shqyrtim gjyqësor e ka bërë Gjykata e Apelit, e cila ka aprovuar ankesën e mbrojtjes.

    Më 19 shkurt 2026, Nika ishte dënuar me 18 vjet burgim, ndërsa në seancën e parë të procesit të ri, më 1 shtator, ai ishte deklaruar sërish i pafajshëm.

    Sipas pretendimeve të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 1 gusht 2023, pas një mosmarrëveshjeje mes të akuzuarit dhe të dashurës së tij.

    Aktakuza pretendon se fillimisht Nika e kishte goditur të renë dhe kishte tentuar ta shkelte me veturë në parkingun e hotelit.

    Sipas Prokurorisë, përplasja mes tyre kishte vazhduar edhe në dhomën e hotelit, ku i akuzuari dyshohet se, përmes goditjeve dhe shtyrjeve, e kishte hedhur Urdangaray nga dritarja e katit të gjashtë.

    E reja argjentinase kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Rigjykimi po zhvillohet para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Gazmend Bahtiri, me anëtarët Alltën Murseli dhe Gëzim Ademi.

    Seanca e kaluar ishte ndërprerë pas kërkesës së mbrojtjes për sigurimin e një përkthyesi të përshtatshëm të gjuhës gjermane për të akuzuarin.

  • Vikend i ngarkuar në QKUK, kryhen afro 1 mijë shërbime emergjente

    Vikend i ngarkuar në QKUK, kryhen afro 1 mijë shërbime emergjente

    Vikend i ngarkuar në QKUK, kryhen afro 1 mijë shërbime emergjente

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se gjatë tri ditëve të fundit, ekipet mjekësore në Klinikën Emergjente të QKUK-së kanë ofruar gjithsej 989 shërbime emergjente për qytetarët.

    Sipas raportit të vikendit, 241 pacientë janë trajtuar në Reanimim, 300 në Emergjencën Internistike, 175 në Emergjencën Kirurgjike dhe 213 në Emergjencën Ortopedike.

    Ndërkaq, 60 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël./Klankosova.tv