Blog

  • Dogana ndalon mallra të padeklaruara në një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës

    Dogana ndalon mallra të padeklaruara në një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës

    Dogana e Kosovës ka ndaluar mallra të padeklaruara, për të cilat janë konstatuar edhe shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë kontrollit të një autobusi nga Turqia në pikën kufitare në Han të Elezit.

    Sipas njoftimit të Doganës, autobusi që udhëtonte nga Turqia drejt Kosovës është ndaluar për kontroll gjatë kontrolleve rutinore më 11 tetor 2026.

    Gjatë kontrollit të bagazhit dhe hapësirave të brendshme të autobusit, zyrtarët doganorë kanë zbuluar mallra të padeklaruara në pjesën e korridorit.

    Dogana ka bërë të ditur se para kontrollit, udhëtarët dhe shoferi janë pyetur nëse kishin mallra apo mjete monetare për të deklaruar, por asnjëri prej tyre nuk ka deklaruar ndonjë mall apo mjet monetar.

    Mallrat e zbuluara janë ndaluar, ndërsa rasti do të trajtohet sipas procedurave administrative dhe legjislacionit në fuqi.

    Burimi: Dukagjini

  • Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

    Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

    Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

    Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj BE-së dhe janë të papranueshme.

    Duke folur para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, më 12 tetor, Kos kritikoi ndryshimin e rregullave ligjore ndërkohë që proceset gjyqësore janë ende në zhvillim.

    “Dua të jem e qartë se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së. Kjo është e papranueshme”, tha Kos.

    Sipas saj, ndryshimi i rregullave gjatë zhvillimit të një procesi gjyqësor bie ndesh me standardet ndërkombëtare të sundimit të ligjit.

    “Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Zgjerimi evropian po ecën përpara. Nëse vendet kandidate bëjnë hapa prapa, ato nuk janë në rrugën e duhur dhe nuk do të mund të bëhen anëtare të BE-së”, tha ajo.

    Deklarata e Kosit vjen pasi Kuvendi i Kosovës miratoi, javën e kaluar, ndryshimet në ligjin që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, të njohura si Gjykata Speciale.

    Ndryshimet u propozuan nga Partia Demokratike e Kosovës, vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara dënuan ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.

    Të katërt u deklaruan të pafajshëm gjatë gjithë procesit gjyqësor.

    Ndryshimet ligjore synojnë të kufizojnë juridiksionin e Dhomave të Specializuara, duke ngushtuar periudhën kohore dhe kategoritë e veprave penale që ato mund të trajtojnë.

    Ato parashohin, ndër të tjera, uljen e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet, mundësinë e ankimimit në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.

    BE-ja kërkon respektimin e pavarësisë së Speciales

    Deklarata e Kosit është paralajmërimi më i fundit nga BE-ja lidhur me ndryshimet ligjore.

    Më 8 tetor, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm deklaroi se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

    Në reagim, BE-ja theksoi se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar përmes vendimeve të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014 dhe 2015, dhe se mandati dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht.

    BE-ja i bëri thirrje Kosovës të respektojë detyrimet ndërkombëtare, të garantojë pavarësinë e gjykatës, drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet, si dhe mbrojtjen dhe sigurinë e dëshmitarëve.

    Shqetësime të ngjashme shprehu edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, duke theksuar se pavarësia e Dhomave të Specializuara nuk mund të cenohet.

    PDK-ja, nga ana tjetër, e kundërshtoi vlerësimin e BE-së.

    Deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda, tha se ndryshimet nuk shkelin asnjë detyrim ndërkombëtar të Kosovës.

    Sipas PDK-së, synimi nuk është mbyllja e gjykatës, por kufizimi i mandatit të saj në përputhje me qëllimin për të cilin ishte themeluar.

    Kryeministri Albin Kurti, ndërkohë, i kishte cilësuar ndryshimet si të ngutshme dhe jo mjaftueshëm të analizuara, megjithëse Lëvizja e tij Vetëvendosje i mbështeti ato gjatë shqyrtimit në Kuvend.

    Dhomat e Specializuara janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por funksionojnë në Hagë me gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

    Ato u themeluan për të trajtuar pretendimet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

    Baza e themelimit të tyre lidhet edhe me marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me BE-në, përfshirë shkëmbimin e letrave të vitit 2014, që parashihte konsultime për ndryshime ligjore që mund të preknin mandatin e gjykatës.

    Një tjetër pengesë në marrëdhëniet Kosovë-BE

    Kundërshtimi i BE-së ndaj ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale shton edhe një tjetër çështje mospajtimi në marrëdhëniet mes Brukselit dhe Prishtinës, në një kohë kur Kosova ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok.

    Kosova aplikoi për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022, por mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit.

    Përparimi i saj drejt BE-së varet, ndër të tjera, nga reformat në sundimin e ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

    Në raportin e fundit për zgjerimin, Komisioni Evropian theksoi se afrimi me BE-në kushtëzohet nga përparimi në demokraci, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave themelore.

    Ai ritheksoi, gjithashtu, rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë për perspektivën evropiane të Kosovës.

    Rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit e ndërlikon edhe fakti që pesë vende anëtare të BE-së – Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja – vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e saj.

  • Pa transparencë, pa llogaridhënie, pa mandat kohor

    Pa transparencë, pa llogaridhënie, pa mandat kohor

    Pa transparencë, pa llogaridhënie, pa mandat kohor

    Shkruan: Blerim Shala

    Miratimi i ndryshimeve në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për dhomat e specializuara (të vitit 2015), që ndodhi në orët e vona të së martës së kaluar (me 6 tetor), mbi të gjitha është një Akt politik i deputetëve të Kosovës.

    Nuk ka këtu ndër ne fort iluzion se çka mund dhe çka nuk mund të arrihet me këtë Ligj.

    Jemi ngopur realitet kohëve të fundit, me epiqendër Hagën, prandaj, nuk kemi tjetër pos ta njohim atë (realitet), dhe të synojmë ndryshimin e tij, me të gjitha mjetet legale, politike dhe diplomatike.

    Por hapi i parë dhe më kryesori u bë, dhe atë në Kuvendin e Kosovës.

    Shqetësimi dhe dëshpërimi i thellë i qytetarëve të Kosovës, që u shfaq në të gjitha mënyrat e mundshme pas 16 shtatorit e tutje, ishte spontan, zë i masës, i protestuesve, i atyre që nuk mund dot të pajtoheshin me padrejtësinë e madhe e cila ndodhi në Hagë.

    Por vetëm me veprimet legale të Kuvendit të Kosovës (me përkrahjen e 88 deputetëve në leximin e dytë të këtij Ligji), ky shqetësim dhe ky dëshpërim mori trajtën e një reagimi institucional.

    Ky shtet, kjo shoqëri, kjo politikë është tej mase e mërzitur, madje edhe e mllefosur me gjithë atë çfarë po i ndodhi Kosovës që nga viti 2010 e këndej (Raporti i Dick Marty-t).

    Kosova ka boll telashe të shumta, të cilat dëshmojnë që ky shtet ende nuk ka siguruar njohjen universale dhe qëndrueshmërinë afatgjatë ndërkombëtare.

    Edhe shtete shumë më të fuqishme dhe shumë më të organizuara se Kosova, do të kërruseshin dhe madje, do të rrëzoheshin për toke nëse për 16 vjet do të duhej të merreshin me këtë akuzë dhe me këtë gjykim.

    Teksa ne ende i vuajmë pasojat e shumëfishta edhe të luftës në Kosovë, e cila akoma nuk ka përfunduar si duhet. Dihet pse. Nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Me shtetin që ka shkaktuar luftën në Kosovë dhe tragjeditë e shumta.

    Historia e krijimit të Gjykatës Speciale (ky emërtimi i ‘Dhomave të Specializuara’ është një zbutje e qëllimshme e natyrës së mirëfilltë të këtij trupi), është pak a shumë e ditur për të gjithë ne. Kot e kemi t’i kthehemi dhe të kërkojmë origjinën e mirëfilltë të themelimit të saj dhe gabimet (eventuale), të cilat i kemi bërë.

    Çfarë duhet të përpiqemi është ta ndryshojmë rrjedhën e mëtejme të ngjarjeve në dhe rreth Gjykatës Speciale, ashtu që të ndodhë drejtësia e mirëfilltë.

    Gjykata Speciale është një institucion, i cili aktualisht ka zero transparencë për punën e saj, ka zero llogaridhënie për veprimet e saj (nuk i përgjigjet kujt në këtë Botën e lume, pra, ka një pavarësia absolute, të pashoq në Botë, në të gjitha pushtetet e mundshme), dhe ka zero qartësi për afatin kohor kur do të mund ta përmbyllë punën e saj.

    Këtë Gjykatë e ka themeluar Kuvendi i Kosovës, duke ia bartur kështu një element tepër të rëndësishëm të sovranitetit Gjykatës Speciale.

    Por ky element i sovranitetit duhet t’i kthehet sa më parë Kosovës.

    Atyre që kanë harruar këtë fakt (si këtu, ashtu edhe diku tjetër, larg nesh), duhet thënë që Kosova është bërë shtet i pavarur në vitin 2008, por me një sovranitet të kufizuar në kuadër të modelit të mbikëqyrjes së pavarësisë.

    Por kjo mbikëqyrje mori fund pas diku katër vjet e gjysmë (në shtatorin e vitit 2012), sepse atëbotë u vlerësua, prej instancave më të larta ndërkombëtare, që politika kosovare u dëshmua e denjë për ta tejkaluar këtë fazën e ‘Pavarësisë së mbikëqyrur’.

    Ndërsa në gushtin e këtij viti, janë bërë 11 vjet të plota me një sovranitet të gjymtuar të Kosovës.

    Nuk ka gjykatë në Evropë që funksionon si Gjykata Speciale në Hagë: Pa transparencë, pa llogaridhënie, pa mandat kohor.

    Te tri këto veçori të kësaj Gjykate Speciale duhet të ndryshojnë në të ardhmen. Pa dyshim.

    Llogaridhënia e saj do të mund të vendoset me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Prandaj, ky anëtarësim duhet të ndodhë sa më parë.

    Afati kohor i Gjykatës Speciale do të duhej të negociohej në mes të Autoriteteve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

  • Hajdutët hyjnë në shtëpinë e një gruaje në Ferizaj, i vjedhin ari, orë dore e armë

    Hajdutët hyjnë në shtëpinë e një gruaje në Ferizaj, i vjedhin ari, orë dore e armë

    Hajdutët hyjnë në shtëpinë e një gruaje në Ferizaj, i vjedhin ari, orë dore e armë

    Një vjedhje e rëndë është raportuar në Ferizaj, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në shtëpinë e një gruaje dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë.

    Sipas raportit policor, ankuesja ka njoftuar se nga shtëpia e saj janë vjedhur një pushkë gjuetie, një pistoletë, 70 fishekë, para të gatshme, stoli ari, një çantë, dy orë dore, si dhe gjësende të tjera, transmeton Klankosova.tv.

    Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore, të cilat po merren me zbardhjen e rrethanave të kësaj vjedhjeje dhe identifikimin e personave të dyshuar.

  • Zjarri në Prishtinë përfshin garazhin e një banese, dëmtohen disa vetura dhe një motoçikletë

    Zjarri në Prishtinë përfshin garazhin e një banese, dëmtohen disa vetura dhe një motoçikletë

    Zjarri në Prishtinë përfshin garazhin e një banese, dëmtohen disa vetura dhe një motoçikletë

    Një zjarr ka përfshirë garazhin e një banese në Prishtinë, duke shkaktuar dëme materiale në disa vetura dhe një motoçikletë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes pas pranimit të informatës për zjarrin.

    Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

    “Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, thotë Policia./Klankosova.tv

  • Shtetasi i huaj shoqërohet në polici, dyshohet se falsifikoi polisën e sigurimit të Kosovës

    Shtetasi i huaj shoqërohet në polici, dyshohet se falsifikoi polisën e sigurimit të Kosovës

    Shtetasi i huaj shoqërohet në polici, dyshohet se falsifikoi polisën e sigurimit të Kosovës

    Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka ndaluar një person në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

    Rasti ka ndodhur në mesnatën e së dielës, derisa shtetasi i huaj është shoqëruar në polici, nën dyshimet se ka falsifikuar dokumentin.

    “Është shoqëruar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që dyshohet se kishte falsifikuar polisën e sigurimit kufitare të R. Kosovës.”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

    Sipas forcave të rendit, rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante. /Klankosova.tv

  • Gjakovari e godet me grushte gruan, arratiset

    Gjakovari e godet me grushte gruan, arratiset

    Gjakovari e godet me grushte gruan, arratiset

    Një grua në Gjakovë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar, i cili e ka goditur me grushte.

    Rasti ka ndodhur më 11 tetor rreth orës 12:00. Sipas raportimit, viktimës i është ofruar tretmani mjekësor pas sulmit, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, i dyshuari, mashkull kosovar, ndodhet në kërkim policor.

  • Zjarr në garazhin e një banese në Prishtinë, dëmtohen disa vetura dhe një motoçikletë

    Zjarr në garazhin e një banese në Prishtinë, dëmtohen disa vetura dhe një motoçikletë

    Një zjarr në një garazh të një banese në Prishtinë ka shkaktuar dëme materiale në disa vetura dhe një motoçikletë.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 11 tetor, rreth orës 00:44.

    Njësitë relevante, pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se zjarri po vinte nga garazhi.

    Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

    Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.

    Burimi: Dukagjini

  • Detaje nga vrasja në Pogragjë të Gjilanit: Sekuestrohen tri armë, 68 fishekë dhe katër gëzhoja

    Detaje nga vrasja në Pogragjë të Gjilanit: Sekuestrohen tri armë, 68 fishekë dhe katër gëzhoja

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku mbeti i vrarë një person.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 11 tetor, në orën 19:32. I dyshuari, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri viktimën, 29-vjeçar.

    Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar tri armë një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri të tipit M48 dhe një pistoletë pa karikator. Po ashtu, janë sekuestruar 68 fishekë dhe katër gëzhoja.

    I dyshuari ende gjendet në kërkim policor.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Burimi: Dukagjini

  • Në Lipjan vidhen pajisje shtëpiake e kabllo elektrike, prangoset i dyshuari

    Në Lipjan vidhen pajisje shtëpiake e kabllo elektrike, prangoset i dyshuari

    Në Lipjan vidhen pajisje shtëpiake e kabllo elektrike, prangoset i dyshuari

    Një burrë ka raportuar në polici se nga shtëpia e tij në Lipjan i janë vjedhur disa pajisje shtëpiake dhe kabllo elektrike.

    Sipas raportit policor, pas veprimeve hetimore është arrestuar një i dyshuar, i cili ka pranuar veprën.

    “Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje”, thotë PK./Klankosova.tv