Blog

  • Dyshohet se e goditi ish-futbollisten, Liridon Leci reagon pas deklaratës së Dibran Istrefit: Bashkëpunimin e ndërpreva vetë

    Dyshohet se e goditi ish-futbollisten, Liridon Leci reagon pas deklaratës së Dibran Istrefit: Bashkëpunimin e ndërpreva vetë

    Dyshohet se e goditi ish-futbollisten, Liridon Leci reagon pas deklaratës së Dibran Istrefit: Bashkëpunimin e ndërpreva vetë

    Liridon Leci ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas deklaratës së drejtorit të Informacionit në TV Dukagjini, Dibran Istrefi, lidhur me incidentin pas emisionit “Dueli Sportiv”.

    Leci ka thënë se bashkëpunimin me televizionin e ka ndërprerë vetë, mbrëmjen e së dielës, drejtpërdrejt gjatë emisionit, duke mohuar se kontrata i është ndërprerë nga televizioni.

    Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk ka sulmuar askënd dhe se nuk ka pasur për qëllim të fyejë apo denigrojë ndonjë person, e veçanërisht ndonjë grua.

    Në reagimin e tij, Leci ka kërkuar që fjalët e tij të mos shtrembërohen dhe të mos përhapen informacione që ai i konsideron të pavërteta.

    “Besoj se faktet duhet të flasin vetë dhe se secili duhet të mbajë përgjegjësi për atë që thotë dhe për mënyrën se si i interpreton fjalët e të tjerëve”, ka shkruar ai.

    Reagimi i Lecit vjen pasi TV Dukagjini njoftoi më herët se kishte vendosur ta ndërpriste bashkëpunimin me të, pas incidentit të raportuar me ish-futbollisten dhe mysafiren e emisionit, Edonisa Aliu. Televizioni bëri të ditur se me rastin po merren organet e rendit dhe të drejtësisë.

    The post Dyshohet se e goditi ish-futbollisten, Liridon Leci reagon pas deklaratës së Dibran Istrefit: Bashkëpunimin e ndërpreva vetë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton shfaqjen “HOPE” në Vjenë

    Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton shfaqjen “HOPE” në Vjenë

    Shfaqja, me koreografi të Sead Vuniqit, realizohet në bashkëpunim me organizatën Action for Health Kosovo dhe shoqatën Sport und Kulturverein – KA, me bazë në Vjenë.

    Sipas njoftimit të Baletit Kombëtar të Kosovës, përmes kësaj shfaqjeje synohet të mbështetet ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit, të luftohet stigmatizimi dhe të promovohet solidariteti me personat që përballen me këtë sëmundje.

    Shfaqja “HOPE” do të prezantohet më 16 tetor 2026, në hapësirën kulturore Brunnenpassage, në Vjenë të Austrisë.

    Burimi: RTKLive

  • Islami: Kurti kthehet në temë të fushatës në Serbi, Vuçiq akuzon opozitën për bashkëpunim me të

    Islami: Kurti kthehet në temë të fushatës në Serbi, Vuçiq akuzon opozitën për bashkëpunim me të

    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në një nga temat kryesore të fushatës politike në Serbi.

    Në një reagim në Facebook, Islami shkruan se opozita serbe po i kujton presidentit Aleksandar Vuçiq humbjen e kontrollit mbi veriun e Kosovës, luftimin e grupeve kriminale dhe rastet që, sipas tij, dëshmojnë lidhjet ndërmjet pushtetit serb dhe Milan Radoiçiqit.

    Sipas Islamit, Vuçiq, në anën tjetër, po i akuzon opozitën dhe studentët për bashkëpunim me Kurtin dhe për mbështetje nga Kosova.

    Ai vlerëson se Kosova po shërben si pikë reference në rajon për qeverisjen, luftimin e korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa në Serbi emri i saj po përdoret në diskurs nacionalist.

    Islami përmend edhe sulmin terrorist të Banjskës, sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit dhe pretendimet për keqpërdorimin e institucioneve të sigurisë dhe fondeve të ndara nga Serbia në emër të Kosovës.

    Burimi: Dukagjini

  • Presidentja pret ambasadorin Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

    Presidentja pret ambasadorin Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

    Presidentja pret ambasadorin Malaj, kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj.

    Gjatë takimit, ambasadori Malaj e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke shprehur shpresën për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

    Sipas njoftimit, Presidentja Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    “Ajo nënvizoi se, përveç rritjes së koordinimit në sferën e politikës së jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria edhe në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

  • Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

    Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

    Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

    Seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është caktuar për në fund të këtij muaji.

    Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, ka bërë të ditur se seanca do të mbahet më 29 tetor, në orën 09:50.

    Në ankesën prej 30 faqesh, që ishte dorëzuar nga dy avokatët e tij, kërkohet ndryshimi i dënimit.

    Naim Murseli po kërkon që aktgjykimi të prishet, ose edhe të merret dënim më i butë.

    Në ankesë pretendohet se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive, ndërsa mbrojtja ngre pretendime edhe për mënyrën e marrjes në pyetje të Murselit nga policia.

    Avokatët thonë se nuk janë marrë parasysh disa nga propozimet e mbrojtjes, përfshirë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e rrobave të Murselit.

    Se çka thuhet në ankesë mund ta ndiqni në kronikën e Klanit, të datës 26 gusht.

  • Dhuna në familje vazhdon të dominojë, 43 raste të raportuara brenda një jave

    Dhuna në familje vazhdon të dominojë, 43 raste të raportuara brenda një jave

    Dhuna në familje vazhdon të dominojë, 43 raste të raportuara brenda një jave

    Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) ka trajtuar 52 raste të reja gjatë periudhës 2-9 tetor 2026, prej të cilave 43 raste kanë të bëjnë me dhunën në familje.

    Sipas të dhënave të ZMNV-së, gjatë kësaj periudhe janë trajtuar edhe një rast i trafikimit, dy raste të dhunës seksuale, një rast i sulmit seksual, dy raste të vrasjes dhe tri raste të tjera.

    Përveç trajtimit të rasteve, mbrojtësit e viktimave kanë përcjellë edhe procedurat gjyqësore dhe institucionale. Gjatë javës janë mbajtur 91 seanca gjyqësore dhe 11 seanca në prokurori, ndërsa janë ofruar 34 këshilla juridike.

    Në të njëjtën periudhë, gjykatat kanë aprovuar pesë kërkesa për urdhër mbrojtjeje, gjashtë kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente dhe katër kërkesa për urdhër mbrojtjeje të përkohshme emergjente. Ndërkohë, nëntë kërkesa për urdhër mbrojtjeje kanë qenë në proces, ndërsa dy janë refuzuar nga gjykata.

    Sipas raportit, gjatë kësaj jave janë nxjerrë edhe pesë aktgjykime dënuese dhe një aktgjykim lirues. Po ashtu, janë paraqitur dy ankesa në shkallë të dytë, nëntë parashtresa dhe dy kërkesa për kompensim pranë komisionit të Ministrisë së Drejtësisë.

    ZMNV-ja ka realizuar gjithashtu një përfaqësim të rastit në polici, tri referime në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) dhe një referim në Qendrën për Punë Sociale (QPS).

  • Tobey Maguire nuk mori pjesë vetëm si i ftuar në dasmën e ish-bashkëshortes së tij, por ishte ai që drejtoi te gjithë ceremoninë martesore

    Tobey Maguire nuk mori pjesë vetëm si i ftuar në dasmën e ish-bashkëshortes së tij, por ishte ai që drejtoi te gjithë ceremoninë martesore

    Tobey Maguire nuk mori pjesë vetëm si i ftuar në dasmën e ish-bashkëshortes së tij, por ishte ai që drejtoi te gjithë ceremoninë martesore

    Aktori i njohur për rolin e Spider-Man, Tobey Maguire, ka drejtuar ceremoninë martesore të ish-bashkëshortes së tij, Jennifer Meyer, e cila u martua me trashëgimtarin miliarder Geoffrey Ogunlesi, vetëm pak javë pasi divorci i tyre u finalizua.

    Maguire, 51 vjeç, dhe stilistja e bizhuterive, Meyer, 49 vjeçe, u martuan në vitin 2007 dhe kanë dy fëmijë së bashku. Ata u ndanë në vitin 2016, ndërsa divorci u finalizua më 21 shtator 2026, pas një procesi të gjatë ligjor.

    Pavarësisht ndarjes, ish-çifti ka ruajtur marrëdhënie të mira dhe vazhdon të kujdeset së bashku për fëmijët e tyre. Maguire madje mori përsipër të drejtonte ceremoninë e martesës së re të Meyer, e cila u mbajt në ambient të hapur në Havai.

    Në ceremoni morën pjesë edhe disa emra të njohur, përfshirë mikun e afërt të Maguire, aktorin Leonardo DiCaprio, i cili ishte i shoqëruar nga e dashura e tij, Vittoria Ceretti. Të pranishëm ishin gjithashtu Jeff Bezos me bashkëshorten e tij, Lauren Sánchez, si dhe aktorja Courteney Cox.

    Meyer kishte folur më herët me fjalë të mira për ish-bashkëshortin, duke e cilësuar atë si një nga njerëzit më të mirë që njeh. Ajo kishte treguar se, pavarësisht ndarjes, të dy kishin arritur t’i vendosnin fëmijët në plan të parë.

    “Ne vërtet kujdeseshim për njëri-tjetrin si njerëz dhe dëshironim të mbeteshim pjesë e jetës së njëri-tjetrit, pavarësisht gjithçkaje”, kishte deklaruar Meyer.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Tobey Maguire nuk mori pjesë vetëm si i ftuar në dasmën e ish-bashkëshortes së tij, por ishte ai që drejtoi te gjithë ceremoninë martesore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Libani sekuestron 400 kg hashash me vlerë 1 milion dollarë, disa të arrestuar

    Libani sekuestron 400 kg hashash me vlerë 1 milion dollarë, disa të arrestuar

    Libani sekuestron 400 kg hashash me vlerë 1 milion dollarë, disa të arrestuar

    Autoritetet në Liban kanë sekuestruar rreth 400 kg hashash me vlerë rreth 934,000 dollarë dhe kanë arrestuar disa të dyshuar pranë qytetit bregdetar të Tobrukut.

    Libia është bërë një rrugë kryesore tranziti droge, ndërsa bandat shfrytëzojnë trazirat dhe konfliktin që nga viti 2011, kur ish-sundimtari Muamar Gadafi u rrëzua nga një kryengritje e mbështetur nga NATO.

    Zyrtari i informacionit dhe dokumentacionit të agjencisë kundër drogës, Ahmed al-Mismari tha se operacioni i së shtunës u zhvillua në një shtëpi në një zonë bujqësore në juglindje të qytetit.

    “Hetimet paraprake zbuluan se ngarkesa ishte kontrabanduar përtej kufirit me Egjiptin dhe ishte menduar për marketing dhe shpërndarje lokale brenda tregut libian”, tha Mismari.

    Të ndaluarit, numri i të cilëve nuk u konfirmua, ishin nga Libia dhe Egjipti. Fotografitë e postuara nga agjencia tregonin një sasi të madhe kanabisi të mbështjellë në pako me motive ari dhe të zeza, të shënuara me simbole, duke përfshirë një kalë dhe vitin 2026, shkruan euronews.al.

    Gjithashtu të shtunën, një brigadë e Ushtrisë Kombëtare Libiane sekuestroi më shumë se 1.3 milion pilula narkotike pas një shkëmbimi zjarri me kontrabandistët në qytetin juglindor të Kufrës. Tre ushtarë u plagosën, sipas një deklarate të ushtrisë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Libani sekuestron 400 kg hashash me vlerë 1 milion dollarë, disa të arrestuar appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Cristiano Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave – Ja çka thotë për Messin

    Cristiano Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave – Ja çka thotë për Messin

    Cristiano Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave – Ja çka thotë për Messin

    Cristiano Ronaldo e konsideron veten futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave. Ylli portugez, 41 vjeç, ka folur për karrierën e tij, rivalitetin me Lionel Messin dhe vlerësimin që, siç tha ai meriton për golat që vazhdon të shënojë në këtë moshë.

    Intervista u transmetua nga CNN Portugal, ku Ronaldo bisedoi me gazetarin dhe mikun e tij, Edu Aguirre. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, biseda ishte zhvilluar rreth një vit më parë.

    “Jam më i miri i të gjitha kohërave, pikë. Shifrat flasin vetë. Nuk njoh askënd më të mirë se unë. Historia është shkruar tashmë. Mund ta përfundoja karrierën time sot dhe nuk do të pendohesha për asgjë”, deklaroi sulmuesi portugez.

    Gjatë intervistës, Ronaldo foli edhe për krahasimet e vazhdueshme me Lionel Messin, rivaliteti me të cilin ka shënuar një epokë të futbollit botëror.

    Sipas portugezit, të dy kanë shërbyer si burim motivimi për njëri-tjetrin, duke e krahasuar rivalitetin e tyre me atë mes pilotëve legjendarë të Formula 1, Alain Prost dhe Ayrton Senna.

    “Njëri i jepte gjithmonë motivim tjetrit, ashtu si Alain Prost dhe Ayrton Senna në Formula 1”, u shpreh Ronaldo.

    Ylli portugez theksoi gjithashtu se nuk ndihet mjaftueshëm i vlerësuar për numrin e golave që vazhdon të shënojë, pavarësisht moshës së tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Cristiano Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave – Ja çka thotë për Messin appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 10 mijë euro

    Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 10 mijë euro

    Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera mbi 10 mijë euro

    Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mallra të padeklaruara në vlerë të përafërt prej 10 mijë e 300 euro, gjatë kontrollit të një dërgese në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë.

    Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, parregullsitë janë identifikuar pas analizës së riskut, kur dërgesa është përzgjedhur për kontroll fizik, transmeton Klankosova.tv.

    Fillimisht, zyrtarët doganorë kanë verifikuar dokumentacionin përcjellës, ndërsa më pas kanë kontrolluar mallrat për të krahasuar të dhënat e deklaruara me gjendjen faktike, përfshirë përshkrimin dhe sasinë e tyre.

    Gjatë kontrollit janë konstatuar mospërputhje në sasinë e mallrave, përkatësisht produkte që nuk ishin deklaruar në dokumentacionin doganor.