Blog

  • Alarm në shkollat e Polonisë pas tre sulmeve me thikë, vendosen 20 mijë forca policore në institucionet arsimore

    Alarm në shkollat e Polonisë pas tre sulmeve me thikë, vendosen 20 mijë forca policore në institucionet arsimore

    Alarm në shkollat e Polonisë pas tre sulmeve me thikë, vendosen 20 mijë forca policore në institucionet arsimore

    Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Poloni për të garantuar sigurinë në shkolla pas tre sulmeve të fundit me thikë, ndërsa kryeministri Donald Tusk u zotua të përballet me atë që e përshkroi si një trend në rritje të dhunës tek të rinjtë.

    Autoritetet kanë hedhur poshtë thashethemet se sulmet ishin të lidhura me një sfidë online ose një grup të organizuar, por Tusk tha në një takim krize të dielën se glorifikimi i dhunës në disa cep të internetit po kishte një efekt dëmtues tek të rinjtë.

    “Kemi vërejtur një rritje të magjepsjes me dhunën, si në Poloni ashtu edhe në mbarë botën, po dëshmojmë një trend të zymtë dhune”, tha ai, duke shtuar se përmbajtja që promovon ideologjinë naziste dhe një “kult të forcës”, si dhe lojërat kompjuterike të dhunshme, ishin faktorë kryesorë.

    Ministri i Brendshëm Marcin Kierwinski tha vonë të dielën se më shumë se 20,000 oficerë policie do të vendosen në shkolla të hënën.

    “Kërkohet një mesazh i qartë: nuk do të ketë tolerancë për asnjë sulm ndaj fëmijëve polakë, as për rënien e jetës publike në anarki”, tha ai për kanalin shtetëror të lajmeve TVP Info.

    Policia tha të hënën se kishte inspektuar 80,000 institucione arsimore dhe kishte ndaluar 135 persona që nga e premtja.

    Në një incident, policia tha se një djalë krijoi një model të shkollës së tij në lojën Roblox dhe simuloi sulme ndaj nxënësve. Atij iu gjet një armë zjarri, municione dhe thika.

    Sulmi i fundit ndodhi të shtunën, kur tre persona u plagosën në një kolegj arsimi të mëtejshëm në Varshavë, sulmi i tretë me thikë në Poloni në një institucion arsimor brenda katër ditësh, shkruan euronews.al.

    Të enjten, një ish-nxënës 15-vjeçar që mbante një kamerë të montuar në helmetë vrau një kujdestar dhe plagosi dy mësues në një shkollë fillore në Leszczydol-Nowiny, në verilindje të Varshavës. Të mërkurën, një 19-vjeçar plagosi 10 persona , përfshirë veten, në një shkollë në Ostroleka, në veri të kryeqytetit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Alarm në shkollat e Polonisë pas tre sulmeve me thikë, vendosen 20 mijë forca policore në institucionet arsimore appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, kapin vlerën mbi 10 mijë eurove

    Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, kapin vlerën mbi 10 mijë eurove

    Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, kapin vlerën mbi 10 mijë eurove

    Dogana e Kosovës ka zbuluar mallra të padeklaruara gjatë kontrollit të një dërgese në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë.

    Sipas njoftimit të Doganës, parregullsitë janë vërejtur gjatë procedurave të zhdoganimit, pasi dërgesa ishte përzgjedhur për kontroll fizik bazuar në analizën e riskut.

    Gjatë verifikimit të dokumentacionit dhe kontrollit të mallrave, zyrtarët kanë konstatuar dallime mes sasisë së deklaruar dhe asaj që gjendej në dërgesë.

    Vlera e mallrave të padeklaruara vlerësohet të jetë rreth 10 mijë e 300 euro.

    Dogana ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin për parandalimin e parregullsive doganore dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, kapin vlerën mbi 10 mijë eurove appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Shiroka-Pula kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

    Shiroka-Pula kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

    Shiroka-Pula kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

    Gjatë takimit, Malaj e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke shprehur pritshmëritë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

    Sipas njoftimit, presidentja theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    Ajo gjithashtu kërkoi mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

    Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Shiroka-Pula kërkon mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Presidentja Shiroka-Pula pret sot dy senatorë amerikanë

    Presidentja Shiroka-Pula pret sot dy senatorë amerikanë

    Presidentja Shiroka-Pula pret sot dy senatorë amerikanë

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, sot do të zhvillojë një takim me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

    Takimi pritet të nisë në orën 17:00, në kabinetin e presidentes.

    Në fillim të takimit, përfaqësuesit e mediave do të mund të marrin pamje, ndërsa pas përfundimit të tij do të publikohet një komunikatë për media.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    The post Presidentja Shiroka-Pula pret sot dy senatorë amerikanë appeared first on Sinjali.

    Burimi: Sinjali

  • Time Kadrijaj: Ja me UÇK-në, ja me Millosheviqin - me Fidan Jupollin!

    Time Kadrijaj: Ja me UÇK-në, ja me Millosheviqin – me Fidan Jupollin!

    Time Kadrijaj: Ja me UÇK-në, ja me Millosheviqin - me Fidan Jupollin!

    Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka dalë në mbështetje të moderatorit të emisionit “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Fidan Jupulli, pas etiketimeve ndaj tij.

    Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj tha se qëndron me Fidan Jupollin, transmeton Klankosova.tv.

    “Po thotë Fidani, ja je me UÇK-në, ja je me Millosheviqin. Me Fidan Jupollin!”, ka shkruar ajo.

  • Mposhtin Rusinë, Serbinë e Greqinë, garuesit kosovarë shkëlqejnë në Podgoricë

    Mposhtin Rusinë, Serbinë e Greqinë, garuesit kosovarë shkëlqejnë në Podgoricë

    Mposhtin Rusinë, Serbinë e Greqinë, garuesit kosovarë shkëlqejnë në Podgoricë

    Klubi i taekwondosë “Dardanët” është përfaqësuar me sukses në një turne ndërkombëtar të këtij sporti, të mbajtur më 10 dhe 11 tetor në Podgoricë, i klasifikuar me rangun G1 nga Federata Botërore e Taekwondosë.

    Sipas njoftimit të klubit në Facebook, sportisti Jon Gashi, në kategorinë Senior deri në 74 kilogramë, fitoi medaljen e bronztë pas një paraqitjeje të suksesshme në garë.

    Gashi regjistroi tri fitore radhazi ndaj garuesve nga Rusia, Serbia dhe Greqia, të gjitha me rezultat 2:0.

    Ai u ndal në gjysmëfinale nga përfaqësuesi i Danimarkës, pas një përballjeje të ngushtë, duke e përfunduar turneun me medalje të bronztë.

    Ndërkaq, Imarah Vizdiklar, në kategorinë Junior deri në 52 kilogramë, u rendit në vendin e pestë.

    Ai zhvilloi një paraqitje të mirë, por u mposht me rezultat të ngushtë nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

      

  • Haxhiu njofton për seancën e së entjes

    Haxhiu njofton për seancën e së entjes

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca e radhës plenare do të mbahet të enjten, më 15 tetor, duke filluar nga ora 10:00.

    Përmes një postimi, Haxhiu ka njoftuar se seanca do të nisë me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, për të vazhduar më pas me çështje që lidhen me sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve.

    Në rendin e ditës përfshihet shqyrtimi në lexim të dytë i projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

    Po ashtu, deputetët pritet të votojnë për zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe për formimin e komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

    Haxhiu ka theksuar se përgjegjësia e kuvendit është ushtrimi i mandatit me seriozitet, transparencë dhe përkushtim ndaj interesit publik.

    Burimi: Dukagjini

  • "Gjuhë e egër", Serbia po e përdor Kosovën në fushatë elektorale (VIDEO)

    “Gjuhë e egër”, Serbia po e përdor Kosovën në fushatë elektorale (VIDEO)

    "Gjuhë e egër", Serbia po e përdor Kosovën në fushatë elektorale (VIDEO)

    Serbia po vazhdon provokimin ndaj Kosovës. Së fundmi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se flamuri serb do të valvitet edhe në Prizren.

    Lidhur me këtë deklaratë, në emisionin “Kosova Today” diskutuan opinionistët Lutfi Bilalli dhe Arientin Abdyli, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Abdylit, Kosova po përdoret për fushatën e egër elektorale në Serbi.

    “Menjëherë ka filluar të përdoret Kosova si motiv për me i rritë poenat”, u shpreh gazetari.

    Nga ana tjetër, Bilalli tha se Serbia nuk prek aty ku ka forcë, përderisa theksoi se Kosova ende harxhin nuk e ka të mirë.

    “Kjo është jashtëzakonisht problematike, nuk është pyetje frikë, është dilemë”, tha ai.

  • “Duhej ende të jetoje”, i afërmi prek me fjalët për të riun që u privua nga jeta në Gjilan

    “Duhej ende të jetoje”, i afërmi prek me fjalët për të riun që u privua nga jeta në Gjilan

    “Duhej ende të jetoje”, i afërmi prek me fjalët për të riun që u privua nga jeta në Gjilan

    Një afërm i 29-vjeçarit që dyshohet se u vra nga babai i tij në Pogragjë të Gjilanit, ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

    Ai ka publikuar një mesazh prekës në Instastory, ku i ka kushtuar fjalë lamtumire të riut.

    “Sa e rëndë të thuhet lamtumirë kur duhej ende të jetoje. Prehu në paqe, shpirti yt u bëftë banor i Xhenetit. Allahu të mëshiroftë!”, ka shkruar familjari.

    Rasti tragjik ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë duke u trajtuar nga organet kompetente, kurse babai që dyshohet se e privoi të birin nga jeta, ndodhet ende në arrati. /Klankosova.tv

  • Robert Hall dhe Michael Woodford fitojnë Çmimin Nobel për Ekonomi 2026

    Robert Hall dhe Michael Woodford fitojnë Çmimin Nobel për Ekonomi 2026

    “Me ta, jemi më të përgatitur për t’u përballur me goditjet në ekonomi, siç janë krizat energjetike ose ndryshimet e papritura në konsumin e familjeve”, tha John Hassler, kryetar i Komitetit për Çmimin në Shkencat Ekonomike.

    Çmimi, i njohur zyrtarisht si Çmimi i Bankës Qendrore të Suedisë për Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit, është çmimi i fundit që ndahet këtë vit dhe ka vlerën prej 12 milionë koronash suedeze, ose 1.2 milion dollarë.

    Një nga kontributet kryesore të laureatëve është argumenti se ekonomitë mund të mbahen të qëndrueshme vetëm duke marrë parasysh miliona vendime që marrin familjet dhe bizneset në nivel mikroekonomik, në vend që të mbështeten vetëm në teoritë e përgjithshme për funksionimin e ekonomisë.

    “Autoritetet nuk duhet ta shohin stabilizimin e ekonomisë si një proces që kryhet thjesht duke lëvizur leva për ta kontrolluar ekonominë, pa marrë parasysh atë që njerëzit kuptojnë për të”, tha Woodford, 70 vjeç, nga Universiteti Columbia, në një konferencë për media.

    Burimi: RTKLive